♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

18 spiunėt mė tė mėdhenj tė KGB-sė sipas CIA-s

Shko poshtė

18 spiunėt mė tė mėdhenj tė KGB-sė sipas CIA-s Empty 18 spiunėt mė tė mėdhenj tė KGB-sė sipas CIA-s

Mesazh nga capkenja Fri Dec 25, 2009 8:42 pm

Ēfarė e bėn njė spiun tė madh? Ishte fjalia e dokumentit sekret tė CIA-s, i deklasifikuar vetėm pak ditė mė parė dhe qė gjendet nė adresėn e saj tė internetit. Dhe sigurisht pėr shėrbimet sekrete amerikane njė spiun vlerėsohet vetėm nga puna dhe kontributi qė ai ka dhėnė pėr atė agjenturė qė ai ka punuar. Pėr CIA-n nuk ka rėndėsi se pėr cilin shėrbim sekret punon agjenti, por rezultatet qė ai ka arritur. Nė njė dokument tė vitit 1971, CIA ka nxjerrė njė raport nė tė cilin vlerėsohen se kush ishin agjentėt mė tė mirė tė Amerikės si dhe tė KGB-sė, shėrbimit sekret sovjetik. Spiunėt e mėdhenj Nė listėn e saj tė spiunėve mė tė mėdhenj sovjetikė, CIA ka vlerėsuar 18 prej tyre, tė cilėt kanė shėrbyer pėr KGB-nė si gjatė Luftės sė Dytė Botėrore po ashtu edhe gjatė luftės sė ftohtė. Shėrbimi sekret amerikan nuk ka nguruar tė nxjerrė nė listėn e spiunėve mė tė mėdhenj edhe ata agjentė, tė cilėt janė arrestuar prej saj dhe disa prej tyre madje edhe janė ekzekutuar, siē ėshtė rasti i ēiftit Rosenberg, tė cilėt u ekzekutuan nė karrige elektrike pėr spiunazh kundėr SHBA. Ēifti, megjithėse ishte me nėnshtetėsi amerikane, ishte rekrutuar nga shėrbimet sovjetike nė fillim tė viteve '40 dhe deri nė vitin 1951 u kishte dhėnė atyre informacione tė shumta nė lidhje me projektet amerikane tė bombave bėrthamore. I pari nė listėn e CIA-s si agjenti mė i mirė i KGB-sė ėshtė Richard Sorge. Agjenti i sovjetikėve u dha kėtyre tė fundit informacione tė rėndėsishme si dhe ishte krijuesi i agjenturės ruse nė Gjermani dhe Japoni. Richard Sorge ėshtė edhe njė nga dėshmorėt e shėrbimit sekret sovjetik, pasi nė vitin 1943 arrestohet nga japonezėt dhe pushkatohet. Por nė listėn e spiunėve mė tė mėdhenj sovjetikė nuk mungon as Kim Filbi. Sipas amerikanėve, ai kishte bėrė dėshtimin e shumė misioneve tė tyre, ndėr tė cilat edhe ai pėr rrėzimin e regjimit komunist nė Shqipėri. Ideatori dhe krijuesi i tė famshmes "Orkestrės sė kuqe", grupit tė spiunazhit mė tė madh sovjetik qė ka vepruar nė Gjermani gjatė regjimit nazist, Leopold Treper ėshtė padyshim pjesė e kėsaj liste. Ai ėshtė vlerėsuar shumė nga shėrbimet sekrete amerikane pėr punėn qė ai bėri pėr llogari tė sovjetikėve nė dėm tė Gjermanisė. Agjenti i dyfishtė Por nė listėn e spiunėve mė tė mėdhenj bėn pjesė edhe ai qė ėshtė cilėsuar nga amerikanėt si "heroi" i tyre, Oleg Penkovsky. Agjenti i KGB-sė ishte njė nga spiunėt mė tė mirėt tė KGB-sė qė vepronte nė Amerikė deri nė vitin 1960. Ai kishte mundur tė merrte operacione tepėr sekrete dhe t'ua jepte atyre sovjetike. Por nė vitin 1960, Oleg Penkovsky u bė agjenti i dyfishtė, duke punuar njėkohėsisht si pėr KGB-nė ashtu edhe pėr CIA-nė dhe shėrbimet sekrete angleze. Ai u zbulua nga sovjetikėt nė vitin 1962 dhe pas arrestimit u dėnua me vdekje.

Agjentet

1. Richard Sorge18 spiunėt mė tė mėdhenj tė KGB-sė sipas CIA-s Sorge-richard

2. Istvan Ujszassy

3. Harold Philby18 spiunėt mė tė mėdhenj tė KGB-sė sipas CIA-s _38758631_philby_238

4. Rudolf Ivanovich Abel18 spiunėt mė tė mėdhenj tė KGB-sė sipas CIA-s Rudolf_Abel

5. George Blake[/size]
http://www.independent.co.uk/multime...spy_48025t.jpg

6. Judith Coplonhttp://www.corbisimages.com/images/B...5-CB869F065266

7. Klaus Fuchs
http://upload.wikimedia.org/wikipedi...laus_Fuchs.jpg
8. Harry Gold18 spiunėt mė tė mėdhenj tė KGB-sė sipas CIA-s Gold

9. Gordon Arnold Lonsdale
http://cache1.asset-cache.net/xc/329...5F8738E2D0566C

10. George Paques

11. Oleg Vladimirovich Penkovskiy
http://lh3.ggpht.com/_5ZVfrqNx7ZM/So...stoblog143.jpg

12. Rudolf Roesslerhttp://www.tjeffschool.org/classes/s...ocumentary.jpg

13. Julius dhe Ethel Rosenberg http://www.atomicarchive.com/History...images/B29.jpg

14. Harro Schulze-Boysrn http://upload.wikimedia.org/wikipedi...ulzeBoysen.jpg

15. Nikolay Vladimirovich Skoblin http://images.absoluteastronomy.com/...ai_skoblin.gif

16. Bodgan Stashinskiy http://alanbates.com/pix.gallery/gs.patriot.jpg

17. Leopold Trepper http://users.telenet.be/redgy.ferier/trepper.jpg

18. Stig Wennerstroem
http://upload.wikimedia.org/wikipedi...ennerstrom.jpg



Richard Sorge, agjent i KGB-sė Njė nga spiunėt legjendar tė Bashkimit Sovjetik ka qenė dhe Richard Sorge. Ai pasi kishte punuar disa kohė nė Japoni, u kthye nė vendin e vet duke i sjellė dhe shumė materiale tė vyera. Informacionet e dhėna prej tij dolėn tė rėndėsishme gjatė krizės ushtarake midis BRSS dhe Japonisė, nė gusht tė vitit 1939. Pėr kėto materiale ai u kap nga japonezėt. Nė maj tė vitit 1943 Sorge u var. Nė Rusi ai ėshtė shpallur Hero i Bashkimit Sovjetik. Pėr ekzekutimin e tij kanė lindur shumė legjenda, duke u arritur deri aty sa tė mendohet qė ai nuk ėshtė ekzekutuar fare, por ėshtė ndėrruar me njė spiun tjetėr.

George Blake, agjent i KGB-sė Fillimisht ishte njė agjent i MI6 nė Korenė e Jugut, ai arrestohet atje. Pas lirimit kalon nėn urdhrat e "spiunėve tė kuq" tė Moskės. Ai kthehet nė Angli dhe MI6 e dėrgon me mision nė Berlin, duke mos e ditur se ai ishte njė punonjės i KGB-sė. Pasi u kthye nė Londėr nė vitin 1959, Blake vazhdonte t'u jepte tė dhėna sekrete sovjetikėve, takohet me Anatoli Korovin tė KGB-sė pėr t'i dorėzuar tė gjithė emrat e agjentėve sekretė anglezė qė ka takuar. Nė fillim tė viteve '60, kur lufta midis Lindjes dhe Perėndimit ishte nė njė fazė inkandeshente, ai u tradhtua nga dy agjentė qė kishte besuar tepėr.

Harry Gold, agjent i KGB-sė Lindi mė 12 dhjetor tė vitit 1910 nė Bernė, Zvicėr. Bashkė me familjen ai emigroi nė SHBA, nė vitin 1914. Ai studioi pėr kimi nė Filadefia, dhe takoi njė komunist, i cili e ndihmoi pėr tė gjetur punė nė njė rafineri. Ai madje i kėrkoi qė ta ndihmonte pėr tė gjetur disa sekrete pėr produkte nė kėmbim tė mbėshtetjes financiare nga sovjetikėt. Kėshtu kimisti punonte vazhdimisht me misione tė pėrcaktuara qartė. Ai bashkėpunoi me Fuchs, shkencėtarin britanik tė rekrutuar nga sovjetikėt i cili po punonte pėr bombėn atomike. Kur Fuchs u arrestua nė Angli, me ato pak tė dhėna qė dha, FBI-ja ra nė gjurmė tė Harry Gold dhe e arrestoi.

George Paques, agjent i KGB-sė George Paques ishte njė ish-profesor gjimnazi nė Nisė tė Francės i cili shėrbeu si oficer i lartė nė qeverinė franceze qė I dha atij akses tė gjithė informacionit konfidencial tė qeverisė. Ai i urrente amerikanėt. Nė '43-shin, ai u rekrutua si spiun sovjetik. Ai spiunoi pėr sovjetėt pa pushim. Nė '56-ėn ai u dha atyre planin e sulmit tė bashkuar Britani-Francė nė bashkėpunim me Izraelin kundra Kanalit tė Suezit. Ai gjithashtu dha detaje pėr projektet nukleare franceze, pėr planet politike tė gjeneralit De Gol etj. Nė gusht tė vitit 1963 u arrestua dhe u dėnua me burgim tė pėrjetshėm, por mė pas dėnimi u reduktua me 20 vjet burg.

Istvan Ujszassy, agjent i KGB-sė E filloi karrierėn si ndihmės atashe ushtarak i Hungarisė nė Paris nė vitin 1930, e mė pas nė Pragė me gradėn lejtnant general. Nė '39-ėn, Ujszassy gradohet gjeneral major dhe caktohet kryetar i Shėrbimit Inteligjent tė Ushtrisė. Ai mbajti lidhje me Gjermaninė dhe paralajmėronte Hitlerin pėr planet sovjetike pėr tė zaptuar Perėndimin. Nė '42-shin, bėhet kreu i Sigurisė Kombėtare tė Hungarisė. Pas kapitullimit tė Hungarisė, rusėt nuk e internuan, por e punėsuan nė Moskė si kėshilltar i Shėrbimit Sekret Policor. Ai punoi pėr kėtė shėrbim deri nė vitin 1947 dhe mė pas emri i tij s'u dėgjua mė. Ujszassy u zhduk pa lėnė gjurmė. Raportet e tij pranė kėtij shėrbimi ishin shėnuar me "U".

Kim Philby, agjent i KGB-sė Kim Filbi ėshtė cilėsuar si spiuni mė i rėndėsishėm nė historinė e spiunazhit. Njė punonjės i Shėrbimit Inteligjent tė Britanisė sė Madhe, Kim Filbi, u rekrutua nga agjentėt sovjetikė dhe punoi dhe pėr ta. Ai shumė aksione tė MI6 dhe CIA i ka dekonspiruar nė disa vende tė Evropės Lindore, tė cilat ishin pėrfshirė nė bllokun komunist, tė udhėhequra nga Bashkimi Sovjetik. Njė rast tė tillė Kim Filbi e ka dhe me Shqipėrinė, kur planet e anglo-amerikanėve dėshtuan pėr rrjedhojė tė nxjerrjes sė informacionit nga Filbi. Rrėzimi i Enver Hoxhės nga Perėndimi ngeli njė mision i pamundur.

Rudolf Abel, agjent i KGB-sė Ky personazh i spiunazhit sovjetik ka pasur disa identitete. Ai pėrveē se Abel njihej dhe me emrin Fisher. Pas njė periudhe stėrvitjeje udhėzohet nga Molotovi pėr misionin e tij. Ai shkon nė SHBA dhe menjėherė arrin tė organizojė tre qendra pėr radiotransmetime si nė West ashtu dhe East Coast. Ka detyrė edhe kur shpėrthen lufta e Koresė, tė parapėrgatiste aksione tė mundshme sabotimi kundėr SHBA-sė. Pėr pakujdesitė e tij ai u arrestua nė FBI mė 21 qershor 1957. Mė 1962-shin ai u shkėmbye me Francis Gary Powers, piloti amerikan qė ishte kapur dy vjet mė parė nga BRSS, ndėrsa kryente njė fluturim sekret me aeroplanin U2.

Judith Coplon, agjente e KGB-sė FBI-ja e arrestoi Judith Colpon dhe Valentin Gubichev nė 4 mars tė vitit 1949. Kur u arrestua Gubichev, ai kishte nė posedim njė raport top sekret tė FBI-sė, mbi aktivitetet komuniste sovjetike nė Shtetet e Bashkuara, i cili i kishte rėnė nė dorė nga agjentja Judith Coplon. Pas gjashtė javėve gjyq nė Uashingon, Coplon u dėnua me 10 vjet burg dhe u lirua me njė shpėrblim prej 40 mijė dollarėsh. Njė gjyq i dytė nė Nju Jork, filloi nė shkurt tė vitit 1957 dhe mbaroi nė 7 mars, me dėnimin e tė dy agjentėve, Judith Coplon dhe Valentin Gubichev me 15 vjet burg. Coplon u lirua me 40 mijė dollarė. Gubichev u largua nga SHBA-ja nė 20 mars tė vitit 1950.

Klaus Fuchs, agjent i KGB-sė Ndėr "spiunėt e kuq", Klaus Fuchs ndoshta ėshtė personazhi mė i sfilitur, mė i ekspozuar ndaj ndryshimeve pėr veprimet e veta, por pa hequr dorė nga koherenca me idetė nė emėr tė tė cilave ishte bėrė informator i BRSS dhe kishte kontribuar pėr tė ndryshuar rrjedhėn e historisė, duke i lejuar sovjetikėt tė prodhojnė bombėn atomike. Nė vitin 1943 ai mori njė letėr nga Birmingami pėr tė bėrė pjesė me njė grup fizikantėsh tė impenjuar nė studimin e njė super-arme atomike, pėr ta ndalur qė Hitleri ta bėjė i pari. Ai i jep vendit tė tij informacione tė vyera pėr bombėn. KGB nė fillim tė viteve 1990 e cilėson si tepėr heroike kontributin e Fuchs pėr Rusinė.

Gordon lonsdale, agjent i KGB-sė Nė vitin 1938 Gordon Lonsdale vendos tė futet nė Shėrbimet Sekrete Sovjetike. Ai ndryshe nga agjentėt e tjerė bėri njė jetė luksoze. Ndėr misionet e tij tė suksesshme ėshtė zbulimi i tė dhėnave pėr ndėrtimin e armėve bakteriologjike nė Qendrėn e Krimeve tė Porton Down, Kanada. Shpartallon deri edhe komplotin kriminal tė njė nazisti i cili do tė pėrhapte embrionin e murtajės nė Angli pėr t'ia atribuuar pėrgjegjėsinė sovjetikėve. Nė vitin 1960 ai arrestohet nga Shėrbimet Sekrete. Pas pesė vjetėsh ai lirohet pas njė shkėmbimi qė KGB bėri me njė agjent anglez. Gordon Lonsdale vdiq nė vitin 1970 nga njė atak nė zemėr.

Rudolf Roessler, agjent i KGB-sė Rudolf Roessler lindi nė Gjermani nė vititn 1897 dhe vdiq nė vitin 1958. Shkoi nė Luzernė tė Zvicrės nė vitin 1934 dhe ishte njė luftėtar i egėr ndaj nazizmit. Roessler ishte nė kontakt tė vazhdueshėm me Shėrbimin Inteligjent zviceran dhe informonte pėr ushtrinė gjermane. Informacioni i tij ishte gjithmonė i saktė dhe i freskuar vazhdimisht. Roessler pranoi tė punonte pėr sovjetikėt dhe u bė njė nga agjentėt mė tė mirė dhe mė efikas nė Evropė. Roessler u arrestua nė 19 maj tė 44-ės, dhe u la i lirė mė 6 shtator tė kėtij viti dhe deri nė fund tė luftės dha informacion tė shkėlqyer pėr Shėrbimin Inteligjent zviceran.

Nikolay Skoblin, agjent i KGB-sė Skoblin lindi nė Rusi nė vitin 1893. Ėshtė vėshtirė tė thuhet se kur filloi bashkėpunimin me KGB-nė, por mendohet se pranoi nėn ndikimin e njė kėngėtareje qė kishte qenė agjente. Nė vitin 1937, Skoblin mori pjesė aktive nė pengmarrjen e gjeneral Miller qė ishte kreu i Shoqatės sė Luftėtarėve sovjetikė. Skoblin u identifikua falė njė shėnimi tė lėnė nga gjeneral Miller, para se tė shkonte tė takonte Skoblin. Ai u arratis nga Parisi nė 23 shator tė vitit 1937 dhe u zhduk pa lėnė gjurmė. Nė fund tė Luftės sė Dytė Botėrore, gjermanėt bėnė tė ditur se qė nė fillim Skoblin mori pjesė nė kurthet e Gestapo-s, ndaj marshallėve sovjetikė. Ai u vu nė shėrbim tė gjermanėve.

Julius Ethel, Greenglass Rosenberg, agjentė tė KGB-sė Njė ēift amerikan qė kanė bėrė pjesė nė Partinė Komuniste nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės hyn nė grupin e spiunėve mė tė famshėm nė botė. Ata i dhanė informacione Bashkimit Sovjetik lidhur me armėt e shkatėrrimit nė masė qė po eksperimentonte Amerika. Ata kishin mbėshtetjen e drejtpėrdrejt tė sekretarit tė Parė tė Partisė Komuniste tė BRSS, Nikita Hrushov. Pasi u kapėn nga FBI qė kishte njė kohė tė gjatė qė i ndiqte, nė vitin 1951 ata u akuzuan pėr spiunazh dhe u dėnuan me vdekje. Ekzekutimi i tyre u krye me karrige elektrike nė vitin 1953.

Bodgan Stashinskiy, agjent i KGB-sė Lindi mė 4 nėntor tė vitit 1931 nė Poloni. Nė '43-shin, familja e tij mori pjesė nė lėvizjen nacionaliste ukrainase kundra sovjetikėve. Nė vitin 1950, atij iu bė shantazh nga KGB-ja dhe u ēua nė shkollėn e KGB-sė pėr trajnim. Agjenti i KGB-sė, u dėrgua nė Berlin me misionin e parė: vrasjen e liderit tė lėvizjes nacionaliste ukrainase. Mė 12 tetor Bodgan Stashinskiy kreu vrasjen me gjak tė ftohtė. Njė tjetėr lider, u ekzekutua nga ai nė vitin 1959. Nė gusht tė 61-shit, Stashinski i rrėfehet autoriteteve gjermane e amerikane duke treguar tė gjithė aktivitetin e tij. Dėnohet me 8 vjet punė tė rėndė.

Leopold Trepper, agjent i KGB-sė I njohur ndryshe si "Shefi i madh" i Shėrbimit Sekret Sovjetik nė Evropė, gjatė Luftės sė Dytė Botėrore ai ėshtė cilėsuar nga CIA si njė nga spiunėt mė tė mėdhenj. Ai njihet si krijuesi i asaj qė quhej "Orkestra e Kuqe", rrjeti agjenturor mė i madh sovjetik nė Gjermani. Leopold Trepper ishte me origjinė hebre, por kishte arritur tė deportonte deri nė radhėt e shtabit ushtarak gjerman. Ai arriti tė paralajmėrojė Moskėn pėr sulmin gjerman tė qershorit 1941. Mė 16 nėntor 1942 Trepper u arrestua nga gjermanėt, por nė vitin 1943 ai arrin tė arratiset. Ai vdiq mė 19 janar 1982 nė Jerusalem, Izrael.

Oleg Penkovsky, agjent i dyfishtė CIA-KGB I cilėsuar si personi i infiltruar nė Bashkimin Sovjetik mė i vlefshėm pėr Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Materialet qė ai ka kaluar nga Perėndimi nė drejtim tė Lindjes kanė qenė tepėr tė vlefshme. Departamenti i Shtetit nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės e ka cilėsuar Oleg Penkovskyn njė pasuri kombėtare pėr shtetin e Rusisė. Nė vitin 1960 ai ndryshoi qėndrim duke u bėrė e agjentit tė dyfishtė. Pas kontakteve me CIA-n dhe SIS, ai u bė pjesė e tyre. Kėtė gjė KGB nuk ia fali. Nė vitin 1962 ai u arrestua nga KGB dhe njė vit mė vonė u ekzekutua nė rrethana misterioze. Shumė besojnė se ai ėshtė djegur nė turrėn e druve. Harro Schulze, agjent i KGB-sė

Harro Schulze-Boysrn, oficeri i Ministrisė Ajrore nė Berlin ishte njė nga krerėt e organizimit tė rrjetit tė spiunazhit sovjetik me lidhje tė drejtpėrdrejtė me shefin e KGB-sė. Gjatė qershorit tė vitit 1941, ai njoftoi Kremlinin se Hitleri do tė sulmonte Bashkimin Sovjetik. Qė nga kjo kohė e deri nė shtator tė 1942-shit, ai dha informacion tė detajuar pėr tė gjitha lėvizjet dhe planet e ushtrisė gjermane. Informacioni top-sekret u transmetua nga Brukseli. Operatori i radios u kap dhe Gestapo u vu nė kėrkim tė liderit tė kėtij organizimi. Mė 30 gusht tė vitit 1942, Harro Schulze-Boysrn arrestohet nė Berlin. Pas torturave ēnjerėzore nga Gestapo, ai u rrėfye.

Stig Wennerstroem, agjent i KGB-sė I njohur ndryshe me pseudonimin "Shqiponja", Stig Wennerstroem ėshtė cilėsuar si njė nga spiunėt mė tė mėdhenj suedezė gjatė Luftės sė Ftohtė, qė punonte pėr llogari tė KGB-sė. Stig Wennerstroem mbante gradėn kolonel dhe ishte njė nga drejtuesit kryesorė tė forcave ushtarake ajrore tė Suedisė. Ai kishte filluar tė punonte pėr shėrbimet sekret sovjetike jo pėr ideologji, por vetėm pėr para. Ai paguhej nga KGB me 300 dollarė nė muaj. "Shqiponja" punoi pėr KGB-nė nga fundi i viteve '40 deri nė vitin 1963, kur u zbulua nga kundėrspiunazhi suedez. Ai u dėnua me burgim tė pėrjetshėm.

•tirana observer•
capkenja
capkenja
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 14/06/1993
Numri i postimeve Numri i postimeve : 15046
Vendndodhja Vendndodhja : Ne boten e cudirave
Hobi Hobi : Studente...
Humor Humor : Sa per vete
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/12/2009
Falenderimet Falenderimet : 138

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi