♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Besimet fetare

Shko poshtė

Besimet fetare Empty Besimet fetare

Mesazh nga jeta Sun Sep 14, 2008 12:51 am

Megjithese jezuitet erdhen me vone ne Shqiperi ata e rroken shpejt natyren dhe kulturen shqiptare Bie ne sy revista e tyre patriotike “leka “.Kurse per Franceskanet dallohet Pater Gjergj Fishta I konsideruar si poet Kombetar Shqiptar dhe themelues I alfabetit te gjuhes shqipe ne Kongresit te Manastirit. Polemika apo konkurrenca mes jezuiteve dhe franceskaneve nuk arriten asnjehere ne krize te kishes katolike ne Shqipetare.per me teper ato kishin bashkuar gjithnje perpjekjete per te siguruar perkrahes ne fuqite e medha si Austria e cila kishte ndikuar prane portes se larte per te mbrojtur interesat e katolikeve dhe kishte financuar per kishen katolike shqiptare .
Ne pasluften e pasigurt per fatet e Shqipeprise prej lakmise se fqinjeve nje delegacion I kryesuar nga ipeshkv katolik Bumci shkoi ne Versaje dhe perdoren influencen e tyre ne Seline e Shenjte per te garantuar se katoliket shqiptare nuk donin te jetonin te ndare nga shqiptaret e tjere muslimane duke pase parasysh copetimin e mundshem te pasluftes.
Per tiu pershtatur te gjithe besimtareve te vet Kisha katolike mori parasysh edhe kanunin e leke Dukagjinit dhe variante te tij dhe u mundua qe te mos I binte ndesh ketij kodit te nderit;, mikpritjes, fjales se dhene etj duke spjeguar keto elemente edhe me biblen.
Kisha katolike shqiptare ,ne dallim nga simotrat ne Evrope, karakterizohej nga nje pavaresi e komponenteve te saj per shkak te rolit te vecante qe luajten franceskanet dhe jezuitet . Kjo gje shkaktonte mospelqimin e dergatave nga Roma sepse nuk e kuptonin situaten ne vend.
Eshte per tu theksuar se, ashtu si edhe ne shekullin e XV dhe XVI, ne dallim nga riti lindor, Kisha katolike nxiti perdorimin e gjuhes shqipe qe me 1861 ne seminarin e urdherit franceskan dhe u shqua per nje patriotizem ta pashoq. Ky ishte shkaku qe me 1933 ipeshkvit katolike do ti shkruanin bashkerisht Zogut ”Ne jemi ketu ne Shqiperi prej dy mije vjetesh;katolike atehere katolike edhe sot, shqipetare atehere shqipetare sot edhe gjithmone”Dy revistat katolike te viteve 30 “Drita” dhe “Leka” harmonizojne doktrinen fetare me kontekstin shqiptar dhe propagandojne tolerancen fetare dhe mundesine e bashkejeteses midis feve ;Psh solidaritet shoqeror kristian do te gjente mbeshtetjen e vet ne Shqiperi ne praktiken e beses dhe te fjales se dhene te tradites zakonore shqiptare
Pushtimi Italian zgjoi perseri idene e vejeter te Vatikanit per uniatizimin e Kishes dhe pati edhe misionare dhe u organizuan mbledhje per kete ne kuader te luftes italo-greke.
kleri fetar i te te gjithe besimeve (musliman,katolik, bektashian dhe ortodoks) u perpoq te perfitonte sa me shume financime nga politika e fashisteve italaine dhe gjerman. Por kjo nuk I pengonte besimtaret te vazhdonin te shihnin nje pushtues qe duhet te ikte nje ore dhe me pare. Bektashinjte u hodhen totalisht kunder fashizmit italian dhe nazizmit gjerman



Me shkrirjen e patrikanes se Ohrit dhe kalimi i varesise se kishes ortodokse direkt nga Kostandinopoli, pas janarit te vitit 1767 (influencuar edhe nga rezultatet e lufterave ruso-turke) u vu re nje perpjekje fare e hapur per helenizimin e popujve te ballkanit duke shtuar numrin e shkollave greke dhe te qendrave te rendesishme fetare dhe didaktike si Voskopoja ku u hapen shkolla si « Akademia e Re » (nje institucion illuminist ne te cilen kontribuan greke, rumune-vllhe dhe shqiptare si Kavalioti )ne vitin 1744 apo shtypshkronja etj. Por patriotet fetare dhe njerez te ditur Shqiptare e shfrytezuan kete infrastrukture dhe kulture fetare per te prodhuar vepra per te ardhmen e kombit shqiptar sic ishte edhe fjalori tre gjuhesh i Kavaliotit i botuar ne Venedik me 1744. Keshtu Voskopoja u be nje qender iluminizmi , arti dhe atdhetarizme e . Po si devocion patriotik ne ndihme te kishes shqiptare erdhi edhe Ali Pashe Tepelena i cili ngarkoi mjekun e tij Vangjel Meksin te Perkthente Dhiaten e re per besimtaret shqiptare ne vitin 1819 deri 1827 per te vazhduar vone me perkthimet e Kristoforidhit te vitit 1872

Pushtimi osman dhe pėrhapja e islamizmit e demtoi rende fene e krishtere katolike apo ortodokse. Me rritjen e ndėrgjegjes kombėtare nė luftėn kundėr sundimit tė huaj, nga shtresa e klerit vendės dolėn disa figura tė njohura si Pjetėr Budi, Frang Bardhi, Pjetėr Bogdani tė cilėt luajtėn njė rol tė rėndėsishėm pėr kulturėn shqiptare. Gjatė Rilindjes kombėtare nga rradhėt e dy degėve tė Krishtera pati klerikė qė punuan pėr interesat e vendit e tė kulturės kombėtare, si Papa Kristo Negovani, Ndoc Nikaj, Nikollė Kaēorri etj.
Ne fund te shekullit XIX dhe ne fillim te shekullit XX ,patriotet Shqipetare te mergimit, kryesisht ortodokse e kuptuan heret se per te kundeshtuar politiken dhe praktiken helenizuese te Greqise duhej nje Kishe Autoqefale Shqiptare.Tentativat e para per kete jane bere nga Nikolla Naco me orijgine nga ne Bukuresht por pa sukses.
E drejta ligjore per autoqefali i lindi Kishės Ortodokse tė Shqipėrisė qysh mė 28 Nėntor 1912. Me shpalljen e pavarėsisė nga Turqia, Kisha Ortodokse e Shqipėrisė nuk mund tė mbrohej mė juridikisht nga Patrikana, e cila ishte nėn juridiksionin e shtetit turk. Kjo kishte ndodhur edhe me popullsitė e tjera tė Ballkanit qė kishin qenė tė pushtuara nga Turqia. Kėshtu, kishin shpallur autoqefalinė Kisha Ortodokse Greke, Bullgare, Rumune dhe Serbe, e cila e kishte fituar kėtė tė drejtė qė nė shek.XIII.
Nė Amerikė kjo pėrpjekje filloi qysh nė Maj te vitit 1907. Njė shkak qė i dha shtysė kėtij problemi, ka qenė njė ngjarje konkrete. Mė gusht tė vitit 1907, vdiq njė djalė i ri, nė qytetin Hadson. Kur trupi i tij u shpu ne Kishen Ortodokse ku zakonisht kryenin shėrbesat e tyre shqiptarėt ortodoksė, prifti grek refuzoi ti kryente sherebesen e permortshme pasi djaloshi njihej si nacionalist shqiptar dhe ishte “automatikisht i c’kisheruar” .
Pėr kėte shkak, shqiptarėt krijuan njė shoqėri fetare nė Shtator 1907, me emrin “Nderi Shqiptar” dhe zgjodhėn njė komision, qė ai ta lidhte shoqėrinė e Usterit me emigrantėt e Natikut, Marlboros, Bostonit, etj. Ky ishte hapi i parė pėr njė Kishe Ortodokse Shqiptare tė pavarur nė emigracionin e Amerikės.
Meqė shqiptarėt nuk kishin njė prift legal tė dorezuar nga njė peshkop, vendosėn qė tė thėrrisnin njė prift nga Shqipėria.
Nga kandidatėt fitoi F.Noli, i cili pas shume peripecish te stisura nga patrikana ,mė Mars te vitit 1908, F.Noli u dorėzua prift i ligjshėm. Noli u shigurua prift nga tre peshkope nje rus , nje ukrainas dhe nje rumun.
Kjo ngjarje u prit me gėzim nga tė gjithė shqiptarėt kudo qė ndodheshin dhe pati jehonė tė gjerė nė tė gjithė shtypin e kohės. Pėr tė shkroi gazeta “Drita” e Sofjes, tė cilėn e nxirrte Shahin Kolonja, “Shpresa e Shqypnis”, si dhe gazeta tė tjera shqiptare tė Misirit dhe tė Amerikės.
Meshėn e parė nė gjuhėn shqipe, F.Noli e dha mė 22 Mars 1908.
Pas kesaj ne Amerkike fillon ethshem ndertimi i Kishave ortodokse shqiptare kisha e Shėn Kollit nė Sauth Brixh, e cila perfundoi nė vitin 1912.kisha e Shėn Palit dhe e Shėn Pjetrit nė Filadelfia. Iniciativėn e mori emigranti Stavri Seminaku nga Berati dhe prifti nga Rehova e Kolonjės at Naum Cerja. Nė vitin 1919 u ngrit kisha e Shėn Mėrise nė Natik.
Pėr nevojat e Kishės sė re shqiptare e tė pavarur, F.Noli pėrktheu me radhė nga viti 1908-1914, tė gjithė librat kishtare tė domosdoshėm “Sherbesat e Javes sė Madhe”, Libri i Sherbesave tė Shenjta”, “Libri i tė Kremteve tė Mėdha”, “Triodhi i vogel”, “Lutjesorja” dhe “Pesėdhjetėvjetorja e vogėl”.
Tė gjitha kėto pėrpjekje pėr njė Kishė Ortodokse Autoqefale Shqiptare, F.Noli i bėri me synimin e krijimit tė njė peshkopate ortodokse shqiptare nė Amerikė, fronin e sė cilės, nė tė ardhmen ta shpinin ne Shqipėri.
Njė nga ngjarjet mė tė shėnuara tė Kishės Ortodokse Shqiptare ka qene Kuvend i dates 16 Mars tė vitit 1919 ku u mblodh diaspora shqiptare e Amerikes Kanadase dhe Meksikes Kuvendi i kėrkoi peshkopit rus t’u jepte mundėsi qė tė formonin Peshkopatėn Shqiptare tė Amerikės dhe tė dorėzonte peshkopin e tyre tė parė. Pėr kėtė qėllim u bėnė shumė kėrkesa edhe nė kryepeshkopata tė tjera. Peshkopi rus premtoi tri here qė tė dorėzonte F.Nolin peshkop dhe tė tri herėt u terhoq. Nė rrethana tė tilla mė 26 Korrik 1919, nė kishėn e Shėn Gjergjit nė Boston, F.Noli iu drejtue tė pranishmėve: “Kush e bėri peshkopin e parė fare?” Dhe populli iu pergjigj: “Tė parin fare e bėri populli. Dhe mua populli tė mė dorėzojė se jam i pari fare pėr shqiptarėt” - tha F.Noli.
Nga ana tjetėr, Kuvendi i 30 Korrikut 1919 e shpalli Kishėn Ortodokse Shqiptare tė Amerikės kishė autoqefale dhe F.Nolin peshkop tė saj.
Ndėrsa nė Amerikė ndodhnin kėto ngjarje, nė Shqipėri, e cila ishte bėrė shesh lufte, mbizotėronin mitropolitėt grekė, si Jakovi i Durrėsit e pastaj i Korēės, Njoftime kishte se Nė Shqipėri vepronin bandat terroriste greke tė “kompanive tė shenjta”, tė cilat vranė Papa Kristo Negovanin nė vitin 1904, terrorizuan popullsinė e Shqipėrisė sė Jugut nė vitin 1914, vranė At Stath Melanin nė vitin 1917.
Pas gjithė kėtyre pengesave mė nė fund, mė 28 Prill 1921 at Vasil Marku dha tė parėn meshė shqip nė kishėn e Shėn Gjergjit nė Korēė.
Ngjarja mė e madhe pėr Kishėn Ortodokse tė Shqipėrisė ishte mbledhja e njė kongresi gjithėshqiptar nė Berat, mė 10 Shtator tė vitit 1922 ku u aprovua nga kongresi qė si qender e Kishės Autoqefale tė Shqiperisė tė ishte Korēa.
Kongresi vendosi qė gjuha e liturgjisė nė Kishen Ortodokse Autoqefale Shqiptare tė ishte gjuha shqipe.Kongresi i Beratit u mbyll mė 19 Shtator 1922.
Mė 21 Nėntor 1923, Sinodi I Pare I themeluar ne Berat shpalli F.Nolin kryepeshkop. Ceremonia u bė nė kishėn e Shen Gjergjit nė Korēė.
Kėshtu, sikurse shkruan dhe F.Noli, pas 500 vjetėsh u krijua Sinodi i Pare i Kishės Ortodokse Shqiptare qysh nė vitin 1478, kur e gjithė Shqipėria (Arberia) ra nėn sundimin osman. Ky Sinod i Shenjtė pėrbėhej nga Hireotheu, miropolit i Korēės dhe i Gjirokastrės, Kristofor Kisi, mitropolit i Beratit dhe i Vlorės, F.Noli, mitropolit i Durrėsit dhe i Tiranės. Ky Sinod sipas F.Nolit, vijoi deri mė 24 Dhjetor 1924, kur Fan Noli u detyrua tė largohej nga Shqipėria.



Me pėrkrahjen e qeverisė, erdhi nė krye te Kishės Ortodokse tė Shqiperisė at Visarion Xhuvani, i cili u shpall kryepeshkop nė kėtė mėnyrė. Nė vitin 1929, ai u dėrgua nga Sinodi dhe mitropoliti i tij tek Anastasi i Koshavacit.
Qė aty u thirr nė Tiranė dhe tok me peshkopin serb tė Shkodrės, si dhe me dy peshkopė tė tjerė, Evthim Ikonomin dhe V.Camcen (Agathangjelin), krijuan Sinodin e Dytė tė Kishės Ortodokse Shqiptare me kryepeshkop Visarion Xhavanin. Patrikana Ekumenike e kundėrshtoi kėtė sinod Megjithėketė, duhet theksuar se V.Xhuvani u tregua shumė energjik. Gjatė kohės qė ishte nė krye tė Kishės ai mblodhi Kongresin II gjithėortodoks nė Korēė, mė 16 Qershor 1929
Nėn formulėn: Kishe e lirė nė shtet tė lirė”, Kishė e ndarė nga shteti, u formulua neni 16 i Statutit ku thuhet: ”Kryepeshkopi, peshkopėt, zėvendėsit e tyre lokalė, Ikonomi i Madh Mitrofor, Sekretar i Pėrgjithshėm i Sinodit, si dhe ndihmėsit dhe zėvendėsit klerikė tė Kryepeshkopit dhe peshkopėve, duhet tė jenė prej gjakut dhe gjuhės shqiptare, si dhe tė kenė nėnshtetėsinė shqiptare”.
Sinodi II i Shenjtė i Kishės Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrise, po i panjohur nga Patrikana Ekumenike u pėrbė nga: Kryepeshkop dhe peshkop i Tiranės dhe i Durrėsit V.Xhuvani, imzot Camce, imzot Ambrozi, imzot Eugjeni. Mė vonė ky sinod u plotėsua dhe me Ikonomin e Madh, Mitrofor, at Vasil Markun.
Mbreti Zog gjate perpjekjeve per te krijuar nje stabilite politik ne Shqiperi ndoqi nje politike neutrale ne lidhje me besimet e ndryshme ne Shqiperi duke e ndare pushtetin nga feja , duke perkrahur autoqefaline e kishes ortodokse si edhe duke preferuar shqipetare ne drejtimine fese. Per tre vjet ai pat nje konflikt me shkollat katolike (1933-1936) te cilat I mbylli dhe pastaj I hapi prape. Kjo u be ne kuader te reformes arsimore.Ka interpretime se kjo levizje e Zogut u be edhe per te mbajtur nje ekuiliber fetar dhe per ti vene nje kufi ekspansionit te gjithanshem italian ne Shqiperi
Problemi atoqefalise u be nje nga temat kryesore edhe per mbretin Zog I clili dergoi minitrsin ortodoks Kota dy hetre ne Stamboll per te negociuar por edhe per te kercenuar.Nė vitin 1933, qeveria e mbretit Zog bėri presion edhe ndaj Xhuvanit qė ai tė jepte dorėheqjen dhe u ngarkua Kristofor Kisi pėr tė formuar Sinodin e Tretė te Kishės Ortodokse Shqiptare. U arrit qė mė 20 Shkurt 1937, qeveria shqiptare tė niste delegatė pėr nė Athinė K.Kisin dhe laikun Josif Kedhi.
Kėshtu, mė 12 Prill 1937, Kishes Ortodokse Shqiptare iu njoh zyrtarisht varesia direkte nga patrikana dhe u shpall autoqefale. Dekreti i lartė kishtar, Tomi., iu dorėzua K.Kisit. Me kėtė rast, Patrikana i dėrgoi njė mesazh Ministrit tė Drejtėsisė Thoma Orollogaj, Mbretit Zog dhe Kryeministrit Koēo Kotta.
Tani e tutje, kjo kishė edhe juridikisht e nė mėnyrė kanonike, vendoste vetė pėr organizimin e saj, si pėr caktimin e peshkopėve dhe tė peshkopatave, pėr pėrkthimin e liturgjisė dhe librave tė meshės nė gjuhėn shqipe, etj.
Nga ana e saj, Patrikana ruante tė drejtėn e shpjegimit e tė interpretimit tė dogmės ortodokse dhe kėrkoi qė ndėr tė gjithė peshkopėt e mundshėm tė fronėsuar nga Sinodi i shenjtė i Kishės Autoqefale tė Shqipėrisė, dy prej tyre tė kishin, pėr kėtė arsye, formim teologjik ortodoks nė shkollat greke dhe tė kishin jetuar jashtė vendit, dmth nė Greqi ose nė Malin e Shenjtė, pėr mjaft kohė. Ky ishte i vetmi kusht qė vuri Patrikana Ekumenike.
Sinodi III i Kishės Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė, pėrbėhej nga Kristofor Kisi, kryepeshkop dhe mitropolit i Durrėsit dhe i Tiranės, Agathangjel Ēamēe, mitropolit i Beratit, Evllogji Kurnila, mitropolit i Korēės, Pandeli Kotoko, mitropolit i Gjirokastrės.
jeta
jeta
Perparues
Perparues

Numri i postimeve Numri i postimeve : 425
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 09/09/2008
Falenderimet Falenderimet : 2

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi