♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqiperia e lufte 1943-1944 dhe takimi im me Enver Hoxhen .

Shko poshtė

Shqiperia e lufte 1943-1944 dhe takimi im me Enver Hoxhen . Empty Shqiperia e lufte 1943-1944 dhe takimi im me Enver Hoxhen .

Mesazh nga Vizitor Sat Jul 11, 2009 7:10 pm

James Hudson, oficer i Shėrbimit Sekret Amerikan me gradėn kapiten, u mobilizua nė ushtrinė amerikane mė 15 gusht tė 1941. Pasi kaloi disa kurse stėrvitjeje speciale mbi pėrdorimin e mikrofilmave dhe dokumentacioneve, u dėrgua nė Kajro, si pjesė e Zyrės sė Korpusit tė Sinjalistikės tė Divizionit tė 28 tė Kėmbėsorisė. Nė Kajro, ai u emėrua oficer i Postės Ushtarake dhe mė vonė oficer pėrgjegjės pėr tė gjitha materialet fotografike e filmike tė Ushtrisė Amerikane nė Afrikėn Veriore. Fotografoi tė gjithė fushatėn e ushtrisė amerikane kundėr armatės sė shkretėtirės tė komanduar nga gjenerali gjerman Romel. Nė kėtė pozicion, Hudson ishte fotografi zyrtar ushtarak, i cili u lejua tė fotografojė tė gjitha personalitetet e Konferencės sė Kajros, Winston Churchill, Presidentin amerikan Roosevelt, gjeneralin Eisenhower. Po kėshtu, nė Konferencėn e Teheranit ishte Jim Hudson ai qė ka kryer fotot historike tė takimit Stalin-Roosevelt-Churchill. Me fundin e luftės nė Afrikėn Veriore, ai u dėrgua nė Bari me mision special pėr t‘u hedhur nė prapavijėn gjermane e pėr tė mbledhur informacion mbi aktivitetin e Divizionit tė Parė Malor Gjerman, i sapoardhur nė Shqipėri nga Stalingradi. Nė kėtė rol, si oficer i Shėrbimit Sekret Amerikan, Hudson krijoi rrjetin e informacionit nė territorin shqiptar, duke operuar pėr njė kohė tė gjatė nė zonėn e Jugut tė Shqipėrisė. I hedhur nė prapavijat gjermane 33 herė, Hudson takoi dhe bashkėpunoi me njė numėr tė madh shqiptarėsh tė pėrfshirė nė ngjarjet e luftės, si nė radhėt e Ballit Kombėtar, ashtu edhe tė komandės partizane. Me kėrkesėn e Harry T. Fultz, shefi i Drejtorisė pėr Shqipėrinė, Hudson u parashutua nė Shtabin e Ushtrisė partizane pėr tė takuar Enver Hoxhėn. Pas disa takimesh me tė, Hudson u urdhėrua nga ky i fundit tė marshonte nė Sarandė pėr tė penguar zbarkimin e Komandove angleze, qė po kryenin njė sulm mbi garnizonin gjerman tė Sarandės. Si oficeri kryesor i Shėrbimit Sekret Amerikan nė Shqipėri, ai rekomandoi personat me tė cilėt Shėrbimi Sekret Amerikan do tė mbėshtetej pas mbarimit tė luftės. Hudson u largua nga Shqipėria nė vigjilje tė mbarimit tė Luftės Botėrore me Mision Special nė Austri dhe Gjermani, pėr tė zbuluar ekipet e shkencėtarėve gjermanė, qė punonin nė krijimin e Bombės Atomike. Nė kėtė rol, Hudson arrestoi legjendėn e Luttwaffes Gjermane, aviatoren Hanna Reitch "piloten femėr mė tė famshme nė botė", e cila ishte ndoshta personi i fundit qė pa gjallė Hitlerin nė bunkerin e tij tė famshėm. Autor i pesė librave mbi eksperiencėn e tij nė Shėrbimet Sekrete Amerikane dhe Luftėn e Dytė Botėrore, Hudson ėshtė oficeri i vetėm, i mbetur gjallė, i Shėrbimit Sekret Amerikan, qė operoi nė Shqipėri nė Luftėn e Dytė.

Dimė qė keni qenė i vendosur nė Kajro dhe keni marrė pjesė nė Konferencėn e Kajros dhe kjo ėshtė njė pikė e rėndėsishme nė histori, kuptohet nėse ju do tė donit tė ndanit me ne disa kujtime.

Unė isha nė stafin e gjeneral Russell Maxwell, ishte njė gjeneral nė komandė i forcave tė ushtrisė amerikane tė Lindjes sė Mesme nė Kajro. Nė atė kohė, Kajro ishte kryqėzimi i botės pėr aleatėt. Nėse doje tė shkoje nė Rusi, shkoje nė Kajro, po tė doje tė shkoje nė Indi, shkoje nė Kajro. Gjithēka ishte e vendosur nė Kajro dhe aty unė takova shumė njerėz. Kėshtu u pėrfshiva nė Konferencėn e Kajros. Ne e quajtėm atė ngjarja e 13. Ky ishte emri i koduar i Konferencės sė Kajros. Gjithsesi, ne mė nė fund mėsuam nė komandė se Franklin Delawer Roosvelt do tė vinte. Shtypi sillej mirė me Roosvelt, sot atė do ta kishin ngrėnė tė gjallė. Midis tyre ata nuk kishin ligje. Unė njihja shumė njerėz tė shtypit si John Phillips i Revistės LIFE etj. Shtypi nuk nxori asnjė fotografi tė Roosvelt qė e tregonte atė si ulok, as nė karrige me rrota dhe as duke e mbajtur James Roosvelt, i biri. Ai trajtohej me gjithė respektin e mundshėm. Ne i ndėrtuam njė lloj shkalle qė tė ngjitej nė avion dhe ata fluturuan pėr nė Kajro West qė ishte njė fushė avionėsh anglezė. Aty kishte fotografė kudo, tė cilėt nuk bėnė asnjė fotografi tė Roosvelt, duke zbritur shkallėn nė karrigen me rrota. Por ata bėnė njė gabim, ose po ta studioni atė moment janė katėr gabime nga tė dyja anėt.

Njė nga gabimet ėshtė se Roosvelt tha nė shtyp: "Unė jam njė burrė plak. Nuk ėshtė aq e lehtė pėr mua tė fluturoj nga Uashingtoni nė Kajro". E dyta, ai tha se mendonte tė ftonte gjeneralin kinez Chiang Kai-shek sė bashku me gruan e tij. Atij gjithnjė i kishte pėlqyer kjo grua me kėpucėt e saj tė vogla e tė lezetshme. Ishte gruaja qė kishte mė shumė kėpucė nė botė. Grave tona u pėlqejnė kėpucėt e saj... Pavarėsisht se nuk thuhet, nė tė gjitha kėto konferenca tė mėdha, e gjithė puna mė e rėndėsishme nuk bėhej nga Stalini, Churchill apo Roosvelt, por nga stafi i tyre. Gjithė ata gjeneralė, admiralė, forca ajrore qė rreshtoheshin njė nga njėra anė e njė nga ana tjetėr, kur ata dilnin pėr pushim gjatė seancave, bisedonin. Kėshtu unė dėgjoja gjithė bisedat duke marrė vesh se cilat ishin planet e kėtyre tre vendeve.

A u pėrmend ndonjėherė Shqipėria aty?

Po, u pėrmendā€¦ nga njė rus, qė doli se e takonte Churchill-in vazhdimisht.

Kishte ndonjė vendim pėr Shqipėrinė nė Konferencė?

Nė atė kohė, Jugosllavia ishte shumė mė e madhe dhe me influencė, por vendi pėr tė cilin Stalini u interesua vėrtet ishte Shqipėria. Shqipėria, shpresoj qė njerėzit tuaj ta kuptojnė, ėshtė njė vend kyē, ėshtė pozita gjeopolitike e saj. Ekziston njė kompleks i vendeve tė vogla qė ndajnė Jugosllavinė e madhe dhe Greqinė, pėrfshirė kėtu edhe Rumaninė, Bullgarinė etj. dhe interpretimet midis tyre si tė krishterėt kundėr myslimanėve dhe tė gjitha interpretimet fetare e politike.

Ju e njihnit dhe punuat me Harry Fultz. Si ishte ai?

Fultz ishte njė djalė shumė serioz, rrallė mund tė kem parė ndonjėherė njė grimcė buzėqeshjeje. Ai pothuaj nuk ngjante fare me njerėzit e tjerė tė OSS. Nuk mbaj mend qė tė mos e kem gjetur nė ēfarėdo ore nė tavolinėn e tij duke studiuar hartat apo raportet qė vinin dhe nuk ia dėgjoje zėrin. Ai kishte njė staf tė vogėl pėrkthyesish shqiptarė. Nuk ishin shqiptaro-amerikanė, por shqiptarė. Ata dinin anglisht shumė mirė, pasi ai i kishte amerikanizuar ata.

Ju keni takuar tė dy Frashėrit. Cila ishte pėrshtypja juaj pėr ta?

Mė pėlqenin qė tė dy. Ishin shumė tė zgjuar, por nuk flisnin anglisht. Ata mė shpjeguan disa herė nėpėrmjet Xhelil Ēelės qė ata nuk ishin aty sepse pėlqenin gjermanėt apo se i mbėshtesnin ata, por kjo ishte mėnyra e vetme qė ata mendonin pėr tė mbajtur vendin nė kėmbė. Tė gjithė donin tė drejtonin dhe nuk ishte thjesht ēėshtje ushtarake. Ishte e rėndėsishme qė paratė tė qarkullonin midis qyteteve, administrata tė punonte dhe ju e dini se nė njė vend tė ngadaltė si Shqipėria kishte njė ndryshim tė madh midis Veriut apo Gjirokastrės nė Jug. Unė isha dakord me ta dhe mendoj se Frashėrit luajtėn pjesėn e duhur. Ata mbajtėn shtetin nė kėmbė, mbajtėn gazetat nė qarkullim dhe vendin nė lėvizje. Hoxha ishte nė Shtabin e Pėrgjithshėm me djemtė e vet dhe sulmonte mjaft patrulla gjermane, vetėm qė tė kishin pak reklamė tek anglezėt. Amerikanėt e urrenin kėtė gjė.

Enver Hoxha e akuzoi Fultz se ai ishte njė spiun i amerikanėve dhe se pėrdorte studentėt e vet pėr tė mbledhur informacione. A mendoni se kishte tė drejtė pėr kėtė ēėshtje?

Jo, nuk mendoj kėshtu. Mendoj se Fultz ishte dakord me marrėveshjen apo vendimin e anglezėve pėr tė pajisur partizanėt kundrejt Ballit Kombėtar. Fultz pothuaj kishte tė njėjtat mendime me mua nė lidhje me Ballin Kombėtar. Ai ishte njė djalė Tirane, ai kishte jetuar nė Tiranė dhe e njihte mirė qeverinė. Ai nuk ishte tipi i Hoxhės. Atė nuk do ta shihje nėpėr male, ishte njė djalė qyteti i shkolluar, i mprehtė dhe shumė i zgjuar. Nuk mė la nė asnjė moment pėrshtypjen se pas lufte do tė bėnte diēka kundėr dikujt. Mendoj se ai po luante drejt dhe ishte pjesė e ushtrisė amerikane, duke u munduar tė fitonte luftėn.

Harry Fultz e dinte se ju operonit dhe punonit nė njė territor tė Ballit Kombėtar. Pse ju parashutoi nė Shtabin e Enver Hoxhės?

Pėr njė arsye shumė tė mirė. Ata e dinin se koha e kėtij komandanti po vinte. Fultz nuk i besonte mė Tom Stefanit. Tomi u afrua aq shumė me Hoxhėn sa zor se ndaheshin. Djemtė e Shėrbimit vlerėsoheshin vazhdimisht nga eprorėt e tyre dhe pėrdoreshin terma si "prirjet" dhe ai prirejā€¦ Unė nuk e akuzoj atė, por ai prirej drejt komunistėve. Nė rastin tim nuk kishte mėdyshje, tė gjithė e dinin qė unė isha pro Ballit Kombėtar.

Ju takuat Hoxhėn. Ēfarė ndjetė kur e takuat? Apo ndonjė detaj rreth tij apo njerėzve qė e rrethonin?

Kurrė nuk u shoqėrova me tė. Kisha vetėm takime zyrtare nė lidhje me atė problemin e zbarkimit tė komandove. Ajo qė ai bėri sa mė takoi, ishte se filloi tė mė kėrkonte njė listė me materiale si p.sh. "dua mė shumė municione, dua mė shumė nga kjo apo ajo". Asnjėherė nuk patėm ndonjė bisedė strategjike me tė se ēfarė do tė bėnte nė fushėn ushtarake. Por ama kisha dėgjuar mjaftueshėm nga njerėzit e tij se ata kishin ndėrmend tė merrnin nė dorė drejtimin e vendit dhe pėr kėtė nuk kishte asnjė dyshim. Ata nuk jepnin detaje nėse do t‘i vrisnin tė gjithė armiqtė e tyre, por kisha pėrshtypjen se kjo do tė ndodhte dhe do tė derdhej shumė gjak kur ata tė arrinin aty ku synonin. Tė gjitha kėto qė ju them i kam tė dokumentuara.

Ēfarė menduat kur takuat Hoxhėn? Ju duk si njė luftėtar gueril, apo si njė komandant i njerėzve tė vet?

Patjetėr qė e ndjeva se ishte si njė qė komandonte. Nuk kishte dyshime mbi kėtė, ai ishte njė udhėheqės. Dhe njerėzit e ndiqnin, por kishte edhe shumė frikė mes tyre. A ishte njė diktator qė atėherė? Tė jem i sinqertė me ty, nuk e quanin tė tillė, por ai sillej si udhėheqės dhe kishte gjithė lidhjet me Rusinė. Por ata kėrkonin njė autoritet tė lartė, sepse nuk kishin njė tė tillė. Kjo ishte tipike e tė gjithė shqiptarėve tė asaj kohe, ata nuk kishin njė autoritet pėr t‘i udhėhequr. Prandaj Frashėrit filluan tė dy tė kėrkonin tė ishin lider. Ata ishin nė pozicionin pėr tė qenė tė tillė, pasi kishin lidhje dhe njerėz nė strukturat politike shqiptare. Ata kishin dhe njerėz si Skėnder Muēo tė cilėt mund tė merreshin me lėvizjet nė terren. Pra, Balli Kombėtar kishte se ku tė drejtohej. Komunistėt kishin Hoxhėn, sepse ai ishte i vetmi person qė kishte njė staturė me kėdo.

Mund ta klasifikoni si njė njeri tė zgjuar?

Po, e cilėsoj kėshtu: kur je me njė udhėheqės, tė ēfarėdo lloji e kupton. Nuk fola mjaftueshėm me tė qė tė kem ndonjė mendim filozofik pėr tė, por personi i tij tė jepte tė kuptoje se padyshim ai ishte komandanti. Nuk kishte asnjė qė e sfidonte atė me sa shihja unė. Nga ky kėndvėshtrim, them se ai kishte kontroll tė plotė.

A mendoni se OSS kishte njerėzit e vet mes partizanėve? Ėshtė bėrė njė debat i madh nė Shqipėri pėr ish-kryeministrin shqiptar Mehmet Shehu, i cili ishte njė ish-student i Fultz dhe njė udhėheqės i famshėm partizan. A ka punuar ai pėr Fultz gjatė luftės. Dini gjė ju nėse Fultz kishte kontakte me tė?

Opinioni im ėshtė se nė atė kohė, Fultz nuk kishte arritur nė atė shkallė tė lojės. Ai filloi tė ndryshojė nė vjeshtė tė 1944. Atėherė tė tėrė filluam tė mendoheshin pėr kėtė dhe kjo ėshtė arsyeja pse unė u largova dhe shkova nė Austri, pėr tė komanduar njė rrjet tė Shėrbimit Amerikan atje. Personalisht nuk besoj se Fultz donte tė shkonte nė atė drejtim mė parė. Por pas vjeshtės sė 1944, po.



Burimi:Gazeta Shqip

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shqiperia e lufte 1943-1944 dhe takimi im me Enver Hoxhen . Empty Re: Shqiperia e lufte 1943-1944 dhe takimi im me Enver Hoxhen .

Mesazh nga bigbeng Sat Jul 11, 2009 7:35 pm


bigbeng
Anetar/e aktiv
Anetar/e aktiv

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 26/08/1974
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4842
Vendndodhja Vendndodhja : verdalle me sherbime
Hobi Hobi : E bukur eshte ajo qe me pelqen mua
Humor Humor : 6 dite buza gaz.......diten e 7 gruaja ma plas.ha ha ha
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 30/04/2009
Falenderimet Falenderimet : 128

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi