♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rovena Dilo: Femija dhurate, mezi po e pres

Shko poshtė

Rovena Dilo: Femija dhurate, mezi po e pres Empty Rovena Dilo: Femija dhurate, mezi po e pres

Mesazh nga capkenja Wed Apr 07, 2010 5:30 pm

Rovena Dilo: Femija dhurate, mezi po e pres U1_rovenadilo2

Pranvera ėshtė zgjimi i gjėrave mė tė bukura… Nė pranverė tė qesh syri, qesh qielli, gjėrat kaltėrsohen…!” Kėshtu e pėrkufizon stinėn qė po kalojmė kėngėtarja e mirėnjohur Rovena Dilo, e cila edhe nė jetėn e saj private, po pėrjeton njė pranverė tė vėrtetė. Nė kėtė intervistė pėr “Bluetooth”, ndėrkaq kėngėtarja Dilo na tregon pėr klipin qė do tė sjellė sė shpejti, projektet e mėtejshme e pse jo do tė mėsoni edhe ndonjė detaj tė jetės sė saj private. Le t’i zbulojmė bashkė mė tej…
Rovena me ēfarė po merreni aktualisht?
Po pėrgatit njė klip me kėngėn e fundit qė u prezantua nė festivalin kombėtar. Nė fakt kjo kėngė nuk ishte e krijuar pėr t’u prezantuar aty, pasi qė nė fillim ishte menduar pėr t’u bėrė klip dhe po merrem aktualisht me realizimin e klipit tė saj.
Ėshtė mėnyrė juaja kjo qė prezantoni njė herė kėngėt nė festival pastaj u realizoni atyre edhe klip (kam parasysh kėtu rrugėn qė ndoqi edhe kėnga “Rrėfimi”?
Kėnga “Rrėfimi” u krijua pėr Festival dhe gjatė kohės qė asaj iu bė ajo padrejtėsia qė e quaj unė, pėr arsye se ajo kėngė duhet tė jetonte. Unė mendoj se kėngėt e Festivalit kanė njė jetėgjatėsi tė shkurtėr. Mbarojnė aty ku lindin, pėrveē kėngės qė shkon nė Eurovizion. Kėshtu mendova qė kėnga “Rrėfimi” e meritonte tė kishte njė fytyrė tė sajėn, e meritonte tė kishte paraqtitje ndryshe. Dhe u krijua klipi i “Rrėfimit”, qė ėshtė njė klip i mirė sepse ėshtė njė kėngė e mirė. Po nuk ishte materiali muzikor i mirė, nuk ka sesi tė bėhet njė klip i mirė. Armendi (Rrexhepagiq) dhe Aida kishin bėrė njė punė shumė tė mirė dhe patjetėr qė do tė ishte njė humbje nėse ajo kėngė do tė persekutohej ashtu siē u persekutua nė ato tre netėt e festivalit. Do tė persekutohej edhe nga unė nėse nuk do tė bėhej njė klip. Pastaj kėngėt e mira ne nuk i bėjmė ēdo ditė; “Rrėfimi” ėshtė njė kėngė e tillė, e mėvetėsishme. Kjo ishte pra rruga e “Rrėfimit”. Kurse kėnga “Pėrtej kohės” ka pasur destinacion thjesht klip. Pastaj kėmbėngulja e udhėheqėsit artistik tė Festivalit, telefonatat e shumta ma trondditėn pak idenė qė kisha pėr kėngėn.
Si e keni menduar klipin?
Klipi do tė jetė i thjeshtė, do tė jetė simbolik, nuk do tė jetė shumė ndėrrmie skenash apo veshjesh. Do tė vijnė ashtu siē vijnė klipet e mia tė thjeshta nė dukje por qė kanė njė ide tė qartė, apo njė simbol qė tė pėrēon njė ndjesi, njė emocion ndryshe nga realiteti praktik qė ne jemi mėsuar. Kjo sepse unė jam romantike, duke qenė romantike unė nuk mund tė dal jashtė kėsaj edhe nė krijimtarinė time. Kėnga titullohet “Pėrtej kohės” dhe ideja ime ėshtė qė pėrtej kohės dhe hapėsirės tė ēon vetėm dashuria.
Klipi do tė ketė tė njėjtėt autorė si “Rrėfimi”?
Po punojmė bashkė me Aleksandrin ende me idetė pėr klipin. Unė kisha disa ide tė qarta, pėrderisa unė kam bėrė edhe vargjet e kėsaj poezie e frymėzuar edhe nga muzika e krijuar nga Endri Sina. Dhe kėnga sidomos nė hapjen e referenit qė do tė shikohet kur tė jetė gati klipi, se nė festival ajo duke qenė njė “live” i dobėt, i tmerrshėm do tė thoja ka humbur shumė, por kur klipi tė jetė i pastėr, i plotė dhe cilėsor ajo do duket mė mirė edhe kėnga edhe fraza e folur dhe fraza muzikore. Dhe unė kam ankth ashtu si edhe dėgjuesit e fansat e mi apo ata qė ta dėgjojnė pastėr pa ato problematikat e ‘live’-t tė Festivalit.
Pėrsėri e zhgėnjyer nga Festivali, Rovena?
Festivali ka zhgėnjime. Zhgėnime ka se del e treta, do tė jesh e para, del e pesta do tė jesh e treta e kėshtu me rradhė. Zhgėnjimi ėshtė pjesė e konkurrimit. Dhe festivali ėshtė njė konkurrim. Nė momentin qė hyn nė konkurrim duhet ta marrėsh mbi shpinėn tėnde edhe peshėn e zhgėnjimit, kjo ėshtė pjesė e rrugės tėnde nė netėt e festivalit. Mua nuk mė shqetėson asnjė herė pozicioni, vlerėsimet, etj pėrderisa unė e lejoj veten tė hyj nė kėtė konkurrim unė duhet t’i pres tė gjitha nga zero pikė nė 20 pikė. Ajo qė mė shqetėson ėshtė se ajo qė paraqesim del nė raportin 1 me 10 nga ajo qė ne pėrftojmė, kur dgjojmė veten tonė. Dėgjimi nė sallė nuk ėshtė i mirė, fonia nė transmetim ėshtė pa efektet e duhura, kėto janė probleme reale tė kėngėtarit. Kėto nuk i njohin as teknikėt e skenės, as drejtorėt, as pėrgjegjėsit e festivalit. Unė dua t’u them nismėtarėve tė festivalit qė materialet muzikore dhe knėgėtari janė gjėja mė e rėndėsishme e festivalit, shfaqjet, drejtimet, baletet janė elementė plotėsues. Unė shoh qė mė shumė rėndėsi u jepet kėtyre tė fundit sesa gjėsė mė tė rėndėsishme qė ėshtė kėngė. Gjithmonė festivalet e bukura i kėnė bėrė tė bukura kėngėt e bukura, asnjėherė prezantimet a veshjet e prezantuesve.
Do tė merrni pjesė mė nė Festivale?
Nuk do tė konkurroj mė nė Festivalet kombėtare dhe nuk e di a do tė konkurroj mė nė ndonjė festival. Dhe festivalet nuk janė qėlllimi i njė karriere kaq tė gjatė. E bukura do tė ishte tė kishim mundėsi tė bėnim kėngė tė bukura, emisione tė bukura muzikore, albume dhe klipe tė mira herė pas here.
Po cilat do tė jenė planet pas klipit qė po realizoni?
Kam dėshirė qė pas kėtij klipi tė bėj njė bashkėpunim me Ardit Gjerbrean, i cili edhe ma ka premtuar. Kam dėshirė ta bėj njė kėngė me tė.
Ēfarė ėshtė kjo stinė pėr ju?
Pranvera ėshtė muzikė. Kėndojnė tė gjithė llojet e zogjve nė ambientet me pemė. Pranvera ėshtė zgjimi i gjėrave mė tė bukura. Edhe klipin unė do ta bėj nė pranverė. Nė pranverė tė qesh syri, qesh qielli, gjėrat kaltėrsohen.
Ka nė planet e Rovenės njė fėmijė?
Unė mendoj qė fėmija nuk ėshtė plan. Fėmija ėshtė dhuratė e dy njerėzve dhe e zotit bashkė. Kur kėto tė tria le tė themi kombinohen nė mėnyrė absolute vjen fėmija. Domethėnė fėmija ėshtė gjithmonė dėshirė e njerėzve qė duhen. Unė nuk mendoj se njė fėmijė planifikohet ashtu si edhe dashuria nuk planifikohet. Askush nuk planifikon se do tė bjerė nė dashuri, bie nė dashuri dhe kaq. Dhe fėmija duhet tė vij nė kėtė mėnyrė.
Si do ta vlerėsonit kėtė moment tė jetės suaj?
Moment pranvere.

capkenja
capkenja
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 14/06/1993
Numri i postimeve Numri i postimeve : 15046
Vendndodhja Vendndodhja : Ne boten e cudirave
Hobi Hobi : Studente...
Humor Humor : Sa per vete
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/12/2009
Falenderimet Falenderimet : 138

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi