♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shkaqet e kufrit (mosbesimit)

Shko poshtė

Shkaqet e kufrit (mosbesimit) Empty Shkaqet e kufrit (mosbesimit)

Mesazh nga Anglisht Wed Nov 13, 2013 10:44 pm

Shkaqet e kufrit (mosbesimit)

Ibn Kajjimi, rahimehullah, pėrmend dhjetė arsye qė shpijnė nė kufėr (mohim/mosbesim). Ato janė:

Arsyeja e parė: Arsyeja e parė ėshtė ajo qė hipokriti (munafiku) ka njohuri tė dobėt rreth asaj qė iu ėshtė publikuar nga e vėrteta.

Arsyeja e dytė:
Shpirtligėsia - Individi mund t’a njohė plotėsisht tė vėrtetėn, mirėpo ajo kushtėzohet me pastėrtinė e atij qė e pranon dhe qė ėshtė i flaktė pėr t’a pranuar pastrimin. Po qe se ai i cili e pranon tė vėrtetėn nuk ėshtė i pastėr, e as nuk pranon tė pastrohet, atėherė ky i ngjan tokės sė ngurtė nė tė cilėn nuk mund tė depėrtojė uji. Ėshtė e pamundur qė tė dalė diēka prej aty, pėr shkak se ajo tokė ėshtė e shėmtuar dhe nuk e pranon pastrimin. Atėherė kur zemra ėshtė e ashpėr dhe e ngurtė, madje edhe kur nuk e pranon pastrimin, e as nuk ndikojnė kėshillat nė tė, nė kėtė rast njeriut tė tillė nuk do t’i bėjė dobi asnjė dituri qė do tė mėsojė, pikėrisht sikurse toka e ngurtėsuar qė nuk do tė ofrojė bimė, edhe pse mbi tė bie shi dhe mbillen lloje tė ndryshme farėrash.
Nė lidhje me kėtė lloj tė njerėzve, Allahu i Lartmadhėruar ka thėnė: “Kundėr atyre, pėr tė cilėt ka pėrfunduar caktimi i Zotit tėnd, ata nuk besojnė. Edhe sikur t'u kishin paraqitur atyre ēdo lloj argumenti, ata nuk besojnė derisa tė shohin dėnimin e rėndė”. (Junus, 96-97)

Po ashtu, Allahu i Lartmadhėruar ka thėnė: “Edhe sikur Ne t'u zbritnim atyre engjėjt, t'u flitnin tė vdekurit, ata nuk kishin pėr tė besuar, vetėm po tė donte Allahu, por shumica e tyre nuk e dinė (se besimi ėshtė dhuratė nga Zoti)”. (el-En’am, 111)

Allahu i Lartmadhėruar ka thėnė: “Thuaj: "Vėshtroni me vėmendje (argumentet) nė qiej e nė tokė. Po argumentet dhe qortimet nuk i bėjnė dobi njė populli qė nuk beson”. (Junus, 101)

Shembujt e tillė janė tė shumtė nė Kur’an.

Atėherė kur zemra ėshtė e ngurtė, e ashpėr dhe e vrazhdė, dhe kur dituria nė tė nuk ndikon, por edhe atėherė kur ėshtė e sėmurė, pėrbuzėse dhe e dobėt, pa fuqi, forcė dhe pa vendosmėri tė diturisė tek ajo nuk do tė ketė ndikim.

Arsyeja e tretė:
Tė ekzistuarit e pengesės sė zemėrligėsisė ose mendjemadhėsisė - Kjo e pengoi Iblisin qė t’i pėrkulet urdhrit. Kjo ėshtė sėmundje e tė parėve dhe tė mėvonshmėve, pėrveēse kur Allahu mbron. Pėr atė shkak, besimi mungoi tek hebrenjtė tė cilėt e kishin parė tė Dėrguarin e Allahut (s.a.v.s.) dhe e kishin njohur besnikėrinė e profetėsisė sė tij. E njėjta gjė vlen edhe pėr tė tjerėt qė vepruan nė atė mėnyrė. Kjo e pengoi Abdullah ibėn Ubejjun qė tė besojė. Pėr kėtė arsye, besimi i mungoi edhe Ebu Xhehlit, por edhe idhujtarėve tė tjerė tė asaj kohe. Ata nuk dyshuan nė vėrtetėsinė e tė Dėrguarit s.a.v.s. dhe nė atė me tė cilėn erdhi, mirėpo mendjemadhėsia dhe zilia i ēoi nė kufėr (mohim). Pėr kėtė arsye, mungoi imani (besimi Islam) tek Ummejje dhe tė tjerėt si ai, e tė cilėt posedonin dituri pėr profetėsinė e Muhamedit s.a.v.s.

Arsyeja e katėrt:
Si e tillė, pengesa e udhėheqėsisė dhe sundimit nuk ėshtė smirėzi e as qė bėhet kryeneē nė aspektin e varėsisė ndaj tė vėrtetės - Mirėpo, varėsinė ndaj tė vėrtetės nuk mund t’ia bashkojė sundimit dhe udhėheqjes sė tij, prandaj i obligoi, siē ishte rasti me Herakliun dhe me sundimtarėt jobesimtarė si ai tė cilėt e dinin pėr vėrtetėsinė e priofetėsisė. Ata e pranuan me zemėr dhe donin qė tė hynin nė fenė e tij, por u frikėsuan pėr pushtetin e tyre. Kjo ėshtė sėmundje e poseduesve tė pushtetit dhe udhėheqėsisė. Janė tė paktė ata tė cilėt shpėtuan nga kjo sėmundje, pėrveē atyre qė i mbrojti Allahu. Kjo ėshtė sėmundje e Faraonit dhe ithtarėve tė tij, prandaj ata pohuan: “Dhe thanė: ‘Si t'u besojmė dy njerėzve qė janė si ne, kur populli i tyre ėshtė nė shėrbimin tonė’?” (el-Mu’minun, 47)

Ata refuzuan qė t’i besojnė dhe t’a pasojnė Musain dhe Harunin (alejhisselam), si dhe t’ju nėnshtrohen atyre pėrderisa ēifutėt ishin skllevėr. Pėr atė arsye, iu ėshtė thėnė Faraonit - atėherė kur dėshiroi t’a ndiqte Musain dhe t’a vėrtetonte misionin e tij (si pejgamber i Allahut) dhe atėherė kur nė lidhje me kėtė ēėshtje u konsultua me ministrin e tij Hamanin - i cili i tha: “Tani je zot i adhuruar, dhe do tė mbetesh skllav i cili do t’i adhurojė tė tjerėt”.

Arsyeja e pestė:
Pengesa nė ndjekjen e epsheve dhe pasurisė - Kjo ėndje e pengoi numrin mė tė madh tė ithtarėve tė Librit qė t’a besojnė profetėsinė e Muhamedit (s.a.v.s.) nga frika se bashkėvendėsit e tyre tė mos ua ndalojnė ushqimet dhe pasurinė qė ata ua jepnin. Kurejshitėt kishin njė metodė gjatė ndalimit tė njerėzve nga Rruga e drejtė, duke iu ofruar atyre atė pas sė cilės anonin mė sė tepėrmi. Atyre qė kryenin imoralitet dhe vepra tė ndryshme tė shėmtuara iu thonin: “Muhamedi e ndalon imoralitetin dhe pijet alkoolike”, kėshtu qė nė kėtė mėnyrė edhe poetin e verbėr e largonin nga Islami.

Arsyeja e gjashtė:
Dashuria ndaj familjes, tė afėrmve dhe ndaj fisit - Ndėr arsyet qė tė mos kalojnė nė Islam, shpeshherė paraqitet dashuria e lartpėrmendur, madje (njerėzit e tillė) konsiderojnė se nėse e ndjekin tė vėrtetėn dhe i kundėrvihen qėndrimit nė tė cilėn qėndrojnė tė afėrmit e tij, atėherė do t’a bojkotojnė. Ky ishte shkaku qė njė numėr i madh i njerėzve tė mbeten nė mosbesim (kufėr) sė bashku me popullin e vet.

Arsyeja e shtatė:
Dashuria ndaj vendbanimit dhe atdheut - Ekzistojnė njerėz tė tillė tek tė cilėt mbisundon ky lloj i dashurisė, edhe nėse ndjekja e tė Dėrguarit tė Allahut e detyron pėr t’a braktisė vendin e vet - edhe nėse aty nuk gjendet familja e tij, e as ndonjė i afėrm - e kėshtu tė shpėrngulet nė ndonjė vend tjetėr ku nuk do t’a kishte njohur askush. Njė dashuri e kėtillė shpeshherė bėhet shkak qė individėt tė qėndrojnė larg fesė Islame. Kjo do tė ishte pengesa kryesore pėr njerėzit e tillė qė tė mbeten jashtė fesė (Islame).

Arsyeja e tetė:
Ndėr arsyet qė disa grupe njerėzish tė qėndrojnė larg Islamit, ėshtė edhe botėkuptimi i gabuar se nėse ecet pas Islamit dhe tė Dėrguarit tė Allahut (s.a.v.s.), do tė ishte nėnēmim dhe minimizim i paraardhėsve tė tij. Ky mendim i gabuar e pengoi Ebu Talibin dhe tė tjerėt si ai qė tė mos e pranojnė Islamin. Pėr ta ishte shumė e rėndė qė tė dėshmojnė se paraardhėsit e tyre ishin femohues (kafirė) dhe paganė tė devijuar. Ata besonin se nėse e pranojnė Islamin dhe paraardhėsit e tyre do t’i shpallnin si tė marrė, atėherė kundėr tyre do tė vėrsulen tė tjerėt dhe do tė thonin ofendimet mė tė rėnda, mendim i cili ėshtė krejtėsisht i gabuar dhe kufėr (mosbesim). Prandaj, armiqtė e Allahut, gjatė momenteve para vdekjes sė Ebu Talibit, i thanė: “Vallė, a do t’a refuzosh fenė e Abdulmutalibit”? Fjalėn e fundit qė ua kishte thėnė, ishte ajo se do tė mbetet nė fenė e Abdulmutalibit.

Armiqtė e Allahut e kishin gjetur mėnyrėn se si t’a largojnė nga besimi Islam, sepse e kishin ditur se sa e kishte vlerėsuar Ebu Talibi babain e vet Abdulmutalibin, pasi pėrmes tij ai kishte fituar krenarinė dhe dinjitetin. Atėherė, si ėshtė e mundur tė pranohet njė ēėshtje nga e cila pason rrėnimi pėrfundimtar i dinjitetit dhe urrejtja kundėr babait tė tij?

Arsyeja e nėntė:
Mos hyrja nė Islam pėr shkak tė armiqve personalė tė cilėt e kishin pranuar tė Dėrguarin e Allahut (s.a.v.s.) qė mė herėt, dhe kėshtu i Dėrguari i Allahut i pranon dhe i afron pranė vetes - Ky akt i kishte penguar disa njerėz tė tjerė qė tė hyjnė nė Islam. Ndonjėri ka ndonjė armik dhe e urren vendin e tij, nuk e dėshiron tokėn nėpėr tė cilėn ecėn dhe vazhdimisht e kundėrshton atė. Pastaj e sheh se ky shkon pas tė Vėrtetės, e kėshtu armiqėsia ndaj tij e shpie qė tė qėndrojė kundėr tė Vėrtetės dhe tė mos bėhet ithtar i tė Vėrtetės, edhe pse ndėrmjet tij dhe tė tjerėve nuk ekziston armiqėsi. Kjo ndodhi tek hebrenjtė, pasi ata ishin kundėr ensarėve. Hebrenjtė ishin ata tė cilėt premtuan se sė shpejti do tė vijė njė i Dėrguar pas tė cilit ata (hebrenjtė) do tė shkojnė dhe do tė luftojnė me ta (me ensarėt e Medinės). Kur ensarėt e pranuan mė herėt Islamin, atėherė armiqėsia ndaj tyre i nxiti qė tė mbeten nė devijim (judaizėm) dhe nė mosbesim (kufėr).

Arsyeja e dhjetė:
Pengesa qė bėhet nga doket dhe traditat - Tradita mund tė pėrforcohet aq shumė, saqė do t’a tejkalonte edhe natyrshmėrinė. Prandaj ėshtė thėnė se tradita ėshtė natyra e dytė. Nėse njeriu edukohet nė frymėn e fjalėve tė mėdha dhe rritet me to qė nga fėmijėria, atėherė zemra dhe shpirti do t’i edukohen nė to, ashtu siē zhvillohen eshtrat dhe mishi i tij nė natyrshmėrinė e rėndomtė. Ai e shikon veten vetėm si pėrfaqėsues i atij mendimi, e mė pas i vjen dituria nė befasi e cila nga zemra e tij kėrkon qė t’a eliminojė dhe t’a largojė mendimin e tillė dhe tė qėndrojė nė vendin e tij. Pėr tė do tė ishte e rėndė njė ndryshim dhe njė eliminim i tillė.

Kjo arsye, edhe pse sipas domethėnies ėshtė mė e dobėta, mė shpesh i ndodh popujve dhe udhėheqėsve tė ideologjive dhe tė feve. Njė edukim tė tillė tradicional qė nga fėmijėria, nuk mund tė thuhet se e posedon shumica, por atė e posedojnė pothuajse tė gjithė njerėzit.
Anglisht
Anglisht
Fillestar
Fillestar

Gjinia Gjinia : Male
Numri i postimeve Numri i postimeve : 14
Vendndodhja Vendndodhja : On earth
Hobi Hobi : Leximi
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 13/01/2012
Falenderimet Falenderimet : 0

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shkaqet e kufrit (mosbesimit) Empty Shtyllat e kufrit (mosbesimit)

Mesazh nga Anglisht Wed Nov 13, 2013 10:45 pm

Shtyllat e kufrit (mosbesimit)

Shtyllat e kufrit (mosbesimit) janė katėr :

- Mendjemadhėsia

- Hasedi

- Zemėrimi

- Epshi.

Mendjemadhėsia pengon bindjen.

Hasedi pengon pranimin e kėshillės dhe shfrytėzimin e saj.

Zemėrimi pengon drejtėsinė.

Epshi pengon veēimin pėr adhurim.

Nėse shembet shtylla e kibrit (mendjemadhėsisė), atėherė robit i bėhet mė e lehtė bindja.

Nėse shembet shtylla e hasedit, atėherė robit i lehtėsohet pranimi i kėshillės dhe shfrytėzimi i saj. Nėse shembet shtylla e zemėrimit, atėherė i lehtėsohet drejtėsia dhe thjeshtėsia.

Nėse shembet shtylla e epshit, atėherė robit i lehtėsohet durimi, modestia dhe adhurimi.

Por, zhdukja e maleve nga vendi i tyre, ėshtė mė e lehtė sesa heqja e kėtyre katėr cilėsive nga ai qė ėshtė sprovuar me to, sidomos nėse kėto cilėsi janė bėrė pjesė dhe pronė e robit si dhe cilėsi tė qėndrueshme tė tij.

Me kėto cilėsi, robi nuk mund tė kryejė asnjė veprim nė rregull dhe nuk mund ta pastrojė veten. Sa herė qė ai mundohet tė kryejė njė veprim, ia prishin atė kėto katėr cilėsi.

Tė gjitha problemet lindin nga kėto katėr cilėsi, tė cilat kur marrin pushtetin nė zemėr, i tregojnė asaj tė gabuarėn pėr tė vėrtetė dhe tė vėrtetėn pėr tė gabuar, tė mirėn pėr tė keqe dhe tė keqen pėr tė mirė, i afrojnė asaj dynjanė dhe ia bėjnė tė largėt ahiretin.

Nėse mendon thellė nė kufrin e njerėzve, do ta gjesh atė tė rritur nga kėto cilėsi dhe pėr shkak tė tyre vjen edhe ndėshkimi, i cili ėshtė i fortė nėse kėto cilėsi janė tė forta dhe anasjelltas. Ai qė ia hap vetes kėto cilėsi, ka hapur dyert e sė keqes pėr tė tashmen dhe tė ardhmen, ndėrsa ai qė i pengon ato nga vetja, ka mbyllur dyert e sė keqes, sepse ato cilėsi pengojnė bindjen, sinqeritetin, teuben, pranimin e sė vėrtetės dhe tė kėshillės sė muslimanėve, thjeshtėsinė ndaj Allahut tė Lartėsuar dhe ndaj krijesave tė Tij.

Burimi i kėtyre katėr cilėsive ėshtė nė padijen e robit ndaj Zotit tė tij dhe nė padijen e tij ndaj vetes sė tij, sepse nėse njeriu njeh Zotin e tij me cilėsitė e pėrsosjes dhe tė bukurisė, gjithashtu njeh veten me mangėsitė e tė metat e tij, ai nuk tregohet mendjemadh, nuk zemėrohet dhe nuk ka hased askėnd pėr atė qė i ka dhėnė Allahu i Lartėsuar.

Vėrtetė, hasedi ėshtė njė lloj armiqėsie me Allahun e Lartėsuar, sepse robi urren begatinė e Allahut tė Lartėsuar mbi robin e Tij, ndėrkohė qė Allahu i Lartėsuar e ka dashur njė gjė tė tillė (begatinė mbi robin e Tij) dhe dėshiron qė t’i largohet atij ajo begati, ndėrkohė qė Allahu i Lartėsuar nuk e do njė gjė tė tillė (largimin e begatisė). Kėshtu qė, robi bėhet kundėrshtar i Allahut tė Lartėsuar nė caktimin e Tij, dashurinė dhe nderimin e Tij dhe pikėrisht pėr kėtė Iblisi u bė armik i Allahut tė Lartėsuar, sepse mėkati i tij erdhi nga kibri dhe hasedi.

Heqja e kėtyre dy cilėsive arrihet me njohjen e Allahut tė Lartėsuar me njėsimin e Tij, me tė qenit i kėnaqur me Tė dhe me afrim tek Ai.

Ndėrsa, heqja e cilėsisė sė zemėrimit arrihet me njohjen e vetes, duke e mėsuar se ajo nuk e meriton tė zemėrohesh dhe tė hakmerresh pėr tė, sepse nėse ndodh kjo, atėherė i ėshtė dhėnė vetes njė preferencė mbi Krijuesin e saj, duke u zemėruar e kėnaqur pėr tė (pėr veten).

Mė e fuqishmja nė largimin e kėtij problemi ėshtė ajo qė tė ambientohet vetja me atė qė :

Tė zemėrohet pėr hir tė Allahut tė Lartėsuar dhe tė kėnaqet pėr hir tė Tij, sepse sa herė qė mbillet tek vetja diēka nga zemėrimi dhe kėnaqėsia pėr hir tė Allahut tė Lartėsuar del nga ajo diēka nga kėto cilėsi, tė cilat janė formuar pėr tė (pėr veten) dhe anasjelltas.

Ndėrsa, pėrsa i pėrket epshit, ilaēi i tij ėshtė dija e shėndoshė dhe njohja e asaj qė plotėsimi i kėnaqėsive tė vetes ėshtė nga shkaqet mė tė mėdha qė ia privojnė vetes kėnaqėsitė, sepse sa herė qė ua hap derėn kėnaqėsive, aq mė shumė e zgjeron privimin e vetes nga kėnaqėsitė dhe sa herė qė ua mbyll derėn kėnaqėsive, aq mė shumė e ēon veten drejt kėnaqėsive.

Zemėrimi ėshtė si luani, nėse pronari i tij e lė tė lirė, atėherė ai fillon ta hajė.

Epshi ėshtė si zjarri, kur ndizet fillon ta djegė atė qė e ndez.

Hasedi ėshtė nė pozicionin e asaj qė tė armiqėsosh atė qė ėshtė mė i fuqishėm se ti.
Anglisht
Anglisht
Fillestar
Fillestar

Gjinia Gjinia : Male
Numri i postimeve Numri i postimeve : 14
Vendndodhja Vendndodhja : On earth
Hobi Hobi : Leximi
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 13/01/2012
Falenderimet Falenderimet : 0

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi