♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ligjėratė islame nė kishė

Shko poshtė

Ligjėratė islame nė kishė Empty Ligjėratė islame nė kishė

Mesazh nga KACURRELSA Sat Sep 13, 2008 10:06 am

Ligjėratė islame nė kishė
Me datėn 20.06.08 kam qenė i thirrur nė kishėn e sektit tė krishterė \"Johannische Kirche\" qė tė mbaja njė ligjėratė rreth principeve tė islamit.
E mėrkurė, 02 Korrik 2008 17:16
Thirrjes iu pėrgjigja me kėnaqėsi dhe pėr elaborim nga tė pranishmit kam marrė reagime mjaft pozitive. Pėr tė Dėrguarin e Allahut Muhammedin a.s. thuhet se njerėzve ju ka folur nė mėnyrėn qė tė gjithė e kanė kuptuar dhe ėshtė gabim i madh qė njerėzit tė ngarkohen me monologje shumė tė gjata sepse ėshtė e ditur se edhe nė rastet mė ideale koncentrimi zgjat 40 minuta. Ligjėratėn e mbajta me anė tė prezentimit nė power point, tė cilėn e kufizova nė gjithėsejt 4 faqe, ndėrsa kėtė ndihmesė teknike e zgjodha pėr arsyen se informata mbetet nė kujtesė mė shumė nėse audio inputi (vetė dersi) tek dėgjuesit shoqėrohet me shqisa vizuele (sytė).

Nė ligjėratė morrėn pjesė rreth pesėdhjetė anėtarė tė kishės. Pasi qė prifti mė prezantoi, tė gjithė u ngritėn nė kėmbė dhe filluan tė recitojnė „Ati ynė\". Situata u bė mjaft bizare sepse unė isha i kthyer kah ata, pėrderisa ata e thonin lutjen. Pasi qė e pėrfunduan fillova me dersin, nė tė cilin qėllimisht dhe pėr arsye relaksimi spostoja `off topice\' tė lehtė tė cilat shumė suksesshėm e plotėsuan qėllimin e vet.

„Tė nderuar zonja dhe zoterinjė, jam i gėzuar qė sonte jam i thirrur nė hapėsirat e kishės suaj qė tė ju drejtohem me njė ligjėratė rreth fondamenteve tė islamit. Ligjėrata nuk do tė jetė mė e gjatė se 40 minuta, sepse e dijmė se kur njeriu merr informata pėr ndonjė gjė tė re, ėshtė e vėshtirė qė tė gjitha tė mund t\'i analizojė. Pėr kėtė shkak ligjėrata ime nuk do tė jetė e gjerė- do t\'i pėrmend vetėm gjėrat themelore tė islamit. Ajo nuk do tė jetė as e thellė- nuk dua tė ju rėndoj me ēėshtje teologjike, e as qė do tė jetė e gjatė sepse ndeshja Kroacia – Turqia fillon pėr nja 45 minuta dhe kjo ėshtė arsye shtesė qė tė nxitoj sepse e di se dashamirėt e futbollit nė fund tė ligjėratės nuk do tė mė dėgjojnė (tė qeshura nė publik).

Kur tė na tregojnė diqka tė re atėherė automatikisht nė kokat tona provojmė tė gjejmė paralele me atė qė e njohim nė mėnyrė qė informatat e reja ti kuptojmė mė mirė. Kėshtu qė do tė pėrpiqem- aty ku ėshtė e mundur- tė shfrytėzj vokabular dhe pamje nga rrethi i kulturės krishtere- oksidentale. Shumė gjėra qė do tė dėgjoni do tė ju jenė tė njohura nga Bibla, poashtu do tė ju tregojė dallimet ndėrmjet krishterimit dhe islamit pėr tė kuptuar mė mirė pozicionin islam nė gjėrat e pėrcaktuara.

Mėsimet qendrore tė islamit, nė tė cilat do tė koncentrohem, ndahen nė dy grupe: nė besimin me zemėr, i cili i ėshtė i njohur vetėm personit pėrkatės dhe Allahut. Dhe veprat qė kryhen me trup tė cilat rezultojnė nga postulatet nė tė cilat personi i caktuar ka besuar duke u bėrė me kėtė musliman.

Nė kategorinė e parė hyjnė gjashtė kushtet e besimit dhe ato janė:

Besimi ne Zotin njė.
Besimi i engjejve (Melaikeve) tė Zotit.
Besimi ne Librat e Zotit.
Besimi ne profetet e Zotit.
Besimi ne ditėn e Gjykimit.
Besimi ne vendimin dhe caktimin e Zotit (Kaderin).

Nė kategorinė e dytė tė mesimeve themelore tė islamit hyjnė veprimet e ato janė pesė kushtet e islamit:

Shqiptimi i deshmise se nuk ka tė adhuruar tjeter me tė drejte pervec Allahut dhe se Muhammadi ėshtė i derguari i Tij.
Falja e namazit.
Dhenja e zekatit (Lemoshe e caktuar obligative pėr besimtarin)
Agjerimi i muajit tė Ramadanit.
Vizita e shtepise se shenjte Kabas. ( pėr ate qe ka mundesi ta kryej kete obligim).


Pasi qė i elaborova kushtet e besimit dhe kushtet e islamit mė zgjerimisht iu drejtova masės.
Tė nderuar dėgjues, ju falenderoj pėr vėmendjen e juaj. Ligjėrata ka zgjatė mė pak se qė ju paralajmėrova. Nėse keni pyetje- lirisht parashtroni- ndėrsa unė sipas mundėsive tė mia do tė mundohem tė ju jap pėrgjigjet e duhura.

Pyetje: „Si e sheh islami kurorėzimin ndėrmjet muslimanėve dhe jomuslimanėve\"?
Pėrgjigje: \"Nė dallim prej jomuslimanėve tjerė, tė krishterėt dhe ēifutėt kanė privilegje tė caktuara. Kėshtu nė Kur\'an thuhet se muslimanit mashkull i lejohet qė ta martoj njė pjesėtare tė ndershme nga njerėzit e Librit (kėtu mendohet nė tė krishterė dhe ēifutė). Rasti i kundėrt nuk ėshtė i mundshėm, pra, qė njė muslimane femėr tė martohet pėr njė jomusliman, sepse islami pėrkujdeset edhe pėr pasardhėsit nga ky lloj i martesave. Dhe pėrderisa fėmijėt zakonisht edukohen nė besimin e babait, edhepse feministet me mua nė kėtė pikė nuk do tė pajtoheshin (tė qeshura nė publik) pėr kėtė arsye njė muslimani i lejohet ta martojė tė krishteren apo ēifuten pėrderisa muslimanja nuk bėn tė martohet pėr tė krishterin apo ēifutin.

Pyetje: - „Pse muslimanėt e kanė tė ndaluar tė konsumojnė mishin e derrit dhe alkoolin. Pse muslimanet duhet tė mbulohen?
Pėrgjigje: „Rregullat lidhur me ushqimin muslimanėt marrin direkt prej Kur\'anit dhe ndjekja e tyre nė rradhė tė parė tregon pėrulėsinė ndaj Allahut. Natyrisht muslimanit nuk i ėshtė e ndaluar tė kėrkojė se cila urtėsi e Allahut fshehet prapa kėsaj. Dhe pėr shkak tė faktit se derri ėshtė gjithėngrėnės dhe nuk ėshtė ripėrtypės kjo do tė thotė se materiet e dėmshme tė cilėt i fut nė organizėm depėrtojnė nė mish e tė cilat pastaj njeriu i fut nė trupin e tij.

Alkooli ėshtė i ndaluar sepse e deh njeriun dhe gjendja e dehur ėshtė e ndaluar pėr njeriun sepse njeriu nė Ditėn e Gjykimit do tė jetė i pyetur pėr ēdo vepėr tė tij, kėshtu qė nuk do tė mund tė ketė pretekst qė pėrmes alkoolit ka nxitur gjendje tė „black-out-it\", pėrderisa Allahu ia ka ndaluar qė nė start kėtė . Edhepse vazhdimisht flitet pėr alkoolin Kur\'ani flet pėr materiet dehėse, dtth ėshtė e ndaluar ēdo gjė qė e turbullon mendjen, pos alkoolit dhe drogės. Kam pėrmendur se njeriu sipas zgjedhjes sė tij mund tė arrijė nivele mė tė larta se engjėjt kur zgjedh pėrulshmėrinė ndaj Allahut. Ndėrsa nė gjendje tė dehur mund tė zbresė nė nivele nėn ato tė kafshėve dhe kuptimi i ndalimit tė alkoolit ėshtė ruajtja e mendjes pėr tė cilėn themi se na ndan prej kafshėve.

Sa i pėrket urdhėresės pėr mbulimin e trupit tė femrės pėrpos fytyrės dhe duarve ajo rezulton nga njė sure nė Kur\'an ku Allahu pėrmes Muhammedit a.s. urdhėron qė besimtaret tė vejnė rrobat e tyre pėrmbi trup. Ky ėshtė njė urdhėr i pėrgjithshėm ndėrsa specifikimi i saj ėshtė ardhur pėrmes thėnieve tė Muhammedit a.s. Kėshtu njėjtė Allahu nė Kur\'an nuk pėrmend sa herė nė ditė tė falim namaz, cilat lėvizje duhen bėrė gjatė namazit, tė gjitha kėto detalisht janė spjeguar pėrmes hadithit. Kėshtu edhe urdhėri i pėrgjithshėm i Kur\'anit tė vėnies sė vellos mbi trup ėshtė i precizuar me hadith. Shamia ėshtė shenjė e modestisė sė femrės dhe nėse shikoni nė statuja tė Marisė ēfarė gjenden nėpėr kisha tė krishtera, nuk do tė shihni asnjė ku ajo ėshtė e kokėzbuluar. Ky urdhėr ka qenė i njohur edhe nė Dhjatėn e Vjetėr.\"

Pyetje: \" Si e shikon islami homoseksualizmin\"?
Pėrgjigje: „Kam pėrmendur se islami ėshtė fe e tė gjithė tė Dėrguarve, dhe njėri ndėr ta ka qenė edhe Luti a.s.. Tregimin tė cilin e keni nė Bibėl se si Zoti ka dėnuar popullin e tij pėr shkak tė homoseksualizmit e kemi edhe nė Kur\'an. Islami nuk shikon nė kėtė dukuri ndryshe nga krishterimi- fjala ėshtė pėr njė mėkat, e kjo do tė thotė se ai ėshtė zgjedhje e lirė e kryerėsit, sepse Allahu nuk dėnon pėr gjėra tė lindura. Kėtė po e pėrmendi sepse islami i pėrjashton mėsimet sipas tė cilave afiniteti ndaj gjinisė sė njėjtė ėshtė i lindur. Allahu nė Ditėn e Gjykimit nuk do tė pyet pse ju keni ngjyrė ta kaltėr tė syve, ose lėkurė tė zezė, sepse kėta janė faktorė nė tė cilėt nuk ke pasė ndikim, por pėr ato vepra qė kryhen sipas zgjedhjes sė lirė do tė shpėrblejė ose do tė dėnojė. Nė grupin e kėtyre veprave hyn edhe homoseksualizmi\".

Pyetje: - \"Cilėt jane drejtimet kryesore nė islam\"?
Pėrgjigje: \" \"Nė islam ekzistojnė dy grupe kryesore: tė ashq. \'sunni\' tė cilėt pėrbėjnė 90 % tė tė gjithė muslimanėve nė botė dhe tė ashq. \'shiitė\' tė cilėt janė 10 % - shi tjetėr. Shiizmi ėshtė konfesioni shtetėror nė Iran, por janė tė numėrt edhe nė Liban, Pakistan, dhe nė disa shtete tjera. Pėrēarja ka ndodhur pas vdekjes sė Pejgamberit a.s. dhe pasoi ēėshtja se kush do ta udhėhiqte shtetin. Duhet tė pėrmendi se dallimet teologjike kanė pasuar 100-150 vjetė pas vdekjes sė Muhammedit a.s., deri atėherė dy grupet janė dalluar vetėm nė aspekte politike, kėshtu ajo ēka ėshtė sot veēori Shiite (pritja e ardhjes sė Mehdiut- Shpėtimtarit, kierarkia e fesė) janė gjėra qė janė futur mė vonė nė fe. Sigurisht edhe nėn ndikimin e fortė tė kultit i cili ka qenė i pranishėm nė periudhėn paraislamike nė Iranin e sotėm. Por tė gjitha xhamitė nė Gjermani janė tė orientimit sunnit sepse emigrantėt nė kėtė shtet janė tė ardhur prej vendeve qė kanė shumicė sunnite. Unė e kam tė njohur se ekziston vetėm njė xhami shiite dhe ajo gjendet nė Hamburg\".

Pyetje: \"- Rringjallja a do tė jetė edhe me trup apo vetėm me shpirt\"?
Pėrgjigje: „Rringjallja do tė jetė me trup, por me faktin se konzistenca e asaj se ēfarė do tė paraqes atėherė trupin tonė, nuk do tė jetė e njėjtė me atė qė e njohim ne sot. Mjafton ta pėrmendim njė informatė si shembull, nė Ditėn e Gjykimit dielli do tė afrohet nė distancėn prej njė miljes nė kokat tona, kėshtu qė djersa nga trupi, varėsisht nga mėkatet, disave do tė ju vie deri tė hundėt e tyre; dhe e dijmė se trupi ynė i tanishėm nuk do ta pėrballonte kėtė. Ose shembulli qė nė parajsė njerėzit nuk do tė kenė nevoja fiziologjike, ose qė njerėzit nė ferr do tė digjen pėrjetėsisht etj. Filozofi gjerman Wittgenstein ka spikatur vėshtirėsitė e transportimit tė kuptimeve transcedentale me gjuhėn tė cilėn ne e zotėrojmė\".

Pyetje: - \"A ekzistojnė 10 urdhėresat nė islam \"?
Pėrgjigje: „Nuk ekzistojnė si mėsime qendrore tė mbledhur nė njė vend, por ndalesat tė cilat gjenden nė to janė tė njohura edhe nė islam, pos urdhėresės sė katėrt, e cila ėshtė festimi i ditės sė shtunė,dhe kjo nuk ka vend nė islam. Urdhėresat dhe ndalesat tjera janė tė njohura nė islam (ndalimi i politeizmit, ndalimi i promiskuitetit, ndalimi i pėrvetėsimit tė pasurisė sė huaj, urdhėrimi pėr tė bėrė mirė ndaj prindėrve etj).\"

Kur u krye gjithėēka, prifti mu afrua dhe mė tha se ka pyetje tė cilat donte tė mi bėnte nė katėr sy. Staticiteti i islamit nė aspektin e jo - evoluimit tė ēėshtjes sė tė Dėrguarve tė Zotit, se Muhammedi a.s. si i Dėrguari i fundit nuk ėshtė ndoshta ēėshtje qė ėshtė bėrė me Caktimin e Zotit. Pastaj mė tha, unė besoj se nė thjeshtėsinė e islamit qėndron tėrheqshmėria e tij ndaj njerėzve. Pėr dallim nga krishterimi nė tė cilin gjenden \"konstrukte avanturistike\" tė cilėt arsyeja nuk mundet t\'i akceptojė. Unė psh. as vetė nuk besoj e as nuk mund ta kuptojė trinitetin, mė tha ai.

Allahu i udhėzoftė nė Islam, dhe prania ime nė mesin e tyre le tė jetė hapi i parė drejtė kėsaj rruge.
Amin!
KACURRELSA
KACURRELSA
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 955
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 04/09/2008
Falenderimet Falenderimet : 0

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi