♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vizat, rreziku qė na vjen nga fqinjėt

Shko poshtė

Vizat, rreziku qė na vjen nga fqinjėt Empty Vizat, rreziku qė na vjen nga fqinjėt

Mesazh nga capkenja Thu Mar 11, 2010 10:52 pm

Nga: Mentor Kikia



Sapo Brukseli vendosi liberalizmin e vizave me Serbinė dhe Maqedoninė, mijėra njerėz, mes tė cilėve edhe shumė shqiptarė, ngarkuan valixhet dhe u nisėn me karvanė drejt Belgjikės dhe vendeve tė tjera tė Bashkimit Europian. Ēdo ditė, qindra shtetas serbė e maqedonas udhėtojnė me autobusė e trena, jo pėr vizita turistike, por thjesht pėr tė emigruar, pėr tė kėrkuar punė dhe shtėpi nė njė tjetėr vend. Nė kėtė mėnyrė, Brukselit i vajtėn nė derė pikėrisht klandestinėt e djeshėm, ai kontingjent njerėzish, pėr tė cilėt qeverive u ishte dashur tė jepnin shumė prova se i kanė ndalur nė pėrpjekjet e tyre tė paligjshme tė emigrimit. Por sot ata nuk quhen mė klandestinė, sepse nuk e kalojnė kufirin ilegalisht.
Pasi fenomeni u bė shqetėsues, politikanėt nė Bruksel nxituan t’u kujtojnė qeverive tė Ballkanit se liria e lėvizjes ka edhe limite dhe se ajo ėshtė vetėm liri lėvizjeje dhe jo liri pune dhe liri pėr tė zgjedhur vendin se ku do tė jetosh. Ndėrkohė, Kryeministri belg pritet tė ndėrmarrė sė shpejti njė udhėtim nė vendet e rajonit, nė pėrpjekje pėr tė gjetur njė zgjidhje me qeveritė pėrkatėse, pėr tė frenuar kėtė valė emigrimi, qė deri dje ndalohej me kontrolle kufitare. Nuk dihet nėse do tė ndėrmerren hapa tė mėtejshėm pėr tė vendosur lirinė e lėvizjes nėn korniza, por kjo situatė e krijuar nga fqinjėt tanė ėshtė dukshėm nė disfavorin tonė, qė presim nga muaji nė muaj njė vendim tė tillė nga Bashkimi Europian.
Shqipėria ėshtė vėnė nėn njė monitorim tė rreptė pėr tė pėrmbushur kriteret e nevojshme pėr liberalizimin e lėvizjes. Megjithatė, zėrat qė vijnė nga Brukseli thonė se mė shumė se ēėshtje kushtesh, ajo ėshtė njė ēėshtje e vullnetit politik tė Komisionit Europian. Por duket se pėrpjekjeve tė Shqipėrisė pėr tė pėrmbushur kushtet dhe kėnaqur vullnetin e zyrtarėve europianė, u del pėrpara njė problem qė po prodhohet pikėrisht nga fqinjėt tanė, tė cilėt e pėrfituan liberalizimin para nesh.

Vėrshimi i emigrantėve nga Serbia dhe Maqedonia, padyshim qė do tė shkaktojė reaksion ndėr vendet e Bashkimit Europian qė do tė preken nga vala e njerėzve tė cilėt do tė udhėtojnė atje si turistė dhe mė pas do tė kėrkojnė azil, strehė dhe punė. Dhe ky reaksion, nuk ėshtė ēudi tė ndikojė edhe nė vendimin qė duhet tė merret pėr Shqipėrinė dhe Bosnjėn. Duam apo nuk duam ne, pėr fat tė keq, sot jemi tė kėrcėnuar nė ambicien tonė tė lėvizjes sė lirė nga sjelljet e fqinjėve tanė. Duam apo nuk duam ne, nė Bruksel do tė shtohen zėrat kundėr dhe nuk ėshtė ēudi qė nesėr zyrtarėt atje tė ngrihen e tė thonė: U dogjėm nga serbėt dhe maqedonasit, nuk na duhen edhe shqiptarėt. Tanja Fajon, raportuesja pėr liberalizimin e vizave nė BE, njė mbėshtetėse e Shqipėrisė nė kėtė ēėshtje, dha sinjale tė qarta se ēėshtja serbo-maqedonase mund tė bėhet njė barrierė jo e vogėl pėr ne.
Ne jemi koshientė qė shumė shqiptarė po e presin me padurim atė ditė, kur mund tė udhėtojnė te tė afėrmit e tyre nė shumė vende tė Perėndimit, pa qenė nevoja tė mbajnė radhė me ditė tė tėra pas hekurave tė ambasadave, tė pėrballen me fyerjen dhe pėrēmimin apo tė paguajnė sekserėt e diplomatėve pėr tė blerė njė vizė. Po ashtu, ne e dimė se Perėndimi ėshtė pėrgatitur pėr njė gjė tė tillė dhe largimi i shqiptarėve nuk ka pėr tė qenė alarm i kuq pėr njė bashkėsi vendesh qė ēdo vit pret 200-300 mijė emigrantė jashtė bllokut. Megjithatė, ne nuk duhet ta lėmė kėtė fakt tė na shndėrrohet nė barrierė.
Tri ditė mė parė, ambasadori i Bashkimit Europian nė Shkup, i kėrkoi qeverisė tė vėrė nėn kontroll agjencitė turistike, tė cilat, nisur nga pėrfitimet, po shndėrrohen nė agjenci emigrimi, duke transportuar pasagjerė qė presin vetėm biletėn e vajtjes. Ai kėrkoi gjithashtu qė qeveritė t’i informojnė njerėzit mbi limitet e kėsaj lirie dhe pamundėsinė pėr tė siguruar punė, nėse nuk janė tė kualifikuar dhe pjesė e marrėveshjeve paraprake me punėdhėnėsit. Tė gjendur nė kėto kushte, pyetja qė shtrohet ėshtė se ēfarė mund tė bėjė Shqipėria, nė mėnyrė qė situata e prodhuar nga fqinjėt tanė tė mos na penalizojė, tashmė kur jemi pikėrisht nė vigjilje tė vendimit qė do tė marrė Brukseli. Vėshtirė tė rekomandosh receta pėr tė tilla situata, por ne duhet, sė paku, tė tregojmė vullnet dhe t’i japim siguri qė tani Brukselit, se nuk do tė lejojmė pėrsėritjen e tė tilla situatave, si nė Shkup e Beograd.
Ndoshta mund tė ndėrmerren nisma ligjore, edhe drastike, si moratoriumi i skafeve, pėr tė limituar apo kontrolluar agjencitė turistike, qė do tė pėrfshihen nė udhėtimet masive me njė sens. Mund tė duket absurde qė ne tė parashikojmė masa nė njė kohė qė Brukseli ende s’e ka marrė vendimin, por ėshtė e nevojshme qė nė kėto kushte, Tirana tė lėshojė sinjale bashkėpunimi me Brukselin dhe njė vullnet tė qartė politik dhe ligjor pėr tė pranuar paraprakisht sloganin “lėvizje e lirė e limituar”. Gjithashtu, qeveria, politika, shoqėria civile duhet tė angazhohen nė njė fushatė informimi popullor, duke bėrė tė qartė se vajtja pa vizė nė Berlin, Romė apo Bruksel, nuk do tė thotė siguri punėsimi dhe strehimi. Gjithashtu, shqiptarėve u duhet sqaruar se tė udhėtosh pa vizė nė BE, nuk do tė thotė se je bėrė shtetas i BE-sė dhe se nė udhėtimin pa vizė mund tė qėndrosh pėr njė kohė tė kufizuar, tė cilėn po e tejkalove nuk mund tė shkelėsh mė atje pėr disa vite me radhė. Me pak fjalė, ne duhet tė bėjmė sot atė qė Brukseli po i kėrkon Serbisė dhe Maqedonisė ta bėjnė pas liberalizimit tė vizave.
Nė fund tė fundit, ne duhet tė bėjmė ē’tė mundemi pėr ta hequr nga tavolina e burokratėve tė Europės frikėn e emigrimit masiv, si njė argument pėr tė vendosur shtyrjen “pėr njė afat tjetėr” tė liberalizimit tė vizave.


capkenja
capkenja
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 14/06/1993
Numri i postimeve Numri i postimeve : 15046
Vendndodhja Vendndodhja : Ne boten e cudirave
Hobi Hobi : Studente...
Humor Humor : Sa per vete
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/12/2009
Falenderimet Falenderimet : 138

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi