♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nene Tereza - Anjezė Gonxhe Bojaxhiu

2 posters

Shko poshtė

Nene Tereza - Anjezė Gonxhe Bojaxhiu Empty Nene Tereza - Anjezė Gonxhe Bojaxhiu

Mesazh nga Vizitor Thu Apr 23, 2009 10:31 pm

Anjezė Gonxhe Bojaxhiu e njohur si Nėnė Tereza lindi nė Shkup mė 26 gusht tė vitit 1910 dhe vdiq mė 5 shtator 1997 nė Kalkuta, (Indi), ishte humaniste e njohur shqiptare, fituese e ēmimit Nobel pėr Paqė.

Gonxhja ishte fėmia e tretė e Kole Bojaxhiut (Nikollė Bojaxhiu) me origjinė nga Mirdita dhe e Drane Bojaxhiut (mbiemri i vajzėrisė Barnaj) nga Novo Sella e Gjakovės. Lindi nė Shkup, tė Perandorisė osmane, sot Maqedoni, mė datė 26 gusht 1910. Njė ditė pas lindjes u pagėzua nė kishėn e Zemrės sė Krishtit nga famulltari i atėhershėm Dom Zef Ramaj. Kola dhe Drania kishin 5 fėmijė, dy u vdiqėn nė fėmininė e hershme. Frikė tė madhe kishte nėnė Drania mos Gonxhja i vdiste menjėherė pas lindjes, sepse me trup dukej e dobėt dhe shėndetligė.

Gonxhja kishte njė vėlla dhe njė motėr. Vėllai quhej Lazėr Bojaxhiu dhe studioi nė Grac tė Austrisė nė Akademinė Ushtarake, por pėr shkaqe politike emigroi qysh herėt nė Itali. Kurse motra quhej Age Bojaxhiu.

Babai i saj merrej me tregti dhe mblidhte nė shtėpinė e tij artistė dhe patriotė shqiptarė. Mėsimet e para i bėri nė njė shkollė shqipe nė Shkup, ndėrsa gjimnazin, po nė atė qytet, nė gjuhėn serbo-kroate. Pasionet e saj tė rinisė ishin tre: tė bėhej mėsuese, tė shkruante dhe tė recitonte poezi, tė kompozonte dhe tė luante muzikė. Emrin Tereza e mori kur ishte 18 vjeēe dhe u dorėzua murgeshė.

Nėnė Tereza u largua mė 26 shtator 1928 nga Shkupi nė drejtim tė Dublinit, Irlandė. Prej kėsaj dite, nėnė, bijė e motėr nuk do tė shiheshin mė kurrė. Mė 12 shtator 1928, Gonxhja kishte shkruar kėtė letėr drejtuar tezes sė saj: “Shkup 12. 09. 28 E dashtuna Tezja Lis! Mė 26 t’kti mujit po nisem prej Shkupit. S’po muj mos me ju shkrue dy tri reshta tuj da prej jush. Lamtumir; e dishroj qi Zoti ju nep shka tju dishron zemra. Pritni t’faluna ma t’pėrzemerta Gonxhja”.

Ky ishte momenti kur ajo u nda pėrfundimisht me familjen dhe vetėm pas 30 vitesh, do tė takohej me tė vėllanė, Lazrin. Kurse nėna Drania dhe motra Age, shkuan nė “atdhe”, nė Shqipėri, qysh para Luftės sė Dytė Botėrore.

Nėnė Tereza u vendos nė Kalkuta (Indi) ku fillimisht u bė mėsuese dhe shume shpejt drejtore e shkollės sė vajzave. Nėnė Tereza e Kalkutes e quajtėn kur themeloi urdhrin "Misionaret e Dashurisė" (1951) pėr t'u shėrbyer mė tė varfėrve dhe mė tė pashpresėve tė Kalkutės, Indisė dhe gjithė botės. Nė vitin 1979, kur mori ēmimin Nobel pėr Paqe, e gjithė bota mėsoi se Nėnė Tereza ishte shqiptare. Por Shqipėria heshte. Republika Popullore Socialiste e Shqiperisė nuk i kishte dhėnė vizė nobelistes sė ardhshme as sa pėr tė parė nėnėn e saj qė jetonte nė Tiranė, as pėr te marrė pjesė nė varrimin e saj mė 1974, as... pėr tė parė varrin. Madje kėtė vizė nuk ia dhane as kur fama e saj kishte marrė dhenė nė tė katėr anėt e botės deri ne fillim tė viteve '90. Shqiptarja trupvogel ishte kthyer nė njė legjendė tė gjallė. Ajo ishte nėnė kujdestare e 7 500 fėmijėve nė 60 shkolla, ishte nėnė qė mjekonte 960 000 tė sėmurė nė 213 dispanseri, ishte e vetmja nė botė qe trajtonte 47 000 viktima tė lebrozes nė 54 klinika, kujdesej pėr 3 400 pleq tė braktisur e tė lėnė rrugėve, nė 20 shtėpi pleqsh, kishte birėsuar 160 fėmijė ilegjitim e bonjakė. Kėto janė shifrat e mesit tė viteve '80. Deri sa Nėnė Tereza ishte gjallė dhe sot e kesaj dite shifrat kanė ndryshuar shumė.

Nėnė Tereza nuk qe ndonjė perėndeshė dhe me tė mund tė fliste ēdonjėri. Madje ajo kishte edhe adresė tė saktė: njė godinė ngjyrė hiri nė Bose Road, tė ndėrtuar rishtas nė njė lagje tė zhurmėshme dhe ējerrėse, tė stėrmbushur me njerėz, e cila vlonte nga ēajbėrėsit, shitėsit dhe tregtarė tė tjerė tė pjesėve mė tė ndryshme kėmbyese si dhe lėngėshtrydhėsit. Kėtu, mu nė qendėr tė Kalkutės shtrihej shtabi i pėrgjithshėm i Rregullit, „Shtėpia e Nėnės", pranė portės tė sė cilės qe vendosur njė tabelė druri ku shkruante: „Mother Teresa. IN/OUT".

Nė shtėpinė e Nėnė Terezės kishin hyrė edhe vetė mbretėresha britanike, pastaj njerėz tė tillė siē janė kryetari amerikan Georg Bush, ish kryetari amerikan Jimmy Carter, Yasser Arafati, princesha Diana e shumė tė tjerė.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Nene Tereza - Anjezė Gonxhe Bojaxhiu Empty Re: Nene Tereza - Anjezė Gonxhe Bojaxhiu

Mesazh nga Vizitor Thu Apr 23, 2009 10:32 pm

Nene Tereza - Anjezė Gonxhe Bojaxhiu Mother_Teresa

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Nene Tereza - Anjezė Gonxhe Bojaxhiu Empty Re: Nene Tereza - Anjezė Gonxhe Bojaxhiu

Mesazh nga Vizitor Thu Apr 23, 2009 10:33 pm

Nene Tereza - Anjezė Gonxhe Bojaxhiu Nene%20Tereza

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Nene Tereza - Anjezė Gonxhe Bojaxhiu Empty Re: Nene Tereza - Anjezė Gonxhe Bojaxhiu

Mesazh nga Vizitor Thu Apr 23, 2009 10:37 pm

NENE TEREZA
Gonxhia qe perhapi dashuri

Ne te gjithe kishim zene vend ne salle dhe prisnim.
Nje shkrimtar i njohur me te shoqen akoma nuk ishin ulur. Befas peshperitjet pushuan dhe te gjithe i drejtuan syte nga dera. Nje grua e vockel, e veshur me nje rrobe te bardhe me vija blu, me duart e bashkuara ku varej rruzarja dhe kryqi , me nje te ecur te lehte , e shoqeruar nga disa motra hyri ne salle.
Shkrimtari me te shoqen iu afruan, filluan ti puthnin duart ndersa fotoreporteri yne, Ganiu shkrepte aparatin. Per nje cast na u duk se ishte ajo , gruaja e mire e perrallave qe vinte te perhapte miresine dhe dashurine mes njerezve. Na kujtoi gjyshet tona te mira, te urta, te dashura qe na ledhatonin me aq butesi dhe na falnin dashurine e pafund. Tek buzet e tyre peshperisnin urata dhe lutje.
Buzeqeshja e saj aq e embel, syte e saj plot drite, dora e saj aq e bute na krijoi nje ndjenje paqeje ne shpirt. Ishim ne rreshtin e pare me shoqen time Meriten.
Zgjatem duart te preknim rrobat e saj. Na dukej vetja si ne nje enderr.
Dritat ne salle u fiken dhe filloi te shfaqej nje film per Nene Terezen.

Ishte viti 1989.

Nene Tereza apo Agnes Gonxhe Bojaxhiu eshte femija i trete i Nikolle (Kole) dhe Dranafile (Drane) Bernaj Bojaxhiut..

Gonxhja ka lindur me 26 gusht 1910 ne qytetin e Shkupit.


Nene Tereza - Anjezė Gonxhe Bojaxhiu 18

Nene Tereza - Anjezė Gonxhe Bojaxhiu Shkup

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Nene Tereza - Anjezė Gonxhe Bojaxhiu Empty Re: Nene Tereza - Anjezė Gonxhe Bojaxhiu

Mesazh nga Vizitor Thu Apr 23, 2009 10:41 pm

Babai i saj Nikolla ka qene tregtar.
Ai njihej per bamiresite e shumta, ndihmonte si familjet e varfera ashtu dhe institucionet e ndryshme. Ai ndihmoi ne ndertimin e teatrit te pare te Shkupit.

Kola fliste shume gjuhe dhe udhetonte shume ne Itali dhe Egjipt.
Mbasi kthehej nga udhetimet ai sillte shume dhurata per femijet e tij por dhe shume histori. Babai i Gonxhes ka luajtur ne banden e qytetit.Shtepia e tyre gjithmone ishte me mysafire, degjohesh muzike, kenge dhe te qeshura. Per dite festash dhe ne festivale familja do te vishte rroba kombetare .
Nene Tereza - Anjezė Gonxhe Bojaxhiu Kol

Nikolle (Kole) Bojaxhiu
Kola ka qene shume aktiv per ceshtjen kombetare dhe per nje Shqiperi te pavarur.Ai ishte ne grupin qe luftonte per bashkimin e Shkupit dhe te qyteteve perreth me Shqiperine. Ne vitin 1918, mbas kthimit nga Beogradi ku u diskutua per ceshtjen shqiptare, ai vdiq. Te gjithe thone se ai u helmua nga kundershtaret e tij. Diten e varrimit te gjitha dyqanet dhe shkollat ishin te mbyllura.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Nene Tereza - Anjezė Gonxhe Bojaxhiu Empty Re: Nene Tereza - Anjezė Gonxhe Bojaxhiu

Mesazh nga Vizitor Thu Apr 23, 2009 10:42 pm

Myslimane dhe te krishtere, si dhe njerez te ndryshem moren pjese ne funeralin e Koles.
Vdekja e Koles ishte nje goditje e rende per familjen. Qe pikerisht nena e Agnes, Dranja qe me duart e saj te arta do ta nxirrte nga kriza familjen. Ajo do te qepte fustane nusesh, kostume per festivale, do bente qilima. Gonxhja ishte shtate vjece. Se bashku me te emen shkonin cdo dite ne kishe. Ajo e ndihmonte te emen ne organizimin e festivaleve, ne zbukurimin e kishes me lule, si dhe shkonin ne kishen e Zonjes se Letnices ne Mal te Zi. Bente pjese ne korin e kishes.

Kendonte shume bukur dhe i binte mandolines. Kohen me te madhe e kalonte ne shoqerine e librave, sidomos literatures fetare. Ne kete kohe filloi te kete kontaktet e para me revistat e Misionit Katolik ku kishte shkrime te shumta per Indine.Fotografite e familjeve te varfera dhe te semureve e preken shume ate.

Nene Tereza - Anjezė Gonxhe Bojaxhiu Evogel

Te semuret nga leproza si dhe semundjet e tjera bene qe ne mendjen e saj te lindete nje ide e nje dite do te merrte nje vendim te prere. Ishte teper e brishte, teper e ndjeshme dhe ne kete kohe filloi te hidhte ne leter dhe vargjet e para.
Ishte 18 vjece.
Nje vajze me sy endrrimtare, me trup te holle dhe shpirt teper te ndjeshem. Perpara saj ishin te hapura dyert e jetes. Me kulturen dhe aftesite qe kishte ajo mund te behej nje mesuese e mire apo nje shkrimtare. Por zgjodhi dicka tjeter. Nene lokja e saj, sic kujton Gonxhia, keshtu e therrisnin te gjithe nane Dranen ne Shkup, ia kishte ushqyer shpirtin me dashurine per njerezit, per ti ndihmuar dhe sherbyer atyre. Dhe kush me mire se ajo, e rritur ne nje familje me tradita dhe dashurine ndaj te varferve, do ti perkushtohej rruges se Zotit?!. Ishte ne moshen me te bukur, ne moshen e arte, atehere kur cdo vajze enderronte princin e kalter dhe priste te kishte ne duar foshnjen e pare, te degjonte nga goja e saj fjalen Nene. Por ajo zgjodhi nje rruge tjeter, nje rruge te gjate dhe plot perpjekje, t'u ndihmonte te tjereve, t'u gjendej prane kur ato vuanin, t'u mjekonte plaget e trupit dhe te shpirtit.
Ajo ishte nje Gongje qe shkoi vend me vend dhe me fjalen e saj te embel, vetmohimin, thjeshtesine, sakrificen tregoi se cfare mund te beje nje shpirt I mrekullueshem. Perpara saj ulen kokat me respekt princer dhe princesha, presidente dhe politikane, burra shteti dhe artiste. Nga goja e njerezve te vuajtur dhe te semure doli fjala ma e bukur per bamiresen e tyre, Terezen. Ato e quajten Nene dhe kjo fjale percillej neper bote.


Qe nga viti 1929 qe kishte shkuar ne Kalkuta deri ne vitin 1960 ajo s'kishte levizur nga India. Ishte pikerisht viti 1960 kur ajo do te udhetonte per ne Evrope dhe Amerike e ftuar ne nje konference per grate katolike. Midis te tjerash ajo do te thonte:"Shume nga njerezit nuk dine ekzistencen e te varferve.Ne i shohim dhe nuk i shohim ato. Ju mund te gjeni Kalkuta ne te gjithe boten.



Nene Tereza - Anjezė Gonxhe Bojaxhiu Motrat

Neqoftese keni sy te shifni" Mbas viteve 60 ajo filloi te udhetonte per ne Evrope dhe u takua dhe me te vellane Llazarin qe jetonte ne Itali.
Deshira e saj ishte te takonte te emen dhe te motren,por nje gje e tille nuk iu lejua kurre.

Shume njerez me influence,duke perfshire dhe Indira Gandin, apeluan tek qeveria shqiptare per Nene Terezen por pa sukses.

Me 12 korrik 1972 merr lajmin e hidhur te vdekjes se nenes ne Tirane dhe deshira e saj e fundit kishte qene te shihte dhe nje here Gonxhen. Dy vjet me vone i vdes dhe e motra.
Do te vinte viti 1989 qe ajo me se fundi te vinte ne Shqiperi dhe te lutej prane varrit te se emes dhe te motres.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Nene Tereza - Anjezė Gonxhe Bojaxhiu Empty Re: Nene Tereza - Anjezė Gonxhe Bojaxhiu

Mesazh nga Vizitor Thu Apr 23, 2009 10:45 pm

Puna e saj e madhe dhe e palodhur bene qe ne Indi dhe ne shume vende te tjera te botes te ngrihen me qindra qendra ku te varferit dhe te semuret gjenin nje strehe te ngrohte.

Ne vitin 1979 asaj iu dha Cmimi Nobel i Paqes.

Me vone iu dhane dhe cmime te tjera.Por asnje nga cmimet nuk kishte vleren e cmimit qe i dhane te varferit ,Nene Tereza.

Ajo ishte nene e te gjitheve, qe luftoi urine, qe luftoi varferine, qe luftoi semundjet, qe luftoi vetmine dhe u perpoq per te miren e njerezimit.
Gjer ne fund te jetes se saj ajo mbeti ashtu e thjeshte , e sakrifices, gjithshka ua dhuroi te varferve dhe u perpoq per te varferit.
Ndonese dyert e tokes meme per te do te ishin te mbyllura per dekada te tera ajo kurre se mohoi te qenit shqiptare.
Gjate nje konference shtypi kur nje reporter e pyeti si ndjehej ajo kur ne Shqiperi feja ishte e ndaluar ajo u pergjegj "shqiptaret e mi gjithmone jane ne zemren time".
Dhe kur e pyeten cila ishte origjina e saj ajo tha "jam shqiptare".

Dhe se fundi po e mbyll kete shkrim me nje thenie te Nene Terezes:
"Ngandonjehere na duket se ajo qe bejme i ngjan nje pike uji ne oqean, por vertete,
oqeani eshte i manget m'u per ate pike uje"

Nene Tereza - Anjezė Gonxhe Bojaxhiu Mtereza

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Nene Tereza - Anjezė Gonxhe Bojaxhiu Empty Re: Nene Tereza - Anjezė Gonxhe Bojaxhiu

Mesazh nga Vizitor Tue May 05, 2009 5:59 pm

S'KA RENDESI ( Nga Nene Tereza)


Njeriu eshte i paarsyshem, i pallogjikshem, egocentrik
S'KA RENDESI, DUAJE!

Nese ben mire, do te thone e ben per qellime egoistike
S'KA RENDESI, BEJ MIRE!

Nese zbaton qellimet e tua, do te gjesh miq te rrejshem dhe armiq te vertete
S'KA RENDESI, ZBATO

Te miren qe e ben, neser do te harrohet
S'KA RENDESI, BEJ MIRE

Nderi dhe ciltersia do te bejne te lendueshem,
S'KA RENDESI. JI I CILTER DHE I NDERSHEM!

Ate qe ke ndertuar vite me radhe, mund te rrenohet fill
S'KA RENDESI. NDERTO!

Nese i ndihmon njerzit, do te hidherohen
S'KA RENDESI, NDIHMOHU!

Jepja botes pjesen me te mire te vetvetes, do te shqelmojne
S'KA RENDESI, JEPE PJESEN ME TE MIRE TE VETVETES.


MARRE NGA POEZI DHE URATE/ NENE TEREZA
(Mbledhur nga Dr. Don Lush Gjergji)





Letrat e panjohura tė Nėnė Terezės dhe zanafilla e karizmės sė saj


Njė fat i ēuditshėm ai i Nėnė Terezės. Qysh kur ishte gjallė, por edhe mė shumė pas vdekjes, fama e saj e madhe, rrallė ėshtė shoqėruar me njė kuptim real tė identitetit dhe tė arsyeve mė tė thella mistike, tė misionit tė saj, shpesh dhe me shumė dėshirė tė kufizuar brenda njė horizonti tė ngushtė humanitar apo retorikisht nacionalist.

Kjo shpjegon habinė e pėrgjithshme, me tė cilėn janė pritur letrat e shkruara prej Nėnė Terezės, drejtuar etėrve tė saj shpirtėrorė, tė botuara nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės nė vitin 2007 dhe, prej tė cilave, nė janar tė 2008-ės, ka dalė edhe njė pėrkthim nė italisht. Kėto letra, tė mbetura tė panjohura pėr publikun e gjerė deri mė sot pėr vullnet tė Nėnės, e cila, madje, do tė kishte dashur t’i digjte tė gjitha, dėshmojnė me saktėsi zanafillat shpirtėrore tė karizmės sė saj dhe vuajtjen e thellė tė brendshme, qė ka shoqėruar krejt zhvillimin e tyre, deri me vdekjen e tė Lumes. Nė to gjejmė nė fakt shprehje shumė tė forta si kėto:

«O Zot, Hyji im, kush jam unė qė Ti tė mė braktisėsh? Bija e dashurisė Sate, qė tani ėshtė bėrė si mė e urryera, si njė e hedhur tej, pasi Ti nuk e do atė. Unė thėrras, unė kapem, unė dua... dhe askush nuk pėrgjigjet, nuk ėshtė askush, tek i cili mund tė kapem, jo, askush. Jam vetėm. Errėsira ėshtė kaq e dendur dhe unė jam vetėm, e padashur, e braktisur. Vetmia e zemrės qė e kėrkon dashurinė ėshtė e padurueshme. Ku ėshtė feja ime? Edhe nė thellėsinė time, brenda, nuk ka asgjė pėrveē boshllėkut dhe errėsirės. Hyji im, sa e dhimbshme ėshtė kjo vuajtje e panjohur. Tė bėn tė vuash pa pushim. Nuk kam fe».

Bėhet fjalė pėr njė «errėsirė tė dhimbshme», qė buron nga pėrvoja e kundėrshtive mes dėshirimit tė thellė tė Hyjit.

«E megjithatė tė mos jesh e dashur nga Hyji, e mospranuar, e zbrazur; s’ka fe, s’ka dashuri, s’ka zell. Shpirtrat nuk ushtrojnė asnjė tėrheqje. Parajsa nuk ka asnjė domethėnie pėr mua, mė duket njė vend i zbrazėt. Nuk ka asnjė domethėnie pėr mua kur mendoj, mė duket njė vend i zbrazėt».

Dhe kundėrshtia bėhet e tillė sa, - shton Nėnė Tereza, - «i kuptoj pak dėnimet e Ferrit, pa Hyjin». Kėto dhe shprehje tė tilla, qė vazhdimisht pėrdoren nė letrat e saj, kanė turbulluar besimtarė dhe jobesimtarė, nė mėnyra tė ndryshme, por pėr tė njėjtėn arsye, meqė tė dy janė tė bindur se ndodhen pėrballė njė krize dramatike dhe fatale feje, tė aftė pėr tė vėnė nė pikėpyetje identitetin e krishterė tė Nėnė Terezės. Nė realitet, tė gjithė ngatėrrojnė fenė e krishterė me zotėrimin e njė sigurie psikologjike apo ideologjike.

Njė traditė e gjatė mistike

Ajo qė sapo ėshtė pohuar nga Nėnė Tereza, duhet tė lidhet nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė me atė qė ka provuar vetė Jezusi nė kryq kur thėrret: “Hyji im, Hyji im, pėrse hoqe dore prej meje?”. Bėhet fjalė pėr njė pėrvojė shpirtėrore ku Biri, ėshtė ndier i braktisur dhe i mospranuar nga Ati, duke jetuar kėshtu pėr dashurinė tonė nė veten e vet, i pafajshėm, braktisjen e Hyjit fajėsisht tė jetuar nga mėkatarėt dhe, duke na hapur neve nė kėtė mėnyrė, njė udhė pėr rizbulimin e dashurisė sė Atit nė jetėt tona. Nė historinė e mistikės sė krishterė, kjo pėrvojė ėshtė zhvilluar nė mėnyrė tė veēantė, pikėrisht nė fillim tė epokės moderne, me Shėn Gjonin e Kryqit, mistikun e madh spanjoll qė nė shek. XVII reformoi, sė bashku me Shėn Terezėn e Avilės, rregullin karmelitan.

Ai e ka kuptuar dhe e ka pėrshkruar si njė pėrvojė shpirtėrore, gjatė sė cilės realizohet njė pastrim i dhimbshėm dhe progresiv dashurie, tė cilit hiri hyjnor, ia nėnshtron shpirtin njerėzor, qė ka ndjesinė e njė largėsie tė thekėt tė Hyjit, e tė qenit e braktisur dhe e mospranuar prej Tij, e tė gjendurit nė njė natė tė errėt, fundin e sė cilės nuk e sheh aspak. Nė fund tė shek. XIX, kjo lloj pėrvoje shpirtėrore, ėshtė jetuar me njė intensitet tė veēantė nga njė vajzė e re karmelitane franceze, Shenjta Terezė e Jezusit Fėmijė, nė njė kontekst kulturor thellėsisht tė shėnuar nga ateizmi materialist dhe pozitivist. Kur u sėmur nga tuberkulozi, Pashkėn e vitit 1896, muajt e fundit para se tė vdiste, mė 30 shtator tė 1897-ės, ajo provoi jo vetėm tundimin pėr t’u vetėvrarė, por edhe atė lidhur me fenė dhe me vetė ekzistencėn e Hyjit, siē dėshmojnė dorėshkrimet e saj, ku gjejmė shprehje si: «Unė duhet t’ju dukem njė shpirt pėr tė cilin velloja e fesė gati ėshtė shqyer, dhe nė fakt... ėshtė bėrė njė mur qė ngrihet deri nė qiell dhe mbulon kupėn me yje» dhe nga dėshmia e motrės sė saj, eprore e manastirit, sė cilės Tereza i besoi mes tė tjerave edhe:

«Sikur ta dish se ēfarė mendimesh tė frikshme mė mundojnė! Lutu pėr mua, me qėllim qė tė mos dėgjoj djallin, i cili dėshiron tė ma mbushė mendjen pėr rrenat e tij. Ėshtė arsyetimi i materialistėve mė tė kėqinj qė i kundėrvihet shpirtit tim […]. O Nėna ime, mund tė kihen mendime tė tilla kur duhet kaq shumė Hyji i mirė! Nė fund, i ofron kėto mundime kaq tė mėdha qė tė marr dritėn e fesė pėr mosbesimtarėt e shkretė, pėr tė gjithė atė qė largohen prej gjėrave qė beson Kisha».

Braktisja dhe misioni

Pėr tė kuptuar pėrvojėn mistike tė jetuar nga Nėnė Tereza, ėshtė thelbėsore tė kemi parasysh qė ajo zgjodhi si emėr rregulltar atė tė Terezės, duke iu referuar nė mėnyrė eksplicite pikėrisht shenjtės sė re karmelitane franceze, edhe pse, nė atė kohė, dorėshkrimet e saj ishin ende tė censuruara. Por kjo pėrvojė e dhimbshme e braktisjes sė Hyjit, jetohet nga Nėnė Tereza me karakteristikat tipike tė saj.

Para sė gjithash nė kohė, meqė pėr tė ajo zgjat mė shumė se 50 vjet. Gjithashtu ajo ėshtė nė referim tė ngushtė me misionin e saj tė shėrbimit tė mė tė varfėrve ndėr tė varfėr. Falė kėsaj pėrvoje tė thellė shpirtėrore braktisjeje, Nėnė Tereza, nė fakt, ka mundur tė provojė nga brenda varfėrinė e tyre mė tė madhe, qė konsiston nė tė qenit i padashur nga tė gjithė, duke e lidhur drejtpėrdrejt me Krishtin e kryqėzuar qė e ka jetuar i pari, ai qė ka etje pėr shpėtimin e njeriut. Jo vetėm, por Nėna, me kalimin e kohės, ka kuptuar se Hyji nė kėtė mėnyrė e ka ruajtur nė pėrvujtėri, duke e mbrojtur nga rreziku i shndėrrimit tė vetes sė saj nė njė yll televizioni dhe tė misionit tė saj nė njė shfaqje bamirėsie tė ushqyer nga mass-media, vetėm falė tė cilave, sidoqoftė, figura e saj e qeshur, ka mundur tė pėrhapet nė shkallė botėrore. Letrat e saj na mundėsojnė tė shohim se sa asketizėm i fshehur i ka kushtuar nė realitet ajo buzėqeshje qė shpesh depėrtonte nga fytyra e saj dhe qė ajo e pėrkufizonte si «njė mantel i madh qė mbulon shumė dhimbje», nganjėherė kaq tė dendura «sa nuk ndiej me tė vėrtetė asgjė pėr tė gjitha reklamat dhe bisedat e njerėzve».

Kėshtu ka mundur tė qėndrojė deri nė fund ajo qė ishte thirrur tė ishte misionare e dashurisė, njė dashuri qė nuk ėshtė bamirėsi e bėrė pėr tė kultivuar njė imazh tė mirė pėr vetveten, ndoshta pėr qėllime tė fshehta pushteti, apo vullnetarizėm me kohė tė caktuar pėr t’u ndier tė mirė dhe shpėtimtarė tė botės, por dhuratė totale e vetvetes nė ndjekjen e asaj dashurie totalisht falas tė Hyjit pėr njeriun mėkatar qė ėshtė shfaqur nė Krishtin e varfėr dhe tė kryqėzuar, veēanėrisht tė pranishėm nė mė tė varfrit e tė varfėrve.

Por ndoshta mund tė gjejmė njė motivim tė mėtejshėm pėr tė shpjeguar pėrvojėn mistike tė jetuar nga Nėnė Tereza, duke pasur parasysh faktin se ajo e ka marrė frymėzimin pėr tė themeluar njė kongretatė tė re rregulltare mė 10 shtator 1946, domethėnė, pikėrisht ndėrsa nė Shqipėri kishte filluar prej pak kohėsh nata e gjatė e pėrndjekjeve komuniste kundėr Kishės dhe martirėt e parė ia kishin dhuruar tashmė gjakun e tyre Krishtit.

Nga kjo pikėpamje, nata e gjatė mistike e jetuar nga Gonxhe Bojaxhi nė Indi, mund tė lidhet me pėrndjekjen e gjatė tė pėsuar nga shumė besimtarė nė Shqipėri, viktima tė atij totalitarizmi komunist qė kishte pėrvetėsuar pushtetin nė emėr tė luftės kundėr varfėrisė dhe tė realizimit tė drejtėsisė shoqėrore. Kjo bashkėsi vuajtjeje shpirtėrore me popullin e vet nė provė, kishte njė analogji me atė tė vuajtur edhe fizikisht nga njė tjetėr Terezė e madhe e shek. XX. Tereza Benedeta e Kryqit, filozofe hebreje e kthyer nė katolicizėm qė, pėrpara se tė bėhej karmelitane duke marrė emrin Terezė nė nder tė Terezės sė Avilės, quhej Edith Stein. Pasi kishte pėrfunduar njė studim mbi Gjonin e Kryqit, mė 19 gusht 1942, ajo vdiq nė fakt si martire hebreje nė Auschwitz, duke bashkėndarė kėshtu deri nė fund me popullin e saj, natėn e errėt tė Shoą-lit, nė tė cilin totalitarizmi tjetėr modern, ai nazist, i kishte dėnuar hebrenjtė.

Atėherė me tė drejtė mund tė themi se, mėshira e Zotit, i ka dhėnė shek. XX, tri Tereza tė mėdha, tė cilat, secila sipas mėnyrės sė saj, kanė ditur tė ndriēojnė me dritėn e Krishtit tė kryqėzuar dhe tė braktisur atė qė, teologu i madh francez Henri de Lubac, ka pėrkufizuar si dramėn e humanizmit ateist modern, i cili, duke dashur tė mohojė Hyjin pėr tė afirmuar njeriun, nė realitet ka pėrfunduar tė mohojė vetė njerėzimin e njeriut.


Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Nene Tereza - Anjezė Gonxhe Bojaxhiu Empty Re: Nene Tereza - Anjezė Gonxhe Bojaxhiu

Mesazh nga Barbi Tue Sep 22, 2009 4:38 pm

Poezi kushtuar NenE Terezes

Erdha gjurmėve tuaja,Nėnė,
Pas gjakut tim nė skaj tė botės,
Erdha Nėnė tė takoj njė ditė,
E ti sjelli tė falat e Nėnlokės !


Eca gjurmėve tuaja,Nėnė
Me mall e me syrin e njomur
E pashė,Nėnė sa plagė ke shėruar,
Sa fėmijė ke rritur, sa vaje ke pajtuar !


Nėnė Tereza ime,Nėna e botės,
Tė solla me vehte njė copė Kosovė,
Unė gjaku yt qė kurrė nuk e mohove,
Amanet e la,me dorėn tėnde shkrove !


Erdha pran varrit tėnd,Nėnė,

Te koka tė ēėndrova,tė ledhatova,

U pėrula nė gjunjė, po lot nuk lėshova,
Fryma m’u zu, po nuk tė turpėrova !


Erdha, Nėnė nė Kalkutėn e largėt,
Pashė Loreton, Normal Hyrday-nė,
Nirmala Shishu, Bahvan tėnden,
Pash motrat e dashurisė sa plagė shėronin !


Sa ndjehesha krenar, Nėnė e botės,

Me emrin tėnd tė mirė, tė artė,

Dhe mallėngjehesha me fotot tuaja,

Qė tė buzėqeshura rrinin kudo nė ball !

Tė kam ardhur Nėnė tė tregoj njė fjalė,
Tani populli shqiptar qė nė zemėr ke pasė,
Jeton i lirė, me uratėn tėnde pėr paqė,
Rri e qetė, tė lutem,Nėnė, pusho nė parajsė !
C’tė them tjetėr,nė Kalkutė pran teje jam,
Fjalėt nė gojė mė sillen,mė zihen,pėrpihem,
Zemra mė digjet, shkronjat mė janė pėrzier,
Pėr Ty mė duket pak ēdo varg, ēdo fjalė !
Mė fal,Nėnė qė tepėr vonė kam ardhė,
Por unė nuk kam faj, e tillė ishte koha,
Bėnte errėsirė, dėborė, ftohėt acar,
Zemėrmadhja Nėnė, Ti gjithėmonė ke falė !
Barbi
Barbi
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 11902
Vendndodhja Vendndodhja : Ne ferr
Hobi Hobi : Librat kohet e fundit
Humor Humor : o sa kom qesh
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 03/07/2009
Falenderimet Falenderimet : 121

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Nene Tereza - Anjezė Gonxhe Bojaxhiu Empty Re: Nene Tereza - Anjezė Gonxhe Bojaxhiu

Mesazh nga bigbeng Sun Nov 29, 2009 8:12 pm

Duke marre shkas nga tema e mesiperme e Vizitor,per letrat e pabotuara te Nene Terezes po citoi autorin e meposhten DAVID VAN BIEMA(kete material e pergatitur Klarita Bajraktari.

Jezusi ka njė dashuri tė veēantė pėr ju por, pėr mua, qetėsia dhe boshllėku ėshtė aq i madh saqė e kėrkoj dhe nuk e shikoj, vė veshin por nuk e dėgjoj, gjuha ime lėviz kur dua tė lutem, por nuk arrin tė flasė"

Letrat sekrete tė Nėnė Terezės dhe krizat e saj tė besimit/Dy gabimet e mrekullueshme tė Nėnė Terezės

David Van Biema, TIME MAGAZINE

Mė 11 dhjetor 1979, Nėnė Tereza, "Shenjtorja e tė varfėrve", shkoi nė Oslo. Si gjithmonė me veshjen e saj tipike tė bardhė me bordurė blu dhe me sandale, pavarėsisht temperaturave nėn zero, Anjeza Bojaxhiu u nderua me Ēmimin Nobel. Nė ligjėrimin e saj tė pranimit, Tereza, dha fjalimin qė bota priste prej saj. "Nuk ėshtė e mjaftueshme tė thuash qė unė e dua Zotin, por nuk e dua komshiun tim", tha ajo, "pasi Jezusi kur vdiq nė kryq e kishte sakrifikuar veten e tij, duke u bėrė ai vetė i urituri, i zhveshuri dhe i pastrehu. Duhet tė gjejmė frymėn e Jezusit dhe ta kultivojmė atė". Ajo mallkoi abortin dhe pėrhapjen e drogės mes tė rinjve nė perėndim. Nė fund ajo sugjeroi qė me rastin e Krishtlindjeve qė po afronin, bota duhet tė kujtohej qė drita e gėzimit ėshtė e vėrtetė pasi Jezusi ėshtė kudo. "Krishti ėshtė nė zemrat tona, Krishti ėshtė afėr tė varfėrve qė takojmė, Krishtė gjendet nė buzėqeshjen qė japim dhe nė buzėqeshjen qė marrim".

Mė pak se tre muaj mė parė, nė njė letėr drejtuar njė rrėfyesi shpirtėror, atė Michael van der Peet, qė vetėm kėto kohėt e fundit ėshtė bėrė publike, ajo shkuante me njė mėrzi tė thellė rreth njė Krishti "ndryshe", njė qė mungonte. "Jezusi ka njė dashuri tė veēantė pėr ju", i thoshte ajo Van der Peet-it. "Por, pėr mua, qetėsia dhe boshllėku ėshtė aq i madh saqė e kėrkoj dhe nuk e shikoj, vė veshin po nuk e dėgjoj, gjuha ime lėviz kur dua tė lutem, por nuk arrin tė flasė…dua qė tė luteni pėr mua. Dua qė t'i luteni Atij qė tė bėjė ēfarė tė dojė me mua".

Kėto dy deklarata janė shkruajtur me njė distancė kohore prej 11 javėsh nga njėra-tjetra. E para ėshtė tipike e gruas qė e gjithė bota mendonte se e njihte. E dyta tingėllon sikur tė ketė dalė nga dramat e ekzistencialistėve tė viteve 1950. Tė dyja sė bashku ato sugjerojnė njė portret kontraditkor. Ikona njerėzore mė e madhe e 100 viteve tė fundit, veprat e mrekullueshme tė sė cilės dukeshin tė lidhura shumė ngushtė me afėrsinė qė ajo kishte me Zotin dhe qė ėshtė parė vetėm nė momentet e saj tė lutjeve tė heshtura dhe nė paqe, si nga pėrkrahėsit e saj tė devotshėm ashtu edhe nga telekamerat e shumta televizive, faktikisht ishte duke jetuar nė njė realitet tjetėr shpirtėror, tė cilin e ruante me fanatizėm nga bota e jashtme. Ajo tashmė jetonte nė njė botė ku perėndia duket se ishte zhdukur.

Faktikisht, kėtu qėndronte i gjithė problemi. Njė libėr i ri joarmiqėsor i titulliar "Mother Teresa: Come by my light" (Nėnė Tereza: Eja drejt dritės time), i cili konsiston kryesisht nė korrespondencėn e Terezės me rrėfyesit e saj dhe eprorėt gjatė njė periudhe 66-vjeēare, shpalos njė panoramė shpirtėrore qė bie nė kontradiktė me njė jetė tė dedikuar punės. Letrat, shumica e tė cilave janė ruajtur kundėr vullnetit tė saj (ajo kishte bėrė kėrkesė specifike qė letrat tė zhdukeshin, por kisha nuk e bėrės kėtė gjė), tregojnė se gati gjatė gjithė gjysmės sė jetės sė saj ajo nuk ndjeu asnjė prezencė tė Zotit ose, siē shkruan edhe redaktori dhe pėrpiluesi i librit, Atė Brian Kolodiejchuk, "nuk e ndjente kėtė prezencė as nė zemėr dhe as nė veprat e saj".

Mungesa duket se kishte filluar pikėrisht nė kohėn kur ajo filloi t'i pėrkushtonte jetėn tė varfėrve dhe tė vdiste nė Kalkuta dhe, pėrveē pesė javėve tė pushimit nė vitin 1959, nuk pushoi kurrė. Edhe pse shfaqej pėrherė e lumtur nė publik, Tereza e letrave jetonte nė njė gjendje tė thellė dhe konstante dhimbjeje shpirtėrore. Nė mė shumė se 40 komunikime, shumė prej tė cilave nuk janė publikuar kurrė mė parė, ajo vajtonte "thatėsirėn", "errėsirėn", "vetminė" dhe "torturėn" qė po pėrjetonte. Ajo e krahasonte kėtė eksperiencė me ferrin dhe nė njė moment ajo thoshte se kjo gjendje po e ēonte drejt dyshimit tė ekzistencės sė parajsės, madje edhe vetė Zotit. Ajo ishte tėrėsisht e vetėdijshme pėr mospėrputhjen e gjendjes sė saj tė brendshme me sjelljen e saj publike. "Buzėqeshja", shkruan ajo, "ėshtė njė maskė ose njė perde qė mbulon gjithēka". Nė tė njėjtėn mėnyrė, ajo pyeste veten nėse ishte duke humbur nė mashtrimet verbale. "Unė flas sikur tė isha e dashuruar me Zotin, njė dashuri e brishtė personale", i cilėson ajo njė kėshilltari. "Sikur tė ishit aty, do tė thonit, 'Ēfarė hipokrizie'". Atė James Martin, redaktor i revistės "Jesuite" tė Amerikės dhe autori i "Jeta ime me Shenjtorėt", njė libėr qė merrej shumė shkurtimisht me dyshimet e Terezės, thotė: "Nuk kam lexuar kurrė jetėn e njė shenjtori qė tė ketė njė errėsirė shpirtėrore kaq intensive. Asnjeri nuk e dinte qė ajo ishte kaq e shqetėsuar". Kolodiejchuk, redaktor i librit "Eja drejt dritės time" kujton: "Kam lexuar njė letėr qė i drejtohej Motrave (misioneret e bamirėsisė bashkė me Terezėn) dhe tė linte me gojė hapur ashtu siē la edhe ato. Kjo do t'i japė njė dimension tėrėsisht tė ri tė perceptimit tė njerėzve pėr tė".

Libri nuk ėshtė absolutisht vepėr e ndonjė antikrishti apo tė ndonjė spekulatori. Kolodiejchuk, njė nga anėtarėt mė tė vjetėr tė Misionerėve tė Bamirėsisė, ka qenė pėrgjegjės pėr kėrkesėn e shenjtėrimit tė saj dhe pėr mbledhjen e materialeve tė nevojshme. Letrat qė janė publikuar nė libėr kanė qenė gjithashtu pjesė e procesit tė shenjtėrimit tė saj.

Edhe kisha e pranon qė ekziston njė periudhė pasive shpirtėrore. Nė tė njėjtėn mėnyrė, mistiku spanjoll, Shėn John of the Cross, shpiku nė shekullin XVI "natėn e errėt" tė shpirtit pėr tė pėrshkruar njė fazė karakteristike tė lartėsimit tė disa mjeshtėrve shpirtėrorė. Nėnė Tereza mund tė ketė pėrjetuar periudhėn mė tė gjatė tė rasteve tė tilla tė evidentuara. ("Nata e errėt" e Shėn Paul of the Cross zgjati 45 vjet.) Megjithatė, Kolodiejchuk e shpjegon kėtė fazė tė jetės si errėsira e fshehur e besimit. Tereza zbuloi njė mėnyrė, duke filluar gjatė viteve '60, pėr tė bashkėjetuar me kėtė gjendje ankthi dhe nuk e braktisi as besimin dhe as punėn e saj. Kolodiejchuk e shkroi kėtė libėr si njė provė pėrkushtimi tė mbushur me besim, tė cilin e cilėson si aktin e saj shpirtėror mė heroik.

Dy katolikė shumė tė ndryshėm nga njėri-tjetri parashikojnė se libri do tė jetė njė pikė referimi. Atė Matthew Lamb, kreu i departamentit tė teologjisė nė Universitetin konservativ Ave Maria nė Florida, mendon se "Eja drejt dritės time", do tė renditet njėlloj me "Confessions" e Shėn Agustinit dhe me "The Seven Storey Mountain" e Thomas Merton, si njė autobiografi e lartėsimit shpirtėror. Martin i Amerikės, njė institucion shumė herė mė liberal, e quan librin "njė ministri e re e Nėnė Terezės, njė shėrbesė e shkruar e jetės sė saj tė brendshme" dhe thotė, "jeta e saj e brendshme do tė kujtohet si po aq e rėndėsishme sa edhe shėrbesa e saj ndaj tė varfėrve. Do tė jetė njė dhuratė ndaj njerėzve qė kanė ndjerė nė njė moment dyshime, disa mungesa tė Zotit gjatė jetės sė tyre. Dhe, a e dini se kush janė kėta njerėz? Tė gjithė, jo vetėm ateistėt, dyshuesit, kėrkuesit, besimtarėt por, tė gjithė".

Me kėtė libėr nuk do tė bien dakord vetėm ateistėt dhe dyshuesit. Edhe Kolodiejchuk me Martin mendojnė se paaftėsia e Terezės pėr tė perceptuar Krishtin nė jetėn e saj nuk do tė thonte se ai nuk ishte aty. Nė fakt, ata e shikojnė mungesėn e tij si pjesė e njė dhurate hyjnore qė e lejoi atė tė vazhdonte punėn e saj tė mrekullueshme. Por, pėr grupet e ateistėve tė pėrkushtuar ky arsyetim do tė duket absurd. Ata do ta perceptojnė Terezėn e librit si njė personazh prototip tė ndonjė kėnge fshatare qė mban nė dorė njė pishtar duke pritur burrin e saj qė kishte dalė para 30 vjetėsh pėr tė blerė njė paketė cigaresh dhe nuk ishte kthyer mė. Christopher Hitchens, autor i "The Missionary Position", njė libėr i hidhur polemik rreth Nėnė Terezės dhe kohėt e fundit kreu i manifestimit ateist, Zoti nuk ėshtė i madh, thotė: "Ajo tashmė e kishte kuptuar se besimi ėshtė vetėm njė fabrikim njerėzor mė shumė se e ēdokujt tjetėr dhe tentativa pėr t'u shėruar dhe pėr t'u bindur pėr besimin e saj nuk ka bėrė gjė tjetėr pėrveēse ka thelluar mė tepėr gropėn qė kishte hapur pėr veten". Ndėrkohė, disa persona qė e njohin mirė prirjen e jashtėzakonshme tė nėnės sė buzėqeshur mund ta diagnostikojnė gjendjen e saj jo si njė dhuratė nga Zoti, por si njė tentativė subkoshiente drejt formės mė radikale tė pėruljes: ajo e dėnoi veten me njė dėshtim tė tmerrshėm pėr tė balancuar suksesin e saj".

"Eja drejt dritės time" ėshtė diēka e rrallė, njė autobiografi qė mund tė shkaktojė njė ridiskutim botėror tė njė figure publike madhore, nė njė mėnyrė apo tjetrėn. Ai ngre pyetje rreth Zotit dhe besimit, rreth motorit pas arritjeve tė mėdha dhe rreth rėndėsisė sė dashurisė, hyjnores dhe njerėzores. Fakti qė kėto gjėra shpjegohen jo nė njė mėnyrė tė organizuar apo tė paramenduar, por thjesht si disa zhgarravina apo shėnime tė dėshpėruara, e bėn lexuesin shumė herė mė tė bindur pėr auteticitetin e tyre dhe se letrat e saj janė nė njė farė mėnyre jeta shokuese, prekėse dhe vėrtetė e njė shenjtoreje moderne.

Agonia

O Zot, Zoti im, kush jam unė qė kėrkon tė mė braktisėsh? Jam bija e dashurisė tėnde - tashmė jam kthyer nė mė tė urryerėn - e vetmja qė Ju e keni hedhur poshtė si mė tė padėshiruarėn - si mė pak tė dashurėn. Unė thėrras, zvarritem, kėrkoj - por nuk ka asnjėri qė tė mė pėrgjigjet - asnjeri tė cilit t'i zvarritem - jo, asnjeri. E vetme… Ku ėshtė besimi im - as aty, as nė thellėsi tė besimit tim nuk ka asgjė, pėrveēse boshllėk dhe errėsirė - Zoti im - sa e tmerrshme ėshtė kjo dhimbje e panjohur - nuk kam mė besim - nuk guxoj t'i shqiptoj fjalėt dhe mendimet qė grumbullohen nė zemėrn time - dhe qė mė bėjnė tė vuajė agoninė time tė pathėnė.

Kaq shumė pyetje pa pėrgjigje jetojnė brenda meje tė frikėsuara nga zbulimi - kam frikė nga blasfemia - Nėse je aty o Zot - tė lutem mė fal - Kur mundohem t'i lartėsoj mendimet e mia drejt Parajsės - atje gjej njė boshllėk aq drithėrues saqė po ato mendime kthehen mbrapsht si thika tė mprehta qė mė ngulen drejt e nė zemėr. - Mė kanė thėnė qė Zoti mė do - por prapėseprapė realiteti i errėsirės, tė ftohtit, boshllėkut dhe zbrazėtirės ėshtė aq i madh saqė asgjė nuk e prek zemrėn time. A mos kam bėrė gabim qė jam dorėzuar verbėrisht ndaj Thirrjes sė Shpirtit tė Shenjtė?

(Adresuar Krishtit sipas sugjerimeve tė rrėfyesit tė saj)

Nė gjysmėn e parė tė vitit 1948, Tereza ndoqi njė kurs tė bazės sė mjekėsisė para sė tė lėshonte veten e saj drejt rrugėve tė Kalkutės. Ajo shkroi: "Tani shpirti im ėshtė nė paqe dhe harmoni perfekte". Kolodiejchuk pėrfshin nė libėr gjithashtu, edhe pėrshkrimin e saj pėr ditėn e parė tė punės: "Burri i vjetėr ishte i shtrirė nė rrugė i padėshiruar, i vetmuar, i sėmurė dhe gati duke vdekur. I dhashė atij pak bukė dhe ujė dhe burri i vjetėr ishte ēuditėrisht aq i lumtur dhe mirėnjohės… Mė pas shkuam nė Taltala Bazaar dhe aty ishte njė grua shumė e varfėr qė po vdiste mė tepėr nga uria besoj, se sa nga Tuberkulozi…I dhashė diēka qė ta ndihmonte tė flinte. Pyes veten se sa do tė zgjasė agonia e saj". Por, dy muaj mė pas, pak pasi kishte arritur tė gjente vendndodhjen perfekte pėr qendrėn e saj tė pėrgjithshme, dosjet e Kolodiejchuk tregonin se Tereza ndihej shumė e shqetėsuar. "Ēfarė vetmie torturuese", shkroi ajo. "Pyes veten se pėr sa kohė do ta vuaj zemra ime kėtė".

Kjo ankesė mund tė kuptohet si njė pėrgjigje fillestare ndaj vetmisė dhe vėshtirėsive, por jo pėr letrat pasuese. Sa mė shumė sukses tė kishte Tereza, vetėm njė vit mė pas ishin bashkuar me shoqėrinė e saj shumė gra tė reja, aq mė keq ndihej ajo. Nė mars tė vitit 1953, ajo i shkruajti njė letėr Périer-it, "Tė pėrgjėrohem tė lutesh nė veēanti pėr mua qė tė mos ta prish punėn e Tij dhe qė Zoti tė mė paraqitet pasi ndiej se ka njė errėsirė shumė tė thellė brenda meje saqė mė duket se ēdo njeri ka vdekur. Jam ndjerė nė kėtė mėnyrė pak a shumė kur kam filluar punėn".

Perier ndoshta nuk e ka kuptuar aq mirė dėshpėrimin e saj. "Nėnė e dashur, ty tė drejton Zoti", i pėrgjigj ai nė mėnyrė tė vakėt. "Nuk je e rrethuar nga arrėsira siē mendon ti… Ekzistojnė kaq shumė fakte tė jashtme qė tė bėjnė tė kuptosh qė Zoti bekon punėn tėnde… Nė kėtė punė ndjenjat nuk janė tė domosdoshme dhe shpeshherė tė turbullojnė". Megjithatė, ndjenjat ose mė saktė mungesa e tyre u kthyen nė torturėn e jetės sė saj tė fshehtė. Si mund tė perceptosh ngrohtėsinė e Zotit kur ai nuk tė lejon mė tė ndjesh zėrin e tij, prekjen, vetė prezencėn e tij? Problemi ishte aq i rėndė dhe torturues nga njė frenim ndjenjash saqė ėshtė e vėshtirė ta pėrshkruash. Tereza ka deklaruar nė disa raste se pasi kishte ftuar njė rrėfyes qė ta vizitonte, e kishte patur tė pamundur tė fliste me tė. Me sa duket, dikush i ka sugjeruar asaj qė ta shkruante problemin nė letėr, dhe ashtu bėri. "Sa mė shumė e dua Atė, aq mė pak duhem", i shkroi ajo Perierit nė vitin 1955. Njė vit mė pas ajo dukej e pikėlluar: "Njė dėshirė dhe njė adhurim kaq i madh pėr Zotin, … i refuzuar - bosh - pa besim - pa dashuri - pa zell. Shpėtimi i shpirtrave nuk mė tėrheq - Parajsa nuk ka asnjė lloj kuptimi - tė pėrgjėrohem lutu pėr mua, qė tė vazhdoj t'i buzėqesh Atij pavarėsisht gjithēkaje".

Sipas sugjerimit tė njė rrėfyesi, ajo shkroi lutjen e saj mė tė vuajtur nė fillim tė kėsaj pjese, nė tė cilėn ajo zbuloi se rasti i saj mund tė ishte dilema mė e keqe e mundshme teologjike. Ajo letėr dhe njė tjetėr e ngjashme e vitit 1959 ku shkruan: "Pėr ēfarė po punoj? Nėse nuk ka Zot - nuk ka as shprit - nėse nuk ka shpirt atėherė Krishti - As Ju nuk jeni i vėrtetė", janė tė vetmet ku ajo citon dyshimet e saj mbi ekzistencėn e Zotit. Megjithatė, ajo e ka shpehur disa herė paaftėsinė e saj pėr t'u lutur: "Shqiptoj fjalėt e lutjeve tė Komunitetit - mundohem me tė gjitha forcat e mia qė tė nxjerr nga ēdo fjalė ėmbėlsinė qė duhet tė pėrēojnė arto - Por, lutjet e mia pėr tė tjerėt nuk janė mė aty - Unė nuk lutem mė".

Ndėrkohė qė Misionerėt e bamirėsisė lulėzonin dhe tėrhiqnin vėmendjen e kishės sė saj dhe tė gjithė botės, Tereza kalonte nga njė rrėfyes tek tjetri nė tė njėjtėn mėnyrė qė disa pacientė kalojnė nga njė psikoanalist tek tjetri. Van Exem ia la vendin Perierit, i cili nė vitin 1959 ia la vendin Atė (mė pas Kardinal) Lawrence Picachy, i cili gjithashtu u pasua nga Atė Joseph Neuner nė vitin 1961. Deri nė 1980, zinxhiri pėrfshinte figura si Peshkopi William Curlin i Charlotte. Pėr kėta rrėfyes ajo kishte zhvilluar nė thellėsi tė saj njė stenografi dhimbjeje, duke iu referuar rastėsisht si "errėsira ime" dhe Jezusit si "Ai qė mungon". Pati edhe njė pushim pėr tė. Nė tetor tė vitit 1958, Papa Piu XII vdiq dhe nė tė gjithė botėn katolike u mbajtėn Mesha pėrkujtimore pėr tė. Tereza u lut pėr Papėn e vdekur pėr tė provuar qė "Zoti ishte i kėnaqur me shoqėrinė". Dhe "nė kėtė mėnyrė", u gėzua ajo, "u zhduk edhe errėsira e gjatė… vuajtja ime e ēuditshme 10-vjeēare".

Fatkeqėsisht, vetėm pesė javė mė pas ajo tha se gjendej "nė tunelin e saj" pėrsėri. Dhe, pavarėsisht gjithēkaje, ajo gjeti njė mėnyrė pėr tė pranuar mungesėn qė nuk e la mė tė qetė. Pesė vjet pas ēmimit tė saj Nobel, njė prift Jezuit nė njė provincė tė Kalkutės tha se: "Nėnė Tereza erdhi…pėr tė folur rreth natės torturuese tė zemrės sė saj. Nuk bėhej fjalė pėr njė fazė kalimtare, por pėr njė agoni shumėvjeēare". Njė letėr e vitit 1995 diskutonte "thatėsirėn e shpirtit tė saj". Ajo vdiq nė vitin 1997.

Shpjegimet

"Mė thuaj At, pse ka kaq shumė dhimbje dhe errėsirė nė shpirtin tim?" - drejtuar At Lawrence Picachy, gusht 1959.

Pėrse komunikimi i Terezės me Jezusin, qė ishte aq i gjallė dhe shpresėdhėnės para themelimit tė organizatės sė Misionerėve, avulloi kaq papritur? Nė tė gjithė botėn udhėtojnė lloj-lloj shpjegimesh fetare dhe laike. Tė dyja palėt e kuptojnė (edhe pse vetėm njėra palė lartėson) identifikimi i vuajtjeve tė pafund tė Krishtit tė kryqėzuar, tė pėrjetuara pėr tė shpėtuar njerėzimin, ėshtė njė aspekt kyē i spiritualitetit katolik. Tereza u thonte prijėsve tė saj se, varfėria fizike siguronte ndjeshmėri tė tejskajshme nė "pėrkushtimin e vetes" ndaj tė varfėrve qė vuanin dhe vendoste njė lidhje mė tė fortė me agoninė e shpėrblyer tė Krishtit. Nė vitin 1951 ajo shkroi se pasioni ishte i vetmi aspekt i jetės sė Jezusit qė ajo donte tė ndante: "Unė dua tė pi VETĖM (e theksonte duke e shkruar me shkronja tė mėdha) nga kupa e Tij e dhimbjes". Dhe ashtu bėri, edhe pse sipas letrave tė saj, jo nė mėnyrėn qė ajo mendonte.

Kolodiejchuk mendon se ėshtė njė qėllim hyjnor fakti qė rubineti shpirtėror i Terezės u tha pikėrisht nė kohėn kur ajo triumfoi pėrtej hezitimeve tė kishės sė saj dhe gjeti njė mėnyrė tė suksesshme pėr tė realizuar thirrjen e Jezusit pėr tė. "Ajo kishte njė personalitet tejmase tė fortė", thotė ai, "dhe njė personalitet i fortė kėrkon njė pastrim tė fortė" si njė kundėrhelm pėr krenarinė. Si provė e efikasitetit tė tij, ai citon njė koment tė shkruar prej saj pas marrjes sė njė ēmimi shumė tė rėndėsishėm nė Filipine nė vitet 1960: "Kjo nuk ka asnjė lloj rėndėsie pėr mua, pėrderisa nuk kam afėr Atė".

Pyetja vazhdon tė jetė kjo: "Ēfarė e shkaktoi braktisjen qė eksperimentoi Tereza?", thotė Dr. Richard Gottlieb, njė mėsues i Shoqėrisė dhe Institucionit tė Psikoanalitikės nė Neė York, i cili ka shkruar rreth kishės. "A mund t'ja ketė shkaktuar ajo vetvetes?" Psikologėt kanė njohur me kohė faktin qė disa njerėz me njė personalitet tė caktuar janė nė luftė tė vazhdueshme me arritjet e tyre tė mėdha dhe gjejnė mėnyra tė ndryshme pėr tė dėnuar veten. Gottlieb vėren se ambiciet e Terėzes pėr shėrbesėn e saj ishin tė tejskajshme. Ai bashkė me Kolodiejchuk, ishin tėrėsisht tė magjepsur pas shprehjes sė saj: "Dua ta dashuroj Jezusin pasi Atė nuk e kanė dashuruar kurrė mė parė". "Ēfarė thėnie e guximshme", komenton prifti. Megjithatė, letrat e saj mė personale janė tė mbushura me konflikte dhe dyshime rreth arritjeve tė saj. Nė vend qė t'ja jepte tė gjitha meritat Zotit, Gottlieb vėren se ajo vazhdonte t'i pėrsėriste vetes nė agoni duke thėnė se, "ēdo meritė e marrė pėr arritjet e saj - edhe pse vetėm me mend - ėshtė njė mėkat" dhe nė kėtė mėnyrė, ndoshta mendonte se kishte njė ēmim qė duhej ta paguante. Njė analog ateist, thotė ai, mund tė ishte njė ekzekutiv i cili bėn njė gafė tė tmerrshme sociale nė momentin e ngritjes sė tij nė detyrė. Pėr Terezėn, "njė arst i vogėl gėzimi pėrbėnte fillim e njė sasie tė madhe mjerimi" dhe sukseset e saj tė panumėrta e bėnė qė ta ndjente pėr shumė kohė kėtė mjerim.

Gottlieb gjithashtu thotė se fillimi i shėrbesės e saj "mund tė ketė shėnuar ndryshimin radikal tė marrėdhėnies sė saj me Jezusin", kėrksat e tė cilit ajo po i plotėsonte me pėrpikmėri. Fakti qė ishte pjesa aktive e besimtarėve, spekulon ai, mund ta ketė frikėsuar atė dhe si pėrfundim, e vetmja mėnyrė pėr tė arritur gjėra tė mėdha do tė ishte nėse ajo pėrjetonte vetė vuajtjet e mėdha.

Drejt dritės sė diellit

"Tė lutem zhduki tė gjitha letrat qė tė kam dėrguar", drejtuar Picachy-t, prill 1959.

E vendosur nė luftėn e saj tė vazhdueshme kundėr krenarisė, Tereza kishte njė arsye tė caktuar pėr tė kėrkuar zhdukjen e letrave tė saj. "Unė dua qė puna tė jetė e Tij", i shpjegonte ajo Picachy-t, "Nėse letrat do tė bėheshin publike, njerėzit do tė mendonin mė shumė pėr mua se sa pėr Jezusin".

Tereza e konsideronte mungesėn e Zotit nė jetėn e saj si sekretin mė tė trupshėm, por mė pas mėsoi se mund tė shikohej edhe si njė dhuratė qė nxiste pėrkushtimin dhe thirrjen e saj. Nėse shqetėsimet e saj rreth publikimit tė kėtyre letrave do tė dalin se kanė qenė tė gabuara dhe nėse njė libėr shėnimesh tė nxituara dhe tė trazuara do tė lehtėsojnė rrugėn shpirtėrore tė mijėra besimtarėve nėpėr botė, atėherė nuk ėshtė aspak i turpshėm fakti qė Tereza paska gabuar, madje mund tė thuhet se ajo ka bėrė dy gabime tė mrekullueshme.

Pėrgatiti

KLARITA BAJRAKTARI

bigbeng
Anetar/e aktiv
Anetar/e aktiv

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 26/08/1974
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4842
Vendndodhja Vendndodhja : verdalle me sherbime
Hobi Hobi : E bukur eshte ajo qe me pelqen mua
Humor Humor : 6 dite buza gaz.......diten e 7 gruaja ma plas.ha ha ha
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 30/04/2009
Falenderimet Falenderimet : 128

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Nene Tereza - Anjezė Gonxhe Bojaxhiu Empty Re: Nene Tereza - Anjezė Gonxhe Bojaxhiu

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi