♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Informacione te nevojshme rreth shendetit .

Shko poshtė

Informacione te nevojshme rreth shendetit . Empty Informacione te nevojshme rreth shendetit .

Mesazh nga Vizitor Sun May 10, 2009 3:05 pm

Beta –karoteni mbron nga dielli

Marrja e pėrditshme e preparateve tė beta-karotenit sė paku pėr njė periudhė kohore prej dhjetė javėsh, zvogėlon rrezikun pėr djegie tė lėkurės nga rrezet e diellit, pohon njė studim i ri.

Shkencėtarėt kanė analizuar rezultatet e shtatė studimeve klinike. Analizat kanė treguar se preparat e beta-karotenit ofrojnė mbrojtje ekuivalente me kremrat pėr rrezitje me faktor mbrojtės 4.

Shkencėtarėt pohojnė se preparatet e beta-karotenit nė asnjė mėnyrė nuk i zėvendėsojnė kremrat pėr rrezitje, por ofrojnė mbrojtje shtesė nga rrezet e dėmshme tė diellit.


Kafeja ul rezikun nga kanceri i mitrės, por jo edhe ēaji i gjelbėr

Shkencėtarėt japonezė kanė zbuluar njė arsye tė mirė se pse gratė duhet tė gjejnė mė shumė ‘kėnaqėsi’ nė pirjen e kafesė - kafeja ėshtė njė mbrojtės shtesė pėr kancerin e mitrės.

Nė studimin afatgjatė janė pėrfshirė 45 mijė gra tė moshės nga 40 deri nė 69 vjeēare, tė cilat janė analizuar gjatė 15 viteve. Gratė ishin ndarė nė katėr grupe nė varėsi tė sasisė sė kafeinės sė konsumuar, respektivisht kafesė.

Shkencėtarėt kanė zbuluar se gratė tė cilat kanė pirė nga tri kafe nė ditė, kanė pasur 60% mė pak rrezik pėr t’u prekur nga kanceri i mitrės, krahasuar me ata qė kanė pirė mė pak se dy nė ditė.

Arsyeja ėshė sepse kafeja e ul nivelin e insulinės, gjė qė do tė mund tė ndikonte nė zvogėlimin e kancerit. Nė tė njėjtin hulumtim ėshtė analizuar edhe ēaji i gjelbėr, por kjo nuk e ka zvogėluar rezikun pėr kancer.


Brokoli edhe kundėr herpesit

Njė pėrbėrės, tė cilin e pėrmbajnė bronkolit dhe lakrat, mund tė jetė veēanėrisht efikas si mjet kundėr virusit tė herpesit.

Sipas hulumtimeve tė fakultetit tė mjekėsisė nė Ohio, mėlmesa e pėrmendur pėrmban nė vete substancėn indol-3-karbinol, komponim kimik qė plotėsisht pengon zhvillimin e virusit herpes simplex.

Ajo ēka ėshtė edhe mė e rėndėsishme, ky pėrbėrės vepron edhe nė ato viruse tė herpesit, tė cilat kanė qenė rezistente ndaj barnave standarde.

“Indol-3-karbinoli vepron ashtu qė e pengon reproduktimin e virusit, pasi qė ėshtė njė pėrbėrės natyral i bimėve tė pėrmendura, ėshtė i sigurt pėr konsum dhe nuk jep efekte tė padėshirueshme”, kanė bėrė tė ditur studiuesit.


Me mjaltė kundėr djegies

Xheli, gjalpi dhe mjalti Aloa vera, janė vetėm disa nga pėrgatitjet shtėpiake tė cilat shfrytėzohen pėr mjekimin e djegieve.

Edhe pse eksperimentime tė tilla nuk rekomandohen pa udhėzimin e mjekut (sepse p.sh. gjalpi mund ta rritė rrezikun pėr infeksion), megjithatė ekzistojnė fakte se mjalti mund tė jetė i dobishėm pėr shkak tė veprimit tė tij anti-bakteror dhe kundėr inflamacionit, gjė qė ndihmon nė pėrtėritjen e indit.

Rezultatet e dhjetėra studimeve tė reja, kanė treguar se mjalti ndikon shumė mė mirė nė lėkurėn e djegur sesa kremrat e ndryshėm.


Duart e pastra janė gjysma e shėndetit

Teknika e duhur e larjes sė duarve i zvogėlon dhe i shkatėrron shkaktarėt e shumė sėmundjeve infektive, si te fėmijėt ashtu edhe te tė rriturit, ndėrsa ėshtė lehtė tė mėsohet.

Larja e duarve ka rėndėsi tė madhe nė parandalimin e sėmundjeve, sidomos nėse kjo larje realizohet nė mėnyrė tė duhur.

Njeriu mund tė infektohet nga uji dhe ushqimi i kontaminuar, nga spėrklat tė cilat pėrhapen gjatė kollitjes, teshtitjes ose tė folurit, nga duart e papastra, nga kontakti me sekretet trupore tė personit tė sėmurė dhe nga objektet e kontaminuara.

Duart duhet tė lahen me ujė tė nxehtė pasi qė uji i nxehtė mė mirė i dėmton mikroorganizmat sesa i ftohti, ndėrsa sapuni duhet tė pėrdoret sė paku 10 deri 15 sekonda.

Mos harroni t’i lani mirė hapėsirat ndėrmjet gishtave, nėn thonj, nėn stoli (nėse mbani), sepse shumė shpesh mikroorganizmat qėndrojnė nė kėto vende. Pas larjes duart duhet tė fshihen mirė me peshqir tė pastėr ose mė mirė me letėr higjienike.

Qumėshti i mbron muskujt

Shkencėtarėt kanė zbuluar se qumėshti ndihmon nė pėrtėritjen e muskujve gjatė aktivitetit fizik.

Sipas njė studimi, personat tė cilėt janė fizikisht aktivė kanė dobi shumė mė tė mėdha nga konsumimi i qumėshtit sesa konsumimi i ujit ose lėngjeve tė ndryshme pėr sportistėt.

Autorėt e studimit, arsye pėr kėtė e konsiderojnė faktin se qumėshti jo vetėm qė i mbron muskujt, por njėkohėsisht shėrben edhe si preparat rehidrues.


Femrat ndjejnė dhimbje mė tė mėdha

Dhimbjet me intensitet mė tė shprehur, tė cilat i ndjejnė femrat, janė tė pakuptueshme pėr mjekėt, andaj ata shpesh i injorojnė kėto.

Zhvillimi biologjik i femrave si dhe i hormoneve tė tyre, e ndryshojnė dhimbjen dhe e bėjnė atė mė tė fuqishme. Kjo i bėn femrat shumė tė ndjeshme, andaj edhe duhet tė shėrohen mė ndryshe dhe me kujdes mė tė madh.

“Femrat janė mė tė ndjeshme nė dhimbjet kronike, si ndezjet e nyjave dhe sindroma e ngacmimit tė zorrėve”, bėjnė tė ditur nga organizata International Association.

Gjatė marrjes sė barnave tė njėjta, dhimbja tek meshkujt kalon derisa tek femrat ėshtė ende e pranishme. Si shembull mund ta pėrmendim paracetamolin, i cili ka veprim mė tė vogėl tek femrat, nė krahasim me meshkujt.

Tė dashuruarat kanė zemėr tė shėndoshė

Pas hulumtimeve dhjetėvjeēare te 600 femra, mjekėt suedezė kanė vėrtetuar se femrat e lumtura nė dashuri dhe gratė nė martesė tė lumtur, kanė zemėr mė tė shėndoshė nė krahasim me femrat e vetmuara ose tė palumtura.

Pas hulumtimeve, shkencėtarėt kanė ardhur nė pėrfundim se lumturia dhe lidhja ndėrmjet dy personave tė gjinisė sė kundėrt ndikon pozitivisht nė gjendjen e pėrgjithshme shėndetėsore, sidomos nė zemėr dhe nė enėt e gjakut.

Ndėrsa femrat tė cilat nė lidhjen e tyre kanė mė shumė probleme tė cilat nxisin stres, ato pėrjetojnė tendosje tė enėve tė gjakut dhe aritmi tė zemrės.




Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi