♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Historite dhe shkaqet!

2 posters

Shko poshtė

Historite dhe shkaqet! Empty Historite dhe shkaqet!

Mesazh nga Morena Wed Jun 23, 2010 6:03 pm

50 grate qe kane vrare burrat ne Shqipri!


Janė tė brishta, tė bukura, por kur shkelet nderi apo dinjiteti i tyre
ato transformohen, duke treguar "fortėsinė" e fshehur. Tė gjitha kanė
njė akuzė, atė tė vrasjes sė bashkėshortit tė tyre. Tradhtia,
keqtrajtimi apo edhe mbrojtja e familjeve, si dhe gjendja ekonomike,
janė arsyet tė cilat detyrojnė femrat tė shkojnė deri nė ekstrem, tė
vrasin njeriun e jetės qė zgjodhėn. Gazeta "Tirana Observer" boton sot
gratė tė cilat kanė vrarė bashkėshortėt e tyre, dėnimin qė ato kanė
marrė, si dhe fabulėn qė i ka ēuar nė kėtė dramė. Nga viti 1997 e deri
nė 2007 janė 50 gra, tė cilat kanė qėlluar pėr vdekje burrat.
Arsyet
Janė nga mė tė ndryshmet, por tė gjitha kanė njė pėrfundim, vrasja e
burrit qė kanė nė krah. Duke filluar nga keqtrajtimi, i cili zė njė
pėrqindje tė madhe nė arsyet qė kanė detyruar femrat t'u kundėrvihen
burrave, e duke pėrfunduar te tradhtia apo prishja e parave. Duke mos
lėnė pas mospranimin e atėsisė, qė ėshtė motivi kryesor qė detyron njė
nėnė tė ardhshme tė qėllojė mbi njeriun mė tė dashur. Madje dashuria e
femrės pėr bashkėshortin shkon deri nė vetėflijim.

Rastet
Kanė
vrarė burrin, disa prej tyre janė vetėdorėzuar, por disa e kanė fshehur
pėr muaj apo edhe pėr vite me radhė. Kanė duruar mbi supet e tyre
lloj-lloj poshtėrimesh, sa i kanė bėrė qė tė arrijnė tė mbajnė sekret
edhe krimin, i cili ėshtė zbuluar mė pas duke ēuar nė burg 50 gra. Disa
prej tyre pasi kanė pėrfunduar dėnimin e dhėnė nga gjykata, i cili nuk
ėshtė mė poshtė se 10 vite burg, janė rikthyer te fėmijėt e tyre. Por
disa nėna tė reja kanė pasur si maternitet nė lindjen e fėmijės, i cili i
ka "detyruar" tė qėllojė mbi bashkėshortin, qelinė e burgut.


Pukė,
23 maj 1996
Dyshimi se i shoqi e tradhtonte me shoqen e saj tė
ngushtė, ka shkaktuar njė tragjedi nė Pukė. Lina Aliaj, 30-vjeē, ka
pritur momentin qė bashkėshorti i saj Marku, punonjės policie, tė
shkonte nė shtėpi pėr pushimin e drekės dhe me pistoletėn e tij e ka
goditur duke e lėnė tė vdekur nė vend. E tronditur nga veprimi qė ka
kryer, ajo nuk e ka menduar dy herė dhe me njė plumb nė kokė, ėshtė
vetėvrarė. Ngjarja ka ndodhur brenda nė apartamentin e tyre, nė katin e
tretė tė njė pallati, mė 23 maj tė vitit 1996, nė qytetin e Pukės. Ēifti
Marku ishin martuar prej 3 vjetėsh dhe nuk kishin fėmijė.

Has,
15 janar 1997
E ka gjetur nė krevat me tė dashurėn nė shtėpinė e tyre
dhe nuk ka hezituar qė tė marrė njė thikė, me tė cilėn e ka goditur
disa herė. Hasime Kalimashi, 32 vjeē, ka goditur pėr vdekje me thikėn e
bukės bashkėshortin e saj 40 vjeē, si dhe ka plagosur tė dashurėn e tij.
Pasi ka kryer krimin, 32-vjeēarja me banim nė Golaj tė Hasit ėshtė
dorėzuar vetė nė polici, duke rrėfyer para uniformave blu gjithė tė
vėrtetėn. Ngjarja ka ndodhur mė 15 janar tė vitit 1997, nė fshatin
Golaj, brenda nė banesėn e ēiftit Kalimashi, tė cilėt kishin dy fėmijė.

Shkodėr,
12 shkurt 1997
Pėr tė mbrojtur vajzėn e saj 17-vjeēare, vret
bashkėshortin. Anila Losha, 48 vjeēe, ka vrarė tė shoqin, babanė e 5
vajzave, duke i rėnė me kazmė pas koke. Ngjarja ka ndodhur nė Vaun e
Dejės tė Shkodrės, mė 12 shkurt tė vitit 1997. Luan Losha, 52 vjeē, ka
rrahur vajzėn e tij adoleshente, e cila ishte kthyer vonė nė shtėpi,
ndėrkohė duke dashur ta ndėrpresė situatėn e krijuar nė shtėpinė e tyre,
Anila, bashkėshortja e tij ka marrė kazmėn dhe e ka goditur pas koke,
duke e lėnė tė vdekur nė vend. Ajo ėshtė dorėzuar vetė nė polici, ku ka
deklaruar se nuk ishte hera e parė qė 52-vjeēari rrihte dhe keqtrajtonte
vajzat e tij dhe ajo nuk e ka duruar dot mė.

Lezhė, 4 prill
1997
Njė 25-vjeēare ka plagosur me ēifte bashkėshortin e saj me tė
cilin kishte vetėm 5 muaj qė ishte martuar, i cili mė pas ka gjetur
vdekjen nė spital. Liljana Keēi ėshtė arrestuar vetėm disa orė pasi ka
kryer plagosjen e tė shoqit 27-vjeēar dhe, nė momentin qė ka qenė duke
dėshmuar nė rajonin e policisė ka marrė vesh se Agron Keēi ka ndėrruar
jetė nė spitalin e Lezhės. Ngjarja e rėndė qė ka ndodhur mė datė 4 prill
tė vitit 1997, nė fshatin Torovicė tė Lezhės. Kjo ngjarje e ka pasur
zanafillėn nė grindjet e vazhdueshme mes ēiftit tė ri, shkak i tė cilave
ishte alkooli. Bashkėshorti i Liljanės shkonte ēdo natė i dehur nė
shtėpi dhe grindej me tė, duke e bėrė 27-vjeēaren qė tė marrė ēiften qė
mbanin nė mur dhe ta vriste.

Fier, nėntor 1997
Xhelozia se
burri e tradhtonte ka bėrė qė 25-vjeēarja nga Fieri tė vrasė me
pistoletė burrin e saj. Ngjarja ka nisur nė nėntor tė vitit 1997, ku A.L
pas dyshimit se bashkėshorti shkonte me vajza tė tjera ka marrė
pistoletėn duke e qėlluar pėr vdekje. Menjėherė nė vendngjarje ka shkuar
policia e qytetit tė Fierit, e cila pas kėqyrjes sė vendit tė ngjarjes
shoqėron nė komisariat bashkėshorten, e cila akuzohet pėr veprėn penale
tė vrasjes me paramendim.

Tiranė, 26 nėntor 1997
Policia e
Tiranės arreston nėnėn e katėr fėmijėve, pasi dyshohet se ka ekzekutuar
bashkėshortin e saj, nė bashkėpunim me tė dashurin. Mine Pėllumbi nė
bashkėpunim me Arben Vishėn kanė vrarė me thikė Njazi Pėllumbin. Ngjarja
ka ndodhur nė fshatin Vilcė, pak kilometra larg kryeqytetit, mė datė 26
nėntor 1997. Vetėm disa orė pasi ka ndodhur krimi, uniformat blu kanė
bėrė tė mundur arrestimin e tė dy autorėve. Por, sipas policisė, vrasjen
e ka bėrė 41-vjeēarja Mine Pėllumbi.

Tiranė, janar 1998
Plagos
bashkėshortin me thikė, i cili mė pas gjen vdekjen nė spital. Ngjarja
ka ndodhur nė janar tė vitit 1998, ku Afėrdita Molla nga kryeqyteti
gjatė grindjes sė radhės qė ka pasur me bashkėshortin e ka qėlluar atė
nė bark. Mė pas fqinjėt e kanė dėrguar nė spital, ku ka marrė ndihmėn e
shpejtė, por plaga qė kishte marrė nė bark ka bėrė qė 40-vjeēari Molla
tė vdesė nė dhomėn e spitalit. Mė pas policia arreston autoren.

Tiranė,
gusht 1998
Duket se martesa me mblesėri pėr njė 18-vjeēare nuk ka
shkuar siē ishte e parashikuar. Keqtrajtimi i bashkėshortit tė saj
28-vjeēar ka bėrė qė e reja nga kryeqyteti, nė gusht tė vitit 1998 ta
qėllojė me pistoletė duke e lėnė tė vdekur nė vend. M.C pas grindjes qė
ka pasur me tė shoqin ka marrė pistoletėn qė ndodhej nė shtėpi dhe e ka
qėlluar. Mė pas nė vendngjarje ka shkuar policia e kryeqytetit, e cila
pasi ka bėrė kėqyrjen e vendit tė ngjarjes ka vėnė nė pranga 18-vjeēaren
e sapomartuar.

Shkup, 9 janar 1999
Gruaja vret burrin e
pastaj edhe veten. Njė 29-vjeēare nga Maqedonia, mė 9 janar tė vitit
1999, brenda nė shtėpinė e saj nė njė lagje tė Shkupit ka vrarė me
pistoletė bashkėshortin e saj, 35-vjeēarin Dragan Stojanovski. Pasi e ka
parė qė ai ka vdekur, Elizabeta Stojanovski ka vrarė edhe veten. I
shoqi Dragan Stojanovski ka punuar si epror nė Armatėn e Maqedonisė dhe
ka pasur gradėn e majorit, kurse pak javė para se tė vdiste ka qenė nė
pozitėn e komandantit tė Brigadės sė Gardės sė Republikės. Pas hetimeve
ka rezultuar se Elizabeta ka qenė e sėmurė nga dhimbje tė rėnda nė kokė
dhe ėshtė shėruar nė klinikėn neurologjike.

Korēė, 20 prill 1999
E
ndihmuar nga babai i saj vret bashkėshortin, pasi ai e keqtrajtonte ēdo
natė. Ruzhdije Selimi ėshtė arrestuar nga uniformat blu sė bashku me
babanė e saj, pasi nė bashkėpunim me njėri-tjetrin kanė vrarė
bashkėshortin Kadri Selimi. Ngjarja ka ndodhur nė qytetin e Korēės, mė
20 prill tė vitit 1999. 37-vjeēarja Ruzhdije Selimi e ka pranuar para
uniformave blu veprėn pėr tė cilėn akuzohej, duke e justifikuar me
faktin qė nuk i duronte dot mė keqtrajtimet qė i bėnte ēdo natė
bashkėshorti i saj.

Fier, 31 gusht 1999
Donte tė ndahej nga i
shoqi dhe ai nuk e lejonte, kjo ka bėrė qė ta vrasė me armėn e gjahut qė
mbanin nė shtėpi. Kumrie Sena ka vrarė mė 31 gusht tė vitit 1999 burrin
e saj Lavdoshin, 46 vjeē. Ngjarja ka ndodhur nė Levan tė Fierit, ku
pasi e ka kryer veprėn e rėndė penale, 39-vjeēarja Sena ėshtė arrestuar
menjėherė nga uniformat blu. Ajo e ka pranuar krimin, duke treguar
arsyen se pėrse e ka kryer. “Pėrveē se me keqtrajtonte dhe mė rrihte ēdo
natė, sepse vinte i dehur, ai nuk donte qė unė tė ndahesha nga ai. Kjo
situatė zgjati disa vite sa jeta mu kthye nė ferr dhe nuk durova mė,
pastaj e vrava”. Kėshtu ėshtė shprehur para uniformave blu Kumrie Sena.

Berat,
shtator 1999
Farie Jetolli nga frika e ndarjes nga bashkėshorti ka
arritur deri nė vrasjen e tij. Ngjarja ka ndodhur nė shtator tė vitit
1999, nė qytetin e njė mbi njė dritareve. Grindjet e fundit dhe
“kėrcėnimi” i bashkėshortit se do tė kėrkonte divorcin kanė rėnduar
gjendjen psikike tė 30-vjeēares nga Berati, e cila pasi ka pritur qė i
shoqi tė kthehej nė shtėpi ka marrė thikėn dhe mė pas e ka qėlluar nė
shpinė, duke e lėnė tė vdekur nė vend. Mė pas ajo plagos veten, por
dėrgimi nė spital nga fqinjėt i shpėton jetėn e 30-vjeēares.

Malėsi
e Madhe, 4 janar 2000
Lena Rrukaj, 32 vjeēe dhe Gazmend Ujkaj, 30
vjeē, tė dy banues nė fshatin Brojė tė komunės Kelmend nė Malėsi tė
Madhe, janė arrestuar pasi akuzohen pėr vrasjen nė bashkėpunim me
paramendim, tė bashkėshortit tė Lenės, Nikolin Rrukaj. Ngjarja ka
ndodhur 5 vjet para arrestimit tė tyre. Krimi i rėndė ishte zbuluar tri
ditė para prangosjes sė tyre, kur babai i Nikolin Rrukajt zbuloi trupin e
tė birit rastėsisht, tė groposur pranė themeleve tė shtėpisė sė tyre.
35-vjeēari Nikolin Rrukaj ishte shpallur i zhdukur qė prej datės 4 janar
tė vitit 2000, kur ishte vrarė nė banesė nga e shoqja Lena dhe
bashkėpunėtori Gazmend Ujkaj, i cili ishte i dashuri i saj.

Dibėr,
20 janar 2000
Ngacmimet e tepėrta tė bashkėfshatarit kanė detyruar
28-vjeēaren nga Bulqiza ta qėllojė pėr vdekje. Ngjarja ka ndodhur nė 20
janar tė vitit 2000. Manushaqe Roēi kishte shkuar tė merrte diēka pėr
bagėtitė, jo larg shtėpisė, kur para i del Selim Previzi, i cili e ka
tentuar ta pėrdhunojė. Ky veprim ka bėrė qė 28-vjeēarja tė marrė
automatikun dhe tė qėllojė me breshėri plumbash mbi bashkėfshatarin,
duke e lėnė tė vdekur nė vend. Mė pas nė vendngjarje ka shkuar policia
duke bėrė arrestimin e saj. Aktualisht ajo ndodhet nė qelitė e Burgut
325 nė Tiranė.

Tiranė, 3 prill 2000
Ishte e martuar prej pesė
vitesh dhe fryti i kėsaj dashurie ishte njė fėmijė. Por gjendja
ekonomike si dhe xhelozia e bashkėshortit kanė detyruar Esmeralda.M, nga
Tirana qė nė 3 prill tė vitit 2000 tė vrasė me thikė bashkėshortin e
saj. 20-vjeēarja tregon nė polici se i shoqi harxhonte tė gjitha paratė
duke pirė dhe se kohėt e fundit dyshonte se e tradhtonte. Kėshtu, nė
grindje e sipėr nėna e njė fėmije merr thikėn e bukės dhe qėllon pėr
vdekje bashkėshortin e saj 25-vjeēar.

Fier, 4 shtator 2000
Ferude
Bregu nga Peshtani i Fierit, nėnė e dy fėmijėve, nė bashkėpunim me tė
dashurin vret bashkėshortin e saj, Sali Bregu. Vihen nė pranga nga
policia, hetohen e nė pėrfundim i dashuri dėnohet, ndėrsa Ferudja del e
pafajshme. Mė pas ajo shkon nė Greqi, ku ishte me dokumente tė rregullta
qė nga viti 1997, por ndėrkohė ajo kėrkohet nga Interpoli pėr dy akuza,
pėr prostitucion dhe vrasjen e bashkėshortit. Pėr kėto vepra penale
Bregu arrestohet nė vendin fqinj, ku bėhet gjykimi nga ku merr njė
dėshmi pafajėsie. Por mė pas ekstradohet nė Shqipėri. Gjykata e Apelit e
dėnon me 20 vjet burg pėr prostitucion dhe vrasjen e bashkėshortit.
Aktualisht ajo vuan dėnimin nė burgun “Ali Demi” nė Tiranė.

Berat,
13 mars 2001
Fatime Xhafa, 62 vjeēe, vret nė gjendje tė dehur
bashkėshortin e saj, Meēan Xhafa, nė fshatin Pobrat tė Beratit. Motivi i
krimit ka qenė dhuna e ushtruar ndaj saj. Ngjarja ka ndodhur mė 13 mars
tė vitit 2001, ku pas sherrit qė kishte arritur kulmin, gruaja nė
gjendje depresioni ka goditur me sėpatė burrin e vet, duke e lėnė tė
vdekur nė vend. Por nuk e ka pėrfunduar me kaq krimin, pas vrasjes ajo
ka masakruar kufomėn e tė shoqit, duke i prerė duart dhe fytin. Pasi ka
bėrė gjithė kėtė, 62-vjeēarja ka lajmėruar me celular vėllanė e saj qė
jeton nė qytetin e Patosit dhe ky i fundit ka mbėrritur menjėherė nė
shtėpinė e sė motrės, nė Pobrat. Sapo ka mėsuar dhe parė masakrėn, sė
bashku me disa banorė tė lagjes ai ka lajmėruar policinė, e cila ka bėrė
edhe arrestimin e saj.

Tiranė, 3 maj 2001
Sapo ėshtė kthyer
nė shtėpi, Avdi Noka ėshtė zėnė me tė shoqen. Sipas prokurorisė, nė fund
tė konfliktit mė 3 maj tė vitit 2001, Dėshira Noka e ka qėlluar me njė
pistoletė “Beretta” tė shoqin, tė cilin e ka mbyllur nė banjė pėr dy
ditė. Gjatė kėsaj kohe, dy punėtorė kanė hapur njė gropė 2.2 metra tė
thellė, nė tė cilėn ėshtė hedhur kufoma e Avdi Nokės. Skena ėshtė parė
nga fėmijėt, tė cilėt kanė pasur frikė tė tregojnė pėr krimin gjatė pesė
viteve. Nė gropė ėshtė gjetur edhe kyēi me tė cilin Dėshira Noka e
kishte mbyllur derėn e ambientit, ku kishte fshehur kufomėn e tė shoqit,
nė mėnyrė qė fėmijėt tė mos mėsonin pėr krimin. Ajo arrestohet gjashtė
vite pas krimit, e aktualisht vuan dėnimin nė Burgun 325 nė Tiranė.

Tropojė,
7 korrik 2001
Kimete Bala nga fshati Dushaj i Tropojės ka vrarė
bashkėshortin dhe e ka varrosur nė mal, duke iu thėnė tė afėrmve qė ai
ishte larguar jashtė shtetit, po nuk kishte pasur asnjė lidhje me tė.
Ajo e ka deklaruar tė zhdukur 45-vjeēarin Bajram Bala, ndėrkohė qė e
kishte vrarė vetė. Dyshimet e para i kanė lindur vėllait tė Bardhokut, i
cili ka dalė pėr gjah nė pyll dhe qeni i tij vraponte gjithmonė drejt
njė vendi tė njėjtė, deri sa njė ditė kishte zbuluar njė kufomė
krejtėsisht tė dekompozuar. Ai ka arritur ta identifikojė vėllanė e vet
nga rrobat qė kishte veshur dhe i ėshtė drejtuar menjėherė policisė.
Ngjarja ka ndodhur nė Dushaj tė Tropojės, mė 7 korrik tė vitit 2001 dhe
policia ka arrestuar pėr kėtė ngjarje 40-vjeēaren Kimete Bala, e cila mė
pas e ka pranuar veprėn qė kishte kryer.

Tiranė, Gusht 2001
Ēdo
natė duhet tė duronte goditjet e bashkėshortit, i cili vinte I dehur.
Ēdo natė do tė dėgjonte kėrcėnimet e tij, deri nė gisht tė vitit 2001,
kur Erjola H. nga Burreli, por me banim nė Tiranė do ta qėllonte pėr
vdekje bashkėshortin e saj. Kishin tre vjet qė ishin martuar, por gjatė
kėtyre viteve 26-vjeēarja kishte duruar vetėm keqtrajtimin e
kryefamiljarit. Sipas policisė nė gjaknxehtėsi e sipėr Erjola ka qėlluar
mbi burrin duke e lėnė tė vdekur nė vend. Mė pas ka lajmėruar policinė
duke treguar edhe ngjarjen si dhe motivin qė e kishte detyruar tė
kryente kėtė krim.

Tiranė, 14 prill 2002
Luljeta Rama, 50
vjeē, vret me ēifte bashkėshortin e saj, Muhamet Rama. Ngjarja ka
ndodhur mė 14 prill tė vitit 2002, ku pėr tė shpėtuar djalin e saj, i
cili ėshtė kėrcėnuar nga i ati pasi i kishte vjedhur 30 mijė lekė tė
vjetra, ajo qėllon pėr vdekje burrin. Menjėherė nė vendngjarje shkojnė
forcat e policisė sė kryeqytetit, tė cilat pasi bėnė kėqyrjen e vendit
tė ngjarjes, arrestojnė edhe 50-vjeēaren. Kjo e fundit akuzohet pėr
veprėn penale tė vrasjes.

Vlorė, 15 korrik 2002
Entela.L nga
Vlora ka shkuar nė shtėpinė e saj dhe teksa ka hapur derėn ka gjetur
bashkėshortin e saj sė bashku me tė dashurėn. Kjo skenė ka bėrė qė
23-vjeēarja, nėnė e njė foshnje tė sapolindur, nė 15 korrik tė vitit
2002 tė marrė pistoletėn pėr tė qėlluar burrin e saj. Menjėherė nė
vendngjarje ka shkuar policia e qytetit bregdetar, e cila ka prangosur
Entelėn. Sipas policisė, nė komisariat ėshtė shoqėruar dhe vajza qė
ishte me viktimėn pėr tė bėrė zbardhjen e kėsaj ngjarjeje.

Tiranė,
5 tetor 2002
Gruaja qėllon pėr vdekje burrin e saj L.C, sepse ky e
keqtrajtonte. Ngjarja ka ndodhur nė datėn 5 tetor tė vitit 2002 nė
Tiranė. Marie.C pas grindjeve qė ka pasur me tė shoqin, ka marrė
automatikun dhe nuk ka nguruar qė tė qėllojė mbi bashkėshortin e saj,
babanė e dy fėmijėve. Nė polici 30-vjeēarja ka pohuar se ai e
keqtrajtonte dhe ky ka qenė edhe motivi qė ka ēuar atė tė vrasė
bashkėshortin e saj.

Devoll, 20 nėntor 2002
Marie Nallbati
nga Vishovica e Devollit ka vrarė bashkėshortin e saj. Sipas policisė
mėsohet se, ajo e ka ekzekutuar burrin e saj 47-vjeēar me sėpatė.
Ngjarja e ndodhur mė 20 nėntor tė vitit 2002, ka si shkak grindjet e
shpeshta nė familje dhe duke qenė se ajo vuante nga probleme mendore ka
arritur tė kryejė edhe krimin makabėr. Mė pas 47-vjeēarja ėshtė
arrestuar nga policia e Devollit me akuzėn e vrasjes.

Fushė-Krujė,
16 qershor 2003
Mimoza Shota ekzekutoi me dy plumba pistolete, nė
tregun e Fushė-Krujės, tė dashurin e saj 27-vjeēar, Shkėlqim Shima.
Ngjarja ka ndodhur nė mesditėn e datės 16 qershor tė vitit 2003, sepse
sipas saj e kėrcėnoi pėr tė abortuar. Shota nė njė distancė shumė tė
afėrt nuk ka nguruar t’i drejtojė pistoletėn “TT” tė dashurit tė saj si
dhe babait tė foshnjės qė mbante nė bark, duke e shkrehur dy herė atė
mbi trupin e Shkėlqimit. Distanca e vogėl ka bėrė qė mbi Shkėlqimin tė
shkaktohen plagė tė rėnda, duke shkaktuar mė pas edhe vdekjen e tij. Nė
vendngjarje kanė shkuar forcat e policisė sė Fushė-Krujės qė kanė bėrė
tė mundur edhe arrestimin e 27-vjeēares, e cila aktualisht ndodhet nė
Burgun 325 tė Tiranės.

Shkodėr, 23 qershor 2003
Lumnije Lumaj
ėshtė arrestuar nga policia pasi akuzohet se ka vrarė bashkėshortin e
saj, Shaqir Lumaj. Ngjarja ka ndodhur nė fshatin Postribė tė Shkodrės,
mė 23 qershor tė vitit 2003. Gruaja 19-vjeēare ka pranuar krimin pas
arrestimit. Sipas policisė, vrasja fillimisht ishte mbuluar nga misteri,
pasi autorja ishte munduar tė fshihte gjurmėt, madje kishte krijuar
edhe njė alibi. Familjarėt kishin dhėnė alarmin se Shaqir Lumaj ishte
vetėvrarė me armėn qė mbante nė stanin e bagėtive. Por hetimi i
uniformave blu ka bėrė tė mundur identifikimin e autores, e cila ishte
bashkėshortja e viktimės.

Shkodėr, 26 korrik 2003
Nuk i ka
duruar zėnkat dhe keqtrajtimet qė i bėnte i shoqi dhe nuk ka nguruar ta
ekzekutojė. Ngjarja ka ndodhur nė datėn 26 korrik tė vitit 2003 nė
Shkodėr. 38-vjeēarja Drande Tavosja, pas grindjeve tė njėpasnjėshme qė
ka pasur me bashkėshortin e saj, Gjergj Tavosjen, 48 vjeē, ka mundur qė
tė vrasė atė. Menjėherė nė vendngjarje kanė shkuar forcat e policisė sė
qytetit verior, tė cilat pasi kanė bėrė verifikimet e duhura kanė vėnė
nė pranga 38-vjeēaren.

Tropojė, 30 shtator 2003
Vret pa
dashje bashkėshortin, hidhet nė lumė dhe mbytet. Njė 27-vjeēare nga
Dragobia e Tropojės, duke pastruar armėn e tė shoqit e ka vrarė atė me
njė plumb nė zemėr dhe mė pas ėshtė hedhur nė lumin e Valbonės, duke
vrarė edhe veten. Ngjarja mėsohet se ka ndodhur mė 30 shtator 2003, kur
ēifti kishin 5 vjet qė ishin martuar. 27-vjeēarja i ka lėnė njė letėr
vjehrrės sė saj, ku i shkruante qė pa dashje i kishte vrarė tė birin,
pra bashkėshortin e saj dhe nga ky fakt kishte vendosur tė mos jetonte
mė. Mė pas ajo ėshtė hedhur nė lumė dhe trupi i saj i pajetė ėshtė
gjetur vetėm pas njė jave e gjysmė nė lumin Drin.

Kukės, 12
tetor 2003
Vret bashkėshortin, pasi ai tentoi tė vriste djalin
15-vjeēar. Ngjarja ka ndodhur nė qytetin e Kukėsit, mė datė 12 tetor tė
vitit 2003, ku 45-vjeēarja, Mrika.R, ka qėlluar prapa koke me hekur tė
shoqin. Sipas policisė, ditėt e fundit kryefamiljari rrihte djalin e tij
tė vetėm, pasi ky i kėrkonte para. Gjendja e dobėt ekonomike bėri qė nė
grindje e sipėr me fėmijėn, 45-vjeēarja tė qėllojė pėr vdekje burrin,
pėr tė shpėtuar nga duart e tij adoleshentin. Mė pas ajo shoqėrohet nė
polici.

Lezhė, 24 dhjetor 2003
“Nuk desha ta bėja, por kisha
frikė mos mė vriste, sepse mė keqtrajtonte ēdo ditė para dhe mbas buke”,
ėshtė shprehur Dilore Kukaj gjatė marrjes nė pyetje pėr vrasjen e
bashkėshortit tė saj. Ngjarja ka ndodhur mė 24 dhjetor 2003, nė fshatin
Krajm tė Lezhės, ndėrsa 24-vjeēarja Kukaj u arrestua pak momente pas
krimit. Nėna e tri vajzave, ku mė e madhja ishte vetėm 6 vjeē, nuk ka
nguruar tė ekzekutojė burrin e saj, Marjan Kukaj, 32-vjeē, pas
keqtrajtimeve tė pėrditshme.

Vlorė, 30 dhjetor 2003
Afėrdita
Lila, 42 vjeēe, ekzekuton tė shoqin pasi kishte harxhuar tė gjitha
paratė me tė cilat do tė festonin Vitin e Ri. Ngjarja ka ndodhur nė
datėn 30 dhjetor tė vitit 2003 nė qytetin e Vlorės. Bashkėshorti i
42-vjeēares pasi kishe harxhuar tė gjitha paratė qė ishin planifikuar
pėr Vitin e Ri rikthehet nė shtėpi. Ky veprim ka bėrė qė Afėrdita Lila
tė qėllojė pėr vdekje bashkėshortin e saj. Mė pas policia arreston
42-vjeēaren me akuzėn e vrasjes.

Dibėr, 2 shkurt 2004
Nėnė e
bijė vrasin me mjete tė forta bashkėshortin e babanė, Murat Manjani. Mė
datė 09 shkurt tė vitit 2004, rreth orės 18:00, policia ndaloi Pranvera
Manjanin, 48 vjeēe dhe Sonila Manjanin, 18 vjeēe, banuese nė Homesh,
Dibėr. Nėnė e bijė nė bashkėpunim me njėra-tjetrėn kanė vrarė me mjete
tė forta bashkėshortin dhe babanė, Murat Manjani, 55 vjeē. Tė
arrestuarat kanė treguar para policisė se kryefamiljari dehej ēdo ditė
duke harxhuar ato tė ardhura tė pakta qė kishin.

Kavajė, 15
korrik 2004
Dylbere Zhukri, 43 vjeē, qėllon me armė bashkėshortin e
saj, Said Zhukri, 44 vjeē. Sipas policisė, pista kryesore e hetimit
ėshtė motivi i xhelozisė. Ngjarja ka ndodhur nė datėn 15 korrik tė vitit
2004 nė Kavajė. 43-vjeēarja Dylbere Zhukri, pasi ka marrė armėn qė
ndodhej nė shtėpi ka qėlluar pėr vdekje bashkėshortin e saj. Policia
pohon se xhelozia e 43-vjeēares ka qenė shkaku kryesor i kėtij krimi.
Mėsohet gjithashtu, se vrasja ka ndodhur nė tronditje tė rėndė psikike.

Dibėr,
30 korrik 2004
Njė 30-vjeēare ėshtė arrestuar nė Dibėr, pasi
akuzohet se ka ekzekutuar bashkėshortin e saj. Ngjarja ka ndodhur mė 30
korrik tė vitit 2004. Manushaqe Topuzi masakron nga mjete tė mprehta, me
sėpatė, burrin e saj Mina Topuzin. Sipas policisė, nė cilėsinė e provės
materiale, bashkė me ndalimin e Manushaqes u bė edhe bllokimi i njė
sėpate, me tė cilėn ishte kryer vrasja makabre. Mė pas 30-vjeēarja ėshtė
shoqėruar nė qelitė e paraburgimit.

Tiranė, gusht 2004
Pranvera
Haxholli nga Tirana helmon me bar miu bashkėshortin. Ka shtruar drekėn
si herėt e tjera, por nė ndryshim nė gjellėn qė do tė hante
bashkėshorti, kishte hedhur bar miu. Helmi vdekjeprurės ka bėrė qė pas
disa minutash kryefamiljari tė ndihej keq dhe tė dėrgohet urgjentisht nė
spital ku gjen edhe vdekjen. Ngjarja ka ndodhur nė gusht tė vitit 2004,
ku Pranvera pėr tė shkuar me tė dashurin e saj helmon burrin. Por krimi
qėndron i fshehur pėr njė muaj, pasi pėrfundimi i ekspertizės tregon se
kryefamiljari ishte helmuar duke hedhur dyshimet te bashkėshortja.
Policia pas grumbullimit tė provave arreston Haxhillin.

Tiranė,
14 nėntor 2004
Helmon burrin me helm nė gjellė dhe e fsheh krimin pėr
gjashtė muaj me radhė. Ngjarja e pazakontė ka ndodhur nė fshatin
Pezė-Helmes, nė periferi tė Tiranės. Burime nga policia bėnė tė ditur
se, Vera Qevani ka helmuar bashkėshortin Ferit Qevani, duke i hedhur
helm nė gjellė, i cili gjeti vdekjen nė spital. Ajo ėshtė arrestuar
gjashtė muaj pas vrasjes. Rreth njė javė para arrestimit, pas njė
grindjeje banale me djalin 15-vjeēar, i thotė se do ta pėsonte njėsoj si
babai i tij. I irrituar nga kjo thėnie e mamasė, djali i tregon tė
gjithė bisedėn xhaxhait. Ndėrsa ky i fundit shkon nė komisariat dhe
realizon njė denoncim ndaj kunatės pėr vrasjen e vėllait tė tij.

Tiranė,
1 shkurt 2005
Njė 37-vjeēare nga Tirana vret me thikė burrin e saj
63-vjeēar. Sipas policisė sė kryeqytetit mėsohet se, motivi kryesor i
kėtij krimi kanė qenė grindjet e shpeshta qė kanė qenė mes tyre.
Diferenca e moshės mes burrit dhe gruas ka qenė nismėtari i zėnkave tė
pėrditshme tė ēiftit. Kjo ka bėrė qė 37-vjeēarja nė datėn 1 shkurt tė
vitit 2005 tė marrė thikėn e bukės e tė qėllojė pėr vdekje tė moshuarin.
Mė pas policia bėri arrestimin e saj.

Kavajė, 2 shkurt 2005
I
janė errur sytė kur ka parė bashkėshortin me tė dashurėn e tij nė
shtėpinė e tyre dhe nė kėto kushte e ka ekzekutuar me ēifte. Krimi
ndodhi nė familjen Zhupi, nė Momėl tė Kavajės, mė 2 shkurt tė vitit
2005. Dylbere Zhupi, 42 vjeē, nėnė e 3 vajzave, ka ekzekutuar brenda nė
shtėpi burrin e saj 47-vjeēar, Siat Zhupi. Mė pas ajo ka njoftuar
policinė pėr atė qė ka bėrė dhe nuk ėshtė larguar nga vendngjarja. Sipas
policisė, gruaja po kthehej nga njė vizitė me tri vajzat e tij kur ka
gjetur tė shoqin me tė dashurėn 23-vjeēare, banore e tė njėjtit fshat.

Selanik,
7 mars 2005
Njė shqiptare 24-vjeēare ka vrarė pėr motive xhelozie
ish-tė dashurin grek. Ngjarja ka ndodhur nė 7 mars tė vitit 2005, kur
24-vjeēarja Anastasi Sotiri ka vrarė pėr konflikte 45-vjeēarin grek
Jorgos Juanidis. 24-vjeēarja jetonte dhe punonte nė Selanik, ku dhe
dashurohet me 45-vjeēarin. Kjo lidhje ka zgjatur pėr disa vite, por
ėshtė shoqėruar me shumė kontradikta qė ēuan nė ndarjen e ēiftit. Por,
edhe pas ndarjes, vajza shqiptare vazhdonte tė ushqente ndjenja pėr tė
ish-tė dashurin dhe duke mos arritur tė pėrtypė njė tjetėr lidhje qė ai
kishte krijuar, e ekzekuton me tre plumba pistolete.

Korēė, 9
prill 2005
Ditera Ēinolli, 49 vjeē, ėshtė arrestuar nga uniformat blu
tė Korēės pasi akuzohej se kishte helmuar tė shoqin me fostoksinė.
Bashkėshorti i 49-vjeēares, Tefik Ēinolli, ka shkuar nė spitalin e
Korēės nė gjendje shumė tė rėndė, duke menduar se ishte helmuar me
ndonjė ushqim, por vetėm disa orė mė pas ai ka vdekur. Fill pas vdekjes
sė tij kanė filluar hetimet dhe mė 10 prill 2005 ėshtė arrestuar
bashkėshortja e tij. Ngjarja ka ndodhur nė fshatin Kuē i Zi tė Korēės,
ku 49-vjeēarja Ēinolli pas njė grindjeje qė ka pasur nė mbrėmje me
bashkėshortin, dyshohet se e ka vrarė atė. Ajo i ka hedhur helmin nė
gjellė dhe i ka dhėnė fund jetės sė burrit tė saj.

Burrel, 30 maj
2005
Mahmut Kadiu ėshtė vrarė nga komshija e tij, pasi ka tentuar ta
pėrdhunojė. Ngjarja ka ndodhur nė datėn 30 maj tė vitit 2005, nė
fshatin Gurrė e Madhe nė Burrel. Duke qenė se gruaja e shtėpisė ishte e
vetme, futja nė shtėpinė e saj nuk ka qenė njė problem. Por me
rezistencėn e Zalires Xhafės ai ishte ndeshur edhe dy herė tė tjera.
Pasi ėshtė futur nė banesėn e saj, mėsohet se e ka kapur me forcė dhe
ėshtė pėrpjekur qė tė kryejė marrėdhėnie seksuale me tė. Nė pėrleshje e
sipėr, Zalirja ka rrėmbyer njė automatik qė mbante nė shtėpi dhe e ka
derdhur tė gjithė karikatorin nė drejtim tė tij.

Berat, 2
qershor 2005
Gruaja vret me thikė pas shpine burrin e saj. Ngjarja
ndodhi nė familjen Bazonja, nė Berat, mė 2 qershor tė vitit 2005.
37-vjeēarja Elvira Bazonja, pas njė grindjeje tė radhės me bashkėshortin
e saj, Rakip Bazonja, 63 vjeē, e ka goditur kėtė tė fundit me thikė pas
shpine, duke e lėnė tė vdekur nė vend. Autorja e krimit ka thėnė se
grindej pothuajse ēdo ditė me bashkėshortin e saj, pasi ai e
keqtrajtonte. “Mė keqtrajtonte mua dhe fėmijėn, si dhe largohej nga
shtėpia shpeshherė dhe nuk na linte lekė pėr tė blerė ushqime. Ka shkuar
nė gjykatė pėr tė kėrkuar divorcin, pasi dyshonte se unė e tradhtoja”,
mėsohet tė ketė thėnė gruaja.

Elbasan, 28 korrik 2005
Majlinda
Shuaipi, 50-vjeē, vret tė shoqin me sėpatė. Sipas policisė, ajo ishte e
sėmurė psikike. Ngjarja ka ndodhur nė datėn 28 korrik tė vitit 2005 nė
Elbasan. Policia pohon se, mėnyra e vrasjes sė 54-vjeēarit Dervish
Shuaipi tregon se ėshtė kryer nga njė person me kriza tė forta nervore.
Mė pas gruaja 50-vjeēare ėshtė arrestuar disa orė pas krimit dhe ėshtė
dėrguar menjėherė nė spitalin psikiatrik tė qytetit tė Elbasanit, ku do
t’i nėnshtrohet kurimit, nė tė njėjtėn kohė qė do tė hetohet pėr
zbardhjen e rrethanave tė kryerjes sė krimit.

Vlorė, 2 shtator
2005
Njė 49-vjeēare nga qyteti i Vlorės ka vrarė bashkėshortin e saj
gjatė natės sė 2 shtatorit tė vitit 2005 nė rrethana qė janė zbardhur
pjesėrisht nga policia. Elisabeta Gjoka qėlloi me mjete tė forta duke i
shkaktuar vdekjen bashkėshortin e saj, Vasil Gjoka, nė banesėn e tyre nė
lagjen “24 Maji” nė Vlorė. Sipas policisė, autorja e dyshuar mendohet
ta ketė kryer krimin nė kushtet e njė depresioni tė thellė. Ajo ishte me
probleme mendore dhe pėr kėtė ishte kuruar nė spitalin neuropsikiatrik
tė qytetit.

Kurbin, 12 tetor 2005
Dava Laska ėshtė arrestuar
nė sallėn e gjyqit, pas pėrfundimit tė dėshmisė sė saj pėr vrasjen e
bashkėshortit mė 12 tetor tė vitit 2005 nė Kurbin. Dėshmia e rreme si
dhe dyshimi pėr vrasjen e burrit tė saj, Fran Laska, ka bėrė tė mundur
arrestimin. Sipas policisė, Fran Laska u gjet i vrarė e i djegur dhe mė
pas hedhur nė njė kanal, nė fshatin Adriatik tė Kurbinit. Hetimet e
policisė kanė zbardhur vrasjen e Laskės, duke dėrguar nė qeli
bashkėshorten e tij, Dava.

Librazhd, 4 nėntor 2005
Masakron
burrin se ishte xheloz. Edlira Lilaj, 26 vjeē, ka vrarė me sėpatė
bashkėshortin e saj me tė cilin kishte vetėm njė vit martesė, pasi ai
ishte shumė xheloz. Ngjarja ka ndodhur nė njė fshat tė Librazhdit, mė 4
nėntor 2005. Policia ka arritur tė arrestojė menjėherė 26-vjeēaren
Lilaj, e cila ka pohuar edhe para uniformave blu se e kishte vrarė
burrin nga xhelozia. Pas ekspertizave qė i janė kryer sė resė, nga
specialistėt mjeko-ligjor, ka rezultuar se ajo vuante nga sėmundje
nervore dhe nuk ishte mjekuar asnjėherė pėr kėtė gjė.

Lurė,
dhjetor 2005
Vret mė sėpatė bashkėshortin, babanė e 7 fėmijėve, mė i
madhi prej tė cilėve ishte 20 vjeē. Dilore Lushi, ka vrarė burrin e saj
pasi e keqtrajtonte vazhdimisht kur shkonte i dehur nė shtėpi. Ngjarja
ka ndodhur nė dhjetor tė vitit 2005, nė njė fshat tė Lurės. Pasi e ka
masakruar me sėpatė, Halim Lushin, ajo ėshtė arrestuar nga uniformat
blu, si dhe ka pranuar veprėn qė sapo kishte kryer, duke e justifikuar
me veprimet qė bėnte ai kur shkonte nė shtėpi.

Tiranė, 11 prill
2006
Grindjet e shpeshta me bashkėshortin kanė ēuar 37-vjeēaren nga
Tirana ta qėllojė pėr vdekje. Ngjarja ka ndodhur mė 11 prill tė vitit
2006, pėrballė Ministrisė sė Mbrojtjes nė kryeqytet. Afėrdita, 37 vjeēe,
teksa grindej duke ecur rrugės me tė shoqin moshatar, Pėllumbin, i
qėllon kėtij tė fundit me thikė nė shpatull. Ndėrsa mė pas, bashkėshorti
i saj Pėllumb Sula u dėrgua nė spital ku u kurua nga mjekėt, por vdiq
njė ditė mė vonė pasi plagėt ishin tė rėnda. Pėr kėtė vepėr penale
37-vjeēarja u dėnua me gjykim tė shkurtuar 8 vjet heqje lirie.

Berat,
2 tetor 2006
Lindita Shuka vret bashkėshortin e saj, Besnik Shuka,
teksa ai po flinte. Autorja e krimit deklaroi se e vrau burrin pasi
ushtronte dhunė ndaj saj. Sipas policisė, vrasja ėshtė kryer rreth orės
02:00 minuta tė mėngjesit tė datės 2 tetor 2006, nė hotel “Belinda” nė
Berat, pronė e Besnik Shukės. 35-vjeēarja, Lindita Shuka, nėnė e tre
fėmijėve, ėshtė ndaluar pėr vrasjen e kryer. Sipas policisė, Lindita e
ka qėlluar Besnik Shukėn me njė automatik “Skorpions”. Ajo e ka qėlluar
vetėm njė herė nė kokė, ndėrsa bashkėshorti i saj po flinte. Ndėrkohė,
rreth orės 04:00 tė mėngjesit Lindita ka bėrė njė telefonatė nė polici
dhe ka njoftuar pėr vrasjen.

Tiranė, 15 mars 2007
Mė 15 mars
tė kėtij viti, familja Pajana nė Baldushk tė Tiranės kishte mbaruar
darkėn dhe fėmijėt kishin dalė jashtė, pėrveē vajzės 13 vjeēe. Sapo
Aishja ngriti pjatat nga tavolina, nuk ngurroi tė rrėmbente njė copė dru
qė e mbanin nė shtėpi pėr bagėtinė. Goditjen e parė Hasan Pajana,
bashkėshorti i Aishes, e ka marrė prapa kokės dhe u shemb nė dyshemenė e
shtėpisė. Vajza 13 vjeēe afroi gomarin dhe trupi i pajetė u ngarkua pėr
t’u dėrguar nė kodrinėn qė ndodhej rreth 500 metra larg shtėpisė,
ndėrsa u hapėn fjalė qė Hasani kishte shkuar nė Greqi. Ka mjaftuar vetėm
njė muaj qė gruaja t’i tregojė policisė gjithė ngjarjen e mė pas tė
zbulojė kufomėn e Hasan Pajanės, tė cilėn e kishte groposur afėr
shtėpisė.

Tiranė, Gusht 2001
Ēdo natė duhet tė duronte
goditjet e bashkėshortit, i cili vinte I dehur. Ēdo natė do tė dėgjonte
kėrcėnimet e tij, deri nė gisht tė vitit 2001, kur Erjola H. nga
Burreli, por me banim nė Tiranė do ta qėllonte pėr vdekje bashkėshortin e
saj. Kishin tre vjet qė ishin martuar, por gjatė kėtyre viteve
26-vjeēarja kishte duruar vetėm keqtrajtimin e kryefamiljarit. Sipas
policisė nė gjaknxehtėsi e sipėr Erjola ka qėlluar mbi burrin duke e
lėnė tė vdekur nė vend. Mė pas ka lajmėruar policinė duke treguar edhe
ngjarjen si dhe motivin qė e kishte detyruar tė kryente kėtė krim.

Marre nga TiranaObserver
Morena
Morena
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 09/12/1911
Numri i postimeve Numri i postimeve : 30651
Vendndodhja Vendndodhja : Ne kolltukun e se tashmes, me shikim nga e ardhmja...
Hobi Hobi : Muzike,letersi.
Humor Humor : Shikoni dhe vlersoni...
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 05/11/2009
Falenderimet Falenderimet : 204

http://www.shoqeriajone.com/

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Historite dhe shkaqet! Empty Re: Historite dhe shkaqet!

Mesazh nga capkenja Wed Jun 23, 2010 8:29 pm

nje moment tjter do ta lexoj se nuk kam nerva tani...
capkenja
capkenja
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 14/06/1993
Numri i postimeve Numri i postimeve : 15046
Vendndodhja Vendndodhja : Ne boten e cudirave
Hobi Hobi : Studente...
Humor Humor : Sa per vete
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/12/2009
Falenderimet Falenderimet : 138

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Historite dhe shkaqet! Empty Re: Historite dhe shkaqet!

Mesazh nga Vizitor Wed Jan 23, 2013 3:23 pm

ehhh cudi se paska femra qe vrasin ne vendin tone

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Historite dhe shkaqet! Empty Re: Historite dhe shkaqet!

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi