♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Poezi te ndryshme

+13
Ylli
TTida
Eri dr
Mona
dajti i modh
Hera
MONDI
Melaqja
capkenja
Maks
Barbi
Morena
bigbeng
17 posters

Faqja 4 e 4 Previous  1, 2, 3, 4

Shko poshtė

Poezi te ndryshme - Faqe 4 Empty Re: Poezi te ndryshme

Mesazh nga NothingElseMatters Tue May 07, 2013 5:02 pm

TRISHTIMI

Po iki me trishtim i zhgenjyer nga miqte
E mbylla dhe deren qe rrinte e hapur
Per lajkataret, per rrenacaket e smirezinjte
Qe shtireshin engjej te dashur.

Ku vete s'e di , vec s'dua te kthehem
Serishme ne rrenat e jetes
Diku ne nje skaj te larget do prehem
me qafen e futur ne jaken gri te xhaketes.

DRITĖRA AGOLLI

NothingElseMatters
Super-Anetare
Super-Anetare

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2546
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 03/04/2013
Falenderimet Falenderimet : 3

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Poezi te ndryshme - Faqe 4 Empty Re: Poezi te ndryshme

Mesazh nga NothingElseMatters Tue May 07, 2013 5:04 pm

MOS MA KUJTO

E shkuara ka caste dhe ore te hidhura, mos ma kujto
per shembull, me pe me duar te lidhura, mos ma kujto!

Per shembull me pe ne rruge te pire, mos ma kujto,
Te pire e te humbur, te share e te grire, mos ma kujto!

Per shembull me rrahen dy-tre vagabonde, mos ma kujto,
Tek shihja nje grerez tek rrinte mbi gonxhe, mos ma kujto!

Per shembull pesova diku nje disfate, mos ma kujto,
Dhe gjumi s'me zinte me dite e me nate, mos ma kujto!

Per shembull me pe duke ecur e qare, mos ma kujto,
Mbeshtetur pas murit me zemer te vrare, mos ma kujto!

Per shembull me pe duke ngrene e genjyer, mos ma kujto,
Te prishur, te shturur, te rene e te thyer, mos ma kujto!

Per shembull ne shtrat s'u bera per burre, mos ma kujto,
I turpshem i drodha si qengj nen lekure, mos ma kujto!

E shkuara ka ore dhe caste te hidhura, mos ma kujto,
Ka drojtje dhe heshtje kur lipsen te thirrura, mos ma kujto

Dritėro Agolli

NothingElseMatters
Super-Anetare
Super-Anetare

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2546
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 03/04/2013
Falenderimet Falenderimet : 3

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Poezi te ndryshme - Faqe 4 Empty Re: Poezi te ndryshme

Mesazh nga Vizitor Sun Apr 26, 2015 7:05 pm

DOJA TĖ TĖ DUA

Doja tė tė dua, sigurisht qė doja,
Doja tė tė shihja,ty, si perėndi,
Edhe pse e dija qė shumė po gaboja,
Gabimi im i kėndshėm, mban emrin "dashuri".!

Ti, ishe njė “bote” tjetėr e unė aty jetoja,
Aty nuk kishte ligje, kish’ veē mirėsi,
Kur dilja nė anė’ tjetėr, mė thoshin qė gaboja,
E tek ty kur “hyja” ēdo gjė ish’ mrekulli..!

Ajo “bota” jote nuk kishte pėrcaktime,
E as fe nuk njihte, as mosh dhe as ngjyrė,
Por ish “ana tjetėr”, gjithė paragjykime,
Aty ku tė gjithė zerat kishin njė fytyrė..!

Her’ kėtej e her’ andej, tek ti folenė e ngrita,
Aty ku valėt sillnin plot ndjenja  dashuri.
Aty ku edhe territ nuk i mungonte drita,
Aty ku edhe hėna, nuk  ndillte nostalgji..!

Her’ kėtej e her’ andej, njė ditė do vinte fundi,
Se ē’do gjė e bukur nuk mund tė zgjas pėrjetė.
Gjithė ajo vajtje-ardhje, nė bindje mė lekundi,
E zgjodha “botėn” tjetėr dhe pse se doja vetė.!

Tani kur mė sjellė rruga nė kufijtė e tua,
Pėrpara portės  kyēur, me mall rri e vėshtroj,
Ndizet prap dėshira mbushur plotė “tė dua”,
“Mė lini ju, o njerėz, mė lini tė gaboj”..!

Doja tė tė dua, sigurisht qė doja,
Doja dhe tė kisha, ty, si perėndi,
Mi’jra herė tė tjera, sikur ta provoja,
Tė njėjtin gabim tė kėndshėm, do t’bėja pėrsėri…!


xxxx..

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Poezi te ndryshme - Faqe 4 Empty Re: Poezi te ndryshme

Mesazh nga Vizitor Wed May 06, 2015 3:28 pm

“Flutura nė zemrėn time”

Mė duket bota mė e bukur
Kur prezencen tėnde ndjej.
Ē'tė tė bėj qė je njė flutur,
Herė tė humb e herė tė gjej !

Gjatė e gjerė e shtriva zemrėn
E bėra fushė me lule plotė.
Kurthe ngrita pėr ty flutur
Por ē’e do, s’tė kapa dot !

U pajtova me dėshiren
E tė lash te jesh ashtu.
I’u nėnshtrova reaitetit
Ti atje e unė kėtu .

Vjen ngadalė nė zemrėn time
Edhe ulesh pa u ndjerė.
Ndonjėherė, je muza ime
Dhe mėrzia, ndonjėherė..!

Disi kėshtu kalon dhe koha
Rend dhe jeta disi kėshtu
Qysh at’herė qė ty tė njoha.
Ti atje e unė kėtu..!

Thonė qė shpresa vdes e fundit,
E unė them, “ pas saj do t’vdes”
Dhe pse tek unė ka kohė qė humbi,
Unė ty prap se prap, tė pres !

Mė duket bota mė e bukur,
Ndaj preferoj tė rri me ty.
Ē’tė tė bėj qė je njė flutur,
“Herė kėtu e herė aty”..!
********************************************

@Bledi Ylli

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Poezi te ndryshme - Faqe 4 Empty Re: Poezi te ndryshme

Mesazh nga Vizitor Sat Jun 06, 2015 3:27 pm

Mbretėria ime*..!

Nėse ti do t'ishe ''ujė''
Unė do t'bėhesha, shkretėtirė
E do t'prisja qė tė vije
Me shumė etje e dėshirė !

Nėse ti do t'ishe qiell
Unė do t'bėhesha, njė yll
E tek ty i strukur thellė
Sytė, tė hap edhe tė mbyll...

N'ato orė, kur je me mua
Dhe pse je vec nje kujtim
Pafundėsisht mė shumė tė dua
Rrėnjėt ke nė shpirtin tim...

Ti njė ndjenjė qė vjen e etur
Brenda meje e ndez zjarr
Dhe pse hyn e del pa pyetur
Unė tė dua si i marrė...

Je pikturė nė zemrėn time
Qė askush nuk tė shikon
Ti je muza ''klandestine''
Qė me gjakun, qarkullon..!

Je njė plagė mbushur kujtime
E qė kurrė s'munda t'a zhduk
Mbretėron nė jetėn time
Tė shėrbej, si njė evnuk..!
************************
@Bledi Ylli

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Poezi te ndryshme - Faqe 4 Empty Re: Poezi te ndryshme

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Faqja 4 e 4 Previous  1, 2, 3, 4

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi