♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Adoleshentet jetojne me mitin e “Facebook”-ut

2 posters

Shko poshtė

Adoleshentet jetojne me mitin e “Facebook”-ut Empty Adoleshentet jetojne me mitin e “Facebook”-ut

Mesazh nga capkenja Sat Dec 19, 2009 10:18 pm

Adoleshentet jetojne me mitin e “Facebook”-ut


Adoleshentėt? Gjithmonė janė nė kėrkim tė miqve tė rinj nė “Facebook”, tė videove tė shkarkuara nė “You Tube” dhe njė nė tre veta pi duhan. Ajo qė ka fotografuar kėtė fenomen ėshtė njė shoqėri amerikane, e cila ka bėrė njė studim mbi “Zakonet dhe stilin e jetės sė adoleshentėve”. Studimi kryhet ēdo vit qė prej 1997-ės te 1300 nxėnės tė shkollave 9-vjeēare dhe tė mesme, me moshė nga 12 deri nė 14 vjeē.
Pėrdorimi i kompjuterit dhe i internetit mes adoleshentėve, nga viti 2000 e deri mė sot, ėshtė rritur nė mėnyrė konstante e tė vazhdueshme. Nė vitin 2000, vetėm 37 pėr qind e adoleshentėve kishte njė kompjuter personal, ndėrkohė qė vetėm 5 pėr qind navigonte nė internet. Sot 97 pėr qind e adoleshentėve ka njė kompjuter personal nė shtėpi (16 pėr qind ka mė shumė se dy), ndėrsa 51 pėr qind (55 pėr qind e femrave) lidhet ēdo ditė me internetin; 16,7% navigon nė internet tri orė nė ditė. Ēati dhe mesenxheri pėrdoren nga 75 pėr qind e adoleshentėve dhe rreth 80% janė frekuentues tė rregullt tė “You Tube”-it. 22 pėr qind kanė hedhur tė paktėn njė xhirim tė tyrin nė “You Tube”. 41 pėr qind ka njė blog tė tijin, nė tė cilin hedh vazhdimisht muzikė dhe fotografi. Nė “Facebook”, fenomeni i vitit, 50 pėr qind e adoleshentėve ka njė adresė, ndėrsa 17 pėr qind deklaron se ėshtė gati tė regjistrohet. Qėllimi i garės ėshtė qė tė kenė sa mė shumė miq dhe kėshtu u drejtohen tė panjohurve, por me njė kusht, (siē ka treguar njė 13-vjeēare, pjesėtare e grupit tė studimit) tė jenė vetėm fėmijė.
Tani mė kompjuteri ėshtė bėrė njė mjet tepėr personal, nė kuptimin qė 54 pėr qind e adoleshentėve e kanė nė dhomėn e tyre dhe 21,7 pėr qind navigon nė internet nė orėt e vona tė natės, para se tė bjerė pėr tė fjetur. “Ky ėshtė njė fakt qė tregon se adoleshentėt po bėhen gjithnjė e mė autonomė dhe kontrollohen pak nga prindėrit ku hyjnė nė internet”, thotė njė nga udhėheqėsit e studimit.
Fatkeqėsisht me pėrdorimin e shumtė tė internetit ėshtė shtuar edhe rreziku pėr tė pėrdorur sjellje tė pahijshme. Shkėmbejnė me njėri-tjetrin numra telefonash, fotografi (edhe provokuese) dhe janė gati tė takohen edhe me tė panjohur. Ndryshe nga dikur, sot ėshtė shtuar koha qė kalojnė nė internet.
Adoleshentėt nuk e kuptojnė rrezikun qė u kanoset duke ēatuar nė internet. Sigurisht qė bashkėbiseduesit nė anėn tjetėr mund tė jenė adoleshentė, por kjo gjė nuk e ul aspak rrezikun. Nėse prindėrit do tė ishin mė tė kujdesshėm me fėmijėt dhe nuk do t‘i lejonin ata tė kalonin shumė kohė nė internet, atėherė adoleshentėt do tė mėsoheshin me rregull dhe kėrkesė llogarie. Por edhe heqja e internetit ka avantazhet dhe dizavantazhet e veta. Pėr shembull, nėse adoleshentėve do t‘u ndalohej navigimi nė internet, atėherė ato do t‘i riktheheshin televizorit, duke mos ia ndarė sytė pėr orė e orė tė tėra nė ditė. 23 pėr qind e adoleshentėve shohin televizor mbi tri orė nė ditė. Nga pėrgjigjet e tė intervistuarve, 7 pėr qind e adoleshentėve ka deklaruar se e kalon kohėn para televizorit e internetit. Pra nė bazė tė pėrgjigjeve, dimė se shumė tė rinj kalojnė mesatarisht 4-5 orė nė ditė para ekranit tė njė monitori. Kompjuteri dhe interneti mund tė zėvendėsojnė njė mik, dashurinė, komunikimin me njerėzit e gjallė, jetėn reale. Interneti shformon realitetin. Duke qenė nė shėrbimin e tij, adoleshentėt rrezikojnė tė bėhen viktimat e tij. Po mos ndoshta ėshtė vonė tė reagojmė? Jo, sepse kemi reaguar menjėherė. Faza e eksperimentimit tė lirė ka pėrfunduar, tė rriturit duhet tė kuptojnė se njė botė virtuale e pakontrolluar mund tė jetė shumė e rrezikshme. Shumė studime kanė treguar se fėmijėt duan mė shumė lodrat dhe ajrin e pastėr. Kompjuteri ėshtė njė strehė qė tė shtyn drejt vetmisė.
Nxitjet dhe nismat e ndryshme nuk mungojnė: nė treg janė hedhur lloje tė ndryshme kompjuterėsh nga ata pėr minorenė tek ata portabėl, tė pėrshtatshėm pėr nevojat e fėmijėve, prezantuar Kėshilli i Europės, tė cilėt ofrojnė shumė informacione dhe kontakte. Por mbi temėn e madhe, se si ėshtė e mundur t‘i mbrojmė fėmijėt nga kompjuteri, ekspertėt ndahen. Limiti i kohės sė pėrdorimit tė kompjuterit ėshtė njė mėnyrė e thjeshtė, e rreme, pohon njė psikiatėr. Sot po rritet njė brez qė ėshtė shumė i lidhur me botėn virtuale. Me pėrdorimin e kompjuterit dhe internetit, truri i tyre funksionon ndryshe. Problemi nuk qėndron te vendosja e limiteve, por te fakti qė ta integrojmė jetėn nė fushėn dixhitale me raportin njerėzor.
Prindėrit duhet ta kuptojnė botėn e fėmijėve, pa harruar qė nesėr mė shumė se sot, pėrdorimi i kompjuterit do tė jetė edhe mė i pashmangshėm, tė paktėn 10 orė nė ditė, si nė punė ashtu dhe shtėpi.
Gjithashtu, fėmijėt dhe tė rriturit do tė jenė mė tė ekspozuar ndaj rreziqeve: “Nuk mendojmė vetėm pėr pisllėqet dhe pornon. Do tė pėrballemi edhe me probleme tė tjera. Pėr shembull, anoreksiket dhe anoreksikėt qė fshihen nė jetėn reale, gjejnė njė dimension dhe kontakt me tė tjerėt pėrmes botės virtuale”. Tė mos harrojmė dhe njė tjetėr realitet: pjesa e mė e madhe e telefonave nuk tingėllojnė vetėm pėr tė lajmėruar njė rrezik apo pėr tė denoncuar dhunė. Kėto telefonata vijnė nga fėmijėt dhe adoleshentėt qė vuajnė nga vetmia. Pra a ėshtė e vlefshme zgjidhja qė fėmijėt nuk duhet tė prekin kompjuterin? Ēėshtja vazhdon tė mbetet e hapur.
capkenja
capkenja
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 14/06/1993
Numri i postimeve Numri i postimeve : 15046
Vendndodhja Vendndodhja : Ne boten e cudirave
Hobi Hobi : Studente...
Humor Humor : Sa per vete
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/12/2009
Falenderimet Falenderimet : 138

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Adoleshentet jetojne me mitin e “Facebook”-ut Empty Re: Adoleshentet jetojne me mitin e “Facebook”-ut

Mesazh nga Naki Sun Dec 20, 2009 8:18 am

Adoleshentet jetojne me mitin e “Facebook”-ut 231696 Capkenja shenim vertet shume i dobishem
Naki
Naki
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 01/06/1973
Numri i postimeve Numri i postimeve : 292
Vendndodhja Vendndodhja : Prishtinė
Hobi Hobi : Basketbollist
Humor Humor : Barcoletat
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 06/11/2009
Falenderimet Falenderimet : 120

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi