♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Infeksionet seksuale, problem madhor

Shko poshtė

Infeksionet seksuale, problem madhor Empty Infeksionet seksuale, problem madhor

Mesazh nga MONDI Sun Oct 11, 2009 12:16 pm

Klamidia ėshtė njė prej infeksioneve mė tė zakonshme bakteriale, seksualisht tė transmetueshme. Nėse nuk kurohet mund tė shkaktojė probleme serioze. Simptomat e infeksionit mund tė shfaqen nė ēdo kohė. Shpesh ndodh qė ato tė shfaqen njė deri nė tre javė pas infektimit, ose tė mos shfaqen pėr njė kohė tė gjatė. Kėto infeksione shkaktohen nga viruset, bakteret dhe parazitėt. Mė tė rrezikuar nga infektimi janė tė rinjtė, tė cilėt nuk kanė shumė informacione mbi rreziqet e seksit tė pambrojtur.

Nė pjesėn mė tė madhe tė rasteve infeksioni prek femrat, sidomos adoleshentet dhe vajzat e reja seksualisht aktive. Ata qė e theksojnė kėtė janė mjekėt e njė qendre spitalore gjinekologjike, pėrmes njė studimi tė kryer qė prej vitit 1994 te 15 mijė vizita gjinekologjike. "Vėzhgimi i sėmundjeve seksualisht tė transmetueshme po bėhet njė pjesė shumė e rėndėsishme e punės sonė. Gjatė tre viteve tė fundit, kemi zbuluar tre mijė raste tė reja infektimi te tė rinjtė (pothuajse tri raste nė ditė) dhe kemi vėmė re se janė totalisht tė painformuar mbi sėmundjet mė tė rėndėsishme seksualisht tė transmetueshme dhe parandalimin e tyre", thotė njė prej studiuesve.

Klamidia transmetohet pėrmes marrėdhėnieve seksuale tė ēdo lloj tipi, vaginale, anale dhe orale. Njė grua e infektuar mund t‘ia transmetojė, pėrmes lindjes edhe bebes sė sapolindur, duke i shkaktuar njė infeksion nė sy dhe nė aparatin e frymėmarrjes. Te femrat, shfaqja mė e zakonshme e infeksionit ėshtė inflamacioni pelvik (pelvic inflammatory deasise), qė prek pothuajse tė gjitha femrat qė nuk i janė nėnshtruar asnjė mjekimi. Inflamacioni pelvik mund tė dėmtojė kanalet, mitrėn dhe indet pėrreth saj, duke shkaktuar dhimbje kronike tė vazhdueshme, shterpėsi dhe shtatzėni jashtė mitre.

Femrat e prekura nga klamidia kanė pesė herė mė shumė probabilitet tė infektohen edhe nga virusi i SIDA-s. Zakonisht meshkujt nuk vuajnė nga dhimbjet kronike tė vazhdueshme, edhe pse njė studim i fundit i publikuar nga njė grup studiuesish suedezė konfirmon se ekziston njė lidhje mes infeksionit tė klamidias te meshkujt dhe sterilitetit tė tyre. Ndonjėherė infeksioni mund tė shkaktojė dhimbje, tė japė temperaturė dhe nė ēdo rast sterilitet.

Mosha e marrėdhėnies

Sipas tė dhėnave tė mbledhura nga grupi i gjinekologėve, marrėdhėnia e parė, duke u bazuar edhe te deklaratat e 1030 pacientėve, fillon para moshės 15-vjeēare, njė sjellje e cila u hap rrugė dinamikave tė reja nė transmetimin e patologjive me karakter seksual.

Mitet e rreme

Mes adoleshentėve janė pėrhapur disa mendime tė gabuara, si pėr shembull qė infeksioni i vetėm qė mund tė merret pėrmes marrėdhėnies seksuale ėshtė virusi HIV, ose qė pilulat kundėr shtatzėnisė tė mbrojnė nga infektimi seksual; apo qė hepatiti B dhe C nuk kanė lidhje me marrėdhėnien seksuale. "Numri i lartė i infeksioneve vaginale po bėhet shumė shqetėsues, duke e bėrė kėshtu ekosistemin vaginal mė tė dobėt ndaj infeksioneve tė tjera mė tė rėnda. Kampionėt e regjistruar nga 14 pėr qind qė kanė qenė nė 2005-ėn, kanė arritur nė 20 pėr qind nė 2008-ėn, ndėrsa pėr mykoplazmėn (njė tjetėr lloj bakteri) ka kaluar nga 22.80 pėr qind nė 30%", thotė njė gjinekolog.

Klamidia

Njė prej infeksioneve mė tė nėnvleftėsuara ėshtė klamidia, shkaktuar nga bakteri "Chlamydia trachomatis", qė zakonisht nuk shfaq simptoma dhe si pasojė mund tė veprojė nė qetėsi gjatė adoleshencės, duke shkaktuar probleme serioze shterpėsie nė moshė madhore te tė rinjtė qė dėshirojnė tė kenė njė fėmijė. Tė dhėnat flasin vetė: nė 701 kampionė tė analizuar, 26 nuk janė prekur nga ky bakter dhe kjo nėnkupton njė pėrqindje tė ulėt, rreth 3.7%. Njė pėrqindje e tillė kėrkon mė shumė vėmendje kur janė tė infektuara vajzat nėn 25 vjeēe. "Mund tė mos ju duken shifra shumė alarmuese, por nė fakt ėshtė e kundėrta, sepse infeksioni, qė nuk jep shqetėsime dhe nuk shfaqet pa kaluar disa vite, merret nga marrėdhėnia seksuale nė moshė tė re, kur pėr arsye anatomike dhe imunologjike ėshtė mė e lehtė tė jemi tė ekspozuar. Gjithsesi, duke analizuar kėto tė dhėna kuptohet se sa tė painformuar dhe sa keq i pėrdorim teknikat mbrojtėse", vazhdon mė tej gjinekologu.

Parandalimi dhe mbrojtja

Duke pasur parasysh pasojat e infektimit, tė gjitha gratė seksualisht aktive nėn moshėn 25-vjeēare, ose ato tė moshuara qė i ndėrrojnė shpesh partnerėt, si dhe gratė shtatzėna duhet tė mbrohen. Infeksioni bakterial, klamidia, mund tė kurohet me antibiotikė. Pėrveē personave nė fjalė, ėshtė e nevojshme qė tė gjithė partnerėt seksualė t‘u nėnshtrohen kontrolleve pėr praninė e bakterit dhe mė pas tė trajtohen. Rreziku i riinfektimit tė pacientėve tė ekspozuar ndaj subjekteve tė infektuar ėshtė shumė i lartė dhe e shton mundėsinė qė pasojat e infektimit tė jenė serioze. Personat e infektuar duhet tė mbrohen nga ēdo aktivitet seksual dhe t‘u nėnshtrohen kontrolleve 3-4 muaj pas trajtimit. Pėrdorimi i kondomėve e zvogėlon rrezikun e infektimit.



Gazeta Shqip
MONDI
MONDI
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 23/02/1985
Numri i postimeve Numri i postimeve : 32444
Vendndodhja Vendndodhja : Ne zemren e CLICHES
Hobi Hobi : Kamera & Fotografia
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 01/09/2008
Falenderimet Falenderimet : 84

http://www.shoqeriajone.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi