♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Interneti, ilaēi ēudibėrės pėr pagjumėsinė

Shko poshtė

Interneti, ilaēi ēudibėrės pėr pagjumėsinė Empty Interneti, ilaēi ēudibėrės pėr pagjumėsinė

Mesazh nga MONDI Mon Oct 26, 2009 12:05 pm

Studimet e fundit kanė treguar se pėrdorimi i tejzgjatur i dispozitivėve hi-tech influencojnė sekrecionin endogjen tė melatoninės, hormonit qė rregullon gjumin dhe se shumė orė para kompjuterit sjellin pagjumėsi.
Studimet e fundit kanė treguar se pėrdorimi i tejzgjatur i dispozitivėve hi-tech influencojnė sekrecionin endogjen tė melatoninės, hormonit qė rregullon gjumin dhe se shumė orė para kompjuterit sjellin pagjumėsi. Por realiteti mund tė bazohet kurrė vetėm nė njėrėn anė tė medaljes dhe nė mėnyrė paradoksale duket se ėshtė pikėrisht interneti ai qė mund tė ndihmojė tė gjithė ata qė nuk flenė natėn. Njė studim kanadez i publikuan nė revistėn "Sleep" ka ilustruar anėt pozitive tė terapisė qė bazohet tek interneti pėr tė kuruar problemet me pagjumėsinė.

Mbas pėrfundimit tė studimit u pa se te 81 pėr qind e atyre qė e kishin pėrdorur ishte jashtėzakonisht efikase dhe e kishin zgjidhur problemin nė mė pak se 5 javė, kundrejt 50 pėr qind tė atyre qė kishin ndjekur kėshillat tradicionale me ilaēe apo seanca psikologjike. Megjithatė, edhe kėtu kritikat nuk mungojnė. Shumė mendojnė se ky sistem i ri i bazuar nė shfrytėzimin e videove, audiove apo teksteve nė ueb nuk i ndihmon pacientėt qė tė flasin me mjekėt pėr tė zgjidhur problemet dhe pėr tė kuptuar shkaqet e vėrteta tė pagjumėsisė. "Bėhet fjalė pėr njė lojė simpatike, fillimisht shumė efikase, por mungon kontakti direkt me terapistin", shpjegon profesor K. Mostafavi, drejtor i qendrės pėr kėrkime tė avancuara amerikane "Sleep Medicine Services".

Risia qėndron nė faktin se pėr t‘u kuruar mjafton tė kesh nė shtėpi njė kompjuter pa qenė nevoja tė pish ilaēe apo tė kalosh orė tė tėra nė karrigen e ndonjė piskanalisti, njė luks qė mes tė tjerash jo tė gjithė mund t‘ia lejojnė vetes. Sipas shkencėtarėve qė kanė testuar terapinė e uebit, interneti vepron mbi psikikėn njerėzore duke shkaktuar emocione dhe ndjenja qė e ēlodhin pacientin. Sipas specialistėve janė kėto disa nga sekretet qė e bėjnė pacientin t‘i rikthehet dėshira pėr tė fjetur. Nėse kjo kurė do tė arrinte ta zgjidhte vėrtet problemin ky do tė ishte njė revolucion, njė goditje e rėndė pėr kompanitė farmaceutike, por njė lajm i mirė pėr mė shumė se 20 milionė evropianė qė vuajnė ēdo vit nga shqetėsime kronike tė gjumit dhe pėr dhjetė milionė tė tjerė qė kanė probleme tė rastėsishme. Pėr tė mos folur pastaj pėr amerikanėt. Vetėm nė vitin 2008, nė Shtetet e Bashkuara nė Amerikės ku nė mė shumė se 50 milionė receta mjekėsore tė bluzave tė bardha u dhanė ilaēe pėr tė stimuluar gjumin me njė harxhim qė kap shifrėn e 600 milionė dollarėve vetėm pėr melatoninėn dhe valerianėn.

Qendrat e gjumit vazhdojnė tė mbushen me njerėz qė gjithė natėn qėndrojnė me sytė hapur, ndėrsa nė Evropė numri i atyre qė vuajnė nga pagjumėsia e qė shtrohen nė spital ėshtė rritur me 10 pėr qind vetėm kėto 12 muajt e fundit. Njė kėrkim i bėrė nga grupi "Frost & Sullivan" ka ekzaminuar qendrat e gjumit tė tipit spitalor dhe jospitalor nė Evropė, duke llogaritur se shpenzimet mjekėsore pėr shqetėsimet e kėtij lloji janė rreth 10 miliardė dollarė nė vit dhe kostot jo tė drejtpėrdrejta tė lidhura me humbjen e produktivitetit akoma mė tė mėdha. Njė fenomen shumė i pėrhapur, por mbi tė gjitha shumė i komplikuar, qė vė nė lėvizje ēdo ditė njė cikėl ekonomik ku nuk vihen re shenjat e krizės. Interneti tashmė mund tė drejtojė kėtė sistem vetėm me njė klikim: "mund tė bėhen shumė gjėra me njė program interneti. Ekzistojnė software tė aftė tė pėrēojnė ndjenja sikur je duke i dhėnė makinės. Kėto lloj terapish i bėjnė personat tė ndihen autonomė, tė aftė t‘i zgjedhin vetė problemet e tyre.

Mendoj se kėto i bėjnė ata mė tė motivuar", shpjegon psikologia dhe autorja e kėtij studimi, Norah Vincent, nė Universitetin e Manitobės. Kura e uebit bazohet nė njė teknikė qė lidhet me sjelljen dhe kombinon video, tekste dhe audio duke i shpjeguar pacientit gjithēka qė ėshtė e nevojshme tė dijė pėr higjienėn e gjumit, si tė qetėsohet dhe tė mos pėrkeqėsojė mė tej situatėn kur kupton se mund t‘i kalojė netėt zgjuar. Vincent nė studion e saj u ka kėrkuar 40 pjesėmarrėsve tė mbajnė ditarė online dhe tė ndjekin disa ushtrime qė u tregohen nė ekran. Pacientėt mundeshin edhe tė shkarkonin programe audio ku terapistėt e specializuar ndėrvepronin me njė pacient dhe i shpjegonin se si mund ta zgjidhnin problemin. Kjo audio mund tė dėgjohet direkt me njė iPod edhe i shtrirė nė krevat. Ku i dihet nėse zėri i psikologut i dėgjuar nė errėsirė, nuk ėshtė vėrtet mėnyra mė e mirė pėr tė fjetur si qengj. Kush vuan nga kjo lloj sėmundjeje nuk ka pse ngurron pėr ta provuar. Nė fund tė fundit edhe po nuk fjeti do tė kėnaqet me njė navigim tė shpejtė nė internet.
MONDI
MONDI
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 23/02/1985
Numri i postimeve Numri i postimeve : 32444
Vendndodhja Vendndodhja : Ne zemren e CLICHES
Hobi Hobi : Kamera & Fotografia
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 01/09/2008
Falenderimet Falenderimet : 84

http://www.shoqeriajone.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi