♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mbėshtetje peticionit “Drejtėsi pėr Gratė e Dhunuara gjatė Luftės nė Kosovė”

Shko poshtė

Mbėshtetje peticionit “Drejtėsi pėr Gratė e Dhunuara gjatė Luftės nė Kosovė”  Empty Mbėshtetje peticionit “Drejtėsi pėr Gratė e Dhunuara gjatė Luftės nė Kosovė”

Mesazh nga Ylli Mon Jul 07, 2014 3:45 pm

Publikuar: 15:18 / 7.07.2014

Mbėshtetje peticionit “Drejtėsi pėr Gratė e Dhunuara gjatė Luftės nė Kosovė”  Mb-euml-shtetje-p-euml-r-peticionin-ldquo-drejt-euml-si-p-euml-r-grat-euml-e-dhunuara-gjat-euml-luft-euml-s-s-euml-fundit-n-euml-kosov-euml-rdquo_hd

Ėshtė mbajtur sot takimi i forumit mbėshtetės pėr organizimin e peticionit “Kėrkojmė Drejtėsi Ndėrkombėtare pėr Gratė e Dhunuara gjatė Luftės sė fundit nė Kosovė”.

Me kėtė rast, zėvendėskryeministrja Edita Tahiri ka pėrshėndetur gatishmėrinė e pjesėmarrėsve tė kėtij Forumi pėr tė mbėshtetur peticionin pėr drejtėsi ndėrkombėtare pėr gratė e dhunuara gjatė luftės nė Kosovė.

Ajo me kėtė rast edhe njėherė ka bėrė tė ditur kėrkesat e kėtij peticioni pėrballė Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara.

“Kėrkesa e parė ėshtė qė kėrkojmė drejtėsi ndėrkombėtare pėr gratė e dhunuara gjatė luftės nė Kosovė. E dyta, i bėjmė thirrje sekretarit tė pėrgjithshėm tė OKB-sė qė tė fillojė hetimet pėr dhunimet e grave gjatė luftės nė Kosovė dhe tė nxjerrė njė raport mbi kėtė ēėshtje sa mė shpejt qė tė jetė e mundur. E treta, kėrkojmė qė tė gjithė pėrgjegjėsit, kryesit e autorėt pėr politikat dhe veprimet e kėtij krimi gjenocidal kundėr njerėzimit, tė sillen para drejtėsisė ndėrkombėtare dhe tė ndėshkohen. Dhe e katėrta, kėrkojmė themelimin e mekanizmave ndėrkombėtar tė drejtėsisė, nė mėnyrė mė tė besueshme dhe mė tė efektshme, nė mėnyrė qė tė sigurohet njė drejtėsi e paanshme dhe e drejtė pėr gratė e Kosovės tė dhunuara gjatė luftės”, ka deklaruar zėvendėskryeministrja Tahiri.

Gjatė takimit, forumi mbėshtetės ka marrė mbėshtetje edhe nga Ministria e Administrimit tė Pushtetit Lokal dhe Asociacioni i Komunave tė Kosovės.

“Edhe si Qeveri, edhe si Asociacion i Komunave, do tė jemi me tė gjitha kapacitetet nė pėrkrahje tė zyrave komunale pėr barazi gjinore, pėr tė drejtat e njeriut. Sot kemi komunikuar edhe me kryetarėt e komunave, dhe kemi marrė mbėshtetjen e njė pjese tė madhe tė tyre, dhe besoj se gjatė ditėve nė vijim do tė jemi nė gjendje qė tė sigurojmė mbėshtetjen logjistike qė ky peticion tė jetė sa mė masiv, sa mė njerėz tė nėnshkruhen”, ka thėnė Besnik Osmani, sekretar i pėrgjithshėm i MAPL-sė.

Mbėshtetje tė tillė ka premtuar edhe Edona Hajrullahu, kryeshefe ekzekutive e Agjencisė pėr Barazi Gjinore, e cila ka bėrė thirrje tek opinioni i gjerė qė tė dal e tė nėnshkruaj peticionin.

Profesori Pajazit Nushi bartės i projektit pėr tė dhunuarit seksualisht gjatė luftės ‘98-99 nė kuadėr tė Institutit pėr Hulumtimin e Krimeve tė Luftės, ka thėnė se dhunimet kanė njė historik tė gjatė, qysh nga vitet 1992, kur ka pasur raportime pėr dhunime nga pjesėtarėt e njėsive tė rregullta tė ushtrisė sė ish Armatės Jugosllave si dhe Policisė sė Serbisė tė asaj kohe.

“Nė Institut merremi vetėm me dėshmitė burimore. Se ėshtė iniciativė qė duhet tė pėrkrahet, mendoj se qytetarėt tanė nuk duhet tė dyshojnė fare. Edhe si individ i kėtij mjedisi, edhe si pėrfaqėsues i njė institucioni tė dikurshėm e tė tashėm, unė e pėrkrahi kėtė iniciativė, dhe besoj se do tė gjejė pėrkrahje edhe tek popullsia jonė”, ka theksuar profesori Nushi.

Veprore Shehu, anėtare e Bordit tė Grave nga Shoqata Medica, ndėr tjerash theksoi se nuk krijohet qetėsia e rrejshme nė shoqėrinė tonė duke mbajtur tė mbyllur kėtė ēėshtje, por duhet tė mbėshtesin gratė tonė viktima, duke siguruar njohje ndėrkombėtare institucionale qė ne vendin tonė kanė ndodhur ky krim gjenocidal.

Peticioni, i cili do tė nėnshkruhet nė tė gjitha qytetet e Kosovės, do tė zgjas pesė ditė, ndėrsa pėr datėn e realizimit tė tij do tė vendoset nga vetė Bordi nė takime tjera. /Telegrafi/
Ylli
Ylli
Administrator
Administrator

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 06/03/1980
Numri i postimeve Numri i postimeve : 33025
Vendndodhja Vendndodhja : Republika e Kosovės
Hobi Hobi : Inxhinier Mekanik / Ekonomist
Humor Humor : Kisha dikur...por
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 12/11/2008
Falenderimet Falenderimet : 91

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi