♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Qellimi dhe kuptimi i fese - besimit

Shko poshtė

Qellimi dhe kuptimi i fese - besimit Empty Qellimi dhe kuptimi i fese - besimit

Mesazh nga engjelli_i_dashurise Thu Feb 25, 2010 12:08 pm

Sado larg qe te shkojme ne te kaluaren e njeriut, ne periudhat e qyteterimit te tij, si dhe ne etapat e nivelit me te ulet te zhvi*llimit te tij shoqeror, gjithnje do te hasim ne gjurmet e mendimit fetar. Religjioziteti eshte cilesi universale e qenies njerezore. Nje*riu eshte, sipas natyres, me predispozicion fetar dhe elementet religjioze jane te skalitura ne brendesine me te thelle te aparatit te tij psikik. Asnje njeri nuk eshte krejtesisht pa besim, vecse disa njerez kane ndjenja fetare negative, qe eshte edhe nje argument per nevojen e tij natyrore. Nevoja per fene eshte e rrenjosur ne kushtet themelore te ekzistences se gjinise njerezore. Njeriu ka nevoje jo vetem per sistem mendor, por edhe per nje objekt be*simi, i cili i jep kuptim ekzistences dhe pozites se tij ne bote.

Nuk eshte njeri i plote ai qe nuk ndalet ne jete, te pakten per nje moment e te pyese: "c'eshte esenca e jetes? Kush jam une? Nga vij dhe nga do te shkoj? Cili eshte fati im? c'kuptim kane dhembja e vuajtja? c'eshte qellimi dhe kuptimi i ekzistences?

Perse ky dinamizem i cmendur, derisa ne fund na pret vdekja, dheu dhe asgje tjeter?

Ketyre pyetjeve dhe shume te tjerave te ngjashme, qe i interesojne njeriut, u pergjigjet feja.

Ne qofte se jemi te afte te kuptojme pervojen njerezore dhe vleren e saj, mund t'i qasemi detyres sone. E kemi pare lumin qe rrjedh nga lart poshte. Ai rrjedh e kalon rruge te gjata e zigzage derisa arrin ne ndonje lugine ose eventualisht derdhet ne det. Nen ndikimin e ligjit te gravitacionit, ujin e lumit e terheq ndonje force e madhe nga lart poshte. Ne fund ai pushon, qetesohet ne det. Siperfaqja e deteve paraqet piken me te ulet te planetit te Tokes. cdo lume synon te rrjedhe teposhte. Asnjeri prej tyre nuk kthehet tek burimi nga ka dale.

Mirepo, lumi i jetes njerezore ka prirje te cuditshme, te kthe*het tek burimi. Kjo eshte vertetuar qe heret nga pervoja e per*bashket e njerezve. Heroi ne lufte, me vetedije, flijon jeten e vet per atdheun, shkaterron impulset themelore qe jane te lindura ne ne. Njeri nga ato impulse eshte qe njeriu ta ruaje veten, ta shpe*toje jeten e vet. Por, ja qe heroi e flijon, e flak te vetmen jete qe ka, duke u bere martir, jep dicka qe nuk mund ta ktheje me as*nje*here: jeten e vet te shtrejte. Njesoj eshte edhe nena, e cila gjith*mone eshte e gatshme te flijoje veten per femijen e saj te semure, duke i shpetuar jeten femijes. Kjo eshte perseritur gjate historise dhe perseritet edhe sot: ne te vertete te gjithe njerezit e medhenj kane flijuar jeten personale, ne menyre qe t'u sigurojne fitore qellimeve me te larta.

Njeriu ka nevoje absolute per fene, perndryshe ajo nuk do te ekzistonte. Vetem nepermjet besimit ne Zotin e Vertete, njeriu behet i vertete dhe i afte ta gjeje kuptimin e jetes se tij. Njerezit qe kane humbur besimin ne kuptimin e ekzistences si dhe ne vle*rat e transhendentes qe i tejkalon, njerezit qe kane humbur habi*tjen dhe mahnitjen para fshehtesive te natyres dhe shpirtit te tyre, nuk mund te jene normale e te shendoshe.

Feja eshte gjeja me e vlefshme qe ka njeriu ne dispozicion, pasuria dhe begatia me e madhe e me e cmuar ne jeten e tij. As begatia e jetes nuk mund te jete asnjehere e barabarte me begatine e besimit, i cili na ofron ngushellim dhe ndihme ne te gjitha vesh*tiresite e kesaj dhe te botes tjeter. Veshtire e ka njeriu te vleresoje dhe te kuptoje se si do te zhvillohej jeta pa fe, pa besim ne Zotin e Gjithefuqishem. Dr. Mustafa Mahmud thote: "Jeta pa fe (besim) dhe pa bindje ne ekzistencen e Zotit te Drejte eshte asgje, e pa*vlere, e pabaze, e parendesishme. Jeta pa fe (besim) eshte vua*jtje pa kuptim, dhembje pa kompensim, aventure pa perfitim dhe projekt pa garanci.

Feja na dhuron mendjemprehtesi dhe aftesi qe te gjejme pergjigje per pyetjet e shtruara me lart, e kjo do te thote t'i japesh kuptim jetes me ane te besimit. Feja paraqet nje sistem shenjte*rish, vlerash dhe idesh, qe ben te ndiejme veten se ne kete bote nuk jemi te huaj, te braktisur dhe te flakur, por jemi si ne shtepine tone, ben qe te njihemi me Zotin e botes dhe te pajtohemi me Te. Kjo afersi dhe ky pajtim me Pronarin e shtepise na afron edhe me vete shtepine. Nga pikepamja e fese, ne jemi mysafire ne kete bote. Kjo bote eshte bere per ne, per hir tonin dhe ne kundershtim me mendimin e Hajdegerit, ne nuk jemi qenie te flakura dhe ra*stesisht te lindura. cdo gje eshte e matur dhe e llogaritur mire, edhe sikur kete te mos e kuptonte mendja jone. Te gjithe ne nuk jemi filozofe, qe per veten tone te gjejme zgjidhje filozofike per ceshtjet e se keqes, vdekjes, rrezikshmerise dhe fatkeqesive. Ma*dje edhe po te ishim filozofe, per jeten na duhet besimi, sepse fi*lozofia paraqet nje vend per diskutim dhe nuk na shpie tek bindja (jekin) e nevojshme per jeten.

Feja, besimi ne Zotin, si vlere absolute, e meson njeriun te lidhet per ate qe nuk humbet kurre nese besimi i tij do te jete ne rregull dhe nese do te veproje sipas atij kodi qe ai besim kekron prej tij. cdo gje qe kerkon nga njeriu besimi ne Zotin, eshte qe ai te jete i dobishem dhe pozitiv, t'i beje mire cdokujt dhe te largoh*et nga te keqijat. Akti i besimit nuk eshte asgje tjeter vetem pra*nimi ne menyre solemne i ketij misioni, i ketij amaneti te madh nga ana e njeriut.

Nga kjo mund te kuptojme se njeriu qe ka besim, pavaresisht nga profesioni, ndien pergjegjesi, i di detyrat e veta; ai ben te mira, eshte gati te fale dhe vazhdimisht sheh nje gjykates shpirte*ror brenda shpirtit te vet, i cili veshtron cdo veprim te tij.

Kurse njerezit qe nuk besojne, jane egoiste dhe te rrezikshem, jane nga ata qe nuk e njohin ndjenjen e pergjegjesise. Ata jane me pak te pergatitur per te bere mire, s'e kane per gje te shtypin, te vrasin dhe te shkelin mbi te drejtat e te tjereve. Aq me teper kur njerez te tille vijne ne pushtet dhe sundojne me ligjet qe i hartojne vete per veten e tyre. Imagjino c�??mund te bejne njerezit e tille kur i marrin ne dore ligjet njerezore dhe nuk kane frike nga Zoti dhe ligjet hyjnore! c'mund te pritet vecse vuajtje dhe shqetesim i per*jetshem ne nje bote ku nuk ekziston Fuqia me e larte se Ciles do t'i drejtoheshin njerezit per perkrahje dhe mbeshtetje ne kete lufte te pameshirshme jetesore. Feja dhe vetem ajo i mundeson njeriut paqen dhe qetesine. Ajo ngjall tek njeriu dashurine per veprat e mira dhe guximin qe te perleshet me forcat e se keqes dhe tira-nise, si nje kusht i domosdoshem per fitimin e bekimit te Zotit.

Besimi i plote dhe i pathyeshem ne ekzistencen e te Gjithditu*rit e te Gjithefuqishmit, qe eshte i pafillim e i pambarim, Krijuesit te botes dhe Shkaktarit te jetes, besim ky te cilin e kerkon feja islame nga pjesetaret e saj, paraqet shtytesin themelor te jetes mo*rale te njerezve. Pa besimin e tille, pa bindjen e fuqishme qe ekziston i Perjetshmi dhe i Drejti, i Cili i di te gjitha veprat, me*ndimet, deshirat dhe qellimet tona, s'ka besimtar te vertete. Besi*mi ne drejtesine me te larte, drejtesine hyjnore, qe te gjithe te vdekurit i shperblen dhe i denon njesoj, - per besimtaret eshte sti*mulim qe te kembengulin ne veprat e drejtesise, se vertetes dhe bamiresise. Per mekataret, ai eshte kujtim i denimit te drejte qe i pret ne Diten e Gjykimit.

Besimi ne Zotin eshte vendstrehim i madh per qenien njere*zore. Nga besimi ndaj Zotit, buron durimi dhe vendosmeria. Besi*mi ne Zotin na i mban gjalle zemrat, shpresen. Kjo eshte edhe arsyeja se njerezit qe besojne, s'bejne kurre vetevrasje, se*pse perpjekja per vetevrasje vjen nga deshperimi, nga humbja e plote e shpreses dhe nga ndjenja e deshtimit, mirepo ata qe besoj*ne tek Zoti, nuk e humbasin shpresen dhe as dine c�??eshte ndjenja e desh*timit.

Nje nga nevojat themelore te njeriut, eshte ndjenja e sigurise. Ndjenja e sigurise eshte nevoje psikologjike, e cila duhet te kena*qet njesoj sikur edhe realizimi i harmonise e pajtueshmerise per*sonale.

Feja na meson qe vdekja nuk eshte fundi i jetes, qe kjo jete eshte vetem nje faze e jetes dhe se ekziston jeta tjeter, pas vde*kjes, se vdekja eshte nje ure ne mes dy jeteve, boteve dhe se vde*kja eshte pike rikthyese e jo pike perfunduese.

Ky besim i jep njeriut ndjenjen e sigurise ekzistenciale. Si mund ta ndieje veten i sigurt nje person qe beson se vdekja eshte fundi i tij. A mund te arrije qetesine dhe ekuilibrin nje shpirt qe nuk i bindet Fuqise me te Larte, qe nuk eshte ne paqe me Ate qe e krijoi. Nese nuk i je bindur Zotit (xh.sh.), atehere te gjithe peshen e jetes e ke mbi shpatulla dhe ndoshta kjo do te te zhyte ne the*llesine e ferrit.

eshte ne dobine e njeriut te shpetoje nga ndarja e perjetshme duke u mbeshtetur tek Fuqiploti, qe mund ta mbylle deren e kesaj bote. Fuqia e Zotit arrin deri atje sa t'i grumbulloje te gjithe keta njerez ne nje Mahsher te cuditshem ne jeten e ardhshme, njeren bote ta sajoje dhe tjetren ne te Perjetshmen ta dergoje.

Njeriu i sotem eshte viktime e shoqerise amorale industriale. Atij i eshte ofruar, thene kushtimisht, cdo gje, mbrojtja dhe te gji*tha te drejtat e njeriut qe mund te imagjinohen, seksi pa kurrfare kufizimi, droga sipas porosise e ne cdo vend, dhe kenaqesite e pakufishme te kesaj bote. Por, megjithate, ai ndien nje boshllek te brendshem, mungese ngrohtesie ne shoqerine ku jeton, dhe ne fund, mosekszistimi i kuptimit te jetes.

Pavaresisht nga theqafja (gremina) e filozofise se jetes dhe ideve mbi te cilat, per dhjetevjetesha e kishte mbeshtetur jeten e vet, njeriu nuk mori mesim nga historia. Idete mbi te cilat edhe sot nderton filozofine e vet te rregullimit te jetes, i pret fati i nje*jte. Per kete Kur'ani na flet duke sjelle shembujt e popujve, te ci*let u shkaterruan per shkak te gjynaheve te tyre. Edhe ketu duhet shtruar pyetja, e bere shpesh deri me tani, a eshte fare i mundur humanizimi i njeriut pa besim, pa Zot. Pergjigjia eshte e qarte, ajo imponohet cdo dite nga shkaterrimi i koncepteve te bazuara ekskluzivisht mbi arsyen (ratio) pa besim

Nenshtrimi dhe dorezimi i sinqerte ndaj Zotit, gje qe paraqet esencen themelore te Islamit, i jep njeriut fuqi te medha e te pai*magjinuara, burim te vazhdueshem te energjise shpirterore, emo*cionale dhe morale, e kjo i ndihmon qe t'u kundervihet me sukses mesymjeve destruktive dhe roberuese te mjedisit, tende*ncave te tij materialisto-dorleshuese, grindjeve ne nivelin social dhe me*ntal. E ndihmon ta ruaje integritetin e personalitetit te tij dhe she*ndetin mental nga streset e ndryshme, derrmimet, deshperimet dhe format e tjera te crregullimeve psikike qe lulezojne ne mjedi*set tona moderne civilizuese.

Besimi ne Zotin i kujton njeriut qe mbi te eshte nje Fuqi me e madhe se ciles ai nuk mund t'i kundervihet, te cilen s'mund ta korruptoje as ta mashtroje, e cila i njeh te gjitha fshehtesite e gji*thesise e te njeriut, e cila eshte ne mbrojtje te atyre qe padrej*tesisht diskriminohen, shkelen e poshterohen, e cila merr hakun e atyre te cileve u eshte bere padrejtesi e dhune dhe hidherohet me ata qe i poshterojne te tjeret.

Besimi ne Zotin eshte nje pike transformimi ne jeten e nje*rezimit, nga adhurimi i fuqive te caktuara ose ndonje gjeje tjeter - ne adhurimin e Nje Zoti te Vetem. Me kete njeriu clirohet nga cdo adhurim tjeter. Ai eshte nje pike nga e cila njeriu ngrihet ne shkallen e barazise me njerezit e tjere, ne nje rresht para nje te adhuruari. Ai eshte nje pike e kalimit nga anarkizmi ne sistem, nga lajthitja drejt rruges se nje qellimi te caktuar, pika e kalimit prej bredhjes drejt nje orientimi te caktuar. Njerezimi, pa besim ne Zotin Nje te Vetem, nuk mund te dije cili eshte orientimi i tij i vertete, cili eshte qellimi i ofruar, as pika e perqendrimit rreth se ciles do te mblidhej, do te bashkohej dhe do te bashkepunonte ai njerezim.

Njerezit ne jete ballafaqohen shpesh me raste, ku me shkeljen e fshehur te ligjit dhe keqperdorimin e detyres, pozites dhe pro*fesionit, realizon interesa te ndryshme ne dem te te tjereve. Ne te gjitha rastet e tilla morali i njeriut eshte me rendesi vendimtare. Zoti gjykon mbi te gjitha veprat e njerezve, mbi qellimet e ver*teta, deshirat dhe ndjenjat e tyre. Besimi ne drejtesine e tille, per njeriun moral eshte inkurajim per cdo veper te mire qe ka bere dhe qe ben, sikurse eshte edhe ngushellim per ata qe besojne se cdo veper dhe pune e palejuar, megjithate nje dite - diku dhe di*kur - do te behet e njohur, ndersa dyfytyresia dhe autokracia do te denohen.

Qellimi me i larte i cdo njeriu eshte edukimi i shpirtit per per*jetshmeri, sepse kushdo qe mendon me thelle, para ndergje*gjes se vet nuk mund te mos e kundershtoje pohimin se vdekja jone eshte i vetmi shperblim per cdo te mire qe kemi bere dhe i vetmi denim per te gjitha te keqijat tona. Nese themi nganjehere se feja eshte nje "fenomen" i llojit te vet, mendoj se mashtrohemi, vecanerisht kur e dime se shumica me e madhe e njerezve te urte, per shekuj, gjate historise njerezore, kane besuar fuqishem ne Zotin. Ne kete rast eshte me vlere te shprehim mendimin e urte te filozofit dhe psikoanalistit te njohur Jung, i cili tekstualisht thote: "Idene e Zotit, doemos duhet ta pranoje njeriu, sepse ne te kunderten cdo gje tjeter do te behej Zot.... "

Njeriu i liruar nga roberimi ndaj Zotit, - eshte i internuar i egoizmit vetanak. Prandaj, ky problem eshte i zgjidhur vetem ne suazat e fese. Porosia thelbesore e gnosticizmit, qe paraqet ese*ncen e feve monoteiste, eshte qe clirimi dhe liria nga egoizmi, pa*raqesin lirine e vertete. Te roberuarit ndaj Zotit e ben te mundur ate liri te vertete dhe formon njeriun e plote. Me kete nuk duam t'i mohojme aspektet pozitive te shkences dhe racionali*zmit, por mohojme absolutizmin dhe besojme qe roberimi ndaj Zotit nuk eshte jashte natyres njerezore, keshtu qe, te jesh rob i Zotit dhe te ecesh ne luginen e besimit, ky eshte i vetmi ilac per semundjen e njeriut bashkekohor dhe e vetmja alternative per krizen e identite-tit dhe nihilizmin, per shqetesimet shpirterore individuale dhe kolektive ne boten e sotme.

Zoti i Lartesuar i dhuroi njeriut mundesi e potenciale te ndry*shme, por megjithate nuk e krijoi qenie te pavarur e te vetemja*fueshme. Si cdo gje tjeter ne kete bote, ashtu edhe njeriu nuk mund te ekzistoje i pavarur nga Krijuesi i tij. Zoti i Lartesuar i drejtohet njeriut me keto fjale: "O njerez, ju keni nevoje per All-llahun e All-llahu nuk ka nevoje per ju. Ai eshte i fale*nderu*ari". (Fatir, 15)

Dallimi esencial ne konceptimin e jetes ndermjet besimtarit dhe jobesimtarit, eshte qe besimtari eshte i vetedijshem per vare*sine e tij nga Zoti dhe domosdoshmerine e ndihmes se Tij ne cdo moment, ndersa ata qe mohojne varesine e tyre nga Zoti, mendo*jne qe aftesite, qe u jane dhene, jane te mjaftueshme, qe duke u mbeshtetur ne to, te organizojne dhe te rregullojne drejt jeten e tyre.

Per shkak te konceptimit te tille te gabuar te vetes dhe botes ku jeton, njeriu bie ne kriza te renda dhe katastrofa kercenuese, nga te cilat bota e sotme, para se gjithash ajo perendimore, perpi*qet te gjeje shpetim. Patjeter duhet thene edhe se Perendimi, ne nje moment te caktuar historik, ka imponuar mohimin e besimit (kishes) qe te perparoje materialisht dhe ne teknologji. Sot, kra*has bollekut material qe eshte i pranishem dhe lirise qe i eshte dhene, njeriu kerkon alternativa. Njerezit e rinj shprehin pakena*qesine e vet per shkak te problemeve te tyre specifike dhe kerkoj*ne siguri emocionale duke braktisur fakultet dhe ne kete menyre duke shprehur rezistencen e tyre karshi presionit te teknologjise hipertrofike dhe roberimit te materies e racionaliteteve. Njeriu deri me tani ka paguar shume here, e fatkeqesisht vazhdon te pa*guaje edhe me tej nje cmim te larte per guximin e tij te mohimit te Zotit dhe pranimit qe boten e vet ta plotesoje me idhuj dhe demone. Besimi ne Zotin, si vlera me e madhe, eshte zevendesuar nga idhujtaria, e cila shpie nga humbja progresive e substances. Pervojat e ketilla te shtremberimit te besimit (dhe njekohesisht te vendosjes se pseudobesimit), perbejne historine e fuqive destru*ktive qe shpien pameshirshem ne katastrofe.

Feja paraqet ikje nga dimri i ftohte dhe i erret i materializmit drejt drites se diellit veror te besimit. Feja do te thote jete dhe shprese ne te ardhmen. Njeriu pa shprese eshte depresiv dhe i tri*shtuar. Bota bashkekohore qe perpelitet ne vorbullen e mosbe*simit e te nihilizmit eshte nje bote e tjetersuar nga Zoti dhe ne piken perfundimtare e tjetersuar edhe nga vetvetja, dhe e hutuar. Jo vetem qe ka humbur Zotin, por ka humbur edhe veten

Besimi ne Zotin e frymezon njeriun edhe me besimin ne ndi*hmen e Tij per cdo veper te mire dhe te ndershme. Besimi i tille njeriun e ben me te forte dhe me kembengules, i jep optimizem te dobishem me te cilin perballon me lehte cdo veshtiresi, sepse be*son mbarimin e lumtur te punes.

Feja na meson qe nese besojme me vertetesi, do te mund te tejkalojme cdo pengese e veshtiresi, te ballafaqohemi me cdo si*tuate, te ngrihemi mbi cdo disfate, te zgjidhim me sukses cdo pro*blem ne jeten tone.

Emocionet negative, si terbimi, zemrimi, urrejtja, faji, frika etj., mund te luajne rol te rendesishem ne shfaqjen e semundjeve te ndryshme psikosomatike. Shqetesimi eshte nje proces destru*ktiv i mbushjes se mendjes me mendime te kunderta me dashu*rine dhe kujdesin e Zotit.

Emocionet pozitive, sikurse jane dashuria, gezimi, kenaqesia, shpresa (optimizmi) dhe paqja e brendshme, jane perberes te re*ndesishem te jetes. Me besimin kultivojme emocionet tona dhe fisnikerojme jeten tone emocionale. Ku eshte besimi, aty eshte dashuria; ku eshte besimi, aty eshte Zoti; ku eshte besimi, dashu*ria dhe Zoti, aty jane mireqenia, lumturia dhe shendeti.

Ne kete aspekt feja luan nje rol te pazevendesueshem. Ajo deshiron dhe synon qe lakmine dhe ambiciet e semura t'i shnde*rroje ne vullnet te mire, ne menyre qe uria per pasuri te zeve*ndesohet me urine per dituri, deshira per kenaqesi personale me deshiren per kenaqesine e pergjithshme te njerezve dhe synimi per lumturi personale te zgjerohet ne lumturine e te gjithe njere*zve.

Feja eshte shprehja me e thelle e qenies njerezore, shprehja e kufishmerise se tij qenesore, vdekshmerise dhe varshmerise nga realiteti mbinjerezor. Ajo shpreh synimin me te thelle (per jeten e pavdekshme), por edhe urtesine me te madhe njerezore.

Lenda e fese eshte ajo qe perfshin dhe mbulon besimi ne idealin e saj me te larte �?? Zotin e Gjithefuqishem, te Perjetshem, te Drejte dhe te Meshirshem, "te Cilit i perkasim te gjithe dhe tek i Cili te gjithe do te kthehemi ne perjetesi". Nuk perfundon cdo gje me vdekjen fizike ne kete bote! Sepse, po te ishte keshtu, cili do te ishte, kuptimi dhe qellimi perfundimtar i kesaj jete kalimta*re, ne te cilen realizimi i drejtesise nuk arrin as ne gjysme te rruges. Besimi ne te Gjithefuqishmin dhe jeten e pertejme, pra na shfaqet si domosdoshmeri me forcen e ndjenjave, pa pasur nevoje per argumente te qarta... I tere sistemi i moralit fetar, i hartuar ne baze te udhezimeve objektive, ka per qellim te na edukoje per jeten dhe te na pergatite per Amshueshmerine. Ketu eshte zgji*dhja e fshehtesise se jetes dhe botes per cdo besimtar, e kjo eshte edhe urtesia e jetes, d.m.th. "ta ndiesh tere thellesine dhe madhe*shtine e sekretit te botes"�?? do te thote, deri ne njefare mase, ta zbulosh ate.

Feja, pra, eshte hallka kryesore, faktori me ekuilibrues ne je*ten e individit, dhe se bashku me "njohjen" e kesaj bote, edhe ne jeten e shoqerise ne pergjithesi. Ajo eshte identiteti me madhesh*tor i njeriut si kontinuitet i mbamendjes se shpirtit, ndersa njohja eshte e drejta me e madhe e njeriut si kerkese per liri.

Ndonese njesoj te rendesishme ne kuptimin praktik, megjith*ate besimi hyjnor per nje popull eshte me i rendesishem se njohja tokesore, sepse shpirti qe mban mend e arrin me lehte lirine se shpirti qe harron identitetin e vet.

Per Muhammed Ikballin (filozof modern islam nga Pa*kistani), feja eshte pervoje e gjalle dhe "per jeten eshte me e re*ndesishme se filozofia (sepse eshte sistem i te vertetave te pergjithshme qe, nese perqafohen sinqerisht, influencojne ne fo*rmimin e karakterit).

Fuqite e fese jane shume me te medha, sepse "qenesia e saj eshte... te besuarit; e te besuarit shikon sikur zogu rrugen e vet te "patrasuar" pa ndihmen e arsyes, e cila... vetem josh zemren e pu*lsuar te njeriut dhe i rremben pasurine e padukshme te jetes ku ajo jeton.

Natyrisht, feja eshte me teper se ndjenje e thjeshte dhe pra*ndaj permbajtjet njohese nuk jane te huaja per te. Ajo, shpesh, shfrytezon metoden racionale "te veprimit te kufizuar". Mirepo, te pranuarit e metodes racionale nuk do te thote edhe te pranuarit e epersise se filozofise ndaj fese, sepse "natyra e fese eshte e tille qe nuk mund t'i nenshtrohet gjykimit te filozofise" dhe se ajo nuk mund t'i caktoje asaj "pozite nenshtruese". Filozofia si "vizion intelektual" i botes, redukton dhe njekohesisht edhe varferon pa*surite e shumta te pervojave shpirterore. "Ajo e shikon nga larg Realitetin, nga nje distance e ftohte teorie, ndersa feja "qe synon per nje kontakt me te ngushte me Realitetin", e shikon me syrin e pergjithshem te shpirtrorise: me pervojen e gjalle, me asociacion dhe brendesi. Feja lidh kalueshmerine me Jokalueshmerine, te kufishmen me te Pakufishmen, jeten me Perjetshmerine, pra ide*alin me njemendesine, njeriun me Zotin.

Si do qe te jete, besimi eshte nje prej vecorive themelore te njeriut. Njeriu nuk mund te ndahet prej besimit se ekziston nje Krijues me nje fuqi te pakufishme, i cili sundon mbi te dhe mbi te gjithe natyren qe e rrethon ate. Njeriu ka ardhur ne bote me kete besim dhe me te do te ndahet prej saj. Ne kete moment te disku*timit te ceshtjes sone, eshte vendi te rikujtojme thenien se askush nuk do te vdese pa besuar. cdo njeri qe e ka prere shpresen nga jeta dhe e ka kuptuar prerazi se ka per te vdekur, brenda jetes prej disa sekondash qe i ka mbetur, dashje pa dashje, e pranon me ne fund te verteten. Domethene ne konakun me dy dyer qe i themi bote, me besim hyhet, me besim dilet andej.

Ne konsiderojme qe besimi eshte nevoje e vertete e njeriut, por edhe nje tipar me te cilin njeriu e njeh dimensionin shpirteror dhe mbinatyror te jetes. Pervoja na meson, sado shume te arrije njeriu, asnjehere nuk eshte i kenaqur. Ai gjithmone deshiron me teper. Deshiron me shume dije, me shume miresi, me shume da*shuri. Keto deshira, ai mund t'i plotesoje vetem ne takimin me Zotin. Njeriu me besim futet ne Gjithefuqine e Zotit, e per Zotin asgje nuk eshte e pamundur ne dashurine dhe miresine e tij.

Nga sa u tha me lart, mund te perfundojme se qellimi i fese eshte qe te zgjoje tek njeriu ndergjegjen dhe te kuptuarit qe jeta e tij do te jete perplot me veshtiresi dhe sprova nga me te ndry*shmet ndaj te cilave duhet te rezistoje dhe t'i sfidoje ato per te qene besimtar i vertete. Kjo nuk eshte rruge e kenaqjes se tekave dhe pasioneve vetjake, por rruge e nje lufte te vazhdueshme dhe flijimi te vazhdueshem te vetes e pasurise vetjake, per vlerat e larta morale e njerezore. Feja si e tille nuk mund te vendoset ne nje kohe dhe te lidhet vetem per nje gjenerate te njerezve. Ajo eshte porosi universale, qe do te thote se eshte e pranishme ne cdo kohe dhe i jep vulen cdo kohe dhe cdo gjenerate. Ne va*zhdim, duke permbledhur dhe duke permbyllur kete shkrim, do te theksojme c�??eshte feja ne realitet dhe cilat jane qellimet e synimet e saj per njeriun:

- Feja e larteson njeriun me virtyte te larta humane e morale;

- Forcon, pasuron dhe larteson shpirtin. Ajo eshte nje mjet i perparimit dhe zhvillimit te vazhdueshem;

- I afron njerezit ndermjet tyre, ndez virtytin e mbrojtjes se njeri-tjetrit, zhvillon lirine personale dhe forcon shoqerine;

- Edukon njerezit per idealet me te larta duke i shpene ne heroizem e martirizim;

- Ne tragjedite e jetes, njerezimit i mban te gjalle shpresen tek pavdekshmeria;

- Frymezon aktivitete individuale, sociale, artistike, emocio*nale, familjare, politike dhe edukative;

- Orienton synimet njerezore drejt vlerave sublime hyjnore;

- Ndikon ne formimin e unitetit te anetareve te shoqerise nepermjet predikimit dhe kontrollit te zbatimit te vlerave dhe normave unike;

- Riafirmon solidaritetin e grupit, sidomos ne momente te re*ndesise se vecante individuale e shoqerore, si lindja, martesa dhe vdekja;

- Ndihmon per funksionimin normal te shoqerise, per stabili*zimin e institucioneve kryesore te saj;

- Ka ndikim te madh ne tere jeten e njeriut, para se gjithash ne integritetin e tij trupor dhe shpirteror;

- Zoteron energji te medha, qe mundesojne ruajtjen e identite*tit dhe kontinuitetit fetar e kombetar, metafizik e historik, shpirte*ror e moral.

Me sa u tha me lart, kuptojme se feja eshte permbajtje konsti*tuive shpirterore dhe sikur edhe kultura eshte paratekst per realizimin e nje modeli, thelbesisht njerezor, human, historik e metahistorik, fizik e metafizik, inspirativ e kreativ.

Historia nuk di dhe nuk njeh asnje shoqeri morale pa besim ne Zotin dhe Diten e Gjykimit. Mohimi dhe perjashtimi i Zotit nga jeta jone e perditshme, do te shkaktonte nje gjendje te ku*ndershtive, absurdit dhe pakuptimesise.

Pa besim ne Zotin, njerezit nuk kane qendrim te drejte ndaj krijesave, qenieve dhe njerezve;

- Pa besim ne Zotin, ka individe te moralshem, por s'ka bash-kesi e shoqeri te moralshme;

- Pa besim ne Zotin, nuk mund te vendoset drejtesia as ne siperfaqen e nje loti;

- Asnjehere njerezit ne kete bote nuk mund te jene te shper*blyer a te denuar ne menyre te merituar e korrekte. Ai qe vret nje milion njerez ne kete bote, mund te denohet vetem per nje njeri. E ku jane te tjeret? Kesaj pyetjeje i pergjigjet besimi ne Zotin dhe ne Diten e Gjykimit;

- Te besosh ne Zotin, nuk humbet asgje, e mund te fitosh cdo gje..

Pergatiti,Sabri Selmani
engjelli_i_dashurise
engjelli_i_dashurise
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 402
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 20/01/2010
Falenderimet Falenderimet : 3

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi