♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Histori Dashurie!

+2
Engjelli Shqiptare
Sexy_Girl
6 posters

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Shko poshtė

Histori Dashurie! - Faqe 2 Empty Re: Histori Dashurie!

Mesazh nga Vizitor Tue Feb 02, 2010 3:21 pm

capkenja
capkenja
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 14/06/1993
Numri i postimeve Numri i postimeve : 15046
Vendndodhja Vendndodhja : Ne boten e cudirave
Hobi Hobi : Studente...
Humor Humor : Sa per vete
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/12/2009
Falenderimet Falenderimet : 138

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Histori Dashurie! - Faqe 2 Empty Re: Histori Dashurie!

Mesazh nga Morena Tue Feb 02, 2010 3:54 pm

Histori Dashurie! - Faqe 2 Icon_rolleyes c'na beni me qajt ju tashi
Morena
Morena
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 09/12/1911
Numri i postimeve Numri i postimeve : 30651
Vendndodhja Vendndodhja : Ne kolltukun e se tashmes, me shikim nga e ardhmja...
Hobi Hobi : Muzike,letersi.
Humor Humor : Shikoni dhe vlersoni...
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 05/11/2009
Falenderimet Falenderimet : 204

http://www.shoqeriajone.com/

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Histori Dashurie! - Faqe 2 Empty Njė Histori Dashurie Shumė e Hidhur.

Mesazh nga Engjelli Shqiptare Wed Feb 03, 2010 4:01 pm

E di qe kur ta shikoni tere kete shkrim do pertoni ta lexoni, por eshte vertete nje histori shum e hidhur qe ka ndodhur midis dy te rinjve qe duheshin shume dhe ne fund ndahen ne nje menyre shum tragjike!!
Kjo esht nje histori e vertet dhe eshte shkruar nga vet djali qe e ka perjetuar tragjedine.....!


Disa vite me pare, kur mendja printe para cdo gjeje, duke pare moshataret e mi qe kishin te dashura, thashe me vete: "te bej edhe une nje". Kisha shume simpati per shume vajza dhe kisha shume shoqeri me vajza, por zemra ndalonte para njeres qe me shume mundime arrita ta beja per vete. Isha shume i lumtur perkrah saj. Kot nuk thone: "Nis si loje dhe perfundon ne dashuri te vertet" keshtu ndodhi me mua. U dashurova me engjellin. E quajta engjell sepse per mua e tille ishte. Ditet kalonin dhe dashurija jone rritej e rritej. Kaluam bashke kater vjet. Gjate kesaj kohe une isha me i luimtur se kurre, lumturi perjetonte edhe ajo. Te afermve te mi une u pata treguar per te. Ajo vinte edhe te shtepia ime, por familjaret e saj nuk dinin gje. Ne kohe kur ishim me mire se kurre, si ne cdo histori dashurie qe pershkruhet ne filma dhe libra, gjerat nuk ecen ne vaj. Vellain qe kisha ne itali nuk e kisha informuar se me ke vajze isha dashuruar. kur ai erdhi dhe me pa me te u be si bishe. nga ai moment ne shtepine tone kishte sherr. sebepi i sherrit isha une sepse meresha me nje vajze te perdale. kjo nuk ishte aspak e vertet. pasi une ate jo qe e doja shume por edhe e njihja mire se cvajze ishte. vlerat e kesaj do ti tregoj ne fund por fjalet e vellait ne adres te saj ishin fund e krye nje trillim dhe me vone do ta kuptoja pse-ne. Sherret ne shtepi nuk me benin pershtypje sepse une ate vajze e doja shume. Vazhdova ta takoja si me pare dhe nje dite ia thashe arsyen e sherreve ne familje. Ajo u skuq dhe u be flak. "Ta them une arsyen te tua ne familje. une e dija se X eshte vellai yt por kur ai ka qene ketu permes nje shoqes se tij ka shprehur deshiren per te me takuar. une nuk kam pranuar". Kjo ishte e rende per mua. tani e kuptova reagimin e vellait. u ndodha ngushte por fundja ata nuk ishin takuar kurre. Dashuria jone vazhdoi. Nje dite na gjeti motra e saj ne nje vend ku rrinim shpesh. Ketu dashuria jone do te merte nje goditje te keqe. Ajo u largua bashke me motren. Ate nate ne shtepine e tyre kishte pasur shume sherre. ate e kishte qelluar si e ema ashtu edhe e motra e saj. Kaluan dy jave dhe ajo nuk po dilte nga shtepia nga shqenjat qe kishte ne trup. Kur e takova edhe kur e puthja i dhimte trupi, U perpoqa ta qetesoja. Lotet e saj lanin trupin tim. E cmund te beja me teper, isha vetem 22 vjec! Vendosa ti propozoja per martes. Biseduam dhe rame dakord. Skishte si te ndodhte ndryshe. 4 vite dashuri ishte prove e madhe per ne. Vendimin per tu martuar ua thashe te shtepise. U be nami "Kete nuk mund ta besh kurren e kurres" - tha vellai. Babai dhe nena heshten. Iu drejtova babait: "me ose pa ju ate vajze do ta mar". Ne familje e shtro edhe disa here kete debat, derisa nje nate ju thashe prinderve sekretin tim te madh: Une dhe engjelli jo vetem qe duheshim shume por, prisnim edhe nje femije. Babait dhe neses ia mbusha mendjen. Im ate foli me vellain dhe me ne fund edhe atij ju mbush mendja. Ate nate cdo gje po shkonte shume mire, por krejt ndryshe ishte situata ne shtepine e saj. Une arrita ta bindja familjen time dhe po beheshim gati qe te kerkonim doren e saj. Ne shtepine e saj motra kishte treguar se ajo priste nje femije dhe te gjithe si te cmendur kishin filluar dhunen mbi te. Ne kohen kur une fluturoja nga gezimi ajo ishte ne momentet e veta me te keqija. U zgjova ne mengjes dhe u beme gati une, babai dhe vellai per te shkuar ke shtepia e saj per ti kerkuar doren. U nisa dhe ne mendje me mbeten fjalet e mamit: "Bir si sot nuk te kam par me te bukur". Vura buzen ne gaz dhe ajo me lot ne sy shtoi: "Bir mere ate vajze qe te do zemra, qofsh i lumtur perjete". Me puthi ne faqe duke me dhene urimin. Nuk harroj syte e motrave dhe te kunatave qe shkelqenin nga gezimi. Si me i vogli qe isha, dasma ime do te behej shume e madhe, por ne rastin tim vlente shume ajo fjala e urte: "Peshku ne det dhe tigani ne zjarr". Rruges me duket se te gjithe me shikonin mua. Vertet jam i bukur, por jo aq sa te bie ne sy te te gjitheve. Kur po afroheshim ke shtepia e saj, pame se hynin e dilnin shume njerez. Njeri po vinte drejt nesh. E pyetem cfare kishte ndodhur dhe ai si per inatin tim tha: "Filanka ka vrare veten". Ne ate momend zemra ndali rrahjet, por kembet me ndalen te shtepia e saj. Hyra brennda si nje i droguar. Perplasa shume njerez qe donin te me ndalonin. Vajta te krevati ku ate e kishin veshur si nuse. O zot bertita me te madhe, -nuk eshte e drejte qe nje vajze kaq e re te behet nuse e vdekur. Me pas e qava me fjale. Shumica nisen te vajtonin me mua. Mbaj mend se i jam lutur zotit te me merte edhe mua bashke me engjellin . Nuk e doja me veten. Shume njerez u larguan bashke me mua nga mortja, e kuptuan se familja ishte fajtorja e vetme per vendimin qe kishte mare ajo. Nje nate me pare , kur te gjithe si te cmendur kishin nisur dhunen mbi te . dhe ajo e stresuar dhe e trembur arriti ti jepte fund jetes se saj. Une arrita ta kaloj kete dhimbje te madhe me ndimen e familjes qe e falenderoj shume. E di se ne kete jete nuk do te dua kaq shume nje njeri tjeter. Ajo ishte endrra ime. Me veprimin qe beri me dha te kuptoj se me donte. Une ende jetoj me peshen e fajit qe nuk munda ta ndaloj dhe sot do te kishim femijen tone. Per kete gje doja pyesja familjen e saj, se besoj se ndonjerit prej tyre do ti bjere ne dore kjo histori: Sa te pa shpirt paskeni qene! Ne vend te zemres paskeni patur gure! Mire neve qe na shkaterruat jeten, po femija cfare kishte? Dua te pyes motren dhe mamin e saj: a keni shpirt femre? Ti mami i saj nuk je ndjere mire kur ke pritur te behesh me femijen tend? Ti, motra e saj. me kete ligesi qe ke bere nuk do te behesh nene kurre. Zoti vonon por nuk harron. E di qe ti ke mbetur rrugeve. Per shpirtin e asaj qe desha dhe dua une do tju urrej gjithe jeten. Ne fakt ju meritoni tjeter gje, por une nuk jam vrases. Te nderuar lexues, me shprese se historia ime do te pritet e qete, pa lot e dhimje, ju uroj suksese ne jeten dhe fatin tim mos e paste njeri, sepse vuajtjet qe kam kaluar zor se perballohen nga i gjalli. Duke ju uruar edhe nje here fat pres pergjigje nga ju cdo mendim. me respekt toni.
Engjelli Shqiptare
Engjelli Shqiptare
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 26/09/1992
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4056
Vendndodhja Vendndodhja : ITALI
Hobi Hobi : MUSIKA,PISHINA,GIRO
Humor Humor : ALOOOOOOOOOOOOOOOO MARMROMA
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 06/12/2009
Falenderimet Falenderimet : 132

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Histori Dashurie! - Faqe 2 Empty Histori dashurie...!!

Mesazh nga Engjelli Shqiptare Wed Feb 03, 2010 4:03 pm

I gjithė rrėfimi fillon nė kohėn kur unė i kisha 16 vjet.Pėrderisa luaja para shtėpisė, e takova njė djalė. Ai ishte njė lloj djaloshi qė tė ngacmonte dhe tė bėnte tė vrapoje pas tij pėr ta goditur. Pas takimit tonė tė pare, ne vazhduam tė takoheshim nė takimet tona duke lozur me njėri tjetrin. Shpesh unė i tregoja shumė fshehtėsi tė zemrės sime atij. Ai me njė qetėsi hyjnore, me shikonte dhe vetėm dėgjonte se ēka i flas. Nė tė gjeta njeriun tė cilit mund t'i rrėfehesha dhe tė cilit mund t'i tregoja gjithēka. Nė shkollė, unė dhe ai kishim shoqėri tė ndarė, por kur ktheheshim nė shtėpi, bisedonim mbi atė se ēka kishte ndodhur gjatė ditės nė shkollė. Njė ditė unė i tregova se njė djalė qė unė e pėlqeja, mė lėndoi dhe ma theu zemrėn. Ai vetėm mė trimėronte dhe mė tha se ēdo gjė do tė bėhet mire. Mė thoshte fjalė qė ngjallnin shpresė dhe guxim, mė ndihmoi tė kaloj nėpėr atė tmerr. Isha e lumtur qė kisha njė mik tė tillė tė vėrtetė. Dikur kuptova se nė tė vėrtetė kishte diē mė tepėr mes nesh. Unė e pėlqeja atė. Atė mbrėmje mendova pėr kėtė ndjenjė, dhe konstatova se ishte nė pyetje vetėm miqėsia e tij ajo qė mė pėlqente. Gjatė gjithė kohės nė shkollė dhe nė kolegj, ne ishim sė bashku, dhe natyrisht pėrherė mendoja pėr tė si pėr njė mik tė mire. Por dhe e dija se diku thellė nė brendi, ndihesha ndryshe. Natėn e diplomimit, edhe pse kishim data tė veēanta pėr promovim, unė doja qė tė isha me tė. Atė mbrėmje, pasi qė ēdo kush shkoi nė shtėpi, unė shkova nė shtėpinė e tij dhe desha t'i thoja se dėshiroja ta shihja. Atė natė ishte rasti shumė i madhė pėr t'i treguar se ē'ka ndieja. E tėra qė bėra ishte, qėndroja me tė, i shikonim yjet dhe flitnim se ēka do tė bėjė unė dhe ēka do tė bėnė ai mėtej. Ia shikoja sytė dhe e dėgjoja gjersa mė fliste se ēka ishte ėndėrra e tij. Si dėshironte tė martohej dhe si dėshironte tė vendosej nė jetė. Ai mė tha se si dėshironte tė bėhej i pasur dhe i suksesshėm. E tėra qė unė munda tė bėjė ishte, t'ia tregoja ėndrėn time dhe tė lėdhatohesha rreth tij. Shkova nė shtėpi e lėnduar, ngase nuk munda t'i tregoj se si ndihesha. Desha t'i them se e doja, por isha shumė e friksuar dhe e tmerruar nga ai mendim. I lashė ndjenjat le tė rrjedhin dhe i thashė vetes: "Njė ditė do t'i tregoj se si ndihem". Gjat gjithė kohės sė studimeve dėshiroja t'i tregoja, por gjithnjė
dikush ishte me tė. Pas diplomimit ai u punėsua nė New York. Isha e lumtur pėr tė por dhe e pikėlluar qė shkoi larg meje. Isha e pikėlluar edhe pėr atė se nuk i tregova si ndihem. Por s'mundesha tash t'i tregoja kur ai bėhej gati pėr njė punė me perspektiv. E mbajta veten dhe e shikoja derisa hipte nė aeroplan. Pėrderisa e pėrqafova, qava me lotė ngase e dija se kjo do tė jetė ndoshta hera e fundit qė e shoh. Nė shtėpi qava tėrė natėn. Ndjehesha e thyer qė nuk ia tregova se ēka kisha brenda nė zemėr. Nė ndėrkohė u punėsova si sekretareshė dhe punoja si analiste e kompjuterėve. Isha e kėnaqur me atė qė kisha arritur. Njė ditė e morra njė letėr nga postjeri. Ishte ftesė pėr martesė. Ai martohej dhe mė ftonte nė dasėm. Isha e lumtur dhe e pikėlluar nė tė njėjtėn kohė. Tash e dija se kurrė mė nuk do tė jem me tė, dhe se gjithnjė do tė jemi vetėm miq. Muajin tjetėr shkova nė dasmėn e tij. Ishte dasėm madhėshtore. E takova nusen dhe poashtu bisedova edhe me tė. Por ja qė u dashurova edhe njėherė nė tė! Mundohesha tė bėhesha e lumtur, tentoja tė argėtohesha, por mė vrante diēka pėrbrenda kur shikoja se si ai ishte aq i lumtur, e unė vetėm shtiresha se jam e lumtur ndėrsa pėrbrenda binte shi i lotėve. U largova nga New Yorku dhe ky veprim qė bėra ishte i drejtė. Nuk doja t'ia prishja lumturinė. Para se tė hipja nė aeroplan, ai erdhi pėr t'u
pėrshėndetur, dhe mė tha se ishte shumė i lumtur qė mė kishte takuar. U ktheva nė shtėpi dhe pėrpiqesha tė harroj gjithēka. Jeta duhej vazhduar. Vitet kalonin dhe ne i shkruanin njėri tjetrit, kohė pas kohe. Mė shkruante se si i mungonin ēastet kur bisedonim sė bashku... Pėr njė kohė u ndėrprenė letrat e
tija. Nuk mė shkruante mė. Nuk pėrgjigjej. Brengosesha se pse nuk mė shkruan tash e njė kohė. Unė i shkrova gjashtė letra. Dhe pasi qė gjithēka filloi tė mė duket e pashpresė dhe pikėlluese nė jetėn time, e morra njė porosi qė thoshte. "Mė tako nė vendin tone ku mė parė bisedonim sė bashku". Shkova dhe atė e pash atje. Isha e lumtur qė e takoj, por ai ishte me zemėr tė thyer dhe i pikėlluar pėrbrenda. Mė pas mė tregoi pėr shkurorėzimin dhe arsyen pse nuk mė kishte shkruar pėr njė kohė. Filloi tė qante aq sa nuk mund tė qante mė. Mė nė fund u kthyem nė shtėpi dhe biseduam dhe qeshėm duke i pėrkujtuar kohėrat e vjetra. Dhe nė gjithė kėtė bisedė, nuk munda ti them se ēka ndjeja pėr tė. Ditėt e ardhme, ai argėtohej dhe e harroi shkurorėzimin e tij. Sėrish u dashurova nė tė. Dhe erdhi koha qė ai tė kthehej. E urreja kohėn kur ai largohej. Shkova ta takoj dhe qaja. Por ai mė premtoi se do t'mė takoj sa here qė tė ketė pushim. Kėshtu gjithnjė argėtoheshim kur takoheshim gjat pushimeve. Por njė ditė qė e prisja nuk u lajmėrua ashtu si mė premtoi. Mendova se ndoshta ėshtė i zėnė. Ditėt u shndruan nė muaj dhe thjesht harrova nė kėtė qė duhej tė takoheshim. Dhe njė ditė cingėroi telefoni. Ishte njė avokat nga New Yorku. Avokati mė thas e ai kishte vdekur nė njė aksident trafiku drejt aeroportit, dhe se kishte kaluar njė kohė gjersa gjithēka u vendos nė vendin e vet. Mbeta e shokuar. M'u thye zemra! Tash e dija se pse ai nuk erdhi atė ditė. Qava gjithė natėn. E pyesja veten. "Pse kjo i ndodhi njė djali siē ishte ai?" I mblodha gjėrat dhe shkova nė New York pėr tė qenė e pranishme kur lexohet dėshira e tij. Natyrisht, gjėrat e tij iu dhanė familjes, ish gruas sė tij. Mė nė fund sėrish e takova nusėn e tij. Ajo mė sqaronte se pa marr parasysh ēka kishte tentuar t'i bėjė pėr t'ia plotėsuar dėshirėn, ai gjithnjė kishte qenė i palumtur. Vazhdimisht kishte provuar ajo, por asgjė nuk e kishte bėrė tė lumtur atė. Dhe dėshira e tij u lexua, dhe e vetmja qė ma dhanė mua ishte ditari i tij. Nuk dija se ēka tė mendoja. Qava. Pse ma dhanė mua? Ishte ditari i jetės sė tij. Dhe u ktheva mbrapa nė Kaliforni. Fillova ta lexoj ditarin. Ditari fillonte nė ditėn kur ne u takuam sė pari. Lexova derisa fillova tė qaja me tė madhe. Ditari mė thoshte se ai ishte dashuruar nė mua atė ditė kur mua mė ishte thyer zemra nga tjetri. Por qė ai ishte tejet i frikėsuar pėr tė mė treguar se ēka ndjente. Pėr kėtė ai ishte aq i qetė dhe dėshironte vetėm tė mė dėgjonte. Ditari mė tregoi sė nė sa mėnyra ai kishte patur dėshirė tė mė tregoj pėr dashurinė e tij, por ishte frikuar tė thoshte ēkadoqoftė lidhur me atė ndjenjė. Ditari mė tregonte se sa i lumtur ishte ai ditėn e martesės kur mė kishte pare pranė duke luajtur nė dasmėn e tij. Ai kishte imagjinuar dasmėn tone! Nė ditar shkruante arsyet pse ishte gjithnjė i palumtur derisa nuk gjeti zgjidhje tjetėr pos tė ndahej nga gruaja. Ditari mė tregoi se pjesa mė e mire e jetės sė tij ishte gjersa i lexonte letrat e mia nga disa here. Mė nė fund, ditari pėrfundon kur ai kishte shkruar. "Sot do t'i them se e dua". Ishte dita kur ishte nisur tė mė takoj dhe vdiq nė aksident. Dita kur duhej qė unė mė nė fund tė kuptoj se ēka kishte nė zemrėn e tij.


Nėse e doni dike, mos pritni tė nesėrmen t'ia tregoni dashurinė
tuaj. Ndoshta dita e nesėrme kurrė mė nuk do tė vjen.. Andaj thuajani tani.
Engjelli Shqiptare
Engjelli Shqiptare
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 26/09/1992
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4056
Vendndodhja Vendndodhja : ITALI
Hobi Hobi : MUSIKA,PISHINA,GIRO
Humor Humor : ALOOOOOOOOOOOOOOOO MARMROMA
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 06/12/2009
Falenderimet Falenderimet : 132

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Histori Dashurie! - Faqe 2 Empty Te Verteta

Mesazh nga Engjelli Shqiptare Wed Feb 03, 2010 4:08 pm

ISHTE NJEHERE NJE DJALE DHE NJE VAJZE . BABAI I VAJZES kishte nje punishte armeberese . djali iku nga fshati i tij dhe shkoi ne fshatin e vajzes . atje u fut ne pune ne kete punishte . atje njohu vajzen , u dashuruan , oh kaq lehte nuk e di ? pyetini vete . mendonin te jetonin bashke deri kur erdhi nje njeri me pushtet ne ate fshat . ai kishte nje djale . ky djale ishte i pagdhendur dhe mjaft i pandjeshem . ky djale pa njehere vajzen dhe e pelqeu dhe si i pagdhendur qe ishte nuk vajti ti fitonte zemren kesaj vajze por shkoi dhe i tha babait te vet . du te mar kete vajze per vete . i jati si njeri mew pushtet qe ishte shkoi dhe i tha te jatit te vajzes . PAS TRE DITESH DO VI TE MAR VAJZEN TENDE PER DJALIN TIM DHE BEHU GATI . I JATI I VAJZES I THA CUPES SE VET POR AJO NUK PRANOI POR AI I THA . NUK KEMI ZGJIDHJE TJTER .AI NJERI KA PYSHTET MBI NE DHE MUND TE BEJ CTE DOJE . E MERZITUR VAJZA PRANOI DUKE E MIRATUAR EDHE ME DASHURINE E VET . I JATI I VAJZES NGAQE ISHTE I VARFER DHE NUK I BENTE DOT PAJE VAJZES . I BRI [DHENDRIT ] nje pistolete artizanale .si dhurate . tani cdo gje ishte pergatitur . nusja dasmoret dhe prisnin te vinte [dhendri ] ai. erdhi me cubat e tij duke kaleruar dhe duke ngritur jo vetem tym por edhe nje zemerim nder njrez . tani djali dhe vasha qe duheshin bene dicka . ata mallkuan armen e cila ishte dhurata per dhen...] . ata thane mos shkrepte kure kjo arme ne duart e atij njeriu . . pra sic thame [dhendri zbriti nha kali ] dhe pa nusen , mori pistoleten dhe mori shenje te gjuante , por ajo nnuk punoi , oh ai u ndie kaq i turperuar nga kjo dhurate e pavlrere . shkrepi perseri prape jo . inati i tij u ndez menjehere , nderkohe djali dhe vajza qe duheshin po shikonin njini tjtrin dhe po qeshnin . . [dhendri i pa dhe e puptoi dhe drejtoi armen E TIJ TJTER dhe mori shenje djalin . oh tani te gjithew ngrine . ajo vasha mori [dhuraten ate armen dhe e drejtoi tek dhendri , cubat e atij te gjithe drejtuan armen te vajza , te gjithe po prisnin . o perendi . e mori fjalen djali . ai u lut ne gjunje vajzes qe aq shume e donte . ZEMER ULE ARMEN . NUK DO VDESIM POR DO JETOJME TE DASHURUAR ME Z EMER , NUK DO KEM TRUPIN TEND POR KAM GJITHMONE ZEMREN TENDE . ULE ARMEN . E SHKRETA VAJZE , E ULI ARMEN . KUR AJO E ULI . [DHENDRI E NGRITI PRAPE ARMEN E TIJ DHE GODITI PER VDEKJE DJALIN . O PERENDI DASHURIA VDIQ . MBAROI . KU DO JETE ZEMRA IME TANI ? VAJZA MORI ARMEN [DHURATEN ] PERSERI DHE E DREJTOI NE KOKE . AJO VDIQ NE DASHURINE E SAJ . AI MALLKIM U KTHYE NE MREKULLI TE CMENDURISE . DASHURIA . TE DY VDIQEN PER TE JETUAR NE DASHURI DHE TE GJITHE JETUAN PER TE VDEKUR NE DASHURI . JA KU JAM DHE UNE . KU JENI DHE JU . MOS JAM I CMENDUR ?UNE NJOH VETVETEN . A E NJIHNI JU VETEVETEN ? A BEHENI PJESE E KESAJ CMENDURIE ?
Engjelli Shqiptare
Engjelli Shqiptare
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 26/09/1992
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4056
Vendndodhja Vendndodhja : ITALI
Hobi Hobi : MUSIKA,PISHINA,GIRO
Humor Humor : ALOOOOOOOOOOOOOOOO MARMROMA
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 06/12/2009
Falenderimet Falenderimet : 132

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Histori Dashurie! - Faqe 2 Empty Re: Histori Dashurie!

Mesazh nga Engjelli Shqiptare Wed Feb 03, 2010 4:17 pm

...Merjem ėshtė njė vajzė nga Jemeni. Ajo ka kryer fakultetin e Farmacisė nė Tokio tė Japonisė dhe tash punon nė njė spital nė Xhide tė Arabisė. Ka shtatė vite qė nuk e ka takuar familjen e saj , ka humbur shumė kohė nė kėrkim tė diturisė , duke vrapuar pas ambicieve , e duke kėrkuar furnizimin e All-llahut xh.sh. Tash ajo i ka 29 vite , por nuk ėshtė e lumtur!!! Arriti qė tė kryej fakultetin me suksese marramendėse , arriti qė tė punėsohet nė spitalin prestigjioz tė Xhides , arriti tė absorboj pasuri tė majme tė kėsaj dynjaje, por prapė nuk ndjehet e lumtur. Familja e saj komplet iu vra nė luftė nė Irak , sepse ishte nisur rrugės me kontingjente me ndihma pėr muslimanėt e Irakut. Ishin konsoliduar edhe babai edhe nėna e Merjemes tė cilėt e kishin atė tė vetmin fėmijė dhe shpresė nė familje. Por , historia e tregimit tonė nisė pak mė herėt se Merjemeja tė kap rrugėn e plotėsimit tė ambicieve tė saja.
Nė kohėn sa jetonte nė Jemen me nėnėn dhe babin e saj , asaj iu ishte paraqitur njė djalė i cili i shprehu dashuri Merjemes dhe kishte synime qė tė martohet me tė. Ai djalė njėherė kishte dėgjuar njė ngjarje ku Pejgamberi a.s. e kishte mallkuar atė prind dhe vajzė qė nuk martohet me njė djalė mysliman poqese ky djali i plotėson tė gjitha kushtet qė duhet t`i ketė njė burrė mysliman. Por , nuk ishte i sigurt nė vetveten se si do t`ia shpalos dashurinė Merjemes sė tij tė ėndėrruar. Fillon qė ta kaplojė pagjumėsia , nė shkollė reflekton me rėnie tė suksesit tė tij nė vend qė tė pėrmirėsohet dhe bėhet shumė neglizhent ndaj personave tjerė duke menduar vetėm pėr Merjemen. Ishin vite tė tmerrshme pėr Ahmedin djalin qė u dashurua nė Merjemen e bukur.
... Vije momenti mė i rėndėsishėm nė jetėn e Ahmedit , djalit tė ri besimtar nga Jemeni. Zgjohet herėt me tė thirrur ezani i sabahut , pėrgatitet pėr nė xhami. Pas faljes sė namazit tė sabahut takohet me shumė shokė , vėllezėr tė lėvizjes islame diskutojnė pėr problemet e muslimanėve tė rinj tė Jemenit. Edhe pse Ahmedi lėshon nga njė fjalė aty kėtu nė bisedė , diktohet se ai nuk ėshtė nė rrjedha fare dhe se mendja dhe zemra i rrah pėr Merjemen e tij tė bukur. Ai e ėndėrronte tė veshur me petka nusėrie ,e shndėrruar nė njė daie mjaft tė fuqishme qė do tė organizonte davetin e motrave muslimane nė Jemen. Por , ai vetėm ėndėrronte derisa filloi qė ėndrra tė bėhet pjesė e jetės sė tij. Ai fshihej pas gėrmadhave tė jetės si i hedhur drejtė shtigjeve tė larta tė Asgjėsisė , harmonizonte zemrėn e tij dhe mendjen drejtė njė qenie , drejtė njė bukuroshe qė e venitė porsi arterie qė ecė brenda trupit tė njeriut tė ri zvarrė zvarrė. Mendon vazhdimisht me veten se s`i t`i tregoj , mos po thyen ndonjė ligj tė Zotit , apo ndoshta mos po e keqkupton , mos po e humb nėse i thotė , pyetjet sjellshin nė kokėn e tij si kromozome jete. ....
... Kaloi shumė shpejtė pushimi i verės dhe erdhi shtatori koha pėr t`u kthyer nėpėr bankat e shkollės. Ahmedi mė nuk ishte ai i njėjti i cili para kėtij viti verėn e kishte shfrytėzuar nė hulumtime dhe lexime tė njėpasnjėshme tė veprave apologjetike , nė hulumtim tė dukurive natyrore dhe statistikore nė shoqėri , nė hulumtim dhe studim tė fenomeneve tė ndryshme destruktive nė shoqėrinė Jemenase. Mendja e tij ishte shndėrruar nė njė monstrum ėndrrash pėr vajzėn e quajtur Merjeme. Ėshtė e natyrshme qė njė fazė e njeriut tė ri tė ishte e kėtillė , porse sprovat e Ahmedit tonė janė tė ndėrthurura ndėrmjet parametrave tė erotikės sė brendshme dhe pyetjeve pafund. Ndėrkohė Merjemeja verėn e kishte shfrytėzuar nė pėrvetėsimin e gjuhės japoneze , nė lexim mbi kulturėn japoneze ,hulumtim tė lėvizjeve islame , dhe kishte mėsuar katėr xhuze tė Kur`anit pėrmendėsh. Kishte njė verė tė frytshme ajo vajzė e bukur e mbuluar dhe e pėrgatitur pėr sfidat e diturisė. Mendja e saj vazhdimisht rrinte jashtė vendit , tė punėsohem diku larg Jemenit , thoshte me veten , tė punėsohem , tė punėsohem , nuk dua tė mbetem pa punė , tė kem pasuri dhe njė jetė shumė tė bukur e tė lumtur. Asaj i kishte ngelur edhe njė vit pėr tė vazhduar ėndrrėn e saj nė realitet pasiqė ishte nė vitin e fundit tė mbarimit tė shkollės sė mesme.
... Ahmedi fillon qė tė marrė guximin e njė djaloshi tė ri mysliman. Prej pėrfundimit tė orėve tė mėsimit shkon tė shkolla e femrave dhe e ndal pėr tė parėn herė Merjemen e bukur duke i propozuar dashurinė e tij. Merjemeja duke jetuar me ambiciet e saj tė larta kur e sheh Ahmedin kėshtu njė djalė tė thjeshtė me rroba tė vjetra dhe tė leckosura ,por tė pastra , fillon ta fyej Ahmedin , dhe ta pėrqesh me shoqet e saja tė njėjta si vet. Ahmedi i dėshpėruar kthehet nė shtėpi duke shpresuar qė ajo njė ditė do tė bindet nė dashurinė e tij. Fillon qė tė bėjė istihare namaz , tė bėjė shumė dua pėr njė nuse tė ndershme dhe tė pastėr.
Prapė tė nesėrmen paraqitet e njėjta skenė Ahmedi duke e lutur Merjemen pėr dashurinė e saj , e Merjemeja duke e pėrqeshur dhe luajtur me dinjitetin e tij. Kėshtu skenat tė kėtilla me pak ndryshime vazhdojnė deri nė pėrfundim tė vitit akademikė. Vije koha pėr regjistrime nėpėr fakultete , Merjemeja konkurron nė njė fondacion pėr fitim tė njė burse pėr studime nė Japoni , ndėrsa Ahmedi punėsohet nė dyqanin e axhės sė tij nė njė lagje tė vjetėr tė Jemenit. Merjemes Zoti ia sjellė tė gjitha ato ēka kėrkon prej tij , pasurinė , diturinė , respektin , por vetėm njė gjė asaj po i mungon sinqeriteti dhe lumturia. Njė natė prej netėve pasi tė pėrfundoje studimet ajo dhe ėshtė e dėshpėruar nga jeta e saj vet si nė qeli tė burgut lėshon TV-nė dhe shikon luftėn nė Irak se si masakrohen dhe vriten muslimanėt njė nga njė. Ƈuditshėm mu nė atė momentin piedestal tė dėshpėrimit tė saj sheh nė TV Ahmedin duke buzėqeshur nė radhėt e muxhahidave , ashtu i buzėqeshur kalon nė botėn pafund. Komandanti i tij i thotė njėrit prej ushtarėve , Ahmedi u bė niqah me hyritė e xhenetit , Ahmedi u bė niqah me hyritė e xhenetit mos u mėrzitni o trima...
Engjelli Shqiptare
Engjelli Shqiptare
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 26/09/1992
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4056
Vendndodhja Vendndodhja : ITALI
Hobi Hobi : MUSIKA,PISHINA,GIRO
Humor Humor : ALOOOOOOOOOOOOOOOO MARMROMA
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 06/12/2009
Falenderimet Falenderimet : 132

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Histori Dashurie! - Faqe 2 Empty Re: Histori Dashurie!

Mesazh nga Adea Sun Feb 27, 2011 1:57 pm

I kapur ngadale ne rrjetene e padukshme te
mendimeve te castit qe fanepsen heshturazi mbrapa gjesteve, fjlaeve,
shikimeve gati-gati te rasteshishme detyrohesh te ulesh ne kolltukun
lekundes te ndjenjave. I corjentuar nga dicka qe te mungon ne menyre
therrese, te cilen per cundi nuk e ke patur kurre pyet veten sit e ka
lindur ai zjarr I fuqishem qe vazhdon te zmadhohet.
Cfare eshte
valle ai zjarr cudiberes qe shperthen me nje furi mbinatyrore neper
vena duke te bere me te prekshem ndaj gjithckaje qe te rrethon, me te
larte nga ana shpriterore e rizgjuar me nje tjeter fantazi te
papermbajtur dhe plot nuance te reja? Sa shume te ndryshon ky zjarr, ky
rebesh yjesh renes ne kthjelltesine e nje nate fantastike vjeshte. Te
kap papritur duke te te lene pafjale , vetem me nje shije te embel mbi
muze dhe nje arome te kendshme ne hunde.
Valle kush e ndez kete
zjarr ? Ne vete apo...? nje moment, nje cast i vetem dhe gjithcka
ndyshon. Ashtu teper natyrshem pa asnje mangesi, pa asnje te mete.
Ndoshta vetem me nje. Njerzimi.
Valle njeriu eshte tpere primitiv
per te kuptuar, per te asimiluar per te jetuar kete ndjenje kaq te
holle? Disa kalojne ne hiperbolizim vetem te skeletit te gjymtuar,
gjyshem te zbehte, gjysem misterioz, pa [erkur kompleksitetin,
gjeresine apo thellesine e saj duke u perpjekur te shohin vetem ate qe
i mjafton atyre per te pare. Dhe nje moment cekulibri heshtin. Te tjere
te shtyre nga koncepte shtazarake dhe misherore bien ne degradim te
tejskajshem aq konfuz sa mjafton per mos e kthyer me koken mbrapa per
te ripare edhe nje here ylberin shumengjyresh qe katandiset ne nje cast
te shkeputur kohe bardhe-zi. Fakt eshte se kur perballemi me te duket
sikur asgje nuk mund te na ndihmoje. Duke filluar nga llogarite,
kompromisat, rruget e shkurta, arsyetimet filozofike, sociologjike,
llogjike, matematike, biologjike apo poetike. Asgje ! te pakten asgje e
kriuar nga mendja apo dora e qenies ‘me inteligjente’ qe esthe
vertetuar se egziston. Njeriu.
Supozimet jane nga me te shumtat, por
fakt eshte qe akoma kane mbetur ne stadin e supozimit. Disa teper te
thjeshta per tu besuar. Te tjera teper te kompikuara per tu kuptuar.
Ndoshta nje dite do te kuptojme me shume. "Pote germosh me thelle do te
gjesh uje ». Kjo etja jone per te kuptuar dhe ditur po na mban gjalle.
Por
a jemi ne gati per shpjegimine e saj ? Ndonjehere me duket se kjo bote
mbahet ne kembe nga fshehtesite. Po shpirti yne? Sa pikepyetje qe
lindin, rriten, fshihen neper skutat apo qoshet e erreta, diku ne mes
te absurdeve te jetes trondisin shpirtrat tane cdo dite? Cfare do te
ishim ene pa to?
Secili prej nesh ka nje lloj marifeti te tijin, per
tu shmangur te pakten disa momente nga ajo te cilen guxoj ta quaj
“mbretereshe te ndjenjave” pa u perpjekur te permbledh gjithe
madheshtine e saj ne nje emer sepse nuk egziston ende nje fjale e
tille. Ju zbuluat timin! Mos mendoni per tuajin se kam frike se do te
pyesni veten dhe per sa kohe mund ta perdorni?....
Adea
Adea
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 13/02/1988
Numri i postimeve Numri i postimeve : 6311
Vendndodhja Vendndodhja : Mbi supin e kohes time....
Hobi Hobi : Muzika,Baleti, Letersia.
Humor Humor : Per nje shendet te mire!
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 05/02/2011
Falenderimet Falenderimet : 15

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Histori Dashurie! - Faqe 2 Empty Re: Histori Dashurie!

Mesazh nga Adea Sun Feb 27, 2011 2:20 pm

Dikush ka thene se jeta eshte nje enderr dhe me
e keqja fillon kur fillon te zgjohesh. Zgjimi eshte vdekja e shpejte
pasi cdo gje eshte iluzion.
Une nuk e besoj kete.Mendoj se ne futim
ne jeten tone endrra pa fund, pasione e iluzione. Ka raste kur eci ne
rrugėesymbyllur duke i besuar instinkteve te mia e pasioneve qe me
shtyjne ne rrugen e jetes duke me dhuruar buzeqeshje e nje zjarr te
brendshem. Por une jetoj vertet, ndiej .. nuk jam vetem nje spektatore
pasiv nė kėtė skenė botėrore.
Shekspiri e ka quajtur teater : nje
iluzion pamor, mashtrim duke u shtirur si personazhe qe ndoshta nuk
ekzistojnė fare po ne mendojmė se ekzistojne. Ai ka jetuar shekuj me
pare kur pas maskave te femrave ne teater fshiheshin meshkuj qe nuk
dinin asgje pėr boten e femres. Ajo bote e erret e fshehur pas mureve e
fustaneve te gjatė e korseve mbytese, bote e femrave kukulla qe linin
ne duart e meshkujve gjithcka:jeten e te ardhmen e tyre.
Po shpirti
nuk blehet apo komandohet si nje makine. Ka disa nyje qe prodhojne
shpresa e iluzione te cilat askush nuk mund ti drejtoje. Naten kur
mbyllim syte ne endėrrojme pa i menduar endrrat, thjesht duam te
qetesohemi , tė shplodhim trupin e mesa duket vetem mes endrrash mund
ta arrijme paqen.
Nje buzeqeshje krijohet nėebuzėt e njoma te
trendafilta te nje foshnje kur lundron mes endrrash. Tė duket sikur
bota eshte me e bukur, sikur sheh drite kudo e yjet shkelqejne me te per
ate nate, vetem prej nje buzeqeshje te pafajshme.
Kur mendon per
dashurine tende, ate qe do me teper ne kete bote, ate qe te ben te qash
e te qeshesh perseri mes lotesh, atehere mendja jone kalon si ne nje
parade te vertetat dhe iluzionet qe i ke hedhur si nje mantel kesaj
dashurie. Asgje nuk eshte perfekte ne kete bote asnje person po
fantazia e ky shpirt i pabesueshem qe njeriu e ruan nga dallget e jetes
si thesarin me te shtrenjte, te ben ta besosh se idealja ekziston.
Realja me te vertetat e hidhura lihet menjane nje cast dhe e ve koken
ne jastekun e ndjenjave ..fillojne te krijohen imazhe te thuren endrra
te kendshme e ti mbulohesh nga nje gaz i brendshem qe vetem ti e sheh e
ndjen. Edhe ajri behet plot aroma dhe syte mbulohen nga nje mjegull
lulesh e ngjyrash gati te tejdukshme, ylbere tė pafundta e drite
engjejsh.
Iluzionet te pushtojne zemren dhe aty ke gjithcka te
nevojitet. Vjen dikush qe te prek shpatullen e te pyet per dicka e
zgjohesh. Sheh se je ulur diku e ndien ndoshta ftohte. Jeta eshte kjo,
zgjohesh ne nje moment. Mendja fillon te punoje perseri me llogjiken
dhe zbarkon ne realitet duke mbartur pak nga ai gaz i brendshem
lumturie. Flet e syte te shkelqejne, optimizmi te jep nje drite te
purpurte ne fytyre. Sa e lehte eshte te ndihesh me mire , mjafton nje
dore e vogel iluzioni.
Perfundimisht jeta te duket jo aq e keqe.
“Une qenkam I lumtur e nuk e dija?”-pyet iluzioni yt, ai zeri i dyte cdokush e ka brenda vetes.
Ne jemi ueė, ajer dhe endrra. Formula
sekrete e krijimit te njeriut. Sa i thinjur dhe i hidhur eshte ai
shpirt i zbrazur nga endrrat.
Fantazia vdes kur njeriu e debon vet dhe ate nje cik qe i mbetet brenda e vret me trishtim realiteti.
Por
jo gjithmone vret realiteti. Ai te dhuron shpresa. Hirushja e
Borebardha na kane ndjekur ne femini me ate moralin e fitores se te
mires mbi te keqen dhe ne ndjekim kete fill duke menduar: “Po, dashuria
fiton mbi urrejtjen, e mira mbi tė keqen, pse jo?”
Jeta eshte kaq e
bukur sepse ka larmi. Ka hidherim po ka dhe gezim, ka te qara po ka
edhe te qeshura, ka hije po edhe drite, ka pleqėri e vdekja po ka dhe
femijeri e jete.
Jeta nje zhurme midis heshtjes ka thene Isabel Allende.
PO
nje zhurme plot te papritura, iluzione nen diell e pluhur yjesh. Nese
guxon jeto shijo pluhurin e yjeve, kupat e endrrave piji deri ne fund e
lesho nje pasthirrme kenaqėsie, trego cfare ndien e ndaje lumturine.
Lumturia
eshte nje krijim i bukur i njeriut. Ka shume zhurme brenda, shume
energji shume fjale tinguj shume bote. Pihet ne doza tė vogla e ndare
mes njerezish se e tera njeheresh te vret. Shpirti i njeriut eshte aq i
pafund po zemra eshte kaq e dobet , kjo shoqeri ndan ēdo gje: dashuri e
shprese.
Nje pieėz te qeshure ben dy buze te tjera te hapen, nje enderr e treguar me pasion frymėzon endrra te tjera.
Pak zhurme krijon zhurmen tjeter ne kete jete.
Sa i bukur zinxhiri i jetes, shkon pafundėsisht e rikthehet perseri te ne.
Jeta e njeriut: uje, ajer e endrra tė veshura nė iluzione e ndjenja… Sa pak kemi nevoje per te qene te lumtur! angel ZEMRA IME
Adea
Adea
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 13/02/1988
Numri i postimeve Numri i postimeve : 6311
Vendndodhja Vendndodhja : Mbi supin e kohes time....
Hobi Hobi : Muzika,Baleti, Letersia.
Humor Humor : Per nje shendet te mire!
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 05/02/2011
Falenderimet Falenderimet : 15

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Histori Dashurie! - Faqe 2 Empty Re: Histori Dashurie!

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi