♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Si te parandajojme infeksionet gjenitale

Shko poshtė

Si te parandajojme infeksionet gjenitale Empty Si te parandajojme infeksionet gjenitale

Mesazh nga bigbeng Sat Nov 14, 2009 2:24 pm

Herpesi gjenital ėshtė njė sėmundje seksualisht e transmetueshme
mjaft e shpeshtė. Mjekėt tėrheqin vėmendjen tė trajtohet nė kohė, sepse
sėmundja mund tė bėhet kronike dhe tė shkaktojė ndėrlikime serioze.

....Ēfarė ėshtė herpesi gjenital?
-
Ky ėshtė njė lloj infeksioni qė transmetohet nė rrugė seksuale. Numri i
bartėsve me herpes gjenital po rritet nga viti nė vit. Llogaritet se
raporti i kėsaj sėmundjeje ėshtė 1 me 4 me gonokokėt. Vlen tė theksohet
se herpesi gjenital shoqėrohet me njė sėrė sėmundjesh tė tjera si:
trikomonas, klamida, sifiliz, gonokokėt, kandida.

...Nga se shkaktohet?

Shkaktari ėshtė herpes virus simplex (HSR) qė pėrmbledh HSr1 dhe HSr2,
herpezoster, virusin pseudorobik. Nė pėrgjithėsi HSr2 ėshtė shkaktari i
herpesit gjenital dhe anal, kurse HRs1 prek kryesisht mukozat bukale
(tė gojės).
Si shfaqet sėmundja?
-
Periudha e inkubacionit ėshtė 3-20 ditė dhe fillimisht shfaqet me
prurit (tė kruara), djegie dhe dhimbje. Brenda disa ditėsh shfaqet
vezikat (puērra tė vogla), qė paraqiten tė vogla sa njė kokė gjilpėre
tė grupuara me likid nė fillim transparentė dhe mė vonė bėhet me qelb.
Kėto zėvendėsohen me kore dhe nė fund me ndryshim tė ngjyrės nė vendin
ku shfaqet dėmtimi (pigmentacion).

-Si shfaqet herpesi gjenital i tipit 2?

Ky lloj herpesi shfaqet ndryshe te meshkujt dhe te femrat. Kėshtu te
meshkujt preken kryesisht mukozat e glandulės. Kur herpesi prek
uretrėn, mashkulli ndjen dhimbje tė ngjashme tė gonorresė, gjatė aktit
seksual. Ndėrsa te femrat lezionet (dėmtimet) janė nė mukozat e
labilave tė mėdha dhe tė vogla nė regjionin anal dhe vaginė, nė qafėn e
uterusit. Mukoza ėshtė e kuqe, fillojnė erozionet, ulēeracionet dhe
fisurat. Zgjatja mesatare e eliminimit tė virusit qė nga shfaqja e
lezioneve deri nė kulturėn e fundit pozitive ėshtė rreth 11 ditė. Nė
30% tė rasteve ka dhe shenja me edemapati inguinale (zmadhim i
gjėndrave nė fund tė barkut). Nė 2-3% tė rasteve mund tė shoqėrohet me
shenja meningiale, dhimbje koke, fotofobi (mosdurim i dritės),
rigititet tė qafės (ngurtėsim tė qafės).
Po herpesi tip 1 si shfaqet?

-Infeksioni primar ndodh te fėmijėt nė 60% tė rasteve me formė tė
fshehtė, paraqitet me puērra nė zonėn e hundės, mishrave tė dhėmbėve
dhe me temperaturė tė lartė deri nė 40 gradė. Kjo formė zakonisht
shėrohet pa trajtim brenda 7-12 ditėsh.
Ndodh qė herpesi tė pėrsėritet?

-Rreth 2/3 e tė sėmurėve qė shfaqin primo infeksion gjenital shėrohen pa
u mjekuar, kurse pjesa tjetėr vazhdojnė tė jenė mbartės tė virusit nė
organizėm. Kėto raste pėrfundojnė tė bėhen kronikė. Shpesh diagnoza
vėshtirėsohet pasi herpesi gjenital shoqėrohet me infeksion dytėsor.
Herpesi gjenital gjatė shtatzėnisė

-Herpesi gjenital ėshtė i shpeshtė te gratė shtatzėna. Pjesa mė e madh e
infeksioneve intrauterine ēojnė nė vdekje tė fetusit. Rreziku i
transmetimit tė sėmundjes nga nėna e sėmurė te fėmija gjatė lindjes nė
rrugė natyrale ėshtė 50%.

Si mund tė diagnostikohet sėmundja?

-Nė shumicėn e rasteve diagnoza klinike ėshtė e qartė dhe konfirmohet
nga ekzaminimi direkt i rezultateve. Nė rastet pa simptoma klinike mund
tė nevojitet diagnostikimi etiologjik.

bigbeng
Anetar/e aktiv
Anetar/e aktiv

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 26/08/1974
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4842
Vendndodhja Vendndodhja : verdalle me sherbime
Hobi Hobi : E bukur eshte ajo qe me pelqen mua
Humor Humor : 6 dite buza gaz.......diten e 7 gruaja ma plas.ha ha ha
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 30/04/2009
Falenderimet Falenderimet : 128

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi