♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ēdo minutė, nė botė, njė grua vdes nga lindja

4 posters

Shko poshtė

Ēdo minutė, nė botė, njė grua vdes nga lindja Empty Ēdo minutė, nė botė, njė grua vdes nga lindja

Mesazh nga capkenja Fri Apr 30, 2010 10:38 pm

Ēdo ditė, pothuajse 29 mijė fėmijė, nuk arrijnė tė kalojnė moshėn 5-vjeēare, nga shkaqe qė mund tė parandalohen
Ēdo minutė, nė botė, vdes njė grua nga komplikacionet qė lidhen me shtatzėninė dhe lindjen e njė fėmije. Ēdo ditė, rreth 29 mijė fėmijė vdesin para se tė mbushin 5 vjeē, pėr shkaqe tė cilat mund tė parandalohen lehtė. Ēdo vit, tuberkulozi, Hiv/AIDS dhe malaria vrasin mbi 5 milionė persona, kostoja e tė cilave ėshtė 1 milionė dollar pėr ekonomitė e vendeve tė varfra. Ky ėshtė njė bilanc i tmerrshėm vdekjesh i fotografuar nga “IV Raporti 2010, numėrimi pėr sė prapthi pėr objektivat e zhvillimit tė mijėvjeēarit pėr shėndetin”, 5 vjet nga pėrfundimi i afatit tė fiksuar pėr realizimin e qėllimeve tė vėna nė vitin 2000 nga liderėt botėrorė. Raporti i hartuar pėr shėndetin global, rrjetin europian tė OJQ-ve dhe mbrojtjen e tė drejtave njerėzore, ėshtė ilustruar nė Romė, nė njė konferencė tė organizuar nga “Aidos” dhe “Cestas”, prej ku i ėshtė kėrkuar qeverive tė vendeve europiane tė “respektojnė premtimet e bėra” dhe t’i kushtojnė 0,1 pėr qind tė Prodhimit tė Brendshėm Bruto vendas pėrmirėsimit tė kushteve shėndetėsore nė vendet nė zhvillim. “Vetėm me njė pėrqindje tė tillė financimi do tė jetė e mundur tė fillojmė tė ngushtojmė hendekun financiar qė qėndron pėr arritjen e qėllimeve shėndetėsore tė mijėvjeēarit”, theksojnė specialistėt.
Europa ėshtė dhuruesi mė i madh nė botė pėr sa i pėrket shpenzimeve tė pėrgjithshme, pėr tė ndihmuar vendet nė zhvillim, por ėshtė ende prapa nė pėrqindjen dedikuar shėndetit. Asnjė dhurues europian nuk e ka arritur objektivin minimal tė fiksuar nga Organizata Botėrore e Shėndetėsisė, madje as qė i janė afruar fare. Nė listėn e vendeve dhuruese ėshtė edhe Britania e Madhe, e cila duket se i ėshtė afruar fare pak qėllimit, me 0,058% tė Prodhimit tė Brendshėm Bruto.
Pesė arsye pėrse Europa duhet tė reagojė
Tre nga tetė objektivat i kushtohen nė veēanti shėndetit: reduktimi me dy tė tretat i vdekshmėrisė foshnjore nėn moshėn 5 vjeē brenda vitit 2015; reduktimi i vdekshmėrisė sė nėnave deri nė tre tė katėrtat dhe sigurimi i shėrbimeve shėndetėsore pėr shėndetin riprodhues, si dhe ndalimi i pėrhapjes sė Hiv/AIDS, malaries, tuberkulozit dhe sėmundjeve tė tjera tė rėnda. Megjithatė situata nuk ėshtė pėrmirėsuar shumė nė krahasim me dhjetė vite mė parė, e ndėrsa qeveritė e vendeve tė pasura vazhdojnė tė kenė prioritet luftėn kundėr varfėrisė, faktet “denoncojnė” dhunėn mė tė madhe tė tė drejtave njerėzore nė kohėn tonė, ajo qė vazhdon tė mbizotėrojė nė Afrikėn e Jugut, ku pjesa mė e madhe e banorėve jeton me mė pak se dy dollarė nė ditė, e ku njė vizitė mjekėsore kushton sa njė rrogė mujore, nga mungesa e mjekėve dhe punėtorėve sanitarė. Por si mund tė arrihen objektivat pėr shėndetin gjatė pesė viteve tė ardhshme? Raporti jep tri pika nga tė cilat mund tė fillohet: promovimi pėr ndihmė mjekėsore falas pėr tė varfrit; fuqizimi i burimeve njerėzore nė fushėn e shėndetėsisė nė vendet nė zhvillim; garantimi i pėrfshirjes sė komuniteteve lokale nė proceset vendimtare dhe tė gjitha ēėshtjet politike, programet e projektet pėr shėndetin. Gjithashtu nė raport janė shkruar edhe pesė pika pėr tė cilat Bashkimi Europian duhet tė pėrballet me krizėn shėndetėsore globale:
1) “E drejta pėr tė arritur nivelin mė tė lartė tė mundshėm tė shėndetit mendor dhe fizik njihet si e drejtė universale nė shėndetėsi”. Ēdo vend nė botė ka ratifikuar tė paktėn njė traktat ndėrkombėtar relative pėr tė drejtat e njeriut, ku mund t’i njihet kjo lloj e drejte.
2) “Tė varfrit janė mė tė prekurit e krizės financiare globale”. Nė Afrikėn Jugore, reduktimi i rritjes ekonomike tė shkaktuar nga kriza do tė kushtojė 18 miliardė dollarė dhe si pasojė kjo gjė do tė sjellė pėr 400 milionė persona qė jetojnė nė kushte tė mjerueshme varfėrie, ulje me 20 pėr qind tė tė ardhurave tė ēdo individi. Tė investosh nė objektivat e mijėvjeēarit nuk ėshtė luks, por njė mėnyrė pėr t’i dhėnė njė shtysė tė fuqishme ngritjes sė ekonomisė globale.
3) “Bashkimi Europian ėshtė angazhuar shumė herė pėr tė reaguar ndaj kėsaj ēėshtjeje”.
4) “Ėshtė mirė tė ndėrhysh”. Planifikimi familjar ėshtė njė punė me shumė vlerė: metodat mbrojtėse moderne pėr 818 milionė gratė e vendeve nė zhvillim pėr tė shmangur shtatzėninė do tė kushtonin mesatarisht 1,20 dollarė pėr kokė pėr njė vit. Ēdo vit kjo do tė ndihmonte nė parandalimin e humbjes sė 38 milionė jetė grash, fryt i komplikacioneve qė lidhen me shtatzėninė. Aktualisht po diskutohen njė sėrė masash, falė tė cilave mund tė mblidhen lehtėsisht fondet e nevojshme pėr arritjen e objektivave, si pėr shembull taksa pėr transaksionin e monedhės dhe financimeve, e njohur ndryshe si “Robin Hood Tax”.
5) Nė shtator do tė mbahet nė Nju Jork njė samit verifikues mbi objektivat e mijėvjeēarit. Viti 2010 ėshtė mundėsia e fundit e mbetur pėr tė bėrė njė rezyme situatės, ku tentohet qė tė kalohen ato barriera qė vėshtirėsojnė arritjen e qėllimit, tė planifikohet njė plan veprimi i guximshėm dhe tė jepet shtysa e fundit pėr t’i dhėnė jetė kėtyre objektivave, sepse janė nė lojė miliarda jetė.

capkenja
capkenja
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 14/06/1993
Numri i postimeve Numri i postimeve : 15046
Vendndodhja Vendndodhja : Ne boten e cudirave
Hobi Hobi : Studente...
Humor Humor : Sa per vete
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/12/2009
Falenderimet Falenderimet : 138

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Ēdo minutė, nė botė, njė grua vdes nga lindja Empty Re: Ēdo minutė, nė botė, njė grua vdes nga lindja

Mesazh nga Marini Mon Jun 21, 2010 2:52 pm

sa e trishtushme kjo......

Marini
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Numri i postimeve Numri i postimeve : 321
Vendndodhja Vendndodhja : Milano, Italy
Humor Humor : do ju gjej nje gje rralles tjeter
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 26/07/2009
Falenderimet Falenderimet : 120

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Ēdo minutė, nė botė, njė grua vdes nga lindja Empty Re: Ēdo minutė, nė botė, njė grua vdes nga lindja

Mesazh nga Melaqja Wed Jun 23, 2010 6:38 pm

Ēdo minutė, nė botė, njė grua vdes nga lindja Affraid weeeeeeeeeeeee Shume Intersant ...
Melaqja
Melaqja
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 1036
Vendndodhja Vendndodhja : N'Dashnii....
Hobi Hobi : My dream is to fly...
Humor Humor : Sa Per Vete...
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 01/04/2010
Falenderimet Falenderimet : 3

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Ēdo minutė, nė botė, njė grua vdes nga lindja Empty Re: Ēdo minutė, nė botė, njė grua vdes nga lindja

Mesazh nga Ylli Sun Jun 27, 2010 4:08 pm

Oj Capkene do na lesh pa trashegimtare mi?!
Ylli
Ylli
Administrator
Administrator

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 06/03/1980
Numri i postimeve Numri i postimeve : 33025
Vendndodhja Vendndodhja : Republika e Kosovės
Hobi Hobi : Inxhinier Mekanik / Ekonomist
Humor Humor : Kisha dikur...por
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 12/11/2008
Falenderimet Falenderimet : 91

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Ēdo minutė, nė botė, njė grua vdes nga lindja Empty Re: Ēdo minutė, nė botė, njė grua vdes nga lindja

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi