♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tregoni histori dashurie....

Shko poshtė

Tregoni histori dashurie.... Empty Tregoni histori dashurie....

Mesazh nga Naqja Shkodrane Wed Jul 20, 2011 8:18 pm

Ketu mund te tregoni historit tuja te dashuris qe i keni perjetuar vete ose qe i kan ndodhur ndonje miku/mikeshe qe ju ka len mbresa,prekur ne zemer juve..

neqofse keni mund ti shkruani ketu..
Naqja Shkodrane
Naqja Shkodrane
Super- Administrator

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 15/10/1928
Numri i postimeve Numri i postimeve : 12836
Vendndodhja Vendndodhja : ANGLI..
Hobi Hobi : Mjeke
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 20/04/2011
Falenderimet Falenderimet : 21

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Tregoni histori dashurie.... Empty Re: Tregoni histori dashurie....

Mesazh nga Naqja Shkodrane Wed Jul 20, 2011 8:20 pm

KJO QE PO JU TREGOJ NUK ESHTE AS HISTORIA IME E DASHURISE E AS E MIKUT/ES......................................................................................................... POR ESHTE NJE HISTORI QE KUR E LEXOVA ME LA MBRESAAA ...........E doja si i ēmendur, por me pas mbaroi gjithēka

Ishte vetem 16 vjeēe kur u dashurua me mua. E njoha ne gjimnaz. Une isha viti i katert kurse ajo ishte viti i pare. U mundova shume derisa ja vitova zemeren, por nuk e dija qe ajo do ma thyente zemren

Lidhja vazhdonte per mrekulli. Ne fund te shkolles filluan sherret


Donte dhe nje jave te mbaronte viti shkollor. Ajo po mbaronte vitin e pare kurse une po largohesha nga shkolla. Pasi mora pergjigjen e shkolles per ne itali, ajo me kerkoi te takoja vellain e saj, gje qe une nuk e prisja. Nuk e kundershtova. E prita vellain e saj sa doli nga shtepia. E thirra dhe e ftova per kafe. Ai u trega shume i mire me mua. U ulem dhe i tregova si ishte muhabeti. Ai e dinte qe une per 1 muaj do largohesha nga Berati. Mbasi i tregova gjithēka ai nuk u tregua shume i keq me mua. Me tha vetem "Te gjithe jemi ēuna, dhe te gjithe duam ne jete". Une u qetesova nga fjalet e tij.

Ne darke fola ne telefon dhe ajo ishte shume e gezuar qe une mora nje inisiative qe nuk me takonte tani per tani se isha vetem 19 vjeē.


Shkolla mbaroi.
Mbas mbarimit te shkolles filluan xhelozite
Ajo vendosi te kalonte pushimet ne Kavaje te halla e saj. Mua nuk me pelqeu qe ajo te ikte ne Kavaje sidomos qe ajo do te qendronte 2 muaj. Une nuk doja per faktin se nuk rrija dot pa e pare ose pa e takuar. Me ne fund ajo iku pa me thene gje. Mbas 1 jave me mer ne telefon nga Kavaja dhe me thote se do rri 2 muaj. Une u nxeva shume dhe i bertita ne telefon. Mbas nje debati ja mbylla telefonin.Nuk komunikova me te per 1 muaj rresht. Mbasi erdhi nga Kavaja une isha ne Tirane te njerezit e mi. Qendrova 1 jave ne Tirane per te harruar ate histori qe vertet me vrau. U ktheva nga Tirana 1 jave me vone pasi ajo kishte ardhur, nuk dija gje per ardhjen e saj. Me mori ne telefon dhe me tha: Stiljano dua te takoj. Ti harrojme ato qe u bene...........................?

Vendosa ti harroj te gjitha. Por prap mbaja inat ne vetvete se si mundi te ikte pa me thene.

Ndarja ndodhi per faktin se;
Pasi kjo erdhi nga Kavaja ndenji 3 dite dhe kerkonte te ikte prape ne kavaj. Une u merzota aq shume sa i thashe;
Po ike dhe nje here ne Kavaj kur te vish ti nuk do jesh me mua i lidhur. E thashe vetem per faktin se doja qe ti jepja pak frike (ne kuptimin qe ajo te mos ikte). Kurse ajo ma mori sikur une nuk e doja me. Filloi dhe me thoshte se ti nuk me do, do te me mbash mbyllur ne shtepi etj........

Ndenji rreth 2 dite dhe me mori ne telefon dhe me tha; Stiljano une dua te ndahem nga ty per faktin se ti je shume xheloz. Une i thash une jam xheloz por jo deri ne ndarje. Por ajo ashtu donte ashtu beri. Nuk reagova keq thjesht mevinte inat se me thoshte qe vdekja do na ndaja ne te dy asnje tjeter.Nejse. U ndame.
Rri dy dite kjo dhe me mer ne telefon. Me thote qe Stiljano u be ti harrojme.
Kjo gje mua me ishte bere........
Une i thashe jo ne u ndame dhe nuk kemi per tu lidhur me. Nga ana ime mos prit qe une te mar ne telefon dhe te them ????? une te dua, Ate mos e prit nga mua. Ajo filloi te qaje ne telefon. Une e mbylla telefonin. Per faktin se ishte hera e trete qe me thoshte do ndahemi dhe rrinte 2 dite me thoshte u bene ca u bene ti harrojme.!
Nuk foli dhe e mbylli telefonin duke qare. E mora kete vendim per faktin se ishte hera e katert qe ma thoshte "do ndahemi".


Une edhe sot e kesaj dite jam ndare me tė per faktin se ;
DASHURIA TE LIDH, XHELOZIA TE NDAN


Naqja Shkodrane
Naqja Shkodrane
Super- Administrator

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 15/10/1928
Numri i postimeve Numri i postimeve : 12836
Vendndodhja Vendndodhja : ANGLI..
Hobi Hobi : Mjeke
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 20/04/2011
Falenderimet Falenderimet : 21

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Tregoni histori dashurie.... Empty Re: Tregoni histori dashurie....

Mesazh nga Vizitor Fri Dec 21, 2012 7:08 am

HELLO teme interesante ,po postoj nje poezi timen e cila ka subjekt real dhe ka ndodhur ne te ertete.
faliminderit per mirekuptimin!
Kush e ka lexur ka qare ,ju lutem mos qani se eshte shume e dhimbshme!
bye!Poezia titullohet "Drame dashurie"

“ DRAME DASHURIE ”

Tek po prisja ne qetesi,ne trotuar me shoket e mi,
U merzita thashe c’te bej,valle me ke te bisedoj,
Kur papritur aty prane nje vogelueshe me shikon,
Thashe te shkoj te bisedoj me te ,e pastaj me te te lodroja.

Por, jo pastaj s’munda te flas,sepse dy syte e saj plot gaz
Dicka me kujtonin,kohen e shkuar me afronin
Ne syte e kesaj vogelushje,ngjyre qielli si kristal
Gjindeshin syte e EDES, qe kisha dashur, e me vone ishim ndare.

O EDA ku je ti,per pak kohe te harrova
Ty te shoh vetem ty,EDA ti ta dish se sa te dua une prape.
Ju afrova une vogelushes,si e ke emrin une e pyetaLINDA,LINDA mu pergjigj,me zerin e saj te bute e te lehte.

O moj LINDA bukuroshe me mua a mund te flasesh
As me thua mua ti,ke po pret me kaq lumturi
LINDA e vogel buzeqeshi,une foli e pastaj qeshi
Po pres mamin une tani,te shkojme te lodrat perseri.

Po kush eshte valle mami yt,ti nga syte kuj I ngjan,
Dhe ne balle syte e bukur,te EDES qe dua ti mban
Ja ku eshte mami im,thirri LINDA e vrapoi
Nje grua e kapi per dore dhe e perqafoi.

Oh ne cast sec ndjeva,syte mu erresuan
Se ne duart e mia pak me pare vajza e ime kish qendruar
Ne te dy ne ate cast si statuja po qendronim
EDA me shihte me inat,dhe ne syte e saj nje lot I bukur vezulloi.
Fryma me merrej me ngulm, shpirti me ish copetuar
Prane meje, fare prane qendronte EDA qe shume e dua.

Si vegim ne ate cast,koha e shkuar mu kujtua
Kur EDA tha se priste femije,dhe une ika e lashe si te huaj,Shume kohe me pare kisha kerkuar ,ne lagje e qytet
Por jo se kisha gjetur,dhe mundohesha qe ne zemren time ta mbyllja kete plage,
Duke thene se ajo kash vdekur!
Dhe tani pas 5-vjetesh,para meje me qendronte
Duke me pare me cudi,si nje te huaj qe nuk deshiron ta shikonte.

EDA belbezova lehte,ta dish sa te kam kerkuar
Cdo dite per ty kam menduar,cdo nate per ty kam enderruar
LINDA eshte vajza ime,me thuaj EDA mos hesht me
Me thuaj pra ki meshire,te lutem mos me ler te vdes.
Ajo me pa e inat,dhe filloj te fliste,
Kete femije qe sot e dashke,pse para 5-vjetesh e braktise.
Na le e u largove,me le dhe me tradhove
Duke jetuar ne vetmi,rrita vajzen femi.

Tani c’pret nuk dua te te shohe,largohu ik sa me larg
Shpirtin me, mos ma copeto,20 vjece mu me le,fat te zi e jeten ma nxive!!
Mos valle nuk u ngope e don t’ja nxish jeten edhe kesaj femije.Atehere I mallengjyer u ktheva nga LINDA ,hapa krahet me mallengjim
Qe ti jepja pak ngrohtesi,
LINDA I thashe jam babai yt,te lutem te pakten ti
Te lutem mos me braktis,une tha LINDA nuk kam baba
Babai im a vdekur,mjaft thirri EDA ,LINDA,hajde sot ne rruge helmin kemi gjetur,
LINDA e vogel ne ate cast,mua me inat me pa,dhe filloj te vajtonte
Mamin e saj te perqafonte .

Shkoj shume kohe dhe LINDEN se pashe me,EDEN shihja ne enderr cdo nate,
Veshur me fustan te bardhe,dhe me pyste perseri ,Pse ke ardhe??
Nje dite ne lulishte kalova,si gjthmone me melankoli
Kur pa pritur c’te shikoja LINDA ecte ne vetmi
LINDA thirra fort vrapova,hapa krahet dhe e perqafova,perhere te pare kur e pushtova
Ne kraharorin tim tik-taket e zemres se saj degjova.

Ne duar mbante nje tuf me lule,trendafila gjak te kuq,ne sy cudi kish lot
Valle mos ishte e semure apo kish lumturi plot
Mendova se ne syte e saj,lotet nuk ishin vetem gaz,prandaj I thashe me qetesi,hajde te ulemi te dy bashke.I ngrita floket e saj kacurrela,dhe e pyeta LINDA lulet kuj po ja dergon??
Mos mami ka ditelindjen dhe asaj po ja dhuron
Jo tha LINDA me ze te dridhur, mamit vertet lule po I coj
Por jo per ditelindje po ne varreza po ja dergoj!!!

Mami im nuk rron me,vdiq plot trishtim,tek po vdiste plot hidherim,thirri ku je GONI im??!!
Nuk e di se si ne kembe qendrova,shpirtin se si e frenova,shpirtin qe donte te dilte,sesi e ndalova
Kapa LINDEN I fshiva lotet,dhe me te per dore ne trotuar,kalova dhe per nga varrezat u drejtova
Ne te dale te varezave,ish nje varr I ri ,ku me germa floriri ish shkruar EDA, EDA qe vdiq ne rini!
U afrova dhe u ula, lotet me nuk I durova,varrin filloja ta pushtoja me te puthura ta mbuloja.

EDA- EDA thirra me ngushellim,te lutem ngrihu vetem njehere, te te shoh ato sy plot zjarr e te vdesim te dy penjehere!
EDA te lutem ngrihu LINDA te kerkon,EDA-EDA lotet tane nuk degjon
O ti dhe dhe I zi,te lutem vetem per nje cast,te lutem lere EDEN te dale,te mos rri aty ne varr.Pse mes eshtrash e krimbash ,trupi I saj duhet te qendroj,pse valle engjell si ajo s’duhet te shohe drite perseri !!

Mire pra kete lutje nuk po ma degjon,mesazhin tim plot me lot,dergoja EDES ne ate bote,dhe tregoj plot me gjate,
se sa shume e dashurova,dhe dhuroj shpirtin tim po se pranoi
EDA e di mire se une ne varr ty te cova,ndaj I lutem zotit shpirtin tim ne ferr ta coje
Deshiroj qe shume shpesh te vdes,qe me ty te takohem,qe me ty te bashkohem
Ne kete cast me lot e ngasherim,ne faqe dicka po luante,ishte buza e LINDES qe me embelsi me foli
Babi babi ti mos qaj,shpirtin tim mos e copeto,zemren time te vogel ,ti mos e lendo.fjala babi me tronditi,
O sa shume e kisha pritur,sepse edhe ne enderr kjo fjale me kish ikur,
Ne kete cast,me gishtin e vogel LINDA dicka po me tregonte,sepse loti im e I saj,mbi fjalet e pistafit te bardhe kishin rene!

Mos qaj ti LINDA mos qaj se babai ty do te te marre.mora LINDEN per dore,nga varezat te dy dolem
Ktheva koken menjane sepse dashurine atje kisha lene,bashke me dashurine ,kisha lene edhe shpirtin tim.
Tani zemra per LINDEN me punonte,qe asaj lumturi ti dhuronte,mora LINDEN une per krah,dhe fot e perqafova,
Lotet rridhnin curk,ne syte e saj nje shprese shikoja.LINDA – LINDA zemra ime,sa fat keqe paske qene
Njehere e vogel pa baba dhe tani je pa mama.

Mora LINDEN per dore dhe I mora nje akullore,por nuk e donte rrinte e shikonte
Po pse nuk e do akulloren LINDA, oh more babi si kur te ishte dhe mami,sa bukur….dhe te tre ne lulishte tani te shkonim,
Dhe ne zemren tone krahe do te merrte enderrimi!

Oh ta dish ti o babi,sa shume mami te donte,sa here te kujtonte me te puthura e lot fotografine tende mbulonte!
Ne ate moment,akullorja LINDES nga duat sec I ra,dhe filloj pas ne gruaje te vraponte
Mami mami ti me prit,mami mami ti mos ik,
Kur e pa qe s’ishte ajo
U kthye nga une me ngasherim, koken mbi trupin tim mbeshteti,ngasherimi I saj me rreshqethi!!

Qe te dy ne trishtim,
Ne krahe te njeri tjetrit rrinim
Dhe yjet lart ne qiell Lotet tane shihnin…..!!

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Tregoni histori dashurie.... Empty Re: Tregoni histori dashurie....

Mesazh nga Vizitor Fri Dec 21, 2012 7:09 am

NJE VAJZE SHTATZANE DIKUR BRAKTISA


- Nė poret e trupit mė digjet si zjarr,
Ndjenja e shpirtit tė shkrumbuar.
Gjinjtė mė lotojnė si sytė e drerit tė sapovrarė,
Trupi yt nėn kėrthizė mė rritet,
Mitrėn pushtove me gjak te bardhė,
E rritet, rritet ne pafajsine e mėkatit.-
Bėrtite qetėsisht atė natė,
Me trup tė rėnduar nga fara ime,
Me shpirt tė lulėzuar nga fara ime,
Mbi shkrumbin e dashurisė qė tė dogji.
- Pėrballė s’tė kam, nė krah s’tė kam,
Nė zemėr tė kam, nė mitėr tė rris,
Si vuajtje e gjallė e ndjenjės sė djegur. -
Bėrtite qetėsisht atė natė.
Me dhimbje pėr ditėn qė do tė lindėte,
E mjerė pėr flakėn qė tė dogji,
E bukur pėr amėsinė qė tė fala,
E vdekur pėr jetėn me vuajtje qė tė ngjalla.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Tregoni histori dashurie.... Empty Re: Tregoni histori dashurie....

Mesazh nga Vizitor Fri Dec 21, 2012 7:10 am

Loti je nė sytė e mi,
e s’qaj se s’dua tė mė ikėsh –
lexoj gėrmėzezat nė mesazh.
Gota bosh e vetmisė,
i ka buzėt tė hidhura –
lexoj fjalėzezat nė celular.
Tė shkruara nga ty,
Tė dėrguara nga ty.
Dridhtas,
unė loti,
mbi tastierė butonat e gėrmave shtyp.
Ngadalė,
gėrmėflakė,
fjalėzjarr,
shkruaj.
Qa e dashur,
mė lėr tė rrjedh nė faqet e tua,
mbi buzėt e tua tė thara tė rrėshkas,
nga mjekra e dridhur tė kėputem,
gotėn tėnde tė vetmisė tė mbush,
pikė – pikė.
Buzėt e gotės puth,
Hidhėsinė me lot shplahe,
Nė shpirt mė gėlltit,
Qė tė mos mund tė iki mė kurrė,Unė loti i syve tė tu.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Tregoni histori dashurie.... Empty Re: Tregoni histori dashurie....

Mesazh nga Vizitor Fri Dec 21, 2012 7:10 am

DO TE KRIJOJ NJE SHTEG
Floke te thinjur,
iku mosha kur s'e mendonim vdekjen.
Nje dite edhe mund te te le, e di,
pa buje e zhurme, si vdesin te gjithe.
Po ta dishe, dicka do te mbetem,
ne mos paste, do te krijoj nje shteg te vij tek ti.
Neper shkallet e buzeqeshjeve, si ylber,
do te ngjitem te te ndricoj bukurine,
te te largoj hijen e trishtimit.
Perpara gjumit
neper carcaf do te me kerkosh, me kot,
ne hapesiren qiellore te syve te tu,
kaloj neper ylber nga shtegu i shpetimit,
dhimbjen te te heq, me dy pika lot.
Ne zbardhte mengjezi,
ti fli, fli, zgjuar jam une, fli ti.
I dale nga enderrat si enderr,
sapo te celesh syte,
nga shkallet e buzeqeshjeve zbres,
iki nga shtegu nga vij perseri.
18 Janar 1996

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Tregoni histori dashurie.... Empty Re: Tregoni histori dashurie....

Mesazh nga Vizitor Fri Dec 21, 2012 7:12 am

"ME TRATHTOVE"

si qdo vajz e dashuruar thjesht te kam dashur,te kam dashur me gjith zemren time qe kurr sdo ti harroj ato qaste qe I kaluam se bashku.
Mendoja se ishim qifti me i lumtur ne bot por jo ishim vetem per nje koh te shkurter. Pse me thoje se me do kur nuk me deshe? pse me lendove ? pse mi humbe te gjitha shpresat qe kisha ?pse une te doja me shumse vetveten time ? dhe isha ne gjendje te beje qdo gje per ty .
Ti me thoje se me do por jo me genjeve, une mendoja se keto fjal ishin te sinqerta por per ty ishin vetem humbje kohe qe me mua kaloje kohen e lir qe kishe.
Si ke mundur te ma besh kete? si ke mundur te ma shkaktosh kete dhimbje? si.......? si ke mundur te me lesh me lot ne sy? qe kurr nuk do te ndalen derisa te shkoj ne nje bot tjeter.
Si me le ne nje rrug pa zgjidhje, ne nje rrug e cila me kater anet ishte e mbyllur ne mur.
Te gjitha ato qaste qe mendoja se na benin te lumtur te dyve nuk ishin ndjenja te verteta per ty ishin ndjenja te qastit,ndersa per mua ndjenja qe nuk harrohen kurr ne jeten time.
Deshiroj qe te shoh edhe vetem nje her,te tregoj sa te kam dashur, sa te dua, dhe jam i sigurt se deri ne fund te jetes do te dua.
Trathtar,trathtar dhe vetem trathtar.
Pse me harrove? I harrove te gjitha ato fjal qe mi thoje? i harrove premtimet qe ti dhash dhe mi dhe? por une prap se prap te deshiroj fat dhe lumturi ne jet edhe pse e di se je ne krahrorin e nje tjetre dhe e do me shum se mua por un kurr nuk do te jem e lumtur,sepse qastet qe i perjetuam ne, ishin qastet me te lumtura te jetes time qastet qe nuk harrohen edhe nese shkoj ne nje humner pa kthim,qaste qe do te mbesen nostalgji ne jeten time.
Nostalgji ne dashurin time qe e deshta shum me shum ne bott

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Tregoni histori dashurie.... Empty Re: Tregoni histori dashurie....

Mesazh nga Vizitor Fri Dec 21, 2012 7:12 am

Pas nje viti te shkruaj kete leter... Shume kohe kam menduar e asnjehere skam guxuar. Jam ndier egoist vec per veten time, por tani jam shume larg i mbytur ne kujtime...Ishe pjesa me e mire qe ne jete me ka ndodhur... Nje FEMER ideale diku larg me eshte zhdukur... Sa here te kam genjyer dhe gjithmone me ke besuar...sa here ti mi ke falur ato qe te kam kerkuar... E di ke mbyllur syte dhe pranove te ishe e dyte...Ke pritur ne ankth gjithmone edhe nje shns, per te ma dhene mua, njeriut qe tradhetonte... largohet...shkaterronte tek ty perfundonte... STOP !!! E ndez dhe nje cigare...i mbytur ne tym kujtoj castin e ndarjes... Ngadale serisht i kthehem ne leter... E di ndoshta je larg me nje tjeter qe arriti te vleresonte gjithe butesine qe ke...te te doje me pasion ashtu si e meriton...se une s'pata guxim te te shihja ne fundimitet...te te thosha ME FAL se vertete isha ne faj... por te lutem per dicka dua te me besosh...Qe cdo shkronje e fjali nuk eshte hipokrizi...cdo eshk ka dhimbje, pendim pa kufij...Per nje jete qe humba... JETA IME ISHE TI !!!
Rruges eci dhe ndjej shume mall... Te ndjej une ty e ti cdo fjale... TE DUA ndaj me fal ... Nje shpirt qe te kerkon me prane...nje lutje qe s'mbaron...nje lodhje, heshtje pa kufij... Kujtimi yt nuk me mjafton... SHPIRT ME KA MARRE MALLI... Lexoje posten...te kam shkruar nje leter...te kam derguar nje buzeqeshje bashke me gjithcka tjeter... oren e takimit gjithmone e harroja...ti merziteshe pafund por une cuditerisht se kuptoja... Ke nje trendafil sa here te kam genjyer...merre dhe nje tjeter sa here vone jam kthyer... merre dhe nje tjeter per heret qe ke qare...pranoje dhe kete te fundit sa here une te kam vrare... U be nje kopsht i madh me gabimet e mia, por te lutem kujdesu ... thjesht nga nostalgjia...E di qe eshte vone per te dhene nje mundesi...per te shpjeguar gjithcka sepse kohe me nuk ka...Gabim kam qene i gjithi ne cdo hap me ty por lexoje kete leter se tani JAM NJE TJETER ...E jo nuk pretendoj te te kem perseri...per ty jam e shkuara...nje kujtim e kaluara...Se JETA NUK ESHTE ROMANCE GJITHMONE SI NE PERRALLA... Nje film i bukur ku ata jetojne te lumtur...E ndjej qe PO VUAJ se tani jam shkaterruar...Mund te kem cdo femer por TY SKAM PER TE TE HARRUAR... Per te gjitha JAM PENDUAR...S'arrita te te njoh, por ta dish e dashur se eshte rrefim i hapur... Mund te shkruaj gjithcka por ne fund te them ME FAL.. Robi dashuris per Ela ks

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Tregoni histori dashurie.... Empty Re: Tregoni histori dashurie....

Mesazh nga Vizitor Fri Dec 21, 2012 7:13 am

Sa shumė mallė.. sa dėshpėrim....sa vuajtje.. sa shumė dashuri ndjej pėr ty sonte.. nė kėtė natė i dashuri im... Sonte ėndėrrat dhe kujtimet pėr ty i kam kėtu grumbulluar nė shpirtin tim nė zemrėn time tė pėrlotur. Mė beso ndihem e vetme nė kėtė botė tė madhe e humbur si njė e huaj, ku nė errėsirėn e harruar dhe e hidhur nė njė qoshe pa skaj.Mes ėndrrash qė dikur i pata, qė jeta m'i ka afruar njėherė kur isha me ty, e ndjej vetėn tė dėshiruar pėr pak ēaste, e pėr pak ngrotėsi, e pėr shumė dashuri, tani nė zemrėn time mbretėron acari qė mė ngriu zemrėn, e bėri akullė!

Sonte shoh njė dorė qė s'mė bindet, shoh dy sy qė tė kėrkojnė, i dashuri im dhe ndjej njė zemėr qė ndoshta s'mė pėrket mua, ndjej dashuri qė mė pėrbin krejt trupin dhe pastaj shpirtin, mendimin, gjakun, nervat dhe ēdo qelizė tė qenies time. Ti ndoshta imagjinon ēdo tė thotė tė duash dikend nė heshtje, nė kėtė largėsi tė mallkuar, tė mendosh dhe tė kalosh ditėt pėrgjysėm.


Tė jetosh ēdo ēast kur njė pjesė e qenies tėnde jeton larg dhe aq mė keqė kur e di qė s'tė pėrket aspak. E ē'rėndėsi ka pėr mua, veē ekzistencės tėnde. Vetėm njėherė tė jem me ty tė qėndroja njė minutė, atėherė e kisha lutur Zotin qė tė vjenė dhe le tė mė merr nė atė botėn tjetėr, sepse asaj bote i takoj pa ty !!!

Eh, sa e sa orė e ditė mė ikin duke tė menduar ty, netėve pėrpilitem dhe ndjej shtėrngimin nė zemėr, lotėt mė rrjedhin pa pushim deri sa bien rrezet e diellit mbi dritaret e dhomės sime, atėherė lotėt teren nga ngrohtėsia e rrezeve mbi fytyrėn time. Fytyra jote trazon ēdo gjė nė shpirtin tim, mė ngacmon fantazinė.

Ngado qė po i hedhi sytė mė duket se tė shoh, shoh atė buzėqeshjen tėnde magjepėse ato buzė tė ėmbla, ata sy tė shkruar. Ngado qė e hedh dorėn tė parfytyroj se tė prek. I prek ato flokė tua, atė trup tė bukur mendoj se jam e ulur mbi prehėrin tėnd dhe ngadalė mė perkėdhelė...

Vallė ē'ti bėj tani shpirtit qė tė do pranė dhe s'tė ka... Ohhh... ZOT SI NUK ERDHE TĖ MA MARRĖSH KĖTĖ SHPIRT QĖ TĖ MOS VUAJ MĖ? Ē'ti bėj zemrės qė brenda saj qėndron vetėm ti? Ti qė je e vetmja rrėnjė e mbijetesės sė saj! Ē'ti bėj syve qė ndjejnė mallė e duan tė tė shohin dhe derdhin vetėm lotė pa ndalė!

Ē'ti bėj vetes sime qė ėshtė dashuruar marrėzisht pas teje? Jam unė qė tė thėrras me zė te shurdhėr dhe vuaj brenda vetės kėtė dashuri. TĖ DUA me shpirt.

E dashuruar si sot do tė mbetem pas teje pėrgjithmonė. Dhe nėse kam lėnė diēka tek ti, njė ndjenjė tė vogėl dashurie apo rrespekti, tė lutem mbroje, mos e fshij nga kujtesa jote! Unė do tė dua deri nė pėrjetėsi vetėm ty dhe kėtė fjalė do e mbylli brenda nė shpirtin tim dhe kurrė s'do ta tradhėtoj veten time. Nėsė do tė mė marrė malli pėr ty do ta gjej, ta shuaj nė skutat e kujtimeve tė mia qė i ruaj tė pastra. Ty, pėr ty dhe vetėm ty....!!!
nga arizona per artitanin

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Tregoni histori dashurie.... Empty Re: Tregoni histori dashurie....

Mesazh nga Vizitor Fri Dec 21, 2012 7:13 am

a falet tradhtija mbas 7 vite martes..u dashurova nje djal isha 14 vjeqare dhe kaluam dy vite se bashku dhe mbas dy vite u fejuam dhe kaluam fejes 3 muaj dhe u martuam dhe dashurija jon ishte e madhe dhe qdo kush na kishte lakmi dhe ni dit ndodhi nje fatkeqsi dhe ai ra ne burg dhe aq shum qe e doja u betova qe po te jet nevoja do ta pres gjith jeten,dhe me thojke qe edh nje her qe bashkohemi edh nese vdes skam dert,ai ndejti 3 vjet ne burg ku ato dit ishin ditet ma te hidhura te jetes po zoti ma besoj e me jepi vullnet per jet,dhe kaluan ato dit qe kurr zdo ti harroj dhe ai doli nga burgu dhe lumuria ime u zgju buzqeshja ime po kaluan ca muaj dhe ai mori nje rrug qe filloj ta zhduk dashurin ton dhe nje nat qoft e mallkuar ajo nat e kuptova qe njeriu qe e dua ma shum se veten po me tradhton me ni tjeter dhe nga ajo nat jeta ime vdiq dhe kaluam edh 1 vit po dashuri nuk pat mes nesh se dashurin qe e patem e kishte mar tjetra dhe vendosa qe ta le at shpi dhe ti them lamtumir 7 viteve qe kisha kalu ne at shtepi dhe lamtumir njeritu qe e kisha njoftu qysh femi ne moshen 14 vjeq dhe u ndam dhe i thash qe un po dal po ja nshoj vendin asej qe ti e don nuk ben te vazhdojm jeten ku dashuri sekem edh pse se pata let mora at rrug,dhe sot jemi te ndar mbas 1 viti me fejuan familja dhe ai u mundua qe tme kthen perseri se e kishte kuptuar se dashurija jon ish e pavdekshme po kthim per ne ishte von se un i takoja nje njeriu tjeter dhe jeta ime kishte ndryshuar dhe isha nje persona tjeter dhe nje dit u takuam dhe e pash qe gjith ajo dashuri qe e pata per te ishte kthyer ne urrejte dhe e nuk u ndala qe te flas me te edh pse gjith ai vend mori vesh zerin e ti kur me thirri ne emer dhe me tha ktheu se te dua se jeta ime pa ty nuk vazhdon po un vendosa qe nuk do kthehem dhe nuk i ktheva pergjigje,dhe pas 6 muaj kuptova se edh ai ishte fejuar me ni qik,po edh pse me treup jemi dy te huaj me zemra do jemi nje se dashurija jon ka qen dhe do jet e pavdekshme.te gjith thon se dashurija e par harrohet po jo nuk qenka e vertet veq nese mashtroheni,un tash pres diten mu martu po jo e gzuar sikur qe kam qen po martohem per adet te shqiptarit se me vullnet jo kurr,se kur te thehet zemra dashurija vdes per te jep dikuj tjeter.po ju qe keni dashrui ruani mos lejoni qe dikush tju a vjedh nga dora njerin qe e doni,se mua ma vodhen burrin e sot jetoj me plag ne zemer...

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Tregoni histori dashurie.... Empty Re: Tregoni histori dashurie....

Mesazh nga Vizitor Fri Dec 21, 2012 7:14 am

PERSHDETJE,, EDHE UNE DESHA TE SHKRUJA PER HISTORIN TIME.. UNE LIDHJEN TIME E FILLOVA ME NI DJAL NGA DRENASI POR NE ATA KOH E KISHA VETM SHOK DHE AJA MUA ME DONTE POR UNE ISHA ME DIKE NE ATA KOH EDHE AJA E KUPTOJ KET PUN MASNDEJ AJA ME THA QE TE JA NDREQI PUNT ME I TEZAKE TEM MIRPO UNE E KREVA PORSIN POR LIDHJA TYRE BUK VAZDOJ DHE PAS DISA DITE ISHA ME TE DUKE PIR KAFE DHE SE DI AS VET JEMI PUTHUR DHE ATY ME LINDEN SHUM PROBLEM MANDEJ E KUPOJ TEZAKJA IME POR UNE VENDOSA ME U NDA PER SHAKA TE SAJ MIRPO NUK MUNDEM NJONI PA TJRIN UNE U PRISHA ME TEZAKEN TIME FILLOVA NI LIDHJE ME Q,,, MIRPO KEMI PAS SHUM PROBLEM ATEHR KUR UN U LIDHA ME TE VETM KAM VUJT ISHIM SHUM GJELOZA QDO SEKONT KEMI QEN NE KONTAKT KAM BER GJITHQKA PER TE FAMILJEN I KISHA GJITH KUNDER SE KUR MURREN VESH POR UNE APET NUK PRANOVA MU NDA ME TE POR SE DI NJE HER JEMI PRISH ME TE SHUM KEQ DHA AJA OSHT QU E KA KONTAKTU ME TEZAKEN TEM AJA I KA FOL SHUM SEN TE KQIA PER MU KSHTU QE 2 MUJ NUK I KOM FOL ME KA SHKRU TEL ME KA THIRR POR ME KA LENDU SHUM SHUM QDO DIT KA DAL TE SHKOLLA MEM KERKU FALJE SA HER QE JEMI NDA AJA KA PI SHUM UNE BOJA GJEST PALIDHJE POR KEMI QEN SHUM TE DASHURUM AJA KA QEN EDHE I VARFER POR UNE SE KOM PAS DERT LET PUNU NUK KA QEN AQ I MIR POR GJAKU I TI DHE DASHURI NDAJ TI MI KA BER QE TI HARROJ GJITHA SE DI QE KISHA KUN FAMILJA AS SHOQNI AJ QDO DIT ME KA LARGU PREJ SHOQNIS AS NUK KOM GUZOFT MEJ FOL NDONJE MASHKULLIT UNE KISHA PARE QDO HER E PAGUJA EHDE HOTELIN MBUSHJE TEL POR EDHE AJA KUR KISH AMO SHUM SHTIR ISHA QE FAEMRA MEJ PAGU MASHKULLIT UNE E SHIJA SE SA U MERZITKE SE DI KET NJERI E KEM DESHT E DU EDHE DOTA DU GJITHMON ME 4 KORRIK JEMI NDA PER SHUM PAK GJAN PALIDHJE TAHS DY MUJ SJEMI KONTAKT POR SHPRESOJ QE I LUM ZOT TE ME BASHKOJ ME TE OSE NDYRSHE DOTE BEJ GJITHQKA QE TE MOS JAM GJALL E DI QE EDHE AJ ME DO POR TE DYT I KEM FAMILJEN KUNDER KEMI FOL SHUM HER QE DOT DALUM DIKUN JASHAT TE IKIM E TE KRIJOM NI LUMTURI POR NDOSHTA KJO DIT SDO TE VI KURR NJO E DI QE SHUM KA VUJT DHQ QDO NATA QAJ TE GJITH ME DUKEN QE ME KAN FAJ KJO HISTORI ESHTE SHUM E GJAT DASHURIN E PAR E TRADHTOVA KUR KET QE 3 VJET SUN TA RALIZOJ APO NDOSHTA QE A,,, E KAM BER TE VUJ SHUM TASH EDHE MU MU KTHYN TE NJETA VUJT JU PERSHDS GJITHVE SHPRESOJ QE QDO NJERI TA KET NI FAT

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Tregoni histori dashurie.... Empty Re: Tregoni histori dashurie....

Mesazh nga Vizitor Fri Dec 21, 2012 7:14 am

TIP GANGSTERRI .................ISHA NJE DJALE GARIP,THJESHT NJE GANGSTRR PA VLERE , E TI NJE VAJZE PERFEKTE QE STE MERRTE AS ERE,NUK ME PLASTE PER NJERI,AS PER SHKOLLE E AS PER SHPI.POR KURRE SE MEDNOJA SE DO TE BIJA KAQ SHUME NE DASHURI.CIGARJA DHE DROGA ISHIN PJESE E JETES SIME ,PER TO LIJA DHE KOKEN TIME.TE SHIHJA NE RRUGE ,POR STE NGACMOJA DERISA NJE DITE VENDOSA TE TE PROPOZOJA.ME NJE JO TE PRERE PERGJIGJEN MA KTHEVE DHE BE ATO MOENTE ZEMREN TIME THEVE.NGA KL E 8 NUK TA VARA SHUEM DOJA TE TE HARROJA DHE SHKOLLEN E LASH UN.DITET KALONIN PA PUSHIM E TI ME FUTESHE ME NE ZEMER O SHPIRTI IM.FILLOVA TE VIJA MBRAPA DHE KEMBA KEMBES DUKE TE NDJEKUR,DUKE U LAGUR NE SHI E KOKA NE DIELL DUKE MU PJEKUR.TE GJITHE ME THONIN TE TE HARROJA .POR ZEMRA SDEGJONTE AS UN SE KUPTOJA.TI ISHE E BUKUR MESOJE SHUME ,MUA NJE GANGSTERR ME HYNTE TNE PUNE.NJE DITE E BUKUR,E TE BEKUARNGA PERENDIA PER MUA E DASHUR TE LIND DASHURIA.NUK PO E BESOJA QE ZEMRA JOTE PO ME PRANONTE,KUR ME MUAJ TE TERE ME BERI TE RRENKONTE.U LIDHEM TE DY,POR DO TE PRISHEJ MAGJIA,SE DUHANIN E DROGEN EDHE TASH I PIJA.SHUME VITE KALUAN SHE SHUEM ENDERRUAM.UN ME KOSTUM DHENDRI TI ME FUSTAN TE BARDHE,E FEMIJET QE NA NGJANIN ,DUKE U GRIND PER NJE MOLLE E PER NJE DARDHE.UN DOJA CUN E TI DOJE GOC,O SA SHUEM ME NE ZOTI U PERPOQ.POR NJE DITE ME RE E TE MALLKUAR TE PASH E DASHUR SHUME TE TRISHTUAR.ME SHIRINGE NE DORE TI ME KISHEPARA DHE FAIN TEND NE ATO MOMENTE KISHE VRARE.BERTITE FORT,QAVE E RRENKOVE,NUK DEGJIJE JUSTIFIKIME QE TE THOSHTE ZEMRA IME.U LARGOVE DUKE ECURME SHPEJTESI,DERISA NJE MAKINE NDALOI MBI TY.THERRITA E LUTA TE MADHIN ZOT MOS TE TE MERRTE NE ATE BOTE.NJE PELLUMB I BARDHENGA KRAHERORI YT DOLI,E NE VESH 2 FJALE MI FOLI-ZEMER KUR JETEN TA LESH ,MUA PRANE TE MADHIT ZOT DO ME GJESH.NUK E DI NE DO JEM PRANE ZOTIT APO DJALLIT,TRUPIN TEND E PREKA NGADALE E ME BUTESI KUURE ME NJE TJETER VAJZE SDO TE BIE NE DASHURI.TANI E DASHUR ME KUJTIMIN TEND JETOJ,MEGJITHESE NJE GANGSTERR PA VLERE SHKOLLEN VAZHDOI.U SHKEPUTA NGA CDO GJE KEQE,POR ME VESHTIRESI QE KUR JETEN TA LE TE VIJ NE PARAJSE TEK TI.................

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Tregoni histori dashurie.... Empty Re: Tregoni histori dashurie....

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi