♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kėmbėt: Nga joshja te tradhtia

2 posters

Shko poshtė

Kėmbėt: Nga joshja te tradhtia Empty Kėmbėt: Nga joshja te tradhtia

Mesazh nga Sexy_Girl Thu Dec 10, 2009 11:25 am

Doni tė dini se ēfarė mendon pėr ju njė femėr qė keni pėrballė? Shikoni me vėmendje se si i lėviz kėmbėt. Njė studim anglez zbulon sekretet e gjuhės sė trupit, por njėkohėsisht paralajmėron se me meshkujt, kjo gjė nuk funksionon dhe aq.
Njė fjalė e urtė popullore thotė: “Sytė janė pasqyra e shpirtit”. Por, nėse doni tė dini se ēfarė mendon me tė vėrtetė bashkėbiseduesi juaj, sidomos nėse ėshtė femėr, mos e shihni nė fytyrė, por pėrqendrohuni te kėmbėt. Nėse i luan, duke i afruar ose larguar nga personi qė ka pėrballė, do tė thotė se i pėlqen; e kundėrta nėse i mban tė lidhura, ose duke ndenjur ulur, i mbledh dhe qėndron mbi to. Sinjali mė i keq ėshtė kur i mban nė njė vend, pa lėvizur. Ky gjest tregon se po gėnjen ose ėshtė e shqetėsuar.
“Gjuha e kėmbėve” ėshtė tema e disa studimeve tė kryera nė tė gjithė botėn nga njė psikolog i Universitetit tė Manēesterit. Teza e tij ėshtė se kėmbėt tregojnė gjendjen tonė shpirtėrore mė shumė se shprehja e fytyrės ose veprimet e duarve. Njė mashkull duhet tė fokusohet pikėrisht te kėmbėt e femrės pėr tė kuptuar se ēfarė fshihet brenda zemrės sė saj.
Mesa duket, tė njėjtat rregulla nuk vlejnė pėr femrat nė lidhje me meshkujt, sipas profesor Goeffrey Beattie, autor i studimit. Sipas tij, meshkujt i lėvizin kėmbėt ndryshe nga pikėpamja sentimentale, pėrveē dy situatave: kur i mbajnė kėmbėt e palėvizura, janė tė pabesė, ndėrsa kur i lėvizin vazhdimisht, janė nervozė. “Edhe pse shumė njerėz e dinė se ēfarė mesazhi japin shprehjet e fytyrės, ose veprimet e duarve, janė tė pakėt ata qė kuptojnė lėvizjet e kėmbėve dhe mesazhet qė japim pėrmes tyre”, thekson Beatty, dekan i Universitetit tė Manēesterit dhe psikolog i spektaklit “Big Brother” nė Angli. Zakonisht asnjė person nuk u kushton rėndėsi, por nė fakt tė gjithė duhet tė fokusohen te kėmbėt. “Nė fakt, gjuha sekrete e kėmbėve mund tė tregojė shumė pėr personalitetin tonė, se ēfarė mendojmė pėr personin qė kemi pėrballė dhe se cila ėshtė gjendja jonė emocionale dhe psikologjike”, vazhdon mė tej studiuesi. “Njerėzit mund tė stampojnė nė fytyrė njė buzėqeshje hipokrite, ose ta fshehin atė qė po bėn pėrmes syve por, nė fakt, kėmbėt janė mė tė lehta pėr t‘u analizuar, sepse pothuajse asnjė nuk ėshtė i vetėdijshėm se si i luan. Janė lėvizje instiktive dhe padyshim shumė tė sinqerta, njė mėnyrė komunikimi joverbale”.
Pėr tė arritur nė njė pėrfundim, profesor Beatty ka studiuar literaturėn shkencore ekzistuese mbi argumentin nė shumė vende tė botės dhe ka kryer disa studime tė tjera. “Pėr shembull, nėse takon dikė pėr herė tė parė dhe ky person vetėm qesh, nuk do tė thotė se ka njė mendim pozitiv pėr ju”, shprehet Beatty pėr studimin. “Njerėzit mund tė qeshin me atė qė kanė pėrballė, pėr tė fshehur nervozizmin ose kryeneēėsinė, por tė dhėnat qė kam nxjerrė nga ky studim tregojnė qė njė grua, e cila lėviz kėmbėt ndėrsa qesh, tregon njė sinjal tė qartė dhe tė fuqishėm se bashkėbiseduesi qė ka pėrballė i pėlqen. E kundėrta ndodh kur i kryqėzon ose i mbledh. Ky nuk ėshtė njė sinjal i mirė”.
“Daily mail” i ka ilustruar thėniet e profesorit me imazhin e famshėm tė filmit “I diplomuari”, ku Anne Bancroft drejton njėrėn kėmbė nga Dustin Hoffman pėr tė veshur ēorapen. Kjo ėshtė njė prej skenave mė tė bukura dhe mė seksi tė kinemasė, edhe pse nė atė rast, nuk kishte dyshime qė qėllimi i Ann ishte tė joshte me atė gjest shumė provokues djaloshin qė kishte pėrballė.

Intervista
Sipas seksologes Roberta Giommi, mund tė jetė vetėm njė lojė narcisizmi
“Ėshtė gjest joshjeje, por kujdes nga keqkuptimet”

“Pėr femrat, kėmbėt e zbathura ose me ēorape, janė njė mjet joshjeje. Kush pėrdor gjoksin dhe pjesėn e sipėrme tė trupit ėshtė mė e orientuar drejt miqėsisė, nėse pėrdoren vithet dhe kėmbėt pėr tė dhėnė sinjale joverbale nė komunikim, pėrfshihet edhe aspekti seksual”. Sipas psikologes dhe seksologes Roberta Giommi, femrat i pėrdorin kėto pjesė tė trupit pėr tė folur ndryshe, por duhet tė bėjnė kujdes nga keqkuptimet, sepse kjo nuk ėshtė vetėm njė mėnyrė pėr tė komunikuar gatishmėri, por janė edhe sinjale qė mund tė kėnaqin njė dėshirė narcisizmi.
Doktoreshė, si mund t‘i shmangim keqkuptimet?
Modeli i kėpucėve, takat, ngjyrat mund tė shprehin njė kėrkim vėmendjeje vizive, por sinjali mund tė vijė nėse femra e zhvendos shikimin drejt kėmbėve te personi qė ka pėrballė. Shpesh edhe disa meshkuj luajnė me modelin e kėpucėve, pėrdorin kėmbėt pėr tė joshur.
Ēfarė mendoni pėr domethėniet e tjera qė lidhen me mėnyrėn e mbajtjes sė kėmbėve?
Janė gjeste mė pak tė vetėdijshme: zakonisht i pėrplasin kėmbėt kur mendojmė se personi qė kemi pėrballė nuk ėshtė i interesuar te ne, pėr tė treguar padurim ose nervozizėm, por edhe pėr tė nxjerrė inatin. Kėtė veprim e bėjnė mė shumė meshkujt sesa femrat, tė cilat i besojnė mė shumė pjesės sė sipėrme tė trupit pėr njė komunikim joverbal.(Shqip)
Sexy_Girl
Sexy_Girl
Anetar/e aktiv
Anetar/e aktiv

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 11/12/1985
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2857
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 01/11/2008
Falenderimet Falenderimet : 4

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Kėmbėt: Nga joshja te tradhtia Empty Re: Kėmbėt: Nga joshja te tradhtia

Mesazh nga bigbeng Thu Dec 10, 2009 11:37 am

kisha nje dite nje femer ne bisede dhe ajo vetem qe i levizte kembet sa para prapa,por filloi ti hapte me nje kend 90",nuk di si ta interpretoi kete sjellje te saj.
Si ta interpretoi nje sjellje te tille,se me donte apo se po e merzisja....?
Kėmbėt: Nga joshja te tradhtia 665288

bigbeng
Anetar/e aktiv
Anetar/e aktiv

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 26/08/1974
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4842
Vendndodhja Vendndodhja : verdalle me sherbime
Hobi Hobi : E bukur eshte ajo qe me pelqen mua
Humor Humor : 6 dite buza gaz.......diten e 7 gruaja ma plas.ha ha ha
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 30/04/2009
Falenderimet Falenderimet : 128

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi