♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Elbasan, zbulohet njė urė antike bizantine

Shko poshtė

Elbasan, zbulohet njė urė antike bizantine Empty Elbasan, zbulohet njė urė antike bizantine

Mesazh nga Vizitor Fri May 22, 2009 3:09 pm

Njė objekt shumė i lashtė arkeologjik, ėshtė zbuluar pasditen e sė dielės, nė mes tė qytetit tė Elbasanit, ndėrsa njė firmė ndėrtimi kryente punimet pėr kanalizimet e reja pranė parkut "Rinia". Ura, me gjatėsi prej tė paktėn 8 metrash dhe gjerėsi mbi njė metėr, i pėrket periudhės sė Bizantit. Mendohet tė ketė qenė pjesė e korridorit Egnatia. Por kjo urė antike, e cila mendohet tė jetė njėmijėvjeēare ėshtė "varrosur" menjėherė, ndėrsa pushteti vendor ka qėndruar indiferent dhe nuk ka ndėrmarrė asnjė veprim, pėr ta ruajtur atė zbulim. Edhe pse punonjėsit e firmės kanė njoftuar nė bashki pėr urėn e zbuluar, supervizorėt nuk e kanė marrė nėn kontroll situatėn. Kėshtuqė firma ka vazhduar punimet, duke e fundosur sėrish zbulimin nė pesė metra thellėsi, vetėm pak orė mė pas. Fotoja ėshtė marrė vetėm pak minuta para se tė mbyllej kanali. Vetė presidenti i firmės AGED, Edmond Ziu, tregon pėr gazetėn se e kishte parė objektin antik, i cili i ishte dukur mjaft interesant dhe e kishte fotografuar, thjesht si kujtim pėr veten e tij. Nė lidhje me kėtė ngjarje, drejtues tė projektit dhe tė kulturės nė bashki, thanė se nuk kishin asnjė informacion pėr objektin antik i cili u zbulua shumė pranė zyrave tė pushtetit vendor. Sokol Radoniqi, shef i Seksionit tė Projektimeve tha pėr "Shekulli"-n se- nė raste kur zbulohen objekte tė dyshuara si arkeologjike, menjėherė, nė bazė tė ligjeve nė fuqi, lajmėrohet Instituti i Monumenteve i cili urdhėron ndėrprerjen e punimeve. Z. Radoniqi tha se tre supervizorė kontrollonin projektin por anjė sinjalizim nuk kishte ardhur nė bashki prej tyre.
Nė mungesė tė specialistėve arkeologjikė, njė mjek i apasionuar pas arkeologjisė, tha se kjo urė duhet tė jetė e periudhės sė Bizantit qė daton tė paktėn 1.000 vjet mė parė ose ėshtė pjesė e korridorit Egnatia qė daton 2300 vjet mė parė. Ai shtoi se pėrjashtohet qė vepra e artit tė jetė ndėrtuar nga italianėt pasi nė tė mungon plotėsisht betoni. Rrasat e gurit, tė prera nė mėnyrė artizanale, janė harkuar duke patur nė brendėsi vetėm horasan nė tė gjithė gjatėsinė e tyre. Mendohet qė ura t'i pėrkasė pėrroit tė Manazderes qė ėshtė devijuar vite mė parė, njė km larg urės sė lashtė. Ndėrsa ish-kryetari i Bashkisė, Engjėll Dakli, ė ka treguar pėr ekzistencėn e njė qyteti tė nėndheshėm pikėrisht nė vendin ku sot shtrihen Bulevardi "Qemal Stafa" dhe ngjitur me tė, lagjen "Kala". Sipas tij, nėn dhe ndodhet njė qytet i vogėl me banorė autoktonė ku janė zbuluar dhe reliket e disa dyqaneve, kryesisht zejtarie. Ura e gjetur, ėshtė pikėrisht nė vijė tė drejtė me kėtė pjesė tė qytetit.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi