♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pėrkėdheljet e nėnės, pėr t’u rritur tė shėndetshėm!

Shko poshtė

Pėrkėdheljet e nėnės, pėr t’u rritur tė shėndetshėm! Empty Pėrkėdheljet e nėnės, pėr t’u rritur tė shėndetshėm!

Mesazh nga Morena Fri Jul 30, 2010 1:41 pm

Njė studim ka analizuar tė lindurit nė vitet ‘60, tė cilėt 34 vjet mė
pas u intervistuan nga psikologėt. Nėse dashuria e nėnės nė muajt e parė
tė jetės nuk mungon, ka shumė mundėsi qė kur tė vegjlit rriten, tė jenė
persona tė qetė e pa stres.

Pėrkėdheljet e nėnės, pėr t’u rritur tė shėndetshėm! Image-0750_4C517E5F

Njė
grup me rreth 500 vogėlushė nė 8 muaj e parė tė jetės, nė mesin e
viteve ‘60, u vėzhgua sė bashku me nėnat e tyre nė momentin mė tė ėmbėl e
mė delikat tė ekzistencės sė tyre, atė tė pėrkėdheljeve dhe kontaktit
fizik e afektiv mes prindėrit dhe fėmijės. Tė njėjtėt fėmijė, rreth 34
vjet mė vonė, u intervistuan pėr tė parė efektet e njė lidhjeje tė tillė
mbi anėn psikike tė tyre, por mbi tė gjitha pėr tė analizuar sjelljet
nė momentet mė vendimtare. Rezultati i gjithė kėsaj, edhe pse mund tė
duket mė se i zakonshėm, tregon nė bazė shkencore pėr herė tė parė atė
qė transmetohet nga nėna te fėmija. Me pak fjalė, pėrkėdheljet i
ndihmojnė tė vegjlit tė rriten tė shėndetshėm dhe tė fortė.

Studimi

I
publikuar nė “Journal of Epidemiology and Community Health”, studimi u
zhvillua nga disa psikologė tė “Duke University”, nė Durham tė Karolinės
sė Veriut. Gjithēka nisi nė vitet ‘60, kur
482 nėna me fėmijė
8-muajsh nė Rhode Island iu nėnshtruan njė programi eksperimental
analizash dhe u studiuan nga kėrkuesit pėr tė matur nivelet e dashurisė
ndaj fėmijėve. Nė njė diferencė prej 34 vjetėsh, nė fund tė viteve ‘90,
tė njėjtėt fėmijė, tashmė tė rritur, u kontaktuan, plotėsuan disa
pyetėsorė dhe dhanė disa intervista pėr tė verifikuar disa dinamika
sjelljesh.

Rezultatet

Mes nėnave tė fėmijėve tė
dikurshėm, rreth 85 pėr qind kishin treguar nivele dashurie tė
konsideruara nė normė, 10 pėr qind nuk kishin qenė shumė tė ngjitur dhe
njė 5 pėrqindėsh pėrbėhej nga nėnat shumė-shumė tė kujdesshme dhe tė
dashura. Por surprizat mė tė mėdha vinin pikėrisht nga kjo kategori. Aty
arriheshin pikėt maksimale pėr sa i pėrket qetėsisė, mungesės sė
stresit dhe problemeve psikologjike. Nė kėtė grup kishte nga ata qė
deklaronin se ishin persona me mė pak ankth (rreth 14 pėr qind) dhe nga
ata qė tregohen mė pak tė stresuar nė krahasim me bashkėmoshatarėt e
intervistuar (rreth 9 pėr qind). Kjo tregon se nė muajt e parė tė jetės,
dashuria e nėnės, pra lidhja speciale mes saj dhe fėmijės, ėshtė shumė e
rėndėsishme pėr tė ardhmen e zhvillimit psikologjik. Ky kėrkim ėshtė
njė nga tė parėt qė analizon efektet e pėrkėdheljeve tė nėnės, qė u
bazua nė analiza tė mirėfillta nė kėtė fushė, nė vend qė tė bazoheshin,
siē ka ndodhur shumė herė nė tė kaluarėn, mbi kujtimin e thjeshtė tė
fėmijėrisė, nga ana e tė intervistuarve tashmė tė rritur.

Lidhja

Dashuria
e nėnės pėr fėmijėn nuk mund tė pėrshkruhet me fjalė: ėshtė aq e madhe,
aq komplekse dhe aq e bukur. Janė tė shumtė ata qė e mbėshtesin kėtė
tezė. Por, nė fakt kjo dashuri kaq e madhe dhe e veēantė, ka qenė objekt
i njė sėrė studimesh shkencore tė bėra kohėt e fundit. Mes faktorėve qė
e lidhin kaq shumė nėnėn dhe fėmijėn, me sa duket qėndron njė hormon i
ashtuquajtur hormoni i dashurisė, oksitocina. Ėshtė ky hormon qė
mendohet se prodhohet nė sasi tė mėdha pas lindjes, ēka bėn qė nėna tė
ketė njė dashuri kaq tė fortė ndaj tė sapolindurit. Kjo sjellje i jep
rėndėsi njė procesi qė forcon lidhjen mes tė dyve, madje shumė mė tepėr
se ajo mes babait dhe fėmijės.

Qė pas dashurisė sė nėnės pėr
fėmijėn qėndron njė hormon, kjo ėshtė zbuluar nga shkencėtarėt e “Mount
Sinai Medical Center” nė Nju Jork. Por, pavarėsisht se efektet e
oksitocinės mbi qeniet njerėzore nuk janė sqaruar tė gjitha, duket se
kėto mund tė favorizojnė njė lidhje mė tė fortė mes nėnės dhe fėmijės.
Megjithatė, ajo qė ėshtė e qartė ka lidhje me faktin se kjo substancė
luan disa role tė rėndėsishme, tė pėrcaktuara mirė nga shkencėtarėt. Mes
tyre janė dy funksione tė rėndėsishme tė ushtruara gjatė shtatzėnisė,
ose menjėherė pas lindjes: stimulimi i dhimbjeve dhe ushqyerja me gji.
Ajo qė shkencėtarėt donin tė vėrtetonin, ishte se si ky hormon mund tė
influencojė edhe nė lidhjen nėnė-fėmijė, meqė studimet e tjera kishin
evidentuar lidhjen mes oksitocinės dhe lidhjes nė ēift. “Ėshtė shumė e
qartė se hormoni oksitocinė luan njė rol tė rėndėsishėm nė formimin e
lidhjeve tė dashurisė te kafshėt, por pėr momentin dimė shumė pak mbi
neurokimikėn e lidhjeve te qeniet njerėzore”, tha doktoresha psikiatre,
Jennifer Bartz. Doktoresha Bartz, veē tė tjerash, bėn me dije se
mekanizmi i saktė pėrmes tė cilit hormoni mund tė shkaktojė lidhjen e
ngushtė nėnė-fėmijė, nuk ėshtė i qartė, pavarėsisht se dihet qė
oksitocina ndėrvepron me hormonet e tjera, ku tė gjithė janė tė lidhur
me sjelljen sociale dhe kėnaqėsinė. Ky rrjet kompleks ndėrveprimesh
biokimike mbetet ende njė terren pėr t’u eksploruar. Njė gjė qė
kėrkuesit e “Mount Sinai Medical Center” arritėn tė kuptonin, ėshtė se
roli social i oksitocinės ėshtė ai i tė lehtėsuarit tė njohjes sė
fytyrave qė na pėlqejnė, nė mėnyrė qė tė arrijmė t’i dallojmė nga ato qė
nuk na pėlqejnė. Me pak fjalė, oksitocina ndihmon nė kujtesėn sociale
pėr tė dalluar individėt qė na pėlqejnė, nga ata qė nuk na pėlqejnė. Me
sa duket, pėrveē rasteve tė veēanta, njė preferencė speciale ndodh nė
rastin e fėmijės. Kjo, qė mė pas i jep nėnės njė “feedback”, bėn qė
lidhja tė forcohet mė shumė nė njė rreth vicioz. Por nėse kėrkuesit
zbuluan se roli i oksitocinės lidhet me dashurinė e nėnės pėr fėmijėn,
deri tani asnjė studim nuk ka treguar se cilat substanca kimike mund tė
favorizojnė tė kundėrtėn.

Shqip
Morena
Morena
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 09/12/1911
Numri i postimeve Numri i postimeve : 30651
Vendndodhja Vendndodhja : Ne kolltukun e se tashmes, me shikim nga e ardhmja...
Hobi Hobi : Muzike,letersi.
Humor Humor : Shikoni dhe vlersoni...
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 05/11/2009
Falenderimet Falenderimet : 204

http://www.shoqeriajone.com/

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi