♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Te reja nga shkencat bioologjike

Shko poshtė

Te reja nga shkencat bioologjike Empty Te reja nga shkencat bioologjike

Mesazh nga bigbeng Fri Dec 11, 2009 9:32 am

Jete nga jasht Planetit

Laboratori i Godfrej Luis nė Shkollėn e Fizikės sė Aplikuar nė universitetin
Mohatma Gandi tė qytetit Kottajam, Kerala, nė Indinė Jugore, ka disa
kavanozė tė mbushur me shi tė kuqėrremtė.

Brenda tyre janė
disa qeliza me mur tė trashė dhe ngjyrė tė kuqe, qė spekulohet se vijnė
nga jashtė planetit tonė. Origjina e tyre ishte dhe mbetet njė mister.


Ne verėn e vitit 2001, nga korriku nė shtator, shi me ngjyrė tė kuqe ra
mbi qytetin Kerala, sikur tė binte gjak nga qielli. Thuajse njė
gjysmėdekade mė vonė, Godfrej Luis publikoi nė revistėn e mirėnjohur
“Astrofizika dhe Shkencat Hapėsinore” hipotezėn e tij se kėto kampione
uji tė marra nė vitin 2001, pėrmbajnė mikrobe nga jashtė hapėsirės.


Nė studimin e tij dhe tė studentit tė tij A. Santhosh Kumar, i cili ka
punuar shumė me kampionet, u gjet se nė kėtė ujė shiu ekziston
struktura tė kuqe tė trasha, qė i ngjanin qelizave, nė pėrmasėn e 20
mikroneve, dhe qė me sa duket nuk kishin ADN. Pavarėsisht kėsaj,
qelizat riprodhoheshin, akoma edhe nė ujė tė vluar.


Dr.Luis cili ėshtė njė ndėr fizikanėt mė tė njohur nė Indi, spekulon se kėto
janė qeliza tė njė natyre jashtėtokėsore, qė i ishin bashkangjitur njė
komete apo meteoriti, qė u shkatėrrua nė atmosferėn e sipėrme tė Tokės,
dhe qė kėto struktura qelizore i ishin bashkangjitur reve tė shiut.
Faktet qė e mbėshtesin kėtė teori kanė tė bėjnė me njė shpėrthim tė
dėgjuar pėrpara se tė niste shiu, mė 25 korrik 2001.

Ēandra Uikramasinge, njė nga bashkautorėt e teorisė sė tanishme, tė pėrhapjes
botėrore tė qelizave jashtėtokėsore, ka marrė nė dorėzim nga dr. Luis
disa nga kampionet. Profesori nė fjalė dhe kolegėt e tij nė Qendrėn e
Astrobiologjisė sė Kardifit, po ripėrsėrisin eksperimentet e dr. Luisit.

Cfare jane keto qeliza

Ndėrkohė qė nė tė kaluarėn ky lloj shiu mendohej tė ishte i pėrbėrė nga elemente
mikrozoike qė gjendeshin nė re, kėto kanė ADN dhe zakonisht
shkatėrrohen nė temperatura tė larta (si pėr shembull nė ujin qė vlon,
qė e bėn tė pamundur tė riprodhohen). Nė rastin konkret, asnjė rast i
tillė, as ADN e as zhdukje nė temperatura tė larta nuk ėshtė gjetur.

Gjithashtu,ėshtė e pamundur qė tė jenė qeliza tokėsore ato qė shkaktuan kėtė shi,
pasi me sa duket kėto qeliza nuk vijnė nga toka. Pyetja pėr mungesėn
apo ekzistencėn e ADN-sė mbetet e hapur, megjithatė ky ėshtė misteri i
vėrtetė.

Profesor Uikramasinge deklaroi se duke parė disa
analiza mbi kėto qeliza tė kuqe pa ADN, tė ndara mė dysh, vėrejti se
brenda qelizave po krijoheshin “qeliza bija”. Dr. Milton Uajnrajt, njė
kėrkues nė Qendrėn e Kardifit, gjithashtu edhe mikrobiologjisė nė
Universitetin e Shefilldit, u pėrpoq tė konfirmonte mungesėn e ADN-sė,
por testi i parė paraprak rezultoi pozitiv, ēka do tė thotė se edhe
mund tė ekzistojė. Pro, deri mė sot nuk ėshtė zbuluar nga asnjė test
asnjė shenjė e vetme e ADN-sė, duke pėrjashtuar kėtė tė profesor
Uajnrajt, ēka do tė thotė se mundėsia e ekzistencės ėshtė mjaft e vogėl.


Faqja e internetit e Qendrės pėr Astrobiologji nė Universitetin e Kardifit, e
ka pėrmendur prej gushtit tė vitit 2006 se qelizat janė testuar
pozitivisht pėr ekzistencėn e AND-sė, teksa metodat DAPI u pėrdorėn nė
qelizat dhe nė "qelizat bija". Porse, tė gjithė janė tė njėmendtė se ky
identifikim i ADN-sė ėshtė ende i pasigurt, sipas Qendrės, dhe
nevojitet punė e mėtejshme, pėr tė arritur nė nxjerrjen e ADN-sė.

Shpallja

Shpallja se ADN-ja u zbulua kishte rezultuar edhe mė parė e gabuar.
Njė mikroskop me rezolucion tė lartė mė nė fund ka treguar se brenda
qelizave ka pasur struktura tė tjera jetėsore, pra qeliza bijė si edhe
vrima tė brendshme nė to, ēka ėshtė e pazakontė pėr qelizat tokėsore.
Njė qelizė kishte vrima mjaftueshėm tė mėdha sa qė mund tė ketė edhe
citoplazmė.

Por ende ka mjaft mistere tė tjera lidhur me natyrėn
e kėtyre qelizave qė kanė ende mjaft pyetje pėr t'u zgjidhur, nga
shkencėtarėt. Pėr shembull, grimcat kanė mbetur ende nė gjendjen
fillestare dhe nuk janė tretur, pas mė shumė se katėr vjetėsh, edhe pse
nuk janė nė frigorifer.

Duke pasur parasysh tė gjitha kėto
kompleksitete, shkencėtarėt thonė se ka ende shumė pėr tė studiuar.
Luis dhe Uikramasinge kanė planifikuar eksperimente pėr tė testuar
qelizat pėr izotopet e karbonit, pėr tė parė nėse kėto rezultate janė
brenda normės tokėsore.

Kjo ėshtė nga tė sfidat mė tė mėdha
pėr shkencėtarėt e kohėve tona, e sidomos pėr dy profesorėt, tė cilėt
po shpenzojnė mjaft kohė nga jeta e tyre dhe kanė si temė kryesore tė
punės sė tyre kėtė zbulim tė proceseve tė jetės nė hapėsirė. Nė njė
konferencė shtypi nė Kotajam, ata u shprehėn mjaft tė entuziazmuar nga
ngjashmėria e grimcave tė kuqe nė qelizat.

Nė faqen e tij nė
internet, Dr Godfrej Luis spekulon se "... qelizat mund tė pėrfaqėsojnė
njė formė alternative tė jetės qė vjen nga hapėsira".

Divergjenca ne boten e shkences


Kjo mundėsi ishte, natyrisht, shumė e diskutueshme nė komunitetin shkencor.
Historia e kėsaj polemike midis 2001 dhe 2006 ėshtė e mbushur me
informacion. Ndėrsa nė fillim, shirat e kuq ishte menduar qė tė ketė
qenė me ngjyrė nga pluhuri meteor, njė studim i porositur nga qeveria e
Indisė, konkretisht nga Departamenti i Shkencės dhe Teknologjisė arriti
nė pėrfundimet se shirat e kishin ngjyrėn e tyre nga spore algash
ajrore.

Dy Qendra pėr Studime nė Shkencat e Tokės me shkencėtarė
Dr. Sampath dhe Dr. Sasi Kumar pati nė datat 26 dhe 29 shtator 2001 njė
vizitė nė vendin e ngjarjes pėr mbledhjen e mostrave tė ujit dhe tė
flasė me banorėt e anketės.

Nė atė kohė, hipoteza paraprake
ishte se shiu i kuq ishte shkaktuar nga pluhuri i shpėrthimit tė njė
meteori. Si pėrfundim sporet e algave ndoqėn punėn e tyre, dhe sipas
njė studimi tė bėrė nga shkencėtarėt e tė dy instituteve si Kopshti
Botanik Tropikal dhe Instituti “Kėrkime” (TBGRI), i cili u publikua nė
nėntor 2001, nxori se sporet ishin zhvilluar vetė nė gjininė
Trentepohlia. Sporet e kėtij gjini janė tė njohura qė tė mbijetojnė nė
kushte shumė tė vėshtira.

Nė tė njėjtin raport u zbulua se ky
fenomen ėshtė i ngjashėm me atė qė ndodh nė shkretėtira, ku bien shira
me ngjyrė pėr shkak tė rėrės e cila ngrihet sipėr. Pėrfundimisht, puna
nga Godfrey Louis dhe A. Santhosh Kumar shkaktoi interes tė mėtejshėm.
Nė vitit 2003, nė njė letėr tė botuar pėr ēėshtjet e natyrės, ata
detajuan idetė e tyre rreth kėtij fenomeni. Mė nė detaje, nė kėtė letėr
ata shkruanin se nė procesin e shpėrbėrjes sė njė komete.


Ne kėtė letėr tė hollėsishme ata flisnin pėr shpėrbėrjen e njė kometė si
"njė koleksion i dendur i qelizave tė kuqe" qė mund tė vendosen nė
sipėrfaqen e Tokės pėr dy muaj, dhe se qelizat u dukėn se ishin “spore
pushuese tė njė mikroorganizmi tė panjohur”

Reklamime


Jo shumė pas kėtij publikimi, forumi “Shkenca SciScoop” diskutoi tiparet e
kėtij njoftimi dhe u diskutua mė gjerė. Njė "barakn" (N. Baraku), nė
datėn 3 maj 2004, vuri nė dukje se njė aspekt ishte mjaft i
diskutueshėm - nė atė qė ai e tregonte si “disa qeliza tė mėdha mund tė
jenė tė pėrpunuara nė qelizat mė tė vogla duke pėrdorur ngrohje tė
lartė dhe presion”, e cila nė fakt nuk ishte domosdoshmėrish njė proces
biologjik apo dėshmi e njė metabolizmi nė punė.

Nė njė tjetėr
publikim, Barak mori Louis pėr ta ngarkuar me detyrėn pėr tė shpjeguar
mė tej kėtė metodė. Mė vonė nė vitin 2004, kishte disa komente
interesante nė forumin e “SciScoop” nga shkencėtari Sasi Kumar.
Ne artikullin e tij "vsasi" mė 20 shtator 2004, ai shkruan pėr pėrvojėn e
tij si shkencėtari i parė qė foli pėr shiu e kuq si dhe pėr gjetjen e
mostrave nga ai. Ai kundėrshtoi deklaratat e Barak sipas tė cilave
Louis duhet tė kthehet nė studimin e kristaleve, dhe u shpreh i
pikėlluar qė biologėt nuk treguan ndonjė interes serioz nė kėtė studim.
Ai vlerėsoi suksesin e Godfrey Louis nė rikthimin e vėmendjes nė njė
fenomen ende jo tė shpjeguar.

Forumi “SciScoop” nuk ishte forumi
i vetėm qė lėshoi polemika. Dr Louis dhe Santhosh Kumar kishin vėnė re
nė vitin 2003 se njė gazetė kishte shkruar se 85% shirave tė kuq kishin
rėnė brenda dhjetė ditėsh pas bumit zanor, dhe se kėto grimca mund tė
kishin ardhur pas njė shkėputje kometeje.

Njė studiues i pavarur
i quajtur Ian Uilliams Godard nuk pranon kėtė realitet dhe i shkroi se
faqes sė internetit “Dosjet Pse”. Ai demonstron se procesi i
shpėrndarjes sė sporeve mund tė jetė kontraversale, siē ka qenė
gjithnjė, por ekziston mundėsia qė jeta tė ketė nisur pikėrisht nga
qeliza tė ardhura nė tokė nga hapėsira. Vėrtetime tė qarta mbi kėtė
ėshtė e vėshtirė tė ketė.[/quote]

bigbeng
Anetar/e aktiv
Anetar/e aktiv

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 26/08/1974
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4842
Vendndodhja Vendndodhja : verdalle me sherbime
Hobi Hobi : E bukur eshte ajo qe me pelqen mua
Humor Humor : 6 dite buza gaz.......diten e 7 gruaja ma plas.ha ha ha
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 30/04/2009
Falenderimet Falenderimet : 128

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi