Kultura dhe tregu, "martese" e deshtuare.
Faqja 1 e 1

Ne kohen moderne duket se tregu eshte bere "zaptues" i hapesirave sociale dhe kulturore. Ai eshte bere "zot" i gjithekaje, vleresues universal i edo krijimi, vlere materiale dhe shpirterore. Ne shoqerine tone duket se ne "daren" e tregut, ka rene edhe arti dhe kultura. Efektin e tregut tashme po e ndjen edhe zhvillimi i kultures dhe artit tone, te cilet po ballafaqohen me forcen e paperballueshme e tregut qe determinon ne nje mase te konsiderueshme drejtimet e zhvillimit te tij.
Ne studimet sociologjike qe merren me format e shfaqjes se ketij raporti, eshte theksuar se pavaresisht detyrimeve qe sjellin realitetet, "martesa" midis tregut dhe artit eshte gati e pamundur, e kunder-natyrshme. Megjithate kohet kane ndryshuar dhe kjo lidhje eshte bere nje nga treguesit e suksesit, te atraktivitetit dhe "vleres" se kultures dhe artit. Debati per raportin e kultures dhe artit me tregun, eshte i hershem. Njihet kontributi teorik i ideologeve dhe sociologeve, qe nga Marksi, deri tek Adorno e Lukaci. Te gjithe duke analizuar paradoksin e lidhjes se kultures ne menyre antinomike me tregun, kane parashikuar se ndikimi i tij eshte degradues. Me sa duket, tashme kudo eshte duke ndodhur nje proces "fetishizimi" i vleres se tregut, i cili po shoqerohet ne te njejten kohe me procesin bashkeshoqerues te dekadences kulturore. Duket se eshte e pamundur ne kohen tone, qe arti dhe kultura te qendrojne jashte "logjikes se tregut". Kete te vertete te hidhur po e ndjen zhvillimi i artit dhe kultures edhe ne Shqiperi. Krijimtaria letrare dhe artistike qe humbet magjine estetike, qe punon me logjiken e tregut, me synimin e fitimit pragmatist, eshte e veshtire qe te pretendoje qe te ruaje cilesine artistike dhe vlera kulturore. Shkaterrimi i cilesise eshte pergjithesisht diagnoza universale nga e cila po vuan arti dhe kultura, qe prodhohet dhe konsumohet ne ditet tona.
Studiuesit e artit jane te shqetesuar, se "logjika e tregut nuk ndalet asnjehere tek pragu i estetikes". Ka nje prirje, qe duket ne prodhimin artistik te koheve te fundit, qe tregon se kultura dhe veeanerisht arti po i largohen "detyres klasike" te tyre, si mjet i edukimit estetik te njeriut, si mjet per kapjen e cilesise se thelbit dhe dinjitetit njerezor. Muzika, teatri, piktura e shume produkte te tjera te prodhimit artistik, me shume se vlera artistike e estetike kane "natyre te fetishizuar", domethene produkti artistik nuk mund te jete as krijimtari e paster, as qellim ne vetvete, por ne edo rast e llogaritur nga krijuesi si raport edhe me tregun.
Qellimi eshte qe pa rene ne gjykime donkishoteske, te gjenden rruge, forma dhe menyra qe mund te shmangin efektin deformues te tregut, implikimet negative te tij ne deformimin e shijeve estetike, artistike e kulturore te lexuesit, degjuesit, spektatorit. Ajo qe te shqeteson dhe qe ka marre permasa absurde ne kete periudhe, eshte nje gare pa logjike pozitive midis artit dhe kultures, nga njera ane dhe tregut, nga ana tjeter. Logjika e tregut nuk mund te behet faktor fatal, qe duhet te vazhdoje te determinoje procesin e prishjes se shijeve estetike te qytetarit, nga njera ane, dhe vlerat estetike te artit, nga ana tjeter. Arti dhe tregu pergjithesisht kane synime kontradiktore, sepse tregu ka "logjiken e sasise", ndersa arti ka "logjiken e cilesise", se pari si vlere ne vetvete dhe pastaj si mjet i edukimit te shijeve estetike te qytetarit. Ne ditet tona ka perpjekje te vazhdueshme per te ndertuar kunder-strategji, per te perballuar kete proces kontradiktor te efektit negativ te tregut, mbi artin dhe kulturen. Kete kontradikte ne mendimin sociologjik modern e kane konsideruar si perplasje te shijeve te "njeriut te demokracise", me kulturen. Tokevili, fjala vjen, qe ne kohen e tij ka qene tejet pesimist per kete kontradikte.
Ne te vertete, duket se edhe ne realitetin tone kulturor e artistik, tashme ndihet i plote ky relacion kontradiktor, i zhvillimit kulturor, i ndikimit te deformues te tregut mbi te. Padyshim ky proces ka shkaqet e veta qe duhen njohur. Nga njera ane, ne kushtet e nje shoqerie te dhene teresisht pas plotesimit te nevojave materiale, deshires per fitim, eshte kufizuar se tepermi "koha e tepert", qe i duhet njeriut per te qene konsumator i vlerave kulturore e artistike. Gjithnje e me pak kohe kane njerezit per te lexuar letersi, per te pare shfaqje teatrore e spektakle artistike. Ne keto kushte duket se kufizimi i kohes se "konsumit kulturor", i ka ngritur "rytbene" tregut si mjet qe mundeson me mjetet e tij procesin e blerjes se kultures artistike, per ta konsumuar ate jo ne ambiente klasike, por ne ambientin dhe komoditetin e shtepise. Pikerisht, kjo ka bere qe logjika e tregut kulturor ka marre ndikim te fuqishem dhe ne nje fare menyre, po i jep forme duke ndikuar mbi formatet estetike te krijimtarise kulturore e artistike edhe ne vendin tone. Ne debatet teorike per kulturen dhe rolin e saj ne shoqeri, tani perplasen ide te ndryshme, nga ato me romantiko demokrate dhe liberalo-konservatore, e megjithate askush nuk guxon te thote, jo vetem ketu tek ne, por edhe me gjere, se produktet e rendesishme kulturore mund te realizohen ne "sfera te mbyllura" qe te mund te jene jashte tregut.
Madje u bene perpjekje per krijimin e kultures ne sheshe e rruge, si tentative e "kunder kultures" qe lulezoi ne vitet '60-'70 te shekullit qe kaloi, si menyre per te "punuar" kunder tregut. Pavaresisht paradoksit dhe kontradiktave midis tregut dhe vlerave kulturore e artistike, ai mbetet padyshim mjeti qe perdoret per te plotesuat deshirat kulturore te njeriut si "konsumator artistik", ne sasira te medha dhe me emim te ulet. Ka pasur te drejte filozofi gjerman qe ka jetuar deri ne vone, Martin Hajdeger, i cili mendonte se perderisa ajo qe zoteron skenen eshte teknologjia, humbesi me i madh do te jete arti. Ai ishte i bindur dhe sipas mendimit tim, kishte te drejte kur deklaronte se "epoka e teknologjise nuk mund te jape gje tjeter veese vepra artistike te dores se dyte".
Padyshim, ne tregun artistik shqiptar qarkullojne vepra pa asnje vlere, te cilat kane ndikim negativ estetik, ne shijet sociale dhe individuale. Lulezimi i veprave artistike mediokre, permbytja e tregut artistik me vepra surogato, te parafabrikuara, te prodhuara ne seri, te shperndarja ne mijera kopje uniforme, te cilat i ndesh si mall konsumi ne edo shtepi, qe blihen ne treg me po te njejten lehtesi, qe blihet nje pako me makarona, apo nje deodorant, nuk mund te kene ndikim te mire ne kultivimin e shijeve estetike, personale te njeriut. Uniformizimi i artit permes tregut, ne trajten me masive te perfytyruar ndonjehere, unifikimi i shijeve dhe emocioneve estetike, nen te njejtin "produkt masiv" artistik e kulturor, eshte nje nga menyrat e manipulimit te shijeve masive, te trajtimit te "qytetarit demokratik" si instrument, qe duhet te kenaqet me te njejtat vlera, te riprodhuara ne seri. Pavaresisht nga emrat qe u vendosen ketyre prirjeve jo artistike, duket se koha jone eshte e veshtire per kulturen dhe artin e vertete, qe ato te jene jashte "rrjetes se komercializmit" dhe stratagjemave te "artit alternativ".

Similar topics
» E THONI SHPESH HERE FJALEN TE ""TE DUA""EDHE SA E RENDSISHME ESHTE PER JU!!
» Lodhja "fizike" apo "mendore"
» Cila eshte domethenia e ...?
» Lodhja "fizike" apo "mendore"
» Cila eshte domethenia e ...?
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Fri Jul 27, 2018 12:20 am nga XHEMI
» SHtepia e marinos ju mirepret !!!
Sat Mar 24, 2018 6:05 pm nga ēim ēaku
» Perandoria ,,,e Shkodra Channel And NAQES SHKODRANEe...
Sat Mar 24, 2018 6:05 pm nga ēim ēaku
» U rihap shpella luksoze e Ylli-t
Sat Mar 24, 2018 6:04 pm nga ēim ēaku
» shtepia EDA 82..eshte e hapur me miqt
Sat Mar 24, 2018 6:03 pm nga ēim ēaku
» ViLa E <<Goces Tironse>>
Sat Mar 24, 2018 6:02 pm nga ēim ēaku
» welcome in my castel xhoooooooooniiiii
Sat Mar 24, 2018 6:00 pm nga ēim ēaku
» Capital Club<>Tzio
Sat Mar 24, 2018 5:55 pm nga ēim ēaku
» Pershendetje nga Adea
Sat Mar 24, 2018 5:54 pm nga ēim ēaku
» Pallati i Tironcit
Sat Mar 24, 2018 5:53 pm nga ēim ēaku
» Keshtjella e MORENES...
Sat Mar 24, 2018 5:52 pm nga ēim ēaku
» Kasollja e Mona&Takut !!!
Sat Mar 24, 2018 5:50 pm nga ēim ēaku
» Vjen nje moment dhe..!..
Sat Mar 24, 2018 5:31 pm nga ēim ēaku
» Tė flasim pėr festėn e tė dashuruarve,dhuratat dhe mendimet pėr kėtė ditė !
Sat Mar 24, 2018 5:29 pm nga ēim ēaku
» A JENI ZESHKAN/E APO BJOND/E/?
Sat Mar 24, 2018 5:26 pm nga ēim ēaku