♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kalate e Shqiperise

2 posters

Shko poshtė

Kalate e Shqiperise Empty Kalate e Shqiperise

Mesazh nga capkenja Fri Jan 15, 2010 10:45 pm

Kalaja e Ali Pashė Tepelenės nė Butrint


Kalate e Shqiperise Alipashe
Pranė qytetit tė Butrintit, ndėrsa rruga tė ēon nė skajin mė jugor tė Shqipėrisė, nė Konispol, vetėm pak metėr larg detit, ndodhet njė tjetėr kala e njohur me emėrtimin Kalaja e Ali Pashė Tepelenės, nė Butrint.Kalaja e Ali Pashė Tepelenės ndodhet nė veri tė qytetit nė njė pozicion gjeografik qė ndihmonte nėe mbrojtejen e kalasė. Nga burimet historike, kalaja ėshtė vizonuar nga vetė Pashai i cili ka inspektuar etapat e ndėrtimit tė kėsaj perle tė rajonit. Kalaja aktuale u rindėrtua prej tij mė 1819 me njė sipėrfaqe 4-5 ha me tre hyrje dhe 3 kulla. Deri mė 1820 ka qėnė rezidenca e dytė e Ali Pashė Tepelenės.
Kjo kala, u ndėrtua pėr tė pėrballuar rezistencėn franceze. Arkitektura e saj nuk ėshtė shumė e ndėrthurur, gjė qė flet pėr periudhėn kur francezėt morėn nė kontroll Korfuzin dhe kėrkonin tė depėrtonin nė qytetin e Butrintit si njė pasuri e madhe arkeologjike dhe vlerash tė tjera.
Aktualisht kalaja ka vetėm njė hyrje.
Punim i njėjtė i gurit dhe dora e vetme e ndėrtimit flasin pėr njė periudhė tė vetme tė ndėrtimit tė kalasė sė mėsipėrme.Tė dhėnat historike tregojnė se kjo kala ėshtė ndėrtuar rreth vitit 1807, nėn kujdesin e vetė Ali Pashė Tepelenės.


Kalaja e Bashtovės


Kalate e Shqiperise Bashtova

Kėshtjella e Bashtovės ėshtė ndėrtuar mbi njė terren fushor, rreth 400 m nė veri tė lumit Shkumbin. Planimetria e saj ka formė drejtkėndėshe me pėrmasa 60 x 90 m. Muret janė tė ndėrtuar me gurė ranorė dhe konglomerat me forma te ērregullta
Kėshtjella ėshtė e pajisur me 8 kulla, tė vendosura pėrkatėsisht nė tė katėr qoshet dhe nė mesin e ēdo muri tė saj, me pėrjashtim tė murit tė saj perėndimor qė i takon njė periudhe tė dytė ndėrtimi. Ato kanė formė rrethore dhe katėrkėndėshe, dhe ishin tė hapura nga ana e brendshme e kėshtjellės.
Ambienti i brendshėm i tyre ndahej nė 5 kate me dysheme druri.
Kėshtjella e Bashtovės ka pasur 3 hyrje, ku ajo kryesore ndodhej nė mesin e murit verior duke pėrshkuar kullėn qė ndodhej kėtu.
Njė hyrje tjetėr ndodhej nė mesin e murit perėndimor, dhe tjetra nė pjesėn veriore tė murit lindor. Shkallė tė cilat mbėshteteshin nė faqen e brendshme tė mureve tė kėshtjellės tė ngjisnin nė shtegun e rojeve. Vijueshmėria e kėtij tė fundit ndėrpritej vetėm nga kulla e hyrjes.

Kalaja e Beratit
Kalate e Shqiperise Berat

Kalaja e Beratit ėshtė e ngritur nė njė kodėr 187 metra tė lartė, nė tė majtė tė grykės sė lumit Osum.
Fillimisht, njė vendbanim protourban, nė shekullin e VII - V p.e.s, si njė pikė strategjike e rėndėsishme, ajo u shndėrrua nė qytet kėshtjellė me mure qė arrinin nė gjatėsi deri nė 1.400 metra dhe me njė sipėrfaqe prej 10 ha.
Burimet historike dėshmojnė se prej kėtij viti, kalaja e Beratit ka qenė objekt i sulmeve tė ndryshme dhe si rezultat pėrmendet nė dokumente historike tė kohės me njė sėrė emrash. Me emrin e lashtė Antipatrea pėrmendet nė vitin 216 p.e.s..
Nga romakėt u quajt edhe Albanorum oppidium (fortesa e Arbėrve).


Kalaja e Drishtit
Kalate e Shqiperise Drishti

Gjendet nė njė distancė prej 6 km nga Ura e Mesit mbi lumin Kir. Fshati i sotėm gjendet poshtė vend gėrmimit tė Drivatiumit tė lashtė. Ai u ngrit nė periudhėn romake si njė vendbanim nė rrugėn Shkodėr - Kosovė.
Nė antikitetin e vonė, kjo kala ishte njėra prej fortesave zinxhir qė mbronin Shkodrėn.
Kalaja gjendet nė njė kodėr 800 metra e lartė. Brenda mureve tė kalasė gjenden 11 shtėpi tė fshatit qė formojnė njė lagje.


Kalaja e Elbasanit

Kalate e Shqiperise Kalaja%20ulbasoni

Ėshtė njė kala fushore nė qytetin e Elbasanit. Ajo pėrmendet pėr herė tė parė nga Kristobuli, historian i Mehmetit tė II -tė.
Objekt studimi i plotė, kalaja u bė nga arkeologėt austriakė, Prashniker dhe Shober tė cilėt konstatuan se poshtė mureve mesjetare kishte fortifikime tė periudhės antike.
Kalaja ka formė katėr kėndore me pėrmasa 308 x 48 metra. Nga 26 kulla qė ka pasur, sot ruhen vetėm 8 prej tyre.
Nė periudhėn e vonė antike, qyteti brenda kalasė me emrin Skampini, nisi jetėn si qendėr banimi pranė rrugės Egnatia.
Rindėrtimi i kalasė u bė nga turqit pėr qėllime strategjike.
Sot muret brenda kalasė janė tė banuara. Aty gjenden edhe objekte tė rėndėsishme kulti si tė besimit mysliman ashtu edhe tė atij kristian.

Kalaja e Gjirokastrės

Kalate e Shqiperise Gjirokastra
Kalaja e Gjirokastrės, pėrmendet pėr herė tė parė si qytet dhe kėshtjellė nė vitin 1336.
Nė kėto vite, ajo ishte qendra e feudalėve shqiptarė Zenevisė.
Historianė tė ndryshėm mendojnė se ekzistenca e kalasė sė gurtė ėshtė mė e hershme. Sipas tyre, kalaja ka pasur dy faza ndėrtimi, tė cilat lidhen me periudhėn para dhe pas Pashallėkut tė Janinės dhe fortesave tė Ali Pashė Tepelenės.
Nga Kalaja mesjetare, ajo e para pushtimit tė Ali Pashės, ruhen vetėm pak gjurmė pasi muret janė veshur deri nė lartėsi nga ndėrtimet e reja.
Me kalimin e viteve, ajo filloi tė luajė gradualisht rolin e njė kėshtjelle pėr qėndrimin e sunduesit dhe garnizonit tė qytetit.
Nė vitin 1812, kalaja e Gjirokastrės u pushtua nga Ali Pashė Tepelena, i cili filloi rindėrtimin e saj.
Kalaja pėrmbante pėrveē barakave pėr vendosjen e njė garnizoni prej 5 mijė ushtarėsh, magazina tė shumta nėntokėsore qė ishin llogaritur mirė pėr sigurimin e municioneve dhe ushqimeve tė nevojshme.
Kronikat e kohės pėrmendin se vetėm pėr ndėrtimin e vendqėndrimit tė Ali Pashės, njė kullė pranė kėndit juglindor, punuan 1500 vetė. Me rėnien e Pashallėkut tė Janinės, Kalaja do tė humbiste shkėlqimin e saj.
Nė vitet e luftės sė Parė dhe tė Dytė Botėrore, ajo do tė shėrbente si vendstrehim pėr banorėt e qytetit pėr tu mbrojtur nga bombardimet ajrore.


Kalaja e Kaninės

Kalate e Shqiperise Kanine
Ndodhet 6 km larg nga qyteti i Vlorės. Kalaja ngrihet nė majė tė njė kodre me lartėsi 380 metra mbi nivelin e detit. Ajo ka njė sipėrfaqe prej 3.6 hektarė.
Kjo kala ėshtė pėrmendur qė nė shekullin e IV. Megjithatė aty janė zbuluar gjurmė qė prej periudhės ilire. Mendohet se ėshtė ndėrtuar qė nė shek III -tė.
Gjurmė tė mėpasshme janė ato tė periudhave bizantine, veneciane dhe turke.
Kalaja ėshtė rindėrtuar nga Justiniani nė shek e V -tė dhe meremetuar nga sulltan Sulejmani nė 1531.

Kalaja e Krujės

Kalate e Shqiperise Kruja
Ėshtė objekti kryesor turistik i qytetit tė Krujės. Kėshtjella ėshtė ngritur gjatė shekujve tė V - VI. Ajo ka trajtė eliptike me njė perimetėr prej 804 metrash. Muret rrethuese janė tė pėrforcuara nga 9 kulla. Nė pjesėn mė tė lartė, nė veri - lindje, ngrihet kulla e Sahatit, e cila shėrbente pėr vrojtim dhe sinjalizim me kalanė e Petrelės dhe Durrėsit.
Muzeu ndodhet nė hyrjen kryesore tė kėshtjellės.
Muzeu ėshtė pėruruar nė vitin 1982.
Krahas stendave qė shpjegojnė veprimtarinė e Skėnderbeut, nė muze ndodhen edhe biblioteka, dokumente dhe botime qė lidhen me kėtė figurė legjendare.
Muzeu ka karakterin e njė memoriali dhe ka elemente tė tilla si; harqe guri, piktura nė xham etj.
Brenda mureve tė kalasė gjenden disa shtėpi dhe Teqeja e Dollmasė.
Nė perėndim tė kėshtjellės ruhet edhe hamami i shek XV.

Kalaja e Lėkursit

Kalate e Shqiperise Likursi
Gjendet 2 km nė jug tė qytetit tė Sarandės. Kalaja ngrihet mbi njė kodėr mjaft dominante dhe ofron njė pamje tė mrekullueshme. Prej kėndej mund tė observohet njė distancė me rreze deri nė 60 km.Kalaja e Lėkurėsit ėshtė ndėrtim i shekullit tė XVI. Mendohet nga historianėt tė jetė ndėrtuar rreth viteve 1537, nė kohėn kur Sulltan Sulejmani sulmoi Korfuzin dhe i lindi si domosdoshmėri kontrolli i Skelės sė Sarandės dhe rrugės qė kalon Sarandė-Butrint. Kalaja ndodhet midis rrėnojave tė fshatit Lėkurės mbi majėn e njė kodre tė lartė qė ngrihet sipėr qytetit tė Sarandės. Ka njė pozicion tė vecantė strategjik nga ku mund tė shikoni gjithė qytetin e Sarandės dhe rrugėn qė shkon nė Butrint, gjithashtu mund tė shijoni dhe njė panoramė tė ishujve tė Ksamilit. Ka formė katrore me dy kulla tė rrumbullakėta tė vendosura nė VP dhe JL. Kati i parė ka shėrbyer si depo. Kuptohet nga pozicioni i vendosjes qė qėllimi kryesor i ndėrtimit tė kalasė ishte vrojtimi i detit. Lartėsia e mureve arrin 6.70-7m trashėsia e tyre deri nė 2 m. Sot nė lėkurės funksionon njė bar-restorant me arkitekturė tė hershme dhe tepėr bashkėkohore, ofron njė shėrbim ideal. Eshtė kthyer nė njė nga pikat mė tė bukura turistike dhe nga mė tė frekuentuarat pėr cdo turist qė viziton Sarandėn.
Kalaja ka formė katėr kėndore ku nė secilin kėnd ngrihen kulla tė rrumbullakėta..
Sipas disa burimeve kalaja ėshtė ndėrtuar nė vitin 1537 nga Sulltan Sulejmani nė kuadėr tė fushatės sė tij pėr tė pushtuar ishullin e Korfuzit.
Nė kala ndodhet njė restorant.







Kalaja e Lezhės

Kalate e Shqiperise Lezhe


Ngrihet nė majė tė njė kodre me lartėsi 186 metra, nė lindje tė qytetit. Kalaja ka origjine ilire.
Nė vitin 1440 ajo iu nėnshtrua njė rindėrtimi nga venedikasit dhe mė pas nga osmanėt nė vitin 1522. Kėtu mund tė shihen gjurmė tė arkitekturave ilire, romake, bizantine dhe osmane.
Objektet mė interesante pėr tu vizituar janė rrėnojat e ndėrtesave osmane brenda kalasė, xhamia, kulla nė murin juglindor me njė hark romak dhe kulla ilire nė murin jugor.
Kalaja e Lezhės ėshtė monument kulture.
Prej saj shihet njė pamje mjaft e bukur e fushės sė Lezhės dhe e detit Adriatik.

Kalaja e Margėlliēit

Kalate e Shqiperise Marg

Ndodhet pranė qytetit tė Patosit. Kjo ėshtė njė kala e periudhės antike.
Ajo ngrihet nė majė tė njė kodre dhe i pėrket shek VII.
Kalaja bėnte pjesė nė sistemin mbrojtės satelit tė qytetit antik tė Bylisit.
Margėlliēi ka qenė gjithashtu object, i njė beteje gjatė Luftės sė Dytė Botėrore.

Kalaja e Peqinit

Kalate e Shqiperise Peqini

Ėshtė njė kala mesjetare e ndėrtuar nė shek XV. Themelet e kalasėsė Peqinit mendohet se i pėrkasin periudhės romake, nė kohėn e ndėrtimit tė rrugės Egnatia dhe mė pas ėshtė rikonstruktuar edhe gjatė pushtimit turk.
Muret e kalasė, qė mbajnė edhe emrin e vendbanimit ilir tė Klaudianės kanė pasur njė lartėsi prej rreth 12 metrash.
Bien nė sy frėngjitė pėr vendosjen e topave si dhe format e kullave qė janė poligonale.
Kalaja ndodhet pranė lumit tė Shkumbinit dhe ka kaluar tre periudha rindėrtimi.

Kalaja e Petrelės

Kalate e Shqiperise Petrela


Kjo kala ndodhet nė rrugėn nacionale Tiranė - Elbasan, 18 km larg nga kryeqyteti.
Ajo ėshtė njė prej pikave kryesore turistike pranė Tiranės.
Kalaja ngrihet mbi njė kodėr shkėmbore sipėr fshatit me tė njėjtin emėr. Ajo ka trajtė trekėndore me dy kulla vrojtuese. Ndėrtimi i parė i saj i pėrket periudhės sė antikitetit, ndėrsa forma e sotme i daton shekullit tė XV.Kalaja e Petrelės nga zbulimet e bėra, ėshtė kala mesjetare e ndėrtuar nė kohėn e sundimit tė Perandorit Bizantin Justianit tė I, nė shekullin e VI pas Krishtit. Kjo qe njė prej kalave tė ngritura prej tij nė sistemin mbrojtės sė Perandorisė.
Ėshtė kala e ngritur mbi njė terren me shpate mjaft tė pjerrėta, madje nga ana jugore dhe juglindore tė thepisura, tė cilat e kanė bėrė kalanė shumė tė mbrojtur. Ajo u ngrit nė momentin kur Kalaja e Vilės, kala antike, e cila ndodhet pėrballė Kalasė sė Petrelės, e humbi rėndėsinė e saj. Ajo u ngrit kryesisht pėr qėllime ushtarake. Kalaja e Petrelės kontrollonte rrugėn Egnatia, dega Durrės-Tiranė-Elbasan, e cila pėr kohėn kishte rėndėsi tė veēantė. Nė fillim tė shek. XIV-tė ishte nėn sundimin e Topiajve, nė atė kohė zotėrues midis Matit e Shkumbinit, nė njė faqe tė murit ruhet dhe emblema e parė e Topiajve.


Kalaja e Petrelės kontrollonte rrugėn Egnatia, dega Durrės - Tiranė - Elbasan, e cila pėr kohėn kishte rėndėsi tė veēantė.
Kjo kala gjithashtu, bėnte pjesė nė sistemin sinjalizues dhe mbrojtės tė kalasė sė Krujės. Kėto komunikonin me njėra - tjetrėn nėpėrmjet zjarreve.
Kjo kala ka qenė nėn komandėn e motrės sė Skėnderbeut, Mamica Kastriotit.
Sot nė ambientet e saj ka shėrbim restoranti. Prej andej hapet njė pamje mjaft e bukur drejt luginės sė Erzenit, kodrave me ullinj dhe maleve pėrreth.

Kalaja e Porto Palermos
Kalate e Shqiperise Porto%20palermo

Ėshtė njė kala e vogėl e vendosur nė njė pozicion mjaft tė bukur nė njė gadishull nė gjirin e vogėl tektonik tė Porto Palermos (nė antikitet e njohur si gjiri i Panormes) .
Kalaja ka formė tre kėndore. Pėrmasat e saj janė 150 x 400 metra. Lartėsia e mureve arrin nė 20 metra.
Ali Pasha e ndėrtoi kėtė kala pėr nder tė sė shoqes, Vasiliqisė. Nė tė njėjtėn kohė ajo shėrbente edhe si pikė kontrolli.
Gadishulli ku gjendet kalaja ėshtė i mbuluar me shkurre mesdhetare gjithnjė tė gjelbėrta, ndėrsa nga bedenat hapet njė pamje mjaft e bukur e detit ku dallohet edhe gjiri ku mendohet se lahej Vasiliqia.

Kalaja e Prezės
Kalate e Shqiperise Preza

Ndodhet sipėr fshatit me tė njėjtin emėr, nė kreshtėn e kodrės. Kjo ėshtė njė kėshtjellė e vogėl e cila ka nisur tė ndėrtohet nė shek e XIV dhe ka pėrfunduar nė fillim tė shek e XV nga ana e familjes feudale tė zonės, Topiajve.
Kalaja ėshtė shpallur monument kulture.
Nė qoshet e saj kalaja ka katėr kulla rrethore.
Kulla e sahatit ėshtė ngritur rreth viteve 1800 - 1850. Ajo shquhet pėr pozicionin mjaft tė bukur, duke kontrolluar fushėn e Tiranės.
Po kėshtu pėrballė saj ndodhet kalaja e Krujės.
Kjo kala ndodhet gjithashtu, fare pranė aeroportit ndėrkombėtar "Nėnė Tereza", tė Rinasit.
Nė kala ndodhen restorante dhe lokale shėrbimi .

Kalaja e Rodonit


Kalate e Shqiperise Rodoni

Ndodhet nė kepin e Rodonit. Heroi ynė Kombėtar Skėnderbeu synonte njė dalje tė afėrt nė det,kėshtu ngriti kėtu njė kėshtjellė. Kjo kala filloi tė ngrihej mbas rrethimit tė parė tė Krujės nė vitin 1450. Pėrfundimi i saj mendohet tė jetė rreth vitit 1452.
Muri i kėshtjellės sė Rodonit arrinte nė njė gjatėsi prej 400 metrash dhe nė kulmet e saj kishte kulla tė rrumbullakėta.Nė vitin 1500, kalaja u pushtua nga Venediku. Si rezultat i veprimtarive abrazive tė ujėrave tė detit, njė pjesė e mureve janė zhytur nėn ujėrat e detit Adriatik.
Sot vizitorėt mund tė shikojnė muret e jashtėm tė anės sė djathtė, tė cilat pėrfundojnė me njė kullė tė rrumbullakėt.
Pranė kalasė ndodhen edhe rrėnojat e Kishės sė Shėn Pjetrit, tė cilat konsiderohen nga banorėt si vend i shenjtė.

Kalaja e Rozafės
Kalate e Shqiperise Rozafa
Rozafa ėshtė njė prej kėshtjellave mė tė rėndėsishme nė tė gjithė Shqipėrinė dhe objekti kryesor turistik nė qytetin e Shkodrės. Ajo rrethohet prej ujėrave tė tre lumenjve: Bunės, Drinit dhe Kirit.
Emri Rozafa del nė mesjetė, me tė cilėn lidhet legjenda qė ka nė qendėr mbajtjen e fjalės sė dhėnė. Si subjekt ėshtė murosja e Rozafės, nuses mė tė re tė tre vėllezėrve qė ngrinin muret e kalasė, por qė shembeshin natėn.
Nė hyrje tė kalasė ndodhet bozorelievi i Rozafės dhe uji gėlqeror qė depėrton tek hyrja kryesore dhe lidhet me fantazinė popullore si qumėshti i gjirit tė Rozafės , i cili u la jashtė gjatė murosjes pėr tė ushqyer foshnjėn e saj.
Sot shumica e mbetjeve tė kalasė i pėrkasin periudhės veneciane, asaj osmane (shek XVI - XVII) dhe Bushatllinjve (shek XVIII - XIX).
Muret e kalasė sė Rozafės kanė njė gjatėsi prej 880 metrash dhe rrethojnė njė sipėrfaqe prej 9 hektarėsh.
Objekte tė tjera brenda kalasė janė cisternat e ujit tė shek XV, katedralja e shek XIII e cila pas pushtimit osman u kthye nė xhami. Aty ndodhet edhe muzeu i Rozafės qė shpjegon periudhat e ndryshme tė kalasė.

Kalaja e Tepelenės




Kalate e Shqiperise Tepelena

Kalaja e Tepelenės ėshtė njė monument fantastik dhe me njė vlerė tė jashtėzakonshme.
Kalaja, ėshtė njė revalorizim i Ali Pashė Tepelenės.
Ali Pasha ka lidhur njė pjesė tė madhe tė historisė sė mbretėrimit, tė veprimtarisė sė tij, tė lidhjeve tė tij familjare dhe dashurive tė tij.
Kjo kala ka pasur brenda saraje, garnizone dhe ambiente tė njė jete aristokratike dhe kjo duket qartė nga struktura solide dhe organizimi perfekt.Kalaja e Tepelenės, nė Mesjetė shquhej pėr pozitėn e saj strategjike, duke pasur nėn kontroll rrugėt, nga Gjirokastra pėrgjatė luginės sė Drinos dhe tjetra nga Pėrmeti gjatė luginės sė Vjosės.
Periudhės para pushtimit turk, i pėrkasin gjurmėt mė tė lashta, tė njė vendbanimi tė fortifikuar tė kohės. Muratura e kėtyre konstruksioneve ėshtė ngritur me gurė tė rėndomtė tė endoisur nė shtresė tė trashė llaēi e gėlqere.
Periudha e dytė e ndėrtimit ka tė bėjė pikėrisht, me ndėrtimin e kėshtjellės sė vogėl drejtkėndėshe e pėrforcuar me dy kulla rrethore nė anėn perėndimore tė saj. Nė murin rrethues, dallohen qartė dy teknika ndėrtimi: teknika Klausonazh, kryesisht pjesa e poshtme e murit verior dhe pjesa tjetėr ėshtė ngritur me muraturė guri tė vendosur nė shtresė tė bollshme llaci gėlqerorė.
capkenja
capkenja
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 14/06/1993
Numri i postimeve Numri i postimeve : 15046
Vendndodhja Vendndodhja : Ne boten e cudirave
Hobi Hobi : Studente...
Humor Humor : Sa per vete
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/12/2009
Falenderimet Falenderimet : 138

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Kalate e Shqiperise Empty Re: Kalate e Shqiperise

Mesazh nga capkenja Fri Jan 15, 2010 10:46 pm

Nė territorin e Shqipėrisė gjenden njė varg kėshtjellash tė cilat datojnė qė prej periudhave antike e deri nė mesjete.E veēanta ėshtė se disa prej tyre vazhojnė tė banohen edhe nė ditet tona.(mė e rėndesishmja nė Berat).

Kalaja e Tiranės ishte njė stacion rrugor i vijės Egnatia i tipit Mansio-Mutatio. Ajo pėrbėnte qendrėn e njė vendbanimi, tė emėrtuar me njė variacion emrash qė nė shekujt e parė tė erės sonė. Tirkan (shek IV e.s ), Tergiana (1297) kur nė tė ishte vendosur kancelaria e sundimtarit tė saj Karli I Anzhu, dhe nė formėn e sotme Tyranna (1505) sipas Barletit. Ky tiponim akoma nuk ėshtė saktėsuar plotėsisht. Por kalaja, dėshmia mė e lashtė e kėtij qyteti, ndodhet pikėrisht nė vendin ku derdheshin e kryqėzoheshin rrugėt e vjetra e tė reja qė e lidhnin kryeqytetin dhe pastaj krejt Shqipėrinė - veriun me jugun, lindjen me perėndimin.

Lista e kalave nė Shqipėri
1. Kalaja e Krujės
2. Kalaja e Beratit
3. Kalaja e Elbasanit
4. Kalaja e Pogradecit
5. Kalaja e Badhrės
6. Kalaja e Borshit
7. Kalaja e Gjirokastrės
8. Kalaja e Peqinit
9. Kalaja e Shkodrės
10. Kalaja e Tepelenės
11. Kalaja e Skelės
12. Kalaja e Petrelės
13. Kalaja e Prezės
14. Kalaja e Tiranės
15. Kalaja e Tujanit
16. Kalaja e Lėkurėsit





Kalaja e Pogradecit

Kalaja e Pogradecit ėshtė e vendosur nė majėn e kodrės, nė pjesėn perėndimore tė qytetit tė Pogradecit, me lartėsi 205 m mbi nivelin e liqenit tė Ohrit. Ka filluar tė banohej qė nė shek. V para Krishtit, ndėrsa nė shek. IV para Krishtit u pajis me mure mbrojtėse. Ka pasur njė vjetėrsi banimi prej 1400 vjetėsh, duke qenė njė kala iliro - shqiptare e hershme.

Kalaja e Badhrės

Kalaja e Badhrės ndodhet nė Jug-Perėndim tė fshatit Borsh dhe shtate kilometra nga Fterra
Kalaja ka formėn e njė elipsi tė ērregullt. Kalaja e Badhrės si nga teknika e ndėrtimit tė mureve, 2 m lartėsi (me gurė tė papunuar) me pėrmasa mesatare e tė vogla dhe pa lidhje llaēi, ashtu edhe nga materiali arkeologjik, paraqet njė nga fazat mė tė hershme tė ngritjes sė vendbanimeve tė fortifikuara tė epokės sė bronzit tė vonė, 1500-1200 vjet para Krishtit. Linja e murit ėshtė gjarpėruese, e parregullt, e pasigurt, duke iu pėrshtatur terrenit, mbrohet nga ana jugore nga rrėzime shkėmbore, si njė ndėrtim i bėrė pjesė-pjesė. Sipėrfaqja brenda mureve ėshtė pjesėrisht shkėmbore dhe nuk ka gjurmė banimi. Fortifikimi nuk ėshtė llogaritur pėr njė kohė tė gjatė, por vetėm pėr qėndresa kundėr grabitėsve. Kėto tė dhėna na japin fizionominė e njė vendbanimi fisnor, ku bashkėsia patriarkale ėshtė vendosur nė njė territor tė pėrshtatshėm pėr blegtorinė. Jashtė mureve tė kalasė (nė anėn Veriore e Perėndimore) ruhen rrėnojat e 15 banesave, tė cilat kanė rėndėsi sepse janė banesat e para tė epokės sė bronzit nė Shqipėri. Ato hedhin dritė mbi organizimin fisnor patriarkal tė shoqėrisė ilire tė asaj kohe. Kalaja e Badhrės ėshtė e njė periudhe me kalatė e tjera ilire tė zbuluara ne bregdetin e Jonit, si: nė Koros, Qeparo, Kalivo. Me Badhrėn kemi modelin mė tė hershėm tė lindjes sė fortifikimit. Ajo pėrfaqėson etapa tė ndryshme nė realizimin e lidhjes midis hapėsirės sė fortifikuar dhe asaj tė banuar. Kalaja e Badhrės ėshtė dominuese e tė gjithė bregdetit Lukovė, Borsh, Piqeras. Brenda fortifikimit janė zbuluar banesa nė formėn rrethore. Venbanimi datohet nė bronzin e mesėm e tė vonė.

Kalaja e Borshit

I pėrket shek IV B.C. dhe ėshtė rindėrtuar nė mesjete. Ajo ka njė sipėrfaqe prej 5 hektaresh dhe ka njė bazament prej blloqe gurėsh. Pas periudhės antike ėshtė pėrmendur pėr herė tė parė nė vitin 1258 me emrin Arkontea e Sopotit. Po nė kėtė vit kalaja i jepet si prikė bijės sė Despotit tė Epirit , Helenės.
Nė vitin 1417 u pushtua nga turqit, ndėrsa nė vitin 1441 u pushtua nga princi arbėr Kostandin Muzaka. Turiqit e rimorėn pėrsėri nė 1848 . Kalaja njohu edhe pushtimin nga ana e Ali Pashait. Ajo ndodhet nė majė tė njė kodre dhe ėshtė e dėmtuar.




Kalaja e Shkodrės

Kalaja e Shkodrės ėshtė e ngritur mbi njė kodėr shkėmbore nė perėndim tė qytetit tė Shkodrės. Mbi faqet e pjerrėta tė kodrės ngrihen muret rrethuese tė cilat zenė njė sipėrfaqe rreth 9 ha. Nė periudhėn e lashtė muret ishin tė stilit poligonal, gjurmė tė tė cilave ruhen edhe sot. Si qendėr e fortifikuar ilire pėrmendet pėr herė tė parė gjatė sundimit tė mbretit Gent dhe historiani Tit Livi e quan “vendi mė i fortė i labeatėve”. Kėshtjella del me emrin Rozafa nė periudhėn e mesjetės, gjatė sė cilės u pushtua herė nga sllavėt dhe herė nga bizantinėt. Brenda mureve tė saj ruhen njė sėrė mjedisesh si garnizone, depo, njė ndėrtesė administrative etj.


Kalaja e Skelės

Nė vitin 1531 Sulltan Sulejmani ndėrtoi Kalanė e Skelės e cila gjendej nė afėrsi tė Skelės sė sotme, dhe deri nė vitet e fundit ishte 4 km larg periferisė sė qytetit. Kronikani turk Evliha Ēelebi shkruan se largėsia midis dy kullave skajore ka qenė 90 m. Rrjedhimisht, sipėrfaqja e kalasė ka qenė rreth 3.5 ha. Sipas peizazhit qė pėrshkruan Ēelebiu kur thotė se “ky qytet (Vlora) nuk ka asnjė kontakt me kalanė”, kuptojmė se kjo shkėputje nuk ndodhi nė shekujt qė pasuan ndėrtimin e kalasė, por lindi qė nė fillim. Qenia e kalasė nė njė largėsi tė madhe nga qyteti tregon se Vlora, si qytet i hapur nuk lindi prej rritjes sė popullsisė sė kalasė dhe as kalaja nuk u ndėrtua pėr mbrojtjen e Vlorės, strukturė kjo mjaft specifike qė nuk e hasim nė ndonjė qytet tjetėr tė vendit tonė. Pėr numrin e kateve dhe kupolėn e saj, na vė nė dijeni Ēelebiu, i cili shkruan se kulla ishte 7- katėshe dhe mbulohej me kupolė plumbi, mbi tė cilėn lartėsohej njė shtizė e gjatė, me sa duket shtiza e flamurit, tė cilėn e shohim dhe nė njė nga gravurat. Prej tė dhėnave del se brenda kullės gjendeshin magazinat dhe banesa e komandantit tė kalasė. Ruajtja nė tė e municioneve kėrkonte mure tė fuqishėm qė tė mos shpoheshin prej predhave. Sė fundi, nė tė dėshmohet prania e topave nė pjesėn e sipėrme tė kullės. Mbrojtja e kalasė kryhej edhe prej kryekullės. Kronikani turk qė e kishte parė kėtė vepėr arkitekturore mė shumė se njė shekull pas ndėrtimit shkruan: “ata qė s’kanė parė fortesėn e Vlorės nuk kanė dijeni mbi mjeshtėrinė e osmanėve”.


Kalaja e Prezės

Barleti pėrmend Prezėn si qyteza e Parthinėve. Fakti qė e pėrmend Barleti tregon se Kalaja e Prezės duhet tė jetė ndėrtuar para rrethimeve tė Krujės dhe ndėrtimi i saj duhet tė jetė nė fillim tė shek. XV nga Topiasit tė cilėt ishin zotėruesit e kėsaj zone. Me sa kuptohet, braktiset nė kohėn e Gjon Kastriotit dhe vetė i biri i tij. Pas pushtimit turk asaj iu bėnė disa riparime, ndėrmjet tė tjerave u ndėrtua edhe njė xhami.

Kalaja e Tiranės

Kalaja e Tiranės ishte njė stacion rrugor i vijės Egnatia i tipit Mansio-Mutatio. Ajo pėrbėnte qendrėn e njė vendbanimi, tė emėrtuar me njė variacion emrash qė nė shekujt e parė tė erės sonė. Tirkan (shek IV e.s ), Tergiana (1297) kur nė tė ishte vendosur kancelaria e sundimtarit tė saj Karli I Anzhu, dhe nė formėn e sotme Tyranna (1505) sipas Barletit. Ky tiponim akoma nuk ėshtė saktėsuar plotėsisht. Por kalaja, dėshmia mė e lashtė e kėtij qyteti, ndodhet pikėrisht nė vendin ku derdheshin e kryqėzoheshin rrugėt e vjetra e tė reja qė e lidhnin kryeqytetin dhe pastaj krejt Shqipėrinė - veriun me jugun, lindjen me perėndimin.

Kalaja e Tujanit

Kalaja e Tujanit, njė fortifikatė e gurtė me formė katėrkėndėshe, ku gjurmėt e jetės hasen qė nga periudha e parė e hekurit. E rindėrtuar nė shek e IV e.s., ajo ishte porta hyrėse e koridorit Dibėr-Tiranė-Durrės


•infoalbania•
capkenja
capkenja
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 14/06/1993
Numri i postimeve Numri i postimeve : 15046
Vendndodhja Vendndodhja : Ne boten e cudirave
Hobi Hobi : Studente...
Humor Humor : Sa per vete
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/12/2009
Falenderimet Falenderimet : 138

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Kalate e Shqiperise Empty Re: Kalate e Shqiperise

Mesazh nga dajti i modh Fri Jan 15, 2010 10:49 pm

ehe shife nje cike kalan time e 12 ..bashke me kapelen ne maje lol!
dajti i modh
dajti i modh
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 01/07/1977
Numri i postimeve Numri i postimeve : 19595
Vendndodhja Vendndodhja : tiron new jork tiron
Hobi Hobi : qyfyre dhe gallate sa ta shtyjme edhe kete nate
Humor Humor : te shtyjme edhe keto 100 vjet qe na kan ngel
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 08/04/2009
Falenderimet Falenderimet : 142

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Kalate e Shqiperise Empty Re: Kalate e Shqiperise

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi