♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Njė tregim fenomenal i Kadaresė

Shko poshtė

Njė tregim fenomenal i Kadaresė Empty Njė tregim fenomenal i Kadaresė

Mesazh nga engjelli_i_dashurise Thu Feb 25, 2010 10:50 am

Vdekja e gruas ruse


Nina F. moskovite. Martuar mė 1956 me njė oficer shqiptar. Pas fjalėve tė dua, erdhėn shėtitjet nė parkun Gorki, telefonimet nga kabinat e mbuluara me borė, dėnesat s'do tė mė harrosh etj.,etj,.gjer te : qytetare Nina e pranon pėr burrė A.D. Dhe pastaj nėnshkrimet, kėmbimi i unazave, ardhja dhe muaj i mjaltit nė Shqipėri .Tani ajo ėshtė shtrirė nė arkivol nė mes tė dhomės sė apartamentit, mijėra kilometra larg vendit tė saj. Ka vite qė s'ka marrė letėr nga tė vetėt (letrat ishin tė rralla pas prishjes sė marrėdhėnieve dhe vitet e fundit pothuajse janė prerė). Ajo nuk ka ditur saktėsisht kush ka vdekur e kush ėshtė gjallė nė familjen e saj, ashtu sikurse nuk do ta marrin vesh kurrė saktėsisht nėse ajo ka vdekur vėrtet e, aq mė pak, vitin e vdekjes.Rrotull arkivolit njė grumbull grash e qajnė nė gjuhė tė huaj . Janė motrat e oficerit, plaka tashmė.Pėr shkak tė shamisė me lule me tė cilėn ia kanė lidhur kokėn, ajo ngjanė edhe mė shumė ruse dhe akoma mė tė trishtueshme e bėn kjo e qarė nė gjuhė tė huaj pėr tė .Rrallė ėshtė vajtuar njė grua nga kunatat e saj me kaq ngashėrim. Ky ėshtė njė mendim qė edhe nė qoftė sė nuk thuhet me zė, ndihet menjėherė . Ashtu siē ndjehet shpjegimi pėr tė : qajnė nė radhė tė parė vetminė e saj .E me siguri; tė tyren . Nė tė djathtė tė arkivolit, pas shpinės sė grave ngrihet njė raft librash. Midis titujve, spikasin librat qė flasin pėr prishjen me Bashkimin Sovjetik, kryesisht librat politikė tė udhėheqėsit tė vendit .Midis tyre dhe gruas ruse shtrirė nė arkivol ėshtė dėnesa e grave .Ėshtė njė ditė e lagėt , me shi . Megjithatė askush nuk largohet para kohe nga gropa . Njė grua, anėtare e kryesisė sė Frontit tė Bllokut , mbanė njė fjalė fare tė shkurtėr, ku thotė se Nina F. Ishte nėnė dhe bashkėshortore e mirė dhe njė punonjėse e ndėrgjegjshme, qė nė punėn dhe jetėn e saj kishte pasur pėrherė parasysh mėsimet e partisė dhe tė udhėheqėsit tė saj. Asnjė fjalė pėr kombėsinė e saj , atė kombėsi qė i kishte dhėnė asaj vetminė mė tė madhe qė mund tė pėrfytyrohet . Lamtumirė, Nina ! Kėto fjalė janė tė vetmet fjalė tė natyrshme qė thotė anėtarja e kryesisė sė Frontit. Po mė e natyrshme se ato ėshtė zhurma e baltės dhe guriēkave qė bien mbi arkivol, me njė gjuhė universale, shumė mė tė kuptueshme se ajo e njerėzve , ndonėse varrin pėr gruan e vdekur nuk po e jep toka e gjerė ruse, por trualli i ngushtė shqiptar, i cili mezi mjafton pėr varret e tė vetėve .
engjelli_i_dashurise
engjelli_i_dashurise
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 402
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 20/01/2010
Falenderimet Falenderimet : 3

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi