♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Theniet e Eterve te Shkretetires

Shko poshtė

Theniet e Eterve te Shkretetires Empty Theniet e Eterve te Shkretetires

Mesazh nga Barbi Tue Jul 07, 2009 1:31 pm

ANDONI I MADH

Andoni i Madh, i mbiquajtur "Babai i Murgjve", kish lindur nė qėndėr tė Egjiptit rreth vitit 251 pas Vdekjes sė Krishtit, dhe ishte i biri i prindėrve tė krishterė qė jetonin si fermerė nė fshat. Nė vitin 269 ai dėgjoi Ungjillin teksa lexohej nė kishė dhe ia aplikoi vetes fjalėt e Ungjillit: "Shko dhe shit gjithēka ke dhe tė ardhurat jepua tė varfėrave dhe hajde..." Ai ia pėrkushtoi veten njė jete me asketizėm nėn udhėheqjen shpirtėrore tė njė plaku pranė fshatit tė tij qė jetonte i izoluar nga bota. Nė vitin 285 shkoi vetėm nė shkretėtirė qė tė bėnte njė jetė nė vetmi tė plotė. Reputacioni i tij tėrhoqi pasues qė u vendosėn pranė tij, dhe nė vitin 305 Andoni doli nga izolimi pėr t'u bėrė ati i tyre shpirtėror. Pas pesė vjetėsh ai u tėrhoq pėrsėri nė izolim e vetmi. Ai e vizitoi Aleksandrinė tė paktėn dy herė, njėherė gjatė kohės sė persekutimit tė tė krishterėve, dhe herėn e dytė pėr tė mbeshtetur peshkopin Athanas kundėr herezisė. Ai vdiq nė moshėn 105 vjeē. Jeta e tij u shkrua nga Shėn Athanasi dhe ishte me shumė influencuese nė pėrhapjen e idealeve tė monasticizmit nė gjithė Botėn e Krishterė.


1. Kur Abba i shenjė Andon jetonte nė shkretėtirė e zuri dėshpėrimi dhe e sulmuan shumė mendime plot mėkat. Ai i tha Zotit: "Zot, unė dua tė shpėtoj nga kėto mendime prandaj mos mė ler vetėm. Ēfarė duhet tė bėj kur vuaj? Si mund tė shpėtoj prej tyre?" Pas pak ēastesh, kur u ngrit nė kėmbė qė tė dilte, Andoni pa njė njeri si vetja qė ishte duke punuar, ngrihej qė tė lutej dhe ulej pėrsėri pėr tė thurur litarin, e ngrihej pėrsėri pėr tu lutur. Ishte njė engjėll i Perėndisė qė kish ardhur pėr ta korigjuar dhe pėr ta siguruar. Ai dėgjoi engjėllin t'i thosh atij: "Bėje kėtė dhe do tė shpėtosh." Sapo dėgjoi kėto fjalė, Andoni u mbush me gėzim dhe kurajo. I bėri ato dhe shpėtoi.


2. Kur i njėjti Abba Andon po mendonte pėr thellėsinė e gjykimit tė Perėndisė, ai pyeti: "Zot, si ka mundėsi qė disa vdesin tė rinj dhe disa vdesin nė nje moshė shumė tė thyer? Pse ka njerėz qė janė tė varfėr dhe tė tjerė qė janė tė pasur? Pse njerėzit e kėqinj jetojnė mirė dhe njerėzit e drejtė janė nė nevojė?" Ai dėgjoi njė zė qė iu pėrgjigj: "Andon, mbaje vėmendjen mbi veten tėnde. Kėto gjėra janė pėr tu gjykuar nga Perėndia dhe nuk fiton gjė edhe sikur tė mėsosh rreth tyre."


3. Dikush e pyeti Abba Andonin: "Ēfarė duhet tė bėjė njeriu qė tė kėnaqi Perėndinė?" Plaku iu pėrgjigj: "Vėri veshin kėsaj qė po tė them: kushdo qofsh, gjithmonė ki para syve tė tu Perėndinė; ēfarėdo qė tė besh, bėje ashtu siē tė mėsojnė Shkrimet e Shenjta; kudo qė tė jetosh, mos u largo kollaj prej andej." Mbaji kėto tre kėshilla dhe do tė shpėtosh.


4. Abba Andoni i tha Abba Poemenit: "Kjo ėshtė puna e madhe e njeriut: gjithmonė tė pranojė fajin e mėkateve tė tij pėrpara Perėndise dhe tė presė tundime gjatė gjithė jetės sė tij."


5. Ai tha gjithashtu: "Kushdo qė nuk ka provuar tundimin, nuk ka pėr tė hyrė nė Mbretėrinė e Qiellit." Ai shtoi mė tej: "Pa tundime, askush nuk mund tė shpėtojė."


6. Abba Pambo e pyeti Abba Andonin: "Ēfarė duhet tė bėj?" dhe plaku i tha: "mos ki besim nė drejtėsinė tėnde, mos u shqetėso pėr tė shkuarėn, por kontrollo gjuhėn dhe stomakun."


7. Abba Andoni tha: "I pashė kurthet e armikut tė shpėrndara nė tė gjithė botėn dhe thashė duke psherėtitur: "Kush mund tu shpėtojė kėtyre kurtheve?" Pastaj dėgjova njė zė qė mu pėrgjgj: "Pėrulėsia.""


8. Ai tha po ashtu: "Disa njerėz e lodhin trupin me anė tė asketizmit, por u mungon mprehtėsia dalluese, prandaj janė larg Perėndisė."


9. Ai tha gjithashtu: "Jeta dhe vdekja jonė ėshtė me fqinjin tonė. Nėse e bėjmė njė vėlla pėr vete, kemi fituar Zotin, por nėse e skandalizojmė vėllanė, kemi mėkatuar kundėr Krishtit."


10. Ai tha gjithashtu: "Ashtu siē ngordhin peshqit po ndejtėn pėr njė kohė tė gjatė pa ujė, ashtu edhe murgjit qė hallakaten jashtė qelivė tė tyre apo e kalojnė kohėn me njerėzit e botės e humbin intensitetin e paqes sė brendshme. Ashtu si ai peshku qė shkon nė drejtim tė detit, edhe ne duhet tė nxitojmė pėr nė qelinė tonė, nga frika se nėse vonohemi jashtė, do tė humbim vrojtimin tonė tė brendshėm."
Barbi
Barbi
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 11902
Vendndodhja Vendndodhja : Ne ferr
Hobi Hobi : Librat kohet e fundit
Humor Humor : o sa kom qesh
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 03/07/2009
Falenderimet Falenderimet : 121

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Theniet e Eterve te Shkretetires Empty Re: Theniet e Eterve te Shkretetires

Mesazh nga Barbi Tue Jul 07, 2009 1:32 pm

11. Ai tha gjithashtu: "Ai qė dėshiron tė jetojė nė vetmi nė shkretėtirė, shpėton prej tre konflikteve: dėgjimit, fjalėve, shikimit. Ngelet vetėm njė konflikt pėr tė dhe ėshtė ai i kurvėrimit."


12. Disa vėllezėr shkuan tek Abba Andoni qė t'i rrėfenin atij disa vegime qė kishin patur dhe tė mėsonin prej tij nėse vegimet ishin tė vėrteta apo me origjinė djallėzore. Ata kishin marrė me vete njė gomar tė vogėl i cili u ngordhi rrugės. Teksa arritėn tek At Andoni, Ai, duke qėnė nė pritje tė tyre, u tha: “Si ju ngordhi gomari i vogėl rrugeė?” “Nga e mėsuat qė gomari na ngordhi rrugės o At?” e pyetėn vėllezėrit. “Demonet ma rrėfyen.” Dhe ata iu pėrgjigjėn atij: “Nuk erdhėm pėr kėtė arsye pėr tė tė parė ty, por nga frika se mos mashtrohemi, pasi shohim vegime dhe shpesh herė dalin si tė vėrteta.” Duke u dhėnė shembullin e gomarit tė ngordhur, Abba u bėri tė qartė vėllezėrve se vegimet ishin tė njė natyre djallėzore.


13. Njė gjahtar e pa Abba Andonin duke bėrė shaka me disa prej vėllezėrve dhe u shokua. Duke dashur qė ti tregonte gjahtarit se edhe shakaja ishte e nevojshme nganjėherė pėr nevojat e vėllezėrve, Abba iu drejtua gjahtarit me fjalėt: "Vėr njė shtizė ne harkun tėnd dhe qėlloje nė ajėr." Dhe gjahtari e bėri. Abba i tha: "Qėllo edhe njė tjetėr" dhe gjahtari qėlloi pėrsėri. Pastaj Abba i tha: "Qėllo edhe njė tjetėr mė fort" dhe gjahtari iu pėrgjigj "po e pėrtheva harkun kaq shumė do tė mė thyhet fare." Dhe Abba i tha: "Ėshtė e njėjta gjė edhe me punėt e Zotit. Po i tėrhoqėm vėllezėrit mė shumė se sa duhet, ata do tė kėputen njė ditė. Nganjėherė ėshtė mirė qė tė vi poshtė dhe tu plotėsoj nevojat e tyre." Kur dėgjoi kėto fjalė, gjahtari u copėtua nga keqardhja dhe u largua i ngritur shumė moralisht nga plaku. Kurse vėllezėrit shkuan nė shtėpi tė fuqizuar.


14. Abba Andoni mėsoi pėr njė murg tė ri nė moshė qė kish bėrė njė mrekulli rrugės. Kur kish parė disa pleq tė moshuar rrugės qė mezi ecnin, ai kish urdhėruar gomarėt e egėr tė shkretėtirės qe ti merrnin dhe ti shpinin tek Abba Andoni. Pleqtė qė erdhėn tė takonin Abba Andonin, ia rrėfyen se ēfarė kish ngjarė. Abba u tha atyre: "Ky murg mė duket mua si njė anije e mbushur plot me mallra, por nuk e di nėse do tė arrijė dot deri nė port." Pak pak minutash, Abba Andoni filloi tė qante, tė vajtonte dhe tė shkulte flokėt e tij. Njėri nga dishepujt e pyet: "Pėrse po qan Abba?" dhe plaku i pėrgjigjet: "njė shtyllė e madhe e Kishės sapo u rrėzua (e kish fjalėn pėr murgun) por shko tek ai dhe shiko se ē'ka ngjarė." Dhe dishepulli shkoi dhe e gjeti murgun te ulur nė njė rrogozė duke vajtuar pėr mėkatin qė kish bėrė. Kur pa dishepullin e Abba Andonit, ai u tha: "Thuajini plakut qė t'i lutet Zotit pėr mua qė tė mė japi vetėm 10 ditė kohė dhe shpresoj se do tė jem nė gjendje t'ia shpėrblej." Por pas 5 ditėsh, ai vdiq.


15. Njėri prej vėllezėrve lavdėroi njė murg nė sy tė Abba Andonit. Kur murgu erdhi ta takonte, Abba Andoni donte tė shikonte se si ai i duronte ofendimet, dhe kur pa qė nuk i duronte dot fare, i tha: "Ti je si njė fshat i zbukuar nė mėnyrė magjepėse nga jashtė, por i shkatėruar pėrbrenda nga hajdutėt."


16. Njėri prej vėllezėrve i tha Abba Andonit: "Lutu pėr mua." Plaku i tha atij: "Unė nuk do tė tregoj mėshirė pėr ty dhe as Zoti nuk do tė tregojė mėshirė pėr ty, nėse ti vetė nuk bėn njė pėrpjekje qė t'i lutesh vetė Perėndisė."


17. Njė ditė, disa pleq erdhėn qė tė takonin Abba Andonin. Nė mes tyre ishte edhe Abba Josifi. Duke dashur ti testojė, Abba Andoni zgjodhi nje tekst nga Shkrimet e Shenjta dhe filloi me mė tė riun qė ta pyeste se ēfarė domethėnie kish ai tekst. I pyeti tė gjithė me rradhė dhe tė gjithė dhanė mendimin e tyre ashtu siē e kuptonin. Por tė gjithėve Abba u thosh se: "Nuk e ke kuptuar." Nė fund fare pyet Abba Josifin: "Si do ta shpjegoje ti kėtė thėnie?" dhe ai iu pėrgjigj: "Nuk e di." Dhe pastaj Abba Andoni i tha: "Abba Josifi e ka gjetur rrugėn me tė vėrtetė, pasi ai tha "Nuk e di"."


18. Disa vėllezėr po vinin nga Sketis pėr tė takuar Abba Andonin. Kur ishin duke hipur nė njė varkė pėr tė shkuar atje, takuan edhe njė plak qė do shkonte po atje. Vėllezėrit nuk e njihnin atė. U ulėn nė varkė duke sjellė ndėr mend gjatė gjithė kohės thėniet e Etėrve, Shkrimeve, dhe punėn e tyre tė krahut. Kurse plaku rinte pa folur. Kur arritėn nė bregun tjetėr, mėsuan se edhe plaku ishte nisur pėr tek qelia e Abba Andonit. Kur arritėn tek vendi i qelisė, Abba Andoni u tha atyre: "A ju bėri shoqėri tė mirė ky plaku gjatė rrugės?" Pastaj iu drejtua plakut me fjalėt: "Paske sjellė shumė vėllezėr tė mirė me vete o at." Plaku ia ktheu: "Duke qė janė tė mirė por nuk kanė njė derė nė shtėpinė e tyre dhe kushdo mund tė hyjė nė stallė dhe tua lėshojė hajvanėt." Me kėto fjalė ai donte tė tregonte se vėllezėrit flisnin ēdo fjalė qė u vinte nė mendje.


19. Vėllezėrit erdhėn tek Abba Andoni dhe i thanė: "Na thuaj njė fjalė, si mund tė shpėtojmė?" Plaku u tha atyre: "Ju i keni dėgjuar Shkrimet e Shenjta. Ato ju mėsojnė se si mund tė shpėtoni." Por ata i thanė: "Po duam ta dėgjojmė edhe nga ty o At." Pastaj plaku u tha atyre: "Ungjilli thotė, "Nėse dikush ju qėllon nė faqe, kthejini edhe faqen tjetėr"(Mat. 5:39)". Ata i thanė: "Nuk mund ta bėjmė dot atė." Plaku u thotė: "Nėse nuk ofroni dot faqen tjetėr, tė paktėn lėrini t'u qėllojnė nė njė faqe." "As atė nuk e bėjmė dot", i thanė ata. "Nėse nuk e bėni dot as atė, tė paktėn mos ua ktheni tė keqen me tė keq", u tha plaku. "Nuk e bėjmė dot as atė", i thanė murgjit. Pastaj plaku u tha dishepujve tė tij, "Pėrgatitni pak ēaj misri pėr kėta invalidė. Nėse nuk e bėni dot as kėtė dhe as atė, ēfarė mund t'u bėj unė tjetėr? Ajo pėr tė cilėn ju keni nevojė janė lutjet."


20. Njėri prej vėllezėrve hoqi dorė nga bota dhe ua dha tė gjithė pasurinė tė varfėrve, por mbajti njė pjesė tė vogėl tė pasurisė pėr vete pėr shpenzime personale. Vajti qė tė takonte Abba Andonin. Kur ia rrėfeu Abba Andonit se ēfarė kish bėrė, plaku i tha: "Nėse do tė bėhesh murg, shko nė fshat, bli ca mish, mbuloje trupin tėnd lakuriq me atė mish dhe hajde kėtu ashtu siē je." Murgu bėri siē i tha plaku dhe qentė e zogjtė ia shqyen mishin rrugės. Kur u kthye plaku e pyeti nėse e kishte ndjekur kėshillėn e plakut apo jo. Ai i tregoi trupin e copėtuar nga plagėt, dhe Abba Andoni i tha: "Ata qė heqin dorė nga bota por duan qė tė mbajnė diēka pėr vete copėtohen nė kėtė mėnyrė nga demonėt tė cilėt bėjnė luftė kundėr tyre."


21. Bėri vaki qė njė ditė, njėri prej vėllezėrve tė manastirit ku rinte Abba Ilia tė pushtohej nga tundimi. Kur e pėrzunė nga manastiri, murgu shkoi nė mal tek Abba Andoni. Murgu jetoi aty afėr tij pėr ca kohė dhe pastaj Abba Andoni e dėrgoi prapė nė manastir. Kur murgjit e manastirit e panė, e pėrzunė pėrsėri dhe ai u kthye tek Abba Andoni duke i thėnė: "O At, ata nuk mė pranojnė." Atėherė Abba Andoni u dėrgon njė mesazh atyre nė manastir duke u thėnė: "Njė anije e zuri stuhia nė det dhe e humbi gjithė ngarkesėn e vetė tė mallrave nė det, mirėpo ajo qė kish mbetur nga anija arriti me vėshtirėsi nė breg tė detit. Por ju jeni duke flakur pėrsėri nė det atė qė gjetėt nė breg tė detit." Kur murgjit mėsuan se ishte Abba Andoni ai qė e kishte dėrguar murgun, ata e pranuan atė pėrsėri nė manastir menjėherė.


22. Abba Andoni tha: "Unė besoj se trupi gėzon njė lėvizje natyrale, tė cilės i ėshtė pėrshtatur, por tė cilėn nuk mund ta ndjeki dot pa mirekuptimin e shpirtit dhe pėrfaqėson nė trup njė lėvizje pa pasion. Ėshtė edhe njė lėvizje tjetėr qė vjen nga tė ushqyerit dhe tė ngrohurit e trupit nga tė ngrėnit dhe tė pirėt, dhe kjo shkakton qė ngrohtėsia e gjakut tė vėrė nė lėvizje trupin nė punė. Prandaj apostulli tha: " Dhe mos u dehni me verė, sepse sjell shthurje." (Efes. 5.18) Dhe nė ungjill, Zoti u rekomandon kėtė gjė dishepujve tė tij: "Kini kujdes qė zemrat tuaja tė mos rėndohen nga tė llupurit, nga tė dehurit." (Luka 21:34) Por ėshtė edhe njė lėvizje tjetėr qė mundon ata qė luftojnė dhe kjo lėvizje vjen nga veremi dhe xhelozia e demonėve. Duhet qė ti kuptoni kėto tre lėvizje tė trupit: e para ėshtė natyrale, e dyta vjen nga tė ngrėnėt shumė, e treta shkaktohet nga demonėt."


23. Ai tha gjithashtu: "Zoti nuk ua lejon tė njėjtėn luftė dhe tundime kėtij brezi, ashtu siē lejoi brezit para nesh, sepse njerėzit janė mė tė dobėt tani dhe nuk durojnė dot mė aq shumė."


24. Abba Andonit i ishte shfaqur nga lart nė shkretėtirė se ekzistonte njė njeri nė qytet qė ishte i barabartė me tė pėr nga dija hyjnore. Ai ishte doktor nė profesion dhe ēdo gjė tė tepėrt pėr nevojat e jetės sė tij ua jepte tė varfėrve, dhe ēdo ditė ai kėndonte Tri-shėnjtorin sė bashku me engjėjt.


25. Abba Andoni tha: "Do vijė njė kohė qė njerėzit do tė bėhen tė marrė, dhe kur tė shohin dikė qe nuk ėshtė i marrė si ata, do ti drejtohen atij me fjalėt: "Ti je i marrė, ti nuk je si ne.""


26. Vėllezėrit erdhėn tė takonin Abba Andonin dhe i vunė pėrpara njė pasazh nga libri i Levitikut. Plaku shkoi nė shkretėtirė i ndjekur fshehurazi nga Abba Amonasi, qe e njihte zakonin e Abba Andonit. Abba Andoni shkoi shumė larg dhe qėndroi nė kėmbė duke u lutur dhe duke qarė me njė zė tė fortė: "O Zot, dėrgomė Moisiun qė tė mė shpjegojė kėtė thėnie." Pastaj erdhi njė zė qė i fliste atij Abba Andonit. Abba Amonasi tha se edhe pse e dėgjoi zėnė nuk mundi ta kuptonte se ēfarė tha.


27. Tre Etėr shkonin dhe e vizitonin Andonin e bekuar ēdo vit, dhe dy prej tyre diskutonin me tė mendimet e tyre mbi shpėtimin e shpirtit tė tyre, kurse i treti rinte gjithmonė i heshtur dhe nuk i kėrkonte asgjė. Pas njė kohe tė gjatė, Abba Andoni i tha atij: "Ti vjen shpesh qė tė me takosh, por nuk mė pyet pėr asgjė", dhe plaku iu pėrgjigj: "Pėr mua mjafton qė tė takoj ty o Abba Andon."


28. Tregojnė pėr njė plak qe i kėrkoi Zotit qė ta lejonte qė tė takonte gjithė Etėrit e Shenjtė, dhe ai i takoi tė gjithė pėrveē Abba Andonit. Dhe ai e pyeti udhėrrėfyesin e tij: "Ku ėshtė Abba Andoni?" Dhe udhėrrėfyesi i tha si pėrgjigje: "Atje ku ėshtė Zoti, atje do jetė edhe Abba Andoni."


29. Njėri prej vėllezėrve nė manastir u akuzua pa tė drejtė pėr kurvėrim, dhe ai u ngrit e vajti tek Abba Andoni. Po ashtu, edhe murgjit erdhėn nga manastiri qė ta korrigjonin dhe ta merrnin me vete nė manastir pėrsėri. Murgjit e ardhur nga manastiri e akuzuan duke treguar se ēfarė kishte bėrė, por ai e hodhi poshtė akuzėn e tyre duke thėnė se ai nuk ka bėrė njė gjė tė tillė. Tani, Abba Pafnuti, qė e thirnin Qefal, qėlloi qė tė ishte prezent atje dhe u tregoi atyre kėtė paravoli: "Kam parė njėherė njė njeri tė mbuluar me baltė deri nė gju nė bregun e njė lumi dhe disa njerėz erdhėn qė ta nxirrnin nga balta por e shtynė mė keq nė baltė deri nė grykė." Pastaj Abba Andoni tha kėto fjalė pėr Abba Pafnutin: "Ja tek e keni njė njeri qė me tė vėrtetė kujdeset pėr shpirtrat dhe i shpėton ata." Tė gjithė murgjit e ardhur nga manastiri u prekėn thellė nė zemėr nga fjalėt e plakut dhe i kėrkuan falje murgut qė pak mė parė e akuzuan. Dhe tė qortuar nga Etėrit, ata e morėn vėllanė e tyre dhe u nisėn pėr nė manastir.


30. Disa thonė se Shėn Andoni ishte "i mbartur nga Shpirti", qė do tė thotė, qė lėviz sė bashku me Shpirtin e Shenjtė, por ai vetė asnjėherė nuk ua kish thėnė kėtė gjė njerėzve tė tij. Njerėz tė tillė si Abba Andoni shikojnė jo vetėm se ēfarė ėshtė duke ndodhur nė botė, por edhe ēfarė do tė ndodhi nė tė ardhmen.


31. Njė ditė Abba Andoni mori njė letėr nga perandori Konstandin, nė tė cilėn i kėrkonte qė tė shkonte nė Konstandinopojė, dhe Abba po vriste mendjen se ēfarė tė bėnte. Dhe i tha Abba Pavlit, dishepullit tė tij: "Duhet tė shkoj apo jo?" Ai iu pėrgjigj: "Nėse shkon do tė thėrrasin Andon. Por nėse qėndron kėtu do tė thėrrasin Abba Andon."


32. Abba Andoni tha: "Nuk ia kam mė frikėn Zotit por e dua Atė. Sepse dashuria e flak tej frikėn." (Joan 4.18)


33. Ai tha gjithashtu: "Gjithmonė tė kesh frikėn e Perėndisė pėrpara syve tė tu. Sille ndėrmend atė qė sjell vdekjen dhe jetėn. Urreje botėn dhe gjithēka qė ajo pėrmban. Urreje gjithė paqen qė vjen nga mishi i trupit. Hiq dorė nga kjo bote nė mėnyrė qė tė jesh i gjallė pėr Perėndinė. Kujto se ēfarė i ke premtuar Perėndisė pasi do tė t'a kėrkojė nė ditėn e gjykimit. Vuaj nga uria, etja, lakuriqėsia, ruaj shpirtin tėnd dhe lėsho plot psherėtima: qaj dhe rėnko nė zemėr, testoje vetveten, qė tė shikosh nėse je i denjė pėr Perėndinė, pėrbuze mishin e trupit nė mėnyrė qė tė ruash shpirtin tėnd."


34. Abba Andoni shkoi njėherė tė vizitojė Abba Amonin nė malin Nitria dhe kur u takuan, Abba Amoni i tha: "Falė lutjeve tė tua, numri i vėllezėrve po rritet, dhe disa prej tyre duan tė ndėrtojnė mė shumė qeli ku mund tė jetojnė nė paqe. Sa larg prej kėtej mendon se duhet ti ngremė qelitė?" Abba Andoni tha, hamė njėhere bukė nė orėn e nėntė dhe pastaj do dalim tė ecim nė shkretėtirė pėr tė eksploruar vendin." Dhe kėshtu shkuan nė shkretėtirė dhe ecėn deri nė perėndim tė diellit dhe atėherė Abba Andoni tha: "Hajde tė lutemi dhe ta ngremė kryqin kėtu, nė mėnyrė qe ata qė duan ta ndėrtojnė qelinė kėtu. Kurse ata qė kanė ngelur atje, nėse duan tė vijnė pėr vizitė kėtu, mund tė marrin pak ushqim nė orėn e nėntė dhe mund tė vinė kėtu. Nėse e bėjnė kėtė, di tė jenė nė gjendje qė tė mbajnė lidhje pa i shkėputur mendjen njėri-tjetrit." Distanca ėshtė 12 milje.


35. Abba Andoni tha: "Kushdo qė godet njė copė hekur, nė fillim vendos se ēfarė do bėjė me tė, njė kosė, njė shpatė apo njė sėpatė. Po ashtu edhe ne duhet tė mbledhim mendjen se ēfarė virtyti duam tė fakėtojmė se pėr ndryshe lodhemi kot."


36. Ai tha gjithashtu: "Bindja me maturi i jep njeriut pushtet mbi kafshėt e egra."


37. Ai tha gjithashtu: "Nėntė murg u rrėzuan pasi punuan pėr njė kohė tė gjatė dhe u fiksuan me krenarinė shpirtėrore, sepse besimin e bazonin nė punėt e tyre dhe duke u mashtruar nuk i kushtuan vėmendjen e duhur urdhėrimit qė thotė: "Pyet babanė tėnd dhe ai do tė ta tregojė" (Deut. 32.7)"


38. Dhe ai tha kėto fjalė: "Murgu qė ėshtė nė gjendje duhet ti tregojė pleqve tė tij nė konfidencė se sa hapa hedh dhe sa gllėnqka ujė pi nė qėlinė e tij, pėr tė parė nėse ėshtė duke bėre ndonjė gabim."
Barbi
Barbi
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 11902
Vendndodhja Vendndodhja : Ne ferr
Hobi Hobi : Librat kohet e fundit
Humor Humor : o sa kom qesh
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 03/07/2009
Falenderimet Falenderimet : 121

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi