♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sekreti i buzeqeshjes.....Dhembet

Shko poshtė

Sekreti i buzeqeshjes.....Dhembet Empty Sekreti i buzeqeshjes.....Dhembet

Mesazh nga Barbi Fri Jul 03, 2009 9:15 pm

Sekreti i buzeqeshjes.....Dhembet 17293142gd9

Janė disa xheste tė vogla tė pėrditshme qė ne bėjmė pėr tė mbrojtur dhėmbėt tanė tė bardhė e tė shėndetshėm. I ruajmė dhėmbėt nga ėmbėlsirat, por dhe nga sugot e frutave, pijet dhe agrumet tė cilėt ccuditėrisht prishin zmaltin e dhėmbėve.

Ne e kemi ditur gjithnjė qė karamelet dhe ėmbėlsirat shkatėrrojnė dhėmbėt. Por surprizė. Shoqata amerikane e dhėmbėve, shoqata e dentistėve amerikanė ka treguar se mes mes armiqve tė zmaltit nuk janė vetėm sheqernat, por dhe ushqimet shumė acide.
Si psh agrumet, me nė krye limonin. Ose lėngjet e frutave dhe pijet e gazuara mbi tė gjitha ato qė kanė nė bazė kolėn, tė cilat kanė konservues si acidi ortofosforik. Tė konsumuara cdo ditė dhe pėr njė periudhė tė gjatė kohe acidet mund tė indebulojnė zmaltin e dhėmbėve deri sa ta konsumojnė atė. Kjo nuk do tė thotė se pijet qė janė tė rrezikshme duhet tė hiqen nga qarkullimi, dhe mbi tė gjitha agrumet qė bėjnė pjesė nė njė dietė tė ekuilibruar. Por ndonjė pėrkujdesje ėshtė e domosdoshme. Ja disa nga truket qė mund tė pėrdoren pėr tė shpėtuar buzėqeshjen.

*Tė evitohen pėrtypjet e vazhdueshme tė snekėve dhe karameleve ose tė thithet pėr njė kohė tė gjatė njė pije. Sepse nė kėtė mėnyrė pėrbėrėsit e rrezikshėm mbeten mbi zmalt dhe nuk i jepet mundėsi pėshtymės tė krijojė atė cipė mbrojtėse tė krijuar nga kripėrat minerale dhe enzimat. Ideale ėshtė tė konsumohen pije dhe agrume nė brendėsi tė vaktit, ose tė paktėn tė pasur me ushqime tė tjera. Njė truk tjetėr pėr pijet ėshtė tė pihen me pipės. Nė kėtė mėnyrė nuk hyjnė nė kontakt me zmaltin.

*Pasi tė kesh ngrėnė e pirė sa mė shpejt tė lahen dhėmbėt aq mė mirė ėshtė sa mė shumė tė presim aq mė shumnė acidet do tė konsumojnė dhe mund tė bėjnė dėm. Pasta e dhembėve, pastaj pėrmban pėrbėrės qė tamponojnė efektet e tyre negative duke ristabilizuar pehazhin e gojės. Nėse nuk keni pastė dhėmbėsh duhet tė bėni disa shpėlarje me ujin e rubinetit.

Dy mollė nė ditė heqin dentistin nga qarkullimi sepse pėrmbajnė pėrbėrės natyralė qė ndihmojnė tė mbahet i pastėr zmalti. Pėrvec kėsaj eshte edhe furca natyrale qė eleminon nė mėnyrė mekanike prishjen e dhėmbėve.


Kujdesi per dhembet



Dhėmbėt e shėndetshėm, pėrveēse pėrmirėsojnė paraqitjen estetike, kontribuojnė nė mirėqenien e pėrgjithshme dhe pakėsojnė ndėrhyrjet e dentistit. Por cilat janė shkaqet themelore tė problemeve tė dhėmbėve si psh, kariesi? Si mund t'i parandalojmė? Ėshtė arritur nė pėrfundimin se njė higjienė jo e mirė e gojės, njė ushqim jo i rregullt dhe njė mėnyrė tė jetuari qė mund tė shkaktojė stres dhe ulje tė imunitetit, janė shkaktarėt e problemeve tė gojės dhe tė dhėmbėve.


Mishrat e dhėmbėve dhe tartari

Njė higjienė e keqe, jo vetėm qė ėshtė origjina e kariesit tė dhėmbėve, por dhe shkaktari kryesor i infeksionit tė mishit tė dhėmbėve. Tartari ėshtė njė pllakėz bakteriale e ngurtėsuar dhe e depozituar pėrreth dhėmbėve. Fillimisht kjo pllakėz shkakton infeksion nė mishin e dhėmbit dhe mė vonė infeksioni pėrhapet dhe mund tė arrijė deri nė kockė, gjė qė ēon nė mėnyrė tė pashmangshme nė rėnien e dhėmbit. Bakteret e para qė mbulojnė sipėrfaqen janė pėrgjithėsisht bakteret gram-pozitive, kokėt, sidomos streptokokėt dhe kokobacilet, siē ėshtė antinomyces. Shtresa fillestare ėshtė e karakterizuar nga njė veshje e pėrkohshme e sipėrfaqes sė dhėmbėve. Me kalimin e kohės ngurtėsimi bėhet mė i fortė dhe mė i vėshtirė pėr t'u shkatėrruar. Fillojnė tė vihen re dhe fryrje tė mishrave tė dhėmbėve, qė i hapin rrugė njė infeksioni tė thellė tė tyre, duke krijuar njė ambient ideal pėr mikrobet anaerobe, tė cilat nuk kanė nevojė pėr praninė e ajrit pėr t'u zhvilluar. Prezenca e baktereve specifike nė sipėrfaqen e dhėmbėve ėshtė njė element i padiskutueshėm pėr tė shkaktuar infeksione tė ndryshme. Vetėm prezenca e mikroorganizmave nuk ėshtė e mjaftueshme pėr tė shkatėrruar pllakėzat qė ngurtėsohen nė sipėrfaqen e dhėmbėve. Nė tė vėrtetė bakteret provokojnė njė pėrgjigje tė imunitetit (reagime mbrojtėse dhe stimulime irrituese) tė organizmit nė tė cilin pėrhapen. Kjo pėrgjigje ėshtė dhe shkaktare e shkatėrrimit tė disa pllakėzave. Dallohen mishrat e dhėmbėve tė veshur, tė cilėt ėshtė e mundur tė "pastrohen" pas njė terapie tė duhur nga paradonititėt, tė cilėt shkaktojnė njė veshje shkatėrruese pėr sipėrfaqen e dhėmbėve.


Parodontitėt

Janė njė grup sėmundjesh qė karakterizohen nga shkatėrrimi i aparatit bazė tė dhėmbit. Paraqiten me humbje tė sipėrfaqes sė dhėmbit, formime tė theksuara tė qeskave etj. Kėto sėmundje janė tė lidhura ngushtė me mėnyrėn e jetesės sė individėve, provokohen nga disa lloje bakteresh dhe influencohen gjatė zhvillimit tė tyre nga njė sėrė faktorėsh lokalė (njė higjienė e keqe e gojės) dhe tė pėrgjithshėm (trashėgimia gjenetike, duhani, diabeti stresi, marrja e ilaēeve tė caktuara farmaceutike).

Aktualisht parodontitėt janė shkaktarėt kryesorė tė humbjes sė dhėmbėve. Nė tė shumtėn e rasteve nuk diagnostikohen deri nė humbjen e dhėmbit ose diagnostikimi i tyre bėhet me shumė vonesė. Parodontitėt mund tė jenė njė faktor i rrezikshėm pėr pėrhapjen e infeksionit nė gjak dhe nė zemėr. Prandaj sėmundja parodontale duhet tė diagnostikohet dhe tė kurohet me kujdesin mė tė madh. Nė tė shumtėn e herėve duhet tė ndiqet njė terapi, e cila duhet tė jetė gjithmonė nėn vėzhgimin e dentistit gjatė ecurisė sė saj nė mėnyrė qė tė shmanget zhvillimi i sėmundjes, duke rrezikuar nė ndėrhyrje mė tė mėdha dhe tė rrezikshme pėr organizmin. Parandalimi dhe terapia janė shumė efikase nė pjesėn mė tė madhe tė rasteve.


Kariesi

Kariesi pėrbėn njė proces shkatėrrues pėr dhėmbin, shkaktarė tė tė cilit janė bakteret e pranishme pėrreth sipėrfaqes sė dhėmbėve (pllakėzat bakteriale). Numri i mikrobeve tė izoluara nė gojė ėshtė mė shumė se sa 350, por janė tė pakta ato tė cilat janė tė implikuara nė krijimin e kariesit. Pjesa mė e madhe e baktereve tė implikuara nė pllakėzat bakteriale tė krijuara nė sipėrfaqen e dhėmbėve pėrfaqėsohen nga: streptokoko mutans lactobacilli dhe actinomiceti. Kėto baktere nė qoftė se nuk do tė lėvizen dhe tė pastrohen nga furēa e dhėmbėve, bien nė kontakt me sheqernat qė janė prezente tek ushqimet e pėrditshme. Janė pikėrisht sheqernat ata qė i japin kėtyre baktereve forcėn pėr tė filluar shpėrbėrjen e mineraleve tė dhėmbit, duke arritur deri nė thellėsi tė tij.


Si te kujdesemi

Pasta e dhėmbėve lehtėson lėvizjen e pllakėzave bakteriale dhe ka substanca freskuese dhe kurative.

Fija pastruese e dhėmbėve duhet tė kalohet rreth ēdo dhėmbi nė mėnyrė qė tė pėrshkojė sipėrfaqen e tij. Pėr ēdo aplikim duhet tė pėrdoret njė sipėrfaqe e papėrdorur mė parė e fijes.

Ushqimi

Ka njė lidhje tė dukshme mes kariesit dhe konsumimit tė karbohidrateve (glucideve). Kėta tė fundit krijojnė substratin fermentues pėr bakteret e kariesit. Ky efekt negativ i karbohidrateve mund tė modifikohet nga prezenca e elementeve tė tjera ushqyese si: kalciumi, fosfori dhe fluori, tė cilėt kanė efekte mbrojtėse.


Frutat

Molla ėshtė njė ndėr frutat mė tė kėshillueshme nga dentisti pėr dhėmbėt, sipas rekomandimeve duhet tė hahen jo mė pak se dy tė tilla nė ditė.
Karotat duhet tė pėrdoren ēdo ditė, sipas specialistėve ato bėjnė mirė pėr zmaltin e dhėmbėve.


Dhėmbėt

Kariesi shfaqet tek pėrdoruesit e sheqerit
Lidhja e drejtėpėrdrejtė e sheqerit dhe e sasisė sė kariesit ėshtė verifikuar nga shumė studime shkencore. Numri mė i madh i pėrbėrjeve tė kariesit zhvillohet tek ata persona, tė cilėt marrin sheqer mė shumė se katėr herė nė ditė jashtė vakteve tė ushqimit dhe nė formėn e karameleve etj.

Kujdes me ushqimet e pakontrolluara

Parandalimi qė mund t'i bėhet sėmundjeve tė gojės, dhėmbėve dhe mishrave tė tyre ėshtė mbajtja e njė higjiene sa mė tė rregullt dhe tė pastėr tė gojės dhe tė dhėmbėve. Pastėrtia e dhėmbėve dhe njė ushqim i pasur janė bazat e parandalimit tė kėtyre sėmundjeve.

Furēa e dhėmbėve

Ėshtė e kėshillueshme qė dhėmbėt tė fėrkohen nė drejtimin vertikal duke nisur nga mishi i dhėmbėve nė drejtim tė kundėrt dhe kurrė e anasjelltas. Si sipėrfaqja e brendshme e dhėmbit ashtu dhe sipėrfaqja e jashtme e tij pastrohen me njė lėvizje rrotulluese me drejtim nga jashtė.


Karota

Janė tė njohura thuajse pėr tė gjithė njerėzit veēantitė dhe tė mirat e karotės. Pėrveēse u bėn shumė mirė dhėmbėve dhe ndihmon nė zbardhjen e tyre, karota i jep energji trupit tė njeriut dhe bėn tė mundur stabilizimin e nivelit tė kolesterolit nė gjak. Nuk lihen mėnjanė dhe vetitė e betakarotenit, aq shumė i kėshillueshėm edhe nga mjekėsia moderne, si njė element bazė pėr jetėgjatėsinė dhe funksionimin e mirė tė gjitha organeve tė njeriut.

Kujdes mishrat e dhembeve


Periodontiti eshte semundja qe prek indet e buta perreth dhembeve. Nje nga pasojat me serioze te periodontitit eshte jo humbja e mishrave te dhembeve, por e mases kockore te alveolave(vrimave ku inserohen dhembet. Kjo ben qe dhembet te levizin dhe dalin me ne siperfaqe. Duken njerezit qe kane nivele jo te njejta te dhembeve(kryesisht te poshtem).

Parandalimi i semundjes behet:
Duke lare dhembet me furce tre here ne dite(sa here pertypesh duhen hequr mbeturinat ushqimore)
Perdorimi i fijeve per pastimin e mbeturinave midis dhembeve.
Dy here ne vit behet pastrimi i gurezave te dhembeve.
Hygjene e larte ne goje.

Periodontiteti nuk prek vetem dhembet, nqs nuk kurohet infeksioni nuk ngelet thjesht nje infeksion oral, por kalon edhe ne rruget e frymemarrjes. Shkaqet me te shumta jane mbushje jo te rregullta te dhembeve, ne te cilat jane lene hapesira, ku fare mire mund te filloj nje infeksion, proteza (dentures) qe vrasin mishrat e dhembeve, po ashtu edhe nga nje hygiene orale qe le shume per te deshiruar, si edhe nga nje diete e crregullt.
Shenjat e para jane ndjeshmeria ndaj ushqimeve te ftohta dhe te nxehta, ere e rende e gojes, si edhe nje shije e hidhur qe ngelet aty edhe gjithe embelsirat e botes te hash.

Si ndihme fillestare jane gjitha llojet e ushqimeve qe permbajne vitamina C . Mungesa e kesaj vitamine sidomos kur vuan nga periodontiti, mund te coje ne renie/thyerje te dhembeve. Edhe mungesa e vitamines A qe ndihmon ne shendetin e mishrave te dhembeve mund te shkaktoje infeksion te tyre.
Nqs vertet nuk do te kesh shume probleme merr suplemente qe permbajne: sodium, potassium, calcium, fosfor, hekur dhe magnez. Mos harroni pastaj qe vitamina D eshte e domosdoshme per marrjen/thithjen e calcium nga trupi.

Nje diete qe permban sa me shume perime dhe fruta eshte nje plus i madh ne kete rast.
Barbi
Barbi
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 11902
Vendndodhja Vendndodhja : Ne ferr
Hobi Hobi : Librat kohet e fundit
Humor Humor : o sa kom qesh
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 03/07/2009
Falenderimet Falenderimet : 121

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi