♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dhuna bashkeshortore.

+5
Barbi
dajti i modh
Zebra
Irinda
MONDI
9 posters

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Shko poshtė

Dhuna bashkeshortore. - Faqe 2 Empty Re: Dhuna bashkeshortore.

Mesazh nga Morena Sun May 15, 2011 9:02 pm

Dhuna moderne mbi femrat

Ē’ėshtė dhuna mbi femrėn



Dhunė ndaj femrės konsiderohet ēdo lloj dhune e bazuar nė gjini e cila
rezulton ose mund tė rezultojė me lėndim ose vuatje fizike, seksuale apo
psikologjike tė femrės. Ky shkrim nuk do tė trajtojė mavijosjet e
femrės, eshtrat apo brinjėt e thyer e tė ngjashme, por do tė trajtojė
forma shumė mė perfide tė dhunės mbi femrėn, e tė cilat nė jashtėsi
pėrcillen me buzagaz e mirėsjellje.




Psikiatri amerikan Skot Peck tė keqen e pėrkufizon si “e keqja ėshtė
imponimi i vullnetit vetjak me qėllim tė pengimit tė zhvillimit
shpirtėror.” Thėnė ndryshe, ēdokush qė palės tjetėr pėrpiqet t’ia
imponojė konceptet vetjake tė tė kuptuarit tė dukurive tė caktuara pa i
lėnė hapėsirė pėr mospajtim ose qėndrim tjetėrfare, ai bėn ndėrhyrje,
asfiksim dhe pengim tė tjetrit, dhe do tė shkaktojė hendikep tė
pėrhershėm nė pikėpamjen mentale tė personalitetit ose grupit me tė
cilin ėshtė manipuluar.





Ėshtė lehtė tė dėshmohet dhe demonstrohet kjo gjendje. Vetėm nėse e
hapim televizorin, brenda dite, femrėn do ta gjejmė si objekt reklamues
apo si objekt qė reklamon gjerat e ndryshme: aeroplanet, automjetet,
rrobat e ndryshme, ushqimet e ndryshme; ajo ėshtė objekt epshi,
perversiteti, shfrenie, komercializmi.




Vendtorturimet moderne tė femrės



Evropa nga shekulli XV-XIX ka qenė njė vend turturues i femrės qė ėshtė
vėshtirė t’ia gjesh shoqen nė histori. Gjuatja e shtrigave nė Evropė ka
marrė pas vetes deri nė 9 milionė koka femrash. Pas kėsaj dhune
qėndronte kryesisht Kisha katolike dhe priftrinjtė e saj dhe instrumenti
i saj – shteti. Kisha femrėn e konsideronte si krijesė tė keqe, krijesė
tė ligė qė e nxori Adamin nga parajsa, krijesė qė meriton vetėm vdekje.
Kisha sidomos ishte alergjike ndaj femrave intelektuale, duke i
shpallur ato pėr shtriga. Shtrigat zakonisht digjeshin mizorisht,
vareshin, shqyheshin deri nė vdekje. Opinioni manipulohej se femrat e
kėtilla kanė prekur sedrėn e Kishės, tė vėrtetat e Zotit dhe si tė tilla
meritojnė vetėm vdekje tė dhembshme. Njėkohėsisht, kjo ishte vėrejtja e
fundit edhe pėr femrat e tjera, se femrat janė tė krijuara vetėm pėr
plotėsimin e kėnaqėsive tė epsheve. Asgjė mė shumė.


Si qėndron puna sot? A kemi dhunė tė tillė sot kur fenė e shporrėm nga
jeta publike, politike, ekonomike, kur e vendosėm nė muzeume? Sot femra
kėrkohet nė politikė, ekonomi, kulturė, sport! Ajo ėshtė pjesėmarrėse nė
vendimmarrje! Pas kėsaj qė shohim, ē’mund tė themi: kemi dhunė sot dhe
kush ėshtė fajtorė pėr kėtė dhunė nėse ajo ekziston?


Pėr fat tė keq, femra ėshtė pjesėmarrėse nė jetėn publike, por jo nė
aspekt qė flitet. Prosperimi i saj lidhet ngusht me nevojat e epshet e
ulta tė meshkujve. Vendtorturimi modern i saj ėshtė puna e saj si
top-modele, kėngėtare, moderatore e show-programeve tė ndryshme, pėr t’i
kėnaqur sytė e pangopur tė mashkullit moralisht tė kalbur. Kodoshllėku
modern nuk dallon nga ai i vjetri, tė fitojė nė dėm tė tjetrit,
normalisht, duke i modernizuar mėnyrat organizative. Tash, nė krahasim
mė tė shkuarėn, kemi mė shumė qeshje, mė shumė retorikė erotike,
pėrkulje perfide tė vazhdueshme, si puthja e dorės, hapja e derės nė
automjet, dhėnia pėrparėsi nė hyrje-dalje etj.




Prototipi i femrės moderne



Nėse i hedhim njė vėshtrim personazheve dhe profilit tė femrės nė
letėrsi pėr fėmijė apo edhe nė zhanret e tjera, do tė shohim njė gjendje
tė ēuditshme. Kėta personazhė janė figura moralisht tė diskutueshme, me
shprehi negative, me zhvillim psiko-fizik tė gabueshėm. Pėr fat tė keq,
kėta figura janė bėrė prototipė tė femrės moderne. Edhe Borėbardha,
edhe Kėsulkuqja, edhe Pipi ēorapėgjatė, edhe Alisa nga bota e ēudirave,
zakonisht nuk kanė mė tė afėrmit e tyre pėr mbėltim tė dashurisė dhe
edukimit cilėsor. Kėta personazhė zakonisht janė mjaft naivė dhe
zakonisht ata nuk i shpėton dija, morali, apo meditimi, por princi i
pasur. Pason dashurimi nė shikim tė parė, pa njohjen e ndėrsjellė. Pėr
tė pranuar martesėn Borėbardhės i ėshtė nevojitur vetėm njė buzėqeshje
dhe puthje dhe xhepi pėrplotė para nga Princi. Lumturia e Borėbardhes
dhe Princit, nė tė cilėn thirret autori, nuk ēojnė mė tej se Borėbardha
tė vendoset nė rolin e ajrosjes sė pallatit, pastrimit tė pluhurit,
bėrjes sė ėmbėlsirave e tė ngjashme. Thjesht, femrėn e shohim si
prototip tė krijesės pėr shfrenim e kėnaqėsi, naive, tė krijuar pėr punė
shėrbyese, por jo edhe intelektuale; atė e shohim jo si qenie qė
ndihmon njerėzinė me intelekt e shpirt, por me trup dhe bukuri.



Ēėshtjet e mirėfillta



Nė fillim tė erės islame, femrat sahabe tė Muhammedit a.a. merrnin pjesė
aktive nė shpjegimin dhe interpretimin e shumė ēėshtjeve, duke i
shtruar pyetje Muhammedit a.s.. Pyetjet ishin tė natyrės sė ritualeve,
tė drejtave ndėrnjerėzore, bontonit, vesh-mbathjes, transakcioneve
ekonomike etj.. Muhammedi a.s. i ka pėrkrahur ato dhe kjo mund tė
vėrehet edhe sot nga dora e parė nga burimet muslimane tė hadithit dhe
rasteve tė shkruara. Kjo klimė pozitive ka ndikuar qė nė atė kohė tė
zhvillohen femra me aftėsi tė mėdha intelektuale dhe gjykuese. Ky ritėm
ka vazhduar edhe nė kohėn e mėvonshme, por jo edhe nė periudhėn e
stagnimit musliman, kur mashkulli ėshtė kėnaqur qė femra t’i bėhet
lavatriqe e mirė, kuzhiniere e mirė, pastruese shtėpie dhe riprodhuese e
mirė, por jo edhe intelektuale e mirė.



Anatomia e dhunės



Dhuna ėshtė rezultat i konfliktit e konflikti ėshtė rezultat i
mosmarrėveshjeve. Mosmarrėveshjet janė pasojė e akcesit tė gabueshėm nė
vlerėsimin e dallimeve. Edhe pse dallimi, qoftė fizik, intelektual apo
material, duhet nė jetė nė funksion tė pasurimit dhe mirėkuptimit (li
teārefū), nė sytė e njerėzve egoistė dhe prepotentė, dallimi bėhet zjarr
pėr inicimin e konfliktit tė interesit, deri sa konflikti i interesit
rezulton nė pėrdorimin e aspekteve tė ndryshme tė dominimit, ku bėn
pjesė edhe forca. Nėse konstelacionin e sipėrm e vendosim nė nivel
rajonal apo ndėrkėmbėtar, do tė shohim se shumė shtete sillen pikėrisht
nė kėtė mėnyrė, duke i detyruar popujt e vegjėl apo tė dobėt nė heqje
dorė nga shumė gjera me rėndėsi dhe nė privilegje tė tė pasurve dhe tė
fortėve. Pikėrisht sikurse kėto shtete tė dobėta e tė painformuara, edhe
meshkujt dhe femrat bėhen pre, viktimė e lehtė nė arenėn botėrore tė
dominimit dhe interesit.



Akcesi ndaj sfidave



Njeriu ka prirje qė pėr mossuksesin e tij ta akuzojė dikend tjetėr,
zakonisht faktorėt e jashtėm, qė mos tė ballafaqohet me mangėsitė
personale. Djemtė dhe vajzat pėr mossukseset e tyre akuzojnė kolegėt e
shpesh edhe fajin ia lėnė sihrit dhe magjisė nė vend qė tė hulumtojnė
dhe eliminojnė mangėsitė vetjake.




Me qėllim qė tė mbrojnė paraqitjen pozitive pėr veten, njeriu ka krijuar
mekanizma tė shumtė pėr tė mbrojtur vrimat ‘e zeza’ nė personalitetin e
tij. Ky akces ėshtė nga jashtė brenda (outside-in) dhe manifestohet
duke gjetur alibi pėr mangėsitė vetjake nė faktorėt e jashtėm.





Akcesi i dytė ėshtė nga brenda jashtė (inside-out) dhe nėnkupton
ndėrtimin maksimal tė vetes dhe ndėrrimin e personalitetit vetjak. Kjo
konsiston nė bindjen qė njeriut askush nuk mund t’i bėjė keq pėrveē nėse
nė kėtė ai/ajo lejon. Apo, njeriun askush nuk mund ta turpėrojė mė
shumė se sa ai vetveten.





Njerėzit martohen, miqėsohen apo hyjnė nė institucione duke kėrkuar mė
shumė mirkuptim, dashuri, shėrbime, ngushėllime, kohė dhe nė kėtė rreth
prej shumė individėve qė gėrshetohen, ku shumica shumė mė tepėr kėrkon
se sa ofron, lindin boshllėqe tė zgjeruara tė cilat gjenerojnė jaze tė
pakalueshme dhe ftohtėsi mes veti.





Brezat e parė tė muslimanėve dallohen prej tė sotmėve me atė qė ata
ishin njerėz tė mėdhenjė tė cilėt erdhėn ta lumturojnė kėtė planetė tė
vogėl, deri sa muslimanėt aktual janė njerėz tė vegjėl tė cilėt kanė
ardhur tė kėrkojnė lumturi nė kėtė planet tė madh.





Qėndrimi i fundit ėshtė shembull i dhunės moderne, tė cilin njeriu ia
bėn vetes meqenėse vetvetiu e dėmton potencialin e dhėnė nga Zoti tė
intelektit dhe shpirtit duke pranuar pozitė tė mjerueshme tė tė
nėnshtruarit.





Vetėm njerėzit me qėndrim proaktiv mendor e plotėsojnė pėrkufizximin e
personaliteteve tė fuqishme dhe e arsyetojnė qėndrimin e tyre nė kėto
hapėsira.




Mendimi pėrmbyllės



Shpesh dėgjojmė se baballarėt i thėrrasin sugareshat e tyre me
“princesha ime”, apo barrat i thėrrasin nuset e tyre “mbretėresha ime”.
Kjo do tė ishte nė rregull, sepse njeriu kėnaqet nga fjalėt e mira,
sikur pas kėtyre fjalėve mos tė qėndronte tentimi i mbulimit tė
mungesave dhe tė mospėrsosurive vetjake. Ky abuzim me femrėn moderne i
ngjanė asaj tė lojės sė shahut. Qė ta kuptojmė ku qėndron abuzimi, do tė
theksojmė se ndėr figurat e shahut vetėm njė ėshtė femėr – mbretėresha.
Atė e pėlqejnė mė sė shumti kundrejt mbretit, i cili ėshtė statik, i
ngathėt dhe gjithnjė pas perdes, i mbrojtur nga topi, gjuetarėt, kuajt,
piunėt etj. Mbretėresha nuk e ka kėtė problem, asaj i ėshtė dhėnė liri e
lėvizjes dhe veprimit, por pikėrisht pėr kėtė ajo ėshtė figura mė e
eksponuar dhe mė e pėrfolur. Ajo i ngjanė femrės sė zhveshur nė
pub-lokale, sė cilės i japin ndjenjėn e vlerės sė rrejshme kuajt, topat
dhe figurat e shumta. Mbretėresha ėshtė figura qė mė sė shumti rrezikon
dhe shpesh pėson, duke mos pritur fund tė lumtur. Madje, lojėrat mė tė
famshme tė shahut janė ato, nė tė cilat viktimizohen mbretėreshat pėr tė
krijuar epėrsi nė fushėn e tabelės sė shahut.
Morena
Morena
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 09/12/1911
Numri i postimeve Numri i postimeve : 30651
Vendndodhja Vendndodhja : Ne kolltukun e se tashmes, me shikim nga e ardhmja...
Hobi Hobi : Muzike,letersi.
Humor Humor : Shikoni dhe vlersoni...
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 05/11/2009
Falenderimet Falenderimet : 204

http://www.shoqeriajone.com/

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Dhuna bashkeshortore. - Faqe 2 Empty Re: Dhuna bashkeshortore.

Mesazh nga Vizitor Sun Jan 13, 2013 11:04 am

Llojet e dhunės familjare.Nė njė kuptim mė tė gjėr dhuna familjare nuk ėshtė kufizuar vetėm nė rrahjen e bashkshortes siq mendohet zakonisht.
Ajo mundė tė marrė trajt dhe forma tė ndryshme siq janė :
-Dhuna fizike.Abuzimi fizik mundė tė jet shuplaka,rrahja,pėrdredhja e krahut,gjuajtja,shtėrgimi nė fyt,djegija,goditja,kėrcnimi me objekt,me armė,apo kėrcimi pėr vrasje.Pėrfshin gjithashtu mohimin e nevojave bazė pėr ekzistencė siq jan :ushqimi,gjumi,ndihma mjeksore,si dhe qdo lloj akti dhune tė krijuara pėr tė kontrolluar,bėr keq,dėmtuar apo sulmuar fizikisht partnerin.
-Dhuna psikologjike.Abuzimi psikologjik pėrfshin sjellje qė synojn frikėsimin dhe persekutimin dhe merr formėn e kėrcnimeve,braktisjes
apo ubuzimit mbylljes nė shtėpi,mbajtjes nėn kontroll,kėrcnime pėr ti marrė fėmijėt,shkatrrim tė pronės,izolim,privim,
agresion verbal dhe poshtrime tė vazhdueshme.Kjo dhunė ka pėr synim tė degradoj,poshtėroj dhe tė pėrul nė publik apoprivatisht viktimėn.
Dhuna ekonomike.
Abuzimi ekonomik qė pėrfshin veprime tė tilla ,si kontroll me anėn e tė ardhurave qė sigurohen nė familje,refuzim pėr tė kontribuar financiarisht ,mohim tė nevojave pėr ushqim dhe nevojave tjera bazė ,kontroll i punėsimit,etj.
Viktima ka liri tė kufizuar ose nuk ka fare ,nuk ka kontroll mbi tė ardhurat familjare,duke e detyru ate tė jet e mvarunprej abuzuesit pėr para dhe mbijetes.
Dhuna sesuale.Abuzimi seksual qfaqet si seks me dhune pėrmes kėrcnimit,frksimit apo forcės fizike,kryejes sė maedhėnjeve seksuale me forcė,detyrimit pėr tė kryer mardhėnje seksuale pa dėshirė,apo detyrimit pėr tė kryer mardhėnje seksuale me tjerė,sulmifizik ndaj pjesėve seksuale tė trupit tė gruas,ose bėrja e komenteve seksuale pėrulėse dhe poshtruse.
Kjo pėrfshin edhe qdo tentativ pėr tė detyru me forcė bashkėshorten pėr tė kryer akte seksuale kundėr dėshirės sė saj.
Dhuna shoqėrore.Izolimi shoqėror i forcuar ose kontrolli shoqėror,ku abuzuesi ndalon gruan e ti tė ket kontakte shoqėrore,ose nė mėnyrstrikte kontrollon qdo kontakt me miqė ose me familjarė,kufizon ate qka bėn gruja,me ke takohet,qka lexon,ku shkon etj.
Cikli i dhunės familjare.
Edhepse nė mėnyrė tė dukshme dhuna familjare ndonjė veprim i izoluar dhe
i pa zakont nga ana e abuzuesit apo ekzekutorit tė dhunės.
Ajo manifestohet me sjellje para dhe pas incidentit siq vijon :
Faza pėrgaditore.Tensioni pėrgaditet brenda ekzekutorit pėr arsye tė ndryshme siq janė ;
(presionet familjare,streset e punės apo vet rrjedha e mendimeve tė tij).Sjellja e tijė bėhet gjithnjė e mė agresive
dhe mė e ashpėr,pamvarėsisht sa fortė viktima pėrpiqet qė ta qetsoj ate.Nė disa raste disa individė kan njė seri sjelljeshtė ndryshme ndaj kėti tensioni i cili mundė tė mos pėrfshijė pėrdorimin e dhunės por nė mardhėnje abuzuese i len vendfazės nė pritje.
Faza nė pritje.
Gjat kėsaj faze gruaja ndjen se ėshtė nėn kontrollin e burrit tė saj,si rrjedhojė e fuqisė sė tij fizike dhe kėrcnimevetė tij reale pėr ti bėr keq asaj.sulmet e tij gojore do ta dobėsojnė gruan mė tepėr.
Faza shpėrthyese.
Nė kėt fazė,njė shpėrthim dhune ndodhė nga ana e ekzekutorit e cila bėhet zakonisht si njė furi nė vetvete e drejt.
Kėto shpėrthime kanė tendencė tė shpeshtohen nė kohė.
Faza e pendimit.Pas sulmit bashkėshorti hyn nė fazėn e pendimit.Ai mundė tė ndihet i turpėruar,fajtor,ose edhe i friksuar pėr pasojat.
Megjithat ai do tė mohoj ose nėnvlersojė dhunėn dhe do tė refuzoj tė marrė pėrgjegjsi pėr vėprimet e tija.
Ai mundė tė thot se ajo ėshtė pėrgjegjse pėr dhunėn pasi e provokoi atė,se ajo e meriton atė ose ai qe jashte kontrollitdhe nuk po kuptonte se qfar po bėnte.Pėr fat tė keq,gruaja shpesh ka tendenc tė besoj kėtė "arsyetim",pėr te ruajtur mardhėnjen.
Faza e ndjekjes.
Nėse viktima largohet pas veprimit tė dhunshėm ,ai zakonisht do tė pėrpiqet ti kthej mendjen.Kjo ėshtė gjithashtu e njohursi faza e blerjes mrapsht ,sepse ai do tė pėrpiqet tė kthej pas partneren e ti duke e mbushur me dhurata luksoze ,duke u trguari dashur dhe i vėmendshėm ,dhe duke i premtuar se nuk do ta lėndoj pėrsėri.Ajo mundė tė kthehet duke besuar se ai ka ndryshuar
Nėse ajo vazhdon tė refuzoj kthimin mbrapsht ,ai mundė tė pėrdor kėrcnime dhe mė shumė dhunė.Ai mundė tė kėrcnoj se do tė ia
bėj jetėn tepėr tė vėshtir,pamvarsisht nga varfėria e tyre,gjendja financiare,fėmijėt,tė afėrmit e tė tjera.Kjo ėshtė periudha nė tė cilin ndodhė numri mė i madhė i vrasjeve familjare.Nga ana tjeteėrai mundė tė bėhet si i pashpresėse nuk mundė tė ia dal pa te dhe kėrcnon me vetėvrasje,nėse ajo nuk kthehet.
Shumė gra kthehen duke u ndjer tė kėrkuara ,ose ngaqe ato ndjejn se duhet tė mbrojn ate qė tė mos i bėj keq vetes.
Qifti kalon nė fazėn e muajit tė mjaltit.
Faza e muajit tė mjaltit.
Nėse pajtimi ndodhė,(duke qen kaq pranėndarjes e shkatrrimit),qifti mundė tė pėrjetoj njė eksperiencė tepėr tė fuqishme,mardhėnje intime ku asnjėri nuk do tė kujtoj dhimbjen e dhunės.Vėshtėrsit e mėparshme mohoen.Ai mundė tė jėt i komunikushėmdhe i hapur ndaj nevojave tė sajė dhe ajo shpreson ose beson,se ai ka ndryshuar.Pėr fat tė keq nė mardhėnjet e dhnshme ,ciklivazhdon nė mėnyrė tė pa evitueshme,pasi qėshtja e kontrollit rishfaqet dhe mardhėnja dobėsohet akoma nėn peshėn rritėse tė
tensioneve.
Burrat e dhunshėm zakonisht ndihen plotė pendesė pas shpėrthimit nė dhinė,me qėllim qė tė arrijn synimet e tyre.
Megjithatė pendesa dhe keqardhja nuk jan tregues tė ndryshimit as nuk nėnkuptojnė se ai ėshtė i gatshėm tė heq dorė nga fuqia qė ka mbrenda mardhėnjes.
Ai mundė tė pėrpiqet qė tė blej mbrapsht partneren e tij pas njė incidenti tė dhunshėm,duke u treguar i dashur,i ndjeshėm,i komunikushėm dhe lozonjar ndojherė.Kjo nuk do tė thotė se ai ka ndryshuar.
Cikli i dhunės shpjegon se perse gratė shpesh bashkohen me burrat e tyre,edhepse kan pėrjetuar dhunė nga duart e tyre.
Gjat fazave tė Pendimit,Ndjekjes dhe Muajit tė Mjaltit,disa burra jan tė suksesėshėm pėrtė bindur viktimat e tyre se ata kan ndryshuar tashmė dhe grat kan tendenca ti besojnė ata.....
Marr nga gazeta shekulli .

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi