♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kėrcimi - Baleti dhe mė shumė!

Shko poshtė

Kėrcimi - Baleti dhe mė shumė! Empty Kėrcimi - Baleti dhe mė shumė!

Mesazh nga Barbi Sat Jul 04, 2009 9:56 pm

Pak Histori

Fillimet

Njerzit nuk jane te sigurt akoma se kur ishte saktesisht periudha e fillimeve te artit te kercimit. Nje mendim eshte se njerzit kane kercyer edhe me heret se vete sapiensat njiheshin si specie.
Dhe eshte pak a shume e llogjikshme, pasi edhe parase njerzit te mesonin te flisnin ata i shprehnin emocionet e tyre nepermjet veprimeve (pak a shume ne te njejten menyre vepron sot baleti modern).

Megjithate te mendosh per balet me te mirefillte (me te qellimshem si te tille), njeriu konsiderohet te kete filluar kete veprimtari artistike kur ai filloi te kercente per kenaqesi apo arsye shpirterore.

Fillimet e para te kercimit (disi te dokumentuara) njihen te kene qene ne civilizimet e lindjes se mesme si dhe ne Indi apo midis njerzve te Australise, Afrikes dhe Amerikes. Nje nga Zoterit e Hindu, Shiva ose sic njihej ndryshe Nataraja, Zoti i Kercimit, eshte "dokumentuar" si nje njeri me shume krahe i cili qendronte vetem ne nje kembe. Format e para te kercimit duket se i kane pasur fillimet ne Indi rreth 6000 para Krishtit. Duke studiuar Dinastine e Pare te Egjiptit (rreth 3000 p.k.) , arkeologet kane gjetur relieve te cilat tregojne njerez duke kercyer apo duke perdorur ne nje fare menyre "gjuhen e trupit".

Ndersa njerzit e Australise, Afrikes dhe amerikes mendohet te kene kercyer per cdo arsye. Gezime, vdekje, ceshte shpirterore apo thjesht per kenaqesi. Kercimet e tyre inflyencojne format e kercimit edhe ne ditet tona. Ka pasur shume balete (sidomos ne Ameriken e Veriut) te cilat jane bazuar ne legjendat e njerezve te pare. Kercimet e australianeve te pare si dhe kercimet afro-jazz njihen edhe sot si forma kercimi ne te gjithe boten.


Grekėt dhe Romakėt

Kercimi shkoi ne Greqi rreth vitit 1400 p.k. nga Kreta dhe mendohet te jete inflyencuar nga Egjiptianet. Greket njihen te kene ndihmuar shume ne fjalorin e teatrit, sidomos ne koret, orkestrat (skenat ku koret kercenin dhe kendonin), prapa skenat pas orkestres, si dhe pjesen e ngritur midis orkestres dhe pjeses se ngritur te skenes. Kjo lloj shtrirje skenike si dhe fjalori formuan bazat e skenave teatrale nga te cilat u formua dhe baleti.

Greket gjithashtu folen per kercimin dhe ne mitologji. Nje shembull eshte biseda ne nje nga skenat e Sofokliut ku tregohet per Zotin Pan si mjeshter te kercimit si dhe Pindar i drejtohet Phoebus si "princi i Kercimit". Madje dhe Zeus eshte pershkruar "duke levizur denjesisht midis grumbullit te kercimtareve".

Romaket e trajtuan kercimin pak a shume njesoj si greket. Kercenin ne cdo aktivitet, kjo deri ne periudhat me "dekadente", kur pjesmarres se shoqerise se larte po ktheheshin me shume ne spektatore duke mos marre me pjese direkt ne kercime.


Mesjeta

Gjate mesjetes kercimi u be pjese edhe e Kishes, edhe pse kjo e fundit e kishte denuar per vite me rradhe kete veprimtari si nje akt mekatar. Ne Seville djemte e korrit te kishes filluan te kercenin para altarit pergjate ceremonive te ndryshme, ky lloj kercimi ruhet akoma ne kisha te ndryshme te botes. Edhe ne Lindjen e Larget kercimet ne Tempull ishin te mirenjohura.

Rilindja

Gjate rrilindjes shoqeria filloi te perqendrohej me shume tek individuali se sa njerzit ne pergjithesi, si rrjedhim gjate kesaj periudhe vajza dhe djali kercimtar u ngriten ne vlerat e nje burri dhe gruaje idela, ashtu sic konsiderohen akoma edhe sot ne kercimet e baleteve (klasike kryesisht).

Zhvillimet me te medha gjate kesaj periudhe kercimi i pati ne Itali. Ne qytetet e Italise se sotme zhvilloheshin shpesh veprimtari/koncerte ne te cilat kercimtaret ishin pjesmarresh se aristokracise si dhe kercimtare te paguar.

Ne France, kur njeri nga kaloresit u martua me njeren nga zonjat e mbretereshes, Mbreti Charles VI interpretoi nje kercim me maska, te quajtur Bal des Ardents (Festa e te Djegurit) Ky kercim ka mbetur ne histori per faktin se gjate kercimit nje nga pishtaret e mbajtur ne duar u vuri flaken pese kercimtareve dhe ne kohen kur zjarri po digjte kostumin e Mbretit, dukesha filloi ta shuante ate me vellon e saj. Kater nga pese kercimtaret vdiqen nga djegjet.

Gjate viteve 1400 nje pjese e konsiderueshme burrash u munduan te ishin mjeshtra baleti. Historikisht njihen vetem ata te cilet ne te njejten kohe jane shkrimtare te materialeve mbi kercimin. Disa prej tyre si Domenico da Piacenza (ose da Ferrara) dhe Guglielmo Ebreo (ndryshe i njohur si William ēifuti i Peasaros), ishin mesues dhe koreografe te njohe ne te gjithe europen.

Domenico eshte ndoshta nje nga mjeshterit me te njohur te kesaj epoke. Ne librin De Arte Saltandi ed Choreas Ducendi (Mbi Artin e kercimit dhe kercimet drejtuese) ai zgjodhi fjalen "ballo" ne te "danza" (te dyja do te thone kercim ne Italisht). Per kete zgjedhje ai eshte dhe arsyeja perse sot e kesaj dite njerzit perdorin sot fjalen "balet".
Barbi
Barbi
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 11902
Vendndodhja Vendndodhja : Ne ferr
Hobi Hobi : Librat kohet e fundit
Humor Humor : o sa kom qesh
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 03/07/2009
Falenderimet Falenderimet : 121

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Kėrcimi - Baleti dhe mė shumė! Empty Re: Kėrcimi - Baleti dhe mė shumė!

Mesazh nga Barbi Sat Jul 04, 2009 9:56 pm

Ludmill Cakalli - Balerini Shqiptar ne Itali

L. Cakalli lindi ne Tirane ne 05.09.1958 Ne 1969 filloi studimet e kercimit ne Akademine e Arteve, Tirane, nen drejtimin e mjeshtrit Miltiadh Papa. Ne 1980 ishte balerin i pare(spale) i Operas te Tiranes. Pasi fitoi burse studimi per ne Itali ne vitin 1989 dhe filloi atje studimet, u shperngul me gjithe familjen ne Itali ne 1992. Me pas punoi si mesues ne shkolla te ndryshme kercimi ne pjesen veriore te Italise. Disa nga shkollat qe mund te premenden jane : “Accademia di danza cittą di Vercelli” ; shkolla e kercimit “Taniez club” ne Novara, “Scarpette rosa” ne Lissone etj.

Konkretisht jeton ne Itali me gruan e tij Albana Tatiana Sulejmani. Me shume informacion per balerinin dhe datat per koncertet e tij mund te gjeni ne faqen e tij personale (mjafton te kerkoni ne web).
Barbi
Barbi
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 11902
Vendndodhja Vendndodhja : Ne ferr
Hobi Hobi : Librat kohet e fundit
Humor Humor : o sa kom qesh
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 03/07/2009
Falenderimet Falenderimet : 121

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi