♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bledi, gjeniu adoleshent qe shpiku tastieren “magjike”

Shko poshtė

Bledi, gjeniu adoleshent qe shpiku tastieren “magjike” Empty Bledi, gjeniu adoleshent qe shpiku tastieren “magjike”

Mesazh nga capkenja Wed Dec 09, 2009 8:08 pm

Bledi, gjeniu adoleshent qe shpiku tastieren “magjike”


Bledi, gjeniu adoleshent qe shpiku tastieren “magjike” Bledar-kazia
Progresi teknologjik, energjia nukleare, sekretet e alkimise, shkencat kompjuterike dhe robotika. Kjo bote e nderlikuar formulash dhe zbulimesh gjeniale, ka edhe ajo yjet e vet. Ata jane shpikesit.

Nje krijese e rralle e perhapur mbi siperfaqen e tokes qe nga fillimet e saj. Shpikesi qe do takojme nuk eshte me shume se 18 vjec. Emri i tij i plote eshte Bledar Kazia, por prej nje viti ai njihet si “Bled shpikesi”. Ne laboratorin e tij te fantashkences Bledi kthen idete ne vepra inxhinierike. Bledin e gjejme ne laborator.

Ai po perpiqet te coje drejt fundit eksperimentin e tij. “Kjo filloi si nje loje femijesh. Nuk ishte nje gje e lehte, duhej te benim dhjetra eksperimente. Ky projekt ka te beje me prodhimin e energjise duke perdorur tastieren e kompjuterit. Eshte nje gjetje e re qe kemi bere”, thote Bledi. Shpikesi 18 vjecar eshte me i famshmi nder shoke. Ai ka terhequr vemendjn me shpikjen e tastieres se *****kueshme te kompjuterit.

Miqte e tij, kane bindjen se jane ne prani te nje gjeniu. “Natyra e Bledarit eshte universale. Ai na e mbajti te fshehte dhe ne nuk e dinim per nje projekt te tille”, thote shoku i tij. Xhaferr Xhihani, mesues ne shkollen ku ai studion, e konsideron djalin si nje shkencetar te ardhshem.

“Une mund te flas vetem fjale shume te mira sepse eshte viti i katert qe e kam nxenes. Eshte sistematik dhe i komunikueshem. Kembengul per te arritur rezultatet maksimale ne mesim. E pritem shume mire, qe nje mendim shume i perparuar dhe e stimulojme duke e futur ne boten e kerkimit dhe te shkences”, shprehet mesues Xhaferri. Tastiera *****kuese eshte vetem nje nga idete qe i kane lindur ne koke shpikesit. Ai ka ne mendje nje tjeter shpikje, e cila mund te shkaktoje pakenaqesi te medha tek shoket e tij adoleshente.

“Eshte nje laser security system, i cili nuk lejon hyrjen ne faqe te caktuara interneti”, pohon Bledi. Dhe teksa ideja e re e Bledit pret te behet realitet, mendja e tij produktive eshte ne aktivitet te vazhdueshem. Plane dhe projekte qe ndonese zhvillohen ne Shqiperine e vogel dhe te varfer, kane nje aspirate per nje bote me te mire.

capkenja
capkenja
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 14/06/1993
Numri i postimeve Numri i postimeve : 15046
Vendndodhja Vendndodhja : Ne boten e cudirave
Hobi Hobi : Studente...
Humor Humor : Sa per vete
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/12/2009
Falenderimet Falenderimet : 138

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi