♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Moda, si ndryshoi pas Luftes se II Boterore

Shko poshtė

Moda, si ndryshoi pas Luftes se II Boterore Empty Moda, si ndryshoi pas Luftes se II Boterore

Mesazh nga MONDI Sat Jan 09, 2010 6:18 pm

Afersisht 70 vjet me pare, Lufta e Dyte Boterore transformoi jetet e
miliona njerezve. Nje nga aspektet qe u ndikuan nga lufta, ishte dhe
moda e veshjes tek femrat.
Per here te pare, uniforma ushtarake u pa si nje tendence moderne ne
veshjet e kohes, e kushtezuar kjo nga shtrenjtesia e veshjeve, dhe nga
rekrutimi i nje numri te madh femrash ne ushtri.
Lufta e Dyte Boterore pati nje ndikim direkt mbi moden. Grate qe
punonin ne ushtri, kishin uniforma perkatese gjate oreve te tyre te
punes. Ne Shtetet e Bashkuara, me shume se 15 mije gra sherbyen ne
forcat e armatosura. Ato punonin ne sektore qe kerkonin aftesi te larta
teknike, si mekanike apo operatore ne lidhjet radiofonike.
Beatrice Behlen eshte kuratore e modes dhe arteve dekorative ne
Muzeun e Londres. Ajo thote: Kishte mjaft njerez qe vishnin uniforme,
dhe kjo mendoj beri qe uniforma te kishte ndikim. Nese do te lidhnit
uniformen me burrat qe e vishnin ate, patjeter qe ata mendojne se ishte
me maskuline. Por, gjate Luftes se Dyte, faktikisht pati shume femra te
cilat vishnin uniforme gjate gjithe kohes.
U desh kohe qe publiku te pranonte idene e grave me uniforme. Por,
ne vitet 1940 veshja ushtarake e gjeti veten ne paraqitjen moderne te
kohes. Ne Britanine e Madhe, me shume se 1 milion gra iu bashkuan
Sherbimit Vullnetar te Grave, i formuar per te mbeshtetur mbrojtjen
civile. Disa prej uniformave te tyre mbahen ende ne Muzeun e Londres.
Gjate luftes, ne Britani kishte mungesa te theksuara te materialit
per prodhimin e per mos te lejuar mbylljen e fabrikave, qeveria
paraqiti rrobat praktike ne 1941-shin. Behlem shpjegon:
Prodhuesit nisen te vendosin rregulla. Ata nuk lejuan me shume se dy
kostume, jo me shume se kater pala, dhe jo me shume se 5 kopsa ne nje
veshje. Dhe per kostumet e grave, p.sh., nuk lejohej me nje rrip qe
ekzistonte dikur tek jeleket e kostumeve te tyre. Gjithashtu, nuk
lejoheshin kopsa ne fund te mengeve, dhe ato do te pervisheshin si
pantallonat.
Fabrikat qe i respektuan keto rregulla vendosnin nje etikete ku
shkruhej, CC41. Gjithashtu, Behlem tregon se si dukej nje veshje e asaj
kohe qe kishte vetem dy xhepa, nuk lejohej me shume se dy. Kishte 4
kopsa, kur duhej te perdoreshin 6, por lejohej vetem 4. Dhe kishte nje
detaj mjaft te kendshem tek fundet e grave, ku lejoheshin vetem tri
pala dhe kater ishin maksimumi.
Por, mungesa e veshjeve solli dhe rritjen e ēmimit te tyre. Qeveria
britanike ishte e shqetesuar se me rritjen e ēmimit, jo ēdokush do te
kishte mundesine qe te perballonte pajisjen me veshjet e duhura.
Keshtu, vendosja e regjimit te pajisjes me veshje ne baze te triskes, hyri ne fuqi ne qershor te 1941-shit.
Behlen thote se Ēdohere qe ju blinit diēka per te veshur, ju duhet
te paraqisnit kuponet perkates. Nje person kishte 66 kupone per nje
vit, por me pas dhe kjo shifer u pakesua. Per kostumet e burrave,
duheshin 16 kupone, per kostumet e grave ishte diēka me pak, dhe po
keshtu per kostumet e femijeve.
Megjithate, perdorimi i kuponeve nuk mund te mbulonte pajisjen e
personave me veshjet e duhura, ndaj, njerezit, krahas triskes vazhdonin
te paguanin para per te blere rrobat.
Lufta, gjithashtu, ndikoi dhe ne mbarevajtjen e industrise se modes.
Gjate pushtimit nazist, Parisi, kryeqyteti i modes boterore, nuk ishte
ne gjendje qe te mbante standardet e dikurshme.
Behlen thote se kjo ishte nje kohe e mire per Ameriken, e cila
kishte stiliste mjaft te mire ne veshjet sportive dhe te perditshme si
p.sh. Claire McCardell.
Ky ishte nje moment shume i mire per moden amerikane qe mos te
ndikohej nga moda europiane, dhe te kishin shitje mjaft te mira. Por,
mbas luftes, Parisi serish u kthye ne kryeqendren e modes; gjithsesi,
mendoj se lufta e ndihmoi shume industrine amerikane te modes qe te
fuqizohej, – thote Beatrice Behlen
MONDI
MONDI
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 23/02/1985
Numri i postimeve Numri i postimeve : 32444
Vendndodhja Vendndodhja : Ne zemren e CLICHES
Hobi Hobi : Kamera & Fotografia
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 01/09/2008
Falenderimet Falenderimet : 84

http://www.shoqeriajone.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi