♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dhuna psikologjike!

3 posters

Shko poshtė

Dhuna psikologjike! Empty Dhuna psikologjike!

Mesazh nga Vizitor Wed Oct 28, 2009 9:21 pm

Dhuna psikologjike, njesoj si e rrahura!


Keqtrajtimet mė tė mėdha i pėsojnė tė miturit, qė mbijetojnė nė vatrat e konfliktev nė vende tė ndryshme tė botės.


Studimi ndėr radhėt e ekspertėve po bėn bujė dhe rezultatet janė formuluar mė se qartėsisht: torturat fizike te tė burgosurit japin tė njėjtat pasoja afatgjata siē jep njė pėrdhunim apo keqtrajtim fizik. 279 viktima tė torturės dhe dhunės nga luftėrat civile nė ish-Jugosllavi janė marrė nė shqyrtim nga njė grup shkencor i udhėhequr nga psikologu Dr. Metin Basoglu i "University of London".

Vlerėsimet qė ata kanė dhėnė nė intervistat e tyre, flasin qartė pėr kėtė fakt. A kanė qenė njerėzit e testuar nga psikologu viktima, apo i janė nėnshtruar rregullisht manipulimit tė qėllimshėm, presioneve dhe stresit tė jashtėzakonshėm psikologjik, dhe a kanė vuajtur ata pėr vite tė tėra mė vonė nga pasojat e ngjashme e tė forta afatgjate, siē dihet se ndodh zakonisht kur pėson dėmtime apo dhunime trupore e tortura fizike?

Edhe format mė tė padėmshme tė presionit, si izolimi, cilėsohen aty si tė ngjashme me torturat e dhunimet fizike, shkruan Dr.Basoglu dhe kolegėt e tij nė revistėn e specializuar qė merret me probleme tė psikologjisė e psikiatrisė "Archives of General Psychiatry". "Njė ndryshim mes torturės dhe trajtimit poshtėrues nuk ėshtė vetėm i pavlerė, por edhe i rrezikshėm", komenton ndėr tė tjera pėr revistėn nė fjalė psikologu Steven Milesm, profesor nė Universitetin e Minnesota-s,.

Edhe nė pasojat afatgjata psikike, shkencėtarėt nuk kanė gjetur asnjė ndryshim thelbėsor mes torturės fizike e asaj psikologjike. Para sė gjithash, prishja apo ndėrhyrja nė ritmin e ciklin normal tė njė njeriu, siē ėshtė izolimi nga jeta e pėrditshme, pengimi i mundėsive qė njė person tė pėrfitojė lirisht nga mundėsitė qė i jep jeta, apo kėrcėnimet, ka pasur tė njėjtat pasoja ashtu sikurse kanė viktimat e njė dhunimi apo abuzimi fizik.

Tė prekurit vuajnė me vite tė tėra nėn efektet e ashtuquajtura "shqetėsime post traumatike": tmerri, ankthi, rikthimi i kujtimeve nga e kaluara e hidhur, apo shqetėsimet gjatė gjumit. Tė gjitha kėto bėjnė pjesė nė pėrditshmėrinė e jetėve tė tyre.

Edhe dhimbjet fizike nė trupin e tyre, paniku apo humbja e ndėrgjegjes, mund tė dalin nė pah aty.

"Rezultatet vlejnė edhe pėr fėmijėt"

Rezultatet e reja, tė pėrftuara nga ky studim, do tė sjellin disi pėshtjellim nė shpjegimin e rrezikshmėrisė, nė ato kategori njerėzish qė gjenden nė frontin e luftės kundėr terrorizmit pėr shembull, e qė e shohin torturėn psikologjike si njė mjet me pasoja gjithsesi shumė mė tė lehta se sa tortura fizike, kur marrin nė pyetje tė dyshuarit gjatė seancave tė hetimit.

Pėrveē kėsaj, ngrihet dhe pyetja nėse ashtu sikurse tė rriturit nė zonat e luftėrave, edhe fėmijėt nė vendet e paqta tė jenė prekur nga kjo lloj torture.

Sigurisht qė Dr.Basoglu shpjegon, duke na demonstruar rezultatet e testimeve tė tij, se ekipi i tij nuk ka dashur tė pėrfshijė nė kėtė test fėmijėt, por ka pėrmendur disa aspekte tė studimit qė tė ēojnė nė kėtė pėrfundim. "Ato mekanizma psikike qė ēojnė te tė rriturit nė trauma tė vazhdueshme, mund tė ndodhin ngjashmėrish te fėmijėt", thotė ai.

E nė kėtė mendim ai nuk ėshtė i vetėm. Qė largimi nga ngrohtėsia e vatrės shtėpiake, nė zhargonin popullor cilėsohet si privim, qė paraqet nė vetvete njė formė tė abuzimit me fėmijėn, shumė specialistė e shohin si fakt tė pranuar nė mėnyrė tė mirėfilltė nga tė gjithė. Rezultatet e studimit tė Dr.Basoglu "u pėrkasin nė mėnyrė absolute edhe fėmijėve", thotė nga ana tjetėr Ernst Pfeiffer, profesor pėr psikiatrinė e fėmijėve dhe tė rinjve nė klinikėn "Charite" tė Berlinit.

"Ka shumė dėshmi pėr kėtė, tė sjella nga grupe tė tjera kėrkimore. Kėto forma tė ‘mbingarkesės psikologjike‘ ēojnė 30-50 pėr qind tė fėmijėve nė dėmtime afatgjata konjitive e psikiatrike".

Se sa shumė ndikon privimi nga njė e drejtė e menduar gjerėsisht nė opinion pėr zhvillimin e mėvonshėm tė njė fėmije, kėtė kanė dashur ndėr tė tjera ta shpjegojnė e ta studiojnė konkretisht edhe shkencėtarėt nė Universitetin e Nju-Jorkut.

Sė bashku me kolegė tė tjerė britanikė, ata kanė ndjekur zhvillimet e fėmijėve qė janė rritur nė kushte mizerabėl nė jetimoret e Rumanisė gjatė kohės sė pushtetit komunist tė Nicolae Ceausescu-t.

Pasojat edhe shumė vite pas traumave

Kėshtu rezulton se, megjithėse kėta fėmijė janė adoptuar mė pas nga familje perėndimore, kanė shfaqur edhe pas shtatė vitesh nga shkėputja prej terrenit ku kanė jetuar fillimisht mangėsi tė mėdha nė zhvillimin mendor.

Nė krahasim me shokėt e tyre bashkėmoshatarė nga Evropa perėndimore, niveli i inteligjencės sė tyre ėshtė vėnė re se kapte 15 gradė mė pak. Rezultatet nė fjalė, tė publikuara nė revistėn e specializuar "Child Development" qysh nė muajin maj tė vitit tė shkuar, pėrputhen kėsisoj me pėrfundimet e sjella nga Dr.Pfeiffer, pasi ata i shpjegojnė pasojat tek fėmijėt pas shumė vitesh me privimet qė u janė bėrė nė kohėn e hershme.

Ky efekt shfaqej thuajse te tė gjithė ata tė cilėt nė moshėn nga 6 deri nė 42 muaj i ishin nėnshtruar stresit (fatkeqėsisė) sė qėndrimit nė shtėpitė e jetimėve tė periudhės diktatoriale.

Nga pikėpamja e njė psikologu fėmijėsh dhe studiuesi social, fusha e torturės psikologjike e emocionale ėshtė thuajse e parrahur mirė nė terren, thekson njė specialist tjetėr i kėsaj fushe, Heinz Kindler, i Institutit Gjerman pėr Problemet Rinore (DJI): "Te keqtrajtimet psikike me distancė, kemi shumė mė pak informacione e tė dhėna pėr fėmijėt e prekur, tė paktėn nė ato raste kur keqtrajtimi psikik del qartė si njė formė eksplicite".

Se sa shpejt prindėrit, shpesh pa marrė vesh fare nga kjo punė, e keqtrajtojn&
euml; nė mėnyrė psikike dhe emocionale krijesėn qė ata vetė kanė sjellė nė jetė, e sqaron mė sė miri vėshtrimi mbi definicionin shkencor tė kėtij nocioni.

Edhe pėrsėritja e kėrcėnimeve dhe presioneve, kritikat e vazhdueshme, apo dhe refuzimi qė u bėjnė fėmijėve, futen nė kėtė kategori. Edhe parapėlqimi qė ata u bėjnė fėmijėve tė tyre, duke veēuar pėr shembull vėllain mė tė vogėl, apo atė mė tė madh, djalin apo vajzėn, "dėmton njė zhvillim tė shėndetshėm shpirtėror e mendor te fėmijėt", thuhet mė tej nė prononcimin e tij.

Pėr specialistė si Pfeiffer, njė aspekt tjetėr ėshtė mė i rėndėsishėm pėr t‘u mbajtur parasysh.

Pėrveē shqetėsimeve, nė zhvillimin e fėmijėve presionet psikologjike dhe emocionale shkaktojnė, sipas shkallės sė tyre, edhe pasoja me kosto ekonomike e sociale. Nė rastet ekstreme dėrgim nė psikiatri, apo mbyllje tė tė rinjve nė vetvete. Gjithēka ėshtė e mundur nė kėtė kontekst, nėse fėmijėve u duhet ta nisin jetėn si viktima tė torturės psikologjike.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Dhuna psikologjike! Empty Re: Dhuna psikologjike!

Mesazh nga Morena Sat Dec 19, 2009 5:31 pm

Dhunen psikologjike e konsideroj si me te rende, per shume arsye......
Nje shuplake femija pas nje kohe edhe mund ta harroj, por jo edhe nje fjal te rende ose nje injorim qe i eshte bere nga tjetri(qofte nga shoku, prindi apo kushdoqofte).
Kot s'thone se fjala nganjehere eshte me e rende se plumbi!.......se ne fund plaga edhe mund te sherohet por fjala e rende do te na mbese ne kujtes tere jeten.
Morena
Morena
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 09/12/1911
Numri i postimeve Numri i postimeve : 30651
Vendndodhja Vendndodhja : Ne kolltukun e se tashmes, me shikim nga e ardhmja...
Hobi Hobi : Muzike,letersi.
Humor Humor : Shikoni dhe vlersoni...
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 05/11/2009
Falenderimet Falenderimet : 204

http://www.shoqeriajone.com/

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Dhuna psikologjike! Empty Re: Dhuna psikologjike!

Mesazh nga durresi86 Sat Dec 19, 2009 5:33 pm

esht me e keqja
durresi86
durresi86
Administrator
Administrator

Gjinia Gjinia : Male
Numri i postimeve Numri i postimeve : 19586
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 04/12/2009
Falenderimet Falenderimet : 163

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Dhuna psikologjike! Empty Re: Dhuna psikologjike!

Mesazh nga capkenja Sat Dec 26, 2009 4:19 pm

Dhuna psikologjike eshte shume me e keqe se dhuna fizike,sepse pasojat e te rrahurit kalojne per nje kohe te shkurter kurse dhuna psiqike ne kushte te caktuara nuk kalon per tere jeten.
capkenja
capkenja
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 14/06/1993
Numri i postimeve Numri i postimeve : 15046
Vendndodhja Vendndodhja : Ne boten e cudirave
Hobi Hobi : Studente...
Humor Humor : Sa per vete
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/12/2009
Falenderimet Falenderimet : 138

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Dhuna psikologjike! Empty Re: Dhuna psikologjike!

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi