♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Zemra e nenes

Shko poshtė

Zemra e nenes Empty Zemra e nenes

Mesazh nga Vizitor Mon Mar 23, 2009 6:47 pm

Na ishte nje here nje nene me shpirt te madh!Ne zemren e saj kishte vend gjithcka te bukur te mire qe ka bota.Me shume vend ne zemren e nenes zinte djali i saj!Po ashtu edhe djali e donte shume nenen e tij,thoshin se ai e do nenen me shume se jeten e tij.Por djali na donte dhe nje vajze shume te bukur,ajo ishte e mire e bukur,me e bukur se e "bukura e dheut"per te djali jepte edhe jeten e tij!
Meqe djali e donte shume vajzen edhe pse nena kishte degjuar se ishte shume e perkedhelur tekanjoze....ja dha bekimin djalit dhe cifti u martua!
Qe diten e pare qe shkeli ne te shtepine e te shoqit,nusja mori shpirtin e djallit e derdhi nje pik helm ne zemren e te shoqit!
-Ti do me shume nenen tende se mua!
-I tha -jo-ju betua djeli!
-Ju dua te dyjave njelloj e me shume se veten-i tha djali-ashtu???-tha nusja po te me duash njelloj me nenen tende eshte pak per mua!
E dua dashurine tende vetem per veten,nuk dua ta ndaj me te tjeret.
-Ti me shume do nenen tende se mua:tha nusja.
-Me beso te dua me shume se veten time,po edhe ate e dua se e kam nene!
Ashtu!!!-tha nusja,atehere po te me duash ashtu si thua shko vri nenen tende!Djali u terbua-si mund ta vras une nenen time,ajo me ka bere koken!!!Atehere ti nuk me do!-tha nusja e merzitur.Te betohem te dua me shume veten dhe se nenen time!!!Nusja u gezua dhe tha:-nese me do vertet merre kte thiken dhe vri nenen tende dhe me sill zemren e saj te shikoj se vertet e ke vrare!!!Djali u drodh!!!!-mori thiken ne dore e shkoj te nena.
ZEMRA e nenes e ndjeu se i biri ishte i vrare e i coptuar ne shpirt dhe e pyeti:-C'ke o biri nenes,qe je kaqi dermuar?Djali i tregon cfare kishte ndodhur mes tij dhe nuses dhe i thote nenes:-Vertet e dua me shpirt e me shume se jeten time,se eshte e mire dhe e bukur,por do ta ndaj se nuk eshte per mua gjersa kerkon zemren tende.....
Eja pra o bir,merre zemren time se ta jap me gjithe shpirt dhe coja nuses tende te qetesohet e lumturohet....dhe duke thene keto fjale nena mori thiken nga duart e djalit e ja drejtoi zemres se saj!!!
NENE!!!MOS,MOS....!!!-THA DJALI,POR ISHTE TEPER VONE!!
I mbytur nga lotet,djerset dhe gjaku qe kullonte nga zemra e nenes,djali u nis per te e shoqja!!Por duke ecur me shpejtesi dhe maramendes,djali u pengua tek nje gur dhe ra pertoke aq sa ai u vra...-Nga dhembja bertiti me te madhe NENE!!!!!
U vrave biri nenes!???u degjua nje ze i dhimbshem e i bute.Kishte folur zemra e nenes qe perpelitej ne duart e gjakosura te djalit,te cilen po ia conte nuses se vet!!

NENA NUK MOHOHET ASNJEHERE!!!

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Zemra e nenes Empty Re: Zemra e nenes

Mesazh nga Irinda Tue Apr 28, 2009 9:02 pm

Zemra e nenes
nga Odhise Grillo


Na ishte njė herė njė kohe qe s'mbahet mend njė nene me shpirt aq tė madh e aq te gjerė, sa edhe qiejt bashke e oqeanet nuk ia kalonin dot.
Ne zemren e saj kishte vend pėr gjithēka te bukur e te mirė qe ka bota, po asnjė therrime vend pėr te keqiat e te shemtuarat qe ndodhin ne gjithesi...
Me shumė vend nga te gjithė tjerėt ne zemren e nenes zinte djali i saj.
Edhe ai, si nėna e vet, e kishte zemren flori e shkuar floririt.
Dhe donte gjithēka te mirė e urrente ēdo tė keqe,
Vendin kryesor ne zemren e tij e zinte e ema, te cilėn thoshin se e donte me tepėr se veten e vet.
Po donte edhe njė vajzė shumė me shumė se veten e vet e se nėnėn...
Se ajo ishte me e bukur se shtojzovallet dhe me e bukur e me e mirė se e Bukura e Dheut.
Pėr te linte edhe mendte e kojes, e jepte dhe jetėn e vet.
Meqė djali e donte dhume e shumė vajzen, edhe pse nėna kishte dėgjuar se ishte tepėr e perkdhelur, tekanjoze dhe e prapė, pranoi, ia dha djalit bekimin dhe cifti u martua.
Qysh ditėn e pare qe shkeli ne shtepine e te shoqit , nusja morri gjuhėn e gjarperit, qe mbante te fshehur dhe derdhi njė pikė helm ne zemren e burrit vet:
-Ti do me shumė nėnėn tėnde se mua!- i tha.
-Jo.-iu perbetuar djali. -Ju dua te dyjave njelloj e me shumė se veten.
-Ashtu?- u terbua e shoqja. -Po tė me duash njelloj sa nėnėn ėshtė pak pėr mua. Prandaj qysh kėtė ēast ta ndash. E dua dashurinė tėnde vetėm pėr vete. Nuk kam qejf ta ndaj me tjerėt.
Djali uli sytė e vari koken dhe shkoj drejt te e emea. Zemra e nenes e ndjeu se i biri ishte i vrarė ne shpirt dhe e pyeti:
-C'ke o bir i nenes, qe je kaq i trishtuar?
-Kėshtu e kėshtu mė tha nusja...Vėrtetė e dua shumė se ėshtė me e bukur e me e mirė se zanat dhe se e Bukura e Dheut, po do ta ndaj se nuk ėshtė pėr mua, gjersa nuk te do ty. Unė ju dua si sytė e ballit te dyjave.
-Fjale ėshtė ajo, qe thua, o bir? Si ta nxe goja e ta thotė zemra ta ndash nusen, te cilėn e do me tepėr se veten tėnde?
-Jo o bir. Me mirė me ndaj mua, se zemra e nenes ka vend pėr gaze e helme me shumė se ēdokush,ne kėtė e ne atė botė...
Djali u kthye zemervrare tek e shoqja dhe i tha:
- Ta plotesova dėshirėn e dashur, e ndava nėnėn.
- Sa mirė- u lumturua ajo dhe iu hodh ne qafe.
E gushi dhe e puthi ne faqe, ne sy, ne buzė.
Nja dy ditė deti qe kishte nusja ne zemėr ra ne fashe nga gezimi qe e ndau djalin nga nėna. Mirėpo me te marrė vesh se i shoqi kishte qenė tek e ema pėr vizite, deti ne zemren e nuses ngriti dalge e u terrbua:
-Ti s'mė do mua.- i tha te shoqit si nderkryer.
-Ti do me shumė nėnėn tėnde. Vėrtetė u ndave prej saj po aty e ke mendjen, sytė zemren dhe kembet te ēojnė gjithmonė te dhoma e saj.
-Jo iu pergjigj djali me zemren e vrarė. -Ju dua te dyjave njelloj e me tepėr se veten time...
- Ashtu? Ti sme dashke fare. Me shumė do nėnėn tėnde, gjersa na do tė dyjave njelloj.
Unė kerkoj te me duash vetėm mua dhe asnjė tjetėr. Merr vesht apo jo? Nuk dua ta ndash dashurinė ne dysh. Dua te te kem vetėm pėr vete.
-Po pėr vete me ke nate e ditė. Me ty bie me ty ngrihem. Me ty nga mėngjesi ne mbrėmje e nga mbrėmja ne mėngjes...
-Nuk me mjafton kaq. Dua qe ta debosh nėnėn nga shtėpia dhe te mbtemi vetėm ne te dy. Kėshtu do tė jemi te qete dhe te lumtur si asnjė ēift tjetėr.
-Si ta bėj kėtė te pabere? A debohet nėna qe mė ka bėrė koken?- u ankua djali. - A pėrzihet nėna nga shtėpia?
-Mirė athere, me debo mua.- iu pergjegj e shoqja. -Ose me mirė po iki vete.- Dhe rrembeu kepucet canten ne duar e iku si furtune. Nga pas u perplas dera plot tersellime.


[vazhdon...)
Irinda
Irinda
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 284
Vendndodhja Vendndodhja : aty ku ma do enda
Humor Humor : me bollik
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 12/03/2009
Falenderimet Falenderimet : 0

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Zemra e nenes Empty Re: Zemra e nenes

Mesazh nga Irinda Tue Apr 28, 2009 9:03 pm

Uli syte e vari koken djali dhe shkoi tek e ema.
Zemra e nenes e ndjeu se i biri ishte i vrare e i copetuar ne shpirt dhe e pyeti:
- C'ke o bir i nenes, qe je kaq i merzitur e i derrmuar?
- Keshtu e keshtu me ka thene nusja...Vertet e dua me shpirt se eshte me e mire dhe me e bukur se zanat e malit dhe e Bukura e Dheut, po do ta ndaj se nuk eshte per mua gjersa nuk te do ty.
- Fjale eshte ajo qe thua o bir? Si ta nxe goja e ta thote zemra te ndash nusen, te cilen e do me teper se veten tende?
- Jo o bir. Me mire po iki une nga shtepia se zemra e nenes duron me shume gaze e helme se cdokush ne kete bote. Mjafton qe te jeni te lumtur...
Djali shkoj zemervrare te shtepia e se shoqes dhe i tha:
- Kthehu, te lutem, se ta plotesova deshiren: Nena iku e shkoj ne fshat t'i ngryse vetem ditet e pleqerise dhe na bekoi perseri e na uroj te jemi te lumtur.
- Ne do te jemi te lumtur kur te na lere vetem te dyve, u gezua e shoqja dhe iu hodh ne qafe. E gushi dhe e puthi ne faqe, ne sy ne buze.
Dhe u k,thye duke kercyer ne shtepine e te shoqit.
Nja dy dite tufani qe kishte nusja ne temer ra ne fashe. Mirepo pas nje jave shpertheu me fuqine e sketerres e te ferrit dhe nusja iu versul djalit.
- Ti s'me do mua. Vertet e coven fshat, po mendjen syte e zemresi ke tek ajo, prandaj i dergove para e ushqime me tet kusheri, apo jo?
- Ia dergova qe te mos vdese nga uria e te mos lypi rrugeve, se s'ka tjeter te ardhur. Ty te dua sa s'kam fjale si t ta tregoj. Me beso, te dua me shume se veten time.Po edhe ate e dua. se e kam nene...
- Ashtu? Ti sme dashke hic fare. Me shume do nenen tende. Po te me duash ashtu siq thua, shko vraje nenen, se plake eshte, e ka ngrene cairin e vet...
Djali shkuli floket dhe u hodh perpjete sikur ta kishin pickuar njemije grereza bashke e ta kishin kafshuar nje mire gjarperinj tok:
- Fjale eshte ajo qe thua? Mblidh mendjen e veten, o grua, se une s've asnje tjeter mbi ty. Ja ku po ta them per te njemijten here; te dua me shume se veten. Po edhe nenen e dua se me ka bere koken. Si mund ta vras me duart e mia?
Nusja perplasi kembet ne dysheme e u hodh ne tavan duke buluritur:
- Thuaj se me do me shume se veten e se nenen!
Djali u kalamend e tha me vete:
"Keto qe do t'i them tani, mos i beso, o Zot, se sjane te verteta. Nuk kam si te bej prandaj po i them...
Me duhet te qetesoj nusen se eshte e marrosur e s'di c'thote...
Pastaj e dua shume se eshte e mire dhe e bukur si shtojzavalle dhe si e Bukura e Dheut".
Pasi tha keshtu me vete, nxjori disa fjale si te ishte belbacuk:
- Te dua me shume se veten, edhe me shume se nenen...
- Atehere merre ne duar kete shish dhe shko e ngulja nenes ne zemer,- uluriti nusja si ta kishin zene xhindet.
- Dhe zemren e saj ma sill ketu qe ta shoh me syte e mi e te besoj se e ke vrare me te vertete.
Djali u drodh si ta kishin zene ethet e gushtit dhe iku nga syte kembet me thike ne dore e te nesermen arriti ne fshat gjysem i gjalle e gjysem i cmendur.
Zemra e nenes sa e pa, e ndjeu se c'furtune ziente ne shpirtin e te birit.
- C'ke, o shpirt, qe je kaq i vrare e i derrmuar, sikur te vish nga qoftelargu?
- Keshtu e keshtu me ka thene nusja... Vertet e dua me shpirte e me shume se veten, se eshte e mire dhe me e bukur se shtojzovallet e se e Bukura e Dheut, po do ta ndaj se nuk eshte per mua gjersa kerkon te te vras e t'i coj zemren tende...
- Fjale eshte ajo qe thua, o bir? Si ta thote goja e si ta nxe zemra ta ndash nusen, qe e do me shume se veten tende? Nje mije here jo. Me mire me vra mua se zemra e nenes duron me shume gaze e helme se cdokush ne kete e ne ate bote. Une jam plake tani, kursem ju jeni te rinj dhe e keni perpara jeten.
Une e hengra jeten time dhe ditet i kam te numeruara. Ani se do te vdes, ju te jeni mire dhe te lumtur.
Degjoma edhe fjalen e fundit dhe mbaje vath ne vesh per tere jeten: Nusen ta duash me shume se veten e se nenen se me ate do te jetosh. Me ate do te gezosh, do te qash e do te qeshesh, do te lindesh e do te rritesh femije...
Eja, pra, o bir, o merre zemren time se ta jap me gjithe shpirt. Dhe coja nuses tende qe te qetesohet, te gazmohet e te lumturohet.
Se po te jesh ti me nusen i lumtur ne kete bote edhe une do te jem e lumtur ne boten e pertejme.
Dhe duke thene keto fjale i rrembeu shishin nga duart e te birit.
Djali i ra ne gjunje para kembeve dhe zuri te qaje me lot te nxehte duke uleritur:
- Nene, mos! Mos, mos, mos!
Po ishte teper vone: nena e kishte care krahahorin me thiken qe i rrembeu te birit, e ndau zemren nga trupi i vet dhe ia vuri ne duar duke thene:
- Vrapo per te nusja e coja zemren time dhe...qofshi...te lumtur.
I mbytur nga lotet, djerset dhe gjaku qe kullonte nga zemra e nenes, djali u nis per te e shoqja duke ecur qorrazi e marramendsh se nuk shihte me as me sy e as me mendje.
Duke nxituar neper kalldermet e fshatit diku u pengua e rreshqiti dhe u vra ne balle, ne duar e ne kembe. Nga dhembja bertiti me te madhe!
- Nene!
- U vrave, o bir! u degjua nje ze i dhembshur e i shuar...
Kishte folur zemra e nenes qe perpelitej ende ne pellemben e dores se te birit, te cilen po ia conte nuses se vet qe ishte me e mire e me e bukur se zanat e malit dhe se e Bukura e Dheut vete.
Irinda
Irinda
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 284
Vendndodhja Vendndodhja : aty ku ma do enda
Humor Humor : me bollik
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 12/03/2009
Falenderimet Falenderimet : 0

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Zemra e nenes Empty Re: Zemra e nenes

Mesazh nga Vizitor Tue Apr 28, 2009 9:04 pm

:bravo:

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Zemra e nenes Empty Re: Zemra e nenes

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi