♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vajza kap me shpulla peshkaqenin duke e detyruar te largohet

Shko poshtė

Vajza kap me shpulla peshkaqenin duke e detyruar te largohet Empty Vajza kap me shpulla peshkaqenin duke e detyruar te largohet

Mesazh nga capkenja Fri Feb 05, 2010 6:50 am

Nje 14 vjecare nga Zelanda e Re, e sulmuar nga nje peshkaqen ndersa po bente serf, e ka detyruar te largohet kafshen duke e goditur vazhdimisht me tavoline. Vajza tregon se eshte perplasur me nje “gje gri” ndersa po hynte ne uje bashke me te vellane: peshkaqeni e ka kafshuar ne bel duke e plagosur, por ajo nuk e ka humbur toruan, por ka marre tavolinen dhe ka goditur peshkaqenin pa u trembur aspak dhe shume gjakftohte.


Adoleshentja po hynte ne uje me vellain e vogel, kur u perplas ne dicka qe per momentin nuk e kuptoi se cfare ishte: me pas ka pare tmerr dhe frike ne syte e te vellait dhe kur pa me vemendje e kuptoi qe behej fjale per nje peshkaqen, te gjate rreth nje meter e gjysem qe perpiqej ta kafshonte.

Herald Tribune, qe mori deshmine e vajzes, ka nenvizuar faktin se si ajo ka qendruar “ne menyre te pabesueshme e qete” pavaresisht incidentit te tmerrshem: Lydia shpjegoi se ka reaguar ne menyre instiktive, por ka thene se kishte lexuar ne nje reviste se si te mund t’i pergjigjej nje sulmi nga peshkaqenet.

E ema tregon te kete pare vajzen duke dale me vrap nga uji; fillimisht gruaja nuk e ka besuar se plaget mund te ishin shkaktuar nga nje peshkaqen.

“Erdhi drejt meje dhe me tha: Me kafshoi nje peshkaqen!”. Me pas edhe vellai i saj ma konfirmoi: Po, ishte nje dicka e madhe gri qe doli nga uji”.

Tani qe Lydia e ka kuptuar rrezikun qe kaloi ka vendosur qe per pak kohe do te qendroje larg plazhit te saj te preferuar, Oreti Beach dhe do te kufizohet vetem me disa te lara ne liqenet dhe lumet e jugut te Zelandes se Re.
•infoalb•
capkenja
capkenja
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 14/06/1993
Numri i postimeve Numri i postimeve : 15046
Vendndodhja Vendndodhja : Ne boten e cudirave
Hobi Hobi : Studente...
Humor Humor : Sa per vete
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/12/2009
Falenderimet Falenderimet : 138

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi