♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Baleti klasik nė hall dietik

Shko poshtė

Baleti klasik nė hall dietik Empty Baleti klasik nė hall dietik

Mesazh nga Barbi Wed Jul 08, 2009 7:51 pm

Baleti klasik nė hall dietik Blerina
Balerinat klasike dje dhe sot. Ushqimet qė konsumojnė dhe vėshtirėsitė pėr tė qėndruar nė formė. Ganimet Vendresha: Atėherė punohej mė shumė. Rovena Shqevi: Sot hahet mė pak.

Kur pėrmendet njė balerinė klasike, nė mendje tė vjen njė siluetė e hollė, e gjatė, nė majė tė gishtave, e veshur me fustan tė bardhė, tė shkurtėr e me flokėt e mbledhura lart. Por, sa tė vėshtirė e kanė kėto vajza tė ruajnė modelin e elegancės qė kėrkon figura e baletit klasik? Ēfarė bėjnė pėr ta arritur njė gjė tė tillė?


Nėse kėto pyetje do tė bėheshin para viteve '90-tė, do tė merrnin pėrgjigje pėr sasinė e kufizuar tė ushqimit qė njerėzit merrnin me triska dhe orėt e tejzgjatura tė punės. Sot, pėrgjigja ėshtė njė tjetėr: kujdes individual pėr peshėn, e disa balerina tė tjera do tė pėrgjigjeshin se janė me "fat qė mund tė hanė gjithēka dhe tė mos shėndoshen".

Qė njė pjesė e mirė e balerinave tė Teatrit tė Operės dhe tė Baletit, ditėve tė sotme, nuk janė nė formė, kjo u vu re gjatė premierave "Kopelia" dhe "Gjenerali i ushtrisė sė vdekur".

Qysh kur pesė balerinėt e parė tė skenės shqiptare, Petrit Vorpsi, Zoica Haxho, Agron Alia, Xhemal Simixhiu dhe Ganimet Vendresha, studiuan nė Moskė, ka kaluar mė shumė se gjysmė shekulli. Shkolla dhe teknika qė ata sollėn ende vazhdon tė zbatohet nė baletin shqiptar. Pėr gjendjen jo tė mirė, nė tė cilėn ndodhet trupa, prima balerina e parė e TOB-it, ish-prima balerina, Ganimet Vendresha, thotė se gjithēka ka ardhur nga rėnia e standardeve tė mėsimdhėnies.

Pas viteve '90-tė, gjendja e vėshtirė nė tė cilėn ndodhej vendi la gjurmė edhe nė balet. Prurja e vajzave nė shkollėn e baletit po bėhej gjithmonė edhe mė e vėshtirė. Disa nuk kishin mundėsi ekonomike tė vazhdonin e tė tjera nuk kishin shėndetin. Nė shkollė qėndroi kush mundi dhe jo mė tė talentuarat.

Pasojat e kėsaj situate dolėn vite me vonė, mė saktė nė trupėn aktuale tė TOB-it. Pėr Ganimet Vendreshėn, ish-balerinė dhe pedagoge e baletit, gjithė puna fillon nė fėmijėri. Nė klasėn e katėrt, kohė kur fillohet shkolla e baletit, luan njė rol tė rėndėsishėm pedagogu.

"Mėnyra se si e tėrheq fėmijėn qė nė momentin e parė, qė nė hapin e parė qė hedh kur futet nė sallė dhe vendos dy duart nė levė, qė atje kėrkesat duhet tė jenė mė ndryshe", - shpjegon mėsuesja e parė e shkollės sė baletit nė Shqipėri. "Punohet mė muskulaturėn nė mėnyra tė ndryshme, prandaj edhe kėmbėt shėndoshen mė ndryshe.

Emėrtimi balet klasik, do tė thotė pėrpunim mė i bukur, mė i arritur i fizikut. Ai gdhendet si njė skulpturė. Kėshtu ėshtė edhe baleti klasik, kėtė drejtim tė jep. Pastaj zhvillimit tė fėmijėve nuk i dihet, ka vajza qė mund t'i zhvillohen gjoksi apo vithet".

Por, nėse ish-pedagogia e parė e shkollės fajėson rėnien e standardeve, balerina aktuale e TOB-it, Rovena Shqevi, ka tjetėr mendim. Sipas saj, sido qė tė ishin balerinat nė fillim tė viteve '90-tė, teatri nuk mund tė mbyllej. "Pėr tė vazhduar punėn, nė mėnyrė qė tė mos mbyllej sektori i baletit, (gjė qė s'mund tė ndodhte), nuk u panė shumė kriteret. Ēfarė ishte u mor nė punė".

Pjesa tjetėr ėshtė e gjitha nė dorė tė balerinės, nėse do apo jo tė ruajė formėn. Nė TOB asnjėherė nuk ka ekzistuar njė praktikė peshimi pėr balerinat, gjithēka ėshtė lėnė nė dorėn e tyre. Por rezultati shihet vetė. Shumėkush mund tė pyesė pėrse kėto balerina nuk mbajnė dietė.

Ganimet Vendresha thotė se tani abuzohet shumė me fjalėn dietė. Balerina pėr tė ėshtė si sportistėt: "Nė rast se njė sportist nuk ushqehet mirė, ai s'ka energji pėr tė punuar. Energjitė qė pėrftohen nga e ngrėna, digjen tė gjitha. Edhe balerina, nė rast se nuk ushqehet mirė, nuk ka fuqi qė tė punojė.

Ajo gjithė jetėn ka njė lodhje shumė tė madhe mbi kurriz. Sidomos po ta ushtrosh si duhet profesionin, ka gjithmonė lodhje".
Nė kėtė pikė, ish-balerina kthehet pas dhe tregon pėr kohėn kur studionte balet nė Moskė.


"Ne hanim mėngjesin nė shtėpi dhe nė orėn 9 fillonim mėsimin. Zakonisht mėngjesi kishte qumėsht, gjalpė, djathė, reēel, ėmbėlsira, sepse kėto tė japin energji. Nė orėn 12 mbaronte mėsimi. Pas tij ishte dreka, qė ofrohej nga shkolla; njė supė, njė tė dytė dhe njė komposto. Pastaj mė vonė, nga ora 4, hanim njė drekė tė dytė. Mund tė konsumonim prapė supė ose diēka tjetėr.

Veē kėsaj, pėrpiqesha tė mbaja gjithmonė njė frut me vete, mollė ose edhe ēokollatė. Kjo rutinė vazhdonte deri nė 8 apo 9 tė darkės". Por gjėrat do tė ndryshonin me ardhjen nė Shqipėri. Teatri nuk kishte mundėsinė t'u ofronte balerinėve njė vakt tė plotė, por mbi tė gjitha, pėr kėtė brez balerinash doli njė sfidė tjetėr: hapja e shkollės sė baletit.

Ganimeti tregon se nė atė kohė duhet tė ishin gjithė paraditen nė TOB, pasditeve duhet t'u jepnin mėsim fėmijėve dhe pasi tė kishin pėrfunduar mėsimet dhe tė liroheshin sallat, atėherė fillonin provat. E, me njė aktivitet tė tillė tė ngjeshur, kush ka kohė tė shėndoshet.

Situata pėr balerinat e sotme ėshtė mė ndryshe. Mė pak orė stėrvitje nė ditė, normale 2-3 orė, dhe pak mė shumė kur punohet pėr premiera. Po t'i shtosh kėsaj edhe "vese" tė tilla si fast-food-i, rezultati ėshtė ai qė shohim nė skenėn e TOB-it.

Balerina Rovena Shqevi tregon se, pėr tė pasur njė figurė tė mirė nė skenė, ka hequr dorė nga shumė zakone tė tė ushqyerit. Fillimisht ishte eliminimi i mėngjesit. "Megjithatė, mirė ėshtė qė tė hahet, sepse kaloritė mė tė mėdha harxhohen gjatė ditės. Kam abuzuar me kėtė punė qė nuk ha, pasi nuk ėshtė mirė. Shpresoj qė fuqitė tė mos mė lėnė me kalimin e kohės", - thotė ajo.

Por detyra (sakrifica) pėr tė qėndruar nė formė, pėr Rovenėn, nuk mbaron me kaq. Ajo tregon se gjatė gjithė ditės konsumon vetėm njė vakt e gjysmė. As mė pak dhe as mė shumė.

"Drekėn nuk e kam tė pėrcaktuar me recetė, ha si gjithė tė tjerėt, gjellė, mish, peshk. Zakonisht, njė pjatė gjellė me sallatė, shumė pak bukė, (sepse gjellėt shqiptare dihet qė duan pak bukė). Pica jo. Fast-food-i ėshtė pjesa qė kam eliminuar nga menyja ime. Ndėrsa darka ėshtė shumė e lehtė, vetėm kos.

Nė mes tė vakteve ha fruta, mollė jeshile portokall, d.m.th., njė frut tė stinės. Gjithmonė zgjedh ato me mė pak kalori", - tregon Rovena. Fatmirėsisht, ajo ėshtė nga ato balerina qė kujdesen pėr peshėn, ndonėse nė TOB asnjėherė nuk ka ndodhur qė balerinat tė peshohen.

Baletmaestri, Kujtim Hoxha, tregon se pas premierės sė baletit "Kopelia", kėrkoi qė balerinat tė peshoheshin. Por qė atėherė ka kaluar pothuajse gjysmė viti dhe njė gjė e tillė ende nuk ka ndodhur.

Verdi komik nė TOB
Kompozitori Giuseppe Verdi zbret kėtė jėvė nė Teatrin e Opėrs dhe tė Baletit me veprėn "Falstaff". Opera me libret tė Arrigo Boitos ėshtė bazuar nė veprėn e William Shakespeare, "Gratė gazmore tė Uinsdorit". Shfaqja e parė ėshtė nesėr nė orėn 19:00, ndėrsa tė tjerat do tė jenė ēdo ditė deri mė 31 maj. Pėr kėtė vepėr TOB ka angazhuar njė ekip artistėsh shqiptarė dhe tė huaj. Regjia dhe skenografia janė realizuar nga Nikolin Gurakuqi, mjeshtėr koncertues Gianna Fratta dhe kostumet kanė mbėrritur nga "Sartoria Arrigo" nė Milano. Interpretojnė Cengiz Sayin, Dobromir Tzvetanov, Sahap Cuneyt Unsal, Deniz Penozur, Ergys Mita, Vikena Kamenica, Dorina Selimaj, Shpresa Beka, Eriona Gjyzeli, Armand Likaj, Sonila Oshafi, Klodiana Laze, Roel Llupo, Gilmond Myftari dhe Denis Skura.
Barbi
Barbi
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 11902
Vendndodhja Vendndodhja : Ne ferr
Hobi Hobi : Librat kohet e fundit
Humor Humor : o sa kom qesh
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 03/07/2009
Falenderimet Falenderimet : 121

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi