♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

CIKĖL POETIK NGA POETI YNĖ AHMET SELMANI

Shko poshtė

CIKĖL POETIK NGA POETI YNĖ AHMET SELMANI Empty CIKĖL POETIK NGA POETI YNĖ AHMET SELMANI

Mesazh nga shaban cakolli Mon May 18, 2009 4:40 pm

CONTRA
(ose hija e vdekjes)

Mė kot
i flakni ato koka
njė nga njė i mbledh
i ringjall si Shėn Donati
qė sėrish t’ju dalin pėrpara
pastaj asnjėherė tė mos i rrėzoni
se hijet e tyre ju ndjekin si shpatė
e s’ju lėnė tė qetė as nė ėndrra
ju tmerrojnė edhe nė kthina
kokat mė pėrkasin mua
juve ju mbetet turpi
shaban cakolli
shaban cakolli
Perparues
Perparues

Numri i postimeve Numri i postimeve : 3333
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 10/03/2009
Falenderimet Falenderimet : 0

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

CIKĖL POETIK NGA POETI YNĖ AHMET SELMANI Empty Re: CIKĖL POETIK NGA POETI YNĖ AHMET SELMANI

Mesazh nga shaban cakolli Mon May 18, 2009 4:40 pm

NEVERIA E SKLLAVIT
(ose thirrja e fundit)

Ditėt
po m’i ha nata
i vjell mbi mue
e unė ende kujtoj
se po m’lag shiu
heu ku je vdekje
qė m’paske
harrue
shaban cakolli
shaban cakolli
Perparues
Perparues

Numri i postimeve Numri i postimeve : 3333
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 10/03/2009
Falenderimet Falenderimet : 0

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

CIKĖL POETIK NGA POETI YNĖ AHMET SELMANI Empty Re: CIKĖL POETIK NGA POETI YNĖ AHMET SELMANI

Mesazh nga shaban cakolli Mon May 18, 2009 4:41 pm

DĖSHPĖRIM I ZOTIT
(ose kėngė pendimi)

Njeriu
ah njeriu
seē iu vėrsul edhe zotit
ia rrėmbeu parajsėn dhe ferrin
nė emėr tė tij vepron lirshėm
s’e gjen asnjė
e keqe

njeriu
ah njeriu
flet i pėrēartur
tė gjithė i bėn tė dridhen
paēka nėse ndokush e mallkon
ai di tė ndėshkojė
dhe tė shpėrblejė

njeriu
ah njeriu
rend turravrap nė jetė
me ferrin e parajsėn nė duar
fuqiepėrmi ka rėnė nė hall
dergjet si skllav nė qiell
ndaj pyet i dėshpėruar:
ē’mu desh qė bėra
kėtė pjellė
tė mbrapshtė
shaban cakolli
shaban cakolli
Perparues
Perparues

Numri i postimeve Numri i postimeve : 3333
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 10/03/2009
Falenderimet Falenderimet : 0

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

CIKĖL POETIK NGA POETI YNĖ AHMET SELMANI Empty Re: CIKĖL POETIK NGA POETI YNĖ AHMET SELMANI

Mesazh nga shaban cakolli Mon May 18, 2009 4:41 pm

ORA E SHPĖTIMIT
(ose ėndėrr ikanaku)

Nuk dua
tė lodrojnė mbi mua
gjakun tė ma thėthijnė
trupin tė ma shkrumbojnė
do t’u shkas nga duart e zeza
e t’i flak si qenie tė ngordhura
dhe ashtu tė rravgoj pa bėzajtur
tė degdisem larg syve tė botės
kurrsesi nuk dua tė dukem
si krijesė e mjerė
veten nuk
e shes

do iki
nga sykėqinjtė
e tė vithisem nė hon
tė thėrrmohem si dhé i thatė
mandej le tė ēirren sa tė duan
punė e madhe se do mė ndjekin pas
madje as dy gurė tė mos i lėnė tokthi
le t’i pyesin edhe engjėjt edhe djajtė
unė njėmend do iki nga kjo ligėsi
s’dua ta shoh kopenė e babėzitur
ehehehehehehehehehehehej
tani erdhi ora e shpėtimit
vdekja ėshtė mė e bukur
se jeta
shaban cakolli
shaban cakolli
Perparues
Perparues

Numri i postimeve Numri i postimeve : 3333
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 10/03/2009
Falenderimet Falenderimet : 0

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

CIKĖL POETIK NGA POETI YNĖ AHMET SELMANI Empty Re: CIKĖL POETIK NGA POETI YNĖ AHMET SELMANI

Mesazh nga shaban cakolli Mon May 18, 2009 4:41 pm

FLUTURA NĖ GJOKS
(ose thikat e engjėjve)

Engjėjt
mė gjuajnė me thika
mbi gjoksin me plagė
ndalet njė flutur e bardhė
ik i them gjithė psherėtimė
pse t’i hash ti thikat e mia
ata janė bėrė tė marrė
i ka zėnė gjaku i zi
s’pyesin kush je
as ē’kėrkon
ku shkon
ke
apo s’ke
faj

jo
s’largohem
mė thotė flutura
s’ndiej pėr engjėj tė tillė
as pėr thikat e tyre tė helmta
kam ardhur pas luleve tė njoma
sa bukur tė kanė mbirė nė gjoks
dua t’i lag buzėt e mia tė thata
e t’ua thith pjalmin e ėmbėl
aherė nėpėr trupin tėnd
do ēelin aq mė shumė
do dukesh mė i madh
engjėjt do thyhen keqas
tė gjithė do pėlcasin
pranė thikave
tė tyre
shaban cakolli
shaban cakolli
Perparues
Perparues

Numri i postimeve Numri i postimeve : 3333
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 10/03/2009
Falenderimet Falenderimet : 0

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

CIKĖL POETIK NGA POETI YNĖ AHMET SELMANI Empty Re: CIKĖL POETIK NGA POETI YNĖ AHMET SELMANI

Mesazh nga shaban cakolli Mon May 18, 2009 4:42 pm

ENGJĖJT E ZI
(ose ora e vrasjes)

M’u tha goja
duke pėshtyrė mbi engjėjt e zi
do t’i ndjek si djall me njė kėmbė
do t’i vras me helmin e dhembjes sime
sa mė ka marrė malli tė bėhem vrasės
e di qė pastaj do tregojnė me gisht
o sa gjė e bukur kur do thonė:
ja, sa krenar po bredh
vrasėsi i engjėjve tė zi
shaban cakolli
shaban cakolli
Perparues
Perparues

Numri i postimeve Numri i postimeve : 3333
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 10/03/2009
Falenderimet Falenderimet : 0

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

CIKĖL POETIK NGA POETI YNĖ AHMET SELMANI Empty Re: CIKĖL POETIK NGA POETI YNĖ AHMET SELMANI

Mesazh nga shaban cakolli Mon May 18, 2009 4:43 pm

STINĖ E HUAJ
(ose gjumi i jetėvdekjes)

Pse mė thua tė jetoj
kjo nuk ėshtė stina ime
a nuk sheh sa i huaj dukem
jam i vockėl edhe para mizės
unė kam lindur pėr tjetėr stinė
ndaj do bie nė kllapi si arusha
ta shtyj kohėn i gjallėvdekur
gjersa tė vijė ora ime fatlume
atėherė tė zgjohem ngadalė
e t’ia nis tė jetoj
ballėlart
shaban cakolli
shaban cakolli
Perparues
Perparues

Numri i postimeve Numri i postimeve : 3333
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 10/03/2009
Falenderimet Falenderimet : 0

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

CIKĖL POETIK NGA POETI YNĖ AHMET SELMANI Empty Re: CIKĖL POETIK NGA POETI YNĖ AHMET SELMANI

Mesazh nga shaban cakolli Mon May 18, 2009 4:43 pm

DUKE MĖSUAR VETEN
(ose zgjimi i hershėm)

Kujdes,
i them vetes,
pse t’ia mėsysh kot
rrugės bredh gjithkush
para se tė hedhėsh hapin
mblidhe mendjen njėherė
paēka se bėre gjėra tė mira
s’e di qė i ziu s’ka tjetėr punė
tė qėllon atėherė kur s’e pret
eh sa keq mund tė plandosesh
ta pėsosh si Shtjefėn Gjeēovi
pse tė biesh nė kurth kaq i ri
tani ka rėndėsi tė jetosh
jo tė vdesėsh qenēe
ato qė s’i bėre sot
mund t’i bėsh nesėr
mos i beso frikės
por ec me kujdes
mėsohu tė jetosh
gjithnjė syēelė
tė ligun lėre
le tė plasė
nė pusi
shaban cakolli
shaban cakolli
Perparues
Perparues

Numri i postimeve Numri i postimeve : 3333
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 10/03/2009
Falenderimet Falenderimet : 0

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

CIKĖL POETIK NGA POETI YNĖ AHMET SELMANI Empty Re: CIKĖL POETIK NGA POETI YNĖ AHMET SELMANI

Mesazh nga shaban cakolli Mon May 18, 2009 4:43 pm

KRYEMĖSIMI
(ose ninulla e jetės)

Ah
historia, historia
(phu ai horr qė e shkroi!)
ē’ėshtė kjo pėrrallė kaq e pacipė
ti biri im, qėndro sa mė larg saj
nuk tė vė dot nė gjumė
se pastaj gdhihesh
mbrapsht

bares ta gjej
historinė, historinė
(qė s’u shkrua kurrė!)
ėshtė pėrrallė e padėgjuar
ti biri im, qėndro sa mė afėr saj
ta bėsh gjumin e qetė
qė tė marrėsh
mbroth
shaban cakolli
shaban cakolli
Perparues
Perparues

Numri i postimeve Numri i postimeve : 3333
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 10/03/2009
Falenderimet Falenderimet : 0

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

CIKĖL POETIK NGA POETI YNĖ AHMET SELMANI Empty Re: CIKĖL POETIK NGA POETI YNĖ AHMET SELMANI

Mesazh nga Vizitor Tue Nov 24, 2009 8:07 pm

TEKSTI SUBSTANCIAL DHE PĖRMASAT E TRISHTIMIT BRENDA POEZISĖ

Ahmet Selmani, “ABEJA E AKULLT”,poezi, botoi Shtėpia Botuese “Feniks”,
Shkup 2009






Poeti Ahmet Selmani, i cili jeton dhe krijon nė Shkup, duket si i mbetur nė njė oazė, ku shkretimi letrar e ka sjellė buzė dilemės: tė krijojė a tė mos krijojė nė kėtė “dhé ashpėran/ (qė) njė herė tė pjell/ pastaj tė ha”, (faqe 35). I vetėdijshėm pėr rrethanat shoqėrore e politike qė po kalon kombi ynė, ai sikur mė me ngulm i ėshtė qasur krijimit letrar, edhe pse konsideron se “nuk ėshtė stina e tij”, ai vazhdon, ėshtė bėrė njė zė i rrallė i kėtyre anėve. Pasioni i tij letrar ka bėrė bujė edhe nė kėto kohė ndryshimesh ku askush nuk ēan kokėn pėr librin, qoftė si lexues i rėndomtė, e lėre mė si shtytės a ndihmės nė kėto procese tė dhimbshme qo po kalon shoqėria jonė jo vetėm kulturore.

Ahmet Selmani ėshtė bėrė i njohur sė pari nė fushėn e studimeve dhe kritikės letrare, e mė pas si emėr i pranuar nė prozėn e shkurtėr, nė ese letrare dhe, sė fundi, edhe nė fushėn e poezisė, ku sivjet botoi edhe pėrmbledhjen e dytė poetike “Abeja e akullt”.

Nuk e di sa ėshtė e nevojshme tė theksohet njė fenomen qė e hasim te Ahmet Selmani, dhe ky fenomen ka tė bėjė mė tepėr me rrugėn qė ka ndjekur ky autor, sesa me formėn qė ia ka pėrcaktuar vetes pėr t’iu bashkuar kolonės sė letrarėve shqiptarė dhe mė gjerė.

Ai sė pari ėshtė marrė me kritikė e studime letrare, si redaktor letrar, ka treguar njė afinitet nė pėrkthime. Mė pas do tė botojė libra me publicistikė, tregime letrare dhe, krejt sė fundi, edhe poezi, fenomen ky qė ndeshet rrallė, pasi shumica e autorėve, nisin nga poezia dhe pėrfundojnė nė prozatorė, kritik letrar e studiues.

Si duket kjo trajektore e emancipimit letrar, sikur i ka shėrbyer kėtij autori pėr tė dhėnė rezultate tė lakmueshme, me pėrmbledhjen e dytė poetike bėhet edhe mė i pranuar, por tashti edhe nė fushėn e poezisė. Pėrvoja e tij letrare nė fushėn e kritikės dhe studimeve letrare do t’ia ketė mundėsuar pėr t’i kapėrcyer shumė pengesa qė pėr poetė tė tjerė do tė duheshin pėrvoja tė gjata.

Poezia e Ahmet Selmanit ėshtė njė poezi e brishtė, me njė koncept ndėrtimi dhe me imazhe tė stėrholluara tė metaforės poetike, se “mbi gjoksin (e tij) me plagė/ ndalet njė flutur e bardhė”, (faqe 16). Ky origjinalitet i tij vjen, siē theksuam edhe mė lart, nga pėrvoja letrare, fenomen qė ėshtė bėrė i dallueshėm, e pse jo edhe i diskutueshėm qysh nė titullin e librit “Abeja e akullt”, pėr tė pasuar me ciklet, titujt dhe nėntitujt e poezive, pasi i tėrė vėllimi, poezi pėr poezi, ka nėntitullin si njė tekst narrativ me njė mesazh pak a shumė sugjestiv: “Kryemėsimi - ose ninulla e jetės”, “Duke mėsuar veten – ose zgjimi i hershėm”, “Stinė e huaj – ose gjumi i jetėvdekjes”, “Rėnia ime – ose gėzimi i kotė”, “Atdheu i qelbur – ose britma e bukur” e kėshtu me radhė. Sidoqoftė, autori ka arritur tė krijojė tipin e vet nė kuadrin e poezisė sė sotme shqiptare, gjė qė ėshtė pėr t’u lakmuar.

Pėrgjatė tėrė lėndės trajtohet fati i individit nė njė shoqėri nė tranzicion, dhe ky ndryshim jo rrallė ka marrė kahe negative pėr tė cilėn gjė poeti shqetėsohet: “Pika sa s’mė bie/ kur e shohė atdheun tė qelbur”, (f. 35), megjithatė nė tė njėjtėn poezi lexojmė kėmbėnguljen e poetit pėr tė qėndruar: “unė s’luaj vendit/ gurit i futem nė placė”, (f. 35). Kjo vendosmėri e poetit shpjegon se ėshtė i futur me tėrė qenien e tij nė vorbullėn e kėtyre ndryshimeve, dhe duke qenė i pafuqishėm qė tė ndikojė, ai proteston, jo rrallė ofshan, aty-kėtu mallkon, sa qė duket sikur shqetėsimi i tij intelektual ėshtė futur nė njė krizė tė thellė shpirtėrore, sidomos kur sheh se njeriu i ėshtu sulur edhe zotit.

Por, poeti ėshtė mjaft i vetėdijshėm pėr rolin dhe misionin e tij para kombit, tė cilit ai me shkrimet e tij i shėrben, “rrugėn ta hap/ pėr njerėzit/ qė tė ecin/ tė lirė”, (faqe 26), me njė fjalė ai e di pse proteston, pse ofshan dhe pse mallkon, andaj me lehtėsi bėn njė ndryshim substancial tė tekstit: “edhe nėse nuk e gjen/ patjetėr duhet ta krijosh”, (faqe 27), kurse mesazhi qė lexohet nga poezia nė poezi e nxjerr lexuesin nga latergjia.

Kėto asonanca krijuese kaq tė trishtuara nuk i ndeshim edhe aq shpesh nėpėr librat me poezi qė krijohen nė hapėsirėn tonė:

Unė bie

po ti pse gėzohesh

sikur tė kem vdekur

(Faqe 30)



Ky lloj krijimi kaq i trishtuar bėhet me tė vetmin qėllim, (sė paku nė aspektin letrar), tė ketė funksionin e vet nė ndryshimet qė po ndodhin.

Unė po bie tė fle

ti zgjomė vetėm nėse ka

ndonjė lajm tė mirė

(Faqe 31)



Poeti kėtė nuk e arsyeton gjatė krijimit poetik, kėtė e kuptojnė tė gjithė ata qė e njohin trajektoren e formimit dhe emancipimit tė tij si krijues i pasionuar dhe pėrplot guxim pėr t’u rrekur me forma krijimi si te vėllimi poetik “Abeja e kullt”, ku do tė gjejmė njė pėrsosmėri tė vargut, nė harmoni tė plotė edhe me mesazhin e krijimit.

Poeti shpreh protestėn personale pėrmes poezisė, se njė histori “(qė s’u shkrua kurrė!), ėshtė pėrrallė e padėgjuar”, (faqe 9), duke lėnė pėr tė kuptuar se poezia ėshtė e shkruar si njė lloj proteste artistike. Duke pėrshkruar artistikisht jetėn qytetare, si krijues ka shprehur edhe dramėn e tij tė brendshme, qoftė tė mendimit apo tė pėrjetimit real.

Dramaciteti kaq i madh pėr tė ndikuar nė ndryshimet qė po ndodhin nė shoqėrinė e re demokratike, ėshtė i arsyeshėm, sepse ai, (mė shumė se kushdo tjetėr), ėshtė i vetėdijshėm se kėto zhvillime janė nė shpėrputhje me kahet dhe zhvillimet shoqėrore e kulturore nė rajon dhe nė shkallė botėrore, pasiqė, siē thotė ai: “shkretėtira e ka gojėn e madhe/ por ti kurrsesi mos lejo tė tė gėlltisė”, (faqe 28).

Ahmet Selmani i di mirė ndikimet e kombit tonė nė Rilindjen evropiane (renesanca evropiane), si dhe ato nėpėr vende e kontinente, sepse tashmė janė tė tejdukshme, por ai, mė mirė se kushdo tjetėr, mund t’i dijė edhe ndikimet e paraardhėsve tė tij nė fushėn e letėrsisė kombėtare, ashtu siē mund t’i dijė edhe nėpėrkėmbjet qė iu bėnė kėtyre brezave e atdhetarėve tė dėshmuar nga konjuktura tė ēmendura komunistėsh, prandaj shqetėsimi i tij nuk ka aq tė bėjė me tė kaluarėn, por me tė tashmen, dhe si i tillė shqetėsimi bėhet i arsyeshėm dhe mjaft subtil.

Ditėt

po m’i ha nata

i vjell mbi mue

e unė ende kujtoj

se po m’lag shiu

heu ku je vdekje

qė m’paske

harrue

(Faqe 38)



Drama dhe dramaciteti qė lexohet brenda kėtij vėllimi poetik, janė fatet e njė shoqėrie tė tėrė, pavarėsisht nga mezhdat qė na i vunė, apo mezhdave e hendeqeve qė i groposėm vet kundėr njėri-tjetrit, tė yshtur nga pavetėdija a lakmia e tepruar: “Sėrish/ po ēapiten varg e varg/ sa tė tmerrshėm luftėtarėt e paqes/ njėlloj duken si paqėsorėt e luftės”, (faqe 61). Kjo dramė duket edhe si njė lloj aventure e cila i ngjan njė varke nė detin e hapur pėrplot me tallaze, se a do tė arrijė ajo ta puthė bregun e ėndėrruar, varet mė shumė nga shkathtėsia e drejtuesit tė saj, gjė qė Ahmet Selmani duket se i ka kėto aftėsi, pasi vėllimi i tij poetik ėshtė i lidhur me heronjtė e tokės. Mėnyra metaforike e tekstit pėrmes vargjeve lakonike sublimojnė pėrpjekjen e poetit.

Unė

flas kundėr sė keqes

ēdo ditė e pėshtyjė me vrer

ti ē’dreqin mė ndėshkon mua

ke frikė ta prekėsh ligėsinė

qė na hėngri

tė gjallė

(Faqe 60)

Kjo sprovė poetike, ky dramacitet krijues dhe ky projektim metaforik, e bėjnė poetin mė tė afirmuar dhe librin e tij - mė tė pranueshėm e mė shėrbyes, jo vetėm nė fushėn e letėrsisė, por edhe nė fushėn e pėrditshmėrisė sonė kaq tė tensionuar nga ndryshimet marramendėse ku “turpin e gėlltisin si bukėn e bardhė/ tė gjithė janė bėrė nofulla e dhėmbė”, (faqe 62).

Ahmet Selmani mė shumė se poet, si studiues i letėrsisė dhe si kritik letrar, ka bėrė kėrkimet qė i duhen pėr vite tė tėra njė poeti, prandaj arritjet e tij qysh nė fillimet e poezisė, rezultatet mund t’i kėrkojmė nė fushat e cituara ku ėshtė dalluar si njė lexues i thellė dhe njohės i pėrkushtuar i letėrsisė, e veēmas i poezisė, prandaj trajtimi nė kėtė mėnyrė i fatit tė njeriut nė raport me shoqėrinė, del si njė koncept i studiuar dhe analizuar mirė: “Ia behin me kokat pėrpjetė/ s’pėrulen e s’i luten askujt/ njerėzit ah njerėzit/ e ēmendėn edhe/ perėndinė”, (po aty f. 62). Raportet e poetit me rrethin dhe shoqėrinė janė tė thella dhe mė perceptuese, ku sinjalet shprehėse dhe mėnyra e tė shkruarit, i japin atij pėrmasat madhėshtore, ku sprovat dhe provokimet pėr tė mbijetuar e kanė cytur muzėn krijuese pėr t’i regjistruar si indikacione qė mund tė jenė shėrbyese se “ditėn/ e mbaj nė pėllėmbė tė dorės”, (faqe 64).

E gjithė drama jetėsore e pėrjetuar duket si refleks dhe reagim i domosdoshme pėr gjera tė paarritshme, pėr gjera tė parealizuara, siē shprehet te poezia “Me engjėj a me djaj - ose vetmi mishngrėnėse”, ku poeti shpreh njė skepticizėm “me cilėt tė lidhem mė parė/ me engjėjt qė duken si djaj/ a me djajtė qė duken/ si engjėj”, (faqe 67). Duke e bėrė dramėn jetėsore mė tė pranueshme, mė tė arsyeshme dhe, vetė poetin, racional dhe mjaft pragmatik.

Nė kėtė dramė jetėsore nuk shohim vetėm njė aventurė krijuese, por nė tė shohim njė laborator ku thellė e mė thellė janė zhytur mendimet sa humane, po aq edhe filozofike dhe shėrbyese pėr veten dhe shoqėrinė nė pėrgjithėsi. Ai dramėn e tij tė pėrjetimeve jetėsore e ballafaqon me dramėn e ndryshimeve tė gjithėmbarshme tė shoqėrisė, duke i dalė nė ndihmė dhe mbrojtje njeriut tė zakonshėm, por duke sugjeruar qė “atdheu edhe kur na e kthen shpinėn/ s’kemi tė drejtė ta mallkojmė”, (faqe 89).

Akti i ballafaqimit, nuk ėshtė njė gjendje e tensionuar shpirtėrore, ose njė mllef qė autori dėshiron ta shprehė, nė kėtė rast akti i tillė ėshtė njė dyluftim, sepse vetė jeta ėshtė luftė mė vete, dhe secilės i duhen heronjtė. Tani, me kėtė rast mund tė nxjerrim njė pėrkufizim shėrbyes: Pasi pėrditshmėria jonė i ka nxjerrė heronjtė tė paprekshėm dhe luftėtarėt - tė privilegjuar, edhe protagonisti ynė ėshtė luftėtar, sepse ai do tė bėhet therror i sė bukurės nė art e letėrsi, e pse jo edhe nė pėrditshmėrinė e zakonshme: “O engjėll butėlosh/ ti ke tė drejtė tė mė qortosh”, (faqe 101). Ballafaqimi me tė sotmen do tė thotė prishje e harmonisė pėr t’i shėrbyer tė nesėrmes qė nuk i dihet.

Nėse autori e ka paksa tė theksuar zhgėnjimin, ky del si rezultat i dėshtimeve tė njėpasnjėshme qė po i bėn shoqėria jonė, mllefi i tij duket si njė lloj proteste pėr atė qė nuk po e realizojmė dhe ėshtė nė kompetencėn tonė, ndėrsa mallkimi mė shumė duket si njė protestė pėr gjithė ata qė po shkelin mbi “heronjtė” e letėrsisė, sepse pėr autorin “dijetarėt” janė heronj mbi heronjtė, pasi ai thellėsisht beson se vetėm dija dhe njerėzit e menēur e kanė zhvilluar dhe emancipuar botėn dhe shoqėrinė njerėzore.

Artikulimi i kėtyre fenomeneve ėshtė bėrė pėrmes vargjeve metaforike, pėrmes poemave dhe elegjive qė autori i ka zgjedhur sipas shijes dhe momentit tė caktuar. Por, mėnyra e ndėrtimit ėshtė rezultat i suksesit dhe arritjeve qė ai i ka nga pėrvoja e gjertanishme, dhe krejt natyrshėm mund tė befasohet “pse na ndjek ky mallkim i zi/ ne nuk e deshėm atdheun/ apo ai s’na honeps/ fare”, (faqe 88).

Ahmet Selmani ėshtė njė personalitet qė di ta artikulojė mendimin e tij edhe pėrmes poezisė, por qė kjo ėshtė strukturuar dhe konceptuar pėr tė shtjelluar dramėn e tij personale. Sepse drama e tij jetėsore ėshtė edhe drama e kombit, prandaj poezitė janė shkruar me njė koncept qė tė pasqyrojnė mė mirė atė dhe shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi. Ahmet Selmani, shihet se ka punuar gjatė nė kėtė strukturim dhe konceptim tė materies poetike, pasiqė nga poezia nė poezi, dhe sidomos nga cikli nė cikėl zbėrthehet mė mirė mesazhi i poezisė: “...qyteti ka dy jetė tė vėrteta/ njėrėn ia rrėmbeve ti/ tjetrėn ia ringjallin/ pėllumbat”, (faqe 76).

Ligjėrimi poetik i autorit sa vjen e bėhet mė lakonik, herė mė i ashpėr e herė violent, varėsisht nga situata dhe tema me tė cilėn rreket, ku zakonisht shkruhet me njė mėnyrė poetike, e cila herė pas herė sikur mbulohet me njė vello tė poezisė sarkastike:

Imzot Noli

dhe ti Lamja im i vogėl

nuk mė habit ky ndėshkim

mė habit ferri qė e shohė

e kam ditur tė zjarrtė

po ky qenka i akullt

seē vuaj njė dėnim

tė mbrapsht

pėr punė tė mbarė

(Faqe 83)



Degradimi i vlerave, shoqėrinė e shpie nė degjenerim. Kėtij akti tė shėmtuar autori i tmerrohet skajshmėrisht, prandaj pėrpjekjet e tij dhe zėri sa qortues po aq edhe ironizues duhet tė kuptohet si klithmė intelektuale se ndoshta do tė ishte “mė mirė nė duart e zotit” se nė duart e atdheut”, (faqe 88). Nė njė moment mė duket sikur ai ėshtė njeriu qė gjendet nė bregun e detit dhe sheh njė varkė duke u fundosur, por ai nuk ėshtė nė gjendje tė ndihmojė. Nė kėtė rast duart e poetit janė shtrirė nga mirėsia dhe lutjet qė ēdo gjė tė mos fundoset nga kaosi i ndryshimeve socio-kulturore qė po mėton t’i bėjė shoqėria jonė, dhe pastaj “historinė, historinė edhe njė herė ta ribėjmė”.

Jo vetėm kaq, me sa u shprehėm deri mė tani, poeti ka ndėrtuar njė mori refleksionesh dhe imazhesh poetike tė sintetizuara me kujdes dhe kulturė. Por imazhi kaq reflektiv dhe metaforat e kėtij vėllimi sikur bėhen ujėvarė, qė nėpėr tė shkėlqejnė koralet, duke u reflektuar nė imazhin e konceptit dhe librit si tėrėsi, me njė fjalė t’i rrėqeth edhe ndjenjat e trupit:

Ky dhé

gjaknxehtė

derėn e mban tė hapur

tė pret me bukė kripė e zemėr

po shqiponjat prapė e hanė

njėra-tjetrėn

...

(Faqe 40)



Pikėrisht kėtu gjendet gurra prurėse qė kreshpėron mjaft shpesh brenda vėllimit si tėrėsi, veēmas nuancimet filozofike, inpresionet dhe imazhet e shumta janė edhe njė vlerė qė aspiron kah lartėsia tė cilėn e mėton autori i librit.

Perceptimi dhe artikulimi i fenomenit, shikuar nga pikėpamja historike e ka ndėrtuar imazhin poetik mjaft inpresionues me njė potencė perceptuese nė rritje, si njė artikulim artistik me shije dhe sintetizim estetik, siē duken tre vargjet e para te poezia “Ėndėrr Ēamėrie ose mall i pėrgjakur” ku ndėr tė tjera shkruan: “U nisa drejt teje/ po zjarri ma preu udhėn/ klithmat m’i ēanė veshėt”, (faqe 45).

Imazhet qė dalin nga kėto poezi shprehin qėndrimin inpresionues dhe artikulojnė njė koncept sfidues dhe mjaft kėshillues, tendencė e dukshme qė e hasim nėpėr pjesė e pjesėza tė librit, pėrkatėsisht nėpėr poezi e strofa tė shumta tė kėtij vėllimi poetik. Sidoqoftė autori ka arritur qė nga intimja tė shprehė tė pėrgjithshmen, gjė qė parapėlqehet dhe mė lehtė nėnkuptohet edhe nga lexuesit e zellshėm, qė synim e kanė gjetjen e kėtyre imazheve nė poezinė e Ahmet Selmanit:

S’kem kohė

me pritė e vajtue

as plagt’ me i shėrue

kjoftė bekua e naltue

kjo Shqypnia

jonė

(Faqe 44)



Nėse qėllimi i poetit ėshtė qė nėpėrmes imazhit metaforik, nėpėrmes elementeve shoqėruese qė e pėrcjellin poezinė tė shprehė ndjenjėn e tij tė brendshme nė njėrėn anė dhe, nė anėn tjetėr, tė ndėrtojė portretin e tij poetik, mendojmė se nė masė tė madhe autori e ka arritur kėtė synim, sepse libri edhe si koncept, edhe si strukturė, por edhe si vlerė ėshtė mjaft i arrirė. Kėtė konstatim e gjejmė te vargjet “pak nga pak ta stolis qenien time/ qė jeta tė mė duket si ėndrrat/ e ėndrrat tė mė duken/ si jeta”, (faqe 56). Imazhet e tjera qė kanė njė semantikė tė fuqishme gjenden te poema “Abeja e akullt - ose zgjimi i Faik Konicės”, pastaj edhe te poezitė: “Fundfjala e okarinės - ose kėnga e emrit”, “Mėkat dashurie - ose kėngė trinike”, “Lirimi i Servantesit - ose cubat fisnikė” etj. Por, elemente idolatrike i gjejmė nė poezinė “Zemra e dheu - ose letėr Kate Xukaros” ku shprehet se: “ti bėnė shumė mirė qė e ke zemrėn te dheu/ por unė s’di si ta sjell dheun te zemra”, (faqe 41). Poezi kėto tė ngarkuara me njė impresion tė theksuar alegorik, qė vėrehet sidomos te amaneti qė Konica ia lė Imzot Nolit dhe Lamjes tė cilėt, siē dihet, pėr tė gjallė tė tyre nuk e kanė realizuar kėtė amanet. Indikacione tė tjera mjaft identike i ndeshim edhe te poezia qė ia kushton poetit kuksian Havzi Nela, tė cilin diktatura komuniste e pat dėnuar me varje nė litar: “ti s’je n’tokė/ flatron nė qiell/ kurrsesi s’mundem/ me t’pėrqafue”, (faqe 48). Prandaj, kur dihen rrethanat shoqėrore e politike qė pėrcollėn kombin tonė, si tonet elegjiake, si mesazhet e poezisė marrin njė konotacion dhembjeje, malli e dėshpėrimi, qė poeti i ka mveshur me njė mllef e mallkim poetik pėr atė qė ka ndodhur, me theks tė veēantė nė tė tashmen e trishtueshme, ngase poeti dhe intelektuali sot pėrbuzet si kurrė mė parė, dhe nuk dihet “pse na ndjek ky mallkim i zi/ ne nuk e deshėm atdheun/ apo ai s’na honeps/ fare”, (cituar mė parė, f. 88).

Madje kjo pėrbuzje ndodh edhe me ata poetė qė i kanė dhėnė emėr kombit, dhe me ata qė vepra e tyre ka qenė vazhdimisht nė shėrbim tė tij. Nėse poezia shihet nga ky kėndvėshtrim, ajo sikur flet mė shumė me tė tashmen, ngase edhe ai ėshtė i vetėdijshėm se e kaluara ėshtė si njė perde e mbyllur nė shfaqjet teatrale, por e ka frikėn se “nėse i mbyll sytė/ do tė sundojė harresė e gjatė”, (faqe 115). Natyrisht kėto prekje tė imazhit impresiv sikur kanė tone qortuese, por refuzimi i vazhdueshėm dhe mospajtimi sikur e bėjnė edhe mė kryengritės dhe mė tė vendosur pėr tė shkuar nė heroizma tė reja letrare qė, dhashtė zoti, e nuk do tė na mungojnė, pasi ai “kėnaqet kur bėnė gjėra tė mira”, (faqe 73).

Fundja e fundit kjo ėshtė liria e krijimit qė, pėrmes refleksioneve poetike tė kėsaj natyre e ka thėnė dhe shprehur njė qėndrim tė caktuar, pėr tė cilėn mė shumė se kushdo tjetėr, poeti e ka meritėn kryesore pėr krijimin e veprės dhe pėr ta pėrcaktuar imazhin e saj, qė me kaq guxim ia ofron lexuesit tė tij, “por si ēdo njeri tjetėr i gjallė/ kam edhe ndonjė tė pamirė/ bie fjala jam mė i shkurtė/ se sa qė duhet tė jem”, (po aty, f. 73).

Poeti Ahmet Selmani ka arritur qė pėrmes figurave dhe portreteve tė ndėrtojė imazhin artistik. Dhe kur ky imazh shpreh ndjenjat e brendshme dhe preokupimet e tij jetėsore, ka “shkėlqim dhe marrėzi”, siē i shpreh me poezi:

Pas vetes

po lė shkėlqim

dhe marrėzi



ndanė meje

thithni vetėm shkėlqim

marrėzitė mos m’i prekni



shkėlqimin e bėra pėr tė tjerėt

pėr vete marrėzitė

(Faqe 119)



Besoj se vepra poetike e Ahmet Selmanit ka prekur drejtpėrdrejt pėrditshmėrinė e secilit. Pastaj poezia bėhet pjesė e njeriut, si njė dramė mė vete qė shpreh preokupimet e njė shoqėrie dhe rrethi mė tė gjerė. Kjo potencė e guximshme, kjo alegori e guximit qytetar pėr t’u shprehur publikisht ėshtė njė sfidė e re letrare nė poezinė e sotme shqiptare.



Nice, Francė, verė 2009.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

CIKĖL POETIK NGA POETI YNĖ AHMET SELMANI Empty Re: CIKĖL POETIK NGA POETI YNĖ AHMET SELMANI

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi