♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Endrrat e keqija na bejne mire...

Shko poshtė

Endrrat e keqija na bejne mire... Empty Endrrat e keqija na bejne mire...

Mesazh nga BORIAN Thu Mar 12, 2009 3:03 pm

Endrrat e keqija na bejne mire... 56674390-sleep%5B1%5D

A e keni pyetur ndonjehere veten se cfare kuptimi
kane endrrat ne te cilat na duket sikur po rrezohemi nga lartesi te
medha, po na ndjekin, po na bien dhembet, na duket sikur jemi perseri
ne shkole apo edhe endrra me te sikletshme ne te cilat shfaqemi lakuriq
para te tjereve? Shkencetaret mendojne se endrrat tona lidhen me ato te
paraardhesve tane qe jetonin ne shpella dhe qe ndiqeshin nga kafshet e
egra.

Shkencetari
Finlandez Antti Revonsuo thote se ne i kemi trasheguar endrrat - bazuar
tek nevoja primitive per te mbijetuar - sepse ato e pergatisin trurin
tone te perballet me situata te veshtira cdo dite. Ai thote se eshte me
se e sigurt qe paraardhesit tane shihnin endrra, pasi procesi i te
enderruarit duket se eshte programuar biologjikisht ne trurin tone, dhe
truri qe kishin paraardhesit tane ishte pothuaj identik me tonin. "Ne e
dime se paraardhesit tane jetonin ne nje mjedis i cili i permbante te
gjitha llojet e rreziqeve.

Natyra e endrrave te keqija apo
maktheve te nates eshte se ato permbajne ngjarje kercenuese dhe na
detyrojne te shkojme drejt ketyre ngjarjeve te stimuluara. Keshtu qe ne
boten reale, pra kur jemi zgjuar, kur ndeshemi me situata te ngjashme
apo te ndryshme nga keto, atehere ne jemi te pergatitur per te
mbijetuar pasi i kemi hasur me pare ne endrrat tona. Pavaresisht se
kemi frike nga makthet e keqija, ato na ndihmojne te perballemi me
diten qe kemi para. Pra, si specie ne duhet te jemi mirenjohes per keto
vizione te frikshme. Pa endrrat e keqija apo makthet e nates, ka
mundesi qe njerezimi te mos kishte arritur aty ku eshte sot. Kerkimet
tregojne se 3/4 e endrrave jane negative".

Endrrat nuk e
fshehin kuptimin e tyre, ato jane relativisht transparente. Endrrat
reflektojne shqetesimet emocionale te njerezve qe lidhen me problemet e
tyre ne jeten e perditshme. Por ato mund te jene gjithashtu edhe
frymezuese. Mjaft arritje qe kemi ne sot, kane ardhur nepermjet
endrrave. Tabela e elementeve, qe u formulua ne 1869, thuhet se iu
shfaq kimistit Mendlejev ne enderr. Po keshtu edhe makina qepese,e cila
u shpik nga amerikani Elias Howe. Mary Shelley shkroi romanin
"Frankenstein", pas nje endrre, dhe rasti me i fundit eshte ai i
shkrimtares J.K.Rowling e cila filloi te shkruante "Harry Poter", mbasi
iu shfaq ne enderr magjistari i famshem.
BORIAN
BORIAN
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Numri i postimeve Numri i postimeve : 372
Vendndodhja Vendndodhja : Tirane
Hobi Hobi : Ceshtjet Investigative
Humor Humor : "ON"
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 11/03/2009
Falenderimet Falenderimet : 4

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi