♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ja si u retushua historia e Shqipėrisė!

Shko poshtė

Ja si u retushua historia e Shqipėrisė! Empty Ja si u retushua historia e Shqipėrisė!

Mesazh nga Vizitor Thu Oct 15, 2009 1:07 pm

Ja si u retushua historia e Shqipėrisė! U1_Manastir1Nga Mentor QUKU

Retushohet Mid’hat Frashėri dhe Atė Gjergj Fishta Kongresi i Manastirit u quajt nga bashkėkohėsit, me tė drejtė, kongresi i pajtimit tė shqiptarėve. Tė gjitha mashtrimet, apo retushimet qė iu bėnė gjatė kohės, deri mė sot, kanė deformuar dhe rrethuar me mister kėtė ngjarje madhore. Politikat e mbrapshta, sidomos ato antishqiptare, u pėrpoqėn tė ēmontonin edhe mesazhin historik tė kėsaj ngjarjeje. Pyesim se cila ėshtė arsyeja e manipulimit tė historisė sė Kongresit tė Manastirit? Pėrgjigja ėshtė e thjeshtė: Pėr shkak tė dy protagonistėve, Mit’hat Frashėrit, kryetar i Kongresit tė Manastirit dhe At Gjergj Fishtės, kryetar i Komisionit tė Alfabetit, si dy personazhe qė u shpallėn armiq tė betuar nga regjimi komunist.

Procesverbali i vendimit tė Kongresit tė Manastirit

Shfletojmė vėllimin, kushtuar pėrgatitjeve, punimeve dhe jehonės sė Kongresit tė Manastirit, “Alfabeti i gjuhės shqipe dhe Kongresi i Manastirit”, botuar nė Tiranė, 1972. Ky botim pėrbėn njė shembull ku tregohet se deri nė ēfarė shkalle politika e deformonte tė vėrtetėn historike dhe mesazhin e saj. Libri ndahet nė katėr pjesė. Nė pjesėn e parė, nėn okelion “Studime dhe kontribute”, janė pėrjashtuar kontributet e dy titullarėve tė kėtij evenimenti, Mid’hat Frashėrit dhe Atė Gjergj Fishtės. Nė kėtė libėr sulmohet Austria e cila nė tė vėrtetė qe promotori dhe mbrojtėsi mė i madh i ēėshtjes kombėtare, i kulturės dhe i arsimit shqip. Sulmohen gjithashtu jezuitėt tė cilėt qenė tė parėt qė zbatuan vendimet e Kongresit tė Manastirit, duke botuar, revistėn e tyre Elēija, me alfabetin e sapomiratuar nė Manastir, qė nė prill 1909. Nė pjesėn e dytė tė librit, paraqitur nėn okelion “Artikuj dhe lajme nga shtypi shqiptar”, pėrfshihen botime nga tė gjitha organet e shtypit shqiptar, ku ishin e ku nuk ishin, por nuk kishte vend pėr tė vetmet kronika tė kohės qė gjėndeshin nė dy organet e shtypit shqiptar, nė Selanik, qė drejtoheshin nga Mid’hat Frashėri, gazeta Lirija dhe revista Diturija. Nė pjesėn e tretė, tė paraqitur nė okelion “Materiale arkivore” ku botohen gjėra tė dorės sė dytė e tė tretė, nuk pėrfshihen dokumentet bazė qė flisnin drejtpėrdrejt pėr punimet e Kongresit tė Manastirit. Nė AQSH ruhet njė kopje e daktilografuar e vendimit tė Kongresit tė Manastirit, qė, mesa duket, ėshtė bėrė gati pėr botim. Njė nga zyrtarėt e shtetit ka vėnė, nė fund tė fletės, me laps, shėnimin: “Tė botohet pa firma, ose tė hiqen tre emrat, ose tė lihen vetėm firmat e fundit”. Nė antitezė me kėtė veprim kemi sjelljen e revistės Leka e cila ribotoi, nė mėnyrė autenike dhe tė plotė kronikėn e Kongresit tė Manastirit, tė Mid’hat Frashėrit, nga Lirija, shoqėruar me shėnimin: “Na tė “Lekės” zhvillimin e kėtyne ndolljeve po i botojmė, si mbas dokumentave qi po nxjerrim prej fletoreve t’ona e tė hueja e prej librave t’asajė kohė, 1908-1912, aq me randsi pėr tė mkamun tė kėsaj Shqypni, tė cillen e gzojmė sot.”

Dy fotografitė e Kongresit tė Manastirit

E dhimbshme ėshtė mėnyra se si u veprua me dy fotot e famshme tė delegatėve tė Kongresit tė Manastirit. Marubėt e Shkodrės, andej nga vitet ’30, i morėn nga revista Diturija e Mit’hat Frashėrit, dhe i ribotuan nė mėnyrė dinjitoze, autentike, nė formė kartolinash. Gjesti i tyre pėrbėn njė akt patriotik sepse me kėtė mėnyrė ata popullarizuan ēastin historik, sė bashku me mesazhin pėr bashkimin e shqiptarėve. Deri vonė, shqiptarėt kanė patur pėr zemėr qė tė dėrgonin urimet e mesazhet e tyre pėr festa, pėrmes kėtyre kartolinave. Ata nė kėtė mėnyrė tregonin kėnaqėsinė dhe krenarinė e tyre pėr Kongresin e Manastirit, si dhe pėr mesazhin e bashkimit kombėtar qė dha ai. Ndryshe u veprua me kėto dy dokumente fotografike pas vitit 1944 nga regjimi komunist. Ata ose nuk u botuan, ose u botuan duke fshirė nė mėnyrė tė trashanike imazhet e Mid’hat Frashėrit e tė Atė Gjergj Fishtės. Nė ndonjė rast, u pėrpoqėn tė pikturonin me kujdes njollat, apo hapsirat boshe qė krijoheshin nga fshirja fatale. Ishin dy autoritete absolute tė kohės, tė cilėt me veprėn e tyre letrare, kulturore dhe atdhetare kishin zėnė vend nė ranglistėn e njerėzve mė tė shquar tė kombit shqiptar, emrin e tė cilėve nuk mund ta fshinte asnjė lloj ideologjie.

G. Shqiptare

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi