LUDWIG VAN BETHOVEN, GJENIU I MADH
Faqja 1 e 1
LUDWIG VAN BETHOVEN, GJENIU I MADH
Shkruan: Dr. Sul Gragjevi
Kompozimet e Bethovenit do te mbeten gjithemone gjeniale, madheshtore dhe monumentale ne historine dhe letersine e muzikes. Te tilla jane simfonite Nr. 5 , 6, 9, piano koncertet 1 deri 5, violine koncerti op. 61 dhe shume krijime te muzikes se dhomes, sonatat per piano, violine dhe violoncello e shume overtura.
George Bizet, ne titanet e historise boterore te artit radhit Bethovenin perkrah Dantes, Homerit, Michelangelos, Shekspirit dhe Moses duke e quajtur nje promete te muzikes. (P. G. Goulding). Ne qoftese Hajdni dhe Mozarti shkelqyen periudhen klasike, Bethoveni me talentin e tij, pasionin forcen dhe krenarine e vet krijoi nje stil te tijin, me vete, stilin Bethovenian i cili per here te pare haset ne simfonite dhe ne koncertet e tija. Bethoveni ndryshoi cdo gje ne artin e muzikes, ne saj te talentit te tij per tu bere nje artist i madh. Ai ishte nje pianist virtuoz dhe nje-
kohesisht kompozitor i madh.
Stili i tij i interpretimit ndryshonte shume nga te tjeret, ishte nje stil modern plot teknike dhe virtuozitet cka vrehet ne pesepiano koncertet dhe sonatat. Ai edhe pse filloi te humbase ndegjimin beri nje lufte heroike, te karakterizuar nga kuraoja, luante ne piano, kompozonte ndersa kur humbi plotsisht ndigjimin, dirigjonte ne baze te harqeve te violinave.
Bethoveni ishte nje njeri me mendime te perparuara per shoqerine dhe me mendime progresive per muziken dhe vecanrisht per romantizmin. Audienca moderne po perqafonte shpejt muziken e Bethovenit. Kur luante ndonje piano koncert apo sonate te veten, interpretimi i tij ishte superior ashtu sic ishte imagjinata e tij. Ai gjithnje linte mbrese impresive, te paharrueshme ne publikun e vet.
Por megjthekete, nuk pelqente sentimentalizmin e audiences aristokrate vieneze, ndersa studenti i tij i njohur si pianist Carl Czerny tregonte se gjate nje performance ku luante vete Bethoveni, asnjeri nga audienca nuk doli prej salles me sy te perthare nga lotet kurse disa filluan te therisnin me denese.
Bethoveni si kompozitor ka patur pianon si instrumentin e vet me te preferuar e me te rendesishem ne veprimtarine e tij muzikore. Ai gjithashtu mesoi edhe violine tek Schuppanzigh ( kuarteti schuppanzigh ) vetem qe kompozimet per violine, viole e cello te ishin ne ate nivel sa ato te pianos. Dhe ne fakt sonatat per violine, violine koncerti op. 61, triple koncerti per piano, violine e cello si dhe shume krijime te muzikes se dhomes mbeten me te vertete madheshtore ne cdo kohe.
Kur Hajdni ishte ne famen e vet te larte si kompozitor, Bethoveni, nje djalosh i ri ne moshen 22 vjecare niset per Viene nga Boni. Per kete ardhje ne Viene ishte dakord edhe Hajdni i cili gjithashtu kish porositur qe Bethoveni duhej te ndodhej ne Viene per te vazhduar me tej studimet ne muzike dhe vecanrisht ne fushen e kompozimit.
Hajdni vendosi ta mbaj afer Bethovenin, sepse i kish pelqyer muzika qe e kish kompozuar. Megjithate periudha e qendrimit me Hajdnin ishte e shkurter sepse ky mori nje udhetim tjeter per Londer me 1794 dhe keshtu Bethoveni u detyrua te mesoje kompozim tek nje tjeter pedagog. Kujtojme se i ati Johani synonte gjithemone ta bente te birin nje artist te madh, nje Mozart te dyte.
Bethoveni si kompozitor i perket periudhes klasike por njekohesisht ai konsiderohet edhe si ure midis periudhes klasike dhe asaj romantike. Por megjithekete disa autore e kritike e vendosin Bethovenin me kompozimet e tija ne periudhen me Hajdnin e Mozartin ndersa disa te tjere e vendosin ne ate te romantizmit krahasBelinit, Schubertit, Brahmsit, Cajkovskit, Wagnerit.
Ne fakt, ai i perket te dy periudhave. Duhet thene se Bethoveni me forcen e tij prej gjeniu arriti atje ku asnjeri para dhe pas tij nuk kish arritur dhe me te drejte kompozimet e tija te famshme i perkasin vetem asaj periudhe ne te cilen jetoi e punoi ai, pra periudhes Bethoveniane. Krijimet e tija ku perfshihen te nente simfonite, nje violine-koncert, pese piano-koncertet, 32 sonata per piano, 16 kuartete harqesh, sonata per violine e cello, triple koncerti per piano, violine e cello, nje opera, shume overtura etj perbejne nje thesar te tijin dhe te artit muzikor boteror.
Aftesia e Bethovenit qendron ne ate qe ai perqafoi dhe u mbajt fort mbas emocioneve njerzore ne cdo lloj hapsire. Po te marrim rastin e simfonive, do te thonim se ne krahasim me simfonite e Hajdnit dhe te Mozartit qe jane disa here me shume ne numer, ato te Bethovenit, nente simfonite, jane me te vertete madheshtore, te medha edhe ne dimension simfonik por edhe me te veshtira dhe me nje orkestracion te perkryer te nje niveli me te larte, teknik
dhe virtuoz.
Duhet te dihet nje fakt, qe nga dymbedhjete simfonite me te mira te zgjedhura, vetem pese i perkasin Bethovenit e qe jane simfonite Nr. 3, 5, 6 7 dhe 9. Bethoveni krijoi keshtu nje standard krejte te ri emocional dhe intelektual i cili e ndjek jo vetem ne gjithe simfonite por edhe ne gjithe krijimet e tjera.
Ne veprimtarine muzikore simfonike Bethoveni transformoi stilin muzikor qysh ne punimet orkestrale te cilat donte tja prezantonte publikut vienez. Ne keto punime ai i kushton rendesi te madhe teknikes dhe virtuozitetit te interpretimit si nje kompozitor lider dhe pianist virtuoz. . Bethoveni ishte i bindur ne konkluzionin se arti muzikor nuk ka limit.
Ai e kish kete bindje te perforcuar nga sukseset e interpretimeve te krijimeve te tija, simfoni, koncerte, sonata dhe me gjithe admirimin e madh te audiences vieneze, Bethoveni thoshte "duhet bere me shume" Krijimet e Bethovenit pasqyrojne origjinalitetin, forcen estetike dhe aftesite e pakrahasueshme muzikore te tija.
Nga viti 1800 kur Bethoven eshte 30 vjec, pianist i shquar, filloi te interpretoje punimet e tija qe i kishte publikuar tashme, kryesisht sonatat. Nje ndegjues ne ate kohe thoshte, pasi kish dale nga salla: Cfare performance ishte kjo! Interpretimet e tija ishin perfekte, superiore!
Sonata Nr. 8 op. 13 ne C/Do minore, Pathetique, pervec hapjes emocionale ka nje adagio cantabile madheshtore. Edhe kur Bethoveni filloi te humbase ndegjimin , ai ishte shume optimist dhe kjo periudhe i ngjalle shume shpresa qe pasqyrohen ne dy krijimet e tija per violine, sonata Nr. 5 op. 24 ne F/Fa maxhore e njohur "Spring" qe fillon me allegro si dhe romanca per violine Nr. 2 ne F/Fa maxhore op. 50 me nje adagio cantabile. Pervec tyre eshte sonata e njohur Nr. 24 ne C/Do diezis minore op. 27 dhe vecanrisht Nr. 2 "Moonlight" me adagio sostenuto , mjaft impresive. Me 1802 Bethoven perfundon sonaten Nr. 17 ne D/Re minore op. 31"Tempest", Nr. 2 ne te cilen koha allegro eshte mjaft terheqese.
Megjthese Bethoveni kompozoi shume sonata per piano dhe per violine, ai i kushtoi vemendje te vecante sonates per violine dhe piano"Kreutzer" me te cilen ai vendosi te dale para publikut vienez me 1803 . Kjo sonate op. 47 u kompozua per nje virtuoz francez Rudolf Kreutzer dhe ishte nje fitore mbi klasicizmin, duke lajmeruar keshtu fundin e modelit klasik, se, Bethoveni pervec tjerash, i dha kesaj sonate nje forme koncerti dhe me tre kohe.
Me sonatat Waldstein dhe Appassionata op. 53 dhe op. 57 ai kapercen kufijte e periudhes klasike duke krijuar nje stil me strukture dhe sonoritet te pa arritur, me nje koloritet dhe theks dinamik. Prandej edhe kritika muzikore e quajti sonaten Waldstein nje simfoni e vertete per piano.
Me keto kompozime te muzikes instrumentale, Bethoven behet i njohur gjeresisht duke treguar se edhe per harqet ai ishte nje mjeshter i madh e universal. Ai kombinon me mjeshtri muziken virtuoze pianistike me ate te harqeve duke arritur te krijoje per artin disa komplete te mrekullueshme. Edhe per violine si per cello beri nje pune prej mjeshtri temadh.
Permendim triple koncertin per violincello dhe piano te cilin munde te shohim e ta ndegjojme ne interpretimin e treshes legjendare te muzikes Richter piano, Oistrah violine dhe Rostropovich cello.
Po ne kete periudhe kur muzika e Bethovenit pasurohet me elemente romantike, plot melodi e variacione muzike, ajo eshte me ekspresive e impresive, jane ramancat per violine e orkester qe shkelqejne, ajo ne F/Fa maxhore op. 50 dhe ajo ne G/Sol maxhore op. 40.
Te dyja keto u bene kompozimet me te preferuara te muzikes instrumentale dhe sot zejne nje vend te rendesishem ne repertorin muzikor boteror. Po ti shohim krijimet e Bethovenit ne fushen e muzikes se dhomes, megjithe ndikimet e Hajdnit e te Mozartit deri diku, ai krijoi nje stil te ri te nje niveli me te larte. Kompleti i kuarteteve op. 18 ishte nje nga punimet e tija shume te mira qe shquhen per nje kombinim te stilit klasik me ate romantik.
Aftesia e tij ne kombinimin e persosur te rolit te pese dhe shtate instrumentave tek kuinteti ne E/Mi bemol per piano dhe septeti i njohur op. 20 per klarinete, korno, fagot dhe harqet, ishte nje pune e nje mjeshtri te madh te muzikes. Jane te njohura tre kuartetet e harqeve Rasoumowsky qe u dhane si koncert te interpretuara prej kuartetit te njohur ate kohe, Schuppanzigh ndersa Trio per piano ne B/Si bemol maxhore, op. 97 "Archduke" Bethoveni e kompozoi per instrumentiste profesioniste dhe per nje audience me pervoje. Keshtu kompozitori i madh e pasuroi dhe e zhvilloi muziken e dhomes duke e bere nje repertor te rendesishem per aristokracine vieneze e cila e pelqente aqe shume ate lloj muzike.
Muzika e Bethovenit ne krahasim me ate te kompozitorve te tjere eshte me e ashper, me impresive, me energjike qe ne shume raste shperthen si vullkan.
Romain Rolland e ka quajtur muziken e Bethovenit "nje shperthim flake ne nje kanal graniti", cdo gje zien dhe flluskon si lava e vullkanit. Kete vecori e gjejme tek koncertet dhe simfonite. Le te shohim piano koncertin Nr. 3 op. 37 Ky koncert ze nje pjese qendrore midis pese koncerteve per piano dhe eshte nje pike kethimi ne kete gjini muzikore per melodite e bukura, terheqese plot akorde, ndersa finalja e kohes se pare qe e pergatit piano per futjen e orkestres ne fortissimo, perfundon me madheshti, si nje shperthim, po ashtu edhe koha e trete , rondo, e koncertit Nr. 4 ne perfundim te cilit muzika fillon e"zien" si lava duke shperthyer ne masat e fundit me nje fortissimo ideale.
I njejti efekt vrehet ne kohen e pare te piano koncertit Nr. 5 Emperor, op. 73 rreth min. 12:00 si dhe ne nje finale madheshtore. Ne muziken instrumentale simfonike zejne vendin kryesor pese piano koncertet, violine koncerti op. 61 dhe triple koncerti per piano, violine e cello.
Piano koncerti Nr. 3 op. 37 fillon me nje introduksion ne te cilin orkestra shoqron temen e klarinetes dhe obose deri ne min. 03:00 kur piano nise temen kryesore. Jane mjaft te bukura variacionet mbi temen duke na dhene nje subjekt plot liricizem. Dialoget ne mes pianos dhe fagotit e obose, ne mes pianos, fagotit e flautit si dhe obose e pianos, i japin koncertit nje hijeshi deri ne min. 12:00 duke ia lene vendin kadences plot teknike dhe virtuozitet.
Eshte e vecante per kohen e dyte dhe te trete qe fillojne me pianon ne krahasim me regullin"klasik" kur gjithemone orkestra fillon introduksionin, pra nje gje e vecante qe e shohim tek Bethoveni.
Vrejme shpesh edhe dialoge midis pianos dhe orkestres si dhe plot melodi te gershetuara me kadenca te shkurta te pianos. Koha e trete fillon me nje teme te gezueshme te pianos te ciles i pergjigjet orkestraKur oboe eshte ne teme piano eshte me variacionet ndersa klarineta ne melodine kryesore shoqrohet nga piano tre here. Finalja e koncertit perfundon me nje kode te shpejte ne 6/8 dhe fortissimo.
Piano koncerti Nr. 5" Emperor", ne E/Mi bemol op. 73 nje nga me madheshtoret i 1809, eshte me popullori, qe u performua ne Vjene ne vitin1812 duke arritur suksesin dhe efektin total.
Ne allegro orkestra hapet me tre akorde ku secili akord pasohet nga kadenca te shkurta brilante te pianos mbas te cilave orkestra hyne ne introduksionin madheshtor e monumental. Tema kryesore fillon me harqet, klarineta ne dialog me orkestren ndersa piano vazhdon temen me akordet e shkallet deri ne fortissimo per orkestren. Ne kohen e dyte dominon nje atmosfere tjeter, me melodi dhe me nje klimaks emocional.
Ne rondo, allegro fillon piano me nje teme te gezueshme. Bethoveni e ka paraqite kete kohe si nje finale tipike koncerti me muzike te pasur qe inspiron drejte nje finale madheshtore shoqruar nga melodia e ritmi i fuqishem i gjithe orkestres. As ne kete kohe nuk mungojne dialoget ne mes pianos dhe orkestres. Deri ne fund mbizotron nje gjendje e gezuar, e gjalle ne 6/8 ndersa akordet e fuqishme te pianos dhe orkestres shperthejne vrullshem ne finalen. Interpretimet e pese piano koncerteve te Bethovenit sot jane pjese e nje repertori te madh boteror. Shquhen sot virtuozet Yefim Bronfman me orkestren Tonhalle te Zyrihut e dirigjent David Zinman si dhe i riu talent Evgeni Kissin me London Simfoni orkester dhe me dirigjentin e shquar Sir Colin Davis. Te pese koncertet e pianos jane interpretuar me mjeshtri edhe nga pianistet Rubinstein, Brendel, Arrau, Michelangeli, Glenn Gould etj.
Te ndegjosh muziken klasike eshte nje nga kenaqesite ne jete. Timbri i bukur dhe terheqes i Cajkovskit dhe akordet, dialoget, duetet , finalet madheshtore te Bethovenit te mbushin plot impresion.
Edhe violine koncerti i Bethovenit eshte nje i till, mjaft terheqes qe eshte shkruar ne periudhen kur praktikisht muzika koncertale instrumentale konsiderohej si arti i romanntizmit, i perkryer. Ky koncert, op. 61 ne D/Re maxhore eshte madheshtor nje nga favoritet e mija dhe eshte ne historine dhe letersine e muzikes si nje nga krijimet e famshme te nje dimensioni te madh simfonik dhe brilant. Te tri kohet me tema, variacione dhe kadencat zgjasin reth 41 deri 47 min. kohe e cila ndryshon sipas dirigjimit. Keshtu, me Yehudi Menuhin violine e Sir Colin Davis dirigjent zgjate 45:28 min. ndersa me Arthur Grumieax violine dhe Antol Dorati dirigjent zgjate 41:05 min. ndersa me Anne Sophie Mutter violine dhe me Herbert Von Karajan dirigjent zgjate 47:03 min.
Qe te tri kohet karakterizohen nga melodi te bukura dhe klimakse impresive. Fillimi me allegro i orkestres me 88 masat ndersa fill hyne violina me 8 akordet oktave e qe persritet me vone me 11 akordet oktave ekspresive. Interpretimi solistit vazhdon i detajuar, i shoqruar nga orkestra, shume here persritet dialogu violine-orkester ndersa variacionet e temes kryesore i shoqrojne dy fagotet deri ne melodine kryesore, pas min. Katert dhe nje kadence te shkurte, fagoti dhe cellot shoqrojne variacionet mbi temen kryesore. Ne min. 07:30 kemi melodine me impresive te kohes se pare.
Ne larghetto violina hyne mbas 10 masave ne "dolce" . Klimaksi impresiv i melodise fillon ne min. e peste, ndersa harqet marrin rolin kryesor kurse violina drejtimin kryesor e shoqruar nga orkestra duke perpunuar temen deri ne kadencen e shkurte qe e lidhe me kohen rondo allegro e cila fillon me 6/8 me temen kryesore te violines e qe persritet nga orkestra. Mbas tri min. kemi klimaksin impresiv ne nje teme tjeter te cilen e luan fagoti i shoqruar prej variacioneve te violines dy here. Mbas kadences duket sikur cdo gje bie ne qetesi, por jo, orkestra dhe solisti nga pianissimo perfundojne fuqishem ne fortissimo finalen e koncertit. Ky koncert shquhet edhe per interpretimet e virtuoze te violinisteve Jascha Heifetz, David Oistrah, Leonid Kogan, Arthur Grumieux, Salvatore Accardo, Zino Francescatti, Itzhak Perlman etj.
Mbeten te famshem Oistrah, Kogan, Grumieux dhe Menuhin jo vetem per teknike te larte dhe virtuozitet por shume solide ne interpretimin e ketij koncerti me ton plot elokuence dhe pasion. Bethoveni i tregoi aftesite e veta si pianist dhe kompozitor i madh ne periudhen me produktive te tij, 1802 deri 1814 qe thiret periudha e dyte e krijimtarise se tij. pervec piano koncerteve, violin koncertit op. 61dhe simfonise Nr. 3 Eroica me te cilat arriti majat e artit muzikor, ne vitin 1808 perfundon dy simfonite Nr. 5 dh 6 qe jane k/veprat e artit muzikor boteror.
Simfonia Nr. 5 ne C/Do bemol op. 67 eshte me e njohura dhe thiret simfonia e "fatit", eshte cfaqur ne Viene me 22 dhetor 1808 ne Theater an der Wien statt, bashke me te gjashten "Pastorale" dhe qe te dyja i dirigjoi vete Bethoveni.
Koha e pare , allegro con brio fillon me kater akordet e famshme te njohura e qe perfaqesojne nje motiv muzikor qe njihet nga te gjithe. Mbi kete motiv zhvillohet koha e pare. Ky motiv thoshte Bethoveni simbolizon "trokitjen e fatit ne dere". Kornot luajne motivin kryesor te ndjekur nga tema qe pason violinat, klarineten dhe flautin. Cellot dhe kontrabaset luajne motivin kryesor. Cfaqet dialogu ne mes frymoreve te drurit dhe violinave mbas min. se trete. Koha e dyte, andante con moto , perfaqeson ne fakt temen me variacionet. Fillon me nje introduksion te cellove e violinave ndjekur nga frymoret e drurit ndersa me vone kemi nje melodi e cila fillon me harqet kurse ne teme hyne klarineta, fagoti dhe cellot e qe perfundon me akorde te orkestres ne fortissimo. Ne min. 01:17 dominojne trombat dhe kornot te shoqruara nga ritmi i violinave dhe violave.
Jane gjithesejt pese variacione mbi temen, terheqes, ndersa koda fillon mbas variacionit te peste ne Min. 08:16 me fagotin qe i pergjigjet oboe ne nje menyre dekorative.
Koha e trete dhe e katert, allegro, munde te merren bashke. Fillimi eshte skerco tipike me nje trio, cello e kontrabaset me nje arpeggio te ndjekur nga harqet e frymoret e drurit. Tema nis me kornon e frymoret e drurit qe pasohen nga harqet, qe persritet bashke me skercon, me cellot e kontrabaset te cilave i pergjigjen violat dhe fagoti. Per here te pare Bethoveni , ne kohen e katert inkludoi ne orkester kontrafagotin dhe piccolon. Mbas goditjeve te timpanit mbi akordet e harqeve, afrohet nje rritje e stuhishme "crescendo" qe paralajmron fillimin e finales me trombonet. Mbas nje fare qetesie dhe reprize te min. , se katert, afrohet finalja qe perfundon me tempon "presto" ne nje klimaks akordesh te harqeve, frymoreve te drurit, tromboneve ne menyre grandioze.
Herbert Von Karajan e ka dirigjuar shume here kete simfoni, ne menyren me perfekte si asnje dirigjent para dhe pas tij. Ai ka ditur te mbaje nen kontroll te gjithe zhvillimet e simfonise duke e paraqite kete tamam si nje triumf i plote i njerezimit, me nje besim ne fitoren e tij perfundimtare.
Kete simfoni e kane dirigjuar edhe Abbado, Ashkenazy, Masur, Furtwangler Klemperer, Kleiber, Toscanini, Walter, Solti, Bohm, Bernstein Zinman. . . .
Per simfonine e gjashte"Pastorale"Bethoveni percaktoi nje specifike tjeter, te vecante punimi te ndryshme prej tjerave sepse do tja kushtonte natyres, te gjithe simfonine , te pese kohet. Ai e
kompletoi dhe e pasuroi me shume ekspresion me 1808. Koha e pare, allegro ma non troppo, ne F/Fa maxhore paraqitet ne formen e sonates klasike . Violinat udheheqin temen kryesore te pasuar nga oboe ndersa e gjithe orkestra perfshihet ne menyre brilante. Periodikisht ndegjohet zeri i zogjeve qe imitohet prej flautit. Mbas minutes se pare , violinat e para ne arpeggio te ndjekura nga te dytat, shoqrohen prej violave dhe cellove.
Por menjehere flauti, klarineta dhe fagoti gjallerojne gezueshem melodine me afrimin e praneveres. Mbas kodes violinat persrisin temen dhe e gjithe orkestra i drejtohet finales. Ne kohen e dyte dominon motivi karakteristik edhe pse ritmi nuk eshte i ngadalshem, duke pershkruar gurgullimen e ujit te perroit me harqet ndersa cicerimin e zogjeve me violinat dhe frymoret e drurit. Kjo kohe perfundon ne qetesi , violinat luajne temen qe i pergjigjet fagoti, klarineta dhe flauti.
Tri kohet e fundit kane lidhje organike. Koha e trete eshte nje skerco e shkurte per tre min. Tema fillon me oboe dhe harqet. Pas kesaj, tempo ndryshon nga skerco ne allegro me nje ritem danci te fshatareve te grumbulluar. Me nje paralajmerim te cellove e te baseve per stuhine qe po vjen, futemi ne kohen e katert. Piccolo qe edhe ketu e inkludoi Bethoveni, njofton me tonin karakteristik largimin e stuhise duke u futur ne kohen finale , allegretto. Kenga e barijve : ndjenja te gezueshme , emocione te kendeshme mbas mbarimit te stuhise. Bethoveni shkroi:-"Lutje falenderimi Zot, ne te falenderojme" Melodi te bukura pastorale pershkojne kohen e peste, mrekullite e bukurite e natyres alternohen me klarineten e fagotin te shoqeruara nga harqet. Tema kryesore persritet disa here ne shume variante, me cello e fagot , viole e cello, ndersa ne perfundim mbas violinave te dyta, violave dhe cello e kontrabaseve, orkestra me akordet e saja mbylle finalen me qetesi.
Ne simfonine e 6 "Pastorale"duket qe ka romantizem por edhe ndikime te periudhes klasike duke u pasuruar me nje stil te ri me te cilin Bethoveni na paraqet nje portret muzikor te natyres.
Simfonine Nr. 5 dhe 6 "Pastorale" e kane interpretuar shume orkestra simfonike, por mendoj se ajo e Berlinit, Berlin Philarmoniker me dirigjent mjeshtrin gjenial Herbert Von Karajan ka dhene performancen me te mire te gjitha koheve. Po ashtu, me nje nivel te larte shquhet edhe orkestra simfonike e Tonhalle e Zyrihut me dirigjent David Zinman. Si instrumentist, kam paraqite shkurt disa krijime me te rendesishme te Bethovenit. Ne shumicen e rasteve pervec ndonje partiture kam shfrytezuar edhe DVD me krijimet me te mira si te pese piano koncertet, violine koncerti op. 61, simfonite, triple koncertin, sonatat , overturat fantazine korale per piano, kor dhe orkester op. 80 si dhe ndonje pjese nga muzika e dhomes duke u mbeshtete ne momentet kryesore dhe jo ne linjen biografike.
Nje menyre e till te njeh qarte me gjuhen e kompozitorit gjenial. Sigurisht eshte me e sakte te vlersosh nje krijim muzikor kur e ndegjon dhe sheh orkestren , dirigjentin dhe solistin. Ne cdo krijim te Bethovenit bie ne sy teknika e larte, virtuoziteti, orkestracioni perfekt, koloriteti orkestral, klimakset e shpeshta sidomos ne piano koncertet e violin koncertin po ashtu dialoget mes instrumenteve si dhe orkestres e solistit dhe solistit e instrumentit, shkallet figurative vecanrisht ne "Emperor", kadencat, finalet e famshme te koncerteve, simfonive apo ate finale grandioze te fantazise korale op. 80, variacionet e shumta, dhe introduksionet qe shpesh befasojne audiencat me profesioniste. Improvizimi ishte pasioni i tij me i madh ndersa talenti i tij i mrekullueshem, aftesia dhe forca e karakterit e ndihmuan Bethovenin te gjente rruget drejte majave me te larta te artit muzikor.
Ky ishte Ludwig Van Bethoven kompozitori gjenial dhe legjendar per gjithe kohet, kompozitori suprem mbi tjeret, ndersa vepra e tij mbetet madheshtore e monumentale e artit muzikor boteror.
Muaji dhjetor konsiderohet si muaji i Bethovenit, per kete ne shume vende organizohen konkurse e koncerte me krijimet nga me te ndryshmet tradite e cila duhet te ndiqet edhe tek ne.

capkenja- Perparues
- Gjinia :
Ditelindja : 14/06/1993
Numri i postimeve : 15046
Vendndodhja : Ne boten e cudirave
Hobi : Studente...
Humor : Sa per vete
Data e rregjistrimit : 07/12/2009
Falenderimet : 138
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Fri Jul 27, 2018 12:20 am nga XHEMI
» SHtepia e marinos ju mirepret !!!
Sat Mar 24, 2018 6:05 pm nga ēim ēaku
» Perandoria ,,,e Shkodra Channel And NAQES SHKODRANEe...
Sat Mar 24, 2018 6:05 pm nga ēim ēaku
» U rihap shpella luksoze e Ylli-t
Sat Mar 24, 2018 6:04 pm nga ēim ēaku
» shtepia EDA 82..eshte e hapur me miqt
Sat Mar 24, 2018 6:03 pm nga ēim ēaku
» ViLa E <<Goces Tironse>>
Sat Mar 24, 2018 6:02 pm nga ēim ēaku
» welcome in my castel xhoooooooooniiiii
Sat Mar 24, 2018 6:00 pm nga ēim ēaku
» Capital Club<>Tzio
Sat Mar 24, 2018 5:55 pm nga ēim ēaku
» Pershendetje nga Adea
Sat Mar 24, 2018 5:54 pm nga ēim ēaku
» Pallati i Tironcit
Sat Mar 24, 2018 5:53 pm nga ēim ēaku
» Keshtjella e MORENES...
Sat Mar 24, 2018 5:52 pm nga ēim ēaku
» Kasollja e Mona&Takut !!!
Sat Mar 24, 2018 5:50 pm nga ēim ēaku
» Vjen nje moment dhe..!..
Sat Mar 24, 2018 5:31 pm nga ēim ēaku
» Tė flasim pėr festėn e tė dashuruarve,dhuratat dhe mendimet pėr kėtė ditė !
Sat Mar 24, 2018 5:29 pm nga ēim ēaku
» A JENI ZESHKAN/E APO BJOND/E/?
Sat Mar 24, 2018 5:26 pm nga ēim ēaku