♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bunkerėt, tani objekte biznesi

Shko poshtė

Bunkerėt, tani objekte biznesi Empty Bunkerėt, tani objekte biznesi

Mesazh nga capkenja Sun Apr 04, 2010 7:27 pm

Qindra mijėra bunkerė, tė ndėrtuar gjatė regjimit komunist, pėr tė luftuar kundėr pushtimit imagjinar nga NATO, mbeten ende si relike tė paranojės sė pashembullt tė atij regjimi. Tani ata pėrdoren pėr qėllime tė tjera.


"Bunkeri blu" njihet si njė nga restorantet e mira tė peshkut nė plazhin e Durrėsit, ku mund tė hash pa harxhuar shumė peshk tė freskėt nga deti. Nga jashtė vetėm forma rrethore, si kėpurdhė e restorantit, tė sjell ndėrmend bunkerėt famėkeq. Por bunkeri ėshtė atje, brenda. Hapėsira e tij ėshtė transformuar nė guzhinėn e restorantit, nė vendin ku pastrohet dhe gatuhet peshku i freskėt.


Ėndėrrat e kėqija dhe lindja e idesė
Ideatori i ndėrtimit tė 750 mijė bunkerėve nė gjithė vendin, ish-diktatori komunist Enver Hoxha, nuk do ta kishte pėrfytyruar, as nė ėndrrėn mė tė keqe shndėrrimin nė restorant tė njė bunkeri. Bashkėshortėt Alma dhe Bujar Alma BregasiBildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Alma Bregasi Brėgasi janė pronarėt e restorantit. Ata tregojnė qė menjėherė pas rėnies sė regjimit komunist emigruan nė Greqi, ku pėr disa muaj punuan nė njė tavernė peshku buzė detit. Ashtu si nė atdheun e tyre ishin bunkerėt. Ideja lindi...


"Thamė me njėri tjetrin: pse tė mos e shfrytėzojmė bunkerin pėr tė hapur njė restorant? Pse tė mos ndėrtojmė rreth tij njė strukturė tė vogėl, qė tė punojmė? E hapėm restorantin brenda hapėsirės sė bunkerit, vendosėm rrotull tij karrige dhe njė strehė kashte. Bunkerin e lyem nė ngjyrė blu, ngjyra jonė e preferuar, duke ruajtur pėrmasat dhe formėn qė ai kishte", shpjegon Alma Bregasi.



Bunkeri "fat i madh i familjes"

Brenda pak vitesh me fitimet e tyre blenė dy varka peshkimi, rritėn tė ardhurat nga shitja e peshkut dhe ndėrtuan rreth e qark bunkerit njė strukturė prej druri dhe xhami, pasi blenė nga pronari i ligjshėm tokėn ku ishte ngritur bunkeri dhe investimii tyre i ri. Bashkėshortėrt Bregasi ishin tė parėt, por jo tė vetmit, qė bunkerėt i panė si njė mundėsi sipėrmarrjeje dhe biznesi.
"Pas nesh edhe tė tjerėt i pėrdorėn bunkerėt si restorante. Kėtu kanė qenė edhe katėr bunkerė tė mėdhenj qė u morėn nga qytetarėt e Durrėsit", thotė Alma. Bunkeri konsiderohet prej saj si fati i madh i familjes, baza nga nisi biznesi dhe prosperiteti ekonomik.


"Edhe tani qė kemi tė ardhura nuk kemi ndėrmend ta prishim bunkerin. Tė gjitha tė mirat materiale i kemi nga ky bunker", thotė ajo me entuziazėm.



Bunkerėt buzė detit - kabina dhe dhoma plazhi

Bunkeri i familjes Bregasi nuk duket dhe nuk prish peisazhet e mrekullueshme tė lindjes dhe perėndimit tė diellit nė plazhin e Durrėsit. Por me qindra tė tjerė ngrihen, si kėpurdha prej hekuri dhe betoni, te zhgarravitura, te papastra, buzė detit, pranė hoteleve dhe shtėpive tė pushimit.


Verėn e kaluar, Ministria e Mbrojtjes shkulli 80 bunkerė nė plazhet e Adriatikut. Por kjo nismė u ndėrpre pėr shkak tė kostos sė lartė financiare. Shkulja e njė bunkeri kushton mė tepėr se nė vend tė tij tė ndėrtosh diēka tjetėr.


Nė vend tė saj njė nismė tjetėr ka hyrė nė rrugėn e realizimit: shndėrrimi i bunkerėve buzė detit ne kabina plazhi dhe dhoma pushimi nė zonat turistike malore. Ky projekt do tė fillojė sė pari me shndėrrimin e bunkerėve nė fshatin turistik Qeparo tė Himarės, pėr t'u shtrirė mė pas, nėse rezulton i suksesshėm, edhe nė zonat e tjera tė bregdetit tė Jonit dhe Adriatikut. Ideja e pėrdorimit tė bunkerėve nė kėtė mėnyrė ėshtė njė pėrzirje mes utilitetit dhe egzotizmit. Ajo vjen nga dy studentė shqiptarė tė arkitekturės, qė studiojnė nė Milano. Realizimi i saj do tė jetė si njė pasqyrė e historisė sė re tė Shqipėrisė: dikur bunkerė pėr tė bėrė luftėra imagjinare me NATO-n, tani dhoma plazhi dhe pushimi nė njė vend anėtar tė NATO-s. Shekulli
capkenja
capkenja
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 14/06/1993
Numri i postimeve Numri i postimeve : 15046
Vendndodhja Vendndodhja : Ne boten e cudirave
Hobi Hobi : Studente...
Humor Humor : Sa per vete
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/12/2009
Falenderimet Falenderimet : 138

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi