♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Intervista e fundit e Patrick Swayze: ''Po pėrjetoj ferrin''

2 posters

Shko poshtė

Intervista e fundit e Patrick Swayze: ''Po pėrjetoj ferrin'' Empty Intervista e fundit e Patrick Swayze: ''Po pėrjetoj ferrin''

Mesazh nga capkenja Thu Mar 11, 2010 9:18 pm

Intervista e fundit e Patrick Swayze: ''Po pėrjetoj ferrin'' -swayze.beast09

''Pėr mua, tė fitosh do tė thotė tė mos heqėsh dorė, ėshtė tė durosh ēdo gjė qė jeta tė pėrplas nė fytyrė'', tha Swayze, ''dhe unė po vazhdoj tė jetoj, nuk po pres tė vdes''

Patrick Swayze ka qenė "duke pėrjetuar njė ferr tė vėrtetė" nė betejėn e tij njėvjeēare kundėr kancerit pankreatik, por megjithatė, kjo nuk e ka ndalur aktorin nga marrja e njė roli kryesor nė njė seri televizive tė re.

"Unė kurrė nuk kam qenė njė person qė i trembet sfidave", i tha Swayze Barbara Walters-it nė intervistėn e tij tė parė qė nga diagnoztikimi e tij me kancer para dy vitesh. Megjithatė, kur u pyet nėse ishte i frikėsuar, Swayze i tha Walters-it, "Nuk e di. Do tė ishte sa e vėrtetė, aq edhe qesharake nėse do tė thoja jo. Por, nėse mė duhet t'i pėrgjigjem kėsaj pyetjeje ashtu pa u menduar do tė thoja po, sigurisht qė jam".

"Mund tė them me plotė gojėn dhe me bindje tė plotė se jam duke pėrjetuar ferrin", ka thėnė Swayze. "Dhe ndėrkohė kam parė vetėm fillimin e tij". Walters e ka intervistuar Swayze pėr herė tė parė nė vitin 1988, atėherė kur aktori ishte nė kulmin e famės sė filmit "Dirty Dancing". Kur ata u takuan pėrsėri njė vit mė pas nė fermėn e tij nė ultėsirėn e maleve San Gabriel pranė Los Anxhelos-it, Swayze foli hapur pėr kancerin e tij, trajtimin qė po kryente, mendimet, frikėn dhe prognozėn e tij. "Ka shumė frikė nė mendjen time", ka thėnė Swayze. "Po mė ndodhin kaq shumė gjėra dhe nė ēdo moment tė ditės jam negativ. Po, jam i frikėsuar. Po, jam i zemėruar. Po, kėrkoj gjatė gjithė kohės njė pėrgjigje, 'pėrse mua?'. Po, ky ėshtė personi qė jam tani".

Lufta e 56-vjeēarit me kancerin filloi rreth fundit tė vitit 2007. Ndėrkohė qė festonte Vitin e Ri me gruan e tij, Lisa Niemi, Swayze ndjeu se diēka nuk po shkonte mirė.

"Unė u pėrpoqa tė pija pak shampanjė dhe nė ēast ndjeva sikur po derdhja acid nė njė plagė tė hapur".

Shumė shpejt ai filloi tė zbulonte tė gjitha simptomat e sėmundjes sė tij tė tmerrshme. "Problemet e mia tė tretjes morėn pėrmasa gjigante dhe u bėnė gjithnjė e mė shumė tė vazhdueshme. Mė pas fillova tė mendoja, jam duke u dobėsuar. Kam rėnė rreth 20 kile nėn peshė sa hap e mbyll sytė. Pastaj, kur e sheh veten nė atė pasqyrė dhe papritur zbulon se rrathėt poshtė syve tė ty kanė marrė ngjyrė tė verdhė dhe se kjo ngjyrė po tė pushton tė gjithė trupin, atėherė e kupton se diēka po shkon me tė vėrtetė keq". Swayze e kuptoi se duhej tė kėrkonte ndihmė mjekėsore. "Menjėherė fillova tė bėja disa kėrkime sipėrfaqėsore dhe zbulova se simptomat e mia nuk ishin aspak tė kėndshme. Bėhej fjalė pėr njė sėmundje shumė tė keqe".

Diagnoza e Kancerit Pankreatik, njė makth i vėrtetė pėr Swayze

Mjekėt zbuluan se aktori kishte njė tumor malinj nė pankreas dhe njė masė tė vogėl nė mėlēi. Kanceri pankreatik ėshtė jashtėzakonisht i vėshtirė pėr t'u diagnoztikuar dhe vetėm pas njė sėrė procedurash, tė cilat vazhduan pėr disa ditė mė radhė, mjekėt e tij mė nė fund ishin nė gjendje tė bėnin njė diagnozė definitive: Kancer Pankreatik i fazės sė katėrt. "Pėr javė tė tėra, ky pėr mua ishte njė makth nga i cili nuk mund tė zgjohesh dot", kujton Niemi, 52-vjeēare.

Sėayze kėrkonte ta mbante sėmundjen e tij sekrete pėr sa mė shumė kohė tė ishte e mundur, derisa ai dhe gruaja e tij tė vendosnin se si do tė vazhdonin, por lajmet e sėmundjes sė tij qė po i kėrcėnonte jetėn shpėrthyen menjėherė dhe njoftuan se aktorit tė mirėnjohur i kishin mbetur vetėm pesė javė pėr tė jetuar. Edhe pse shumica e pacientėve me kancer pankreatik nė stad tė avancuar vdesin brenda gjashtė muajve pas dhėnies sė diagnozės, Swayze i tha Walters-it se reagimi i tij pėr diagnozėn ishte "Do tė mė shikoni. Do tė shikoni se sa mund tė rezistoj". Dr. John Chabot, njė nga studiuesit kryesorė tė vendit pėr kancerin pankreatik nė Spitalin e Nju Jorkut dhe i Columbia University Medical Center, e quan kancerin pankreatik njė vrasės tė heshtur, sepse simptomat e tij ose janė shumė tė vogla, ose nuk shfaqen fare.

"Njė nga problemet mė tė rėndėsishme ėshtė qė kėto lloje kancerėsh janė tė prirur tė diagnoztikohen me shumė vonesė. Pesėdhjetė pėrqind e njerėzve diagnoztikohen kur kanceri tashmė ėshtė pėrhapur nė organe tė tjera dhe nuk ka pothuajse asnjė shans pėr shėrim me trajtimet e tanishme". Pėr Swayze, operacioni pėr heqjen e kancerit nuk ishte njė opsion pėr shkak se ai ishte pėrhapur edhe nė mėlēi. Ai e filloi njė trajtim agresiv tė kimioterapisė tradicionale sė bashku me ilaēin eksperimental Vatalanib. Duke luftuar me tė gjitha forcat dhe duke pėrjetuar dhimbje, frikė e ankth, Swayze ka jetuar me kancerin e tij pėr njė vit dhe ka qėndruar jashtė vėmendjes sė mediave, pėrveē rastit kur ai u shfaq nė televizion shtatorin e kaluar pėr njė emision sensibilizues pėr mbledhje fondesh, "Ngrihuni nė kėmbė kundėr kancerit". E gjithė turma u gjunjėzua pėrpara tij nė momentin qė u shfaq nė skenė. "Unė vazhdoj ende tė ėndėrroj pėr njė tė ardhme, njė tė ardhme me njė jetė tė gjatė dhe tė shėndetshme", tha Swayze, "nuk ka jetuar nė hijen e kancerit, por nė dritėn e jetės".

Swayze merr pjesė nė serialin "The Beast"

Swayze ka qenė njė aktor i dashur pėr dekada tė tėra, me fansa tė ēmendur nė tė gjitha anėt e botės qė pretendojnė t'i kenė shikuar filmat e tij qindra herė secilin. Kanė kaluar tashmė rreth 23 vjet qė nga koha kur superylli joshėsh dhe seksi i filmit "Dirty Dancing" depėrtoi nė zemrat e njė brezi tė tėrė. Ai ishte mjaftueshėm mashkull pėr tė luajtur njė burrė qė jetonte si grua nė filmin "To Wong Foo, Thanks for Everything, Julie Newmar", por ishte roli i tij nė "Ghost" pėrkrah tė famshmes Demi Moore, ai qė vulosi fatin e tij nė mesin e aktorėve mė tė mirė romantikė tė tė gjitha kohėrave.

Duke filluar nga korriku i vitit 2008, pėr Swayze filloi njė periudhė pesėmujore raskapitėse nė Ēikago pėr filmimin e serialit televiziv "The Beast", ku punonte 12 orė ose mė shumė ēdo ditė, kryesisht duke jetuar nė kushte tė vėshtira, duke punuar natėn dhe nė tė ftohtė. "Unė e di se tė gjithė mendonin se kisha luajtur mendsh, duke u munduar qė tė pėrballoja lodhjen e xhirimit tė njė shfaqjeje televizive", tha Swayze, i cili luante rolin e njė agjenti tė FBI-sė, i cili pėrleshej me demonėt e tij tė brendshėm. Puna ishte raskapitėse dhe ai nuk kishte mundėsi tė shplodhej as nė fundjavė, sepse ishte duke kaluar nėpėr kimioterapi intensive. Por megjithatė, Swayze nuk lejoi nė asnjė moment qė aktori tjetėr nė rol kryesor Travis Fimmel ose dikush nga stafi tė kuptonte se sa e vėshtirė ishte pėr tė kjo eksperiencė "Kjo ėshtė raskapitėse", tha Fimmel. "Ndonjėherė, unė ndjehem vėrtetė shumė i lodhur, por nuk kam se si tė ankohem pėrderisa Patrick ėshtė kėshtu ēdo ditė".

Pa marrė parasysh se sa keq ndihej, Swayze tha se ka refuzuar gjithnjė qė tė pėrdorė ilaēe kundėr dhimbjeve. "Duke xhiruar, nuk mund tė pėrdorėsh nė asnjė mėnyrė ilaēe", i tha ai Walters-it. "Unė nuk mund tė pėrdor Hidrokodon ose Vicodin ose kėto lloj gjėrash qė vrasin dhimbjen, pasi ato nė tė njėjtėn kohė tė vrasin edhe trurin". Nė pesė muaj, Swayze humbi vetėm njė ditė e gjysėm pune. Niemi qėndronte nė anėn e tij gjatė gjithė kohės dhe vėshtirėsive, gjatė orėve private tė dhimbjeve torturuese dhe gjatė xhirimeve nė skenė gjithashtu, gjithmonė duke mbėshtetur vendimin e tij pėr tė vazhduar punėn qė aq shumė e dashuronte. Ajo madje edhe e ka drejtuar atė nė njė episod.

Ajo tha se ishte vendimi i Swayze-it pėr tė marrė pjesė nė kėtė serial dhe nė Ēikago ka pasur njė hov tė madh energjie qė ishte me tė vėrtetė mahnitėse. Kjo i dha edhe bindjen se gjendej nė vendin e duhur dhe se po bėnte gjėnė e duhur.

Ēifti u takua 37 vjet mė parė, kur 16-vjeēarja Niemi hyri nė studion e nėnės sė saj nė Hjuston dhe 20-vjeēari Swayze ra nė dashuri me shikim tė parė dhe e kuptoi se duhej tė qėndronte me tė gjithė jetėn e tij. I martuar prej 33 vjetėsh, Swayze tha pėr gruan e tij, "Unė nuk kam respekt mė tė madh pėr ndonjė tjetėr qenie njerėzore nė kėtė tokė ashtu siē kam pėr tė. Njė pjesė e imja mė thotė se nuk do t'ja kisha dalė kurrė pa tė".

Vazhdoj tė jetoj

Sėayze kėmbėngul se ai nuk dėshiron tė kthehet nė modelin e njeriut qė jeton me kancerin, por dashur apo pa dashur, refuzimi i tij kokėfortė pėr tė mos ta lejuar kancerin tė ndryshojė jetėn e tij ėshtė bėrė njė frymėzim. Ai ka marrė mijėra letra nga e gjithė bota me kėshilla dhe inkurajim. "Shprehja e dashurisė dhe dashamirėsisė mė ka mahnitur gjithnjė dhe vazhdon ende tė mė mahnisė", tha Swayze. Swayze tha se sėmundja e ka bėrė atė tė mendojė mė shumė pėr jetėn pas vdekjes. "Unė nuk e di se ēfarė ka nė anėn tjetėr", tha ai. "Ky dyshim vazhdon tė sulmojė me kokėfortėsi ēdo gjė nė tė cilėn besoj... Unė besoj se ka diēka unike nė secilin prej nesh qė nuk vdes, qė nuk mund tė vdesė".

Sėayze tha se bisedon me babain e tij, i cili ka vdekur para se aktori tė bėhej i famshėm. "Mua mė pėlqen tė besoj se kam shumė luftėtarė mbrojtės tė ulur nė supin tim, duke pėrfshirė kėtu edhe babain tim, i cili mė thotė: 'Duhet tė kuptosh se u bė kohė e gjatė qė kujdesesh pėr veten. Tashmė ka ardhur koha qė tė na i besosh neve tė gjitha punėt dhe do tė kujdesemi qė t'i pėrfundojmė pėr ty'. Nė kėtė mėnyrė, po pėrpiqem ta mbyll gojėn dhe tė dėgjoj se ēfarė mė pėshpėrisin engjėjt nė vesh dhe tė mė tregojnė se ēfarė duhet tė bėj".

"Pėr mua, tė fitosh do tė thotė tė mos heqėsh dorė, ėshtė tė durosh ēdo gjė qė jeta tė pėrplas nė fytyrė", tha Swayze, "dhe unė po vazhdoj tė jetoj, nuk po pres tė vdes".

Pėrgatiti

KLARITA BAJRAKTARI


Bota Sot


capkenja
capkenja
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 14/06/1993
Numri i postimeve Numri i postimeve : 15046
Vendndodhja Vendndodhja : Ne boten e cudirave
Hobi Hobi : Studente...
Humor Humor : Sa per vete
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/12/2009
Falenderimet Falenderimet : 138

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Intervista e fundit e Patrick Swayze: ''Po pėrjetoj ferrin'' Empty Re: Intervista e fundit e Patrick Swayze: ''Po pėrjetoj ferrin''

Mesazh nga Engjelli Shqiptare Thu Mar 11, 2010 9:18 pm

sa keq
Engjelli Shqiptare
Engjelli Shqiptare
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 26/09/1992
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4056
Vendndodhja Vendndodhja : ITALI
Hobi Hobi : MUSIKA,PISHINA,GIRO
Humor Humor : ALOOOOOOOOOOOOOOOO MARMROMA
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 06/12/2009
Falenderimet Falenderimet : 132

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi