♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Agjenti 91-vjeēar i CIA: Misioni pėr tė rrėzuar Hoxhėn

Shko poshtė

Agjenti 91-vjeēar i CIA: Misioni pėr tė rrėzuar Hoxhėn Empty Agjenti 91-vjeēar i CIA: Misioni pėr tė rrėzuar Hoxhėn

Mesazh nga Vizitor Fri May 29, 2009 9:22 pm

Agjenti 91-vjeēar i CIA: Misioni pėr tė rrėzuar Hoxhėn

Rrėfimi i Rexhė Berishės nga Peja, pėr jetėn si diversant nė malet e Shqipėrisė. Pas 53 vjetėsh nė “harresė”, CIA e dekoron dhe e shpėrblen me 35 mijė dollarė

KOSOVĖ - Kishte 53 vjet qė Rexhė Berisha nuk mbante mė kontakte me CIA-n. Ata e pėrgatitėn bashkė me shumė shqiptarė tė tjerė nė Rohrbah tė Gjermanisė, pėr ta desantuar si diversant nė Shqipėri, nė luftėn kundėr komunizmit, e si misioni dėshtoi: Rexha “u harrua”. Pėr vetė Berishėn, gjithė sa kishte ndodhur ishte vetėm njė aventurė e hershme qė mund t’ua tregonte miqve qė bujtnin nė fermėn e tij nė Novosellė tė Pejės. Por 5 vjet pasi lufta e Kosovės kishte mbaruar dhe Rexha ende nuk kishte ngritur dot nė kėmbė shtėpinė e djegur nga paramilitarėt, iu desh tė priste nė oborrin e banesės disa nga njerėzit mė tė rėndėsishėm tė Kosovės, pėrfshi Hashim Thaēin e Agim Ēekun dhe 7 amerikanė, tė gjithė pėrfaqėsues tė CIA-s. Njerėzit e Shėrbimeve Sekrete kishin sjellė me vete njė dekoratė dhe 35 mijė dollarė si shpėrblim pėr kohėn qė Rexha i shėrbeu CIA-s.

“Me paret e tyre ndėrtuam shtėpinė”, - tregon Rexha, sot 91 vjeē, i ulur nė divanin e ri tė banesės njėkatėshe tė ngritur nė themelet e tė parės. Ai ėshtė njė burrė i ngeshėm dhe nuk pėrton tė fillojė tė tregojė nga e para historinė qė e bėri agjent tė CIA-s, edhe pse ndėr vite i ka humbur ca kujtime. Fillimisht ai u angazhua me forcat nacionaliste gjatė Luftės sė Dytė Botėrore. Ishte ushtar i Ballit Kombėtar, ku aderon edhe sot dhe humbja e kėtij tė fundit para komunistėve Jugosllavė nė Kosovė e akuzat pėr bashkėpunim me pushtuesit, e detyruan Rexhėn bashkė me 50 tė tjerė qė tė arratiseshin pėrmes Kosovės e Maqedonisė pėr nė Greqi. 91-vjeēari kujton se kanė ecur pėr 23 ditė. Gjatė rrugės kanė rėnė nė pritė dhe disa nga njerėzit qė kishin me vete janė vrarė, por nė fund janė strehuar nė njė kamp refugjatėsh tė aleatėve nė Greqi.

Rexha thotė se nė Greqi kishte shumė shqiptarė tė arratisur asokohe, pas ardhjes nė fuqi tė komunizmit. Ai mban mend se nė kampin ku ka qėndruar, ndodheshin Abaz Ermenji, Alush Leshanaku, Isuf Luma e mjaft tė tjerė, qė shpejt do tė ishin pjesė e komitetit “Shqipėria e Lirė”, organizmi qė nė bashkėpunim me CIA-n dhe Mi6-ėn do tė organizonte grupet e diversantėve pėr nė Shqipėri. Nė kėtė kohė, kujton Rexha, i transferojnė prej Greqie nė Bari tė Italisė dhe kėtu mėsojnė pėr misionin qė do t’u besohej. Nga Bari transferohen nė Banjola dhe mė pas nė Rohrbah, ku ndodheshin zyrat e tė ashtuquajturės “Labore Service”. Nė Gjermani i kanė veshur ushtarė. “Na jepnin 275 marka pėr njė muaj”, - kujton Rexha, ndėrsa qesh se paratė qė merrte, nuk dinte ku t’i shpenzonte dhe e vetmja gjė qė kishte blerė gjatė mė shumė se dy vjetėve qė u pėrgatit pėr desantim, ishte njė biēikletė prej 25 markash. “Kur isha civil i hipja biēikletės dhe u endsha”, - tregon ai, duke bėrė me dorė andej-kėndej.

Nė Gjermani kanė mėsuar thuajse gjithēka qė do u duhej pėr tė mbijetuar nė mal. Nga pėrleshja trup me trup, qitjen me armė e propagandimin, arsyen pėr tė cilėn po i dėrgonin nė malet e Shqipėrisė etj. Rexha kujton njė oficer amerikan me njė sy artificial. Tė tjerėt nuk kanė pasur emra dhe 91-vjeēari thotė se tė gjithė kishin emra tė rremė.

Nė kohėn kur ka pėrfunduar stėrvitja, Rexhė Berisha ėshtė desantuar nė Shqipėri. “Ishim katėr veta nė grup”, - kujton ai. Desantimi ėshtė kryer diku nė mes tė nėntorit tė vitit 1949 dhe bashkė me Berishėn janė hedhur nė malėsinė e Tropojės edhe Halil Nerguti e Ramadan Cena nga Kukėsi dhe Miftar Maloku nga Prizreni. Pak ditė para tyre ishte hedhur njė grup tjetėr, ndėrsa mė parė, disa misione kishin dėshtuar dhe diversantėt ishin zėnė robėr, por as CIA, as Mi6 nuk e kishin kuptuar kėtė. Njerėzit e Sigurimit, tė ndihmuar edhe nga specialistė rusė, organizuan tė ashtuquajturėn “Radio Loja”, qė ēoi drejt eliminimit tė pjesės mė tė madhe tė diversantėve dhe bashkėpunėtorėve tė tyre, qė shpesh dorėzoheshin drejt e nė duart e sigurimit.

Rexha kujton se ata ishin tė pėrgatitur tė luftonin kundėr partisė. “Ishim tė armatos mirė, me radio, automat (automatik) dhe pajisje tė tjera”, - kujton 91-vjeēari. Por pasi ishin hedhur, ai dhe miqtė e tij e kishin kuptuar se, pavarėsisht armėve, nuk do tė mund tė bėnin shumė. Rexha thotė se ishte fati i tyre qė piloti gaboi gjatė desantimit dhe nė vend qė tė hidheshin nė zonėn e parashikuar, ata u hodhėn disa kilometra mė tutje. Kjo u shpėtoi atyre jetėn. “Ne na lėshuan nė mal gabimisht. Po tė na kishin lėshuar nė vendin e vendosur, do tė ishim vra, se kėta (forcat e ndjekjes) ishin tė lajmėruar nga Filbi dhe na prisnin aty”, - thotė Rexha. Ai kujton se mjaft prej shokėve ishin vrarė nga Sigurimi, ndėrsa hidheshin me parashuta, pa qenė nė gjendje as tė zbrisnin nė tokė.

Pėr dy vjet me radhė, prej kėsaj kohe ai dhe tre shokėt e tij tė grupit janė endur nė malet e Shqipėrisė. Ka qenė njė kohė e vėshtirė me forcat e ndjekjes sė bandave tė krijuara nga Sigurimi i Shtetit pas shpinės. Sidoqoftė, shpejt ata e panė tė pamundur tė vepronin. Florinjtė qė CIA u kishte dhėnė me vete, nuk mund tė shkėmbeheshin. Rexha thotė se nė Veri kishin pak baza. Pjesa mė e madhe ishin njerėz tė afėrm tė tyre, qė i ndihmonin me bukė. “Halil Nerguti qė ishte i Kukėsit, - kujton Rexha, - i ka pas do ēika tė vllaut, se vllaun ia kishin internue e ato ēikat na bijshim bukė”. Po ashtu, Miftar Maloku kishte njė njeri qė i furnizonte herė pas here me gazeta dhe ushqime, por atė e zbuluan dhe e vranė.

“Shumė u vranė”, - tregon Rexhė Berisha. Ai dhe kolegėt e tij si kishin mėsuar tradhtinė, e panė se ajo qė u kėrkohej ishte e pamundur. “Nuk mujshim me e ba atė punė qė u donte, a e di..., se i kishte pas do 65 mijė ushtarė Enver Hoxha”, - rrėfehet ai. Grupi i tij, pasi kishte jetuar pėr dy vjet nė shpellat e malėsisė sė Hasit, vendosi tė kalojė nė Kosovė. Nė fakt, para se t’i desantonin, oficerėt amerikanė u kishin thėnė qė, nėse kapeshin nė Jugosllavinė e Titos, atėherė e hapur me Perėndimin dhe gjithashtu e interesuar nė rrėzimin e regjimit tė Hoxhės, do tė mund tė shpėtoheshin. “Na kishin thėnė se po tė na kapshin nė Shqipėri, kishin me na myt, por po tė kapeshim nė Jugosllavi, do na shpėtojshin”,- kujton Rexha. Ai tregon historinė e 12 kolegėve tė tij, tė cilėt pasi ranė nė pėrplasje me forcat e ndjekjes, u detyruan, pasi mbaruan municionet, tė pėrtypnin pilulat qė mbanin me vete dhe tė vetėvriteshin.

Tė pamundur pėr tė qėndruar ende nė mal bashkė me treshen e grupit, ata kalojnė kufirin pėr nė Kosovė. Gjatė kohės qė i duhej tė rrinte i arratisur nė mal, Rexha mban mend qė kishte shkuar edhe dy herė tė tjera deri nė shtėpinė e tij nė Pejė, por vetėm natėn. Fillimisht ata futen nė Prizren, por pas pak kohėsh njeriu qė i kishte strehuar u thotė se duhej tė iknin prej andej. Ai u mundėson tė udhėtonin deri nė Ēaēak tė Serbisė. Vendi ku strehohen ėshtė shtėpia e njė ēifti tė moshuarish nė qytezė. Aty, kujton Rexha, kanė qėndruar pėr afro njė vit. Ēiftit i jepnin para dhe ai i mbante me ushqime. Ēaēaku kishte qėlluar qytezė e pasur dhe Rexha thotė se nuk i mungonte asgjė. Nė zonė nuk i njihte njeri dhe ata ishin paraqitur me emra tė rremė, si emigrantė nga Shqipėria. “Emrin e kam pas Jakup Zogu dhe banesėn numėr 49 nė Tiranė”, - kujton Rexha.

Qėndrimi aty, sidoqoftė, u ėshtė mėrzitur njė ditė. Atėherė, pasi lajmėruan qendrėn, vendosėn tė kthehen nė Shqipėri. Mirėpo shėrbimet jugosllave i kishin diktuar. Ata i ndalojnė nė rrugėn pėr nė stacionin e trenit dhe Rexha, bashkė me tre shokėt e tij, pėrfundojnė nė burg. Qėndrojnė nė qeli pėr njė vit. “As shkjau mos raftė nė qeli”, - thotė 91-vjeēari. CIA kupton situatėn e tyre dhe ndėrhyn tek autoritetet jugosllave, dhe Rexha bashkė me pjesėn tjetėr tė grupit lirohen. Prej asaj kohe, ai thotė se ka ndenjur nė shtėpinė e tij dhe ėshtė marrė me punė tė bujqėsisė, derisa lufta filloi sėrish dhe paramilitarėt i dogjėn shtėpinė...

Dy gjėra thotė qė nuk i duron dot: “Partinė” dhe “Shkjaun”. Ai tregon se kur ka ikur pėr herė tė parė nga shtėpia, nė ‘43-in, shkoi tė luftonte kundėr partisė (komunistėve) nė Malin e Zi. Tregon se e njeh me pėllėmbė atė vend. Fillimisht i angazhuar si xhandar nė forcat qė vendosėn tė bashkėpunojnė me Italinė dhe Gjermaninė, duke besuar se kjo do tė bashkonte edhe Shqipėrinė me Kosovėn, Rexha luftoi kundėr partizanėve jugosllavė. “Ushtria jonė u prish, se humbi Italia dhe e mori partizani”, - kujton Rexha. Pėr Rexhėn, arsyeja e vetme qė iu desh tė dilte nė mal, ishte partia. “I kanė vra do djem, mo tė mirėt i kanė vra”, - thotė Rexha, duke akuzuar komunistėt e Titos dhe ata tė Shqipėrisė.

Ende sot, pas shumė vitesh, kur komunistėt janė rrėzuar, Rexha nuk gjen armiq mė tė mėdhenj. “Edhe nėna me m’konė nė parti, nuk e du”, - thotė Rexha. Madje, me tė qeshur na thotė se nė Shqipėri ka ende shumė komunistė, por vendin do qė ta vizitojė tė paktėn edhe njė herė.

Nė tė ri tė vet, Rexha, njė burrė i pashėm me mustaqe, i lidhur nė mes me gjerdan fishekėsh, nuk e kishte tė vėshtirė tė luftonte edhe kundėr shumė armiqve. Ndėrsa tregon historinė e tij, Rexha herė-herė ndalet edhe pėr tė rrėfyer pritat nė tė cilat grupi apo ai vetė kishte rėnė. Tė paktėn tri herė kujton tė ketė qenė i rrethuar dhe nė tė tria herėt ka mbetur gjallė, pasi kanė luftuar pėr orė tė tėra. “Njė herė ramė nė pritė nė Prizren. Ishim nė njė shpellė. Dėbora ishte deri nė mes. Luftuam ashtu... 13 i varruem dhe 6 i zum rob”, rrėfehet ai pėr njė pritė tė dėshtuar tė partizanėve jugosllavė. Mirėpo kur i kishte kaluar tė 80-at, Rexha nuk mund tė bėnte mė rezistenca tė tilla. Kėshtu, kur paramilitarėt erdhėn pėr t’i djegur shtėpinė, burri qė ishte ndeshur aq shpesh nė male, mundi tė shpėtonte vetėm falė ndihmės sė njė malazezi qė e kishte komshi. Por shtėpinė ia dogjėn bashkė me dokumentet dhe njė pjesė tė historisė sė tij tė malit. Tamam nė kėtė kohė, amerikanėt kujtohen pėr tė. Ata shkojnė ta kėrkojnė dhe pasi e gjejnė, e dekorojnė dhe i japin shpėrblimin qė i takonte pėr luftėn kundėr komunizmit.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Agjenti 91-vjeēar i CIA: Misioni pėr tė rrėzuar Hoxhėn Empty Re: Agjenti 91-vjeēar i CIA: Misioni pėr tė rrėzuar Hoxhėn

Mesazh nga shaban cakolli Fri May 29, 2009 9:29 pm

flm.per keto shkrime mjaft te rendesishme dhe domethenese qe sillni ketu
shaban cakolli
shaban cakolli
Perparues
Perparues

Numri i postimeve Numri i postimeve : 3333
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 10/03/2009
Falenderimet Falenderimet : 0

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi