♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mjafton nje minute e vetme...

Shko poshtė

Mjafton nje minute e vetme... Empty Mjafton nje minute e vetme...

Mesazh nga Morena Thu Jan 20, 2011 12:47 pm

Mjafton Njė Minute e Vetme
Mjafton nje minute e vetme... Nenags1

Per nenat


Njerėzit sot diskutojnė shumė pėr edukimin e fėmijėve tė tyre: Si t'i
drejtojnė e udhezojne ata ne rruge te drejte, nepermjet menyrave te
duhura, pa pėrdorur mėnyra tė gabuara.

Nėse ankohesh nga parregullsia e femijeve te tu, apo ndjen se ke problem
nė edukimin e tyre mundohu te perdoresh menyren " Vetem Nje Minute",
njė mėnyrė e re kjo nė edukimin e fėmijėve. Si realizohet kjo nė njė
minutė?




Kritika nė njė minutė

Fillimisht lajmėro fėmijėt e tu se ti nuk do qė tė jesh gjykuesi i tyre e
as ata gjykuesit e tu, dhe se ti nuk dėshiron qė tė jesh diktator nė
shtėpi, e qė sot e tutje do tė ndiqni njė mėnyrė tė re nė edukim.
Bėj qė fėmija ta kuptojė se diku ka gabuar, por qė kjo nuk ėshtė bėrė shkak qė ju tė humbisni dashurinė pėr tė.
Nėse fėmija bėn ndonjė gabim mos e shiko drejt nė sy, kritikoje
shkurtimisht pėr atė qė bėri pa marrė nga koha jote vetėm se disa
sekonda, bėje tė ndjehet se ti je e zemėruar nga veprimi i tij dhe tė
ndjejė tė njėjtėn gjė qė ti ndjen, nė gjysmėn e parė tė minutit. Pra nuk
ka kohė qė fėmija tė diskritohet, por ka shumė rėndėsi ta ndjejė kėtė
kritikė. Bėje tė ndjehet se ai nuk e pėlqen veprimin e kryer, pėrkrah
kėsaj moskėnaqėsia jote. Asnjė nuk don tė diskritohet apo tė
ē'vlerėsohet. Mė pas merr frymė thellė, dhe ndjehu e qetė shpirtėrisht,
pastaj shiko drejt e nė sy tė tij , nė gjysmėn e dytė tė minutit, nė
mėnyrė qė tė ndjejė se ti je pėrkrah tij e jo kundra, dhe se ti e don
shume por nuk tė pėlqejnė veprimet e tij. Thuaji gjithashtu se ti je
fėmijė i mirė dhe se ti je e kėnaqur prej tij, porse nuk je e kėnaqur
nga veprimet qė ai kryen, e nuk tė lė tė gabojė sepse e do. Pėrqafoje
fėmijėn fort nė kraharor nė mėnyrė qė tė ndjehet se koha e kritikės
mbaroi.
Fėmijėt e tu, mbas njė farė kohe do tė kuptonėn se:

sė pari:

Veprimet e tyre tė gabuara nuk do tė kalojnė pa u vėnė re.

sė dyti:

Ata janė fėmijė tė mire, por edhe gabojnė.

sė treti:

Ata janė tė dashur tek prindėrit e tyre.


Nė kėtė mėnyrė fėmijėt e kuptojnė se duhet tė jenė tė sinqertė me
prindėrit e tyre, ulen e bisedojnė me ta e u tregojnė atyre pėr mendimet
dhe ndjenjat e tyre. Ata ndiejn turp nga gabimi i kryer dhe kthehen me
dashuri ndaj prinderve.

Nė rast se djali yt kthehet me vonesė nė shtėpi, e kėtė vonesė ai e ka
pėrsėritur mė shumė se njė herė gjatė javės. Shikoje drejt e nė sy, e
thuaji: "Je kthyer me vonesė, e kjo u pėrsėrit dy herė gjatė kėsaj
jave". E mė pas duhet ta shfaqėsh zemėrimin tėnd me thėnien: "Unė jam e
mėrzitur dhe jo e kėnaqur prej teje sepse kjo u pėrsėrit dy herė".
djali yt, mbas kėtyre fjalėve tė shkurtra do tė ndjejė zemėrimin tend tė
sinqertė. Askush nga ne nuk dėshiron tė qortohet nga askush, por
qortimi tė bėn tė kuptosh se ke gabuar/ Kjo ėshtė ajo qė ti kėrkon nė
gjysmėn e parė tė minutit: qė djali yt apo vajza tė kuptojne se kanė
gabuar dhe tė ndjejnė turp per kėtė.
Porse cfarė bėn nėse fėmija yt mėrzitet e fillon tė justifikohet? Kėtu
duhet tė plotėsosh gjysmėn tjetėr tė minutit, e cila ėshtė celėsi i
suksesit tė kritikės qė je duke bėrė.
Shikoje drejt e nė sy, nė mėnyrė qė tė ndjehet se ti je pėrkrah tij e jo
kundra, e thuaji atė qė ai dėshiron tė dėgjojė nga ti se: Ai ėshtė i
mirė dhe se ti je e kėnaqur prej tij, por nuk je e kėnaqur nga veprimi i
tij i sotėm, dhe se kjo cėshtje tė mėrzit. Pastaj shtrėngoje fort nė
kraharor nė mėnyrė qė ta ndjejėt se kritika ndaj gabimit mbaroi, pa
patur nevojė qė njė gjė tė tillė tė thuhet me gojė.
Imam El-Gazali- , i cili e ka zbuluar dobinė e kėsaj mėnyre para disa
shekujsh, ka thėnė pėr korigjimin e gabimit tė fėmijės: "Duhet qė fėmija
tė kritikohet nė fshehtėsi, e t'ia zmadhojmė gabimin e bėrė ( pa e
marre vesh askush) e t'i thuhet: "Kij kujdes mos bėsh gabim tė tillė
herė tjetėr". Mos ia pėrmėnd gabimin e bėrė herė pas here, sepse i bėhet
dicka normale mė pas tė dėgjojė fjalė tė tilla, dhe se me pas fjalėt
nuk i zėnė vend nė zemėr".







Shpėrblimi nė njė minutė

Nėse fėmija jot kryen ndonjė veprim qė meriton tė shpėrblehet, bėje tė
ndjehet i lumtur, ashtu sikur e bėre tė ndjehet fajtor kur bėri gabim.
Ji e vėmėndshme nė momentin kur fėmija jot kryen vepra tė mira, e pėrdor
me ta mėnyrėn mė tė mirė pėr tė cilėn t'i shpėrblyer.
Bėji me dije ata, nė gjysmėn e pare tė minutit, qė veprimi i tyre tė ka
gėzuar. Qėndro mė pas disa sekonda pa folur, qetėsia jote i bėn ata tė
ndjehen tė kėnaqur nga vetvetja. Pastaj thuaju se ti i do shumė, dhe nė
fund vulose shpėrblimin tėnd me njė tė pėrqafuar apo me ledhatim tė
kokės me ngrohtėsi. E gjithė kjo nuk do tė marrė prej teje mė shumė se
njė minutė,por ndjenja e tyre e kėnaqėsise do t'i shoqėrojė shumė gjatė.
Ndoshta mėnyra e shpėrblimit nė njė minutė do tė ishte dhurata mė e
bukur qė ua bėjnė prindėrit fėmijėve.
Morena
Morena
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 09/12/1911
Numri i postimeve Numri i postimeve : 30651
Vendndodhja Vendndodhja : Ne kolltukun e se tashmes, me shikim nga e ardhmja...
Hobi Hobi : Muzike,letersi.
Humor Humor : Shikoni dhe vlersoni...
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 05/11/2009
Falenderimet Falenderimet : 204

http://www.shoqeriajone.com/

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mjafton nje minute e vetme... Empty Re: Mjafton nje minute e vetme...

Mesazh nga Vizitor Mon Feb 04, 2013 1:08 pm

Shpėrblimi nė njė minutė

Nėse fėmija jot kryen ndonjė veprim qė meriton tė shpėrblehet, bėje tė
ndjehet i lumtur, ashtu sikur e bėre tė ndjehet fajtor kur bėri gabim.
Ji e vėmėndshme nė momentin kur fėmija jot kryen vepra tė mira, e pėrdor
me ta mėnyrėn mė tė mirė pėr tė cilėn t'i shpėrblyer.
Bėji me dije ata, nė gjysmėn e pare tė minutit, qė veprimi i tyre tė ka
gėzuar. Qėndro mė pas disa sekonda pa folur, qetėsia jote i bėn ata tė
ndjehen tė kėnaqur nga vetvetja. Pastaj thuaju se ti i do shumė, dhe nė
fund vulose shpėrblimin tėnd me njė tė pėrqafuar apo me ledhatim tė
kokės me ngrohtėsi. E gjithė kjo nuk do tė marrė prej teje mė shumė se
njė minutė,por ndjenja e tyre e kėnaqėsise do t'i shoqėrojė shumė gjatė.
Ndoshta mėnyra e shpėrblimit nė njė minutė do tė ishte dhurata mė e
bukur qė ua bėjnė prindėrit fėmijėve.

sa lek fiton vllai vogel per dicka qe kryen sado e vogel qofte

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi