♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Miset e kokainės Tė bukura, tė hijshme dhe …fatale

2 posters

Shko poshtė

Miset e kokainės Tė bukura, tė hijshme dhe …fatale Empty Miset e kokainės Tė bukura, tė hijshme dhe …fatale

Mesazh nga MONDI Wed Apr 08, 2009 10:31 am

Miset e kokainės Tė bukura, tė hijshme dhe …fatale Miss-w10

Gra dhe kokainė. Gra tė bukura, mbretėresha tė konkurseve tė bukurisė, tė cilat shefat gjakatarė tė karteleve tė drogės nė Amerikėn Qėndrore dhe jugore i duan t’i kenė pėrkrah si emblemė e dukshme e pushtetit tė tyre. Por nga ana tjetėr, edhe gra qė nuk kėnaqen me rolin e tė dashurės sė bosit dhe qė shpesh bėjnė karrierė deri nė kokėn e organizatave mafioze, sapo burri i tyre pėrfundon nė burg ose vritet. Madje nė shumė raste japin prova pėr aftėsi organizuese dhe talent nė punėt e papastra.
Mirazhi i luksit, jeta e lehtė dhe e ėmbėl i tėrheq si njė spirale qė i con gjithnjė e mė poshtė deri nė derėn e njė qelie burgu. Dhe pėr mė tepėr, jeta e tyre kalon shpesh nė mesin e njė tjetėr qelie, kėsaj rradhe prej ari, nė vila tė blinduara dhe me truproja gjithkund. E megjithatė objektivi i kėtyre padroneve tė drogės mbetet i palėvizur: tė mos kthehen mė kurrė nė varfėri.
Ka njė kategori femrash amerikano-jugore qė nuk mund tė cajnė nė karrierėn e tyre me anė tė bukurisė fizike. Atėhere ato zgjedhin inteligjencėn. Studiojnė dhe shkojnė shkolla tė mira. Tė tjerave nuk u shkon edhe aq mirė sa ato dhe duhet tė kėnaqen me role periferike, spektatorėsh, korrieresh apo dicka tjetėr. Shifrat flasin vetė dhe tregojnė njė rritje shqetėsuesde nė tė gjitha vendet qė shtrihen nė jug tė SHBA, deri nė Tokėn e Zjarrit nė kufi me Antarktidėn.
DEA, agjencia amerikane e antidrogės, ka njė listė tė vitit 2008, ku figurojnė plot 36 gra meksikane tė kėrkuara pėr trafik droge. Nė krye tė listės ndodhet Eneida Arellano Felix, e njohur si kreu i kartelit tė Tihuanas dhe eksperte nė riciklimin e parasė pisėt. Nė listė janė edhe motrat Patricia, Marta dhe Ema Amezcua Contreras (karteli i Kolimas), tė specializuara nė tregėtinė e amfetaminės. Vitin e shkuar, pėr krime tė ndryshme, nė Meksikė janė arrestuar edhe Palet Monserrat Barragon Sevilja, e quajtur ndryshe La Flaca (Thatimja), Sintia Marisol Novelo de la Kruz, Roza Isela Martinez Guzman dhe Erika Kruz Garcia. Tė gjitha ato akuzohen si mendjet kryesore tė karteleve nė plafikimin e strategjive dhe planeve operative pėr shpėrndarjen dhe shitjen e drogės gjithkund nė dy kontinenetet amerikane. Nė pemėn gjenealogjike tė trafikantėve, ato kanė paraardhės tė famshėm. Njėra prej tyre, njė grua tė cilės nuk i dihet emri, por vetėm pseudonimi “La Nacha”, krijoi nė vitin e largėt 1920 kartelin e parė tė drogės nė qytetin e Huarezit. Rreth njėzet vjet mė parė, nė provincėn e Baderaguatos, lindi njėra ndėr bandat e para kriminale tė narkotrafikut, e drejtuar nga njė tjėtėr grua e famshme, Manuela Caro, e konsideruar edhe si pionierja e trafikut tė drogės me rrugė ajrore. Me iniciativėn e saj, kjo tregtare droge ndėrtoi njė pafundėsi pistash tė improvizuara uljeje pėr avionėt nė SHBA, ku operonte pėrmes ortakut amerikan Majer Lanski.
Kjo ėshtė nė fakt edhe njė histori vajzash tė bukura qė mbushin fillimisht kopertinat e revistave tė kronikės rozė, pėr tė pėrfunduar mė pas tek fotot e policisė dhe nė faqet e kronikės sė zezė. E fundit qė ka pėrshkuar kėtė trajektore ishte bukuroshja meksikane Laura Helena Zuniga Huizar (Miss Meksika 2008), e arrestuar nė fund tė dhjetorit bashkė me njė grup tė armatosur narkotrafiku. Njė vit para saj, i takoi Ema Koronelit, edhe ajo e shpallur miss nė qytetin e lindjes, Durango. Nė moshėn 15 vjec, ajo u martua me “El chapo”, Guzman, i njohur si shefi i kartelit Sinaloas. Dhjetė vjet para saj, kishte pėrfunduar nė burg Irma Lizette Ibarra, Miss Jalisco e vitit 1972, e cila u vra nė korrik 1997. Pėr t’u kthyer nė ditėt tona, Sandra Avila Beltran, e konsideruar “mbretėresha e Paqėsorit”, pėrfundoi pas hekurave muajt e fundit. Ajo ėshtė kushėrira e njėrit prej bosėve mė tė mėdhenj tė drogės meksikane, Miguel Angel Feliks Gajardo.
Nėse Meksika duket se ėshtė kthyer nė parajsėn e re tė trafikut tė drogės, edhe vendet e tjera tė zonės nuk mbeten pas. Nė Panama statistikat e policisė vendase tregojnė njė rritje tė “narcomulas” (gratė korriere tė drogės). Nė Kosta Rika, nė vitin 2008 u regjistrua njė rritje prej 50% e numrit tė grave tė arrestuara pėr krime qė lidhen me trafikun e narkotikėve, ndėrkohė qė nė Nikaragua vepron Maria Gema Aviles, njėra ndėr trafikantet mė tė mėdha tė rrugėve jugore tė trafikut tė drogės.
Shumė e ngjashme ėshtė situata nė Argjentinė, ku sipas shėrbimit vendor tė burgjeve, nė korrik 2008, gratė e burgosura janė 1025, ose 11% e numrit total tė tė burgosurve. Rritje e numrit tė femrave tė lidhura mė trafikun e drogės shėnon edhe Uruguaji, me njė pėrqindje qė shkon drejt ngritjes nga viti nė vit.
Nė panoramėn e tregtarėve tė drogės boliviane, spikat Maisa Ardaja Andelo, e cila, sė bashku me motrat Marta dhe Rozario, drejton njė grup “narcos” i kamufluar nė rrjetin e dyqaneve qė shesin celularė nė zonėn e kryeqytetit La Paz. Miss Bolivia e vitit 1993, Roksana Arias Becerra, u arrestua dy vjet mė parė me 800 gramė kokainė nė cantėn e dorės, ndėrsa ngjitej nė njė avion me vajzėn e saj drejt Brazilit. Nė Kili, nė qytetin e San Antonios, nė gusht tė 2008, gjatė njė operacioni tė policisė kundėr njė bande trafikantėsh, u arrestuan tre gra, mes tė cilave Patricia Albornoz, e kėrkuar prej kohėsh pėr trafik droge. Nė kėtė vend, nė vitet e fundit, ėshtė shėnuar njė rritje kriminalitetit femėror, nė vecanti nė drejtim tė dhunimit tė pronės dhe tė trafikut tė drogės.
Mė nė fund, por natyrisht jo mė e parėndėsishmja, Kolumbia. Nė kėtė vend kriminaliteti i femrave ka qenė dramatik nė dhjetė vjetėt e fundit. Nė kėto anė “varfėria ka fytyrėn e gruas”, sic thotė njė proverb kolumbian. Nė fakt, njė ushtri e madhe femrash ndodhen sot tė shpėrngulura pėr shkak tė konflikteve tė brendshme dhe pa bashkėshortėt e tyre, tė cilėt janė vrarė ose futur ne burgje. Qė nga vitet ’80, situata nė vend ka ndryshuar sa i pėrket futjes sė grave nė botėn e trafikut tė drogės. Vihet re se nė organizatat kolumbiane tė drogės, roli i femrave nuk ėshtė mė periferik dhe i dorės sė dytė. Sipas sociologėve vendas, kriminaliteti i ri kolumbian ėshtė mė i hapur, pikėrisht si vetė shoqėria, ndėj “shanseve” tė barabarta edhe pėr gratė. Njė rol tė madh po luan ndėr tė tjera, edhe procesi i emancipimit tė femrės, qė e shtyn kėtė tė fundit qė t’i rrisė kėrkesat dhe pretendimet e saj. Cka bėn qė gruaja nė Kolumb tė nxitet qė tė arrijė sukesin me cdo kusht, qoftė edhe duke ndjekur shembujt e panumėrt tė padrinove tė famshėm tė drogės sė kėtij vendi.
Revista Mapo
MONDI
MONDI
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 23/02/1985
Numri i postimeve Numri i postimeve : 32444
Vendndodhja Vendndodhja : Ne zemren e CLICHES
Hobi Hobi : Kamera & Fotografia
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 01/09/2008
Falenderimet Falenderimet : 84

http://www.shoqeriajone.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Miset e kokainės Tė bukura, tė hijshme dhe …fatale Empty Re: Miset e kokainės Tė bukura, tė hijshme dhe …fatale

Mesazh nga dajti i modh Wed Apr 08, 2009 10:59 pm

he shume e bukur lol :vajze: po cfare me bo i kane te gjitha kur thone dhe po e provoj edhe kete dhe i bien deres NUK HAPET MO AJO DERE OR CUN....
dajti i modh
dajti i modh
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 01/07/1977
Numri i postimeve Numri i postimeve : 19595
Vendndodhja Vendndodhja : tiron new jork tiron
Hobi Hobi : qyfyre dhe gallate sa ta shtyjme edhe kete nate
Humor Humor : te shtyjme edhe keto 100 vjet qe na kan ngel
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 08/04/2009
Falenderimet Falenderimet : 142

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi