♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Premier League

Shko poshtė

Premier League Empty Premier League

Mesazh nga ARBRI Sat Sep 13, 2008 2:22 pm

Kampionati Anglez i futbollit
ARBRI
ARBRI
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 18/04/1988
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2536
Vendndodhja Vendndodhja : N`tok tone
Hobi Hobi : Birrat, Vodka edhe Femrat
Humor Humor : Good boys go to Heaven , Bad boys go to Amsterdam!!!
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 01/09/2008
Falenderimet Falenderimet : -1

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Premier League Empty Re: Premier League

Mesazh nga ARBRI Sat Sep 13, 2008 2:22 pm

Uest Hem dhe Njukasėll, ēėshtje trajnerėsh


Polemikat

Pankinat e Uest Hemit dhe Njukasėllit janė venė nė qendėr tė vėmendjen nė Premier Ligės. Pas shkarkimit tė bujshėm tė Alan Kėrbishlit, i akuzuar pėr fushatėn e dobėt nė merkato, Uest Hemi ėshtė vėnė nė kėrkim tė njė trajneri tė tij. Kėrbishli, nė njė deklaratė pėr “The Sun” tha se e kanė goditur me thikė pas shpine gjatė gjithė verės, duke larguar nga skuadra futbollistė tė tillė, si Enton Ferdinand dhe Xhorxh MekKartnei, pa marrė aprovimin e tij. “Kisha njė marrėveshje me Uest Hemin, - tha Kėrbishli. - Do tė vendosja unė pėr futbollistėt nė ekip, por drejtuesit i bėnė zgjidhjet e tyre pa mė pėrfshirė. Mė duhej tė largohesha.” Tani, nė “Apton Park” kanė filluar tė mendojnė pėr zėvendėsuesin e tij. Tri emra spikasin mbi tė gjithė: Sllaven Biliē (trajneri aktual i Kroacisė), Roberto Manēini (ish-trajneri i Interit) dhe Paolo Di Kanio (ish-futbollist i Uest Hemit). Biliē nuk mund tė lihet i lirė nga Federata Kroate e Futbollit, ndėrsa pėr dy italianėt gjithēka ėshtė e mundshme, duke parė se drejtori teknik i Uest Hemit ėshtė italiani Xhianluka Nani. Blerja e fundit e Uest Hemit ka qenė sulmuesi i Torinos, Di Mikele.
Kalojmė mė nė veri, nė Njukasėll, ku ka nisur lufta e ftohtė brenda klubit. Sipas asaj qė shkruan “The Sun”, trajneri Kevin Kigan, qė bazohet te mbėshtetja e futbollistėve dhe tifozėve, ka kėrkuar largimin e drejtorit teknik Denis Uajz dhe zv.presidentit Toni Himenez, si kusht pėr vazhduar punėn nė “St.Xhejms Par”. “Mėnyra se si Kigan po e trajton kėtė ēėshtje na ka lėnė mbresa, - thotė njė burim brenda klubit. - Ai dėshiron ta ketė kontrollin mbi gjithēka, si kusht pėr tė vazhduar bashkėpunimin. Futbollistėt dhe tifozėt janė nga ana e tij, kjo mund tė ndikojė te pronarėt.” Por nuk ėshtė marrė ende vendimi dhe “revolucinari” Kigan mund tė humbasė vendin e punės. Sipas “Daily Mirror”, drejtuesit e Njukasėllit u kanė propozuar pronarėve emėrimin e Marselinjos, nėse Kigan largohet. Marselinjo, trajneri aktual i Saragozės, u bė i njohur sezonin e kaluar, ku renditi modestėt e Santanderit nė vendin e pestė tė kampionatit spanjoll. Ekziston edhe mundėsia Alan Shirer. Vetėm emėrimi i tij si trajner mund tė kompesonte zemėrimin e tifozėve pėr njė largim tė mundshėm tė Kiganit.
ARBRI
ARBRI
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 18/04/1988
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2536
Vendndodhja Vendndodhja : N`tok tone
Hobi Hobi : Birrat, Vodka edhe Femrat
Humor Humor : Good boys go to Heaven , Bad boys go to Amsterdam!!!
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 01/09/2008
Falenderimet Falenderimet : -1

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Premier League Empty Re: Premier League

Mesazh nga ARBRI Sat Sep 13, 2008 2:23 pm

Robinjo: Edhe Pele do tė vepronte si unė!



Sulmuesi i ri i Manēester Sitit shkon me helikopter nė stėrvitjen e Brazilit dhe u pėrgjigjet sulmeve tė Peles

Robinjo i ėshtė pėrgjigjur legjendės sė futbollit brazilian Pele, qė e kritikoi pėr kalimin te Manēester Siti. Ish-sulmuesi i Santosit vendosi tė transferohet nga Reali i Madridit te Manēester Siti ditėn e fundit tė merkatos. 24-vjeēari e pranoi Sitin si zgjidhje tė dytė, pasi iu mohua mundėsia pėr tė shkuar te Ēelsi. Gjithsesi, pronarėt e rinj tė Manēester Sitit ia plotėsuan kėrkesat financiare. Pele tha se njerėzit qė ka pranė po e kėshillojė keq Robinjon, dhe se mendojnė mė shumė pėr paratė sesa pėr aspektin sportiv. Pėrgjigjja e Robinjos ishte: “Unė i pranoj mendimet e Peles, sepse ai ėshtė mbreti i futbollit, por, nėse do ndodhej nė situatėn time, edhe ai do tė kishte bėrė tė njėjtėn zgjidhje. Do tė vepronte si unė, duke lėnė Realin dhe Sitin. Pele duhet tė dijė disa gjėra. Reali i Madridit nuk mė donte mua dhe disa herė u pėrpoqėn tė mė pėrfshinin nė transferimin e Kristiano Ronaldos. Qė kur dėshtoi blerja e portugezit, filluan tė mė konsideronin si tė pashitshėm. Kjo nuk ėshtė e drejtė! Nėse mė donin nė skuadėr, atėherė duhej ta rinovonin kontratėn qė nė muajin prill, kur babai im takohej ēdo ditė me Kalderonin.” Gjithashtu, Robinjo e pranoi se dėshira e tij ishte t’i bashkohej Ēelsit, qė drejtohet nga trajneri brazilian Skolari. Sulmuesi tregon se pse nuk u realizua kalimi i tij nė Londėr. “Synimi im ishte tė shkoja te Ēelsi, sepse ata ishin klubi i vetėm qė kishin bėrė ofertė zyrtare. Por Realit nuk i pėlqeu qė Ēelsi kishte filluar tė shiste fanella me emrin tim dhe i mbyllėn bisedimet. Mė pas, nė minutat e fundit tė merkatos vendosėn tė mė shisnin te Siti.” Reali nuk e la Robinjon tė merrte pjesė nė lojėrat olimpike dhe, sipas tij, kjo ishte njė nga arsyet kryesore qė e shtynė tė kėrkonte largimin. “Barēa e la Mesin, edhe pse kishte pėr tė luajtur nė Champions. Reali nuk kishte asnjė ndeshje zyrtare dhe shpiku njė dėmtim qė zgjati vetėm shtatė ditė.” Pasi ėshtė takuar me drejtuesit e klubit dhe trajnerin Mark Hjuxhs, Robinjo ka fluturuar me helikopter pėr nė Brazil, ku ėshtė grumbulluar “Selesao” pėrpara ndeshjes me Kilin. “Nuk doja tė udhėtoja me helikopter, sepse njerėzit do tė thoshin se jam dehur nga suksesi, - tha Robinjo, - por ishte e vetmja mėnyrė pėr tė arritur nė kohė pėr stėrvitjen. Dunga mė dha njė ditė leje, jo dy. Ka disa rregulla qė duhen respektuar me ēdo kusht.”
ARBRI
ARBRI
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 18/04/1988
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2536
Vendndodhja Vendndodhja : N`tok tone
Hobi Hobi : Birrat, Vodka edhe Femrat
Humor Humor : Good boys go to Heaven , Bad boys go to Amsterdam!!!
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 01/09/2008
Falenderimet Falenderimet : -1

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Premier League Empty Re: Premier League

Mesazh nga ARBRI Sat Sep 13, 2008 2:23 pm

Evertoni: Na duhet njė miliarder!


Manēester Junajtid, Ēelsi dhe Liverpuli dukej sikur i pėrkisnin njė tjetėr planeti me merkaton qė bėnin. Kėtij grupi i janė shtuar edhe Totenhemi, Porsthumthi dhe, i fundit nė rend kohor, por i pari nga rėndėsia, Manēester Siti. Presidenti i Evertonit, Bill Kenrajt, e pranon konkurrencėn e vėshtirė. “E kam nxjerrė klubin nė shitje pėr ndonjė miliarder, - tha ai -. Nuk ėshtė e drejtė t’ua mohoj tifozėve diēka tė tillė. Kėtė verė morėm Fellanin nga Liezhi pėr 15 milionė euro dhe na i duk sikur ē’bėmė. Te Siti morėn Robinjon pėr 42 milionė, vetėm pas dy orė bisedimesh. Nuk mund tė konkurrojmė nė merkato e mė pas nė fushėn e lojės. Na duhet njė miliarder.”
ARBRI
ARBRI
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 18/04/1988
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2536
Vendndodhja Vendndodhja : N`tok tone
Hobi Hobi : Birrat, Vodka edhe Femrat
Humor Humor : Good boys go to Heaven , Bad boys go to Amsterdam!!!
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 01/09/2008
Falenderimet Falenderimet : -1

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Premier League Empty Re: Premier League

Mesazh nga ARBRI Sat Sep 13, 2008 2:25 pm

Premier Liga, “mbretėresha” e merkatos



Merkatoja e verės nė Angli ka kushtuar 500 milionė paund. Rekordi i ri nė historinė e futbollit

“Yjet” golashėnues janė tė vendosur nė pozicione tė favorshme, pėr tė kėrkuar pėrsėri shuma tė mėdha pėr emrin e tyre, me paga pėr t’u paguar, ndėrsa shokėt e tyre tė skuadrės, disa shkallė mė poshtė me nivel fame, mund tė pėsojnė ulje tė pagave. Analiza nga firma konsultative “Deloitte” tregon se transferimet nė merkato janė rritur, ku Premier Liga ka qarkulluar 500 milionė sterlina tė shpenzuara pėr lojtarė tė rinj, nė krahasim me 470 milionė eurot e shpenzuara mė 2007-n. Marrėveshjet e minutės sė fundit nė merkaton e transferimeve, ku pėrfshihet transferimi i Robinjos te Manēester Siti, pėr rreth 32,5 milionė sterlina, dhe ai i Dimitar Berbatov nga Totenhemi te Manēester Junajtid, pėr 30,75 milionė sterlina, kanė ndihmuar nė arritjen e rekordit tė shpenzimeve. Pol Raunsli, drejtori i sporteve pranė “Deloitte”, tha se ai nuk ndihet i habitur nga niveli i shpenzimeve gjatė kėsaj vere. Raunsli tha se ky nivel shpenzimesh tė mbahet nė sezonet e ardhshme nė Premier Ligė, falė investitorėve, si “Abu Dabi Grup”, i cili ka marrė pronėsinė e klubit nga Taksin Shinavatra. Vazhdimėsia e marrėveshjave tė larta televizive do ta sigurojnė kėtė gjė edhe pėr njė kohė shumė tė gjatė. “Nė kėto nivele do tė ketė shtrydhje nė nivelin e pagave, - tha Raundsli. - Nuk ėshtė nė kuptimin qė pagat nė kėto momente kanė nivele tė ulėta.” Geof Mesher, njė tjetėr anėtar i kompanisė, ka deklaruar se mesatarja e paguar pėr blerjen e njė futbollisti nė Premier Ligė ėshtė ngritur nga 4,9 milionė sterlina nė 5,4 milionė sterlina kėtė vit.
ARBRI
ARBRI
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 18/04/1988
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2536
Vendndodhja Vendndodhja : N`tok tone
Hobi Hobi : Birrat, Vodka edhe Femrat
Humor Humor : Good boys go to Heaven , Bad boys go to Amsterdam!!!
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 01/09/2008
Falenderimet Falenderimet : -1

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Premier League Empty Re: Premier League

Mesazh nga ARBRI Sat Sep 13, 2008 2:28 pm

Skolari i kėnaqur, edhe pa Robinjon…


Trajneri i Ēelsit, para ndeshjes me Totenhemin: Mund ta fitojmė titullin edhe pa brazilianin

Trajneri i “bluve” tė Londrės, Luiz Felipe Skolari, ėshtė i bindur se skuadra e tij mund tė rezultojė e sukseshme kėtė sezon edhe nėse Robinjo nuk do tė vijė nga Reali i Madridit. Braziliani, i cili sot do tė drejtojė pėr herė tė parė nė njė derbi tė Londrės kundėr Totenhemit si vizitor, e di shumė mirė qė koha pėr tė mbyllur marrėveshjen me Robinjon ėshtė drejt pėrfundimit. Ish-trajneri i Portugalisė pranoi se dėshironte tė firmoste me ndonjė futbollist tjetėr pas largimit tė Andrei Shevēenkos dhe Shon-Rajt Filips dhe se Robinjo kishte qenė prej kohėsh objektivi i tij parėsor. Por ai insistoi se nuk do tė ishte njė tragjedi nėse shefi ekzekutiv, Piter Kenion, nuk do tė arrinte njė marrvėshje pėr tė marrė sulmuesin brazilian nė “Stemford Brixh”, pėrpara ditės sė martė. Skolari tha: “Nėse ai nuk do tė vijė, unė kam lojtarėt e mi, ai ėshtė vetėm njė lojtar cilėsor mė shumė, por kėtu ka shumė lojtarė tė tjerė tė talentuar. Nėse Piter nuk arrin ta sjellė kėtu Robinjon, kėtu kam 23 lojtarė tė tjerė mė tė cilėt mund tė arrijmė shumė suksese. Nėse ai nuk vjen, atėherė nuk vjen. Kam lojtarė tė tjerė pėr atė pozicion, s’ka problem”. Totenhemi do tė udhėtojė pėr pak minuta deri nė anėn tjetėr tė Londrės nė kėrkim tė pikėve tė para pėr kėtė sezon, nė kontrast me Ēelsin qė ka fituar dy ndeshjet e para. Dhe statistikat nuk flasin pėr Huande Ramosin, pasi Skolari ka njė rekord shumė tė mirė nė ndeshjet derbi. Ai tha: “Nė tė kaluarėn kam fituar 70% tė ndeshjeve derbi dhe pothuajse gjysma e ndeshjave tė tilla pėrfundojnė nė barazime. Jam ndryshe nga trajnerėt e tjerė. Pėr mua pikėt janė mė tė rėndėsishme se njė ndeshje derbi. Mė duhet fitorja qė pėrkthehet nė pikė pėr tė fituar Premier Ligėn, pse jo dhe Ligėn e Kampioneve. Nėse mendoj se kjo ndeshje duhet fituar me ēdo kusht se ėshtė njė derbi, atėherė i bie qė ndeshjet e tjera tė mos vlerėsohen njėsoj. Tri pikėt kundėr Totenhemit janė njėsoj si tri pikėt kundėr Uiganit apo Portsmuthit dhe tė njėjtat gjėra u kam thėnė edhe lojtarėve tė mi. Nėse humbasim kundėr skaudrave tė tjera, atėherė ne nuk do ta fitojmė kampionatin. Duhet t’i shohim tė gjitha ndeshjet si tė ishin derbi. Kluj, nga Rumania (kundėrshtar i Ēelsit nė Chmapions), ėshtė njė derbi pėr mua. Ky ėshtė objektivi im”.
ARBRI
ARBRI
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 18/04/1988
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2536
Vendndodhja Vendndodhja : N`tok tone
Hobi Hobi : Birrat, Vodka edhe Femrat
Humor Humor : Good boys go to Heaven , Bad boys go to Amsterdam!!!
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 01/09/2008
Falenderimet Falenderimet : -1

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Premier League Empty Re: Premier League

Mesazh nga ARBRI Sat Sep 13, 2008 2:28 pm

Ebi Smolarek kalon te Boltoni


Rejisng Santander ka rėnė dakord pėr tė lėnė nė formė huazimi sulmuesin polak Ebi Smolarek te Boltoni. Sulmuesi 27-vjeēar, i cili pothuajse ka zhvilluar 40 ndeshje me kombėtaren e vendit tė tij, u bashkua me spanjollėt e Rejsing nė 2007-ėn, duke qenė se mė parė ishte aktivizuar me Fejėnordin dhe Borusien e Dortmundit. Nė njė deklaratė nė “sajtin” zyrtar tė klubit thuhet: “Rejsing dhe Boltoni kanė arritur njė marrėveshje pėr huazimin e Ebi Smolarek deri nė gusht tė 2009-ės. Gjithashtu, klubi anglez ka njė klauzolė nė kontratė me mudnėsinė pėr ta blerė sulmuesin polak. Ai ka fituar prej tre vitesh rradhazi ēmimin “Lojtari polak i Vitit”.
ARBRI
ARBRI
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 18/04/1988
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2536
Vendndodhja Vendndodhja : N`tok tone
Hobi Hobi : Birrat, Vodka edhe Femrat
Humor Humor : Good boys go to Heaven , Bad boys go to Amsterdam!!!
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 01/09/2008
Falenderimet Falenderimet : -1

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Premier League Empty Re: Premier League

Mesazh nga ARBRI Sat Sep 13, 2008 2:28 pm

Xherrard, gati kundėr Manēesterit!


Rafa Benitez ėshtė i mendimit se kapiteni Stiven Xherard mund tė rikuperohet plotėsisht nė kohė pėr ndeshjen e Premier Ligės kundėr rivalėve tė Manēester Junajtid, vetėm 15 ditė pas kryerjes sė operacionit. Momenti kur do tė kryhet kjo ndėrhyrje kirurgjikale e ndalon Xherardin tė marrė pjesė nė dy ndeshjet eleminatore pėr botėrorin e 2010-ės kundėr Andorrės dhe Kroacisė nė datat 6 dhe 10 shtator. “Duhet tė jemi tė shpejtė dhe ta operojmė sa mė shpejt tė jetė e mundur”, - tha Benitez. - Kėto operacione janė tė vogla dhe tė thjeshta, nuk janė shumė serioze. Ai do tė qėndrojė pak a shumė 15 ditė larg fushave, por ndoshta ashtu siē na ka ndodhur nė tė kaluarėn, mund tė duhet edhe mė pak kohė pėr t’u rikthyer.”
ARBRI
ARBRI
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 18/04/1988
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2536
Vendndodhja Vendndodhja : N`tok tone
Hobi Hobi : Birrat, Vodka edhe Femrat
Humor Humor : Good boys go to Heaven , Bad boys go to Amsterdam!!!
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 01/09/2008
Falenderimet Falenderimet : -1

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Premier League Empty Re: Premier League

Mesazh nga ARBRI Sat Sep 13, 2008 2:29 pm

[b]Rajt-Filips shkon te Man.Siti[/b


Manēester Siti e ka pėrmbyllur blerjen e ish-mesfushorit tė tij Shon-Rajt Filips nga Ēelsi. Mesfushori i Anglisė, Rajt-Filips, 26-vjeēar, ka nėnshkruar njė kontratė katėrvjeēare pėr njė shumė qė ende nuk bėhet e ditur. Ai tha: “Sigurisht, ndihem i gėzuar qė jam rikthyer dhe mezi pres tė filloj nga puna”. Trajneri Mark Hjuxhs shtoi: “E kam admiruar gjithmonė Shonin, pasi ai ka qenė objektivi imi qė nga koha kur erdha kėtu”.
ARBRI
ARBRI
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 18/04/1988
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2536
Vendndodhja Vendndodhja : N`tok tone
Hobi Hobi : Birrat, Vodka edhe Femrat
Humor Humor : Good boys go to Heaven , Bad boys go to Amsterdam!!!
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 01/09/2008
Falenderimet Falenderimet : -1

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Premier League Empty Re: Premier League

Mesazh nga ARBRI Mon Sep 15, 2008 3:33 pm

Liverpuli bėn ligjin nė “Anfild Road”



Pas gjashtė vitesh, “tė kuqtė” e Benitezit fitojnė ndaj Manēesterit me golin e shėnuar nga Rajan Babel

Pritja e gjatė e Liverpulit, pėr njė fitore nė shtėpi kundėr Manēester Junajtid, ka marrė fund dje, kur Rajan Babel, i ardhur nga pankina e rezervave, i ka dhėnė “tė kuqve” fitoren e merituar me rezultatin 2-1 ndaj kampionėve nė fuqi. Karlos Tevez kaloi Manēesterin nė avantazh nė minutėn e 3-tė. Barazimi ka ardhur me njė autogol tė Ues Braun dhe mė pas ka qenė holandezi Babel, qė 13-tė minuta para pėrfundimit tė ndeshjes, ka shėnuar golin e fitores. “Ka kaluar shumė kohė, nuk ėshtė puna vetėm te tri pikėt, por edhe besimi qė kemi tė vetja, - tha mbrojtėsi i Liverpulit, Xhemi Karragher. - Kemi qenė shumė kohė jashtė luftės pėr titull, gjithmonė vetėm Manēester dhe Ēelsi. Na jep njė hapsirė nė krye tė renditjes dhe ky ėshtė vendi qė na takon tė jemi”. Liverpuli ka humbur pesė dhe ka barazuar njė nga gjashtė ndeshjet e fundit nė shtėpi kundėr rivalėve tė tyre dhe u duk shumė pranė njė humbjeje tjetėr, kur Berbatov shėrbeu pėr Karlos Tevez pėr tė shėnuar golin e avantazhit. Portieri Edvin van der Sar i dhuroi Liverpulit njė gol barazimi nė minutėn e 27, ku devijoi goditjen e Ksabi Alsonsos nė kėmbėt e Ues Braunit. Liverpuli ishte skuadra mė e rrezikshme gjatė tė gjithė takimit dhe Rafa Benitez, qė kėrkonte pėr fitoren e parė ndaj Manēesterit qė nga mbėrritja e tij nė “Anfild” katėr vite mė parė, ka hedhur nė fushė Stiven Xherrard dhe Rajan Babel nė pjesėn e dytė. Mesfushori holandez ka shėnuar nė pozicion ballor me portėn, pas njė pasimi tė Kuijt. Ai ka gjetur me lehtėsi apriotin e tij, duke goditur keq topin, i cili ėshtė ngritur dhe ka prekur pjesėn e sipėrme tė rrjetės sė mbrojtur nga Van der Sar. Junajtid, qė humbi Majkėll Kerrik gjatė lojės pėr shkak tė njė dėmtimi, e ka mbyllur njė ndeshje pėr t’u harruar, me dhjetė lojtarė, pasi Nemanja Vidiē doli nga fusha me karton tė kuq. Ai nuk do tė jetė i gatshėm nė fundjavėn e ardhshme kundėr Ēelsit. Benitez tha: “Treguam karakter dhe cilėsi, punuam shumė nė fushė dhe nė pjesėn e dytė ishim absolutisht skuadra mė e mirė nė fushė. Ishte e rėndėsishme pėr vetbesimin e lojtarėve. E dimė qė mund tė fitojmė kundėr ēdo skuadre”.
ARBRI
ARBRI
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 18/04/1988
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2536
Vendndodhja Vendndodhja : N`tok tone
Hobi Hobi : Birrat, Vodka edhe Femrat
Humor Humor : Good boys go to Heaven , Bad boys go to Amsterdam!!!
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 01/09/2008
Falenderimet Falenderimet : -1

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Premier League Empty Re: Premier League

Mesazh nga ARBRI Mon Sep 15, 2008 3:34 pm

Shėnon Robinjo, por feston Ēelsi…



Braziliani debuton me gol te Manēester Sitit, por “blutė” e Skolarit fitojnė 3-1

Robinjo debutoi me gol te Manēester Siti, por Ēelsi fitoi bindshėm dhe mund tė festojė kryesimin e kampionatit, me pikė tė barabarta me Liverpulin, pas katėr javėve tė para. Braziliani, i blerė pėr 42 milionė euro, kaloi nė avantazh “blutė”, me njė goditje dėnimi, pas 13 minutash lojė. Sulmuesi, qė u kėrkua me ngulm nga Ēelsi, la Realin e Madridit dhe zgjodhi Manēester Sitin, nė ditėn e fundit tė merkatos. Gjithsesi, dje nuk ishte dita e Robinjos, por e Ēelsit. Qendėrmbrojtėsi Rikardo Karvalho vuri barapeshėn vetėm tri minuta mė vonė dhe pjesa e parė u mbyll 1-1. Nė 45 minutat e dyta, londinezėt dominuan nė tė gjitha drejtimet dhe shėnuan dy gola tė tjerė me anė tė Frenk Lampardit dhe Nikolas Anelkasė. Zhgėnjimi i vetėm pėr Ēelsin erdhi nė minutat e fundit tė takimit, kur kapiteni Xhon Terri u ndėshkua me karton tė kuq pėr njė ndėrhyrje tė ashpėr nga brazilianit Xho. “Lideri” do tė mungojė pėr ndeshjen e tė dielės sė ardhshme, ndaj Manēesterit, nė “Stemford Bridxh”. Gjithsesi, fitorja e djeshme tregoi se skuadra e Skolarit, edhe pa Robinjon, ėshtė ende disa shkallė mbi Manēester Sitin, qė ėshtė shndėruar nė njė “kantier ndėrtimi”, nėn urdhėrat e Mark Hjuxhsit. “Donim me ēdo kusht fitoren dhe e arritėm bindshėm atė, - tha Skolari. - Kjo ishte njė ndeshje e madhe dhe po pres me padurim tė tjerat. Nė mesjavė Bordoja pėr Championsin dhe pastaj Manēesteri nė kėtė kampionat, sezoni ka filluar seriozisht dhe fatmirėsisht skuadra ime ėshtė e gatshme ta pėrballojė.” Ndėrkohė, Mark Hjuxhs tha: “Futbollistėt e Ēelsit luajnė prej disa vitesh me njėri-tjetrin, ndėrsa disa nga futbollistėt e mi nuk njiheshin pėrpara sė premtes. Gjėrat do tė pėrmirėsohen nė tė ardhmen.”
ARBRI
ARBRI
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 18/04/1988
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2536
Vendndodhja Vendndodhja : N`tok tone
Hobi Hobi : Birrat, Vodka edhe Femrat
Humor Humor : Good boys go to Heaven , Bad boys go to Amsterdam!!!
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 01/09/2008
Falenderimet Falenderimet : -1

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Premier League Empty Re: Premier League

Mesazh nga ARBRI Sun Dec 28, 2008 3:17 pm

Ferguson: Kam ekip tė kompletuar

Trajneri i Manēester Junajtid, Sėr Aleks Ferguson ndihet i lumtur pėr grupin e futbollistėve qė ka nė dispozicion ndaj dhe merkatoja e janarit nuk i duket e domosdoshme pėr blerje tė reja. "Nuk mendoj se do tė ketė transferta nė klubin tonė. Jam i lumtur me futbollistėt qė kam," tha Ferguson. Fokusimi i tij i momentit mbetet sigurimi i vendit tė parė nga "Djajtė e kuq", tė cilėt kthehen nė Premier Ligė, me dy ndeshje mė pak se kryesuesit e renditjes, Liverpul dhe Ēelsi. "Nė Japoni shkova me 23 lojtarė dhe tė gjithė janė cilėsorė. Do tė isha i lumtur nėse luan ēdokush. Fitimi i kėtij kompeticioni ishte njė stimul i madh pėr klubin dhe lojtarėt. Ėshtė provė e mirė pėr tė treguar se skuadra luan nivelin mė tė lartė tė futbollit".
ARBRI
ARBRI
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 18/04/1988
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2536
Vendndodhja Vendndodhja : N`tok tone
Hobi Hobi : Birrat, Vodka edhe Femrat
Humor Humor : Good boys go to Heaven , Bad boys go to Amsterdam!!!
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 01/09/2008
Falenderimet Falenderimet : -1

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Premier League Empty Re: Premier League

Mesazh nga ARBRI Mon Dec 29, 2008 4:15 pm

Liverpooli i mahnitshem, Chelsea ndalet



Liverpool ka mundur 5-1 ne transferte Newcastle ne ndeshjen e pare te javes se 20-te te Premier League. Djemte e Benitez arriten nje sukses te madh duke i poshteruar keshtu vendasit fale dygoleshit te kapitenit Gerrard dhe golave te Hyypia, Babel dhe Xabi Alonso. Ne pjesen e pare Edgar e kishte ngushtuar diferencen. Me kete fitore Liverpool ne krye te renditjes se Premier League me 45 pike. Newcastle ndodhet ne kuoten 22.
ARBRI
ARBRI
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 18/04/1988
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2536
Vendndodhja Vendndodhja : N`tok tone
Hobi Hobi : Birrat, Vodka edhe Femrat
Humor Humor : Good boys go to Heaven , Bad boys go to Amsterdam!!!
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 01/09/2008
Falenderimet Falenderimet : -1

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Premier League Empty Re: Premier League

Mesazh nga ARBRI Mon Dec 29, 2008 4:16 pm

Rezultatet e djeshme:

Arsenal 1 - 0 Portsmouth
Bolton W. 0 - 1 Wigan Athletic
Everton 3 - 0 Sunderland
Fulham 2 - 2 Chelsea
West Bromwich A. 2-0 Tottenham H.
West Ham U. 2 - 1 Stoke C.
ARBRI
ARBRI
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 18/04/1988
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2536
Vendndodhja Vendndodhja : N`tok tone
Hobi Hobi : Birrat, Vodka edhe Femrat
Humor Humor : Good boys go to Heaven , Bad boys go to Amsterdam!!!
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 01/09/2008
Falenderimet Falenderimet : -1

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Premier League Empty Re: Premier League

Mesazh nga ARBRI Mon Dec 29, 2008 4:16 pm

Ashley nuk e shet Newcastle



Pasi nuk gjeti asnje bleres te vlefshem, pronari i Newcastle Mike Ashley ka vendosur te mos e shese klubin. Ashley, i cili u be miliarder pasi krijoi nje zinxhir dyqanesh sportive, kishte vendosur ta shiste Newcastle pas protestave te shumta te tifozeve bardhezinj per shkarkimin e trajnerit Kevin Keegan. ‘Kam vendosur te mos e le skuadren, - pohoi Ashley, - dhe i premtoj tifozeve se viti 2009 do te jete i mbushur me gezime.”
ARBRI
ARBRI
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 18/04/1988
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2536
Vendndodhja Vendndodhja : N`tok tone
Hobi Hobi : Birrat, Vodka edhe Femrat
Humor Humor : Good boys go to Heaven , Bad boys go to Amsterdam!!!
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 01/09/2008
Falenderimet Falenderimet : -1

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Premier League Empty Re: Premier League

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi