♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Syte e nenes....

+6
capkenja
dajti i modh
Engjelli Shqiptare
bigbeng
Maks
Barbi
10 posters

Faqja 4 e 5 Previous  1, 2, 3, 4, 5  Next

Shko poshtė

Syte e nenes.... - Faqe 4 Empty Re: Syte e nenes....

Mesazh nga capkenja Sun Feb 28, 2010 8:43 pm

Sikur syte e saj te mund t'i shihja teksa ngrihesha ne mengjes,
Sikur doren e saj ta prekja teksa ndieja mall,
Sikur shpirti im te mund te gjendej here pas here brenda saj
Do te isha e lumtur, zemra do te me behej mal.

Sikur nga pak te merrja nga shpirti i saj,
Sikur lodhjen e rrudhave mbi balle
t'ia shkepusja e ta merrja mbi vete,
Sikur cdo vuajtje te saj ta ndieja e ta ndaja brenda meje
Do te isha e lumtur, do me behej se e kisha shpetuar.

Moshen t'ia rinoja, syte t'ia gezoja me ciltersi
Doren t'ia shtrengoja e ta mbaja fort shtrenguar mbi gji,
Aspak te mos flisja, asnje zhurme, asgje ne ajer,
Vetem frymet tona qe do te perqafoheshin
Do te ndieja veten me mire,

Lot nuk do te kisha,
ata do te kisha lene per ata shpirtra pa fat
qe jeten ne mergim e shkojne
e qe nenen dot nuk e gezojne
e rrudhat e ballit dot nuk ia largojne.

Te kam ne zemer o zemer qe me jep fryme
per nje dite me shume
shprese e dashuri.

capkenja
capkenja
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 14/06/1993
Numri i postimeve Numri i postimeve : 15046
Vendndodhja Vendndodhja : Ne boten e cudirave
Hobi Hobi : Studente...
Humor Humor : Sa per vete
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/12/2009
Falenderimet Falenderimet : 138

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Syte e nenes.... - Faqe 4 Empty Re: Syte e nenes....

Mesazh nga capkenja Sun Feb 28, 2010 8:43 pm

Nena thesar i cmuar.

Nena eshte nje perkedheje e deshirueshme
Nje shikim i embel
Nje buzeqeshje e ngrohte
Nje lule e njome,qe lind me kengen e pranveres
Nje yll qe shkelqen ne qiell
Nje engjell i ardhur nga qielli
Nje diell qe shkeqen dhe ngroh token
Nje thesar i cmuar, i fshehur ne nje ishull desert.
capkenja
capkenja
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 14/06/1993
Numri i postimeve Numri i postimeve : 15046
Vendndodhja Vendndodhja : Ne boten e cudirave
Hobi Hobi : Studente...
Humor Humor : Sa per vete
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/12/2009
Falenderimet Falenderimet : 138

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Syte e nenes.... - Faqe 4 Empty Re: Syte e nenes....

Mesazh nga capkenja Sun Feb 28, 2010 8:45 pm

Nene

Shpirti im eshte permalluar
eshte tretur bere shkume
ka shume kohe ste kam takuar
te dua nene te dua shume
Syri im eshte duke qare
po rrjedh lot tamam si shi
ka shume kohe qe ste kam pare
ka kohe nene qe srri me ty.

capkenja
capkenja
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 14/06/1993
Numri i postimeve Numri i postimeve : 15046
Vendndodhja Vendndodhja : Ne boten e cudirave
Hobi Hobi : Studente...
Humor Humor : Sa per vete
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/12/2009
Falenderimet Falenderimet : 138

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Syte e nenes.... - Faqe 4 Empty Re: Syte e nenes....

Mesazh nga capkenja Sun Feb 28, 2010 8:46 pm

Nene Do me Presesh?


Po erdha sot ne agim
nene....
do ma hapesh deren............
e te me therrasesh ne emer si dikur?

Do me puthesh ne ball fort e tme thuash
se vertet jam e zbehte???
e kam djerse te ftohte ne ball nga rruga ...
apo nga shume brenga qe ti si di??

O moj nene do ma vesh doren mbi sup
e tme thuash se malli me ka rrekur
nga vitet e lena ne emigrim?

Me thuaj nene se sot per ty kam nevoje..............
dhe tani po qaj fort............
Me thuaj se mall ke pasur
per mua kur kam qene larg..................

me thuaj nene me thuaj se
une jam bija jote
ashtu sic isha me pare................

Me shtrengo fort ne gjoks
e me beko me duart e tua
nene se ne kete nate te erret
bija jote ka ardhur e semure...................................

Do me presesh nene??..............
...........kur te jap shpirt ne duart e tua
..........po erdha ne kete agim???


capkenja
capkenja
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 14/06/1993
Numri i postimeve Numri i postimeve : 15046
Vendndodhja Vendndodhja : Ne boten e cudirave
Hobi Hobi : Studente...
Humor Humor : Sa per vete
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/12/2009
Falenderimet Falenderimet : 138

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Syte e nenes.... - Faqe 4 Empty Re: Syte e nenes....

Mesazh nga durresi86 Sun Feb 28, 2010 8:46 pm

BRAVO BRAVO BRAVO BRAVO BRAVO BRAVO BRAVO PUTHJE
durresi86
durresi86
Administrator
Administrator

Gjinia Gjinia : Male
Numri i postimeve Numri i postimeve : 19586
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 04/12/2009
Falenderimet Falenderimet : 163

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Syte e nenes.... - Faqe 4 Empty Re: Syte e nenes....

Mesazh nga capkenja Sun Feb 28, 2010 8:49 pm

Histori me nėnė shqiptare


Njė djalė i vetėm. Burri vdekur herėt. Nuk u martua. Shaminė e zezė kokės. Rriti djalin. Ky ishte curriculum vitea i saj. Arsyeja e rrojtjes, kuptimi i kuptimeve. Pseja e ēdo veprimi, e zgjimit nė mėngjes, larjes sė rrobave, ēarjes sė druve. Vejushe jo gazmore. Gazi ishte i rrezikshėm, kuptohej ndryshe, ndillte dacėr e peshkaqenė. Djali u martua. Nusja ishte e bukur. Ēalonte fare pak nga njėra kėmbė, por aq sa s’dallohej. Me siguri pas lindjes do binte nė sy mė shumė.

I mbarė i biri. Kish mėsuar njė profesion, nuk do vuante. Ish i dashur, por jo si me parė. Shakara bėnte me nusen. Kuptoheshin mirė tė dy. Veē me tė jo. Nusja ishte kokėrr e thanės, por si shumė shpejt po bėnte si zonjė shtėpie. Nuk ishte si ajo xhada e historisė qė tregojnė, sidoqoftė. Si ajo qė i tha tė shoqit vrite nėnėn pėr mua dhe mė sill zemrėn e saj qė ta besoj qė e vrave. Punė librash ato. Nuk ndodhin me gjithė mend. Se ai boti e vrau t’ėmėn, dhe ja vuri zemrėn majė njė shkopi, dhe ra nė tė thella mbi atė qė kish bėrė, pa vėnė re qė po godiste kokėn pas drurit tė qerres, ku e kish mbėshtetur. Dhe zemra i paskėsh folur nga shkopi: “vrave kokėn, tė keqen nėna”. Eh, punė tė stisura, nuk flet njė zemėr. Shumė shumė tė dhemb e tė shpon, por nuk flet jo. Tė ish pėr tė folur, zemra e saj do kish ulėrirė e sokėllirė sa pėr njėqind mitingje opozitare bashkė.
Njė mėngjes, kur nusja u nis nė punė, shkoi si dikur tė shikonte djalin qė flinte. Dorėn e djathtė pas shpine e qafėn pak tė tendosur, djali flinte si dikur. Ca gjėra nuk ndryshojnė kurrė. I lėmoi flokėt. Edhe era nuk kish ndryshuar. Pa kutpuar si, u fut nė rroba. Si njė herė vaktit, kur e ngrohte tė birin me trupin e vet. Djali nuk u zgjua. Te paktėn jo menjėherė. Kur u ngrit, ajo u largua dhe i bėri kafen. Ja solli nė shtrat. Sytė e tij e panė si dikur.

Kjo gjė u pėrsėrit disa herė. Nusja infermiere nisej goxha herėt nė punė; nė spitalin e qytezės. Kafja nė shtrat djalit ishte pėr nėnėn simfoni e padėgjuar. Opera me pesė akte. Finalja “falemnderit nėnė” ishte e tillė qė meritonte njėmijė encore.
Njė ditė nusja gjeti njė fije floku mbi jastėk. U xhindos, por nuk e dha veten. Ditėn tjetėr u nis pėr punė, dhe u kthye nė mes tė rrugės. E gjeti nėnėn nė anėn e saj. Bėri gjullurdi. Me “tė lutem shumė”, “o unė, o ajo” etj. Potere e madhe. Kėtu u bė vėrtet pėr tė ikur natėn, qė thonė, kishte shfryrė gjithė mllef nusja. E dėgjoi edhe lagjia sherrin. I biri mori anėn e gruas. Nuk dinte gjė ē’ndodhte nė gjumė. E ėma ishte xheloze. Donte ti ndante.
Nėna u mpak. Kuptoi qė ishte xheloze vėrtetė. Qė nuk ishte perfekte dhe qė kėtė e dinte tashmė edhe djali. Tė cilit i kish prishur punė. Edhe lagjia e shikonte shtrembėr. Thoshin qė njerėzit e vrisnin veten kollaj me bar miu. Donte tė vdiste dhe tė linte zemrėn mbi oxhak. Qė kur i biri tė ishte vetėm, ti thoshte si nė atė pėrrallėn: hallall mua qederin, tė keqen nėna!

capkenja
capkenja
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 14/06/1993
Numri i postimeve Numri i postimeve : 15046
Vendndodhja Vendndodhja : Ne boten e cudirave
Hobi Hobi : Studente...
Humor Humor : Sa per vete
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/12/2009
Falenderimet Falenderimet : 138

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Syte e nenes.... - Faqe 4 Empty Re: Syte e nenes....

Mesazh nga capkenja Sun Feb 28, 2010 8:51 pm

DASHURIA PĖR NĖNĖN

Tregimi qe vijon ėshtė njė tregim i shkurtėr, mirėpo shume tėrheqės dhe kuptimplotė. Mbetem me shpresė se do t’u pėlqej shumė...
Pas 21 vitesh martese, hasa ne njė dashuri te ēiltėr.
Para disa kohesh, fillova te kaloj kohen me njė grua te ve qysh prej 19 vite. Gruaja ime ma parapriu me fjalėt e saja, duke thėnė: E di shume mire se sa e doni atė...Gruaja pėr te cilėn me kėshillonte shoqja ime te kaloj ēaste me te, ishte Nėna ime, e cila kishte mbetur e vejė qysh para 19 viteve. Punėt dhe obligimet e shumta si dhe 3 fėmijėt kishin bėrė qe nenėn time ta vizitoj shume rralle.Nje ditė prej ditesh, gjeta kohėn qe ta ftoj nėnėn time per darkė. Mora telefonin dhe e telefonova. Ishte bėrė vonė dhe Nena u be merak kur ma degjoi zerin, nuk e kishte zakon qe te flas me dikend ne kohe te vona, dhe me pyeti: Si je biri im? Mire jam nene- iu pergjigja. Te telefonova nga koshienca per te kaluar disa ēaste me ty. Me pyeti: Vetem ne te dy? U mendua pak dhe me tha: Me pelqen propozimi yt...Diten e enjte, pasi mbarova orarin e punės, u nisa per ne shtepine ku banonte nena ime. Ndihesha paksa i shqetėsuar...Kur arrita ne shtėpinė e nėnės, vėrejta se edhe ajo ishte paksa e merakosur dhe ishte duke pritur te dera e shtėpisė. Ishte veshur bukur dhe mu duk se kishte veshur fustanin e fundit qe ia kishte blerė babai im pak para se te vdiste.Duke buzėqeshur si nje engjėll me tha: Biri im, te gjithėve iu kam thėnė se sonte do te dalė me djalin tim, dhe qe te gjithe jane gezuar, andaj te gjithe me padurim presin kthimin tim per t’ua sqaruar hollesite e ketij takimi.Shkuam ne nje restaurant jo te zakonshem, mirėpo i bukur dhe i qete, nena u mbeshtet ne krahun tim dhe dukej sikur te ishte nje zonje. Pasi u ulem, fillova ta lexoj listen e gjellerave, edhe pse nena nuk ishte ne gjendje te lexonte perveq shkronjave te medha. Gjersa po lexoja listen e ushqimeve, nena me shiqonte me nje buzėqeshje te gjere, me dy buzet e saja te ēara, me ndėrhyri, duke thene: “Kur ishe i vogel, une isha ajo qe lexoja per ju”. Ndersa tani ka ardhur koha te ta kthej kete borxh dhe ja une po lexoj sot per ty. اlodhu dhe pusho nena ime – i thashe. Gjate tere mbrėmjes biseduam dhe nuk kishte asgjė te rendomte, me pėrjashtim te nostalgjive dhe perditshmerise sone. Qėndruam aq shume sa qe koha ishte bere shume vone. Pasi qe u kthyem dhe arritem te dera e shtepise, me tha Nena: Kam deshire qe te dalim sebashku perseri, mirėpo me kusht qe une te paguaj? Ia putha doren dhe i thashe lamtumire. Pas disa ditesh, me erdhi lajmi se Nena kishte nderruar jete. Kishte vdekur nga sulmi ne zemėr. E tere kjo ndodhi per nje kohe shume te shkurter qe une asgje nuk munda te bej per te. Kaluan ca dite dhe nga posta me arriti nje leter e derguar nga restauranti, ne te cilin kishim darkuar une dhe nena ime. Ne te kishin qene disa fjali te shkruara nga dora e Nenes sime: “Kam paguar faturen para kohe, duke e ditur se nuk do te kem rastin te takohem me ty perseri. Me rendesi eshte se bera pagesen per dy persona, per ju dhe gruan e juaj. Ju assesi nuk mund ta pershkruani vleren e asaj nate, ne te cilen darkuam sebashku. Te dua shume biri im”.
Ne kete moment, arrita te kuptoj domethėnien e fjales “Dashuri” apo “Te Dua”. Nuk mund ta kuptosh domethenien madheshtore te kesaj fjale derisa nga dashuria juaj te mos vjele miresi dhe bukuri edhe pala tjeter ashtu siq beri nena ime. Asgje nuk ka vlere me shume sesa Prinderit, e ne veēanti Nena. Dhuroja kohen te cilen ata e meritojne...Duhet ditur se ky eshte obligim i Allahut dhe i Prinderve, prandaj keto gjera nuk shtyhen. Me kete rast, me ra ndermend tregimi kur qe pyetur Abdull-llah Bin Umeri: “Nena ime eshte e moshuar, nuk mund te levize fare, dhe me duhet ta bart ne ēdo vend, madje edhe kur ta kryen nevojen...Nganjehere nuk ka fuqi qe ta permbanė veten keshtuqė, kryen nevojen duke qene ne duart apo shpinen time...A mendon se une e kam kryer obligimin ndaj saj? Ibni Omeri u pergjegj: A e ke harruar femijerine tende kur edhe ju vepronit keshtu me nene tuaj?! Ju po i sherbeni duke shpresuar vdekjen e saj, ndersa ajo iu sherbente juve, me gjithe mundimet dhe lodhjet qe kishte, dhe prape shpresonte jeten dhe lumturine tuaj”. Vertet dallim i madh ne mes ketyre dy qendrimeve...
Shpresojme se porosia dhe mesazhi i kesaj ngjarjeje do t’iu arrij edhe atyre te cilet ende i kane prinderit gjalle!!!
capkenja
capkenja
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 14/06/1993
Numri i postimeve Numri i postimeve : 15046
Vendndodhja Vendndodhja : Ne boten e cudirave
Hobi Hobi : Studente...
Humor Humor : Sa per vete
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/12/2009
Falenderimet Falenderimet : 138

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Syte e nenes.... - Faqe 4 Empty Re: Syte e nenes....

Mesazh nga capkenja Sun Feb 28, 2010 8:51 pm

Jeta ne vetmi
perkushtim per nenen



Hyra ne dhomen time, fillova ta veshtroj secilen gje mu dukte sikur te gjitha qanin, vajtonin dhe kerkonin ndihme nga une, por nuk e di, a thua nuk me shihnin mua se edhe une isha i plagosur, edhe une qaja se bashku me ta, edhe une isha i vetmuar si ata, edhe une kerkoja po ate ndihme nga ata, por ato ashtu te merzitura nuk me ndihmonin. Dikur me shkuan syte tek fotografia e nenes e cila qendronte diku larg ne mure, me nje buzeqeshje te embel ne buze. I kerkova ndihme edhe asaj me zerin tim joshes si ne femijeri, me ndihmo moj nena ime se paku me bej shoqeri se s’mund ta duroj me ket vetmi ......
Por ajo qendronte ashtu krenare e nuk levizte,me shikonte dhemshem si nje nene qe e shikon femiun e saj kur eshte i pikelluar, deshironte te me ndihmonte por skishte fuqi. Sa e rende qenka jeta ne vetmi. Gjithnji mendoja se pas gjithe kesaj vetmie,jetes sime do ti vinte fundi, mendoja se do te tretem e do te harrohem se egzistoja,mendoja se do te shkoja ne nje bote tjeter, ne nje bote ku se paku do te isha e lire. Por edhe pse e prisja kete nuk ishte ashtu. Jeta vazhdoi si me pare, po vazhdoi te me perkule per toke duke me leshuar helm ne zemren time, duke qene e vetmuar sikur nje njeriu me ia marre shpirtin ngadale, me ia coptuar zemren, me ia prere gjymtyret dhe e len ashtu duke i thene: jeto. Se di qfare jete me i thene kesaj, qfare domethanje ka? Pytje e vetme qe kam ne zemer e nuk ia di pergjigjen. Dua te kerkoj ndihme,nuk di nga kush? Nje nate me kete pytje ne mendje fillova te fluturoj neper bote, e te kerkoj pergjigje. Tere naten fluturova e fluturova, dikur nje ze i njohur me tha: q’jane keta syte e tu duke qare ne qdo kohe a thua vetem ti je ne kete bote te hidhur? I thash nese e dine kete pergjegje dua te ma tregojsh, ose ta vazhdoj rrugen. Atehere ai ze sadopak i njohur me tha: mos u hidhero nga kjo jete, se te gjithe nuk dijne se q’bejne e ku jane duke shkuar, vetem i kane mbyllur syte si ti dhe fluturojne neper bote. Jo i thashe e vetmja jam une qe kjo jete eshte ne anen e kundert me mua. U zgjova me huti, s’dija q’te beja dhe fillova ti lutem perendise. O Perendi, te lutem me ndihmo, a thua nuk te vjen pak meshire per mua te mjerin, a thua nuk ka vend edhe per mua ne boten e lumturise. Por peseri edhe kesaj rradhe i dhashe fund me fjalet e mia te perhereshme. Disave jeta u kalon ne merzi disa ate e gjejne ne shoqeri por per mua eshte diqka tjeter vetem nje vale e leshuar ne eter.
capkenja
capkenja
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 14/06/1993
Numri i postimeve Numri i postimeve : 15046
Vendndodhja Vendndodhja : Ne boten e cudirave
Hobi Hobi : Studente...
Humor Humor : Sa per vete
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/12/2009
Falenderimet Falenderimet : 138

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Syte e nenes.... - Faqe 4 Empty Re: Syte e nenes....

Mesazh nga capkenja Sun Feb 28, 2010 8:52 pm

Letra e njė Nėne

Biri im! Kjo ėshtė njė letėr nga nėna jote e gjorė, kam turp qė po e shkruaj, por pas njė pavendosmėrie dhe pritjeje tė gjatė, e kapa lapsin disa herė, por lotėt mė penguan, mė pushuan lotėt disa herė dhe zemra nuk mė lejoi.

O biri im! Pas njė kohe tė gjatė, shoh se je bėrė djalė i madh e me mendje tė pjekur dhe i baraspeshon gjėrat. E kam njė tė drejtė qė tė paktėn ta lexosh kėtė letėr, pastaj nėse do, copėtoje , ashtu siē ke coptuar zemrėn time.

O biri im! Para 25 vitesh ishte njė ditė e lumtur pėr mua kur mjekja mė lajmėroi se isha shtatzėnė, e nėnat e dinė mirė domethėnien e kėsaj fjale, e ajo ėshtė njė pėrzierje lumturie e gėzimi me fillimin e shqetėsimit tė ndryshimeve tė shumta nė organizėm. Pas kėsaj tė mbarta 9 muaj nė bark, ngrihesha me vėshtirėsi, flija me vėshtirėsi, haja e merrja frymė me vėshtirėsi por e gjithė kjo nuk ma zvogėlonte dashurinė pėr ty, por ajo shtohej dita ditės e mezi prisja tė tė shihja. Tė mbarta o biri im, vėshtirėsi pas vėshtirėsie, dhimbje pas dhimbjeje, gėzohesha me lėvizjet e tua (nė bark), gėzohesha me shtimin e peshės tėnde e ajo pėr mua ishte rėndė. Ato ishin vuajtje tė gjata e mė pas vjen ajo natė kur unė nuk vura gjumė nė sy, pata vuajtje aq tė mėdha sa qė nuk i shkruan dot lapsi e nuk i pėrmend dot gjuha; u pėrballa me vdekjen disa herė e mė pas dole nė jetė, qarja jote pėrziej me lotėt e gėzimit tim e i larguan dhimbjet e plagėve.

Biri im! Kaluan vite e unė tė mbaja nė kraharor, tė laja me duart e mia, prehrin tim e bėra shtrat pėr ty, gjirin tim ushqim pėr ty, qėndroja pa gjumė qė ti tė flije, lodhesha ditėn qė ti tė gėzoheshe, shpresoja ēdo ditė tė shikoja buzėqeshjen tėnde, prisja me padurim tė mė kėrkoje diēka e unė tė ta jepja me gjithė zemėr, e kjo pėr mua ishte kulmi i kėnaqėsisė. Kaluan ditė e net dhe unė vazhdoja nė kėtė gjendje, gjidhėnėse e gėzuar, shėrbėtore e papėrtuar dhe pa ngrėnė derisa u rrite, u bėre djalosh, t’u shfaqen shenjat e para tė burrėrisė e unė rendja majtas e djathtas pėr tė tė gjetur nuse. Erdhi dita e dasmės mu copėtua zemra, mė rrodhėn lotėt e gėzimit pėr jetėn tėnde tė re dhe si mėrzitje pėr ndarjen tėnde. Kaluan ditė tė vėshtira dhe shoh se nuk je mė ai qė njoh, mė mohove dhe e harrove tė drejtėn time. Kalojnė ditė e unė nuk tė shoh, nuk e dėgjoj zėrin tėnd, e neglizhove atė qė u soll mirė me ty.



O biri im! Kėrkoj vetėm pak, mė konsidero tė paktėn nė pozitėn e shokėve tė tu, mė vendos dhe mua nė listėn e veprimeve tė tua mujore, qė tė tė shoh vetėm pak.

Biri im! Jam dobėsuar mė kanė lodhur vuajtjet e mė kanė kapur sėmundjet, ngrihem me vėshtirėsi, lėviz me vėshtirėsi e pėrsėri zemra ime mbjell dashuri pėr ty. Nėse do tė tė nderonte dikush njė ditė, do t’i ishe mirėnjohės tėrė jetėn, e nėna jote tė ka bėrė kaq mirėsi e ti nuk e shikon, ėshtė sjellė mirė me ty e ti nuk e shpėrblen, ka qenė shėrbėtorja jote pėr vite me radhė e ti nuk do t’ia dish fare, deri kėtu ka arritur mendjemadhėsia!

Biri im! Sa herė dėgjoj diēka tė mirė pėr ty qė je pjella ime gėzohem edhe unė, por po habitem, ēfarė gjynahu kam bėrė unė qė ti nuk mė viziton e nuk do tė mė shohėsh nė sy, a tė kam pakėsuar tė drejtėn tėnde ndaj meje?! Mė vendos tė paktėn nė pozitėn e njė shėrbėtoreje tė thjeshtė e jepi hakun asaj. Trego pak butėsi pėr mua, ma jep shpėrblimin tim e sillu mirė se Allahu i do ata qė sillen mirė.

O biri im! Dua tė tė shoh, nuk dua mė shumė se kaq, mė lejo ta shikoj pamjen e fytyrės tėnde.

O biri im! Mė qan zemra e mė rrjedhin lotėt, ndėrkohė qė ti vazhdon tė jesh nė jetė e njerėzit flasin pėr moralin tėnd tė mirė, respektin dhe bujarinė tėnde ndaj tyre.

O biri im! A nuk ka ardhur koha qė zemra jote tė zbutet pėr njė plakė tė pėrvuajtur qė e ka coptuar malli dhe e ka mbytur mėrzia, ia shkatėrrove ndjenjat, ia zemėrove zemrėn sa qė iu thanė lotėt.

Nuk ankohem e nuk lutem kundėr teje, nuk e shfaq zemėrimin, se nėse lutja ime do t’i kalonte retė e tė arrinte tek dyert e qiellit do tė tė zinte haku im e mbi ty e familjen tėnde do tė zbriste fatkeqėsia.

Jo, jo nuk do e bėj, ti vazhdon o bir tė jesh shpirti im, gėzimi dhe pranvera e jetės sime. Bindu o biri im, thinjat po tė dalin, do tė kalojnė vite e do tė bėhesh edhe ti plak e shpėrblimi ėshtė sipas punės, e ke pėr t’i shkruar letėr djalit tėnd me lot nė sy, siē po tė shkruaj unė, e dije se tek Allahu grumbullohen ankesat.

O biri im! Ki frikė Allahun ndaj nėnės tėnde, ndalja lotėt, ngushėlloje pėr fatkeqėsinė e saj, e pastaj nėse do, grise letrėn e saj, e dije se kush bėn mirė e ka pėr veten e tij e kush sillet keq e ka po pėr veten e tij.
capkenja
capkenja
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 14/06/1993
Numri i postimeve Numri i postimeve : 15046
Vendndodhja Vendndodhja : Ne boten e cudirave
Hobi Hobi : Studente...
Humor Humor : Sa per vete
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/12/2009
Falenderimet Falenderimet : 138

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Syte e nenes.... - Faqe 4 Empty Re: Syte e nenes....

Mesazh nga capkenja Sun Feb 28, 2010 8:53 pm

Nėna ime ka vetem nje sy





ishte nje nene qe i kishte vdekur burri dhe kjo rriste djalin e vetem me mundime,lante shtepi te pasurish andej ketej qe mos i mungonte asgje te birit,
djali ritej,shkollohej nena punonte gjithe diten.
ritet djali behet i madh,i bukur,shtatlarte.
dashurohet me vajzen me te bukur te fshatit,
vajzen e nje te pasurit te fshatit.Kjo na qenka ritur me gjithe te mirat ishte dhe e perkedhelur dhe ishte mesuar tja benin te gjitha qejfet.
Djaloshi i thote te jemes se do martohet me vajsene pasanikut , nena gezohet dhe,qan nga gezimi.
Shhkojne ditet dhe fejohen,nusja sja hidhte syte fare nėnės sė djalit. Pas pak ditetesh martohen.
Gruaja i thote burrit : se nenen tende nuk e shikoj dot ne kete shtepi luksoze,ti thuash te ike dhe te jetoje gjekundi tjeter, djaloshi i lutet gruas qė tė mos e beje kete, mirpo gruja i thot ose mua ose nėnė. Djaloshi i thot te jemes keshtu eshte puna nene,
ska prob djal i nenes,vetem ti te jesh i gezuar i thote e jema .
Mbledh rrobat nena dhe iken ne nje kasolle qe jetonin me pare.
Shkojne ditet,muajt,lind kjo nje djale por prape e hante perbrenda qe ky e deshte shume te jemen dhe vinte shpesh ta vizitonte.
Ē'te bej, kjo me veten e saj?
E gjeta!Vjen burri nga puna dhe kjo behet si e semure per vdekje,
cke moj grua i thote, cmund te bej e dashur i thote ky?ate qe duhesh te besh nuk e ben dot,
me thuaj cte jete,do ta bej vetem ti te shpetosh e dashur.
je i sigurte i kthehet kjo?
po i thote ai,cte duash,
mire atehere i thote kjo,nje magjistare me tha se mund te shpetoj vetem po me solle zemren e nenes tende ketu,se me kane bere magji,
ky ze koken me duar,qan uleret,i bie murit me koke,
ke tre dite kohe i thote kjo se pastaj do vdes.
Del ky nga shtepia,ecete nga e shpinin kembet,dhe ter kohen qan dhe bertet ..... kur zgjohet ne mengjes e she veten pran shtepis te se ėmės.
E shikon e jema plake,gezohet e puth, cke or bir,cke . Djaloshi nuk ban ball ti tregoj nenes se qfar halli kishte dhe fillon te qaj . Nena
i shtron per te ngrene,por djalit nuk i hahej nga zemrimi dhe ,qante gjate gjithe kohes..
kalon nje dite ashtu,kalon dhe dita e dyt.
Diten e trete djaloshi i tregon te jemes prob qe kishte dhe i thote keshtu e keshtu moj nene. Nena e shishoq dhe e pergledh djalin e saj dhe i thot: Ska gje bir i,bjer fli tani qe mi tregove dhe bisedojme prape ne mengjes,fle ky se kishte 2 dite pa fjetur.
Naten e jema merr thiken dhe godet veten afer zemres,
fut doren e nxjer zemren e saj dhe ja le tek koka e krevatit te birit.
Tė nesermen zgjohet dhe e shikon te jemen te vdekur, fillon te qaj dhe te bertiste nga merzija ,mirpo
skishte dhe kohe se duhet te arinte te gruan.
Merr zemren e se emes ne nje pjate dhe iken me nxitim,
rruges nga nxitimi pengohet,dhe bie per tok me gjith tė dhe zemra e se emes.
Ne castin kur po ngrihej degjon nje ze qe vinte nga zemra,
"u vrave bir"? i thote zemra.
ishte zeri i nenes qe e dhe e vdekur kishte merak per djalin.
capkenja
capkenja
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 14/06/1993
Numri i postimeve Numri i postimeve : 15046
Vendndodhja Vendndodhja : Ne boten e cudirave
Hobi Hobi : Studente...
Humor Humor : Sa per vete
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/12/2009
Falenderimet Falenderimet : 138

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Syte e nenes.... - Faqe 4 Empty Re: Syte e nenes....

Mesazh nga capkenja Sun Feb 28, 2010 8:53 pm

Dashurija per NENE

Nene dua te te kem prane
C'eshte ky mur Berlini qe po na ndan
Pse s'na le te perqafohemi si gjithmone
nga njera-tjetra, pse na largon


Oh, nene te lutem afrohu tek un
se te dua me te vertete shume
je gjeja me e shtrenjte qe kam ne bote
por me ty nuk po takohem dot


Nene te lutem mos u largo pa me takuar
pse mos te jemi perjete te perqafuar
ej ku shkon, nene me prit
nene, nene, te lutem mos ik.


Oh nene te lutem eja perseri
mendo per mua se jam ende femi
nene, te lutem mos me ler
te hedhur, te braktisur, te mjere


Nene, eja perseri me diellin
eja dhe pastroje qiellin
jo vetem ate por dhe zemren time
mos e ler keshtu, te zhytur ne mendime
capkenja
capkenja
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 14/06/1993
Numri i postimeve Numri i postimeve : 15046
Vendndodhja Vendndodhja : Ne boten e cudirave
Hobi Hobi : Studente...
Humor Humor : Sa per vete
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/12/2009
Falenderimet Falenderimet : 138

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Syte e nenes.... - Faqe 4 Empty Re: Syte e nenes....

Mesazh nga capkenja Sun Feb 28, 2010 8:57 pm

Kjo poezi esht per te gjith emigrant qe jan larg NENES


Larg vendlinjes i pa shpi,
i pa shpres, dhe pa shoqeri.
Eci rrugve si i humbur,
zemer thyer, jo i lumtur.

Me djeg malli per vendlindjen,
me djeg malli per nenen time.
Qe e lash me duar ne gji,
tu i rrjedh loti, si femi.

Fjala e fundit rruga e mbar,
mos me harro, te kam djal.
Te kam djal, e me ke nene,
te qoft hallall gjirin qe ta kam dhene.

Te qoft hallall o biri i im,
ty t'ka nena t'vetmin trim.
Me perqafo edhe nje here,
mbeta vetem, dhe e mjere.

Ne at qast u largova,
ni vend te humbur une mbarova.
I pa njohur per q'do njeri,
i pa jete, pa ardhmeri.

Ulem n'sofer per te ngren,
me merr malli per te thirr nene.
Pikon loti pa u ndal,
nuk harroj, me ke djal.

S'hahet buka, s'kalon dita,
kur te lash nuk e dita,
ah sa shume u merzita.
U merzita per te pare,
nuk harroj, te kam nene.

Kalojn muaj, kalojn vite,
nena ime, si me prite.
DHasht ALLAHU te gjej gjalle,
e ta shuaj kete mall.
Te takoj edhe nji here,
te perqafoj, si ather.

capkenja
capkenja
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 14/06/1993
Numri i postimeve Numri i postimeve : 15046
Vendndodhja Vendndodhja : Ne boten e cudirave
Hobi Hobi : Studente...
Humor Humor : Sa per vete
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/12/2009
Falenderimet Falenderimet : 138

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Syte e nenes.... - Faqe 4 Empty Re: Syte e nenes....

Mesazh nga capkenja Fri Jun 25, 2010 10:21 am

Po kalojn ditet po kalojn dhe muajt
por lotet e mi akoma moj nene nuk me jan larguar
me ka marr malli moj nene te te perqafoj
me ka marr malli zerin tend te degjoj
me mungon shum por askujt nuk i tregoj
me bere shum dhurata
me le mjaft kujtime
por me e bukra ishte
kur te degjoja zerin moj nena ime

me pyesin shum veta si esht jeta pa nen
mund tju jap nji kuptim vetem
qe jeta pa nene esht si nata pa hene Syte e nenes.... - Faqe 4 550767

Syte e nenes.... - Faqe 4 550767 Syte e nenes.... - Faqe 4 550767 Syte e nenes.... - Faqe 4 550767
capkenja
capkenja
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 14/06/1993
Numri i postimeve Numri i postimeve : 15046
Vendndodhja Vendndodhja : Ne boten e cudirave
Hobi Hobi : Studente...
Humor Humor : Sa per vete
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/12/2009
Falenderimet Falenderimet : 138

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Syte e nenes.... - Faqe 4 Empty Poezi kushtuar nenes/nenave

Mesazh nga Naqja Shkodrane Sat May 14, 2011 2:00 pm

Pėrshėndetje, kėtu mund tė postoni poezi vetėm kushtuar nėnės/nėnave...

Posa jam mėsuar
me shkru,
disa vargje
ty t'i kam kushtu.

E mbaj mend
si sot...
Kur unė i lexoja...
Ty tė rrjedhnin lotė...

Fjalė tė bukura
m'ke dhuru...
As uratat
nuk kanė mungu...

Fjalėn nėnė
ta kam dhėnė,
do tė bėhem
siē mė ke thėnė.
Naqja Shkodrane
Naqja Shkodrane
Super- Administrator

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 15/10/1928
Numri i postimeve Numri i postimeve : 12836
Vendndodhja Vendndodhja : ANGLI..
Hobi Hobi : Mjeke
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 20/04/2011
Falenderimet Falenderimet : 21

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Syte e nenes.... - Faqe 4 Empty Re: Syte e nenes....

Mesazh nga Naqja Shkodrane Sat May 14, 2011 2:00 pm

Mė fal
nėse ndonjėherė,
fjalėn
ta kam kthy?
Me vetėdije
nuk e kam bėrė,
e di...
Nėna ime
shumė ke hjekė...
si foshnje
jetime ke mbetė...
T'ka mungu
dashuria amnore...
Por asgjė
nuk t'ka ikė
prej dore.
Dashurinė
qė na ofron...
Ngrohtėsinė
qė na dhuron...
T'kompenzojmė,
dhe na kompenzon...
Naqja Shkodrane
Naqja Shkodrane
Super- Administrator

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 15/10/1928
Numri i postimeve Numri i postimeve : 12836
Vendndodhja Vendndodhja : ANGLI..
Hobi Hobi : Mjeke
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 20/04/2011
Falenderimet Falenderimet : 21

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Syte e nenes.... - Faqe 4 Empty Re: Syte e nenes....

Mesazh nga Naqja Shkodrane Sat May 14, 2011 2:01 pm

Me Mungon

Nena ime e Dashur
ti mua me mungon
dhe do te me mungojsh
Nene ti pėr gjithmon.

Me mungojn mendimet e tua
fjalet e embla qe mi ke then
me mungon koha me ty
qe se bashku e kaluam.

Me mungojn momentet
kur ishim se bashku me ty
me mungojn buzeqeshjet
qe se bashku i pata me ty.

Ne qell kur shikoj
me shkelqejn keto Yje
se pėr ty Nene
kom ra ne mendime

Mirpo nga njeher
po rri dhe mendoj
Nena ime e Dashur
Ty kurr nuk te harroj.
Naqja Shkodrane
Naqja Shkodrane
Super- Administrator

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 15/10/1928
Numri i postimeve Numri i postimeve : 12836
Vendndodhja Vendndodhja : ANGLI..
Hobi Hobi : Mjeke
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 20/04/2011
Falenderimet Falenderimet : 21

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Syte e nenes.... - Faqe 4 Empty Re: Syte e nenes....

Mesazh nga Naqja Shkodrane Sat May 14, 2011 2:01 pm

Bekuar qofsh
nėna ime,
qė mė rrite
me mundime...

Ke dinjitet
e krenari...
Je shembull
pėr mirėsi...

Kur duart tua
kokėn ma lėmojnė...
Sa hap e mbyll sytė
dhimbjen ma largojnė!
Naqja Shkodrane
Naqja Shkodrane
Super- Administrator

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 15/10/1928
Numri i postimeve Numri i postimeve : 12836
Vendndodhja Vendndodhja : ANGLI..
Hobi Hobi : Mjeke
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 20/04/2011
Falenderimet Falenderimet : 21

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Syte e nenes.... - Faqe 4 Empty Re: Syte e nenes....

Mesazh nga Naqja Shkodrane Sat May 14, 2011 2:02 pm

NENE JAM E LODHUR!!

Nene o nene jam mbet e vetmuar shum
Qdo pjese trupit me dhemb nene
Kam shum nete te gjata pa gjum
E tera jam e dermuar nene
Nuk gjej prehje askund!

E dij qe smund te me ndihmosh
E dij qe je shum larg meje
Te lutem lutjen te ma pranosh
Merrem afer teje

Pse nuk me pranon o nene
A je hidherua me mua
Jam e lodhur o nene
Te kesh meshire pėr mua!
Naqja Shkodrane
Naqja Shkodrane
Super- Administrator

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 15/10/1928
Numri i postimeve Numri i postimeve : 12836
Vendndodhja Vendndodhja : ANGLI..
Hobi Hobi : Mjeke
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 20/04/2011
Falenderimet Falenderimet : 21

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Syte e nenes.... - Faqe 4 Empty Re: Syte e nenes....

Mesazh nga Naqja Shkodrane Sat May 14, 2011 2:02 pm

Asnjehere!!

Asnjehere nuk te kerkova me shum o nene
Te te kem pran meje ne kete natė te gjate
Si duket ėshtė njė natė pa mbarim
natė e perlotur me fatin tim

Doja te rrefehem pėr dhembje qe kam
Doja te tregoja si ndihem o nane
Ti trgoj plaget e shpirtit te vram
Dhe plaget e zemres qe sherim nuk kan

Nuk te gjej kot kerkoj mbeshtetje
Edhe qe shpirti flak me digjet
Mallin qe kam si ta shuaj o nane?
Ah sa shum sante pėr ty kam etje!!!!!
Naqja Shkodrane
Naqja Shkodrane
Super- Administrator

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 15/10/1928
Numri i postimeve Numri i postimeve : 12836
Vendndodhja Vendndodhja : ANGLI..
Hobi Hobi : Mjeke
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 20/04/2011
Falenderimet Falenderimet : 21

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Syte e nenes.... - Faqe 4 Empty Re: Syte e nenes....

Mesazh nga Naqja Shkodrane Sat May 14, 2011 2:03 pm

Nana


Sa e madhe ishe moj nane,
E me cfaqesh kudo qe jam;
Ne ballin tend kish njė vend
Sa krejt jeta ime qe qon!


Une qe isha i djallezuar,
Ne perleshje,me sherr e i ngaterruar;
Te shkaktova shumė telashe,
Ti kurre s`me le te vetmuar.


njė dite, me traste ne krahe
Me nise pėr ne horizontin tim;
Ne balle shkelqimin tend,
Ne zemer bartja bekim.


Kaluan muaj dhe vite
Decenje, qe s`i mbaje mend;
Ne zemer te bartja moj nane,
Ne shkolle,ne loje e ne kuvend.


Kur kisha provimin e fundit,
Ne anderr, ne salle te kam pa;
M`u cfaqe si njė yll
Nga gezimi, shumė kam qa!


Tash ,qe prehesh ne amshim,
Une te kam prane-megjithese s`te kam;
Lengon ky shpirti im,
pėr vitet qe na ndane.


Kur te vjen vjeshta ime,
Le te jete njė dite pa shi;
Le te bjen puhize e lehte,
Te me merr e me bie te ti.


Ta shoh edhe njė here nanen,
Qe me bani kamb e dore;
Te qmallemi ne perqafim,
E te shkojme ne rrugen tone.


Nipat e mbesat tua,
le te luten kur te vijne;
njė lutje pėr gjyshen
njė pėr shpirtin tim.
Naqja Shkodrane
Naqja Shkodrane
Super- Administrator

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 15/10/1928
Numri i postimeve Numri i postimeve : 12836
Vendndodhja Vendndodhja : ANGLI..
Hobi Hobi : Mjeke
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 20/04/2011
Falenderimet Falenderimet : 21

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Syte e nenes.... - Faqe 4 Empty Re: Syte e nenes....

Mesazh nga Tironcja_omel Sat May 14, 2011 2:09 pm

TEMA U BASHKUA !!
Tironcja_omel
Tironcja_omel
Embelsira e Forumit
Embelsira e Forumit

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 9117
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 14/09/2010
Falenderimet Falenderimet : 66

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Syte e nenes.... - Faqe 4 Empty Re: Syte e nenes....

Mesazh nga Linda19 Thu Mar 22, 2012 8:06 am

NENE E DASHUR NENE

Nene e dashur nene
mbresa ne zemer me ke lene .
gje e shenjt je, o nene .
Dashurin qe ke ti
smund ta gjej ne cdo njeri .
Ketu large teje ne vetmi
smundet tkem rahati
kam nevoj per ty...

Sa qejf kam,te therras nene ,
nga malli fuqit me kan lene .
nje dicka me mban ne kembe ,
malli per tyj o nene

Cdo mengjes kur agon
ti me mall me kujtoj..
kur dielli perendon
nje qiri ne kish e coj
ajo flak qe ndricon ,
shpirtin tend ta ledhatoj

Nene e shenjta nene.
ate dashuri te dhene
femijve te mi kam
per tua dhene
dhe tju them eshte nga ime nene...
Linda19
Linda19
V.I.P.
V.I.P.

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 18/10/1993
Numri i postimeve Numri i postimeve : 1232
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 15/02/2012
Falenderimet Falenderimet : 10

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Syte e nenes.... - Faqe 4 Empty Re: Syte e nenes....

Mesazh nga Linda19 Thu Mar 22, 2012 8:06 am

ZEMER E EMBEL ME DASHURI

e kush tjeter mund te jete veq ti
nene fjale me te embel ska bota
nene e para fjale qe belbezon foshnja
ne kraharorin tend ,me aromen tende nis jeta
Vitet kalojne dashurine per nenen ato se mposhtin dot
ZEMER E EMBEL ME DASHURI
qe mbjell veq paqe e dashuri
je ti o nena ime je ti
Dashuria jote eshte e vetmja pije qe shpirtin ma sheron
Aroma e lekures tende eshte magji
e perqafuar te pushosh ne kraharorin tend
ndonese me thinja ne koke
ti gjithmone ndihesh femije
ZEMER E EMBEL ME DASHURI
e shtrenjte e pa krahasueshme e vetme je ti
nje zemer e madhe qe din veq te fale e te dhuroje
parajse e shpirtit per qdo femije
ti per ne thurr endrra
tek ti behen sa shfajsime ehh sa justifikime
Parajse e jetes je ti
nje veshtrim ne sy qka ndodh brenda meje
e ndjen veq ti
ndjenja kurre ste genjejne
para se te ndodh ekeqe e mire
zemra jote ndje parandjen qdo jot gezimi apo trishtime qe rrjedh ne syte e mi
ZEMER E EMBEL ME DASHURI
E DASHR E SHTRENJTE E VETME NENE JE TI
Linda19
Linda19
V.I.P.
V.I.P.

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 18/10/1993
Numri i postimeve Numri i postimeve : 1232
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 15/02/2012
Falenderimet Falenderimet : 10

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Syte e nenes.... - Faqe 4 Empty Re: Syte e nenes....

Mesazh nga Linda19 Thu Mar 22, 2012 8:06 am

Nena thesar i cmuar.

Nena eshte nje perkedheje e deshirueshme
Nje shikim i embel
Nje buzeqeshje e ngrohte
Nje lule e njome,qe lind me kengen e pranveres
Nje yll qe shkelqen ne qiell
Nje engjell i ardhur nga qielli
Nje diell qe shkeqen dhe ngroh token
Nje thesar i cmuar, i fshehur ne nje ishull desert
Linda19
Linda19
V.I.P.
V.I.P.

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 18/10/1993
Numri i postimeve Numri i postimeve : 1232
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 15/02/2012
Falenderimet Falenderimet : 10

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Syte e nenes.... - Faqe 4 Empty Re: Syte e nenes....

Mesazh nga Linda19 Thu Mar 22, 2012 8:07 am

PĖR NĖNĖN



Sikur syte e saj te mund t'i shihja teksa ngrihesha ne mengjes,
Sikur doren e
saj ta prekja teksa ndieja mall,
Sikur shpirti im te mund te gjendej here pas here brenda saj
Do te isha e lumtur,
zemra do te me behej mal.
Sikur nga pak te merrja nga shpirti i saj,
Sikur lodhjen e rrudhave mbi balle
t'ia
shkepusja e ta merrja mbi vete,
Sikur cdo vuajtje te saj ta ndieja e ta ndaja brenda meje
Do te isha e lumtur, do me
behej se e kisha shpetuar.
Moshen t'ia rinoja, syte t'ia gezoja me ciltersi
Doren t'ia shtrengoja e ta mbaja
fort shtrenguar mbi gji,
Aspak te mos flisja, asnje zhurme, asgje ne ajer,
Vetem frymet tona qe do te perqafoheshin
Do te ndieja veten me mire,
Lot nuk do te kisha,
ata do te kisha lene per ata shpirtra pa fat
qe jeten ne
mergim e shkojne
e qe nenen dot nuk e gezojne
e rrudhat e ballit dot nuk ia largojne.
Te kam ne zemer o zemer
qe me jep fryme
per nje dite me shume
shprese e dashuri.
Linda19
Linda19
V.I.P.
V.I.P.

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 18/10/1993
Numri i postimeve Numri i postimeve : 1232
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 15/02/2012
Falenderimet Falenderimet : 10

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Syte e nenes.... - Faqe 4 Empty Re: Syte e nenes....

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Faqja 4 e 5 Previous  1, 2, 3, 4, 5  Next

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi