♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Historia e Camerise

Shko poshtė

Historia e Camerise Empty Historia e Camerise

Mesazh nga Barbi Sat Jul 11, 2009 10:42 am

Ēamėria shtrihet nė pjesen veriperendimore tė Greqisė. Pelasgo-Ilirėt ishing banoret e hershem tė Ēamėrisė, kurse mbret i parė ishte Therporti me prejardhje Pellazge. Fiset ILIRE ishin Molosėt, Dodonėt, Kasopianet, Efyrianet etj. Ēameria ishte pjesė e Mbretrisė ILIRE. Heroj Pirro ishte heroj i shquar i Ēamėrisė, sukseset nė luftėra e derguan ate dhe ushtrine e tij deri ne Itali. Besohet qė Pirro tė jetė i afėrm i Aleksanderit. Gjatė pushtimit Bizantin, fise te reja erdhen nė Ēamėri, siq ishin Gothet, Ostret, Sarakenet, dhe Norset. Me 1449 Ēameria u pushtua nga Mbretria Osmane. Populli Ēamė luftoj kundėr ushtrisė Osmane nė vitet 1611 dhe 1803, ku nė betejen e fundit u shqua regjioni i Sulit (qendra e Sulit ishte Paramithia, mė Shqiponjėn dy krershe). Me 1750 regjioni i Sulit perbėhej prej 60 fshatrave dhe kishte 25000 banor. Gjatė pushtimit Osman , Ēameria ishte pjesė e Janinės, njėra nga katėr vilajetet Shqiptare. Shqiptaret e njohur si luftėtar, mėsues, dhe patriot ishin: Luli Ēapari, Marko BoĒari, Hasan Tasini, Osman Taka, Ēelo Mezani dhe tė tjerė.
Me 23 Shkurtė 1913, Ēameria pushtohet nga Greqia. Regioni i Epirit antik, Ēamėria e tanishme qysh nga kHistoria e Camerise Gumenica_02ohėrat e lashta ka qenė e banuar nga Shqiptarėt. Gjatė konferences ne Londer ne vitin 1913, pjesa jugore e shtetit amė Shqipėrisė, ju morr dhe u pushtua nga barbaret grek. Shqipėtaret e Ēamėrisė ishin musliman dhe ortodoks. Shqipėtaret e Ēamėrisė tė cilėt jetuan nė pjesen jugore te Epirit antik, qenė viktima e spastrimit etnik. Tragjedia e Ēamėrisė ėshtė tragjedia mė e madhe e Evropės. Nė vitin 1936 nė Ēamėri kan jetuar mbi 30.000 Shqipėtar kurse pas pastrimit etnik te vitit 1944-1945 dhe gjenocidit ndaj Shqipėtarve atje mbeten njė pakic. Kurse edhe historianėt grek kan deklaruar se Shqipėtaret kan qenė banor tė hershem te Ēamėrisė. Nė Qershor tė vitit 1944, kriminelet grek vranė dhe masakruan mbrenda 24 orėve me shumė se 1400 Shqipėtar tė Ēamėrisė. Gjatė Qershorit 1944 dhe Marsit 1945, 1286 Shqipėtar u vranė nė Filat, 192 nė Gumenicė, 626 nė Margellic dhe Pargė, kurse mijėra tė tjerė tė zhdukur.
Kurse nė tė njejten kohė si rezultat i gjenocidit grek, 2900 tė ri dhe tė vjeter, 214 femra, 96 fėmijė qenė masakruar, 745 gra qenė dhunuar, 76 femra qene rrėmbyer, 32 fėmijė, 68 fshatra qenė shkatėrruar me gjithėsej 5800 shtėpi. Nga ana greke popullsia Shqipėtare e Ēamėrisė konsiderohet kriminele. Konsiderimi i njė populli tė tėrė ėshtė vėrtet krim shtetror. Nė vitin 1944, Parlamenti i Republikės sė Shqipėrisė ndertoi monumentin nė Konispol nė shenjė memorje pėr viktimat e Shqiptare tė Ēamėrisė. Mbas vitit 1945, qeveria greke filloi kolinizimin e Ēamėrisė, me popullsi jo Shqipėtare. U ndalua pėrdorimi i gjuhės Shqipe nė vende publike. Dhe kėshtu vazhdoi asimilimi i popullsisė Shqipėtare tė Ēamėrisė.
GJENOCIDI DHE MASAKRIMI I POPULLIT SHQIPTAR NGA HELENASIT. PASTRIMI KOMBĖTAR I SHQIPĖRISĖ SĖ JUGUT
Ndėrimi i emrave tė qyteteve dhe fshatėrave tė Shqipėrisė sė jugut nga fashistėt Helenas para Historia e Camerise Ilirdodona_01dhe pas pėrfundimit tė luftės sė dytė botėrore. Bashkėpunimi i Helenasve me Gjermaninė fashiste pėr pastrimin dhe kolonizimin e Shqipėrisė sė jugut (Janina, Gumenica, Preveza, Paramithia, Filati etj)...
Resoluta, Nota proteste, Kėrkesa, Takime etj. Fakte tė pakundėrshtueshme.
Ēė shtja ēame dhe pėrgjithėsisht ēėshtja e minoritetit shqiptar nė Greqi, lindi me vendimin e Konferencės sė Londrės mė 1913, e cila e shkėputi kėtė trevė shqiptare dhe ia aneksoi atė Greqisė. Qė nga kjo kohė fillon njė presion i vazhdueshėm, njė politikė sistematike e shtetit grek dhe e forcave tė ndryshme ultranacionaliste pėr shkombėtarizimin e kėsaj treve. Pėr kėtė qėllim u pėrdorėn tė gjitha mėnyrat, si tatimet e rėnda, grabitja e tokės, pėrjashtimi i popullsisė nga pjesėmarrja nė administratėn shtetėrore, ndalimi i dhunshėm i arsimit nė gjuhėn amtare, madje edhe nė shkollat fillore, vrasjet, burgimet, dėnimi me dhunė deri nė masakrat e pėrgjakshme.

Mė 1913 u krye masakra nė pėrroin e Selamit (Paramithi) e 72 krerėve tė Ēamėrisė dhe e qindra tė tjerėve nga kapiteni famėkeq Deli Janaqi. Nė pėrfundim tė Luftės sė Parė Botėrore, mė 1918, u pėrpilua plani i grabitjes sė tokave tė popullsisė ēame. Ligji i tė ashtuquajturės Reformė Agrare, i aplikuar vetėm nė Ēamėri, u rrėmbeu shqiptarėve tė cilėt u degdisėn nė Anadoll, me mijėra hektarė tokė buke, sipėrfaqe tė mėdha me vreshta, qindra mijė rrėnjė ullinj, tė cilat u bėnė prona tė elementėve grekė. Kėto masa u pasuan nga organizimi i ēetave terroriste nė territorin e Ēamėrisė, sanksionet ekonomike, lufta raciale, braktisja e popullsisė shqiptare nė injorancėn mė tė thellė, inkurajimi i kryqėzatave fetare.
Pėrpjekjet e dhunshme tė vitit 1923 pėr ta shpėrngulur me forcė popullsinė ēame nė Turqi, shėnojnė njė kulm tė paparė nė politikėn e egėr shoviniste greke. Bilanci qė Historia e Camerise Janina_xhamia_03shumė tragjik pėr popullsinė shqiptare. Greqia qe ndėr shtetet e para nė Ballkan nė tė cilat triumfoi fashizmi. Nė gusht tė vitit 1936, Joan Metaksai vendosi diktaturėn fashiste. Viktima e parė ishte popullsia ēame. Fashistėt e orės sė parė, tregtari Stavro Koēoni dhe oficeri i xhandarmėrisė Zambeta filluan goditjet sistematike nė Filat, Pituljete, Gumenicė pėr zhdukjen e popullsisė ēame. U shkua deri atje sa populli i Paramithisė u ndalua me violencė tė fliste nė gjuhėn shqipe. Qeveria greke bėri ēmos qė tė pėrēante popullsinė shqiptare ēame, duke u pėrpjekur tė kundėrvejė tė krishterėt ndaj muslimanėve. Kjo politikė shtetėrore nuk kaloi pa lėnė gjurmė, pasi popullsia e kėsaj zone nė shumicėn dėrrmuese ishin e paarsimuar dhe nuk u arrit qė qarqet intelektuale tė dominonin situatėn. Popullsisė ēame iu ngarkuan taksa tė rėnda, tė cilat nuk kishin vetėm natyrė fiskale, por synonin ta detyronin atė tė emigronte nė Shqipėri ose gjetiu. U ndryshuan emrat shqiptarė tė fshatrave Spatari, Galbaqi, Picari, Varfanj, Arpika me emra greke, respektivisht Trikoforo, Ella, Aetos, Parapotume, Perdhika duke i kolonizuar me grekė, me qėllim ndryshimi tė raporteve tė popullsisė.
Para se tė hynte nė Greqi, ushtria fashiste italiane, qeveria greke filloi njė fushatė tė re masakrash dhe krimesh nga mė monstruozėt kundėr popullsisė shqiptare. Dy muaj para konfliktit italo-grek, qeveria fashiste e Metaksait kreu njė akt ndofta pa precedent nė historinė botėrore. Tė gjithė meshkujt nga 16-70 vjeē, mbi 5000 burra, u burgosėn dhe u dėrguan nė ishujt e largėt tė Egjeut. Ky veprim u krye nė bazė tė vendimit tė marrė mė parė nė Gumecinė nga njė mbledhje e kryesuar nga Dhespoti i Janinės, Spiridoni, ku merrnin pjesė edhe zv/Prfekti i Gumenicės Jorgo Vasilako, komandanti i Korafilaqisė dhe pėrfaqėsues tė grekėve tė Ēamėrisė. Nga ky kontigjent viktimash 350 veta u masakruan, 400 tė tjerė vdiqėn mė vonė gjatė internimit nga torturat dhe uria. "Nė kėtė mėnyrė-shkruan Jani Sharra-qeveria e vendosi elementin shqiptar, mysliman, haptazi nė kampin e armikut" duke e paragjykuar popullsinė ēame.
Rekrutėt ēamė, si shtetas grekė tė mobilizuar nė vitet 1939 dhe 1940 qė nė atė kohė ndodheshin nė shėrbim ushtarak, me urdhėr tė Korparmatės sė Janinės, u vunė tė thyejnė gurė Historia e Camerise Janina_xhamia_keshtjella_05dhe tė ndreqin rrugė nė formėn e punės sė detyrueshme. Nė takimin qė pati Komandanti i Divizionit VIII tė Epirit, gjenerali Kaēimitro, me 2000 djem ēamė, u kėrkonte mendime pėr rrezikun qė i kanosej vendit nga Italia fashiste. Ēamėrit u treguan tė gatshėm pėr tė luftuar armikun e pėrbashkėt. Por pėr ēudi, nė vend tė armėve u dhan kazma dhe lopata pėr tė vepruar nė prapavija pėr ndėrtim rrugėsh. Ishte njė qėndrim mosbesimi i autoriteteve greke ndaj ēamėve dhe njėherazi dhe njė fyerje e poshtėrim pėr ta, duke i trajtuar jo si bashkėluftėtarė, por si robėr lufte. Nga ana tjetėr, Italia gjatė pėrgatitjeve tė luftės me Greqinė nuk mund tė mos merrte nė konsideratė pėr interesat e saj gjendjen diskriminuese tė shqiptarėve tė Ēamėrisė. Ēiano, ministėr i Jashtėm i Italisė, nė gusht tė vitit 1940, do t'i vinte nė dukje ambasadorit grek nė Romė se "Greqia ishte e vendosur me tė gjitha mjetet qė disponon tė vazhdojė njė program politik, ka diskriminuar nė mėnyrė tepėr tė rėndė shqiptarėt nė favor tė grekėve. Dhe kėtė e ka bėrė nė tė gjitha fushat e veprimtarisė, qė nga ajo e lirisė personale e nė atė ekonomike, deri nė atė tė mėsimit tė gjuhės... i kanė larguar shqiptarėt nė rajone larg qendrave tė mėdha, duke i mbajtur nė kushte primitive".
Shpėrthimi i Luftės Italo-Greke mė 1940 thelloi tensionin politik nė Ēamėri. Megjithė pėrpjekjet e pushtuesit pėr ta tėrhequr minoritetin shqiptar nė anėn e tij dhe pavarėsisht se popullsia ēame gjatė regjimit fashist tė Metaksait kishte vuajtur shumė, ajo pėrgjithėsisht mbajti njė qėndrim neutral ndaj palėve nė konflikt. "Edhe kur italianėt pushtuan Gumenicėn-shkruan Jani Sharra-rrallė ndonjė ēam u bashkua me ta".
Gjithkush mund tė shtrojė pyetjen: pse u mbajt ky qėndrim i ashpėr ndaj minoritetit shqiptar? A ishte kjo njė masė vetėmbrojtjeje nga ana e autoriteteve lokale dhe qendrore greke? A u shkaktua kjo vetėm nga frika e njė hakmarrjeje tė mundshme tė shqiptarėve pėr krimet qė ishin kryer ndaj tyre nga regjimi i Metaksait dhe bandat greke? Tė dhėnat provojnė se asnjėra prej kėtyre arsyeve nuk pėrbėnte shkakun e kėtij veprimi kriminal. Synimi ka qenė akoma mė i largėt dhe njėkohėsisht mė antishqiptar. Edhe nė situatat e vėshtira dhe tė komplikuara, kur Greqisė po i trokiste lufta nė derė, autoritetet greke me gjakftohtėsi u pėrpoqėn tė pėrfitonin ē'tė mundnin. Ata gjykuan se ishte krijuar njė moment i pėrshtatshėm nė marrėdhėniet ndėrkombėtare pėr spastrimin etnik pėrfundimtar tė Ēamėrisė. Kėtė e provon edhe fakti se pas shpėrthimit tė luftės, pasi u bė e qartė se kapitullimi i Greqisė pėrballė ushtrive italiane ishte i afėrt, autoritetet lokale greke tė Ēamėrisė pėrgatitėn listat dhe po pėrpiqeshin tė siguronin mjetet e nevojshme tė mbartjes pėr tė gjitha gratė dhe fėmijėt qė kishin mbetur nė Ēamėri me qėllim qė kur tė hynin ushtritė e huaja kėtu, tė mos gjenin kėmbė shqiptari.
Barbi
Barbi
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 11902
Vendndodhja Vendndodhja : Ne ferr
Hobi Hobi : Librat kohet e fundit
Humor Humor : o sa kom qesh
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 03/07/2009
Falenderimet Falenderimet : 121

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Historia e Camerise Empty Re: Historia e Camerise

Mesazh nga Barbi Sat Jul 11, 2009 10:42 am

25 maj 2003 (KeL) - Pas thyerjes sė ushtrive italiane dhe tėrheqjes sė tyre nga Greqia u Historia e Camerise Margelleci_01intensifikua dhuna dhe terrori i qeverisė sė re greke mbi popullsinė shqiptare tė Ēamėrisė. Tė burgosurit dhe tė internuarit ēamė u liruan vetėm pas pushtimit tė Greqisė nga ushtritė gjermane nė njė gjendje tė rėndė shėndetėsore dhe shpirtėrore. Pas pushtimit tė Greqisė nga gjermanėt, pritej qė ēamėt e kthyer nga internimi tė hakmerreshin ndaj forcave shoviniste greke qė kishin qenė shkaktarė tė vuajtjeve. Por ndodhi krejt ndryshe. Ata u ngritėn mbi pasionet shoviniste dhe zgjodhėn rrugėn e bashkėpunimit dhe tė bashkėjetesės pėr tė pėrballuar bashkėrisht gjendjen e rėndė qė u krijua nga pushtuesit e rinj gjermanė. Pėr kėtė qėllim u organizuan dy mbledhje tė gjera nė Koskė dhe nė Spatar. Njerėz me ndikim nė krahinė si Musa Demi, Shuaip Llajo, Isuf Izeti, Xhaferr Ēafuli, Jasin Sadiku dhe shumė tė tjerė punuan me pėrkushtim pėr tė krijuar atmosferėn e mirėkuptimit midis dy komuniteteve, grek dhe shqiptar. Madje fshatarėt e Varfanjit, Salicės etj., dėrguan pėrfaqėsuesit e tyre nė fshtatrat e krishtera ku burrat ishin larguar nga frika e hakmarrjes, duke i siguruar qė tė ktheheshin se asgjė e keqe nuk do t'i gjente.
Nė zonėn e Gumenicės dhe tė Filatit ishte bėrė rregull qė asnjė grup i rezistencės greke nuk dilte nė zonat e lira pa qenė i shoqėruar nga njė shqiptar ēam. Pikėrisht pėr kėtė veprimtari e sakrificė, jo pak ēamė dolėn para gjykatave tė pushtuesit dhe u burgosėn. Duke pasur parasysh kėtė realitet tė mirėkuptimit dhe tė bashkėpunimit midis dy komuniteteve (greke dhe ēame shqiptare) studiuesi Niko Zhangu shkruante: "Sikur shqiptarėt ēamė tė ishin kriminelė, do tė zhdukeshin tė gjithė fshatrat e krishterė tė Thesprotisė rreth fshatrave shqiptaro-ēame". Pėr qarqet shoviniste greke nuk ishte i pranueshėm mirėkuptimi dhe bashkėveprimi midis Historia e Camerise Paramithjase_01komuniteteve shqiptare dhe greke. Pėr tė nxitur pėrēarjen e tyre ata nxitėn vrasjen e ēamėve me influencė si Tfik Qemali, Jahja Kasemi, Jasin Sadiku etj. Me vrasjen e shqiptarėve tė tjerė nga ēeta e Koēnikollės, punėt morėn njė drejtim tė rrezikshėm. Tė revoltuar nga kėto akte, njė grup ēamėsh u drejtuan pėr tė djegur Rahulin, por u doli pėrpara popullsia e Karbunarit, njė fshat i madh i pėrbėrė prej shqiptarėsh dhe i ndaloi. Edhe pse Rahuli shpėtoi nga njė katastrofė e sigurtė, "mė pas bandat e Zervės therėn edhe gratė dhe fėmijėt e atyre qė shpėtuan Rahulin", domethėnė banorėt e Karbunarit. Nė kėto rrethana, disa krerė tė Ēamėrisė u pėrpoqėn tė formonin njė batalion pėr mbrojtjen e saj. U formua njė batalion i cili kishte vetėm gjysmėn e efektivit tė njė batalioni tė zakonshėm, afro 300 veta. Pėr arsye se gjermanėt nuk donin tė prishin marrėdhėniet me qeverinė kuislinge tė Ralisit, ky batalion veproi brenda kufijve politikė tė shtetit shqiptar. Populli u armatos, por nuk pranoi tė bashkėpunonte me gjermanėt, nuk u fut nė kėtė batalion dhe nuk i pėrdori armėt kundėr popullsisė greke, por pėrkundrazi u rezistoi nė mėnyrė demonstrative pėrpjekjeve tė gjermanėve pėr ta hedhur kundėr elementit grek. Qėllimi i armatosjes sė popullsisė ēame ishte thjesht njė masė vetėmbrojtėse, pasi ata kishin vuajtur shumė nga shovinizmi grek. Por ajo qė i shqetėsoi mė shumė atėherė forcat shoviniste greke ishte ngritja e kėshillave shqiptare nė tė gjithė Ēamėrinė. Nė mars tė vitit 1943 u formua ēeta e parė mikste, e cila bashkėpunonte me EAM-in. Tashmė, edhe biografėt e Zervės, si Mihal Miridhaqi nuk e mohojnė kontributin dhe pjesėmarrjen e ēamėve myslimanė nė radhėt e rezistencės antifashiste greke, nė formacionet e ELLAS-it dhe EAM-it. Historiani i lartpėrmendur thekson se ēamėt nxorrėn mbi 1000 luftėtarė. Popullsia ēame filloi tė organizohej nė luftėn kundėr fashizmit nė dimrin e viteve 1942-1943, madje qė nė verėn e vitit 1942 u krijua nė Filat grupi ilegal i rezistencės antifashiste i pėrbėrė nga Njazi e Kasem Demi, Mustafa Sulo (Kalbaqi), Dervish Dojaka, Muharrem Demi, Braho Karasani, Sami Alushi, Tahir Demi, Vehip Huso e shumė tė tjerė. Ata punuan nė rrėzė tė kufirit tė Shkallės sė Zorjanit e mė thellė pėr organizimin e rezistencės, pėr krijimin e bazave tė luftės, pėr popullarizimin e ideve tė Kartės sė Atlantikut, e cila u garantonte popujve e pakicave etnike liri, barazi dhe tė drejtėn e vetėvendosjes pas fitores mbi fashizmin. Nė shkut tė vitit 1943 u krijua ēeta "Ēamėria" dhe pak mė vonė batalioni "Ēamėria", i cili zhvilloi nė shtator 1943 betejėn e famshme tė Konsipolit kundėr gjermanėve, qė zgjati 55 ditė. Ajo betejė u shqua pėr pjesėmarrjen e gjerė tė popullsisė sė Ēamėrisė, tė Delvinės dhe tė minoritetit pa dallim kombėsie e shtresash shoqėrore. Nė mars tė kėtij viti u krijua formacioni i parė mikst shqiptaro-grek. Ai luftoi me trimėri kundėr gjermanėve dhe zervistėve nė Mallun, nė Revani, nė Theojefira, nė Pleshavicė, nė malin Kacidhjar e gjetkė. Nė pranverė tė vitit 1944 nė Qeramicė u formua Batalioni IV "Ali Demi" me mė shumė se 500 djem ēamė. Ky batalion hyri nė pėrbėrje tė Regjimentit XV tė Ushtrisė Nacionalēlirimtare Greke (EAM). Gjatė luftimeve tė tij nė rrugėn Janinė-Gumenicė, Koskė, Smartė e Lopės si dhe nė Mallun ranė trimėrisht dėshmorėt Muharrem Myrtezai, Ibrahim Halluni, Husa Vejseli etj. Gjithashtu, shumė ēamė morėn pjesė nė Brigadėn VI, VII, IX dhe XI tė ushtrisė greke. Edhe misioni britanik qė kreu hetime nė Ēamėri nuk e mohonte pjesėmarrjen e ēamėve nė radhėt e EAM-it.
Edhe gjermanėt u pėrpoqėn ta hedhin minoritetin shqiptar nė luftė kundėr EAM-it dhe Frontit Nacionalēlirimtar Shqiptar. Kėto pėrpjekje regresive shoqėroheshin me njė propagandė me ngjyra tė theksuara nacionaliste.
Nė kuadrin e bashkėpunimit tė popullit shqiptar dhe atij grek, u bėnė pėrpjekje pėr tė vendosur ura lidhjeje nė linjėn e atyre forcave qė udhėhiqeshin nga Partitė Komuniste. Nė bisedimet midis pėrfaqėsuesve tė tė dy palėve ishte vendosur qė nė tetor tė vitit 1943, tė harmonizohej puna nė minoritet. Pėr kėtė qėllim ishte pranuar qė tė vinin nė minoritetin grek nė Shqipėri anėtarė tė Partisė Komuniste Greke "qė tė bėjnė punė nė minoritete duke enė nė lidhje gjithmonė me ne". Po kėshtu do tė procedohej edhe nė Ēamėri.
Minoriteti grek nė Shqipėri u synua me lakmi nga reaksioni zervist grek pėr tė depėrtuar nė tė, Historia e Camerise Parga_01me qėllime tė hapura antishqiptare. Tė dėrguarit e EAM-it nė minoritet, si Aleks Janari, me propagandėn e tyre shfrytėzuan marrėveshjen qė pėrmendėm mė sipėr, pėr tė ngjallur ndjenjat nacionaliste tė minoritetit, "pėr t'i bėrė masat e minoritetit t'i drejtojnė sytė nga Greqia". Nė njė miting qė ishte bėrė nė Akrovjan ishte deklaruar hapur se "ne pranojmė tė jemi njė Greqi qoftė komunikste, qoftė djalliste, por vetėm Greqi tė jemi". Sipas tė njėjtit burim del se grumbullimet dhe veprimtaria e reaksionit grek financohej me tė holla. Nga Dhrovjani dhe Leshnic ishin dėrguar pėr tek Zerva 23 veta "pasi ky paguante 1 stėrlinė pėr tre anėtarė tė familjes" (minoritare). Ndjenjat nacionaliste po merrnin forcė nė minoritetin shqiptar nė Greqi, domethėnė nė Ēamėrinė e pėrtejme, duke ndikuar nė ēoroditjen e popullsisė ēame ndaj situatės nė luftės dhe tė mbėshtetjes sė saj. Megjithatė, Kryesia e Kėshillit Antifashist Nacionalēlirimtar tė Shqipėrisė, duke pasur bindje nė vijėn e bashkėpunimit midis dy popujve, dėrgoi njė delegacion nė Konferencėn Panepirotike tė EAM-it sipas ftesės sė bėrė nga Komiteti Panepirotik Nacionalēlirimtar i Greqisė mė 14 qershor 1944. Duhet shėnuar se ky bashkėpunim inspirohej nga qėllime fisnike tė bashkėjetsės midis fqinjėve me devizėn: luftė e ashpėr dhe e paprerė armikut nazist dhhe gjithė reaksionit nė shėrbim tė tij.
Peshė jo tė vogėl nė trajtimin e ēėshtjes ēame dhe tė pozitės sė Ēamėrisė nė vitet e Luftės sė Dytė Botėrore do tė luante dhe qėndrimi i nacionalistėve ēamė, i cili aspironte hapur me qėndrimin e vet bashkimin e Ēamėrisė me Shqipėrinė.
Kėtė lėvizje e drejtonte njė Kėshill krahinor me organizmat e tij nė nėnprefekturat dhe fshatrat. Pjesėtarė tė kėshillit krahinor tė Ēamėrisė ishin njerėz me influencė si vėllezėrit Dino, Adem Muha, Hamza Rexhepi, Hizder Ahmeti, Mahmut Mala, Ramadan Sulo, Bido Taho, Haxhi Shehu etj. Kėshilli krahinor kryente nė njė farė mėnyre detyra tė qeverisjes siē ishin mbajtja e rrefullit dhe qetėsisė, zgjidhja e mosmarrėveshjeve, interesohej pėr hapje shkollash shqipe etj.

Njė veprimtari e tillė ishte e papranueshme pėr qeveritarėt e Athinės. Ndaj Qeveria greke e Ralisit shtroi kėrkesėn Historia e Camerise Preveze_01kėmbėngulėse pranė tė Dėrguarit tė Posaēėm gjerman pėr Evropėn Juglindore Nojbaherit "pėr rivendosjen e prefektit tė administratės greke nė Thesproti", "tė cilėt do tė kryenin funksionet e tyre zyrtare nė Ēamėri, duke u mbėshtetur nė Vermahtin gjerman". Mirėpo autoritetet gjermane mbanin njė qėndrim tė dyfishtė. Sipas kėtij qėndrimi, gjermanėt nuk njihnin zyrtarisht veprimtarinė e Kėshillit Krahinor ēam, ēka presupozonte njohjen e administratės shqiptare. Nga ana tjetėr, nuk i jepte pėrgjigje tė prerė as qeverisė sė Ralisit. Megjithaė, nė heshtje, autoritetet gjermane e pranonin punėn e Kėshillit, i cili siguronte mbajtjen e qetėsisė nė krahinė, gjė qė u interesonte edhe gjermanėve. Nacionalistėt shqiptarė ēamė nuk pėrkrahnin pėrpjekjet e oficerit anglez tė ndėrlidhjes pr njė marrėveshje bashkėpunimi me grupin nacionalist tė Zervės. Ėshtė e qartė se kėto pėrpjekje nuk dhanė ndonjė rezultat, sepse qėllimet e kėtyre grupimeve nacionaliste ishin diametralisht tė kundėrta.
Nacionalistėt shqiptarė synonin bashkimin e Ēamėrisė me Shqipėrinė, ndėrsa pėrkrahėsit e Zervės e kundėrshtonin me ēdo mėnyrė njė gjė tė tillė. Madje zervistėt prisnin rastin e volitshėm pėr njė sulm vendimtar mbi Ēamėrinė, pėr tė ushtruar mbi tė shfarosjen kombėtare.
Pėr tė realizuar synimet e tyre, nacionalistėt ēamė bėnė pėrpjekje pėr t'u lidhur me Shtabin Aleat tė Mesdheut, pėr tė mėnjanuar rrezikun zervist pėr fatin e Ēamėrisė. Njė qėndrim tė tillė e kishin konstatuar dhe autoritetet gjermane. "Sipas raporteve qė i kanė ardhur tė dėrguarit tė posaēėm tė Rajhut, Nojbaherit, vėrenin gjermanėt-grupi nacionalist shqiptar po punon pėr t'ia aneksuar Ēamėrinė Shqiėprisė". Nė pėrgjigje tė kėtij telegrami pohohet me gojėn plot se "Ky grup (nacionalistėt) ėshtė gati tė lidhet me kėdo, mjaft tė bashkojė Ēamėrinė me Shqipėrinė".
Barbi
Barbi
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 11902
Vendndodhja Vendndodhja : Ne ferr
Hobi Hobi : Librat kohet e fundit
Humor Humor : o sa kom qesh
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 03/07/2009
Falenderimet Falenderimet : 121

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi