♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Plazhet e rivierės shqiptare

Shko poshtė

Plazhet e rivierės shqiptare Empty Plazhet e rivierės shqiptare

Mesazh nga capkenja Thu Feb 18, 2010 10:47 pm

Turistėt, tė mahnitur me plazhet e Rivierės

Tė rinj nga Britania, Italia apo Greqia fqinje, shprehen tė impresionuar me Rivierėn shqiptare
Riviera shqiptare ėshtė shndėrruar kėtė vit nė njė nga zonat bregdetare mė tė populluara nga pushuesit vendas dhe tė huaj. Bregdeti i jugut mbetet padyshim destinacioni mė i lakmuar turistik pėr shqiptarėt brenda dhe jashtė vendit, por vitet e fundit edhe pėr turistėt e huaj. Menjėherė pas ngjitjes nė Qafėn e Llogarasė, panorama qė shfaqet ėshtė magjepėse. Rruga qė gjarpėron mes njė terreni tė thepisur zbret fillimisht nė plazhin e Dhėrmiut. Fshati me ndėrtimet karakteristike ruan ende fizionominė e kohėve tė vjetra dhe po ashtu edhe rruga 1.5 kilometra e gjatė qė tė ēon fare afėr bregut. Megjithatė, vizitorėt janė tė shumtė, njė pjesė e tė cilėve besnikė ndėr vite. Turistė vendas shprehen se natyra ėshtė shumė e bukur, vendi, gjithēka ėshtė e pastėr. Kam 6 vite qė vij kėtu dhe mė pėlqen plazhi si edhe organizimi. Ndėrkohė qė pėr ata qė duan tė jenė afėr bregut, njė natė nė hotel mund tė kushtojė nga 30 deri nė 60 euro, ndėrsa pėr fanatikėt e traditės, shtėpitė pėrdhese abonohen pėr 300 deri nė 400 euro nė 15 ditė. Risi e kėsaj vere janė edhe turistėt e huaj. Tė rinj nga Britania, Italia apo Greqia fqinje, shprehen tė impresionuar me Rivierėn shqiptare. Pavarėsisht kėsaj nuk mungojnė sugjerimet pėr t'u rikthyer sėrish vitin tjetėr. Pak kilometra mė tej, shtrihet plazhi i Jalės. Bashkė me ujin e kristaltė dhe natyrėn ēlodhėse, ka nga ata qė mundohen tė shfrytėzojnė nė maksimum diellin e nxehtė tė kėsaj vere. Pėr tipat mė alpinė, ēadrat kushtojnė mė pak dhe janė njė zgjidhje e mirė nė rast se nuk gjen dhomė pėr t'u akomoduar. Ka dhe nga ata qė e shohin kėtė si njė mėnyrė pėr t'iu kthyer kujtimeve tė rinisė. Plazhet e Himarės, Borshit apo Lukovės, qė ndodhen pak kilometra mė tutje, janė njė tjetėr alternativė pėr tė pushuar nė brigjet e Jonit. Udhėtimi drejt Sarandės dhe Ksamilit i jep fund kėsaj perle tė turizmit shqiptar qė jo mė kot, klasifikohet si elitar, dhe tėrheq ēdo ditė e mė shumė interesin e pushuesve, por edhe tė investitorėve.
Plazhet e rivierės shqiptare +-dhermi Mrekullia nė plazhin e Dhėrmiut
Plazhi i Dhėrmiut ėshtė ndėr mė tė frekuentuarit. Rruga nacionale e ndan fshatin nga plazhi. Fshati ndodhet nė shpat tė malit, nė terren tė thyer dhe duke qenė ndėr fshatrat mė tė vjetėr tė zonės ka ndėrtime karakteristike, ku dallohet dhe ai i stilit kullė. Interes pėr vizitorėt qė pėlqejnė ndėrtimet e vjetra ėshtė kisha e Shėn Stefanit, nė tė cilėn gjenden gjurmė tė periudhės bizantine. Mbi fshat gjendet manastiri dhe kisha e Shėn Mėrisė, tė cilat kanė njė pamje tė veēantė. Pėrgjatė pėrroit tė fshatit janė edhe disa shpella karstike me interes pėr t'u vizituar. Plazhi i Dhėrmiut ėshtė ndėr mė tė mėdhenjtė e plazhit Jonian. Qetėsi, bregdet tė pastėr, por edhe gjelbėrimi nė disa pjesė tė tij i bėjnė tė veēanta pushimet nė tė. Kur zbret nė plazhin e Dhėrmiut nuk mund t'i rezistosh njė rikthimi tė dytė. Nė zonė ka shumė bare, restorante, apo edhe pika akomoduese. Bregdeti preferohet pėr pushime ditore dhe kryesisht qėndrim disaditor, ku mund tė shijosh rrezet e paradites dhe ujin e kristaltė, por edhe magjinė e perėndimit nė det. Eksploratorėt e botės nėnujore, apo tė apasionuarit pėr tė, mund tė shijojnė zhytjet nė ujin e pastėr, ku thellėsia joniane fillon qė nė breg. Shkėmbinjtė qė mbyllin plazhin janė labirinte tė vėrteta natyrore. Vijimi i shėtitjes pėrgjatė bregdetit shkėmbor, masive qė bien thikė mbi det fshehin edhe shpella mjaft interesante pėr t'u vizituar. E tillė ėshtė shpella e Piratėve, e cila gjendet nė kodrėn e Shėn Todrit. Emrin i saj rrjedh nga piratėt qė strehoheshin me mjetet e tyre nė vendin e fshehtė. Njė bllok shkėmbor nė formėn e njė kolone ndodhet nė hyrjen e saj, duke e ndarė nė dy pjesė. Shpella rreth 30 m e gjatė ka vlera historike dhe turistike.
Plazhet e rivierės shqiptare +-palases1 Plazhi Palasės
Fshati Palasė ėshtė i vendosur nė faqen e Malit tė Ēikės dhe njėkohėsisht fshati i parė i bregut, pasi kalon Qafėn e Llogarasė. Nė qendėr tė tij gjendet rrapi shekullor. Ky fshat dallohet pėr rrugėt e ngushta me kalldrėm, qė tė ēojnė nė shtėpitė e bardha me oborre plot me pjerrgulla e vazo me karafila. Pjesė e tij ėshtė, Plazhi i Palasės me njė shtrirje mjaft tė gjatė mbi 1.5 km. Ai shėrben si vend pritjeje pėr tė apasionuarit pas sporteve tė ajrit, tė cilėt hidhen me parashutė nga Qafa e Llogarasė dhe bien pikėrisht nė Plazhin e Palasės.
Plazhet e rivierės shqiptare +-piratet2 Shpella e Piratėve
Gjendet nė kodrinėn ku ėshtė vendosur Manastiri i Shėn Todrit, nė fshatin e Dhėrmiut. Eshtė njė shpellė karstike. Emrin e ka marrė sepse nė tė, kohė mė parė strehoheshin piratėt e detit me anijet e tyre. Kur deti ėshtė i qetė ajo mund tė vizitohet me lehtėsi, duke ofruar njė pamje tė mrekullueshme pėr vizitorin.
Plazhet e rivierės shqiptare +-Qeparo3 Qeparo
Menjėherė pas gjirit tė Panoramės (Palermos) shfaqet njė pamje tjetėr e mrekullueshme, lugina e Qeparoit, plazhi, fusha e gjelbėr dhe fshati i ri Qeparo fushė, mė lart Qeparoit, kalaja e Karosit dhe nė thellėsi fshati Kudhės. Emri i fshatit Qeparo vjen nga bima e qiparisit. Plazhi i Skalomes, i veēantė pėr rėrėn e hollė dhe detin e cekėt tė shfaqet pėrpara. Nė gjirin e vogėl gjendet moli i lashtė, njė bankinė prej blloqesh guri, shpella e Frengut dhe Hunda e Madhe. Rruga nacionale pėrmes ullishtave tė ēon nė qendėr tė fshatit, pėrmbi tė cilin ngrihet manastiri i Shėn Mitrit i ndėrtuar nė 1881, Kisha e Shėn Mitrit ėshtė e stilit bizantin e ndėrtuar nė vitin 1760 dhe ka vlera tė mėdha pėr ikonostaset e saj prej druri.
Plazhet e rivierės shqiptare +-brosh4 Borshi
Rreth 2 km larg fshatit Qeparo, takojmė fshatin Borsh qė nė lashtėsi quhej Meandria, njė sipėrfaqe e gjelbėr, plazh e det pa fund, qiell i kaltėr. Ky fshat ėshtė i vendosur nė njė gropė tė ngushtė sipėr buzės sė detit, ku derdhet pėrroi i Borshit (Buronja e Malit). Ky pėrrua shpėrthen nga shkėmbi nė mes tė fshatit. Mbi kėtė fshat nė majė tė shkėmbit ngrihet Kalaja e Borshit, qė i pėrket shekullit tė IV B.C. Rruga pėrmes ullishteve tė ēon nė plazhin e Borshit mė i gjati i krahinės. Duke udhėtuar midis gjelbėrimit mbėrrijmė nė shkallėn e Stenoit, lagje e bukur e Borshit me shtėpi tė shpėrndara midis gjelbėrimit dhe ujėrave tė bollshme.
Plazhet e rivierės shqiptare +-lukova5 Lukova
Nga Buneci pėrmes parajsės sė taracave mbėrrijmė nė Komunėn e Lukovės. Banesat e kėsaj komune lidhen me rrugė me plazhet e bukura dhe intime si dhe shpellat. Rrugėt karakteristike tė ēojnė nė oborret plot pjerrgulla e lule tė banesave tė larta tė fshatit. Nė qendėr tė fshatit mund tė vizitoni kishėn e Shėn Thanasit.
Plazhet e rivierės shqiptare +-Kakome6 Kakome
Pranė rrugės kryesore nė luginėn e Krekėzės degėzohet rruga drejt Kakomesė, njė gji mjaft piktoresk. Nė tė gjendet manastiri i pėrmendur i rrethuar me mure tė lartė. Nė qendėr tė tij ndodhet Kisha e Shėnmėrisė e ndėrtuar mbi themelet e vjetra bizantine, qė ka formėn e njė kryqi. Plazhi i Kakomesė me rėrė e zhavor tė hollė midis variacioneve tė kaltėrsisė dhe gjelbėrimit ėshtė njė parajsė e vėrtetė. Nga Kakomeja nėpėrmjet detit mbėrrin nė 2 plazhet e Krorėzit, ku pamja arrin bukurinė e ėndrrave. Rėra e pastėr, brigjet shkėmbore, si dhe burimet e ftohta joshin turistėt e ndryshėm.
Plazhet e rivierės shqiptare +-Ksamili7%20 Ksamili
Kėta ishuj ndodhen rreth 7.5 m deri nė 15 m mbi nivelin e detit. Pėr tė shkuar tek ky monument merret rruga automobilistike Sarandė-Ksamil. Nė kėto ishuj shkohet me lundrim. Kėta janė ishuj tė vegjėl shkėmborė tė vendosur pranė njėri-tjetrit tė mbuluar me njė vegjetacion tipik mesdhetar mjaft tė zhvilluar. Fshati i Ksamilit pėrfaqėson njė pikė tė rėndėsishme pėr turizmin familjar. Aktiviteti ekonomik i fshatit mbėshtetet pikėrisht tek turizmi veror, kur gjatė stinės sė verės me qindra familjarė marrin me qera apartamente pėr periudha njė ose dy javore pėr tė kaluar pushimet.
Plazhet e rivierės shqiptare +-syri%20i%20kalter8 Burimi i Syrit tė Kaltėr
Shkohet pas njė devijimi nga rruga nacionale pėr nė drejtim tė Gjirokastrės. Pasi kalohet hidrocentrali Bistrica I, merret rruga majtas dhe pas rreth 2 km do tė shfaqet gjelbėrimi nė mes tė sė cilit ndodhet burimi i Syrit tė Kaltėr. Ai ėshtė njė burim karstik, 18 km nga Saranda dhe pėrbėn njė nga bukuritė natyrore mė tėrheqėse tė zonės pėr ujin e kristaltė, ngjyrėn e veēantė qė ia japin gurėt nga thellėsia e tij dhe freskinė e pyllit tė lartė qė e rrethon. Ai ka njė prurje mesatare 6 m3 ujė nė sekondė. Burimi del nė rrėzė tė kodrave qė tė ngjisin nė Qafė Muzinė.
Plazhet e rivierės shqiptare +-vuno9 Vuno
Karakteristikė nė Vuno janė shtėpitė e ngjeshura me njėra-tjetrėn, shtėpitė nė faqen e malit janė tė gurta. Rrugė me kalldrėm dhe terren tepėr i thyer ėshtė ajo qė bie nė sy. Sapo kalon Vunoin, relievi fillon e zgjerohet. Ndėr mė tė veēantat ėshtė Kanioni i Gjipesė, i cili ndodhet nė pjesėn fundore tė pėrroit me tė njėjtin emėr dhe ka njė gjatėsi rreth 800 m. Zbritja nė det prezanton me plazhin e Gjipesė, njė ndėr plazhet mė tė bukur, me rėrė e ujė tė pastėr dhe njė bregdet nė vijim tėrėsisht shkėmbor.
Plazhet e rivierės shqiptare +-jala10 Jala
Rruga ku futesh pėr te zona bregdetare, nė degėzimin e rrugės nacionale qė shkon pėr nė Himarė, ndoshta nė vėshtrimin e parė nuk duket shumė "mikpritėse" nė njė tabelė tė vendosur shkujdesur mbi rrugė, por nėpėrmjet gurėve qė zbresin tatėpjetėn, fshihet mrekullia. Vetėm disa metra pas kėsaj shtrihet njė pyll si nė pėrrallė, sidomos nė pjesėn e djathtė kur udhėton drejt Jalės ka pamje magjepse, ndoshta pėr adhuruesit e natyrės mund tė ngjasojė si njė botė ēudirash. Gjelbėrimi pėrmes pemėve tė shoqėron nė njė pjesė tė mirė rruge dhe pas kėsaj njė kthesė e fortė dhe panorama shfaqet shumė mė ndryshe. Rruga vijon nė shpatin e malit dhe nė pjesėn tjetėr kaltėrsia ėshtė pafund. Njė plazh gati gati ekzotik, ku gurėt e brezit tė dytė zėvendėsohen mė pas me zhavorrin e imtė. Piklat shkėlqejnė nėn prekjen e valėve tė lehta nė breg.
Plazhet e rivierės shqiptare +-himara11 Himara
Ėshtė njė ndėrthurje peizazhesh nga mė interesantet. Rruga qė ēon nė qytezė ėshtė tėrėsisht malore. Njė pjesė e mirė e saj nuk ka asnjė kontakt me detin dhe sa afrohesh nė Himarė rishfaqet sėrish pamja e blusė sė Jonit. Prezantimi i parė ėshtė me Himarėn e vjetėr dhe pas ashpėrsisė sė relievit, ku nuk mungojnė agrumet dhe ullinjtė, zbret nė qendėr tė saj. Gjithsesi, lashtėsia e vendit identifikohet me pjesėn e vjetėr tė qytetit, qė shtrihet nė kodrėn nė tė djathtė tė qytetit ekzistues. Ruhen gjurmė tė mureve tė kalasė sė vjetėr qė daton nė shekujt IV-XVI dhe ėshtė personifikim qėndrese i banorėve. Brenda mureve gjendet kisha, njė monument me vlera tė veēanta. Plazhi i Himarės ėshtė njė tjetėr pikė ku mund tė shijosh banjat e diellit nė bregdetin e pastėr, zhytjet nė blunė e detit, apo edhe shėtitjet me varka. Nė verė, mbipopullimi nė zonė ėshtė i dukshėm. Pėr shkak tė kapaciteteve tė mira akomoduese, tė cilat janė hotele, por edhe shtėpi banimi tė dhėna me qira nė zonėn e verės, vizitorėt janė tė shumtė. Prenotimet pėr banesat nisin edhe njė sezon mė parė, kohė gjatė sė cilės plazhistėt, teksa shijojnė pushimet nė kėtė bregdet, negociojnė me banorėt edhe pėr njė 10 ose 15 ditėsh tė dytė nė sezonin e ardhshėm. Po kėshtu, sezoni i verės mbledh edhe vetė banorė tė zonės, tė cilėt vijnė nga emigracioni pėr pushime, por edhe shumė pushues nga rrethet, pjesėn mė tė madhe e pėrbėjnė kryeqytetasit. / B.T.
capkenja
capkenja
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 14/06/1993
Numri i postimeve Numri i postimeve : 15046
Vendndodhja Vendndodhja : Ne boten e cudirave
Hobi Hobi : Studente...
Humor Humor : Sa per vete
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/12/2009
Falenderimet Falenderimet : 138

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi